Decision No. 8 approving the regulation on the safe treatment of radioactive waste in the Republic of Albania
Made 2010-01-07 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Waste and hazardous substances
- Keywords
- hazardous substances, waste management, radiation, pollution control, hazardous waste, emissions
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
1 VENDIM Nr.8, datë 7.1.2010 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR TRAJTIMIN E SIGURT TË MBETJEVE RADIOAKTIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9 të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995 “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Miratimin e rregullores “Për trajtimin e sigurt të mbetjeve radioaktive në Republikën e Shqipërisë”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi dhe Qendra e Fizikës Bërthamore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha RREGULLORE PËR TRAJTIMIN E SIGURT TË MBETJEVE RADIOAKTIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 1. Objekti i rregullores Kjo rregullore përcakton rregullat kryesore për trajtimin e sigurt të mbetjeve radioaktive, që janë të detyrueshme për zbatim në të gjitha veprimtaritë që përfshijnë përpunimin, ruajtjen, transportin, shkarkimin dhe vendosjen në depon përfundimtare të mbetjeve radioaktive. 2. Përkufizime “Mbetje radioaktive” është çdo lëndë radioaktive ose send i ndotur me lëndë radioaktive, që nuk mund të shërbejë më gjatë për qëllime të dobishme. “Forma e mbetjes radioaktive” nënkupton formën fizike dhe kimike të mbetjeve, që, pas përpunimit dhe kondicionimit, rezulton si një masë e ngurtë, e gatshme për paketim. “Paketim i mbetjes radioaktive” nënkupton përgatitjen e mbetjes radioaktive për transport, ruajtje ose vendosjen në depon përfundimtare, nëpërmjet mbylljes së formës së mbetjes të kondicionuar në një kontenier të përshtatshëm. “Ruajtja e përkohshme” nënkupton vendosjen e mbetjeve radioaktive në një ndërtesë të përshtatshme, në të cilën ato ndodhen nën kontroll të vazhdueshëm për të realizuar mbrojtjen fizike të tyre dhe për të siguruar mbrojtjen e popullatës, mjedisit dhe që eventualisht janë të manipulueshme në të ardhmen. “Depo përfundimtare” do të quhet vendi ku vendosen përfundimisht mbetjet radioaktive. 3. Institucionet përgjegjëse a) Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet përcakton politikat në lidhje me trajtimin e mbetjeve radioaktive në bashkëpunim me institucione të linjës. b) Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet mbron politikën që për burimet radioaktive të ardhura në vendin tonë, të krijohet mundësia e kthimit te prodhuesi. c) Qendra e Fizikës Bërthamore të Zbatuar (QFBZ) është institucioni i ngarkuar për përpunimin e posaçëm për të gjitha mbetjet radioaktive të prodhuara në Shqipëri. Ky institucion duhet të përmbushë kushtet për licencim nga ana e Komisionit të Mbrojtjes nga Rrezatimet për të gjitha këto veprimtari që lidhen me trajtimin e mbetjeve radioaktive. 4. Trajtimi i mbetjeve radioaktive Trajtimi i mbetjeve radioaktive kryhet në përputhje me dispozitat e rregullores, duke i transformuar ato në forma të tilla, që të mos shkaktojnë rreziqe për shëndetin e njeriut dhe ndotjen e mjedisit si tani, ashtu dhe për brezat e ardhshëm. 2 Një nga proceset e trajtimit të mbetjeve është përpunimi, i cili përfshin grumbullimin, seleksionimin, kondicionimin dhe ruajtjen e përkohshme të mbetjeve. Këto procese kryhen në përputhje me rregulloren e brendshme të Qendrës së Fizikës Bërthamore të Zbatuar për trajtimin e mbetjeve, kapacitetet që ajo ka, të cilat duhet të miratohen në Qendrën e Fizikës Bërthamore të Zbatuar. Qendra e Fizikës Bërthamore të Zbatuar do të pranojë të gjitha ato mbetje radioaktive të prodhuara nga përdoruesit dhe që janë në përputhje me rregulloren e brendshme të Qendrës së Fizikës Bërthamore të Zbatuar. Mbetjet e tjera për të cilat ajo nuk ka kapacitet, duhet të eksportohen jashtë Shqipërisë mbi bazën e kontratave paraprake të personave juridikë e fizikë. Për të gjitha këto veprimtari, personat fizikë ose juridikë, të licencuar nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet dhe që prodhojnë mbetje radioaktive, duhet të parashikojnë dhe të marrin masat e nevojshme për trajtimin e tyre në përputhje me dispozitat e kësaj rregulloreje. 5. Mënyra e trajtimit të mbetjeve të lëngëta radioaktive Mbetjet e lëngëta radioaktive që prodhohen gjatë përdorimit të lëndëve radioaktive në trajtë të hapur, me periodë përgjysmimi më të vogël se 60 ditë, grumbullohen në enë të posaçme, me vëllim rreth 1 metër kub ose më shumë. Mbas mbushjes së enës, matet përqendrimi i radioizotopeve, si dhe aktiviteti i saj i përgjithshëm. Kufijtë e përqendrimit dhe të aktivitetit të përgjithshëm të mbetjeve të lëngëta, që mund të derdhen në kanalizimet e zakonshme, jepen në shtojcën 1 të kësaj rregulloreje në përputhje me grupin e radiotoksicitetit të radioizotopeve që jepen në shtojcën 2 të kësaj rregulloreje. Procesi i shkarkimit të mbetjeve të lëngëta në kanalizim shoqërohet me shpëlarjen e enës, me qëllim pastrimin e enës dhe hollimin e mbetjeve radioaktive të lëngëta. Për të gjithë këtë proces mbahen shënimet përkatëse nga ana e personave juridikë e fizikë. Gjithmonë përgjegjësia në trajtimin e mbetjeve mbetet te personat juridikë e fizikë. Mbetjet e lëngëta radioaktive, që përmbajnë radioizotope me periodë përgjysmimi më të madhe se 60 ditë ose që emetojnë grimca alfa, grumbullohen në enë të posaçme, të cilat pas mbushjes së tyre, transferohen në Qendrën e Fizikës Bërthamore të Zbatuar për përpunim të mëtejshëm. 6. Mënyra e trajtimit të mbetjeve të ngurta radioaktive a) Mbetjet e ngurta radioaktive, që përmbajnë radioizotope me periodë përgjysmimi më të vogël se 60 ditë, ambalazhohen në mënyrë të posaçme, si thasë plastike etj., nga institucioni që i prodhon ato. Këto paketime ruhen në vende të posaçme, që sigurojnë mbrojtje nga rrezatimet dhe kanë hyrje-dalje të kontrolluara, për një periudhë kohe jo më pak se 10 perioda përgjysmimi të radioizotopit kryesor që përmban paketimi. Pas kalimit të kësaj kohe mbetjet transferohen në Qendrën e Fizikës Bërthamore të Zbatuar dhe kryhet ekspertiza për sigurinë që përqendrimi dhe aktiviteti i përgjithshëm nuk i kalojnë kufijtë e miratuara nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet. Hedhja në mbetjet publike, në çdo rast, do të bëhet nga Qendra e Fizikës Bërthamore të Zbatuar pas një përpunimi mekanik të posaçëm, gjithmonë kur aktivitetet e përgjithshme ose përqendrimet e aktiviteteve janë më të vogla se ato kufi të përcaktuar nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet heqjes së etiketës së radioaktivitetit nga çdo kontenier ose paketim radioaktiv, përpara se ato të transferohen në mbetjet publike. b) Mbetjet e ngurta radioaktive me periodë përgjysmimi më të madhe se 60 ditë (përfshirë edhe burimet radioaktive të konsumuara) grumbullohen në paketime të posaçme, që sigurojnë mbrojtjen nga rrezatimi në institucionin që i prodhon. Paketimet e posaçme mbahen në vende të sigurta dhe më pas ato transferohen në Qendrën e Fizikës Bërthamore të Zbatuar, në vartësi të mbetjeve radioaktive të grumbulluara për përpunimin e mëtejshëm të tyre. Kostot për përpunim dhe ruajtje përballohen nga ana e personave juridikë e fizikë përgjegjës. 7. Detyrimi i përdoruesit të burimit për trajtimin e mbetjes Përdoruesit e burimeve radioaktive, gjatë procesit të kërkesës për licencim të veprimtarive të tyre, janë të detyruar ta informojnë Komisionin e Mbrojtjes nga Rrezatimet për mënyrën e trajtimit të mbetjeve radioaktive, të shkaktuara nga këto burime ose për fatin e burimit të konsumuar. Për 3 burimet radioaktive, në trajtë të mbyllur, duhet të parashikohet kthimi i tyre te prodhuesi, pas përfundimit të kohës së punës (konsumimit) së tyre. Në rastin kur kthimi nuk është parashikuar, si dhe në të gjitha rastet kur trajtimi i mbetjeve kryhet nga Qendra e Fizikës Bërthamore të Zbatuar, përdoruesi do të nënshkruajë një kontratë me Qendrën e Fizikës Bërthamore të Zbatuar, në të cilën do të përcaktohen detyrimet teknike dhe financiare të palëve. Një kopje e kësaj kontrate i bashkëngjitet dokumentacionit që përdoruesi paraqet në Komisionin e Mbrojtjes nga Rrezatimet për marrjen e licencës. 8. Transporti i mbetjeve radioaktive Transporti i mbetjeve radioaktive të lëngëta dhe të ngurta (përfshirë burimet e konsumuara radioaktive), të cilat kërkojnë përpunim të mëtejshëm në Qendrën e Fizikës Bërthamore të Zbatuar, do të kryhet me mjete të posaçme për transportimin e tyre dhe në përputhje me rregulloren e transportit të sigurt të materialeve radioaktive. 9. Kondicionimi dhe ruajtja e mbetjes radioaktive Ndërtesa për kondicionimin dhe ruajtjen e mbetjeve radioaktive në Qendrën e Fizikës Bërthamore të Zbatuar duhet t’i plotësojë kushtet si për sigurinë, dhe sigurimin e aktivitetit të saj. Në këtë ndërtesë duhet të vendoset në mënyrë të qartë (të dukshme) për stafin shenja e rrezikut radioaktiv. Ndërtesa e trajtimit të mbetjeve radioaktive në Qendrën e Fizikës Bërthamore të Zbatuar duhet të sigurojë mbrojtjen fizike të mbetjeve radioaktive dhe sigurinë nga rrezatimet për punonjësit, popullatën dhe mjedisin. Sigurimi dhe siguria e saj të parashikohen në rregulloren e brendshme të saj. 10. Mbulimi i kostos së trajtimit të mbetjeve Prodhuesit e mbetjeve radioaktive janë të detyruar të sigurojnë fondet e nevojshme për mbulimin e kostos së trajtimit të mbetjeve radioaktive, që kërkojnë përpunim të mëtejshëm dhe në çdo rast janë përgjegjës direkt për likuidimin e ndotjeve radioaktive të vendeve të punës ose të mjedisit, të shkaktuara prej tyre. Burimet financiare për trajtimin e mbetjeve radioaktive (përfshirë burimet radioaktive të gjetura ose të konsumuara) dhe për likuidimin e ndotjeve radioaktive të mjedisit, në rastin kur nuk njihet prejardhja e tyre, do të sigurohen nga Buxheti i Shtetit. Shtojca nr.1 KUFIJTË E PËRQENDRIMIT DHE TË AKTIVITETIT TË PËRGJITHSHËM TË RADIOIZOTOPEVE PËR MBETJET E LËNGËTA QË LËSHOHEN NË KANALIZIMET E ZAKONSHME Nr. Grupi i radiotoksicitetit Aktiviteti i përgjithshëm/ditë (Bq/ditë) Përqendrimi (Bq/1) 1 Shumë i lartë 4 x 107 4 x 103 2 I lartë 4 x 106 4 x 104 3 I mesëm 4 x 105 4 x 105 4 I ulët 4 x 104 4 x 106 Shtojca nr.2 KATEGORIZIMI I RADIOIZOTOPEVE SIPAS GRUPEVE TË RADIOTOKSICITETIT Grupi 1 (shumë i lartë) Pb-210, Po-210, Ra-223, Ac-227, Th-228, Th-230, Pa-231, U-230, U-232, U-233, U-234, Np-237, Pu-238, Pu-239, Pu-240, Am-241, Am-243, Cm-242, Cm-243, Cm-244, Cm-245, Cm-246, Cf-250, Cf-252. Grupi 2 (i lartë) Na-22, Cl-36, Ca-54, Sc-46, Mn-54, Co-56, Co-60, Sr-89, Sr-90, Y-91, Zr-95, Ru-106, Ag 4 110m, Cd-115m, In-115m, Sb-124, Sb-125, Te-127m, I-124, I-125, I-126, I-131, Cs-134, Cs-137, Ba 140, Ce-144, Eu-152, Eu-154, Tb-160, Tm-170, Hf-181, Ta-182, Ir-192, Ti-204, Bi-207, At-211, Pb 212, Ra-224, Ac-228, Pa-230, Th-234, U-236. Grupi 3 (i mesëm) Be-7, C-14, F-18, Na-24, Cl-38, Si-32, P-32, Ar-41, K-41, K-43, Ca-47, Sc-47, Cs-48, V 48, Mn-52, Mn-56, Fe-52, Fe-55, Fe-59, Co-57, Co-58, Ni-63, Cu-64, Zn-65, Zn-69, Ga-72, As-73, As-74, As-77, Se-75, Br-82, Kr-85m, Kr-87, Rb-86, Sr-91, Y-90, Y-93, Zr-97, Nb-93, Nb-95, Mo-99, Tc-96, Tc-97m, Tc-99, Ru-97, Ru-103, Ru-107, Rh-105, Pd-103, Pd-109, Ag-105, Ag-111, Cd-109, Cd-115, In-115m, Sn-113, Sn-125, Sb-122, Te-125m, Te-127, Te-129, Te-131m, Te-132, I-132, I-130, I-134, I-135, Xe-135, Cs-131, Cs-136, Ba-131, La-140, Ce-141, Ce-143, Pr-142, Nd-147, Nd-149, Pm-147, Pm-149, Sm-151, Sm-153, Eu-152m, Eu-155, Gd-153, Gd-159, Dy-165, Dy-166, Ho-166, Er-169, Er-171, Tm-171, Yb-175, Lu-177, Ë-185, Ë-187, Re-183, Re-186, Re-188, Os-185, Os-191, Os-193, Ir-190, Ir-194, Pt-191, Pt-193, Pt-197, Au-196, Au-198, Au-199, Hg-197, Hg-197m, Hg-203, TI-200, TI-201, TI-202, Pb-202, Bi-206, Bi212, Rn-220, Th-231, Pa-233, Np-239. Grupi 4 (i ulët) H-3, O-15, Ar-37, Co-58m, Ni-59, Zn-69, Ge-71, Kr-85, Sr-85, Rb-87, Y-91m, Zr-93, Nb-97, Tc 96m, Tc-99m, Rh-133m, In-133m, i-129, Ze-131m, Xe-133, Cs-134m, Cs-136, Sm-147, Re-187, Os 191m, Pt-193m, Pt-197m, Th-232, Th-Nat, U-235, U-238, U-Nat.