Decision No.734 dated 1.9.2010 on the criteria and the procedures for the establishment of the strategic reserve of standing timber
Made 2010-09-01 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Vendim Nr.734, datë 1.9.2010 për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave, për krijimin e rezervave strategjike të lëndës drusore në këmbë.
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Forestry
- Keywords
- timber, timber extraction/logging, forest management/forest conservation
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
[Printo] [Google Translate] VENDIM Nr.734, datë 1.9.2010 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE TË PROCEDURAVE, PËR KRIJIMIN E REZERVAVE STRATEGJIKE TË LËNDËS DRUSORE NË KËMBË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 8 të nenit 26 të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005 "Për pyjet dhe shërbimin pyjor", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Krijimin e rezervës strategjike, me rëndësi kombëtare, të lëndës drusore në këmbë, për t'u përdorur vetëm në raste emergjente, për plotësimin e nevojave të ekonomisë për lëndë drusore dhe furnizimin e popullatës me dru zjarri e lëndë ndërtimi. 2. Rezervat strategjike, me rëndësi kombëtare, administrohen nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe njësitë e qeverisjes vendore. 3. Ngastrat dhe nënngastrat pyjore, në pronësi publike, që do të shërbejnë si rezervë strategjike të lëndës drusore në këmbë, të përbëjnë jo më pak se 10 për qind të sipërfaqes e 15 për qind të vëllimit të lëndës drusore të pyjeve shtetërore, si dhe jo më pak se 10 për qind të sipërfaqes e vëllimit të lëndës drusore të pyjeve, në pronësi të njësive të qeverisjes vendore, dhe të caktohen sipas kritereve të mëposhtme: a) të jenë në përputhje me plotësimin e nevojave për të përballuar rastet emergjente; b) të jenë sa më afër qendrave të banuara, të kenë një shpërndarje homogjene, sipas ndarjes administrative të territorit të Republikës; c) të jenë të përshkueshme me rrjet rrugor, që mundëson përdorimin e tyre në çdo kohë, dhe të mos jenë zona me rrezikshmëri të lartë për t'u prekur nga zjarri. Shfrytëzimi i lëndës drusore nga rezervat strategjike bëhet për rastet e emergjencave të mëdha, me vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave. 4. Procedurat që duhet të ndiqen për krijimin e rezervave strategjike janë: a) Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe njësitë e qeverisjeve vendore përcaktojnë ngastrat dhe nënngastrat që do të shërbejnë si rezerva strategjike të lëndës drusore në këmbë; b) Ngastrat dhe nënngastrat që do të shërbejnë si rezervë strategjike të lëndës drusore në këmbë, miratohen nga Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, në bazë të studimit dhe të planeve të mbarështimit, që do të kryhen për këtë qëllim nga strukturat në varësi të saj, brenda një viti nga dalja e këtij vendimi, dhe rishikohen çdo 10 (dhjetë) vjet; c) Rezervat strategjike të miratuara duhet të menaxhohen sipas objektivave të përcaktuara në këto plane; ç) Në pyjet e përcaktuara si rezerva strategjike ndalohet të kryhen ndërhyrje silvikulturore, me përjashtim të prerjeve sanitare, ndalohet kullotja, ndezja e zjarreve, dhënia në përdorim, heqja nga fondi pyjor, si dhe ushtrimi i veprimtarive të tjera të çfarëdollojti. 5. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Copyright 2012 - www.ligjet.org Ligjet.org - Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave, për krijimin e ... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:734:01.09.2010 1 of 1 4/24/2012 5:43 PM