Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Decision No.432 dated 28.4.2010 approving the enlargement of the Natural Reservation of Kune-Vain-Tale

Made 2010-04-28 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Vendim Nr.432, datë 28.4.2010 për zgjerimin e kufijve të rezervatit natyror të menaxhuar Kune-Vain-Tale.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Wild species and ecosystems
Keywords
protected area, wetlands, coastal zone management, traditional rights/customary rights

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. VENDIM Nr.432, datë 28.4.2010 PËR ZGJERIMIN E KUFIJVE TË REZERVATIT NATYROR TË MENAXHUAR KUNE VAIN-TALE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4, 4/2, 9 dhe 13 të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 "Për zonat e mbrojtura", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Zgjerimin e kufijve të rezervatit natyror të menaxhuar Kune-Vain-Tale, sipas hartës që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Kufijtë e këtij rezervati natyror të menaxhuar janë si më poshtë vijon: a) Veri: Pika 1, pranë bregut të detit, me koordinata 4383845.55V e 4630012.54L, vijon me rrugën automobilistike në drejtim të kënetës së Kënallës deri te pika 2, me koordinata 4385220.72V e 4630436.40L; b) Lindje: Pika 2 me koordinata 4385220.72V e 4630436.40L, më pas ndjek krahun e djathtë të rrugës Shëngjin-Lezhë deri te pika 3 me koordinata 4385879.67V e 4629324.62, vijon përgjatë kanalit kullues deri te pika 4 me koordinata 4385699.07V e 4629040.37L, ndjek kanalin në drejtim të hidrovorit deri te pika 5, me koordinata 4385939.31V e 4628779.49L, vijon me kanalin kullues deri te pika 6, me koordinata 4385514.65V e 4628343.99L, ndërpret rrugën që të çon te Stomi i Madh, vijon te pika 7, me koordinata 4385798.97V e 4627337.86L, vijon përgjatë kanalit kullues deri te pika 8, me koordinata 4385289.62V e 4627024.11L, dhe pika 9, me koordinata 4385657.92V e 4626310.00L, ndërpret lumin Drin, vijon me pikat: 10, me koordinata 4385550.50V e 4625947.52L, 11, me koordinata 4385644.16V e 4625692.46L dhe 12, me koordinata 4385187.59V e 4625643.98L, ndjek kanalin kullues në drejtim të jugut deri te pika 13, me koordinata 4385378.39V e 4623411.62L, dhe me pikën 14, me koordinata 4385440.83V e 4623428.55L, përsëri ndjek kanalin kullues deri te pika 15, me koordinata 4385720.35V e 4620888.01L, vijon përgjatë kanalit kullues në drejtim të jug-perëndimit deri te pika 16, me koordinata 4384493.60V e 4620398.30L, më pas në drejtim të pikave: 17, me koordinata 4384640.73V/4619439.95L, 18, me koordinata 4384325.88V e 4619383.86L, 19, me koordinata 4384482.24V e 4618768.96L, 20, me koordinata 4384282.75V e 4618729L dhe 21, me koordinata 4384430.12V e 4618172.86L, ndjek pjesërisht rrugën automobilistike Zejmen-Tale e Re, kalon te pika 22, me koordinata 4384742.49V e 4618226.38L, ndjek rrugën automobilistike nga Tale e Re në drejtim të lumit Mat deri te pika 23, me koordinata 4385012.32V e 4616775.39L; c) Jug: Pika 23, me koordinata 4385012.32V e 4616775.39L, dhe vijon përgjatë krahut të djathtë, në drejtim të rrjedhës së lumit Mat, deri te pika 24, me koordinata 4381044.13V e 4615097.81L, në grykëderdhjen e lumit Mat; d) Perëndim: Pika 24, me koordinata 4381044.13V e 4615097.81L, në grykëderdhjen e lumit Mat, dhe vijon përgjatë bregdetit Adriatik deri te pika 1, me koordinata 4383845.55V e 4630012.54L. 3. Rezervati natyror i menaxhuar Kune-Vain-Tale ka sipërfaqe të përgjithshme 4 393.21 (katër mijë e treqind e nëntëdhjetë e tre pikë njëzet e një) ha, ku pjesën kryesore të territorit e zënë sipërfaqet ligatinore, të ndjekura nga sipërfaqet bujqësore, pyjore dhe sipërfaqet me troje, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi. 4. Rezervati natyror i menaxhuar Kune-Vain-Tale ndahet në nënzona ruajtjeje e administrimi, si më poshtë vijon: a) Zona qendrore, me sipërfaqe 163.07 (njëqind e gjashtëdhjetë e tre pikë zero shtatë) ha, e shënuar në hartë me 1a, 1b, përfshin habitatet kryesore pyjore, me bimësi ujore dhe dunat ranore të ishullit të Kunes, pjesë të lagunës së Merxhanit, Rivat e Drinit, pjesën e dunave ranore e pyjore të bregdetit, ndërmjet detit Adriatik dhe lagunës së Merxhanit. Ajo përcaktohet si zonë me vlera të larta për trashëgiminë natyrore e biodiversitetin dhe në të zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, që siguron një territor të pashqetësuar. Në nënzonën 1b lejohen veprimtari dhe vizita turistike në natyrë, të cilat nuk bien ndesh me planin e menaxhimit. b) Zonë rekreative, me sipërfaqe 501.04 (pesëqind e një pikë zero katër) ha, e shënuar në hartë me 2, përfshin habitatet kryesore pyjore, më bimësi ujore dhe dunat ranore të Kunes, pjesë të lagunës së Merxhanit, pjesën e dunave ranore dhe pyjore të bregdetit, ndërmjet lagunave të Zajës, Cekës dhe Gjolit të Buajve, pjesët pranë qendrës së vizitorëve Vain, të Togëzës dhe dunat e sipërfaqet ujore të Tales në grykëderdhjen e lumit Mat. Ajo përcaktohet si zonë me vlera për trashëgiminë natyrore, biodiversitetin, argëtimin, çlodhjen e turizmin mjedisor. Në të zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes, që siguron një territor me ndikim të ulët dhe kontroll të veprimtarive turistike, si mundësi shëtitjeje në natyrë, ndërtime turistike sipas vendimeve të KRRTRSH-së e lehtësi të tjera, në mënyrë të tillë që respekton funksionet e rezervatit natyror të menaxhuar, vlerat e tij ekologjike dhe ato të peizazhit natyror e kulturor. c) Zona e përdorimit tradicional, me sipërfaqe 1 773.96 (një mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e tre pikë nëntëdhjetë e gjashtë) ha, e shënuar në hartë me 3, ku mundësohet vazhdimi vetëm i veprimtarive tradicionale, si bujqësi, peshkim dhe pyje, me përdorim të balancuar të tyre, pasi të pajisen me leje mjedisore, si dhe nuk lejohen ndërtimet e veprimtaritë që shkaktojnë ndryshimin e gjendjes natyrore të rezervave ujore, të burimeve, të lagunave dhe të sistemeve të zonave të lagura. Në këtë zonë përfshihen ishulli i Merxhanit, pjesët e lagunave të Merxhanit, Zajës, Cekës, Gjoli i Buajve, Zallit, Sakës, dunat ranore dhe sipërfaqet ujore të zonës ndërmjet bregdetit Tale 1 e 2 dhe të grykëderdhjes së lumit Mat. Në zonën e përdorimit tradicional zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes. ç) Zona e përdorimit të qëndrueshëm, me sipërfaqe 4.54 (katër pikë pesëdhjetë e katër) ha, e shënuar në hartë me 4, ku përfshihet zona pranë grykës së lumit, te hidrovori i Tales. Në këtë zonë lejohen veprimtari të cilat nuk cenojnë integritetin ekologjik të ekosistemit dhe ushtrohen vetëm me leje mjedisore, që nuk bien ndesh me planin e menaxhimit. Në zonën e përdorimit të qëndrueshëm zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes. d) Zona buferike, me sipërfaqe 1 950.60 (një mijë e nëntëqind e pesëdhjetë pikë gjashtëdhjetë) ha, e shënuar në hartë me 5, ku mundësohet vazhdimi i veprimtarive ekonomike e sociale të qëndrueshme dhe përdorimi i balancuar i burimeve natyrore. Veprimtaritë e reja dhe infrastruktura mund të ushtrohen vetëm me leje mjedisore dhe sipas studimeve urbanistike të miratuara nga KRRTSH-ja, duke mos inkurajuar zhvillime ekonomike e sociale në tokat e lagëta me vlera për biodivesritetin. Në këtë zonë përfshihen pjesa bujqësore, ekonomike, urbane, këneta e Kënallës, Ishull Shëngjini (Stomi i madh), Ishull Lezha, Lagjja e Pyllës, Barbulloja, Shënkolli, Gryka e Lumit, zonat Tale 1 e 2, tokat e lagëta dhe shtrati i vjetër i lumit Mat. Në zonën buferike zbatohet shkalla e katërt e mbrojtjes. Për rastet e trashëgimisë kulturore, veprimtaritë mundësohen me leje të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në mbështetje të dispozitave të ligjit "Për trashëgiminë kulturore", të ndryshuar, dhe ligjit "Për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike". 5. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, në bashkëpunim me ministritë e tjera të linjës, njësitë e qeverisjes vendore, institucionet kërkimore-shkencore, organizatat jofitimprurëse, përfaqësuesit e biznesit dhe pronarët privatë, merr masa për të siguruar zbatimin dhe monitorimin e planit të menaxhimit të parkut natyror. 6. Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, në bashkëpunim me ministritë e tjera të linjës, njësitë e qeverisjes vendore, organizatat jofitimprurëse, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe pronarët privatë, ndjek zbatimin e studimit urbanistik për zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e bregut të zonës së gjirit të Drinit dhe kontrollin e ndërtimeve, në zonën Kune-Vain-Tale, të cila gjenden brenda sipërfaqes së parkut natyror. 7. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, ministritë e tjera të linjës dhe njësitë e qeverisjes vendore, të rishikojnë lejet që kanë dhënë për veprimtari ekonomike e shoqërore, për zonat Kune, Vain dhe Tale, të cilat gjenden brenda sipërfaqes së parkut natyror. Subjektet e pajisura me lejet përkatëse do të vazhdojnë të ushtrojnë këtë veprimtari, nëse nga pikëpamja ligjore, përmbushin kriteret e përcaktuara në ligjin nr.8906, datë 6.6.2002 "Për zonat e mbrojtura", të ndryshuar, si dhe kur janë në përputhje me synimet dhe objektivat e planit të menaxhimit të parkut natyror. 8. Administrata ekzistuese e zonës së mbrojtur Kune-Vain kryen funksionet e administratës së rezervatit natyror të menaxhuar të Kune-Vain-Tale. 9. Ngarkohen, sipas përkatësisë, ministritë e linjës dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Tabela SASIA E SIPËRFAQEVE, SIPAS PËRBËRJES Nr. Përdorimi i territorit Sipërfaqja në ha 1 Sipërfaqe pyjore, shkurre, ripyllëzime, tokë me bimësi pyjore dhe ujore 1341.66 2 Sipërfaqe kullosore e livadhe 9.00 3 Sipërfaqe bujqësore (arë, pemëtore, vreshta) 1320.23 4 Sipërfaqe ujore (lumenj, ligatina, kanale kulluese e ujitëse) 1252.69 5 Sipërfaqe joprodhuese (ranore, rrugë e zhveshur) 79.78 6 Sipërfaqe urbane, zona ekonomike dhe troje të përziera me tokë bujqësore dhe pyjore 389.65 Sipërfaqe e përgjithshme 4393.21

Decision No.432 dated 28.4.2010 approving the enlargement of the Natural Reservation of Kune-Vain-Tale · Nelum