Decision nr. 371 dated 11 June 2014 on criteria for the exercise, approval and monitoring of research-scientific activities in the protected environmental areas
Made 2014-06-14 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Vendim Nr. 371, datë 11.6.2014 për kriteret e ushtrimit, të miratimit e monitorimit të veprimtarive kërkimore-shkencore në zonat e mbrojtura mjedisore.
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Waste and hazardous substances
- Keywords
- data collection/reporting, hazardous substances, hazardous waste, processing/handling, protection of environment, transport/storage, waste management, waste non-domestic sources
Where to read it
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
VENDIM Nr. 371, datë 11.6.2014 PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR DORËZIMIN E MBETJEVE TË RREZIKSHME DHE TË DOKUMENTIT TË DORËZIMIT TË TYRE (ndryshuar me VKM nr. 1032, datë 16.12.2020; nr. 522, datë 1.8.2024) (i përditësuar) Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 7 të nenit 26 të ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Miratimin e rregullave për dorëzimin e mbetjeve të rrezikshme dhe të dokumentit të dorëzimit të tyre, në mënyrë profesionale, nga një person tek një tjetër brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. 2. Mbetje të rrezikshme klasifikohen mbetjet e shënuara me shenjën yll “*”, të miratuara me vendimin nr. 402, datë 30.6.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Katalogut të Mbetjeve”. 3. Termat e përdorur në këtë vendim kanë kuptimin e dhënë në ligjin nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, në ligjin nr. 118/2012, “Për transportin e mallrave të rrezikshme”, në ligjin nr. 9108, datë 17.7.2003, “Për substancat dhe preparatet kimike”, në ligjin nr. 9272, datë 16.9.2004,“Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen evropiane “Për transportin ndërkombëtar rrugor të mallrave të rrezikshme (ADR)” dhe protokollin e nënshkrimit”, Gjenevë, më 30 shtator 1957, me pjesët e saj përbërëse, anekset A dhe B, si dhe në vendimin nr. 402, datë 30.6.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Katalogut të Mbetjeve” (në vijim “Katalogu i Mbetjeve”), ndërsa termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: a) “Dorëzues”, krijuesi i mbetjeve të rrezikshme, grumbulluesi, agjenti ose tregtari. b) “Marrësi”, personi pritës i mbetjeve të rrezikshme i cili i merr në dorëzim mbetjet e rrezikshme nga transportuesi. c) “Transportuesi”, subjekti, i cili transferon mbetjen e rrezikshme nga dorëzuesi tek marrësi në dorëzim. 4. Dorëzimi i mbetjeve të rrezikshme nga një person tek një person tjetër bëhet pas plotësimit të dokumentit të dorëzimit, sipas shtojcave 1 dhe 2, bashkëlidhur këtij vendimi. 5. Dorëzuesi, transportuesi dhe marrësi i mbetjeve të rrezikshme janë persona, fizikë ose juridikë, të pajisur me lejen e mjedisit sipas fushës III.1, të shtojcës së ligjit nr. 10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, dhe me licencën III.2.B, të fushës III të vendimit nr. 538, datë 26.5.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga/apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”. 6. Kur transporti i mbetjeve të rrezikshme kryhet nga transportues të licencuar për të tretë ose me qira, ai është i mbështetur mbi kontratën e transportit midis palëve, në të cilën përcaktohet detyrimisht personi përgjegjës për garantimin e mbërritjes në destinacion të mbetjeve të rrezikshme brenda afateve të përcaktuara në pikën 11 të këtij vendimi. Kur transporti i mbetjeve të rrezikshme kryhet me mjetet e vetë dorëzuesit apo të marrësit, kontrata mbi transportin nuk është e nevojshme. 7. Përpara largimit të mbetjes/mbetjeve të rrezikshme nga vendi ku gjenerohet/gjenerohen, dorëzuesi i saj/tyre plotëson dokumentin e dorëzimit në aq kopje sa janë personat që e nënshkruajnë atë. 8. Dokumenti i dorëzimit plotësohet dhe nënshkruhet nga dorëzuesi, transportuesi dhe marrësi i mbetjeve të rrezikshme. 9. Dorëzuesi, për çdo transfertë, i dërgon elektronikisht nga një kopje të dokumenteve të dorëzimit të plotësuar e të nënshkruar elektronikisht nga palët Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania. 10. Dorëzuesi plotëson të dhënat që kërkohen në pjesët “A”, “B” dhe “D” të dokumentit të dorëzimit; transportuesi plotëson të dhënat që kërkohen në pjesën “C” të këtij dokumenti, dhe marrësi plotëson ato që kërkohen në pjesën “E” të dokumentit të dorëzimit. 11. Transportuesi dorëzon mbetjet e rrezikshme tek marrësi brenda 72 orëve nga data e nisjes, sipas përcaktimit në pjesën “C/13” të dokumentit të dorëzimit. 12. Në rast se transportuesi është në pamundësi të respektimit të këtij afati, për shkaqe teknike të automjetit ose për shkaqe shëndetësore të drejtuesit të mjetit, ai njofton menjëherë dërguesin dhe marrësin e mbetjeve të rrezikshme në numrat e telefonit apo me mënyrat e komunikimit të parashikuara sipas shtojcës 1 bashkëlidhur, dhe merr masat për sigurimin e një transporti alternativ, në përmbushje të afatit kohor të përcaktuar në pikën 11 të këtij vendimi. 13. Marrësi në dorëzim, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e marrjes së mbetjeve të rrezikshme, i dërgon dorëzuesit konfirmimin me shkrim për marrjen e mbetjeve dhe dokumentin e dorëzimit në dy kopje, të plotësuar dhe të nënshkruar nga personat e përcaktuar në pikën 8 të këtij vendimi. 14. Komunikimi ndërmjet personave që angazhohen në procesin e dorëzimit të mbetjeve të rrezikshme bëhet në formë shkresore ose në formë elektronike. Dokumenti i dorëzimit është i vlefshëm në formë elektronike vetëm nëse është plotësuar dhe nënshkruar nga personat e përcaktuar në pikën 8 të këtij vendimi. 15. Marrësi, në rastin kur refuzon të marrë në dorëzim, plotësisht apo pjesërisht, ngarkesën me mbetje të rrezikshme, informon me shkrim dërguesin për arsyet e refuzimit dhe plotëson pjesën “E/3” të dokumentit të dorëzimit, duke specifikuar llojin e mbetjes së rrezikshme, kodin sipas Katalogut të Mbetjeve, sasinë dhe formën fizike të mbetjes/mbetjeve të rrezikshme që refuzohet, sipas specifikimeve të dhëna në pjesët “B/3” dhe “B/4” të dokumentit të dorëzimit. 16. Transportuesi, në rastet kur marrësi refuzon plotësisht apo pjesërisht marrjen në dorëzim të ngarkesës, i kthen mbetjet e rrezikshme tek dorëzuesi brenda72 orëve nga dita e refuzimit. 17. Dokumenti i dorëzimit të mbetjeve të rrezikshme shoqëron çdo dorëzim të këtyre mbetjeve deri në destinacionin përfundimtar dhe të dhënat regjistrohen në Regjistrin e Transfertave Individuale, që krijohet për këtë qëllim. 18. Agjencia Kombëtare e Mjedisit krijon Regjistrin Kombëtar të Transfertave të Mbetjeve të Rrezikshme. 19. Mënyra e administrimit dhe formati i Regjistrit të Transfertave Individuale dhe ai i Regjistrit Kombëtar të Transfertave miratohen me urdhër të ministrit. 20. Dokumenti i dorëzimit përmban kodin unik, i cili përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë e kodit unik miratohet nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, pas paraqitjes së kërkesës në mënyrë elektronike nga dorëzuesi. Agjencia Kombëtare e Mjedisit shqyrton kërkesën dhe verifikon të dhënat e kërkuesit nga ekstrakti i Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe licencën III.2.B. Në rast se nga verifikimi konstatohet se dokumentacioni i depozituar nga kërkuesi nuk është i plotë apo ka pasaktësi, e njofton atë përmes portalit unik qeveritar e-Albania, duke i kërkuar plotësimin e dokumentacionit e të pasaktësive të konstatuara brenda 7 (shtatë) ditëve pune nga dita e njoftimit. Mosplotësimi i dokumentacionit të kërkuar brenda këtij afati përbën shkak për mospranimin e kërkesës së ndarë elektronikisht përmes portalit unik qeveritar e-Albania. Kërkuesi njoftohet përmes portalit unik qeveritar e Albania për arsyet e mospranimit dhe kërkesa i kthehet elektronikisht. 21. Agjencia Kombëtare e Mjedisit miraton pjesën e parë të kodit unik brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e paraqitjes së kërkesës. 22. Pjesa e parë e kodit unik është individuale dhe e papërsëritshme për çdo subjekt që transferon mbetje të rrezikshme. Pjesa e dytë e kodit unik vendoset nga vetë dorëzuesi dhe ndryshon për çdo transfertë. 23. Përcaktimi i kodit unik bëhet sipas metodologjisë në shtojcën 2, bashkëlidhur këtij vendimi. 24. Agjencia Kombëtare e Mjedisit krijon dhe administron një bazë të dhënash për kodet unike. Baza e të dhënave shërben si pjesë e Regjistrit Kombëtar të Transfertave të Mbetjeve të Rrezikshme, që mban Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Baza e të dhënave për kodet unike përmban elementet e mëposhtme: a) Institucionin administrues, Agjencia Kombëtare e Mjedisit; b) Të dhënat parësore, si: lloji i mbetjes, kodi i mbetjes sipas Katalogut Shqiptar të Mbetjeve, gjendja/forma fizike e mbetjes (e gaztë/e lëngët/ngurtë/pluhur/llum/përzier); c) Të dhënat dytësore, si numri i regjistrimit, NIPT-i, numri i identifikimit të lejes së mjedisit, numri i identifikimit të licencës III.2.B; ç) Dhënësit e informacionit, si personi fizik/juridik, QKB-ja; d) Ndërveprimi QKB - Agjencia Kombëtare e Mjedisit; dh) Personat e interesuar, si personi fizik/juridik, Agjencia Kombëtare e Mjedisit. 25. Mospërmbushja e detyrimeve të përcaktuara në këtë vendim përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet sipas përcaktimeve të nenit 62 të ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar. 25/1. Procedura e aplikimit sipas këtij vendimi, nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania, zbatohet në momentin që sistemi i integruar mjedisor do të implementohet dhe do të jetë funksional. Deri në funksionimin e tij, dokumenti i dorëzimit depozitohet pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. 26. Ngarkohen ministria përgjegjëse për mjedisin dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama SHTOJCA 1 DOKUMENTI I DORËZIMIT PËR MBETJE TË RREZIKSHME Kopja e dërguesit të ngarkesës Kopja e transportuesit Kopja e marrësit të ngarkesës (Ruani vetëm emërtimin që është i vërtetë dhe fshini atë që është i tepërt.) Pjesa A. Detajet e njoftimit 1 Kodi unik i dokumentit të dorëzimit 2 Mbetjet e rrezikshme të përshkruara në pjesën B do të largohen nga dorëzuesi (krijuesi): a) Emri b) Adresa c) Telefoni d) E-maili e) Faksi f) Numri i regjistrimit (NIPT) g) Nr. i lejes së mjedisit III.1 h) Nr. e licencës të tipit III.2 B 3 Mbetjet e rrezikshme do të dërgohen tek: a) Emri b) Adresa c) Telefoni d) E-maili f) Faksi 4 Dorëzuesi i mbetjeve të rrezikshme (nëse është i ndryshëm nga krijuesi) është (grumbulluesi, agjenti ose tregtari) zgjidh cili jeni: a) Emri b) Adresa c) Telefoni d) E-maili e) Faksi f) Numri i regjistrimit (NIPT) g) Nr. i lejes së mjedisit III.1 h) Nr. e licencës të tipit III.2.B 5 a) Emri b) Adresa c) Telefoni d) E-maili e) Faksi f) Numri i regjistrimit (NIPT) g) Nr. i lejes së mjedisit III.1 h) Nr. e licencës të tipit III.2.B Pjesa B. Përshkrimi i mbetjeve të rrezikshme 1 Procesi/veprimtaria që krijoi (gjeneroi) mbetje të rrezikshme ishte: 2 Detaje për mbetjet: (Kur grumbullohet më shumë se një lloj mbetjeje, gjithë informacioni i mëposhtëm duhet plotësuar për secilën mbetje të identifikuar sipas Katalogut Shqiptar të Mbetjeve) (Vazhdoni në fletë të re nëse është e nevojshme) Përshkrimi Kodi (6-shifror) S a Komponentët kimikë/ biologjikë të mbetjeve dhe Forma fizike (e Kodi (kodet) Lloji i kontenierit i mbetjes sipas Katalogut Shqiptar të Mbetjeve s i a ( k g ) përqendrimet e tyre janë: gaztë, e lëngët, e ngurtë, pluhur, llum apo e përzier e rrezikut , numri dhe madhësia)Komponenti Përqendrim i (% ose mg/kg) 3 Mbetjet, të identifikuara sipas Katalogut Shqiptar të Mbetjeve, të plotësohen sipas informacionit të mëposhtëm: Kodi sipas Katalogut Shqiptar të Mbetjeve Lloji i (e) ambalazhit (p.sh. palët, fuçi, kontejner etj.) Lloji i transportit të duhur (rrugor ose hekurudhor) Kërkesa të veçanta gjatë transportit Tipi i automjeti t Numri UN Pjesa C. Vërtetimi i transportuesit Vërtetoj se sot mora ngarkesën dhe se detajet në pjesët A2, A3 dhe B2, dhe, sipas rastit, B3, janë të sakta dhe jam vënë në dijeni për çdo kërkesë specifike për trajtimin e tyre. 1 Emri 2 Në emër të (emri i kompanisë) 3 Emri i kompanisë 4 Adresa e kompanisë 5 Telefoni i kompanisë 6 E-maili i kompanisë 7 Faksi i kompanisë 8 Numri i regjistrimit të transportuesit (NIPT) 9 Numri i regjistrimit të automjetit (targa) 10 Nr. i lejes së mjedisit III.1 11 Nr. e licencës të tipit III/2 B 12 Nr. i certifikatës së miratimit të mjetit sipas ADR ose RID Data e miratimit dhe e mbarimit të afatit të vlefshmërisë së certifikatës 13 Nënshkrimi 14 Data e nisjes 15 Ora e nisjes Pjesa D. Vërtetimi i dorëzuesit të ngarkesës Vërtetoj se informacioni në pjesët A, B dhe C është i saktë. Transportuesi është i regjistruar dhe është vënë në dijeni për të gjitha masat e duhura përkujdesëse. Gjithashtu vërtetoj se të gjitha mbetjet e rrezikshme janë ambalazhuar dhe etiketuar siç duhet dhe transportuesi është vënë në dijeni për çdo kërkesë specifike për mënyrën e transportimit të tyre. 1 Emri 2 Në emër të (emri i kompanisë) 3 Emri i kompanisë 4 Adresa e kompanisë 5 Telefoni i kompanisë 6 E-maili i kompanisë 7 Faksi i kompanisë 8 Nënshkrimi 9 Data e dorëzimit 10 Ora e dorëzimit Pjesa E. Vërtetimi i marrësit të ngarkesës Në rastet kur merret më shumë se një lloj mbetjeje, i gjithë informacioni i mëposhtëm duhet plotësuar për çdo mbetje të Katalogut Shqiptar të Mbetjeve. Kodi(et) i (e) mbetjeve të marra në dorëzim sipas Katalogut Shqiptar të Mbetjeve Sasia e marrë në dorëzim (kg) për çdo kod sipas Katalogut Shqiptar të Mbetjeve Kodi i mbetjeve të refuzuara sipas Katalogut Shqiptar të Mbetjeve Sasia e mbetjeve të refuzuar a Operacioni i menaxhimit të mbetjeve (kodi R ose D) 1 Vërtetoj se i kam marrë këto mbetje në adresën e dhënë në pjesën A3 më: Data e marrjes Ora e marrjes 2 Numri i regjistrimit të automjetit (targa) 4 Vërtetoj se leja e mjedisit autorizon menaxhimin e mbetjeve të përshkruara në pjesën B në adresën e dhënë në pjesën A3: 5 Numri i lejes së mjedisit 6 Numri i licencës III.2.B 7 Emri i personit të autorizuar për marrjen e mbetjeve të rrezikshme 8 Në emër të (emri i kompanisë) 9 Emri i kompanisë 10 Adresa e kompanisë 11 Telefoni i kompanisë 12 E-maili i kompanisë 13 Faksi i kompanisë 14 Lutemi jepni detaje, për rastet kur mbetjet refuzohen: 15 Data e refuzimit 16 Ora e refuzimit 17 Nënshkrimi 18 Pikat e kontaktit në rast emergjence gjatë transportit të mbetjeve të rrezikshme: Dërguesi: Transportuesi: Marrësi: SHTOJCA 2 METODOLOGJIA E PËRCAKTIMIT TË KODIT UNIK TË DOKUMENTIT TË DORËZIMIT Kodi unik i dokumentit të dorëzimit të mbetjeve të rrezikshme përbëhet nga dy pjesë. A. Pjesa e parë e kodit unik përmban 7 karaktere, nga të cilat 3 të parat janë shkronja dhe pjesa tjetër janë numra natyrorë. 3 shkronjat e para janë inicialet e personit fizik ose juridik apo akronimi i emrit të subjektit. 4 numrat fillojnë me 0001 për subjektin që kërkon i pari pajisjen me kodin unik. Më pas vijohet me vendosjen e numrave në rend rritës: 0002; 0003; e në vazhdim. Shembuj a) Nëse personi i parë që kërkon pranë AKM-së të pajiset me kodin unik është Elmaz Kujtim Latifi, pjesa e parë e kodit unik do të jetë: EKL0001 b) Nëse personi i dytë që kërkon pranë AKM-së të pajiset me kodin unik është subjekti General Equipments Albania, pjesa e parë e kodit unik do të jetë: GEA0001 B. Pjesa e dytë e kodit unik përmban 4 numra, nga të cilët, 2 numrat e parë tregojnë vitin në të cilin kryhet transferta dhe 2 numrat e tjerë tregojnë numrin e transfertës që po kryhet. Pjesa e dytë e kodit unik vendoset nga vetë transferuesi i mbetjeve. Shembuj Nëse personi i shembullit të përmendur në shkronjën “a” transferon mbetjet me datën xx.xx.2014 dhe është transferta e parë për vitin kalendarik 2014, pjesa e dytë e kodit unik do të jetë: 1401. Kodi unik në këtë rast do të jetë: EKL00011401. Nëse personi i shembullit të përmendur në shkronjën “a” transferon mbetjet me datën xx.xx.2014 dhe është transferta e dytë për vitin kalendarik 2014, pjesa e dytë e kodit unik do të jetë: 1402. Kodi unik në këtë rast do të jetë: EKL00011402. Nëse personi i shembullit “b” më lart transferon mbetjet më datën xx.xx.2015 dhe është transferta e parë për vitin kalendarik 2015, pjesa e dytë e kodit unik do të jetë: 1501. Kodi unik në këtë rast do të jetë: GEA00011501. Nëse personi i shembullit “b” më lart transferon mbetjet me datën xx.xx.2015 dhe është transferta e dytë për vitin kalendarik 2015, pjesa e dytë e kodit unik do të jetë: 1502. Kodi unik në këtë rast do të jetë: GEA00011502.