Guideline No. 1 concerning reports on fruit trees
Made 2003-08-15 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Cultivated plants
- Keywords
- data collection/reporting, fruits/edible nuts, authorization/permit
- Categories
- agriculture
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
U D H Ë Z I M Nr.1, datë 15. 8.2003 PËR RAPORTIMIN E GJENDJES NUMERIKE TË DRURËVE FRUTORË DHE DOKUMENTET QË DUHEN PLOTËSUAR PËR LEJIMIN E PRERJES SË TYRE. Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, të neneve 4 dhe 9 të ligjit nr.7929, datë 11.5.1995 “Për mbrojtjen e drufrutorëve”, Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit UDHËZON: 1. Raportimi i gjendjes numerike të drurëve frutorë. 1.1. Raportimi i gjendjes numerike të drurëve frutorë në ngastra, blloqe e të shpërndara bëhet nëpërmjet inventarit periodik dhe evidencës së përvitshme. 1.2. Inventari periodik i gjendjes numerike të drurëve frutorë realizohet nëpërmjet inventarizimit të përgjithshëm e të kadastrimit që bëhet me urdhër të posaçëm të Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit. 1.3. Evidenca e përvitshme pasqyron ndryshimet e gjendjes së drurëve frutorë çdo vit dhe bëhet duke u mbështetur: në gjendjen e një viti më parë; në pakësimet gjatë vitit raportues që ndodhin nga tharjet natyrale, shkuljet, prerjet që kanë ardhur për arsye të ndryshme ose ndryshim të destinacionit të tokës; në shtesat që realizohen nga zëniet e rezultuara të mbjelljeve të reja gjatë sezonit të mbjelljeve që i përket vitit raportues. 1.4. Evidenca e përvitshme e drurëve frutorë plotësohet nga drejtoritë rajonale të bujqësisë dhe të ushqimit, të cilën e dërgojnë në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit më 31 dhjetor të çdo viti, sipas modelit nr.1 bashkëngjitur, të shoqëruar me një relacion shpjegues për argumentimin e pakësimeve dhe shtesave. 1.5. Për realizimin e raportimit të gjendjes numerike të drurëve frutorë, drejtoritë rajonale të bujqësisë dhe të ushqimit, në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor, krijojnë regjistrat e fondit të drurëve frutorë (me specie e varietete) për çdo fshat, komunë dhe/ose bashki dhe në shkallë qarku, ku vazhdimisht pasqyrohen ndryshimet e ndodhura si më poshtë: a. Pakësimet në rrënjë dhe sipërfaqe, sipas rastit: prerje e shkulje me leje; prerje e shkulje pa leje, të evidentuara; prerje e shkulje për ndërtime publike, për të cilat ka legjislacion të posaçëm; tharje natyrale nga mosha e sëmundjet e dëmtuesit, të evidenturara; shkulje e tharje nga rrëshqitjet e tokës etj; nga ndryshimet e destinacionit të tokës, etj. b. Shtesat në rrënjë dhe sipërfaqe, sipas rastit: zëniet që rezultojnë sipas të dhënave që mbahen për mbjelljet e reja; sipërfaqja e tokës (ngastra e blloqe) që kthehet me destinacion për drurët frutorë me mbjelljet e reja. 2. Dokumentet që duhen plotësuar për lejimin e prerjes së drurëve frutorë. 2.1. Për lejet që janë në kompetencë të Drejtorisë së Prodhimit Bimor dhe Mbrojtjes së Bimëve në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit, për prerjet (shkuljet) e ullinjve, koleksioneve të pemëve frutore, agrumeve dhe vreshtave, si dhe të bimëve drufrutore të vetmuara e të regjistruara për vlerat e veçanta gjenetike, fermerët, personat fizikë e juridikë paraqesin këto dokumente: a. Kërkesën (sipas modelit të dërguar me rregulloren “Për mbrojtjen e drurëve frutorë”). b.Vërtetimin nga kryepleqësia e fshatit për pronësinë dhe argumentimin e prerjes ose shkuljes. c. Lejen e ndërtimit të dhënë nga organi kompetent, në rastet e ndërtimeve publike apo private. d. Raportin teknik të një grupi specialistësh të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë dhe të Ushqimit e të komunës dhe/ose bashkisë. e. Miratimin nga Instituti i Pemëtarisë dhe Banka Gjenetike për rastet e koleksioneve dhe bimëve të regjistruara për vlera të veçanta gjenetike. Mbështetur në dokumentet e sipërpërmendura, Drejtoria Rajonale e Bujqësisë dhe e Ushqimit i propozon zyrtarisht Drejtorisë së Prodhimit Bimor dhe Mbrojtjes së Bimëve në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit për dhënien e lejeve. Brenda 15 ditëve nga arritja e propozimit, Drejtoria e Prodhimit Bimor dhe Mbrojtjes së Bimëve bën verifikimet e nevojshme dhe jep përgjigje zyrtare. 2.2. Për lejet që janë kompetencë e Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë dhe të Ushqimit për prerje e shkulje: të mbi 0.1 ha pemishte, agrumishte e vreshta dhe të arrës në të gjitha rastet, fermerët, personat fizikë e juridikë paraqesin këto dokumente: a. dokumentet sipas germave a, b dhe c të pikës “ 2.1”; b. raportin teknik të specialistit të degës së bujqësisë në komunë dhe/ose bashki. Brenda 15 ditëve nga paraqitja e kërkesës së subjektit, Drejtoria Rajonale e Bujqësisë dhe e Ushqimit, pasi bën verifikimet e nevojshme, jep përgjigje zyrtare. 2.3. Për lejet që janë në kompetencë të specialistit të degës së bujqësisë në komunë dhe/ose bashki, për prerjen apo shkuljen e: e pemëve frutore e agrumeve të shpërndara të pemishteve e vreshtave deri në 0.1 ha, fermerët, personat fizikë dhe juridikë paraqesin dokumentet sipas gërmave "a", "b" të pikës "2.1". Brenda 15 ditëve nga paraqitja e kërkesës së subjektit dhe dokumenteve shoqëruese, specialisti i degës së bujqësisë në komunë dhe/ose bashki pas verifikimeve të nevojshme, jep përgjigje zyrtare. 3. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen drejtoritë rajonale të bujqësisë dhe të ushqimit. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I BUJQËSISË DHE I USHQIMIT Agron Duka