Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Decision nr. 387 dated 12 June 2024 setting criteria for the use of agricultural land, for the performance of agri-photovoltaic and wind activity on agricultural land, the procedures for monitoring the exercise of activities, including the measures for violation of conditions and determining fees

Made 2024-06-12 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Vendim Nr. 387, datë 12.6.2024 për kriteret për përdorimin e tokës bujqësore, për kryerjen e aktivitetit agrifotovoltaik dhe eolik në tokat bujqësore, procedurat për monitorimin e ushtrimit të aktivitetit, përfshirë masat për shkelje të kushteve të ushtrimit të aktivitetit dhe përcaktimin e tarifës.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Agricultural and rural development, Energy
Keywords
agricultural land, land-use planning, monitoring, offences/penalties, energy conservation/energy production, fees/royalties, renewable energy

Where to read it

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. 1. Për qëllime të këtij vendimi, termat e përdorur në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar, dhe në legjislacionin e ushtrimit të aktivitetit të prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme kanë të njëjtin kuptim.

  2. 2. Në këtë vendim, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim: a) “Fermer”, individi i regjistruar në regjistrin e fermës ose subjekti tregtar që ushtron aktivitet bujqësor dhe i regjistruar në regjistrin e fermës, që kanë në pronësi ose posedim tokë bujqësore; b) “Investitor”, subjekti, i cili mund të jetë edhe fermer, që zhvillon veprimtari tregtare dhe në fushën energjetike dhe bujqësore, sipas legjislacionit shqiptar, i cili ka në pronësi një tokë bujqësore të llojit “arë”, me vërtetim boniteti nga Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës 7 dhe/ose 8, ose deri në 8 dhe/ose një kontratë, në përputhje me dispozitat e Kodit Civil, që provon marrëdhënien afatgjatë për këto lloj pasurish, që do të përdoret për ndërtimin e infrastrukturës dhe veprave ndihmëse për zhvillimin, prodhimin, tregtimin, shfrytëzimin, operimin, shpërndarjen dhe transmetimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme agrifotovoltaike dhe/ose eolike; c) “Tokë bujqësore me bonitet”, toka bujqësore, që në regjistrat kadastralë figuron si tokë bujqësore dhe nga dokumentet në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes në qark ka bonitet të vlerësuar nga 1 deri në 10; ç) “Kulturat tipike të zonës”, kulturat e përcaktuara nga agjencitë rajonale të ekstensionit bujqësor, në nivel bashkie dhe të publikuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. II. KRITERET E PËRDORIMIT TË TOKËS BUJQËSORE

  3. 1. Kriteret për ushtrimin e aktivitetit të prodhimit të energjisë së rinovueshme agrifotovoltaike në tokat bujqësore me bonitet 7 dhe 8, dhe eolike në tokat bujqësore me bonitet deri në 8 janë, si më poshtë vijon: a) Ushtrimi i aktivitetit bujqësor të jetë në mënyrë të pandërprerë për çdo vit. Para aplikimit për pajisjen me të drejtën e ndërtimit të burimit rigjenerues në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, investitori paraqet për miratim në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural planin e biznesit, ku përcaktohen kulturat bujqësore, tipike të zonës, që kultivohen, prodhimi bujqësor në sasi dhe informacion, për plotësimin e kritereve të tjera. Plani i biznesit dhe miratimi nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural depozitohen në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në momentin që investitori aplikon për pajisjen me të drejtën e ndërtimit të kapacitetit të ri gjenerues, sipas legjislacionit përkatës; b) Sistemet e paneleve fotovoltaike, që do të instalohen në tokë bujqësore, me bonitet 7 dhe 8, të përfshijnë një sistem të integruar, të sigurojnë raportim të parametrave të përdorimit të ujit, shëndetin e kulturave të mbjella, ruajtjen e shëndetit të tokës bujqësore nëpërmjet zbatimit të një praktike të mirë bujqësore, sipas përcaktimit të nenit 16, të ligjit nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar; c) Instalimi i moduleve fotovoltaike të ndjekë drejtimin e punimit të mekanizuar të tokës dhe të mos pengojë përdorimin e mekanikës, duke respektuar këto kritere: i. largësia e moduleve të vendosura në drejtimin e punimit të tokës të jetë jo më pak se 4 (katër) metra; ii. largësia e rreshtave të moduleve fotovoltaike të jetë jo më pak se 4 (katër) metra; iii. lartësia e moduleve fotovoltaike të jetë jo më pak se 3 (tre) metra; iv. tërësia e sipërfaqes së moduleve, që prodhojnë energji të rinovueshme, të jetë jo më e madhe se 40 % e tërësisë së sipërfaqes së parcelës ku vendosen panelet; v. në rastin e vendosjes vertikale të moduleve, të respektohet largësia e rreshtave në gjatësi të parcelës, jo më pak se 7 (shtatë) metra; ç) Sipërfaqja e tokës në dispozicion të aktivitetit bujqësor nuk mund të jetë më pak se 60 % e saj; d) Instalimet e infrastrukturës së vendosjes së paneleve të jenë të çmontueshme dhe të mos përdoren materiale, të cilat dëmtojnë tokën; dh) Sipërfaqja e moduleve fotovoltaike në tokë bujqësore për aktivitet agrofotovoltaik të lejojë jo më pak se 60 % dritë në të mbjella, duke siguruar diellzimin e nevojshëm për kulturat bujqësore; e) Prodhimi bujqësor të mos jetë më i vogël se 70 % e prodhimit bujqësor, para instalimit të paneleve ose rendimentit të referencës, i cili llogaritet duke përdorur mesataren trevjeçare, në rang bashkie. Në rastet e mungesës së të dhënave të prodhimit bujqësor, përdoren të dhënat që publikohen nga agjencitë rajonale të ekstensionit bujqësor dhe të konfirmuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bazuar në bonitetin e tokës bujqësore.

  4. 2. Kriteret për ushtrimin e aktivitetit për ndërtimin e infrastrukturës dhe veprave ndihmëse për zhvillimin, prodhimin, tregtimin, shfrytëzimin, operimin, shpërndarjen dhe transmetimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme eolike në tokat bujqësore, me bonitet deri në 8, janë, si më poshtë vijon: a) ushtrimi i aktivitetit bujqësor të jetë në mënyrë të pandërprerë për çdo vit, bazuar në planin e biznesit; b) largësia e turbinave eolike të jetë jo më pak se 200 (dyqind) metra; c) sipërfaqja e tokës në dispozicion të aktivitetit bujqësor nuk mund të jetë më pak se 70 % e saj.

  5. 3. Investitorët pajisen me të drejtën e ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike, sipas legjislacionit sektorial të energjisë së rinovueshme. Investitorët paraqesin për pajisjen me të drejtë ndërtimi të kapaciteteve të reja gjeneruese dhe dokumentacionin e mëposhtëm: a) planvendosjen e paneleve ose turbinave eolike dhe planvendosjen e infrastrukturës ndihmëse, nëse është e parashikuar një e tillë në projekt, në parcelën ku do kryhet ndërtimi, e cila shërben dhe për miratimin e lejes së ndërtimit; b) relacionin teknik, ku përfshihen në detaje zërat e punimeve, sipërfaqja totale e paneleve ose turbinave eolike dhe përqindja në raport me sipërfaqen e parcelës, sipërfaqja e objektit të infrastrukturës ndihmëse, zërat e punimeve, plotësimi i kushteve, sipas kreut 2, të këtij vendimi; c) miratimin paraprak nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

  6. 4. Ndryshimi i resursit, nga tokë bujqësore në truall, lejohet vetëm për objektin për vendosjen e infrastrukturës ndihmëse që ndërtohet, nëse ky ndërtim parashikohet. Resursi i tokës bujqësore nuk ndryshon për sipërfaqen e zënë me instalimet e paneleve të prodhimit të energjisë. III. PROCEDURAT E MONITORIMIT TË AKTIVITETIT

  7. 1. Me urdhër të përbashkët të ministrit përgjegjës për bujqësinë dhe të ministrit përgjegjës për rendin, me qëllim monitorimin dhe garantimin e kultivimit dhe mbrojtjes së tokës bujqësore, ngrihen njësi të përhershme të monitorimit me nga 1 (një) përfaqësues nga institucionet e mëposhtme: a) Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; b) agjencitë rajonale të ekstensionit bujqësor; c) Inspektorati i Mbrojtjes së Tokës në ministri ose në qark; ç) Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

  8. 2. Njësitë kryejnë monitorime për subjektet e licencuara, jo më pak se 2 (dy) herë në vit, për zbatimin e detyrimeve ligjore, të këtij vendimi, dhe prodhimin bujqësor në sasi. Raportet e monitorimit depozitohen në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit dhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

  9. 3. Raportet periodike përfshijnë: a) sipërfaqen e mbjellë dhe prodhimin bujqësor të realizuar çdo vit dhe atë 3-vjeçar; b) zbatimin e praktikave të mira bujqësore; c) zbatimin në vijimësi të lejes së ndërtimit dhe vendosjen e infrastrukturës së prodhimit të energjisë, sipas planvendosjes dhe lejes së ndërtimit; ç) të dhëna të tjera, bazuar në detyrimet e pronarëve ose poseduesve nga legjislacioni për mbrojtjen e tokës dhe për shëndetin e bimëve. IV. MASAT PËR SHKELJE TË USHTRIMIT TË AKTIVITETIT

  10. 1. Njësia, në rast se gjatë monitorimit konstaton ushtrim të aktivitetit në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në këtë vendim dhe me ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar, lidhur me këtë aktivitet, propozon marrjen e masave të mëposhtme: a) Vendosjen e gjobës, nëse konstaton mosrealizim të planit të biznesit, në vlerën: i. 100 000 (njëqind mijë) lekë për dynym; ii. 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë për dynym, për sipërfaqen mbi 1 ha; b) Shfuqizimin e lejes së ndërtimit nga autoriteti që e ka miratuar për shkelje të lejes së ndërtimit ose mungesës së prodhimit, në raporte monitorimi 3-vjeçare.

  11. 2. Masat i propozohen: a) Inspektoratit të Mbrojtjes së Tokës për kundërvajtje, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar; b) Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për shkelje të legjislacionit për kontrollin dhe disiplinimin e ndërtimit; c) Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për penalitetet e parashikuara në këtë vendim, që lidhen me ndërprerjen e aktivitetit bujqësor.

  12. 3. Në rast të shfuqizimit të lejes së ndërtimit, shpenzimet për rehabilitimin e tokës dhe heqjen e infrastrukturës, sipas moduleve përballohen nga subjekti që i ka vendosur. V. TARIFA PËR USHTRIMIN E AKTIVITETIT

  13. 1. Tarifa, që paguhet për energjinë që prodhohet, është e barabartë me 1 % të vlerës së energjisë së prodhuar.

  14. 2. Pagesa royalty, sipas përcaktimeve të vendimit nr. 822, datë 7.10.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave dhe procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike, që nuk janë objekt koncesioni”, të ndryshuar, për projektet agrifotovoltaike dhe eolike në tokat bujqësore, me bonitet deri në 8, të jetë 1% e prodhimit, në vlerë monetare.

  15. 3. Vlera e tarifës derdhet nga subjektet në buxhetin e shtetit, për zërin e mbështetjes së bujqësisë dhe zhvillimit rural, brenda muajit mars, të vitit pasardhës. Vlera e gjobave derdhet 100 % në buxhetin e shtetit. VI. DISPOZITA TË FUNDIT Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Brendshme, agjencitë rajonale të ekstensionit bujqësor dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTËR Edi Rama

Decision nr. 387 dated 12 June 2024 setting criteria for the use of agricultural land, for the performance of agri-photovoltaic and wind activity on agricultural land, the procedures for monitoring the exercise of activities, including the measures for violation of conditions and determining fees · Nelum