Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Decision No. 452 of 17 October 1992 on the reconstruction of agricultural cooperatives

Made 1992-10-17 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Language
Albanian
Kind
Regulation
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Agricultural and rural development, Land and soil
Keywords
cooperative/producer organization, land subdivision, lease, contracts

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. 1. Ndërmarrjet bujqësore ose njësitë e tyre që janë krijuar kryesisht nga toka e ish-kooperativave bujqësore, të shpërndahen.

  2. 2. Toka e këtyre ndërmarrjeve bujqësore ose njësive të tyre që do të shpërndahen e që kanë qenë pronë e ish-kooperativave bujqësore t'u jepet në pronësi familjeve të ndërmarrjeve bujqësore. Në ndarjen e tokës do të zbatohen kriteret e vendimit të Këshillit të Ministrave nr.255, datë 2.8.1991 "Për kriteret e ndarjes, së tokës bujqësore", me ndryshimet": Për ndërmarrjet që kanë qenë kooperativa bujqësore të formuara nga qytetarë, të cilat do të përcaktohen nga Agjencia qendrore e ristrukturimit dhe e privatizimit të ndërmarrjevee bujqësore, toka do të jepet në përdorim ku do të përfitojnë edhe punonjësit e këtyre ndërmarrjeve me banim në qytet dhe anëtarët themelues të kooperativës ose ndërmarrjes bujqësore që banojnë në territorin e ndërmarrjes.

  3. 3. Tokat e përfituara nga bonifikimi, shpyllëimet dhe shtetëzimet, të cilat ndodhen në territorin e atyre ndërmarrjeve bujqësore ose njësive të tyre që do të shpërndahen, mbeten pronë e shtetit dhe u jepen në përdorim familjeve të ndërmarrjeve bujqësore, sipas kritereve të ndarjes së tokës bujqësore, të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.255, datë 2.8.1991. Punonjësve të ndërmarrjeve bujqësore më banim në qytet t'u jepet tokë në përdorim, mbi bazën e frymëvev që ka në ngarkim për efekt të kompensimit ushqimor. Toka jepet në përdorim me qira për një kohë të përcaktuar në kontratë, të lidhur ndërmjet qiramarrësit dhe Agjencisë qendrore të ristrukturimit dhe privatizimit të ndërmarrjeve bujqësore.

  4. 4. Toka, për të dy rastet, ndahet për familjet që kanë gjendje subjekti më 1 gusht 1991, duke llogaritur ndryshimet në numrin e pjesëtarëve të tyre gjer më 1 tetor 1992. Nuk përfitojnë tokë familjet që janë vendosur në territorin e ndërmarrjeve bujqësore në kundërshtim me dispozitat ligjore.

  5. 5. Kufiri maksimal i sasisë së tokës për frymë që jepet në pronësi ose në përdorim, të mos jetë më i madh se sasia e tokës për frymë që është dhënë në ish-kooperativat e zonës ku është ndërmarrja. Ky kufi për secilën ndërmarrje përcaktohet nga Agjencia qendrore e ristrukturimit dhe privatizimit të ndërmarrjeve bujqësore. Në rastet kur do të rezultojë një sipërfaqe toke e pashpërndarë, kjo tokë do t'u jepet në përdorim me kontratë qiramarrjeje specialistëve ose grupeve të specialistëve të bujqëisë, sipas kushteve që përcaktohen nga Agjencia qedrore e ristrukturimit dhe privatizimit të ndërmarrjeve bujqësore.

  6. 6. Pasuria e ndërmarrjeve ose njësive të tyre që do të shpërndahen, të shitet me të drejtën e parablerjes nga punonjësit e ndërmarrjeve, sipas kritereve të përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.282, datë 25.6.1992, nr.284, datë 25.6.1992, dhe nr.347, datë 10.8.1992.

  7. 7. Vlera e pasurisë së ish-kooperativave bujqësore, e cila nuk është paguar në momentin e kalimit në ndërmarrje bujqësore dhe që do të shitet gjatë shpërndarjes së ndërmarrjes, t'u ndahet ish-anëtarëve të kooperativave bujqësore sipas dekretit nr.6809, datë 21.7.1983. Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit dhe Agjencia qendrore e ristrukturimit dhe privatizimit të ndërmarrjeve bujqësore të hartojnë udhëzimet përkatëse.

  8. 8. Për të përcaktuar ndërmarrjet bujqësore ose njësitë e tyre që do të shpërndahen, kohën dhe rradhën e shpërndarjes dhe për nxjerrjen e udhëzimeve përkatëse ngarkohet Agjencia qendrore e ristrukturimit dhe privatizimit të ndërmarrjeve bujqësore.

  9. 9. Për ndarjen e tokës ngarkohet Komisioni qendror i tokës, komisionet e ndarjes së tokës në rrethe dhe drejtoritë e ndërmarrjeve bujqësore.

  10. 10. Për shitjen e pasurisë ndërmarrjeve bujqësore dhe njësive të tyre që shpërndahen, ngarkohet Agjencia qendrore e ristrukturimit dhe privatizimit të ndërmarrjeve bujqësore, degët e saj në rrethe dhe drejtoritë e ndërmarjeve bujqësore. Të ardhurat që realizohen nga shitja e pasurisë së ndërmarrjeve bujqësore, të derdhen në degën e Bankës së Bujqësisë dhe të Zhvillimit për llogari të Agjecisë qendrore të ristrukturimit dhe privatizimit të ndërmarrjeve bujqësore. Këto të ardhura do të përdoren për të shlyer borxhet dnaj të tretëve dhe kreditë e ndërmarrjeve bujqësore, për të cilat ka dhënë aktgaranci Agjencia qendrore e ristrukturimit dhe privatizimit të ndërmarrjeve bujqësore pas 1 gushtit 1992.

  11. 11. Për të ruajtur ndërmarrjet bujqësore nga dëmtimet e pronës, pushtimet e objekteve dhe të tokës, ndërtimet e paligjshme në territoret e ndërmarrjeve bujqësore si të atyre që do të shpërndahen, ashtu dhe të atyre që do të vazhdojnë të qëndrojnë shtetërore në fazën e parë, territoret e këtyre ndërmarrjeve gjatë periudhës së privatizimit të trajtohen si objekte të rëndësisë së veçantë nga Ministria e Rendit Publik dhe organet e pushtetit lokal. Ministria e Rendit Publik të marrë masa për sigurimin e ndërmarrjeve bujqësore deri në privatizimin e tyre, sipas marrëveshjes me Ministrinë e Bujqësisë dhe Agjencinë qendrore të ristrukturimit dhe privatizimit të ndërmarrjeve bujqësore.

  12. 12. Punonjësve të ndërmarrjeve bujqësore që do t'u ndahet toka në pronësi ose në përdorim sipas këtij vendimi, t'u jepet kredi me interes të ulët për tþi mbështetur, në fillimmin e veprimtarisë, prodhuesit privatë në vitin e parë. Banka e Bujqësisë dhe e Zhvillimit dhe Agjencia qendrore e ristrukturimit dhe privatizimit të ndërmarrjeve bujqësore të hartojnë një program të veçantë në zbatim të këtij vendimmi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYETARI I KESHILLIT TE MINISTRAVE ALEKSANDER MEKSI

Decision No. 452 of 17 October 1992 on the reconstruction of agricultural cooperatives · Nelum