Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Decision no. 568, dated 17.7.2019 for the creation, organization and operation of the National Environmental Agency

Made 2019-07-17 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Vendim nr. 568, datë 17.7.2019 për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë kombëtare të mjedisit.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Environment
Keywords
institution, protection of environment, public health, sustainable development, sustainable use, governance

Where to read it

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. 1 VENDIM Nr. 568, datë 17.7.2019 PËR KRIJIMIN, MËNYRËN E ORGANIZIMIT DHE TË FUNKSIONIMIT TË AGJENCISË KOMBËTARE TË MJEDISIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 6, të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, dhe të nenit 59, të ligjit nr. 10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 1. Krijimin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, në vijim AKM, si person juridik publik buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për mjedisin, në vijim “ministri”), me seli në Tiranë. AKM-ja financohet nga buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera të ligjshme. 2. AKM-ja ka për mision mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit si një pasuri jetike për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, parandalimin dhe pakësimin e rreziqeve ndaj jetës e shëndetit të njeriut, sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, përdorimin e matur dhe racional të natyrës e të burimeve të saj në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. II. PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE TË AGJENCISË KOMBËTARE TË MJEDISIT AKM-ja ka këto funksione kryesore: 1. Sigurimin e performancës mjedisore; 2. Kërkimin dhe dijen mjedisore; 3. Vlerësimin e impaktit mjedisor dhe licencimin; 4. Inspektimin dhe kontrollin tematik për respektimin e kërkesave ligjore e të kushteve mjedisore. III. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I AGJENCISË KOMBËTARE TË MJEDISIT 1. AKM-ja e shtrin veprimtarinë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ajo organizohet në 2 nivele: a) Nivel qendror, përmes Drejtorisë së Përgjithshme; b) Nivel rajonal, nëpërmjet 4 (katër) agjencive rajonale të mjedisit (ARM). 2. Ministri miraton me urdhër shtrirjen territoriale të ARM-ve dhe qarkun ku do të ngrihet Agjencia Rajonale e Mjedisit. 3. AKM-ja drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e saj dhe përgjigjet përpara ministrit. Drejtori i Përgjithshëm përfaqëson AKM-në në marrëdhëniet me të tretët. Agjencitë rajonale të mjedisit drejtohen nga drejtuesit përkatës të tyre dhe raportojnë te drejtori i Përgjithshëm i AKM-së. 4. Struktura dhe organika e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe e agjencive rajonale të mjedisit miratohen nga Kryeministri, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore. 5. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në përputhje me përgjegjësitë e veta, kryen këto detyra: 5.1 Në lidhje me sigurimin e performancës mjedisore: a) përcaktimin e standardeve, kritereve mjedisore dhe metodologjive/udhëzuesve për mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit; b) vlerësimin e vazhdueshëm të statusit mjedisor, rolit të aktivitetit njerëzor e natyror mbi mjedisin si dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi rëndësinë e mjedisit; 2 c) përcaktimin e objektivave mjedisorë duke qartësuar rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve të ndryshme për realizimin e tyre, kriteret dhe treguesit (KPI/benchmark) e performancës së mjedisit në përputhje me kërkesat e BE-së si dhe nëpërmjet organizimit e vlerësimit funksional të sistemit/të sektorit të mjedisit; ç) garantimin e ndërveprimit të efektshëm dhe angazhimin/pjesmëmarrjen e aktorëve të ndryshëm (institucione, shoqëria civile, biznesi, komunitetet dhe qytetarët). 5.2 Në lidhje me kërkimin dhe dijen mjedisore: a) kryerjen e kërkimeve, analizave e bashkëpunimeve shkencore dhe propozimin e metodave e të teknikave inovative për rritjen e efektshmërisë së sektorit të mjedisit, përfshi implementimin e teknologjive inovative me impakt sa më të vogël në mjedis; b) projektimin, ndërtimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e sistemit të integruar të informacionit (përfshi atë gjeografik - GIS), si dhe të regjistrave mjedisorë, nëpërmjet të cilëve sigurohet informacioni në sektorin e mjedisit; c) ngritjen dhe administrimin e rrjetit të pajisjeve matëse të treguesve mjedisorë dhe të laboratorëve mjedisorë, të teknologjisë dhe infrastrukturës mjedisore, të cilat mundësojnë kryerjen në kohë të analizave mjedisore; ç) mbledhjen, përpunimin dhe regjistrimin e informacionit lidhur me vlerësimin/analizimin e kimikateve dhe trajtimin e tyre si dhe të veprimtarive të tjera të lidhura me këtë funksion. 5.3 Në lidhje me vlerësimin e impaktit mjedisor dhe licencimin: a) vlerësimin e ndikimit në mjedis të shkaktuar nga projekte, aktivitete të subjekteve të ndryshme dhe fenomene natyrore/klimaterikë etj., duke mundësuar një mjedis brenda standardeve dhe parametrave të kërkuar dhe në përputhje me kërkesat ligjore, për jetë cilësore dhe të shëndetshme të qytetarëve; b) përgatitjen e projektdeklaratave mjedisore për programe, plane, strategji, projekte; c) hartimin e databazës së lejeve mjedisore ku të reflektohen të gjitha aplikimet për leje të bëra nga subjekte të ndryshme; ç) përgatitjen e formatit standard të kërkesës për leje mjedisi; d) pranimin e aplikimeve për leje mjedisore dhe realizimin e procedurës së vleresimit të dokumentacionit ligjor dhe teknik për pajisjen me leje (A, B, C); dh) verifikimin e saktësisë së informacionit të dhënë nga operatori në kërkesën e tij për leje mjedisi (të tipit A, B) dhe përgatitjen e mendimit të argumentuar për ministrin në lidhje me miratimin ose jo të kësaj lejeje, me kushte të detajuara; e) kryerjen e oponencës teknike për lejet mjedisore dhe hartimin e opionioneve profesionale; ë) përcaktimin e përgjegjësive mjedisore dhe vlerësimin e riskut, që ka si objektiv parandalimin e rikuperimin e dëmeve që i shkaktohen mjedisit, organizimin e sektorit për marrjen e masave, rehabilitimin e mjedisit etj. 5.4 Në lidhje me inspektimin dhe kontrollin e veprimtarive lidhur me sektorin e mjedisit dhe ujërave: a) përgatitjen e raporteve periodike mbi vlerësimin e mjedisit; b) përgatitjen dhe ndjekjen e Programit Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit; c) sigurimin e kontrollit shtetëror të mbrojtjes së mjedisit siç parashikohet në legjislacionin në fuqi; ç) kryerjen e inspektimeve dhe kontrolleve përmes një programi tematik mbi bazë risku, të miratuar nga ministri përgjegjës për mjedisin, për respektimin e kërkesave ligjore e të kushteve mjedisore, siç parashikohet në ligj dhe në legjislacionin e posaçëm në fuqi; d) sigurimin e zbatimit dhe kontrollin e zbatimit të akteve ligjore e nënligjore që rregullojnë veprimtarinë në fushën e inspektimit të mjedisit dhe ujërave; dh) shqyrtimin e ankesave për masat administrative dhe gjobat e vendosura ndaj subjekteve në kuadër të aplikimit të përgjegjësive mjedisore, detyrimeve monetare të subjekteve të gjobitura etj. e) bashkëpunimin me inspektoratet e tjera kompetente, në rast se kërkohet prej tyre; 3 ë) ushtrimin e çdo funksioni tjetër, të përcaktuar në ligje të tjera të posaçme, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, lejet e mjedisit dhe inspektimin. 5.5 Në lidhje me ofrimin e shërbimeve mbështetëse: a) menaxhimin e buxhetit dhe financës; b) rregullimin ligjor të marrëdhënieve dhe respektimin e procedurave; c) sigurimin, garantimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore. 6. Agjencitë rajonale të mjedisit kryejnë detyrat, si më poshtë vijon: a) Japin lejen e mjedisit të tipit “C”, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për lejet e mjedisit; b) Sigurojnë informacionin nëpërmjet mbajtjes dhe përditësimit të regjistrit me të dhëna për instalimet e kategorisë “C”, që ndodhen brenda territorit ku shtrihet fusha e kompetencave të tyre, përpunimin dhe analizimin e tyre në nivel rajoni, si dhe raportimin/përcjelljen e informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme, në funksion të krijimit të sistemit të integruar të informacionit mjedisor në nivel kombëtar; c) Inspektojnë lidhur me aspektin mjedisor duke përfshirë aktivitete të tilla si monitorimet, kontrollet dhe auditimet me qëllim sigurimin e ligjshmërisë në çështjet mjedisore sipas sistemit mbi bazë risku dhe përputhshmërinë e aktivitetit të operatorëve me kushtet/kriteret e përcaktuara në lejet mjedisore; ç) Kryejnë matjet dhe analizat laboratorike mbi treguesit mjedisorë në laboratorë funksionalë për këtë qëllim; d) Koordinojnë veprimtarinë dhe bashkëpunojnë me strukturat përgjegjëse për mjedisin në njësitë e qeverisjes vendore. 7. Rregullorja që përcakton metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit të AKM së miratohet nga ministri, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm. 8. Marrëdhëniet e punës së drejtorit të Përgjithshëm, nëpunësve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe të nëpunësve të agjencive rajonale të mjedisit rregullohen sipas dispozitave të legjislacionit për nëpunësin civil. Marrëdhëniet e punës së punonjësve administrativë rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës. 9. AKM-ja ka stemën, logon dhe vulën e saj zyrtare. Stema e AKM-së përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet “Republika e Shqipërisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit”, në përputhje me përcaktimet e vendimit të Këshillit të Ministrave për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës së Shqipërisë. 10. Agjencitë rajonale të mjedisit kanë stemën, logon dhe vulën e tyre zyrtare. Stema e zyrave përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet “Republika e Shqipërisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Agjencia Rajonale e Mjedisit...(emri i qarkut ku ka selinë agjencia)”, në përputhje me përcaktimet e vendimit të Këshillit të Ministrave për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës së Shqipërisë. 11. Vula e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe vulat e secilës agjenci rajonale të mjedisit kanë formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare. Vulat prodhohen, administrohen dhe ruhen në përputhje me legjislacionin në fuqi. IV. DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT 1. Deri në fillimin e funksionimit të plotë të AKM-së, sipas përcaktimeve të këtij vendimi, strukturat aktuale vazhdojnë funksionimin e tyre sipas strukturave dhe organikave të miratuara. 2. Numri i punonjësve, asetet dhe fondet e miratuara për AKM-në dhe ARM-të riorganizohen sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, në nivel qendror dhe rajonal. 3. Për nëpunësit civilë aktualë të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit zbatohen dispozitat e legjislacionit për nëpunësin civil në rastin e mbylljes dhe ristrukturimit të institucionit. Për punonjësit administrativë zbatohen dispozitat e Kodit të Punës. 4. Vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 47, datë 29.1.2014, “Për përcaktimin e rregullave për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit e të agjencive rajonale të 4 mjedisit”, dhe nr. 103, datë 4.2.2015, “Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve”, të ndryshuar, shfuqizohen. 5. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Departamenti i Administratës Publike për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTËR Edi Rama

Decision no. 568, dated 17.7.2019 for the creation, organization and operation of the National Environmental Agency · Nelum