Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Government Regulation No. 153 amending Regulation No. 360 of 1995 on the import into and export from the Republic of Albania

Made 1997-03-26 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Regulation
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Forestry
Keywords
timber, international trade
Categories
*

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. REPUBLIKA E SHQIPERISE Keshilli i Ministrave VENDIM Nr. 153, datë 26.3.1997 PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR.360, DATË 10.7.1995 “PËR REGJIMIN E EKSPORT-IMPORTIT NGA DHE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” Me propozimin e Ministrisë së Industrisë, Transportit dhe Tregtisë dhe të Ministrisë së Burimeve Minerare e Energjetike, Këshilli i Ministrave. VENDOSI: Në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.360, datë 10.7.1995 “Për regjimin e eksport-importit nga dhe në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me vendimet e Këshillit të Ministrave nr.415, datë 7.8.1995; nr.121, datë 12.2.1996 dhe nr.711, datë 21.10.1996, të bëhen këto ndryshime: 1. Në pikën 2 fjalët “Mbeturina dhe skrape të bakrit (me përjashtim të skorjeve prej bakri)”, si dhe fjalët “Artikuj të tjerë prej bakri të derdhur” të ndryshohen dhe të zëvendësohen me fjalët: “74.01 deri në 74.19 Bakri dhe artikujt prej bakri”. 2. Në pikën 2 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Ndalohet grumbullimi dhe tregtimi i bakrit dhe i artikujve prej bakri sipas klasifikimit të mallrave nga 74.01 deri në 74.19”. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE Bashkim Fino

Government Regulation No. 153 amending Regulation No. 360 of 1995 on the import into and export from the Republic of Albania · Nelum