Decision No. 684 proclaiming the Shkodra lake areas as a Managed Natural Reserve
Made 2005-11-02 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Water, Wild species and ecosystems
- Keywords
- protected area, ecosystem conservation, zoning, management/conservation
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
VENDIM Nr. 684, datë 2.11.2005 PËR SHPALLJEN E ZONËS SHQIPTARE TË LIQENIT TË SHKODRËS “REZERVAT NATYROR I MENAXHUAR” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4 shkronja “ç”, 13, pika 1, e 23 të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shpalljen e zonës shqiptare të liqenit të Shkodrës “Rezervat natyror i menaxhuar”, sipas hartës që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Rezervati natyror i menaxhuar i liqenit të Shkodrës, kufizohet: Nga veriu: Me pikën kufitare “Hani i Hotit” (420 20’17” 190 26’); Nga perëndimi: Me kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë me Republikën Serbi Mali i Zi; Nga lindja: Me rrugën kombëtare automobilistike Shkodër-Hani i Hotit; Nga jugu: Me vijën që bashkon grykëderdhjen e liqenit të Shkodrës me pikën kufitare (koordinatat: 420 04’18” 190 23’, 420 03’08” 190 29’30”). 3. Rezervati natyror i menaxhuar i liqenit të Shkodrës ka një sipërfaqe të përgjithshne 26 535 ha, të përbërë nga: sipërfaqe ujore 15 719 ha; sipërfaqe pyjore e shkurrore 1965 ha; të tjera 8851 ha. 4. Rezervati natyror i menaxhuar i liqenit të Shkodrës ndahet në zonat, si më poshtë vijojnë: a) Zonë qendrore (në hartë e shënuar me “1/a”) e përbërë nga: Bregu i liqenit nga ekstremi perëndimor i fshatit Zogaj deri në kufirin e Republikës së Shqipërisë me Malin e Zi dhe shpati i malit të Taraboshit nga kuota 494 m lartësi, në jug, deri 20 m në brendësi të ujërave të liqenit, në veri, brenda segmentit Zogaj-kufiri shqiptaro-malazez. Në këtë zonë të zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes. b) Zonë e menaxhimit të habitateve (në hartë e shënuar me “2/a”) e përbërë nga: e gjithë sipërfaqja ujore e liqenit, me përjashtim të asaj të përfshirë në zonën “1/a”, përmendur në shkronjën “a” të kësaj pike; bregu perëndimor i pjesës shqiptare nga ura e Bunës, në lindje, deri në fshatin Zogaj, në perëndim (kufiri me zonën “1/a”, të përmendur në shkronjën “a” të kësaj pike), duke përfshirë të gjithë gjerësinë e këtij segmenti, deri në lartësinë 300 m në faqen e malit të Taraboshit, në jug. Në këtë zonë të zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes. c) Zona e zhvillimit tradicional (në hartë e shënuar “3”) e përbërë nga: e gjithë sipërfaqja në pjesën lindore të liqenit, e kufizuar, në perëndim, me zonën 2/a, të përmendur në shkronjën “b” të kësaj pike, deri në rrugën automobilistike Shkodër-Hani i Hotit, në lindje, dhe qytetin e Shkodrës, në skajin juglindor. Në këtë zonë të zbatohet shkalla e katërt e mbrojtjes. 5. Administrata e rezervatit natyror të menaxhuar të liqenit të Shkodrës përbëhet nga dhjetë punonjës (rangers), që janë në përbërje të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Për vitin 2006 këta punonjës do të paguhen nga projekti italian i peshkimit “Programi i mbështetjes së peshkimit artizanal dhe i mbrojtjes së mjedisit të liqenit të Shkodrës: (COD MAE: 6661/COOP/ALB) dhe pas këtij viti, nga Buxheti i Shtetit. 6. Ngarkohet Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave që, në bashkëpunim me pushtetin vendor, organizatat jofitimprurëse, përfaqësuesit e komunitetit dhe institucionet shkencore, të hartojë rregulloren e administrimit, planin e menaxhimit dhe programin e monitorimit të rezervatit natyror të menaxhuar të liqenit të Shkodrës. 7. Ngarkohet Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha