Decision No. 264 establishing the drainage boards in the areas of Tirane-Kavaje, Korce-Pogradec and Vlore-Sarande
Made 2010-04-07 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Land and soil, Water
- Keywords
- drainage/land reclamation, institution, governance
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË Këshilli i Ministrave VENDIM. Nr. 264, datë 7.4.2010 PER KRIJIMIN E BORDEVE TË KULLIMIT NË ZONAT E SHËRBIMIT TË KULLIMIT TIRANË KAVAJË, KORCË - POGRADEC E VLORË - SARANDË, SI DHE PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.286, DATË 16.4.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR NGRITJEN E BORDIT TË KULLIMIT NË ZONËN E SHËRBIMIT TË KULLIMIT TË ELBASANIT" Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 35 e 41, të ligjit nr.8518, datë 30.7.1999, "Për ujitjen dhe kullimin", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Krijimin e bordeve të kullimit në zonat e shërbimit të ku II imit Tiranë-Kavajë, Korçë-Pogradec dhe Vlorë-Sarandë, të financuara nga buxheti i shtetit. 2. Zonat e shërbimit të kullimit të këtyre bordeve të jenë, përkatësisht, sipas lidhjeve 1, 2 dhe 3, që i bashkëlidhen këtij vendimi. 3. Këshillat e përfaqësuesve të bordeve të kullimit Tiranë-Kavajë, Korçë-Pogradec dhe Vlorë-Sarandë të kenë në përbërje nga: a). 1 (një) përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; b). 2 (dy) përfaqësues të federatave dhe organizatave të përdoruesve të ujit, brenda zonës së shërbimit të kullimit; c). 2 (dy) përfaqësues të komunave, brenda zonës së shërbimit të kullimit; ç) 1 (një) përfaqësues të bashkive, brenda zonës së shërbimit të kullimit; d). 1 (një) përfaqësues të këshillit të qarkut. 4. Anëtarët e këshillit të përfaqësuesve të shpërblehen me 5 000 (pesë mijë) lekë për mbledhje, por jo më shumë se një herë në muaj. 5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor, i miratuar për Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 6. Pas shkronjës "h", të pikës 2, të vendimit nr.286, datë 16.4.2004, të Këshillit të Ministrave, "Për ngritjen e bordit të kullimit në zonën e shërbimit të kullimit të Elbasanit", të shtohen shkronjat "i", "j" dhe "k", me këtë përmbajtje: " i) Zona e fushës së Peqinit (PEK-1), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 820 (tetëqind e njëzet) ha. j). Zona e fushës Darsi Vasha j (PEK-2), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 1 045 (një mijë e dyzet e pesë) ha. k). Zona e fushës së Bishqemit (PEK-3), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 50 (pesëdhjetë) ha.". 7. Vendimet e Këshillit të Ministrave nr.279, datë 16.4.2004, "Për ngritjen e bordit të kullimit në zonën e shërbimit të kullimit të Tiranës", nr.490, datë 16.10.2002, "Për krijimin e bordit të kullimit të rrethit të Kavajës", nr.281, datë 16.4.2004, "Për ngritjen e bordit të kullimit në zonën e shërbimit të kullim it të Korçës", nr.64, datë 28.1.2005, "Për ngritjen e bordit të kullimit në zonën e shërbimit të kullimit të Pogradecit", nr.289, datë 16.4.2004, "Për ngritjen e bordit të kullimit në zonën e shërbimit të kullimit të Vlorës", dhe nr.65, datë 28.1.2005, "Për ngritjen e bordit të ku II imit në zonën e shërbimit të kullimit të Sarandës", shfuqizohen. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare". KRYEMINISTRI 2 SALI BERISHA MINISTRI I BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SE KONSUMATORIT GENC RULI Lidhja 1 Zona e shërbimit të kullimit të Bordit të Kullimit Tiranë-Kavajë. 1. Zona e fushës Kamëz-Zallher (TRK-l), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 1475 ha. 2. Zona e fushës Paskuqan-Kashar-Prezë dhe Gjokaj-Vorë-Marikaj (TRK¬6,17), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 2900 ha. 3. Zona e fushës Petrelë-Arbanë-Stërmas (TRK-20), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 1050 ha. 4. Zona e fushës së Baldushkut (TRK-2l), që kullon me të rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 430 ha. 5. Zona e fushës së lumit Erzen (TRK-26,29,32,39), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 1014 ha. 6. Zona e fushës Bërzhitë-Fikas (TRK-47,48), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 225 ha. 7. Zona e fushës së Kavajës, që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 8030 ha. 8. Zona kodrinore Okshtun-Golem, që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 2060 ha. 9. Zona që kullohet nga hidrovori i Synejit, me sipërfaqe 500 ha. 10. Zona që kullohet nga hidrovori i Rreth-Grethit, me sipërfaqe 460 ha. 11. Pendët/argjinaturat mbrojtëse nga përmbytjet e lumenjve, bregdetare dhe të kanaleve të ujërave të larta. 12. Veprat mbrojtëse nga gërryerjet e lumenjve dhe të përrenjve. Lidhja 2 Zona e shërbimit të kullimit të Bordit te Kullimit Korçë-Pogradec. 1. Zona e fushës Korçë-Dvoran-Qafë Qarr (KOK 1/1 ), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 5400 ha. 2. Zona e fushës Diga Zemblak-Maliq (KOK1I2), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 9330 ha. 3. Zona e fushës Pirg-qyteti Maliq (KOK1I3), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 2870 ha. 4. Zona e fushës së Maliqit (KOK-2), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 5300 ha. 5. Zona e fushës Makers-Lubonjë (KOK-3, KOK-4), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 282 ha. 6. Zona e fushës Liqenas-Goricë (KOK-5, KOK-6), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 333 ha. 7. Zona e fushës Cangonj-Progër-Vranisht-Tren (DVK-l), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 2339 ha. 8. Zona e fushës Hoçisht- VërI en- Vishocicë (DVK-2, DVK-3), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 993 ha. 9. Zona e fushës Qendër-Qytet (ERQ), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 360 ha. 10. Zona e fushës Makërz-Çlirim-Boshanj-Vodicë (ERC-l, ERM-l,2), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 101 ha. 11. Zona e fushë's Kagjinë-Barmash-Sudenicë-Leskovik- Ymelinë-Radanjë (ERP-l,2, ERL-l,2) që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 270 ha. 12. Zona e fushës së Starovës, me siperfaqe 800 ha nga të cilat 300 ha kullojne me ngritje mekanike, me hidrovore dhe 500 ha kullon me rrjedhje të lirë. 13. Zona e fushës së Leshnicës-Stropckës, që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 300 ha. 14. Zona e fushës së Çërravës, që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 200 ha. 15. Zona e fushës së Petrushës, që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 250 ha. 16. Zona e fushave pranë liqenit të Ohrit (Lin-Hudenisht), që kullon me rrjedhje te lire, me sipërfaqe 300 ha. 17. Pendët/argjinaturat mbrojtëse nga përmbytjet e lumenjve dhe të kanaleve të ujërave të larta. 18. Veprat mbrojtese nga gerryerjet e lumejve dhe te perrenjve Lidhja 3 3 Zona e shërbimit të kullimit te Bordit të Kullimit Vlor-Sarandë. 1. Zona e fushës së Myzeqesë (VLK-1,2,3), që kullon 6650 ha, nga të cilat me ngritje mekanike me hidrovor 5550 ha dhe me rrjedhje të lirë 1100 ha. 2. Zona e fushës Llakatund-Armen (VLK-4,5), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 2800 ha. 3. Zona e fushës Dukat-Tragjas (VLK-6), që kullon 1800 ha, nga te cilat me ngritje mekanike me hidrovor 400 ha dhe me rrjedhje të lirë 1400 ha 4. Zona e fushës së lumit Shushicë nga Drashovica deri në Kallarat (VLK¬7), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 4010 ha. 5. Zona e fushës Sevaster-Shkozë-Dushkarat-Karbunarë-Romes (VLK-8), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 1000 ha. 6. Zona e fushës së Petes, Harvalasë, Peshkëpi- Vllahisë, Trevllazër¬Cergovisë (VLK-9), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 1750 ha. 7. Zona e fushës së Bregut, Qeparo-Himarë-Vuno-Pilur (VLK-10), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 420 ha. 8. Zona e fushës së Pavlit (SRK-1), që kullon me rrjedhje të lirë me sipërfaqe 1332 ha. 9. Zona e fushës Konispol-Zare (SRK-7), që kullon me rrjedhje të lirë me sipërfaqe 5000 ha. 10. Zona e fushës së Vurgut (SRK-2, DLK-1), qe kullon 3643 ha, nga të cilat me ngritje mekanike me hidrovor 900 ha dhe me rrjedhje të lirë 2743 ha 11. Zona e fushës së Vagalatit (SRK-3, SRK-4), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 1585 ha 12. Zona e fushës së Gravës (SRK-4), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 348 ha. 13. Zona e fushës së Butrintit (SRK-6), që kullon me ngritje mekanike me hidrovor, me sipërfaqe 800 ha. 14. Zona e fushës së Borshit (SRK-8), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 130 ha. 15. Zona e fushës së Volloderit (SRK-9), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 160 ha. 16. Zona e fushës së Navaricës (SRK-I0), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 250 ha. 17. Zona e fushës së Vurgut, Delvinë (DLK-l), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 2743 ha 18. Zona e fushës Stjar-Mesopotam (DLK-2), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 200 ha. 19. Zona e fushës së Vergo-Kalasë (DLK-3), që kullon me rrjedhje të lirë, me sipërfaqe 400 ha. 20. Pendët/argjinaturat mbrojtëse nga përmbytjet e lumenjve, bregdetare dhe të kanaleve të ujërave të larta si dhe argjinaturën kufizuese të liqenit të Nartës. 21. Veprat mbrojtëse nga gërryerjet e lumenjve dhe të përrenjve