Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Decision No.746 dated 23.6.2009 approving the tariffs for the removal from the forestry and pasture fund of the areas to be used for industrial constructions

Made 2009-06-23 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Vendim Nr.746, datë 23.6.2009 për përcaktimin e tarifave për heqjen nga fondi pyjor dhe kullosor të sipërfaqeve, që përdoren për ndërtimin e veprave industriale.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Forestry
Keywords
classification/declassification, fees/royalties

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. [Printo] [Google Translate] VENDIM Nr.746, datë 23.6.2009 PËR PËRCAKTIMIN E TARIFAVE PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR DHE KULLOSOR TË SIPËRFAQEVE, QË PËRDOREN PËR NDËRTIMIN E VEPRAVE INDUSTRIALE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 34 të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005 "Për pyjet dhe shërbimin pyjor", të ndryshuar, dhe të nenit 17 të ligjit nr.9693, datë 19.3.2007 "Për fondin kullosor", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Tarifat për pjesët e fondit, pyjor dhe kullosor, publik, që hiqen, në përputhje me nenin 34 të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005 "Për pyjet dhe shërbimin pyjor", të ndryshuar, dhe me nenin 17 të ligjit nr.9693, datë 19.3.2007 "Për fondin kullosor", të ndryshuar, që përdoren për ndërtime të veprave industriale, janë si më poshtë vijon: a) Çmimi i tokës pyjore, që do të përdoret për truall ndërtimi të jetë 1 (një) euro. b) Tarifa e heqjes apo përdorimit/shfrytëzimit të pyllit apo të fondit kullosor, kur kontrata e investimit është miratuar me ligj të veçantë, të jetë 1 (një) euro. 2. Procedurat për mënyrën e kryerjes së pagesës, si dhe për lidhjen e kontratës për sipërfaqet e hequra nga fondi pyjor dhe kullosor, që do të përdoren sipas pikës 1 të këtij vendimi, përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. 3. Ngarkohen Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministri I Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Copyright 2012 - www.ligjet.org Ligjet.org - Për përcaktimin e tarifave për heqjen nga fondi pyjor dhe kull... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:746:23.06.2009 1 of 1 4/24/2012 4:52 PM

Decision No.746 dated 23.6.2009 approving the tariffs for the removal from the forestry and pasture fund of the areas to be used for industrial constructions · Nelum