Decision No. 612 dated 31.8.2011 laying down requirements for the fertilizers with nitrate ammonium bases and more than 28% azote content
Made 2011-08-31 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Vendim Nr.612, datë 31.8.2011 Për përcaktimin e kërkesave të hollësishme për plehrat me bazë nitrat amoni, me përmbajtje mbi 28 për qind azot.
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Cultivated plants
- Keywords
- fertilizers/nutrients, standards, plant production
- Categories
- agriculture
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
VENDIM Nr.612, datë 31.8.2011 PËR PËRCAKTIMIN E KËRKESAVE TË HOLLËSISHME PËR PLEHRAT ME BAZË NITRAT AMONI, ME PËRMBAJTJE MBI 28 PËR QIND AZOT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 8 të nenit 8 të ligjit nr.10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Përcaktimin e kërkesave të hollësishme, që duhet të plotësojnë plehrat me bazë nitrat amoni, me përmbajtje mbi 28 për qind në masë të azotit, sipas aneksit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 2. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha ANEKS KËRKESAT E HOLLËSISHME TEKNIKE PËR PLEHRAT ME BAZË NITRAT AMONI ME PËMBAJTJE MBI 28 % NË MASË TË AZOTIT Karakteristikat dhe kufijtë e plehrave me bazë nitrat amoni me përmbajtje mbi 28 % në masë të azotit janë si më poshtë vijon: 1. Poroziteti (mbajtja e vajit) Mbajtja e vajit nga plehrat, të cilat duhet t’u jenë nënshtruar paraprakisht dy cikleve termike me temperaturë 25-50°C, nuk duhet të tejkalojë 4 % në masë. 2. Përbërësit që ndizen Përqindja në masë e lëndës që ndizet, e matur si karbon, nuk duhet të tejkalojë: 0.2 % për plehrat me përmbajtje të barabartë ose mbi 31.5 % në masë azoti; dhe 0.4 % për plehrat me përmbajtje të barabartë ose mbi 28 %, por më të ulët se 31.5% në masë azoti. 3. Pehashi (pH) Pehashi (pH) në një tretësirë të përbërë nga 10 gr pleh në 100 ml ujë duhet të jetë jo më pak se 4.5 pH. 4. Klori Përmbajtja e klorit duhet të jetë jo më shumë se 0.02 % në masë. 5. Analiza e madhësisë së grimcës Deri në 5% e masës së plehut duhet të kalojë përmes një rrjete site prej 1 mm dhe deri në 3% e masës duhet të kalojë përmes një rrjete site prej 0.5 mm. 6. Metalet e rënda Në plehrat me bazë nitrat amoni me përmbajtje të lartë azoti nuk duhen të shtohen metale të rënda dhe çdo gjurmë e rastësishme që rezulton nga procesi i prodhimit nuk duhet të kalojë kufijtë, të cilët përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas nenit 9, pika 1 të ligjit nr.10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”. Përmbajtja e bakrit nuk duhet të jetë më shumë se 10 mg/kg. Për metalet e tjera të rënda nuk ka specifikime*. * 32003 R 2003 (Celex No). Pjesërisht e përputhshme me rregulloren e Bashkimit Europian 2003/2003 të Parlamentit dhe Këshillit Europian, datë 13 tetor 2003 në lidhje me plehrat. Gazeta Zyrtare nr.304, datë 21.11.2003, faqe 0001-0194