Decision nr. 725 dated 2 September 2015 on organization and operation of the Territorial Development Agency
Made 2015-09-02 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Vendim Nr. 725, datë 2.9.2015 Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Land and soil, Water, General
- Keywords
- financing, governance, institution, legal proceedings/administrative proceedings, procedural matters, sustainable development, land-use planning, authorization/permit, enforcement/compliance
Where to read it
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
1. Agjencia e Zhvillimit të Territorit (Agjencia) është person juridik publik me vetëfinancim, në varësi të Kryeministrit, e cila ka përgjegjësi zhvillimin e territorit dhe kryen funksionet e sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit. Burimet e financimit për Agjencinë janë: a) të ardhurat e krijuara nga vetë Agjencia; b) buxheti i shtetit; c) burime të tjera të ligjshme.
2. Agjencia ka stemën, logon dhe vulën e vet zyrtare, të cilat miratohen nga Kryeministri. Stema përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet: “Republika e Shqipërisë, Kryeministria, Agjencia e Zhvillimit të Territorit”, në përputhje me përcaktimet e vendimit nr. 474, datë 10.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës, si dhe raportin e përmasave të saj”, të ndryshuar.
3. Vula zyrtare e Agjencisë ka formën dhe elementet e përcaktuara në pikën 2, të vendimit nr. 390, datë 6.8.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare”, të ndryshuar. Vula e Agjencisë prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi. II. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I AGJENCISË
1. Agjencia drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e saj dhe përgjigjet para Kryeministrit.
2. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga detyra me urdhër të Kryeministrit, në përputhje me aktet ligjore në fuqi. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, i cili është, njëkohësisht, drejtor i një drejtorie, emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm.
3. Funksionimi i brendshëm i Agjencisë bëhet sipas rregullores përkatëse, të miratuar me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të saj.
4. Numri i punonjësve të Agjencisë të jetë, gjithsej, 120 veta. Struktura dhe organika e Agjencisë miratohet me urdhër të Kryeministrit. III. PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT E AGJENCISË
1. Agjencia kryen funksionet e sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit. Në këtë kuadër, Agjencia ka këto përgjegjësi: a) organizon mbledhjet e KKTU-së; b) përgatit dhe administron dokumentacionin që shqyrtohet nga KKTU-ja, në fushën e planifikimit e të zhvillimit të territorit, duke drejtuar dhe bashkërenduar procesin me autoritetet e tjera përgjegjëse, në nivel qendror dhe/ose vendor, sipas parimit të shërbimit me një ndalesë; c) ndërvepron me institucionet e tjera shtetërore, në emër dhe për llogari të kërkuesit, gjatë procedurës së shqyrtimit, miratimit, lëshimit të autorizimeve, lejeve dytësore, të cilat janë të domosdoshme, në funksion të miratimit të lejes së ndërtimit; ç) pranon njoftimin për fillimin e punimeve, si dhe kryen, rast pas rasti, pasi ta ketë vlerësuar, në varësi të kompleksitetit që paraqet projekti i miratuar nga KKTU-ja, monitorimin e procesit të zbatimit të punimeve deri në përfundimin e plotë të tyre; d) vë në zbatim vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit e monitoron zbatimin e tyre nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe institucionet e tjera përgjegjëse; dh) kryen monitorimin e zhvillimeve në territor, si dhe përgatit raportin përkatës për të informuar Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit e autoritetet e tjera, që kanë përgjegjësi në fushën e zhvillimit të territorit; e) administron dokumentacionin që shoqëron propozimet e paraqitura nga IKMT-ja, si dhe kryen përgatitjet për shqyrtimin e këtij dokumentacioni nga KKTU-ja, gjatë zhvillimit të procedurave për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje me qëllim fitimi; ë) kryen komunikimin me palë të treta për llogari të KKTU-së; f) administron informacionin në sistemin elektronik të lejeve (e-leje), duke pasur akses në këtë sistem, në drejtim të verifikimit të të dhënave parësore e dytësore, që kjo bazë të dhënash grumbullon, si dhe të përmirësimit të procedurave që kryhen nëpërmjet sistemit; g) kryen trajnime të subjekteve fizike dhe juridike, publike dhe private, lidhur me përdorimin e procedurat, që kryhen nëpërmjet sistemit e-leje; gj) komunikon dhe shpërndan në sistemin elektronik të lejeve vendimet e dokumentet e miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit; h) ofron mbështetje ndaj njësive të vetëqeverisjes vendore në proceset e tyre të zbatimit të instrumenteve të drejtimit të zhvillimit, sipas legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit; i) përfaqëson Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit në të gjitha çështjet, objekt shqyrtimi gjyqësor, që kanë lidhje me vendimet e miratuara dhe procedurat e kryera nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit lidhur me zhvillimin e territorit; j) nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për koordinimin ndërinstitucional dhe mënyrën e pagesës e të alokimit të tarifave me institucionet e tjera shtetërore, të cilat shqyrtojnë, miratojnë, lëshojnë autorizime, leje dytësore, të cilat janë të domosdoshme, në funksion të miratimit të lejeve të zhvillimit/ndërtimit.
2 — Agjencia siguron që dokumentet e kontrollit të zhvillimit, në nivel qendror e vendor, të jenë në
2. Agjencia siguron që dokumentet e kontrollit të zhvillimit, në nivel qendror e vendor, të jenë në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe me dokumentet e miratuara të planifikimit në çdo nivel. IV. BASHKËPUNIMI NDËRINSTITU-CIONAL
1. Agjencia, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj, ka të drejtë të marrë nga organet e tjera shtetërore, qendrore e vendore, dhe autoritetet përgjegjëse të gjithë ndihmën, të dhënat dhe dokumentet e nevojshme për ushtrimin e funksioneve që i janë caktuar. Në këtë kuadër, Agjencia ndërvepron me institucionet e tjera shtetërore, në emër dhe për llogari të kërkuesit, gjatë procedurës së shqyrtimit, miratimit, lëshimit të autorizimeve, lejeve dytësore, të cilat janë të domosdoshme, në funksion të miratimit të lejes së ndërtimit.
2. Institucionet shtetërore kanë detyrimin të bashkëpunojnë me Agjencinë, të shkëmbejnë të dhëna e të krijojnë të gjitha lehtësitë për përmbushjen e qëllimeve e të funksioneve gjatë veprimtarisë së saj.
3. Me qëllim realizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, të gjitha ministritë, si autoritete kombëtare për zhvillimin e territorit, sipas fushës së përgjegjësisë, kanë detyrimin të ngarkojnë një strukturë ose person përgjegjës për rakordimin e punës me Agjencinë dhe dhënien e mendimit teknik përkatës në fushën e veprimit të sekretariatit të KKTU-së. Ngritja dhe funksionimi i strukturave përgjegjëse, si dhe mënyra e bashkëveprimit të tyre me Agjencinë miratohen me urdhër të Kryeministrit. V. PROCEDURAT E REKRUTIMIT
1. Personeli i Agjencisë duhet të plotësojë të njëjtat kërkesa të përgjithshme, të përcaktuara në nenin 21, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, si dhe kërkesat e veçanta, të përcaktuara nga drejtori i Përgjithshëm.
2. Punonjësit e Agjencisë, me përjashtim të punonjësve mbështetës, duhet të kenë arsimin e lartë profesional të nevojshëm, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, si dhe të plotësojnë kërkesat e veçanta që përcaktohen nga drejtori i Përgjithshëm.
3. Marrëdhëniet e punës të punonjësve të Agjencisë rregullohen sipas procedurave të parashikuara në ligjin nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. VI. DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
1. Shtimi i numrit të punonjësve prej, gjithsej, 120 vetash, sipas pikës 4, të këtij vendimi, do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025.
2. Ngarkohet Agjencia e Zhvillimit të Territorit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama