Decision No.729 dated 1.9.2010 proclaiming the archeological zones A and B in the city of Vlora and approving the regulation for their administration
Made 2010-09-01 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Vendim Nr.729, datë 1.9.2010 për shpalljen e zonave arkeologjike A dhe B të qytetit të Vlorës dhe miratimin e rregullores së administrimit.
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Land and soil
- Keywords
- cultural heritage
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
[Printo] [Google Translate] VENDIM Nr.729, datë 1.9.2010 PËR SHPALLJEN E ZONAVE ARKEOLOGJIKE "A" DHE "B" TË QYTETIT TË VLORËS DHE MIRATIMIN E RREGULLORES SË ADMINISTRIMIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 31, pika 1, e 53, pikat 1 e 2, të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003 "Për trashëgiminë kulturore", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shpalljen e zonave arkeologjike "A" dhe "B" të qytetit të Vlorës, sipas hartës dhe koordinatave gjeografike, të përcaktuara në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 2. Miratimin e rregullores së administrimit të zonave arkeologjike "A" dhe "B" të qytetit të Vlorës, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 3. Në pikën 1 të vendimit nr.6, datë 7.1.2005 të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e zonave arkeologjike, brenda qendrave të banuara në Shkodër, Lezhë, Krujë, Durrës, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Sarandë", zonifikimi për qytetin e Vlorës shfuqizohet. 4. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Brendshme, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit dhe organet e njësisë së qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha RREGULLORE PËR ADMINISTRIMIN E ZONËS ARKEOLOGJIKE "A" DHE "B" TË QYTETIT TË VLORËS Neni 1 Qëllimi Kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e rregullave për administrimin e zonës arkeologjike "A" dhe "B" të qytetit të Vlorës, mbështetur në ligjin nr.9048, datë 7.4.2003 "Për trashëgiminë kulturore", i ndryshuar. Neni 2 Kategoritë e zonës arkeologjike Zona arkeologjike e qytetit të Vlorës, në varësi të intensitetit dhe rëndësisë së gjetjeve arkeologjike, kategorizohet në zona arkeologjike "A" dhe zona arkeologjike "B". Neni 3 Ndërhyrjet në zonën arkeologjike "A" të qytetit të Vlorës Në zonën arkeologjike "A" të qytetit të Vlorës lejohet: 1. Restaurimi dhe konservimi i monumenteve dhe strukturave arkeologjike, kryerja e sondazheve arkeologjike me synim studimin e plotë të zonës, mbi bazën e projekteve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. 2. Rikonstruksioni i rrugëve dhe të gjitha punimet në rrjetin inxhinierik ujësjellës-kanalizime, ndriçim, telefoni, mbi bazën e projekteve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. 3. Vendosja e konstruksioneve të lehta (dru, xham, plastikë, metal) gjatë aktiviteteve kulturore me lartësi maksimale 3 m, të cilat duhen realizuar larg mureve dhe strukturave të tjera të dallueshme apo të supozuara. Konstruksionet vendosen dhe përdoren nga institucionet shtetërore të specializuara, duhet të jenë të lëvizshme (të çmontueshme) dhe që në asnjë rast nuk duhet të dëmtojnë nëntokën dhe peizazhin, në funksion të ruajtjes, ekspozimit, informimit publik dhe nevojave të tjera që lidhen me veprimtarinë arkeologjike në veçanti dhe trashëgiminë kulturore në përgjithësi. Projekti miratohet nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve dhe për çdo rast duhet të përcaktojë saktësisht qëllimin, kohëzgjatjen, vendndodhjen e strukturës brenda zonës, si dhe Ligjet.org - Për shpalljen e zonave arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të ... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:729:01.09.2010 1 of 4 4/24/2012 5:53 PM planprojektin e saj. Neni 4 Ndërhyrjet në zonën arkeologjike "B" të qytetit të Vlorës Në zonën arkeologjike "B" të qytetit të Vlorës lejohen: 1. Ndërtimet e reja pas miratimit me shkrim nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë të kërkesave të subjekteve të interesuara. 2. Ndërtimet lejohen vetëm pas kryerjes paraprake nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik të vëzhgimit intensiv, sondazheve arkeologjike apo formave të tjera të testimit në varësi të potencialit që përfaqëson zona me miratim të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë. 3. Format e testimit përcaktohen nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, por kryesisht janë sondazhe që nuk cenojnë shtresat në rast të vijimit të gërmimit arkeologjik, studime gjeofizike, regjistrim digjital i terrenit, vëzhgim intensiv arkeologjik etj. 4. Në rastet kur gjatë zbatimit të projektit ndërtimor zbulohen gjetje të rëndësisë së veçantë, projekti duhet të rishikohet. Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë miraton ndryshimet në projekt duke marrë në konsideratë konservimin, ruajtjen, si dhe bërjen e tyre të vizitueshme. Vetëm pas miratimit të ndryshimeve lejohet vazhdimi i punimeve. Neni 5 Procedurat që ndiqen për ndërhyrjet ndërtimore në zonën arkeologjike "B" 1. Për çdo ndërhyrje që prek nëntokën, në zonat arkeologjike "B", subjekti ndërtues i interesuar vë në dijeni Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare, përgjegjëse për qytetin e Vlorës, dhe paraqet pranë Sekretarisë Teknike të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë dokumentacionin si më poshtë: Fotokopje e noterizuar e lejes së sheshit të ndërtimit nga organet kompetente, sipas ligjit nr.10 119, datë 23.4.2009 "Për planifikimin e territorit"; Fotokopje e noterizuar e vendim it të gjykatës ose regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit; Prokurë për personin e autorizuar për nënshkrimin e kontratës, nëse nuk është administratori i subjektit. 2. Pas shqyrtimit dhe miratimit të kërkesës së subjektit nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik nënshkruan një kontratë me subjektin, për përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve. Neni 6 1. Për ndërhyrjet pa leje brenda zonës arkeologjike "B", Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, përgjegjëse për qytetin e Vlorës, pezullon menjëherë subjektin dhe njofton Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik, Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe strukturën përgjegjëse për trashëgiminë kulturore në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. 2. Në rast se subjekti nuk pezullon veprimet brenda 24 orëve, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare përgjegjëse i drejtohet menjëherë Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor dhe Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për pezullimin e ndërtimit deri në prishjen e tij. 3. Në rast të shkeljeve të procedurave nga subjektet ndërtimore, Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë për subjektin, si dhe për drejtuesin teknik përkatës, nuk merr në shqyrtim për një periudhë 3-vjeçare asnjë kërkesë për ndërtim në zona arkeologjike "B" në të gjithë territorin e vendit, apo në zona të tjera, ku sipas ligjit kërkohet miratimi i Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë. Neni 7 Gjetjet arkeologjike 1. Klasifikohen si gjetje arkeologjike, objektet e luajtshme dhe të paluajtshme në kontekstet arkeologjike, struktura murale (varre monumentale, pjesë mozaiku të shtrirë në një sipërfaqe mbi 4 m2, afreske, ndërtime inxhinierike, pjesë arkitekturore që lidhen me strukturat murale dhe banesa, tempuj e godina të tjera shërbimesh). 2. Në rast gjetjesh të rëndësishme të paluajtshme, punimet e nisura pezullohen menjëherë nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik. Brenda afatit prej 10 ditësh nga ndërprerja e punimeve, Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë vendos për veprimet e mëtejshme. Veprimet e mëtejshme, në lidhje me vazhdimin e ndërtimit, do të ndërmerren nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik në cilësinë e Sekretarisë Teknike të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, jo më vonë se 30 ditë nga ndërprerja e punimeve. Nëse gjetjet janë me vlera të rëndësishme, punimet e filluara të ndërpriten përfundimisht. Vendimi në këtë rast merret nga organi që ka autorizuar fillimin e punimeve, Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë. 3. Në rast se Agjencia e Shërbimit Arkeologjik i propozon ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore shpalljen monument kulture të një objekti të paluajtshëm, Instituti i Monumenteve të Kulturës bën studimin e zonës mbrojtëse të saj brenda 30 ditëve nga zbardhja e vendimit për shpalljen monument kulture. 4. Shpenzimet për kryerjen e hulumtimeve të nevojshme, përgatitjen e dokumentacionit, si dhe për Ligjet.org - Për shpalljen e zonave arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të ... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:729:01.09.2010 2 of 4 4/24/2012 5:53 PM ndryshimet e mundshme të projektit kur vendoset që gjetjet të mbrohen në vend (in situ), të gjitha shpenzimet për to, si dhe shpenzimet për kërkimet shkencore, veprimtaritë e nevojshme restauruese ose konservuese mbulohen 100% nga investitori. 5. Në rast të gjetjeve arkeologjike të rëndësishme, kur Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë vendos ndërprerjen përfundimtare të punimeve, investitori shpronësohet në bazë të kuadrit ligjor në fuqi. Neni 8 Gërmimet e shpëtimit 1. Në rast gjetjesh arkeologjike, zhvillohet gërmim i shpëtimit. Gërmimi i shpëtimit kryhet nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare, përgjegjëse për qytetin e Vlorës, ose nga subjekte private me leje të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, nën mbikëqyrjen e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik. 2. Në rast se gjatë kryerjes së gërmimit të shpëtimit gjykohet e nevojshme asistenca shkencore dhe teknike në terren e specialistëve të Institutit të Arkeologjisë, kërkohet zyrtarisht pjesëmarrja e tyre në gërmim. 3. Nëse pas kryerjes së gërmimit të shpëtimit zbulohen gjetje të rëndësisë së veçantë (strukturë etj.), Agjencia e Shërbimit Arkeologjik pezullon gërmimin dhe propozon në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë ndryshimet në projekt, me synim mbrojtjen dhe bërjen të vizitueshme të këtyre vlerave. 4. Vazhdimi i punimeve ndërtimore lejohet mbas verifikimit nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik të përmbushjes së kritereve të vendosura nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë për zbatimin korrekt të projektit të mbrojtjes dhe vizitueshmërisë. 5. Në përfundim të çdo gërmimi shpëtimi përgatitet një relacion i plotë, i cili i paraqitet Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë për miratim brenda 30 ditëve. Pas shqyrtimit dhe miratimit, një kopje e relacionit të plotë depozitohet edhe pranë Institutit të Arkeologjisë. 6. Në rastin kur gërmimi i shpëtimit kryhet nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, relacioni firmoset nga drejtuesi i grupit dhe nga anëtarët e tij, si dhe konfirmohet nga drejtori i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik. 7. Në rastin kur gërmimi i shpëtimit kryhet nga një subjekt privat, relacioni firmoset/konfirmohet nga drejtuesi i projektit të subjektit, minimumi 2 arkeologë të këtij subjekti dhe nga specialisti i autorizuar nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, i cili ka qenë prezent gjatë gërmimit. Neni 9 1. Vëzhgimi intensiv sipërfaqësor (survey) dhe sondazhet arkeologjike kryhen nga specialistë të Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare, përgjegjëse për qytetin e Vlorës. Në çdo projekt të ndërmarrë nga subjektet, është e detyrueshme pjesëmarrja e një përfaqësuesi të autorizuar nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik. 2. Kur subjekti privat kryen shkelje duke mos respektuar legjislacionin në fuqi, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik pezullon gërmimin dhe relaton menjëherë në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë, duke propozuar edhe masat përkatëse. Agjencia e Shërbimit Arkeologjik vulos kantierin dhe e monitoron atë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare, përgjegjëse për qytetin e Vlorës. 3. Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë pasi shqyrton rastin vendos: a) Lënien në fuqi të vendimit të Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik për pezullimin e punimeve; b) Shfuqizimin e vendimit për pezullim dhe lejimin e vijimit të punimeve. 4. Në rastet kur subjekti privat nuk e kryen gërmimin sipas kuadrit ligjor në fuqi, Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë i delegon Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik të vazhdojë gërmimet. 5. Vendimi i Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë është i formës së prerë. Neni 10 Vendosja e tabelave prezantuese dhe paneleve shpjeguese 1. Në zonën arkeologjike "A" dhe "B" vendosja e tabelave prezantuese dhe paneleve shpjeguese për monumente të veçanta, rrënoja apo hapësira me potencial arkeologjik, bëhet vetëm në vendet e përcaktuara sipas rastit nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Agjencia e Shërbimeve Arkeologjike dhe zbatohet nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, përgjegjëse për qytetin e Vlorës. 2. Në asnjë rast tabelat prezantuese dhe panelet shpjeguese nuk duhet të dëmtojnë apo konkurrojnë monumentin. 3. Vendosja e tabelave të sinjalistikës rrugore/turistike pranë monumenteve dhe zonave të mbrojtura rreth tyre bëhet në mbikëqyrjen e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, përgjegjëse për Vlorën. 4. Për çdo veprimtari me karakter kulturor në zonat arkeologjike "A" dhe "B", vendosja e tabelave dhe e materialeve publicitare lejohet në raste të veçanta festivo-kulturore dhe ka karakter të përkohshëm. Vendosja e tyre ekzekutohet vetëm në zbatim të urdhrit të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore dhe nën mbikëqyrjen e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, përgjegjëse për Vlorën. 5. Është e ndaluar vendosja e posterave publicitarë (jokulturorë) dhe politikë, si dhe dëmtimet e tjera të monumenteve dhe rrënojave arkeologjike (vizatimi, shkrimi mbi strukturat e paluajtshme). Ligjet.org - Për shpalljen e zonave arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të ... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:729:01.09.2010 3 of 4 4/24/2012 5:53 PM Neni 11 Kjo rregullore shoqërohet me hartën e zonifikimit, e cila rishikohet periodikisht, bazuar në të dhënat e reja arkeologjike, si dhe nevojën për mbrojtjen e monumenteve. Neni 12 Në studimet urbanistike për qytetin e Vlorës duhet të merret parasysh zonifikimi arkeologjik i qytetit të Vlorës dhe përcaktimet e kësaj rregulloreje. Studimet urbanistike të miratuara që janë në fazën e zbatimit, si dhe rregulloret përkatëse të tyre, duhet të rishikohen, me qëllim që të zbatohet zonifikimi arkeologjik i qytetit të Vlorës dhe përcaktimet e rregullores përkatëse. Neni 13 Shkelja e kësaj rregulloreje ngarkon me përgjegjësi sipas dispozitave të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003 "Për trashëgiminë kulturore", i ndryshuar, dhe Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Copyright 2012 - www.ligjet.org Ligjet.org - Për shpalljen e zonave arkeologjike “A” dhe “B” të qytetit të ... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:729:01.09.2010 4 of 4 4/24/2012 5:53 PM