Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Decision no. 537, dated 22 September 2021 determining the estimated costs for compensatory afforestation in cases of changing the destination of the forest fund

Made 2021-09-22 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Vendim n. 537, date 22.9.2021 për përcaktimin e kostove të përllogaritura për pyllëzim kompensues në rastet e ndryshimit të destinacionit të fondit pyjor.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Forestry, Land and soil
Keywords
forest management/forest conservation, afforestation/reforestation, liability/compensation, fees/royalties, land clearing, public forest, public land, land tenure

Where to read it

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. 1 VENDIM Nr. 537, datë 22.9.2021 PËR PËRCAKTIMIN E KOSTOVE TË PËRLLOGARITURA PËR PYLLËZIM KOMPENSUES, NË RASTET E NDRYSHIMIT TË DESTINACIONIT TË FONDIT PYJOR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 5, të ligjit nr. 57/2020, “Për pyjet”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Subjektet përfituese, për të cilat është miratuar ndryshimi i destinacionit të fondit pyjor kombëtar, paguajnë paraprakisht kostot e përllogaritura për pyllëzimin kompensues përkatës, si rezultat i ndryshimit të destinacionit të përdorimit të fondit pyjor, të lejuara nga ligji. 2. Për qëllime të këtij vendimi, me termat e mëposhtëm nënkuptojmë: a) “Ndryshim destinacioni”, tjetërsimi i kores së tokës pyjore. b) “Kosto të përllogaritura”, shuma e të gjitha kostove materiale dhe kostove të sasive të punës së gjallë, duke përfshirë kostot për mirëmbajtjen dhe shërbimet kulturale të nevojshme, për të realizuar pyllëzimin e detyrueshëm të sipërfaqeve pyjore, të cilave u ndryshon destinacioni i përdorimit, në saje të një aktiviteti të miratuar paraprakisht dhe të lejuar nga ligji për pyjet. c) “Lloje pyjore frutore”, drurët ose shkurret që formojnë masive pyjore (grumbuj) në gjendje natyrore (të egër), të tilla si gështenja, arra, lajthia etj. ç) “Shërbime kulturale”, shërbime të cilat kryhen në objektet e pyllëzuara artificialisht, të tilla si zëvendësimi i fidanëve të tharë, ujitja, prashitja, plehërimi dhe hijëzimi i fidanëve, për një periudhë kohore jo më pak se 3 (tre) vjet, duke përfshirë edhe mbrojtjen e objektit. d) “Rehabilitim”, tërësia e masave që merren për rigjenerimin dhe kthimin në gjendjen natyrore të njëjtë ose të përafërt me atë të sipërfaqes pyjore të cenuar për shkak të ndryshimit të destinacionit. 3. Përllogaritja e kostove për sipërfaqet zëvendësuese ose kompensuese të rehabilitimit të fondit pyjor bëhet mbi bazën e: a) trefishit të sipërfaqes që hiqet nga fondi pyjor, për pyjet me formë qeverimi trungishte dhe cungishte; b) barazimit me sipërfaqen që hiqet nga fondi pyjor, për pyjet me formë qeverimi shkurre, si dhe për sipërfaqet me bimësi pyjore. 4. Kostot e përllogaritura për pyllëzimin kompensues për 1 ha (hektarë) janë, si më poshtë vijon: a) 229 220 (dyqind e njëzet e nëntë mijë e dyqind e njëzet) lekë, për skemën e pyllëzimit 2 x 2; b) 163 632 (njëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e tridhjetë e dy) lekë, për skemën e pyllëzimit 3 x 2; c) 119 780 (njëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë) lekë, për skemën e pyllëzimit 3 x 3; ç) 100 686 (njëqind mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e gjashtë) lekë, për skemën e pyllëzimit 4 x 3; d) 83 655 (tetëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë) lekë, për skemën e pyllëzimit 4 x 4; dh) 107 160 (njëqind e shtatë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) lekë, për skemën e pyllëzimit 5 x 5 m (për llojet pyjore frutore); e) 85 990 (tetëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë) lekë, për skemën e pyllëzimit 6 x 6 (për llojet pyjore frutore). 2 5. Kostove sipas pikës 4, të këtij vendimi, u shtohen rast pas rasti edhe: a) kostot e blerjes së fidanëve dhe të transportit të tyre, që u referohen vlerave të tregut në momentin e blerjes; b) kostot e hartimit të projektit në masën 10% të vlerës së projektit, por jo më pak se 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë; c) kostot e drejtuesit teknik të projektit në masën 10% të vlerës së projektit, por jo më pak se 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë. ç) kostot e mbrojtjes së objektit. 6. Ngarkohen bashkitë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Kombëtare e Pyjeve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit ne Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTËR DHE MINISTËR PËR RINDËRTIMIN DHE PROGRAMIN E REFORMAVE Arben Ahmetaj

Decision no. 537, dated 22 September 2021 determining the estimated costs for compensatory afforestation in cases of changing the destination of the forest fund · Nelum