Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Decision No.788 dated 29.9.2010 proclaiming as A Archeological Zone the area of Gradishte, Selce at Progradeci District and approving the regulation for its administration

Made 2010-09-29 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Vendim Nr.788, datë 29.9.2010 për shpalljen e Zonës Arkeologjike A të Gradishtës Së selcës, Rrethi i Pogradecit, dhe miratimin e rregullores së administrimit.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Land and soil
Keywords
cultural heritage

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. VENDIM Nr.788, datë 29.9.2010 PËR SHPALLJEN E ZONËS ARKEOLOGJIKE "A" TË GRADISHTËS SË SELCËS, RRETHI I POGRADECIT, DHE MIRATIMIN E RREGULLORES SË ADMINISTRIMIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 1 e 2 të nenit 30 të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003 "Për trashëgiminë kulturore", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shpalljen e zonës arkeologjike "A" të Gradishtës së Selcës, rrethi i Pogradecit, sipas hartës dhe koordinatave gjeografike të përcaktuara në aneksin 1, bashkëlidhur këtij vendimi. 2. Miratimin e rregullores së administrimit të zonës arkeologjike "A" të Gradishtës së Selcës, rrethi i Pogradecit, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi. 3. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Brendshme, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe organet e njësisë së qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Aneksi 1 PIKAT E MARRA ME GPS "GARMIN 60" TË ZONËS ARKEOLOGJIKE "A" TË GRADISHTËS SË SELCËS SË POSHTME, POGRADEC ZONA ARKEOLOGJIKE "A" POZICIONIMI GJEOGRAFIK Nr. i pikës Koordinatat 1 N40 59.653 E20 31.116 2 N40 59.611 E20 31.058 3 N40 59.601 E20 31.010 4 N40 59.570 E20 30.998 5 N40 59.545 E20 31.000 6 N40 59.521 E20 31.001 7 N40 59.496 E20 31.001 8 N40 59.477 E20 31.016 9 N40 59.460 E20 31.042 10 N40 59.441 E20 31.045 11 N40 59.385 E20 31.017 12 N40 59.356 E20 31.031 13 N40 59.364 E20 31.061 14 N40 59.350 E20 31.091 15 N40 59.350 E20 31.133 16 N40 59.338 E20 31.170 17 N40 59.359 E20 31.218 18 N40 59.342 E20 31.241 19 N40 59.318 E20 31.249 20 N40 59.299 E20 31.249 21 N40 59.289 E20 31.261 22 N40 59.313 E20 31.306 23 N40 59.340 E20 31.310 24 N40 59.351 E20 31.297 25 N40 59.389 E20 31.310 26 N40 59.511 E20 31.306 27 N40 59.578 E20 31.241 28 N40 59.650 E20 31.129 29 N40 59.391 E20 31.357 30 N40 59.368 E20 31.343 31 N40 59.349 E20 31.363 32 N40 59.347 E20 31.405 33 N40 59.361 E20 31.419 34 N40 59.388 E20 31.413 35 N40 59.393 E20 31.406 RREGULLORE PËR ADMINISTRIMIN E ZONËS ARKEOLOGJIKE "A" TË GRADISHTËS SË SELCËS, RRETHI POGRADEC Neni 1 Qëllimi Kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e rregullave për administrimin e zonës arkeologjike "A" të Gradishtës së Selcës, rrethi Pogradec, mbështetur në ligjin nr.9048, datë 7.4.2003 "Për trashëgiminë kulturore", i ndryshuar. Neni 2 Ndërhyrjet në zonën arkeologjike "A" të Gradishtës së Selcës, rrethi Pogradec Në zonën arkeologjike "A" të Gradishtës së Selcës, rrethi Pogradec lejohet: 1. Restaurimi dhe konservimi i monumenteve dhe strukturave arkeologjike, kryerja e sondazheve arkeologjike me synim studimin e plotë të zonës, mbi bazën e projekteve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. 2. Rikonstruksioni i rrugëve dhe të gjitha punimet në rrjetin inxhinierik ujësjellës kanalizime, ndriçim, telefoni, mbi bazën e projekteve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. 3. Vendosja e konstruksioneve të lehta (dru, xham, plastikë, metal) me lartësi maksimale 3m, të cilat duhen realizuar larg mureve dhe strukturave të tjera të dallueshme apo të supozuara. Konstruksionet vendosen dhe përdoren nga institucionet shtetërore të specializuara, duhet të jenë të lëvizshme (të çmontueshme) dhe që në asnjë rast nuk duhet të dëmtojnë nëntokën dhe peizazhin, në funksion të ruajtjes, ekspozimit, informimit publik dhe nevojave të tjera që lidhen me veprimtarinë arkeologjike në veçanti dhe trashëgiminë kulturore në përgjithësi. Projekti miratohet nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve dhe për çdo rast duhet të përcaktojë saktësisht qëllimin, kohëzgjatjen, vendndodhjen e strukturës brenda zonës, si dhe planprojektin e saj. Neni 3 Gjetjet arkeologjike 1. Klasifikohen si gjetje arkeologjike objektet e luajtshme dhe të paluajtshme në kontekstet arkeologjike, struktura murale (varre monumentale, pjesë mozaiku të shtrirë në një sipërfaqe mbi 4 m2, afreske, ndërtime inxhinierike, pjesë arkitekturore që lidhen me strukturat murale dhe banesa, tempuj e godina të tjera shërbimesh). 2. Në rast gjetjesh të rëndësishme të paluajtshme, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik i propozon ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore shpalljen monument kulture të një objekti të paluajtshëm, Instituti i Monumenteve të Kulturës bën studimin e zonës mbrojtëse të saj brenda 30 ditëve nga zbardhja e vendimit për shpalljen monument kulture. Neni 4 Gërmimet e shpëtimit 1. Në rast gjetjesh arkeologjike, zhvillohet gërmimi i shpëtimit. Gërmimi i shpëtimit kryhet nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare, përgjegjëse për qytetin e Pogradecit, ose nga subjekte private me leje të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, nën mbikëqyrjen e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik. 2. Në rast se gjatë kryerjes së gërmimit të shpëtimit gjykohet e nevojshme asistenca shkencore dhe teknike në terren e specialistëve të Institutit të Arkeologjisë, kërkohet zyrtarisht pjesëmarrja e tyre në gërmim. 3. Nëse pas kryerjes së gërmimit të shpëtimit zbulohen gjetje të rëndësisë së veçantë (strukturë etj.), Agjencia e Shërbimit Arkeologjik pezullon gërmimin dhe propozon në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë ndryshimet në projekt, me synim mbrojtjen dhe bërjen të vizitueshme të këtyre vlerave. 4. Në përfundim të çdo gërmimi shpëtimi përgatitet një relacion i plotë, i cili i paraqitet Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë për miratim brenda 30 ditëve. Pas shqyrtimit dhe miratimit, një kopje e relacionit të plotë depozitohet edhe pranë Institutit të Arkeologjisë. 5. Në rastin kur gërmimi i shpëtimit kryhet nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, relacioni firmoset nga drejtuesi i grupit dhe nga anëtarët e tij, si dhe konfirmohet nga drejtori i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik. 6. Në rastin kur gërmimi i shpëtimit kryhet nga një subjekt privat, relacioni firmoset/konfirmohet nga drejtuesi i projektit të subjektit, minimumi 2 arkeologë të këtij subjekti dhe nga specialisti i autorizuar nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, i cili ka qenë prezent gjatë gërmimit. Neni 5 1. Vëzhgimi intensiv sipërfaqësor (survey) dhe sondazhet arkeologjike kryhen nga specialistë të Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare, përgjegjëse për qytetin e Pogradecit. Në çdo projekt të ndërmarrë nga subjektet, është e detyrueshme pjesëmarrja e një përfaqësuesi të autorizuar nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik. 2. Kur subjekti privat kryen shkelje duke mos respektuar legjislacionin në fuqi, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik pezullon gërmimin dhe relaton menjëherë në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë, duke propozuar edhe masat përkatëse. Agjencia e Shërbimit Arkeologjik vulos kantierin dhe e monitoron atë në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare, përgjegjëse për qytetin e Pogradecit. 3. Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, pasi shqyrton rastin, vendos: Lënien në fuqi të vendimit të Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik për pezullimin e punimeve; Shfuqizimin e vendimit për pezullim dhe lejimin e vijimit të punimeve. 4. Në rastet kur subjekti privat nuk e kryen gërmimin sipas kuadrit ligjor në fuqi, Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë i delegon Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik të vazhdojë gërmimet. 5. Vendimi i Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë është i formës së prerë. Neni 6 Vendosja e tabelave prezantuese dhe paneleve shpjeguese 1. Në zonën arkeologjike "A" vendosja e tabelave prezantuese dhe paneleve shpjeguese për monumente të veçanta, rrënoja apo hapësira me potencial arkeologjik, bëhet vetëm në vendet e përcaktuara sipas rastit nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Agjencia e Shërbimeve Arkeologjike dhe zbatohet nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, përgjegjëse për qytetin e Pogradecit. 2. Në asnjë rast tabelat prezantuese dhe panelet shpjeguese nuk duhet të dëmtojnë apo konkurrojnë monumentin. 3. Vendosja e tabelave të sinjalistikës rrugore/turistike pranë monumenteve dhe zonave të mbrojtura rreth tyre bëhet në mbikëqyrjen e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, përgjegjëse për qytetin e Pogradecit. 4. Për çdo veprimtari me karakter kulturor në zonën arkeologjike "A", vendosja e tabelave dhe e materialeve publicitare lejohet në raste të veçanta festivo-kulturore dhe ka karakter të përkohshëm. Vendosja e tyre ekzekutohet vetëm në zbatim të urdhrit të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore dhe nën mbikëqyrjen e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, përgjegjëse për qytetin e Pogradecit. 5. Është e ndaluar vendosja e posterave publicitarë (jokulturorë) dhe politikë, si dhe dëmtimet e tjera të monumenteve dhe rrënojave arkeologjike (vizatimi, shkrimi mbi strukturat e paluajtshme). Neni 7 Kjo rregullore shoqërohet me hartën e zonifikimit, e cila rishikohet periodikisht nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, bazuar në të dhënat e reja arkeologjike, si dhe nevojën për mbrojtjen e monumenteve. Neni 8 Në hartimin e instrumenteve të planifikimit të territorit për Gradishtën e Selcës, rrethi Pogradec duhet të merret parasysh zonifikimi arkeologjik i Gradishtës së Selcës, rrethi Pogradec dhe përcaktimet e kësaj rregullore. Instrumentet e planifikimit të territorit për Gradishtën e Selcës, rrethi Pogradec që janë në fazën e zbatimit, si dhe rregulloret përkatëse të tyre duhet të rishikohen me qëllim që të zbatohet zonifikimi arkeologjik i Gradishtës së Selcës, rrethi Pogradec dhe përcaktimet e rregullores përkatëse.

Decision No.788 dated 29.9.2010 proclaiming as A Archeological Zone the area of Gradishte, Selce at Progradeci District and approving the regulation for its administration · Nelum