Decision No.333 dated 26.1.2011 on the administration of the regional deposits of urban waste
Made 2011-01-26 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Vendim Nr.333, datë 26.1.2011 për administrimin e venddepozitimeve rajonale të mbetjeve urbane.
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Waste and hazardous substances
- Keywords
- waste management, waste disposal, zoning
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
[Printo] [Google Translate] VENDIM Nr.333, datë 26.1.2011 PËR ADMINISTRIMIN E VENDDEPOZITIMEVE RAJONALE TË MBETJEVE URBANE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 12, pika 4, 13, pika 1 e 54 shkronja "h" të ligjit nr.8652, datë 31.7.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore", të ndryshuar, dhe të neneve 5, pika 2 e 21 të ligjit nr.9010, datë 13.2.2003 "Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta", me propozimin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Administrimi i vend depozitimeve të mbetjeve urbane të bëhet në nivel rajonal nëpërmjet këshillave të qarqeve përkatëse. 2. Njësitë e qeverisjes vendore në nivel qarku bashkëpunojnë ndërmjet tyre me qëllim harmonizimin e politikave rajonale për ushtrimin e funksioneve të përbashkëta. 3. Këshillat e qarqeve të bashkëpunojnë me njësitë e qeverisjes vendore, Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit, Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe, brenda vitit 2011, të përcaktojnë e të miratojnë sipërfaqet ku mund të ndërtohen venddepozitimet rajonale të mbetjeve urbane. 4. Përzgjedhja dhe përcaktimi i venddepozitimeve rajonale të mbetjeve urbane të bëhen në përputhje me strategjinë dhe planin kombëtar të menaxhimit të mbetjeve. 5. Këshillat e qarqeve, në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore, duhet të planifikojnë sipërfaqe të caktuara për t'u përdorur për administrimin e automjeteve të dala jashtë përdorimit, si dhe të përcaktojnë venddepozitimet për mbetjet e ndërtimit. 6. Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, brenda vitit 2011, të përcaktojë nevojën për financime për hartimin e studimeve të fisibilitetit, projektimin dhe zbatimin e projekteve të venddepozitimeve të përcaktuara sipas pikës 3 të këtij vendimi. 7. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Brendshme, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, prefektët, njësitë e qeverisjes vendore dhe këshillat e qarqeve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Copyright 2012 - www.ligjet.org Ligjet.org - Për administrimin e venddepozitimeve rajonale të mbetjeve u... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:333:26.01.2011 1 of 1 4/24/2012 4:57 PM