Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Decision no. 761, dated 9 December 2021 determining the criteria and procedures for the creation of strategic reserves of standing timber (uncut), the preservation and treatment of virgin or almost virgin forests, as well as their transition to full conservation

Made 2021-12-09 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Vendim n. 761, date 9.12.2021 për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për krijimin e rezervave strategjike të lëndës drusore në këmbë (të paprerë), ruajtjen dhe trajtimin e pyjeve të virgjëra ose pothuajse të virgjëra, si dhe kalimin e tyre në konservim të plotë.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Forestry
Keywords
forest management/forest conservation, forestry protection measures, hazards, protected area, timber

Where to read it

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. 1 VENDIM Nr. 761, datë 9.12.2021 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE TË PROCEDURAVE PËR KRIJIMIN E REZERVAVE STRATEGJIKE TË LËNDËS DRUSORE NË KËMBË (TË PAPRERË), RUAJTJEN DHE TRAJTIMIN E PYJEVE TË VIRGJËRA OSE POTHUAJSE TË VIRGJËRA, SI DHE KALIMIN E TYRE NË KONSERVIM TË PLOTË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 32, të ligjit nr. 57/2020, “Për pyjet”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për krijimin e rezervave strategjike të lëndës drusore në këmbë (të paprerë), si sipërfaqe pyjore të vëna në ruajtje për të përballuar ngjarje madhore, si dhe ruajtjen e trajtimin e pyjeve të virgjëra ose pothuajse të virgjëra, deri në kalimin e tyre në konservim të plotë, në përputhje me parashikimet e këtij vendimi. 2. Për qëllim të këtij vendimi, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: a) “Ngjarje madhore”, një ngjarje ose një akt natyror apo shoqëror që ndodh në vend, si: tërmetet, ciklonet, rrufetë, përmbytjet, shpërthimet vullkanike, në përputhje me parashikimin e legjislacionit në fuqi; b) “Zona me rrezikshmëri të lartë”, zonat që rrezikohen nga zjarri apo përmbytjet, si dhe zonat me erozion të lartë. 3. Rezervat strategjike të lëndës drusore në këmbë (të paprerë), si sipërfaqe pyjore të vëna në ruajtje për të përballuar ngjarje madhore, krijohen nga ngastrat dhe nënngastrat pyjore të cilat plotësojnë kriteret e mëposhtme: a) kanë një sipërfaqe jo më pak se 10 % të sipërfaqes pyjore dhe/ose 15 % të vëllimit të lëndës drusore të pyjeve publike, në pronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore; b) shfrytëzohen vetëm për plotësimin e nevojave të popullatës dhe të institucioneve publike për furnizimin me dru zjarri e lëndë ndërtimi, në rastet e ngjarjeve madhore; c) ndodhen afër qendrave të banuara dhe kanë shpërndarje homogjene, sipas ndarjes administrative të territorit të Republikës së Shqipërisë; ç) përshkohen nga një rrjet rrugor funksional, i cili mundëson përdorimin e tyre në çdo kohë, si dhe nuk janë në zona me rrezikshmëri të lartë; d) menaxhohen në përputhje me objektivat e përcaktuar në planet e mbarështimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse. 4. Për krijimin e rezervave strategjike të lëndës drusore në këmbë (të paprerë), në administrim të njësisë së vetëqeverisjes vendore, ndiqet procedura, si më poshtë vijon: a) brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, njësitë e vetëqeverisjes vendore, nëpërmjet strukturave përgjegjëse për menaxhimin e pyjeve, përcaktojnë ngastrat dhe nënngastrat që do të shërbejnë si rezerva strategjike të lëndës drusore në këmbë, sipas shtojcës 1, bashkëlidhur këtij vendimi; b) propozimi i njësive të vetëqeverisjes vendore, sipas parashikimit të dhënë në shkronjën “a” të kësaj pike, dërgohet në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve, e cila, pas verifikimit të përputhshmërisë së tij me Regjistrin Kombëtar të Fondit Pyjor, brenda 2 (dy) muajve, i përcjell vlerësimin teknik strukturës përgjegjëse për pyjet në ministri; c) struktura përgjegjëse për pyjet në ministri, pasi vlerëson që përcaktimi i ngastrave dhe nënngastrave, sipas shkronjës “a”, është në përputhje me programet dhe dokumentet strategjike për zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve, si dhe plotëson kriteret e këtij vendimi, brenda 20 (njëzet) ditëve, ia përcjell për miratim ministrit krijimin e rezervës strategjike të lëndës drusore në këmbë (të paprerë). 2 5. Në rezervat strategjike të miratuara ndalohen ndërhyrjet silvikulturore me përjashtim të prerjeve shëndetësore, kullotja, ndezja e zjarreve, dhënia në përdorim, heqja nga fondi pyjor, si dhe ushtrimi i çdo veprimtarie tjetër. 6. Ruajtja dhe trajtimi i pyjeve të virgjëra ose pothuajse të virgjëra, të cilat janë të përcaktuara në planet e mbarështimit të ekonomive, grumbujve dhe drurëve pyjorë të veçantë, të cilësuar të virgjër ose pothuajse të virgjër, realizohet sipas kritereve të mëposhtme: a) ruajtja e funksioneve ekologjike e mjedisore dhe evolucionit të tyre; b) përmbushja e objektivave për mbarështimin e ekonomive, grumbujve dhe drurëve pyjorë të veçantë, të cilësuar të virgjër ose pothuajse të virgjër; c) vendosja e masave objektive mbrojtëse për mbajtjen ose rivendosjen në një status të favorshëm ruajtjeje, për të siguruar mbrojtje afatgjatë të pyjeve të virgjëra ose pothuajse të virgjëra; ç) përjashtimi nga shfrytëzimi dhe nga çdolloj ndërhyrjeje tjetër që cenon statusin e tyre; d) përputhshmëria me planet e mbarështimit. 7. Ngastrat dhe nënngastrat në pyjet e virgjëra ose pothuajse të virgjëra, të identifikuara nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, sipas informacionit të vendosur në dispozicion nga kadastra pyjore, kalojnë në konservim të plotë, bazuar në kriteret ndërkombëtare për konservimin e natyrës sipas IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Konservimin e Natyrës), dhe trajtohen sipas rekomandimeve të planit të mbarështimit. 8. Për kalimin e pyjeve në konservim të plotë ndiqet procedura, si më poshtë vijon: a) njësitë e vetëqeverisjes vendore, nëpërmjet strukturave përgjegjëse për menaxhimin e pyjeve, identifikojnë ngastrat dhe nënngastrat e pyjeve të virgjëra ose pothuajse të virgjëra që do të kalojnë në konservim të plotë; b) propozimi për kalimin në konservim të plotë të pyjeve të virgjëra ose pothuajse të virgjëra bëhet pas konsultimit me komunitetin e zonës pyjore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, shoqatat e përdoruesve të pyjeve, ekspertët e pyjeve dhe të biodiversitetit, akademikë të shkencave të natyrës dhe të pyjeve, si dhe pas miratimit nga këshilli bashkiak i njësisë së vetëqeverisjes vendore ku ndodhet zona pyjore; c) propozimi i njësive të vetëqeverisjes vendore, sipas parashikimit të dhënë në shkronjën “a” të kësaj pike, dërgohet në Agjencinë Kombëtare të Pyjeve, e cila, pas verifikimit të përputhshmërisë së tij me Regjistrin Kombëtar të Fondit Pyjor, brenda 2 (dy) muajve, i përcjell vlerësimin teknik strukturës përgjegjëse për pyjet në ministri; ç) struktura përgjegjëse për pyjet, pasi vlerëson që përcaktimi i ngastrave dhe nënngastrave, sipas shkronjës “a”, është në përputhje me programet dhe dokumentet strategjike për zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve, si dhe plotëson kërkesat e këtij vendimi, brenda 20 (njëzet) ditëve, ia përcjell për miratim ministrit propozimin për kalimin në konservim të plotë të pyjeve të virgjëra. 9. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, vendimi nr. 734, datë 1.9.2010, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për krijimin e rezervave strategjike të lëndës drusore në këmbë”, shfuqizohet. 10. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Pyjeve dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTËR Arben Ahmetaj 3 Shtojca 1 BASHKIA……………. NGASTRAT E NËNNGASTRAT PYJORE TË PROPOZUARA SI REZERVË STRATEGJIKE TË LËNDËS DRUSORE Ngastra, n/ngastra Grumbulli pyjor Vëllimi drusor Nr . Sip . ha Funksion i kryesor Lloji druso r Forma e qeverisje s Klasa moshë s D mes cm H mes m Kd/T d Pë r ha m3 Gjithse j për ngastër Nga vëllimi për ngastër Emërtimi Ek. pyjore/kullosore Lëndë punim i m3 Nga kjo: Dru zjarr i m3 E hollë m3 E mesme E trashë m3 m3 1 2 3 4 5 6 7 8 TOTALI I BASHKISË

Decision no. 761, dated 9 December 2021 determining the criteria and procedures for the creation of strategic reserves of standing timber (uncut), the preservation and treatment of virgin or almost virgin forests, as well as their transition to full conservation · Nelum