Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Decision No.238 dated 23.3.2011 proclaiming the historical center of the Korca district and approving the regulation on its administration

Made 2011-03-23 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Vendim Nr.238, datë 23.3.2011 për shpalljen e qendrës historike të qytetit të korçës dhe miratimin e rregullores për administrimin e saj.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Environment
Keywords
cultural heritage, protected area

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. [Printo] [Google Translate] VENDIM Nr.238, datë 23.3.2011 PËR SHPALLJEN E QENDRËS HISTORIKE TË QYTETIT TË KORÇËS DHE MIRATIMIN E RREGULLORES PËR ADMINISTRIMIN E SAJ Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 3 e 4 të nenit 29 të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003 "Për trashëgiminë kulturore", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shpalljen e qendrës historike të qytetit të Korçës dhe miratimin e rregullores për administrimin e saj, sipas tekstit dhe hartës që i bashkëlidhen këtij vendimi. 2. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, bashkia e Korçës dhe institucionet e specializuara për zbatimin e këtij vendimi. 3. Vendimi nr.455, datë 23.6.2005 i Këshillit të Ministrave "Për shpalljen "Qendër historike" dhe "Ansambël urbanistik, arkitektonik, tradicional" të disa zonave të qytetit të Korçës, si dhe për miratimin e rregullores së administrimit të tyre", shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha RREGULLORE PËR SHPALLJEN E QENDRËS HISTORIKE TË QYTETIT TË KORÇËS DHE MIRATIMIN E RREGULLORES PËR ADMINISTRIMIN E SAJ Neni 1 Qëllimi Kjo rregullore përcakton detyrimet dhe mënyrat për mbrojtjen, konservimin e integruar dhe administrimin e vlerave historiko-kulturore të qendrës historike dhe ansamblit urban rreth saj (zonës së mbrojtur) të qytetit të Korçës. Kjo rregullore mbështetet në ligjin nr.9048, datë 7.4.2003 "Për trashëgiminë kulturore", të ndryshuar dhe vendimin e Këshillit të Ministrave nr.426, datë 13.7.2007 "Për miratimin e Kartës Shqiptare të Restaurimit". Neni 2 Struktura e hapësirës urbane me vlera historiko-kulturore të qytetit të Korçës Hapësira urbane me vlera historiko-kulturore e qytetit të Korçës, formohet prej qendrës historike, ansamblit urban rreth saj (zonës së mbrojtur) dhe një zone me potencial arkeologjik të kategorisë B. 1. Qendra Historike e Korçës përfshin: a) Ansamblin mbi përmendoren e "Luftëtarit të Panjohur" në lagjen nr.3, përfshirë dhe radhën e parë të ndërtimeve buzë rrugicave kufizuese të ansamblit; b) Ansamblin e Pazarit të Vjetër të qytetit, i cili përfshin edhe territorin përreth xhamisë së Iliaz Mirahorit; c) Ansamblin, pjesë përbërëse e lagjes nr.12, përfshirë dhe radhën e parë të ndërtimeve buzë rrugicave kufizuese të ansamblit; d) Ansamblet që shtrihen në të dyja anët e bulevardit "Republika". 2. Ansambli urban (zona e mbrojtur) përfshin pjesë të lagjeve nr.1,2,3,11,12. 3. Zona me potencial arkeologjik, pjesë e ish-lagjes "Kala" dhe zona pas bankës. Kufijtë e qendrës historike, ansamblit urban (zona e mbrojtur) dhe zonave me potencial arkeologjik paraqiten në hartën e zonifikimit të qytetit të Korçës, e cila është pjesë e kësaj rregulloreje. Neni 3 Qendra historike Qendra historike e Korçës është hapësira me vlera të rëndësishme urbanistiko-arkitekturore që dokumenton rrugën e zhvillimit historik të qytetit të Korçës dhe arritjet në rrafshet urbanistiko Ligjet.org - Për shpalljen e qendrës historike të qytetit të Korçës dhe mirat... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:238:23.03.2011 1 of 4 4/24/2012 5:52 PM arkitekturore: a) Ansambli në lagjen nr.3 është pjesa më e vjetër e ruajtur e qytetit, varoshit, si pjellë e kalasë mesjetare të shekullit XII-XIV, e cila ruan rrjetin rrugor karakteristik dhe një fond ndërtimesh të vjetra, që krijojnë, ndonëse jo në mënyrë të plotë, atmosferën e jetës së një periudhe të hershme të zhvillimit të qytetit. b) Ansambli i pazarit të vjetër, i rindërtuar nga mesi i shek.XIX e në vazhdim, dëshmon për karakterin ekonomik e shoqëror të qytetit. Ai ruan të gjithë komponentët përbërës të pazareve mesjetare: sheshet e tregtimit, dyqanet-punishtet, hanet, si dhe një numër ndërtesash me vlera arkitektonike e konstruktive. c) Ansambli në lagjen nr.12 dokumenton fillimet dhe ecurinë në kohë të sistemit urbanistik ortogonal të bazuar në këtë lagje gjatë zgjerimit të qytetit në troje të reja, duke filluar nga gjysma e dytë e shek.XIX. d) Ansamblet në të dyja anët e bulevardit "Republika" dokumentojnë përmirësimet e sistemit urbanistik të qytetit dhe konceptimet e reja funksionale të njësive ndërtimore gjatë periudhës më të re të zhvillimit të qytetit, rreth fillimit të shek.XX. Neni 4 Ansambli urban (zona e mbrojtur) Zona e mbrojtur shtrihet përreth qendrës historike. Ajo ruan vlera historiko-kulturore, me të cilat plotëson dhe pasuron vlerat e qendrës historike dhe krijon një kalim të butë prej saj drejt pjesëve të reja të qytetit. Në zonën e mbrojtur, krahas ruajtjes dhe restaurimit të monumenteve të kategorisë së parë dhe të dytë, që ndodhen në të, ruhen dhe restaurohet rrjeti urbanistik, si dhe mjedisi tradicional, i kultivuar ose i pakultivuar. Në këtë zonë ka edhe ndërtime që nuk janë monumente kulture, por që mund të trajtohen duke respektuar këtë rregullore dhe legjislacionin në fuqi. Neni 5 Zonat me potencial arkeologjik Zonat me potencial arkeologjik ndodhen në ish-lagjen "Kala", prapa hotel "Gramozit", ku herë pas here janë zbuluar gjurmë të kalasë së vjetër të Korçës, si dhe në zonën pas bankës. Për ndërtimet ose punimet e ndryshme në këtë zonë dhe kur zbulohen gjurmë me vlera arkeologjike, veprohet sipas ligjit nr.9048, datë 7.4.2003 "Për trashëgiminë kulturore", të ndryshuar, nenit 30, pikës 4. Neni 6 Ndarja e monumenteve sipas kategorisë Monumentet e kulturës në qytetin e Korçës, sipas vlerave të tyre historiko-kulturore ndahen në dy kategori: monumente të kategorisë së parë dhe monumente të kategorisë së dytë. Ato ndodhen në qendrën historike, në zonën e mbrojtur, ose në pjesët e tjera të qytetit. Kjo ndarje sipas vlerave, pasqyrohet në shkallën e ruajtjes së tyre, si dhe në mënyrat dhe shkallën e ndërhyrjes konservuese dhe restauruese. Monumentet e kategorisë së parë janë shembujt me vlera të rëndësishme tipologjike dhe arkitekturore, që pasqyrojnë zhvillimin tipologjik dhe karakteristikat arkitektoniko-teknike të banesës tradicionale korçare. Monumentet e kategorisë së dytë janë ndërtime me vlera historiko-kulturore, kryesisht si formuese të ansambleve urbanistiko-arkitekturore, marrin pjesë në formulimin kompozicional të qytetit, por dhe ruajnë vlera arkitekturore në vetvete. Neni 7 Ndërhyrjet në qendrën historike 1. Ndërhyrjet konservuese dhe restauruese në qendrën historike, si dhe në monumentet e të dyja kategorive mbështeten në kriteret për konservimin dhe restaurimin, të saktësuara në aktet normative kombëtare dhe ndërkombëtare të fushës, të zbatueshme edhe në vendin tonë. 2. Në qendrën historike ndërhyrjet restauruese synojnë ruajtjen e hapësirave urbanistiko-arkitekturore, rrjetit rrugor tradicional në kompozim dhe teknikë, si dhe të hapësirave pushuese dhe të gjelbërimit tradicional. 3. Për qendrën historike kryhen studime për rehabilitimin e zonave të veçanta të saj, lidhur me qëndrimin karshi ndërtimeve, që me volume dhe formulimin e tyre arkitekturor dëmtojnë vlerat dhe njësinë kompozicionale të këtyre zonave. 4. Këto studime përcaktojnë objektet, ku kryhen punime konservuese dhe restauruese, objektet ku kryhen ritrajtime për të rritur vlerat e tyre, objektet në gjendje rrënoje ose të papërshtatshme për funksionim dhe që cenojnë unitetin arkitekturor të ansamblit ose zonës, ku lejohet të kryhen rikonstruksione, zonat ku lejohet të kryhen ndërhyrje integruese, si dhe parcelat e gjelbëruara. 5. Ritrajtimet dhe rikonstruksionet duhet të integrohen në tërësinë arkitekturore të ansamblit apo të Ligjet.org - Për shpalljen e qendrës historike të qytetit të Korçës dhe mirat... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:238:23.03.2011 2 of 4 4/24/2012 5:52 PM zonës, duke respektuar kompozimet dhe trajtimet e pamjeve të jashtme të ndërtimeve të vëna në mbrojtje dhe duke mos tejkaluar lartësinë maksimale të tyre. Neni 8 Ndërhyrjet në monumente Ndërhyrjet në monumentet e kategorisë së parë ruajnë mbarë kompozimin dhe teknikat origjinale si në brendësi, ashtu edhe në pamjet e jashtme. Oborri, muret rrethuese, porta e jashtme dhe ndërtimet ndihmëse, janë pjesë organike e monumentit dhe, si të tilla, i nënshtrohen të njëjtit trajtim. Në rastet kur një pjesë e monumentit ka pësuar dëmtime, transformime ose mungon, mund të ndërmerren ndërhyrje plotësuese sipas gjendjes fillestare. Ndërhyrjet në monumentet e kategorisë së dytë ruajnë volumin fillestar dhe formulimin e pamjes së jashtme, ndërsa në brendësi mund të bëhen ndryshime, duke zbatuar kompozime sipas kërkesave të kohës dhe teknikat e sotme. Neni 9 Projektimi dhe zbatimi i punimeve Studimi, projektimi dhe zbatimi i punimeve konservuese dhe restauruese, në qendrën historike dhe në monumentet e të dyja kategorive, kryhen nga institucionet shtetërore të specializuara, si dhe nga subjekte të licencuara për restaurimin e monumenteve, sipas kuadrit ligjor në fuqi dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit. Neni 10 Ndërhyrjet në ansamblin urban (zona e mbrojtur) Në zonën e mbrojtur ruhet rrjeti rrugor në kompozimin dhe formulimin e tij urbanistiko-arkitektonik. Në këtë zonë kryhen restaurime, përshtatje, rikonstruksione apo dhe ndërtime të reja për të rritur vlerat e kësaj zone dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, të cilat duhet të jenë në harmoni me karakterin arkitektonik e urbanistik të ansamblit: 1. Nuk lejohen ndryshimet në rrjetin rrugor ekzistues. 2. Lartësia maksimale e ndërtimeve të reja apo rikonstruksioneve dhe përshtatjeve nuk duhet t'i kalojë 3 katet. 3. Kompozimi arkitektonik i ndërtesave duhet t'i përshtatet karakterit arkitektonik e dekorativ të arkitekturës tradicionale, duke përdorur stilizime të elementeve morfologjike të saj, të kompozimeve vëllimore, ngjyrave etj. 4. Specifikimet e detajuara teknike për përshtatjet, rikonstruksionet apo dhe ndërtimet e reja përcaktohen nga Instituti i Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Korçë dhe me zyrat përkatëse të organeve të qeverisjes vendore. 5. Projektet për përshtatjet, rikonstruksionet apo dhe ndërtimet e reja miratohen nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit dhe, më pas, nga organizmat përkatës të qeverisjes vendore. Neni 11 Shfrytëzimi i monumenteve Monumentet e kulturës janë pjesë e jetës bashkëkohore. Ato shfrytëzohen, sipas rastit, për funksionet për të cilat janë ndërtuar, apo dhe për funksione të tjera, me kusht që këto funksione të mos cenojnë vlerat për të cilat monumenti është vënë në mbrojtje. Mënyrat e përdorimit përcaktohen në ligjin nr.9048, datë 7.4.2003 "Për trashëgiminë kulturore", të ndryshuar. Neni 12 Mbrojtja e monumenteve Organet e qeverisjes vendore, në bashkëpunim me institucionet shtetërore të specializuara, sigurojnë ruajtjen dhe mbrojtjen e monumenteve të ngritura në hapësirat e juridiksionit të tyre. Plani rregullues i qytetit të Korçës, detyrimisht merr parasysh vlerat e qendrës historike dhe të ansamblit urbanistik rreth saj (zonës së mbrojtur dhe zonave me potencial arkeologjik). Neni 13 Komiteti Mbikëqyrës i Qendrës Historike dhe Zonës së Mbrojtur Për të ndihmuar dhe mbikëqyrur veprimtarinë dhe vlerësimin e qendrës historike, zonës së mbrojtur, zonave me potencial arkeologjik dhe monumenteve të kulturës në qytetin e Korçës, pranë bashkisë së qytetit ngrihet Komiteti Mbikëqyrës i Qendrës Historike dhe Zonës së Mbrojtur. Ky komitet është një strukturë këshillimore dhe jo vendimmarrëse, i cili përbëhet nga 9 anëtarë. Kryetari i këtij komiteti caktohet nga kryetari i njësisë së qeverisjes vendore të qytetit të Korçës dhe ka në përbërjen e tij përfaqësues të institucioneve shtetërore, të shoqatës së arkitektëve të qytetit, të përfaqësuesve të Ligjet.org - Për shpalljen e qendrës historike të qytetit të Korçës dhe mirat... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:238:23.03.2011 3 of 4 4/24/2012 5:52 PM banorëve të Qendrës Historike dhe të zonës së mbrojtur dhe organizmave joshtetërorë, që ushtrojnë veprimtari për mbrojtjen e vlerave historiko-kulturore të qytetit të Korçës. Mënyra e organizimit dhe funksionimit të këtij komiteti përcaktohet në rregulloren e funksionimit të brendshëm që miratohet me 50%+1 të votave të të gjithë anëtarëve. Neni 14 Zgjidhja e mosmarrëveshjeve Për të gjitha çështjet që nuk trajtohen dhe për pasojë nuk zgjidhen në këtë rregullore, sipas kompetencave, ato zgjidhen prej Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Neni 15 Kundërvajtjet administrative Shkelja e kësaj rregulloreje ngarkon me përgjegjësi sipas dispozitave të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003 "Për trashëgiminë kulturore", të ndryshuar, dhe Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Neni 16 Dispozita të fundit Shtesat dhe ndryshimet në këtë rregullore bëhen me propozim të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe miratohen nga Këshilli i Ministrave. Kjo rregullore shoqërohet me hartën përkatëse të qendrës historike dhe ansamblit urban të qytetit të Korçës. Brenda 6 muajve nga botimi në Fletoren Zyrtare të kësaj rregulloreje, Instituti i Monumenteve të Kulturës i paraqet ministrit përgjegjës për trashëgiminë listën e monumenteve të kulturës së kategorisë I dhe II për shqyrtim dhe miratim. Copyright 2012 - www.ligjet.org Ligjet.org - Për shpalljen e qendrës historike të qytetit të Korçës dhe mirat... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:238:23.03.2011 4 of 4 4/24/2012 5:52 PM

Decision No.238 dated 23.3.2011 proclaiming the historical center of the Korca district and approving the regulation on its administration · Nelum