Decision No. 549 for the creation of the Plant Protection Institution
Made 1992-12-29 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Cultivated plants
- Keywords
- institution, plant protection, governance
- Categories
- agriculture
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
VENDIM Nr.549, datë 29.12.1992 PER KRIJIMIN E INSTITUTIT TE MBROJTJES SE BIMEVE Me propozimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe të Ushqimit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Krijimin e Institutit të Mbrojtjes së Bimëve, mbi bazën e Stacionit qendror kërkimor për mbrojtjen e bimëve, me qendër në Durrës, në vartësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Ushqimit, me objekt kryerjen e kërkimeve shkencore në këtë fushë, diagnostikimin, prognozë-sinjalizimin, propozimin e masave të luftimit dhe atyre karantinore kundër parazitëve të bimëve, kryerjen e provave biologjike e agronomike për regjistrimin e pesticideve dhe kontrollin cilësor të tyre. 2. Vendimi i Këshillit të Ministrave, nr.29, datë 9.2.1971 "Për disa masa për përmirësimin e mëtejshëm të punës kërkimore shkencore në lëmin e prodhimit bujqësor", pika 2 "c" "Për krijimin e stacionit qendror për mbrojtjen e bimëve në Durrës" si dhe vendimi nr.152, datë 15.4.1983 "Për krijim ndërmarrjesh e institucionesh", pika 4 "Për krijimin e Stacionit qendror të kërkimeve për mbrojtjen e bimëve", shfuqizohen. 3. Me zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYETARI I KESHILLIT TE MINISTRAVE ALEKSANDER MEKSI