Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Decision no.715 dated 23.06.2009 amending Decision No.402 dated 21.6.2006 proclaiming National Park the Dajti Mountain natural ecosystem

Made 2009-06-23 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Vendim Nr.715, datë 23.6.2009 për një ndryshim në Vendimin Nr.402, datë 21.6.2006 të këshillit të ministrave “për shpalljen e ekosistemit natyror të Malit të Dajtit “Park Kombëtar” (me sipërfaqe të zgjeruar)”.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Wild species and ecosystems
Keywords
national parks, ecosystem conservation, protected area

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. VENDIM Nr.715, datë 23.6.2009 PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.402, DATË 21.6.2006 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR SHPALLJEN E EKOSISTEMIT NATYROR TË MALIT TË DAJTIT “PARK KOMBËTAR” (ME SIPËRFAQE TË ZGJERUAR)” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Pakësimin e sipërfaqes, 167.29 ( njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë presje njëzet e nëntë) ha, të Parkut Kombëtar të malit të Dajtit, sipas objekteve të mëposhtme: a) Objekti “Mali i Shpozës” me sipërfaqe 80,53 (tetëdhjetë presje pesëdhjetë e tre) ha dhe me koordinatat përkatëse; b) Objekti “Mali i Mollës”, me sipërfaqe 86,76 (tetëdhjetë e gjashtë presje shtatëdhjetë e gjashtë) ha dhe me koordinatat përkatëse, sipas tabelave, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij. 2. Ngarkohen Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Tabela a) Objekti “Mali i Shpozës” me sipërfaqe 80,53 ha dhe me koordinata: Nr. Koordinatat (Sistemi Gauss Krueger S-42, Albania, Zona 4) Lindje (m) Veri (m) 1. 44 07 890 45 80 040 2. 44 08 900 45 79 710 3. 44 08 800 45 79 100 4. 44 08 220 45 78 780 5. 44 07 500 45 78 820 b) Objekti “Mali i Mollës”, me sipërfaqe 86,76 ha dhe me koordinata: Nr. Koordinatat (Sistemi Gauss Krueger S-42, Albania, Zona 4) Lindje (m) Veri (m) 1. 44 09 450 45 78 596 2. 44 09 850 45 77 835 3. 44 10 510 45 77 340 4. 44 09 450 45 77 120 5. 44 09 210 45 78 510

Decision no.715 dated 23.06.2009 amending Decision No.402 dated 21.6.2006 proclaiming National Park the Dajti Mountain natural ecosystem · Nelum