Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Decision No.460 dated 16.6.2010 on the organization and functioning of the territory planning registration

Made 2010-06-16 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Vendim Nr.460, datë 16.6.2010 për organizimin dhe funksionimin e regjistrit të planifikimit të territorit.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Land and soil
Keywords
registration, data collection/reporting, land-use planning, policy/planning

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. [Printo] [Google Translate] VENDIM Nr.460, datë 16.6.2010 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E REGJISTRIT TË PLANIFIKIMIT TË TERRITORIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 55 të ligjit nr.10119, datë 23.4.2009 "Për planifikimin e territorit", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I REGJISTRIT TË PLANIFIKIMIT TË TERRITORIT 1. Regjistri i Planifikimit të Territorit është një inventar elektronik dhe shkresor publik për informacionin lidhur me planifikimin e territorit, që krijohet, ruhet, mirëmbahet, administrohet dhe përditësohet në mënyrë të pavarur nga autoritetet kombëtare e vendore të planifikimit dhe institucionet e tjera publike. Regjistri përmban: a) informacion për planifikimin dhe kontrollin e zhvillimit të territorit; b) projektakte dhe akte të planifikimit të territorit, të përdorimit e të pronësisë së tokës; c) kërkesat për zhvillimin e tokës dhe lejet e zhvillimit, së bashku me të drejtat ose kufizimet ligjore, që rrjedhin prej tyre. Informacionet e mësipërme duhet të regjistrohen në portalin web të regjistrit, i cili është një rrjet i integruar dhe shumëfunksional për shkëmbimin elektronik të informacionit. 2. Informacioni në Regjistrin e Planifikimit të Territorit mirëmbahet dhe përditësohet nga autoritetet kombëtare e vendore të planifikimit, institucionet e tjera publike, që krijojnë një bazë të dhënash të pavarur për të përmbushur përgjegjësitë e tyre në përputhje me nenin 51 të ligjit nr.10 119, datë 29.4.2009 "Për planifikimin e territorit". Personat juridikë mund të kontribuojnë me informacion për planifikimin e territorit në portalin web të regjistrit. 3. Informacioni elektronik në portalin web të regjistrit administrohet, mirëmbahet dhe përditësohet në një rrjet të integruar e shumëqëllimësh bazash të dhënash, të pavarura e ndërvepruese ndërmjet tyre. Aksesi në Regjistrin e Planifikimit të Territorit sigurohet përmes portalit të rrjetit, që përfaqëson pikën qendrore për përftimin e shërbimeve që ofrohen nga ky Regjistër. 4. Të dhënat hapësinore dhe informacionet për planifikimin e territorit në format elektronik regjistrohen në portalin web të regjistrit nga autoritetet e planifikimit, institucionet e tjera publike, sipas strukturës dhe standardeve të parashikuara në vendimin nr.459, datë 16.6.2010 të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e standardeve të përbashkëta gjeodezike dhe GIS", si dhe të udhëzimeve të ministrit që mbulon planifikimin dhe kontrollin e zhvillimit të territorit, në lidhje me strukturën, përmbajtjen dhe formatin e të dhënave të kërkuara. 5. Informacioni elektronik në Regjistrin e Planifikimit të Territorit krijohet, ruhet, administrohet, mirëmbahet dhe përditësohet në mënyrë të decentralizuar nga autoritetet e planifikimit, institucionet e tjera publike, si dhe personat juridikë që kontribuojnë proporcionalisht në ngritjen, administrimin dhe mirëmbajtjen e këtij regjistri. Këto autoritete kanë të drejtë të ndryshojnë dhe të përditësojnë informacionin që disponojnë ose t'ua delegojnë këtë kompetencë personave juridikë që mund të caktohen prej tyre. 6. Autoritetet e planifikimit të territorit, institucionet e tjera publike, si dhe personat juridikë, që regjistrojnë informacion në portalin web të regjistrit, garantojnë që ndërveprimi i komunikimeve elektronike ndërmjet bazave të të dhënave të sigurojë mbrojtjen e të dhënave personale. Mbrojtja e këtyre të dhënave ka për qëllim moslejimin e përftimit të informacionit në kundërshtim me parashikimet e ligjit nr.9887, datë 10.3.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", si dhe me aktet e nxjerra nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. 7. Autoritetet e planifikimit të territorit, institucionet e tjera publike, si dhe personat juridikë, që regjistrojnë informacion në portalin web të regjistrit, garantojnë që ndërveprimi i komunikimeve elektronike ndërmjet bazave të të dhënave të sigurojë mbrojtjen e informacionit për sigurinë kombëtare, sipas ligjit nr.8457, datë 11.2.1999 "Për informacionin e klasifikuar "sekret shtetëror"". Mbrojtja e informacionit për sigurinë kombëtare ka për qëllim moslejimin e përftimit të informacionit në kundërshtim me parashikimet e ligjit nr.8457, datë 11.2.1999 "Për informacionin e klasifikuar "sekret shtetëror"". 8. Arkitektura e rrjetit të portalit web të regjistrit lejon ndërveprimin e informacionit të regjistruar, ndërmjet vetë bazave të pavarura të të dhënave, si dhe ofrimin e shërbimeve për publikun, nëpërmjet aksesit në një portal qendror. Arkitektura e këtij rrjeti lejon që informacioni i regjistruar në portalin web të regjistrit të administrohet, të ruhet, të mirëmbahet dhe të përditësohet nga çdo krijues i tij. 9. Portali web i regjistrit përbën një rrjet ndërveprimi ndërmjet bazave të të dhënave, që i ofrojnë Ligjet.org - Për organizimin dhe funksionimin e Regjistrit të Planifikimit të... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:460:16.06.2010 1 of 5 4/24/2012 5:38 PM publikut shërbimin e zbulimit, të shikimit dhe të shkarkimit elektronik të informacionit të regjistruar në Regjistrin e Planifikimit të Territorit. Portali qendror lejon ofrimin e këtyre shërbimeve për përdoruesit e rrjetit nga çdo bazë të dhënash, që është pjesë e këtij regjistri. Ky portal lejon shpërndarjen dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet bazave të pavarura të të dhënave. 10. Shërbimi i zbulimit në portalin web të regjistrit i krijon mundësinë përdoruesit të kërkojë dhe të gjejë informacionin elektronik, të ruajtur në regjistër, nëpërmjet përdorimit të një grupi kriteresh kërkimi. 11. Shërbimi i shikimit të portalit web të regjistrit i krijon mundësinë çdo përdoruesi për të shikuar çdo informacion elektronik, që ofrohet nga regjistri. 12. Shërbimi i shkarkimit të portalit web të regjistrit i krijon mundësinë përdoruesit për të përftuar në mënyrë elektronike të dhëna ose pjesë të tyre të paracaktuara, si dhe për të pasur akses të drejtpërdrejtë në shërbimet e rrjetit për të përftuar informacion nga regjistri. 13. Ngritjen dhe funksionimin e qendrave të asistencës së regjistrit të Planifikimit të Territorit në 12 qarqe të territorit të Republikës së Shqipërisë. Qendrat e asistencës sigurojnë asistencë teknike për autoritetet e planifikimit, institucionet e tjera publike, si dhe personat juridikë, sipas nevojës, nën drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për regjistrimin, ruajtjen, administrimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e informacionit për planifikimin dhe kontrollin e zhvillimit të territorit. 14. Qendrat e asistencës, gjithashtu, duhet të garantojnë akses të informacionit elektronik, që përfshihet në regjistër, nëpërmjet portalit web, duke mundësuar zbulimin, shikimin dhe shkarkimin e informacionit të kërkuar nga publiku. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit boton rregulla për mënyrën e aksesimit nga publiku të këtyre shërbimeve në qendrat e asistencës. 15. Qendrat e asistencës asistojnë autoritetet e planifikimit, institucionet e tjera publike, si dhe personat juridikë, me qëllim që regjistrimi i të dhënave në portalin web të Regjistrit të kryhet në përputhje me parashikimet e vendimit nr.459, datë 16.6.2010 të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e standardeve të përbashkëta gjeodezike dhe GIS", si dhe me udhëzimet e ministrit që mbulon planifikimin dhe kontrollin e zhvillimit të territorit për strukturën, përmbajtjen dhe formatin e të dhënave. II. INFORMACIONI QË REGJISTROHET DHE PUBLIKOHET NË REGJISTËR 1. Autoritetet e planifikimit dhe institucionet e tjera publike, për realizimin dhe monitorimin e detyrave në fushën e planifikimit të territorit, duhet që, brenda një afati kohor të përcaktuar, të ndërtojnë, të menaxhojnë dhe të mirëmbajnë informacionin për planifikimin e territorit, të cilin janë të detyruar ta dërgojnë në Regjistrin e Planifikimit të Territorit. 2. Sistemi i informacionit të Regjistrit të Planifikimit të Territorit, sipas nenit 55 të ligjit nr.10 119, datë 23.4.2009 "Për planifikimin e territorit", ndërtohet në dy faza: a) Regjistrimi dhe publikimi i të dhënave të krijuara gjatë zbatimit të ligjit; b) Regjistrimi dhe publikimi i të dhënave të krijuara gjatë zbatimit të ligjit sipas legjislacionit sektorial në fuqi. 3. Duke përmbledhur të dyja fazat në një të vetme, regjistri do të përmbajë të dhënat e mëposhtme, që i përkasin planifikimit të territorit, për: a) gjendjen aktuale të territorit, bazuar në regjistrin e pronave të paluajtshme; b) rrjetet e infrastrukturës publike, për ndërtesat dhe për territoret e tyre; c) statusin ligjor të territorit, bazuar në dokumentet e planifikimit të territorit e të përdorimit të tokës; ç) zona të veçanta, me regjim ligjor të veçantë, të përcaktuar në bazë të legjislacionit apo të rregulloreve sektoriale, si zona të mbrojtura, me rrezikshmëri etj. d) trashëgiminë kulturore dhe ruajtjen natyrore, bazuar në legjislacionin përkatës në fuqi dhe në rregulloret për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e ruajtjen e natyrës; dh) hartimin, miratimin dhe monitorimin e instrumenteve të planifikimit e të kontrollit të zhvillimit të territorit. Struktura, përmbajtja dhe formati për këto të dhëna do të përcaktohen me udhëzim të ministrit që mbulon planifikimin dhe kontrollin e zhvillimit të territorit. 4. Në mbështetje të nenit 21 të ligjit nr.10119, datë 23.4.2009 "Për planifikimin e territorit", të dhënat për statusin aktual të territorit, të përcaktuara në shkronjat "a", "b", "c" dhe "ç" të pikës 3 të këtij kreu, janë të detyrueshme për hartimin e planeve territoriale nga ana e autoriteteve kombëtare dhe vendore të planifikimit. 5. Autoritetet kombëtare dhe vendore të planifikimit të territorit janë të detyruara me ligj që të publikojnë informacionin e përcaktuar në pikën 3, të këtij kreu, secila sipas fushës së veprimit dhe kompetencës, për shikim, zbulim dhe shkarkim prej publikut. III. RREGULLAT PËR SIGURINË DHE RUAJTJEN E TË DHËNAVE ELEKTRONIKE 1. Autoritetet e planifikimit dhe institucionet e tjera publike shpërndajnë e shkëmbejnë të dhënat nëpërmjet përdorimit të sistemeve të komunikimeve elektronike. Ato i depozitojnë dhe i t ransferojnë këto të dhëna, me qëllim mbrojtjen, garantimin e sigurisë dhe paprekshmërinë e tyre. Këto sisteme sigurojnë: a) rikuperimin e të dhënave në çdo kohë; b) sigurimin dhe mbrojtjen e të dhënave ndaj aksesit të paautorizuar; c) paprekshmërinë e të dhënave gjatë shkëmbimit të ndërsjellë të tyre. 2. Autoritetet e planifikimit dhe institucionet e tjera publike e depozitojnë të gjithë informacionin për planifikimin dhe kontrollin e zhvillimit të territorit në një server të bazës së të dhënave, të mirëmbajtur Ligjet.org - Për organizimin dhe funksionimin e Regjistrit të Planifikimit të... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:460:16.06.2010 2 of 5 4/24/2012 5:38 PM prej tyre. 3. Çdo person juridik, që mirëmban serverin ku regjistrohet informacioni i Regjistrit të Planifikimit të Territorit, kryen dublikimin elektronik (back-up) për të gjitha të dhënat e serverit me qëllim rikuperimin e tyre në çdo kohë. Për informacionin e regjistruar në Regjistrin e Planifikimit të Territorit, autoritetet e planifikimit detyrohen të mbajnë një kopje të njëjtë me informacionin e regjistruar në këtë regjistër brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga data e regjistrimit të tyre. 4. Çdo person, që mirëmban serverin ku ndodhet informacioni i regjistruar në Regjistrin e Planifikimit të Territorit, zbaton masat e sigurisë për parandalimin e aksesit të padëshiruar që mund të sjellë dëmtime të këtyre të dhënave në server nëpërmjet transmetimit të viruseve. 5. Çdo person, që mirëmban serverin ku ndodhet informacioni i regjistruar në Regjistrin e Planifikimit të Territorit, zbaton standardet e sigurisë për sigurimin dhe mbrojtjen e paprekshmërisë të së dhënave, nëpërmjet përdorimit të protokolleve të përshtatshme për shkëmbimin e informacionit. 6. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit harton rregullat për garantimin e sigurisë dhe paprekshmërinë e të dhënave në bazën e të dhënave të Regjistrit të Planifikimit të Territorit, të cilat miratohen me udhëzim të ministrit që mbulon planifikimin dhe kontrollin e zhvillimit të territorit. IV. RREGULLAT PËR STANDARDET E PROGRAMEVE KOMPJUTERIKE 1. Programet kompjuterike, që do të përdorin autoritetet e planifikimit për sistemet apo mjetet e komunikimeve elektronike në bazat e të dhënave, duhet të jenë sipas standardeve të hapura (open standards). Këto programe duhet të sigurojnë ndërveprimin ndërmjet bazave të të dhënave të autoriteteve të planifikimit me bazat e tjera të të dhënave, që nuk janë pjesë përbërëse e Regjistrit të Planifikimit të Territorit. 2. Për arsye të ndërveprimit ndërmjet vetë bazave të të dhënave, programet kompjuterike, që do të përdoren nga autoritetet e planifikimit dhe institucionet publike, duhet të garantojnë regjistrimin e të dhënave dhe të metadatave, në përputhje me vendimin nr.459, datë 16.6.2010 të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e standardeve të përbashkëta gjeodezike dhe GIS", të cilat duhet të jenë të shkëmbyeshme nëpërmjet bazave të të dhënave. 3. Programet kompjuterike garantojnë kodimin e të dhënave personale, që parashikohen si të tilla në ligjin nr. 9887, datë 10.3.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", si dhe të informacionit për sigurinë kombëtare, sipas parashikimeve të ligjit nr.8457, datë 11.2.1999 "Për informacionin e klasifikuar "sekret shtetëror"". V. FINANCIMI PËR KRIJIMIN DHE PËR VËNIEN NË FUNKSIONIM TË REGJISTRIT TË PLANIFIKIMIT TË TERRITORIT 1. Shpenzimet e nevojshme për krijimin dhe për mirëmbajtjen e të dhënave të planifikimit të territorit, përfshirë dhe Regjistrin e Planifikimit të Territorit, për shkëmbimin e vazhdueshëm elektronik të informacionit nëpërmjet portalit web qendror, që përfshin baza të pavarura të dhënash, rrjete sistemesh, pajisje, si dhe për ngritjen e mirëmbajtjen e portalit web me aplikacione software të planifikimit të territorit, përballohen nga buxhetet e autoriteteve kombëtare dhe vendore të planifikimit, si dhe nga buxhetet e institucioneve të tjera publike. 2. Ngarkohet Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit për mirëmbajtjen dhe funksionimin e pajisjeve të nevojshme kompjuterike hardware dhe software për funksionimin e portalit qendror të Regjistrit të Planifikimit të Territorit dhe të aplikacioneve software për autoritetet kombëtare dhe vendore të planifikimit të territorit, nëpërmjet portalit qendror. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit krijon sportele në 12 qarqe të Republikës së Shqipërisë, të pajisura me pajisje hardware dhe software. Këto sportele kanë mundësinë për t'u lidhur, nëpërmjet internetit, me portalin web të Regjistrit. Shpenzimet për kryerjen e funksioneve do të mbulohen nga Buxheti i Shtetit. 3. Autoritetet kombëtare dhe vendore të planifikimit duhet të parashikojnë shpenzimet e nevojshme për krijimin dhe vënien në funksionim të Regjistrit të Planifikimit të Territorit, parashikime të cilat ua paraqesin organeve të ngarkuara me ligj, për përfshirjen e tyre në projektbuxhetet e çdo viti buxhetor. 4. Shpenzimet korrente të kërkuara nga autoritetet planifikuese për administrimin e bazës së pavarur të të dhënave, që ato mirëmbajnë si pjesë e Regjistrit të Planifikimit të Territorit, përfshirë pun onjësit shtesë, si dhe për mirëmbajtjen e pajisjeve kompjuterike hardware dhe software në nivel lokal, do të financohen nëpërmjet fondeve të pakushtëzuara, të miratuara në ligjin vjetor për njësitë e qeverisjes vendore. Shuma e fondeve të parashikuara për autoritetet vendore, në lidhje me Regjistrin e Planifikimit të Territorit, i shtohet totalit të transfertës së pakushtëzuar. 5. Shpenzimet kapitale të autoriteteve planifikuese për ngritjen e informacionit që ato kërkojnë të përfshijnë në Regjistrin e Planifikimit të Territorit për zhvillimin e masterplaneve, konvertimin e informacionit në formate dixhitale, përfshirë edhe formatin GIS, si dhe për blerjen e pajisjeve kompjuterike hardware dhe software nga autoritetet e planifikimit vendor do të përballohen nga: a) transferta, nga fondi për zhvillimin e rajoneve nga Buxheti i Shtetit, autoriteteve të planfikimit vendor, në përputhje me një formulë korresponduese, sipas së cilës 80% e shpenzimeve kapitale të planifikuara do të përballohen nga fondi për zhvillimin e rajoneve dhe 20% nga kontributi i vetë autoriteteve vendore; b) financime të huaja nga projekte dhe programe; c) burime të tjera të lira të ardhurash të pushtetit vendor. VI. BOTIMI NË REGJISTRIN E PLANIFIKIMIT TË TERRITORIT 1. Autoritetet e planifikimit dhe institucionet e tjera publike detyrohen të botojnë në Regjistrin e Planifikimit të Territorit të gjitha projektaktet ose aktet e miratuara, që lidhen me planifikimin dhe Ligjet.org - Për organizimin dhe funksionimin e Regjistrit të Planifikimit të... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:460:16.06.2010 3 of 5 4/24/2012 5:38 PM kontrollin e zhvillimit të territorit. 2. Projektaktet ose aktet e parashikuara në pikën 1 të këtij kreu, inter a/ia,përfshijnë: a) projektakte të rëndësisë kombëtare; b) projekte dhe projekte përfundimtare të instrumenteve të planifikimit; c) propozime dhe/ose kundërshtime për projektin e instrumenteve të planifikimit; ç) vendime miratimi të planifikimit të instrumenteve, që përfshijnë politika, strategji, rregulla të planifikimit ose pjesë përbërëse të tyre, si dhe materiale plotësuese; d) vendime për miratimin e instrumenteve të veçanta të kontrollit të zhvillimit të territorit; dh) vendime për pezullim zhvillimi; e) vendime të rëndësisë kombëtare; ë) studime dhe planveprime të projekteve të instrumenteve të planifikimit të territorit; f) kërkesa për zhvillim së bashku me dokumentet e kërkuara për paraqitjen e këtyre kërkesave; g) raporte që përmbajnë propozimet për miratime të kërkesave për zhvillim; gj) vendime për miratimin ose refuzimin e kërkesave për zhvillim; h) njoftimet për zhvillim që planifikohen nga zhvilluesi; i) njoftime për dhënie lejeje zhvillimi-ndërtimi-infrastrukture ose përdorimi; j) raportin vjetor të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, si dhe raporte të çdo autoriteti tjetër përgjegjës të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit; k) projektakte ose akte që lidhen me planifikimin dhe kontrollin e zhvillimit të territorit. Struktura, përmbajtja dhe formati i të dhënave përcaktohen me udhëzim të ministrit që mbulon planifikimin dhe kontrollin e zhvillimit të territorit. 3. Autoritetet e planifikimit, institucionet e tjera publike dhe personat juridikë mund të botojnë në portalin web të regjistrit dokumente të tjera që lidhen me planifikimin dhe kontrollin e zhvillimit të territorit. Projektaktet dhe aktet që janë të detyrueshme për botim, sipas përcaktimeve të pikës 2 të këtij kreu, botohen menjëherë në Regjistrin e Planifikimit të Territorit. 4. Autoritetet kombëtare dhe vendore të planifikimit, që miratojnë projektakte dhe akte në zbatim të neneve 65, 66, 67, 68 e 69 të ligjit nr.10 119, datë 23.4.2009 "Për planifikimin e territorit", janë të detyruara që, përveç botimit të tyre në portalin web të regjistrit, të njoftojnë zyrën përgjegjëse të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. 5. Projektaktet ose aktet e miratuara, që lidhen me planifikimin dhe kontrollin e zhvillimit të territorit dhe që klasifikohen "sekret shtetëror" në kuptim të ligjit nr.8457, datë 11.2.1999 "Për informacionin e klasifikuar "sekret shtetëror"", nuk duhet të zbulohen, të shikohen ose të shkarkohen për përdorim nga publiku. Shikimi, zbulimi dhe shkarkimi i tyre nga publiku trajtohen sipas ligjit nr.8457, datë 11.2.1999 "Për informacionin e klasifikuar "sekret shtetëror"". 6. Botimi në bazën e të dhënave dhe në letër i projektakteve ose i akteve në portalin web të regjistrit sipas përcaktimeve të pikës 2 të këtij kreu, ka të njëjtën vlefshmëri ligjore, nëse botimi i tyre realizohet në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi. VII. DISPOZITA TË FUNDIT 1. Regjistri i Planifikimit të Territorit krijohet më qëllim organizimin dhe vënien në funksionim të tij, në dy faza: a) Regjistrimi dhe botimi i të dhënave në zbatim të ligjit nr.10119, datë 23.4.2009 "Për planifikimin e territorit"; b) Regjistrimi dhe botimi i të dhënave të krijuara në zbatim të legjislacionit sektorial. Nëse gjatë procesit të regjistrimit dhe të botimit të të dhënave lind nevoja për ndryshime ligjore, këto ndryshime duhet të jenë të harmoniz uara me dispozitat ligjore që i takojnë Regjistrit të Planifikimit të Territorit. 2. Faza e parë përfshin regjistrimin elektronik dhe botimin e informacionit për planifikimin dhe kontrollin e zhvillimit të territorit nga autoritetet e planifikimit. Regjistrimi dhe botimi i këtij informacioni kryhen sipas standardeve të parashikuara në vendimin nr.459, datë 16.6.2010 të Këshillit të Ministrave "Për miratimin e standardeve të përbashkëta gjeodezike dhe GIS", si dhe me udhëzim të ministrit që mbulon planifikimin dhe kontrollin e zhvillimit të territorit. 3. Faza e dytë përfshin regjistrimin dhe botimin në bazat e të dhënave të informacionit të institucioneve shtetërore që nuk është objekt i ligjit nr.10119, datë 23.4.2009 "Për planifikimin e territorit", por që lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me planifikimin dhe kontrollin e zhvillimit të territorit. 4. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, në bashkëpunim me qendrat e asistencës në 12 qarqe të Republikës së Shqipërisë, si dhe autoritetet e planifikimit, marrin masa për krijimin e portalit qendror të Regjistrit të Planifikimit të Territorit. 5. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, autoritetet e planifikimit dhe institucionet e tjera publike, marrin masa për krijimin e strukturave përkatëse për ngritjen dhe funksionimin e bazës së të dhënave të tyre, si dhe për shkëmbimin e informacionit për planifikimin e territorit nëpërmjet portalit web të regjistrit. 6. Nën drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit krijohen komitetet ad- hoc, përbërja e të cilave përcaktohet me urdhër të Kryeministrit, sipas propozimit të ministrit që mbulon planifikimin dhe kontrollin e zhvillimit të territorit. 7. Komitetet ad-hoc, të krijuara sipas pikës 6 të këtij kreu, ushtrojnë funksione këshillimore për Bordin e Gjeoinformacionit. Këto komitete kanë të drejtë t'i paraqesin rekomandime, me shkrim, Bordit të Ligjet.org - Për organizimin dhe funksionimin e Regjistrit të Planifikimit të... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:460:16.06.2010 4 of 5 4/24/2012 5:38 PM Gjeoinformacionit, në lidhje me: a) monitorimin e zbatimit të standardeve të përbashkëta gjeodezike dhe GIS sipas përcaktimeve të vendimit nr.459, datë 16.6.2010, të Këshillit të Ministrave "Për miratimin standardeve të përbashkëta gjeodezike dhe GIS"; b) ndryshimin e strukturës të së dhënave dhe të metadatave; c) paraqitjen e propozimeve Bordit të Gjeoinformacionit për pranimin e standardeve të reja gjeodezike dhe GIS, si dhe për përditësimin e tyre. 8. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit bashkërendon veprimtarinë e saj me institucionet shtetërore, përgjegjëse për regjistrimin e informacionit, lidhur me planifikimin dhe kontrollin e zhvillimit të territorit, të krijuar sipas legjislacionit sektorial në fuqi, si dhe përgatit, në bashkëpunim me to, planin e veprimit për fazën e dytë. 9. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit miraton manuale dhe rregullore për autoritetet e planifikimit, institucionet e tjera publike, si dhe personat jurdikë, për regjistrimin e informacionit në portalin web të regjistrit. 10. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit është organi mbikëqyrës që kontrollon mënyrën e regjistrimit dhe të botimit të informacionit në portalin web të regjistrit nga autoritetet qendrore dhe vendore të planifikimit të territorit, si dhe i udhëzon këto autoritete të regjistrojnë të dhënat e tyre në përputhje me standardet e kërkuara. 11. Deri në datën e fillimit të efekteve të plota të ligjit nr.10119, datë 23.4.2009 "Për planifikimin e territorit", Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, në bashkëpunim me qendrat e asistencës në 12 qarqe të Republikës së Shqipërisë, të marrë masa për trajnimin e personelit administrativ, të ngarkuar me regjistrimin, ruajtjen, administrimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e informacionit në portalin web të regjistrit. 12. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe autoritetet kombëtare e vendore të planifikimit të territorit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i fillon efektet e tij sipas parashikimeve të shkronjës "b" të nenit 92 të ligjit nr.10119, datë 23.4 2009 "Për planifikimin e territorit". KRYEMINISTRI Sali Berisha Copyright 2012 - www.ligjet.org Ligjet.org - Për organizimin dhe funksionimin e Regjistrit të Planifikimit të... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:460:16.06.2010 5 of 5 4/24/2012 5:38 PM

Decision No.460 dated 16.6.2010 on the organization and functioning of the territory planning registration · Nelum