Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Decision no. 188, dated 27 March 2024 on the approval of detailed rules for the production, marketing, storage, packaging, labelling and use of fertilizer products

Made 2024-03-27 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Vendim Nr. 188, datë 27.3.2024 për miratimin e rregullave të hollësishme për prodhimin, tregtimin, ruajtjen, ambalazhimin, etiketimin dhe përdorimin e produkteve plehëruese.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Cultivated plants
Keywords
fertilizers/nutrients, internal trade, international trade, packaging/labelling, plant production, processing/handling, transport/storage
Categories
*, agriculture

Where to read it

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. VENDIM Nr. 188, datë 27.3.2024 PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË HOLLËSISHME PËR PRODHIMIN, TREGTIMIN, RUAJTJEN, AMBALAZHIMIN, ETIKETIMIN DHE PËRDORIMIN E PRODUKTEVE PLEHËRUESE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 17, të ligjit nr. 17/2020, “Për produktet plehëruese”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. QËLLIMI DHE PËRKUFIZIMET 1. Qëllimi i këtij vendimi është përcaktimi i rregullave dhe i procedurës për prodhimin, tregtimin, ruajtjen, ambalazhimin, etiketimin dhe përdorimin e produkteve plehëruese të regjistruara. 2. Për efekt të këtij vendimi, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: a) “Drejtues teknik i prodhimit dhe tregtimit me shumicë të produkteve plehëruese”, personi i diplomuar në fushën e agronomisë ose kimisë, i punësuar me kohë të plotë, që përgjigjet për gjithë veprimtarinë teknike e profesionale. b) “Institucion përgjegjës”, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, përgjegjës për mbikëqyrjen dhe kontrollin e prodhimit, importimit, eksportimit, ruajtjes, tregtimit dhe përdorimit të produkteve plehëruese. c) “Ligj”, ligji nr. 17/2020, “Për produktet plehëruese”. ç) “Ministria”, ministria përgjegjëse për bujqësinë. d) “Ministri”, ministri përgjegjës për bujqësinë. dh) “Produkt plehërues i thjeshtë me bazë nitrat amoni, me përmbajtje të lartë azoti”, produkti plehërues në gjendje të ngurtë, me përmbajtje 28% ose më shumë në masë të azotit (N), të përftuar nga nitrati i amonit (NH4NO3). II. PRODHIMI I PRODUKTEVE PLEHËRUESE 1. Në Republikën e Shqipërisë lejohet vetëm prodhimi i produkteve plehëruese, të regjistruara sipas ligjit. 2. Të drejtën për ushtrimin e veprimtarisë së prodhimit të produkteve plehëruese e ka çdo person juridik ose fizik, që paraqet dokumentacionin, si më poshtë vijon: a) dokument certifikimi nga një trupë certifikuese, i lëshuar sipas ligjit; b) diplomë Bachelor ose “master” të drejtuesit teknik në fushën e kimisë ose agronomisë; c) kontratë pune me kohë të plotë e drejtuesit teknik; ç) dokumentin që vërteton se ka laborator për kryerjen e analizave për qëllime të vetëkontrollit, në pronësi të prodhuesit ose një laborator tjetër të nënkontraktuar prej tij; d) dokument të lëshuar nga Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, sipas ligjit nr. 152/2015, “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”; dh) dokument të lëshuar nga inspektorati përgjegjës për shëndetësinë, sipas legjislacionit në fuqi për shëndetin publik; e) leje mjedisore, lëshuar nga ministria përgjegjëse për mjedisin. 3. Prodhimi i produkteve plehëruese me rrezikshmëri bëhet nga çdo person juridik ose fizik, pas pajisjes me licencë për ushtrimin e kësaj veprimtarie. Dokumentacioni provues dhe shoqërues për licencim është sipas shkronjave “a”, “b”, “c” dhe “ç”, të pikës 2, të këtij kreu. Pas licencimit, por para fillimit të ushtrimit të veprimtarisë së prodhimit të produkteve plehëruese, personi juridik ose fizik pajiset me dokumentet, sipas shkronjave “d”, “dh” dhe “e”, të pikës 2, të këtij kreu. 4. Institucioni përgjegjës verifikon dokumentacionin për licencimin dhe për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë së prodhimit. 5. Klasifikimi, etiketimi dhe ambalazhimi i produkteve plehëruese që prodhohen kryhen sipas legjislacionit në fuqi për menaxhimin e kimikateve. 6. Çdo prodhues i produkteve plehëruese ka një drejtues teknik, i cili kryen këto funksione: a) ndjek dhe kontrollon të gjitha fazat e procesit të prodhimit të produktit plehërues; b) mban dokumentacionin teknik për 3 (tre) vjet pasi produkti plehërues është prodhuar dhe është vendosur në treg dhe e vendos atë në dispozicion të institucionit përgjegjës. 7. Institucioni përgjegjës pezullon veprimtarinë e prodhimit të produkteve plehëruese dhe produkteve plehëruese me rrezikshmëri, në rastet kur nuk plotësohen kriteret e pikës 2 të këtij kreu. 8. Institucioni përgjegjës pezullon deri në 30 (tridhjetë) ditë kalendarike licencën e prodhimit të produkteve plehëruese me rrezikshmëri, në rastet kur nuk plotësohen kriteret e pikës 2 të këtij kreu. 9. Institucioni përgjegjës i propozon ministrit heqjen e licencës: a) në rast të shkeljes së dispozitave të shkronjave “b”, “c”, dhe “d”, të nenit 27, të ligjit; b) nëse prodhuesi i produkteve plehëruese me rrezikshmëri nuk plotëson kriteret brenda afatit të pezullimit. 10. Kundër vendimit për heqjen e licencës bëhet ankim, sipas nenit 30, të ligjit nr. 10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. III. TREGTIMI ME SHUMICË I PRODUKTEVE PLEHËRUESE 1. Të drejtën për ushtrimin e veprimtarisë së tregtimit me shumicë të produkteve plehëruese e ka çdo person juridik ose fizik, që paraqet dokumentacionin, si më poshtë vijon: a) diplomën Bachelor ose “master” të drejtuesit teknik në fushën e agronomisë; b) kontratë pune me kohë të plotë të drejtuesit teknik; c) dokumentacion që provon përmbushjen e kritereve ligjore për funksionimin e magazinave të tregtimit me shumicë. 2. Tregtimi me shumicë i produkteve plehëruese me rrezikshmëri kryhet nga çdo person juridik ose fizik, pas pajisjes me licencë për ushtrimin e kësaj veprimtarie. Dokumentacioni provues dhe shoqërues për licencim është sipas shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 1, të këtij kreu. Pas licencimit, por para fillimit të ushtrimit të veprimtarisë së tregtimit me shumicë të produkteve plehëruese, personi juridik ose fizik pajiset me dokumentacionin sipas shkronjës “c”, të pikës 1, të këtij kreu. 3. Institucioni përgjegjës verifikon dokumentacionin për licencimin, si dhe për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë së tregtimit me shumicë, sipas pikës 2, të këtij kreu. 4. Drejtuesi teknik mban dokumentacionin teknik për 3 (tre) vjet pasi produkti plehërues është vendosur në treg dhe e vendos në dispozicion të institucionit përgjegjës. 5. Personat juridikë ose fizikë, që ushtrojnë aktivitet tregtimi me shumicë për produktet plehëruese, detyrohen të njoftojnë me shkrim institucionin përgjegjës, jo më vonë se muaji shkurt i vitit pasardhës, për sasinë e produkteve plehëruese që kanë importuar dhe kanë hedhur në treg gjatë vitit të mëparshëm kalendarik. 6. Brenda muajit mars të çdo viti institucioni përgjegjës i dërgon ministrisë përmbledhësen e sasisë së produkteve plehëruese që janë importuar dhe hedhur në treg gjatë vitit të mëparshëm kalendarik. Ministria, pas përpunimit, ia dërgon këto të dhëna INSTAT-it për publikim, si dhe ministrisë përgjegjëse për menaxhimin e kimikateve. 7. Prodhimi deri te tregtimi me pakicë i produkteve plehëruese duhet të shoqërohet nga dokumentacioni për të dhënat e sigurisë (MSDS). Prodhuesi, importuesi dhe furnizues të tjerë të produkteve plehëruese i sigurojnë përdoruesit apo shpërndarësit të produkteve plehëruese MSDS në dhe i informojnë ata, në përputhje me legjislacionin e menaxhimit të kimikateve. 8. Inspektimi dhe kontrolli për cilësinë e produkteve plehëruese, të vendosura dhe të hedhura në treg, lidhur me plotësimin e kërkesave ligjore për tregtim, kryhen në bazë të Planit Kombëtar të Inspektimeve me bazë risku dhe marrjes së mostrave, të miratuara me urdhër ministri. 9. Marrja e mostrave të produkteve plehëruese dhe analizimi i tyre kryhen nga laboratorë të akredituar për marrjen e mostrave e për kryerjen e testimeve dhe kryhen sipas pikave 1, 2, 3, 4 dhe 5, të nenit 38, të kreut V, të ligjit nr. 10433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. 10. Mënyra e marrjes së mostrave të produkteve plehëruese për analizim miratohet me udhëzimin e ministrit. IV. TREGTIMI ME PAKICË I PRODUKTEVE PLEHËRUESE 1. Tregtimi me pakicë i produkteve plehëruese kryhet nga çdo person juridik ose fizik për ushtrimin e kësaj veprimtarie, nëse ai apo i punësuari prej tij është me diplomë Bachelor ose “master” në fushën e agronomisë. 2. Tregtimi me pakicë i produkteve plehëruese me rrezikshmëri bëhet nga persona juridikë ose fizikë për ushtrimin e kësaj veprimtarie, nëse ai apo i punësuari prej tij është me diplomë Bachelor ose “master” në fushën e agronomisë. V. RUAJTJA E PRODUKTEVE PLEHËRUESE 1. Ruajtja e produkteve kryhet sipas kritereve të përcaktuara në nenin 15 të këtij ligji. 2. Dokumentacioni që provon përmbushjen e kritereve për funksionimin e magazinave të tregtimit me shumicë është, si më poshtë vijon: a) Leje mjedisore, e lëshuar nga ministria përgjegjëse për mjedisin, sipas rasteve të parashikuara në ligjin nr. 10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar; b) Dokumenti i lëshuar nga inspektorati përgjegjës për shëndetësinë, sipas legjislacionit në fuqi për shëndetin publik; c) Dokumenti i lëshuar nga Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH), në zbatim të ligjit nr. 152/2015, “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”. 3. Kërkesat që duhet të plotësohen për magazinimin e produkteve plehëruese janë: a) Produktet plehëruese duhet të jenë të identifikuara nëpërmjet certifikatës së origjinës dhe të cilësisë; b) Hyrja dhe dalja e produkteve plehëruese nga magazina bëhet me dokumente të rregullta dhe shënimet përkatëse pasqyrohen në librin e magazinës për garantimin e sistemit të gjurmueshmërisë; c) Produktet plehëruese vendosen në palete të ndara nga njëra-tjetra, në ambalazhe origjinale dhe me etiketat e miratuara, sipas dokumentit të regjistrimit të tyre; ç) Kushtet e ruajtjes zbatohen sipas përcaktimeve në etiketën dhe MSDS-në e çdo produkti plehërues. 4. Produktet plehëruese me rrezikshmëri magazinohen në mjedise të mbyllura, në kushte të veçanta të sigurisë nga zjarri, nga rrezatimi diellor dhe nga lagështia, për të shmangur efektet e mundshme të shpërthimit. VI. AMBALAZHIMI, ETIKETIMIDHE PËRDORIMI I PRODUKTEVE PLEHËRUESE 1. Ambalazhimi, etiketimi dhe përdorimi i produkteve plehëruese të regjistruara kryhet vetëm, sipas nenit 7, të ligjit. 2. Të drejtën për ushtrimin e veprimtarisë së ambalazhimit dhe etiketimit të produkteve plehëruese e ka çdo person juridik ose fizik, që paraqet dokumentacionin, si më poshtë vijon: a) diplomë Bachelor ose “master” të drejtuesit teknik në fushën e kimisë ose agronomisë; b) kontratë pune me kohë të plotë të drejtuesit teknik; c) dokumenti i lëshuar nga inspektorati përgjegjës për shëndetësinë, sipas rasteve të parashikuara në legjislacionin në fuqi për shëndetin publik; ç) dokumenti i lëshuar nga Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH), në zbatim të ligjit nr. 152/2015, “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”. 3. Ambalazhimi dhe etiketimi i produkteve plehëruese me rrezikshmëri bëhet nga persona juridikë ose fizikë, pasi të pajisen me licencë për ushtrimin e kësaj veprimtarie. Dokumentacioni provues dhe shoqërues për licencim është sipas shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të këtij kreu. Pas licencimit, por para fillimit të ushtrimit të veprimtarisë së tregtimit me shumicë të produkteve plehëruese, personi juridik ose fizik pajiset me dokumentacionin sipas shkronjave “c” dhe “ç”, të pikës 2, të këtij kreu. 4. Ambalazhimi dhe etiketimi i produkteve plehëruese kryhet në përputhje me legjislacionin e menaxhimit të kimikateve. 5. Kërkesat e etiketimit për produktet plehëruese të regjistruara janë sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 6. Përdorimi i produkteve plehëruese kryhet sipas përcaktimeve të pikave 1, 2 dhe 3, të nenit 17, të ligjit. VII. DISPOZITA TË FUNDIT DHE KALIMTARE 1. Për personat juridikë ose fizikë që prodhojnë, ambalazhojnë dhe tregtojnë produkte plehëruese, brenda 6 (gjashtë) muajve pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kryhet vlerësimi i përputhshmërisë së kritereve të përcaktuara në këtë vendim. 2. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, me përjashtim të pikës 5, të kreut VI, të këtij vendimi, që hyn në fuqi në datën 1 korrik 2025. KRYEMINISTËR Edi Rama SHTOJCA 1 KËRKESAT E ETIKETIMIT Grupi A: PRODUKTET PLEHËRUESE INORGANIKE PRODUKTET PLEHËRUESE INORGANIKE, ME MAKROELEMENT 1. Informacioni i mëposhtëm do të jetë me kusht: a) sipas rastit, lëndët ushqyese primare të deklaruara azot (N), fosfor (P) ose kalium (K), sipas simboleve të tyre kimike sipas renditjes NPK; b) sipas rastit, lëndët ushqyese dytësore të deklaruara kalcium (Ca), magnez (Mg), natrium (Na) ose squfur (S) sipas simboleve të tyre kimike, sipas renditjes Ca-Mg-Na-S; c) numrat që tregojnë përmbajtjen e lëndëve ushqyese të deklaruara të azotit total (N), fosforit total në formën e pentoksidit të fosforit (P2O5) ose të kaliumit total në formën e oksidit të kaliumit (K2O), të ndjekur nga numrat në kllapa që tregojnë përmbajtja totale e oksidit të kalciumit (CaO), oksidit të magnezit (MgO), oksidit të natriumit (Na2O) ose trioksidit të squfurit (SO3); ç) përmbajtja e lëndëve ushqyese të deklaruara në vijim, në rendin e mëposhtëm dhe si % në masë: i. azotit (N): azoti total (N); azoti në formë nitrike; azoti në formën amoniakale; azoti në formë ureike; azoti nga ureja formaldehide, izobutilidediurea, krotonilidendiurea; azoti nga azoti cianamidik; ii. pentoksidi i fosforit (P2O5): pentoksidi total i fosforit (P2O5); pentoksid fosfori i tretshëm në ujë (P2O5); pentoksid fosfori (P2O5) i tretshëm në citrat amoni neutral; ku është i pranishëm fosfati i butë i bluar, pentoksid fosfori (P2O5) i tretshëm në acid formik; iii. oksid kaliumi i tretshëm në ujë (K2O); iv. oksid kalciumi (CaO), oksid magnezi (MgO), oksid natriumi (Na2O) dhe trioksid squfuri (SO3), shprehur: kur ato lëndë ushqyese janë plotësisht të tretshme në ujë, vetëm si përmbajtje e tretshme në ujë; kur përmbajtja e tretshme e këtyre lëndëve ushqyese është të paktën një e katërta e përmbajtjes totale të këtyre lëndëve ushqyese, si përmbajtje totale dhe si përmbajtje e tretshme në ujë; në raste të tjera, si përmbajtja totale. d) kur urea (CH4N2O) është e pranishme, informacion në lidhje me ndikimet e mundshme në cilësinë e ajrit të çlirimit të amoniakut nga përdorimi i produkteve plehërues dhe një mundësi për përdoruesit për të aplikuar korrigjimin e duhur të masave. 2.Kur një produkt plehërues inorganik me makroelemente ka përmbajtje të kadmiumit (Cd) të barabartë ose më të ulët se 20 mg/kg pentoksid fosfori (P2O5), deklarohet “Përmbajtja e ulët e kadmiumit (Cd)” ose e ngjashme, ose një paraqitje vizuale për këtë efekt, që mund të jetë shtuar. PRODUKTET PLEHËRUESE INORGANIKEMEMAKROELEMENTE, TËNGURTA 1. Një produkt plehërues inorganik me makroelemente, i ngurtë, mund të etiketohet “kompleks”, vetëm nëse secila njësi fizike përmban të gjitha lëndët ushqyese të deklaruara në përmbajtjen e tyre të deklaruar. 2. Granulometria e një produkti plehërues inorganik me makroelemente, të ngurta, duhet të tregohet, e shprehur si % në masë të produktit që kalon nëpër një sitë. 3.Forma e njësisë fizike të produktit duhet të tregohet me një nga përcaktimet e mëposhtme: a) Granula; b) Pelet; c) Pluhur, ku të paktën 90% e masës së produktit mund të kalojë përmes një sitë me një rrjetë prej 1 mm; ose ç) Prillet. 4. Për produktet plehëruese inorganike, me makroelemente, të ngurta, të veshura, emri i agjentëve mbulues dhe përqindja e produktit plehërues të veshur nga secili agjent mbulues duhet të tregohet dhe të ndiqet: a) për produktet plehëruese inorganike me makroelemente, të ngurta, të veshura me polimer, sa vijon shënimi: “Shpejtësia e çlirimit të lëndëve ushqyese mund të ndryshojë në varësi të temperaturës së substratit. Mund të jetë e nevojshme një rregullim i plehërimit”; dhe b) për produktet plehëruese inorganike me mikroelemente, të ngurta, të veshura me squfur (S) dhe produktet plehëruese inorganike me makroelemente, të ngurta, të veshura me squfur (S)/polimer, shënimi i mëposhtëm: “Shkalla e çlirimit të lëndëve ushqyese mund të ndryshojë në varësi të temperaturës së substratit dhe aktivitetit biologjik. Mund të jetë e nevojshme një rregullim i plehërimit”. 5. Ku një ose më shumë nga mikroelementet bor (B), kobalt (Co), hekur (Fe), mangani (Mn) dhe molibden (Mo) janë të pranishëm në përmbajtjen minimale të treguar në tabelën e mëposhtme si përqindje në masë, ato: do të deklarohen nëse i shtohen qëllimisht produktit plehërues inorganik me makroelement të ngurtë; dhe mund të deklarohet në të tjera raste: Mikroushqyes Përmbajtja e mikroelementeve (% në masë) I destinuar për përdorim në kultura bujqësore ose kullota I destinuar për përdorim në kopshtari Bor (B) 0,01 0,01 Kobalt (Co) 0,002 na Hekuri (Fe) 0,5 0,02 Mangani (Mn) 0,1 0,01 Molibden (Mo) 0,001 0,001 6. Kur një ose të dyja prej mikroelementeve: bakër (Cu) dhe zinku (Zn), janë të pranishme, pa u shtuar qëllimisht, në përmbajtjen minimale të treguar si % në masë në tabelën e mëposhtme, ato mund të jenë deklaruar: Mikroushqyes Përmbajtja e mikroelementeve (% në masë) I destinuar për përdorim në kultura bujqësore ose kullota I destinuar për përdorim në kopshtari Bakër (Cu) 0,01 0,002 Zinku (Zn) 0,01 0,002 7. Kur bakri (Cu) ose zinku (Zn) i shtohet qëllimisht produktit plehërues inorganik me makroelement, të ngurtë, përmbajtja totale e bakrit (Cu) ose zinkut (Zn) do të jetë deklaruar. 8. Mikroelementet e përmendura në pikat 5, 6 dhe 7 deklarohen pas informacionit për makroelementet. Informacioni i mëposhtëm do të jetë me kusht: a) tregimi i emrave dhe i simboleve kimike të mikroelementeve të deklaruara, të renditur në rendin e mëposhtëm: bor (B), kobalt (Co), bakër (Cu), hekur (Fe), mangan (Mn), molibden (Mo) dhe zink (Zn), të ndjekur nga emrat e kundërjoneve të tyre; b) Përmbajtja totale e mikroelementeve e shprehur si % nga masë: ku ato mikroelemente janë plotësisht të tretshëm në ujë, vetëm sa përmbajtja e tretshme në ujë; ku përmbajtja e tretshme e atyre mikroelementeve është të paktën një e katërta epërmbajtjes totale të atyre mikroelementeve, si përmbajtja totale dhe si përmbajtja e tretshme në ujë; në raste të tjera, si përmbajtja totale. c) ku mikroelementet e deklaruara janë të keluara nga agjentët kelatues, kualifikuesi i mëposhtëm pas emrit dhe identifikuesi kimik i mikroelementeve: “keluar nga ... (emri i agjentit kelues ose shkurtesa e tij)”, dhe te sasia e mikroelementit të keluar si % ndaj masës; ç) ku produktet plehëruese inorganike me makroelemente, të ngurta, përmbajnë mikroelemente të kompleksuara nga agjentë kompleks, kualifikuesin e mëposhtëm pas emrit dhe identifikuesin kimik të mikroelementit: “i ndërlikuar nga ... (emri i agjentit kompleks ose shkurtimi i tij)”, dhe sasia e mikroelementeve të kompleksuara si % nga masë. d) ku mikroelementet janë shtuar qëllimisht, deklarata e mëposhtme: “Për t’u përdorur vetëm aty ku ka një nevojë të njohur. Mos e tejkaloni aplikimin normal!”. PRODUKTET PLEHËRUESE INORGANIKE ME MAKROELEMENTE, TË LËNGËTA 1. Etiketa duhet të tregojë nëse produktet plehëruese inorganike me makroelemente, të lëngshme, janë në pezullim ose në zgjidhje. 2.Përmbajtja e lëndëve ushqyese mund të tregohet si % në masë ose vëllimi. 3. Ku një ose më shumë nga mikroelementet bor (B), kobalt (Co), hekur (Fe), mangani (Mn) dhe molibden (Mo) janë të pranishëm në përmbajtjen minimale të treguar në tabelën e mëposhtme si përqindje në masë, ato: do të deklarohen nëse i shtohen qëllimisht produkti plehërues inorganik me makroelemente, i lëngshëm; dhe mund të deklarohet në të tjera rastet: Mikroushqyes Përmbajtja e mikroelementit (% në masë) Bor (B) 0,01 Kobalt (Co) 0,002 Hekuri (Fe) 0,02 Mangani (Mn) 0,01 Molibden (Mo) 0,001 4.Kur një ose të dyja mikroelementet: bakër (Cu) dhe zinku (Zn) janë, të pranishëm, pa u shtuar qëllimisht, me të paktën 0,002% në masë, ato mund të jenëdeklaruar. 5. Ku bakri (Cu) ose zinku (Zn) shtohet qëllimisht në produktin plehërues inorganik me makroelement, i lëngshëm, përmbajtja totale e bakrit (Cu) ose zinkut (Zn) duhet të jetë deklaruar. 6. Mikroelementet e përmendura në pikat 3, 4 dhe 5 deklarohen pas informacionit për makroelementet. Informacioni i mëposhtëm do të jetë me kusht: a) tregimi i emrave dhe simboleve kimike të mikroelementeve të deklaruara, të renditura në rendin e mëposhtëm: bor (B), kobalt (Co), bakër (Cu), hekur (Fe), mangani (Mn), molibden (Mo) dhe zinku (Zn), të ndjekura nga emrat e kundërjoneve të tyre; b) përmbajtja totale e mikroelementeve të shprehura si % në masë ose vëllimi: kur ato mikroelemente janë plotësisht të tretshme në ujë, vetëm sa përmbajtja e tretshme në ujë; kur përmbajtja e tretshme e këtyre mikroelementeve është të paktën një e katërta e përmbajtjes totale të këtyre mikroelementeve, si përmbajtja totale dhe si përmbajtja e tretshme në ujë; në raste të tjera, si përmbajtja totale. c) kur mikroelementet e deklaruara janë të keluara nga agjentët kelatues, kualifikuesi i mëposhtëm pas emrit dhe identifikuesi kimik i mikroelementit: “keluar nga ... (emri i agjentit kelues ose shkurtesa e tij)”, dhe te sasia e mikroelementit të keluar si % ndaj masës; ku produkti plehërues inorganik me makroelement, i lëngshëm, përmban mikroelemente të kompleksuara nga agjentë kompleksues kualifikuesin e mëposhtëm pas emrit dhe identifikuesin kimik të mikroelementit “i ndërlikuar nga ... (emri i agjentit kompleks ose shkurtesa e tij)”, dhe të sasia mikroelementit të kompleksuar si % në masë. ç) kur mikroelementet janë shtuar qëllimisht, deklarata e mëposhtme: “Për t’u përdorur vetëm aty ku ka një nevojë të njohur. Mos e tejkaloni normën e aplikimit!”. Grupi B: PRODUKTET PLEHËRUESE ORGANIKE 1. Informacioni i mëposhtëm do të jepet, si vijon: a) Lëndët ushqyese primare të deklaruara azot (N), fosfor (P) ose kalium (K), sipas simboleve të tyre kimike sipas renditjes NPK; b) Lëndët ushqyese dytësore të deklaruara kalcium (Ca), magnez (Mg), natrium (Na) ose squfur (S), sipas simboleve të tyre kimike sipas renditjes Ca-Mg-Na-S; c) Numrat që tregojnë përmbajtjen e lëndëve ushqyese të deklaruara të azotit total (N), fosforit total në formën e pentaoksidit të fosforit (P2O5) ose të kaliumit total në formën e oksidit të kaliumit (K2O), të ndjekur nga numrat në kllapa që tregojnë përmbajtjen totale tek oksidit të kalciumit (CaO), oksidit të magnezit (MgO), oksidit të natriumit (Na2O) ose trioksidit të squfurit (SO3); ç) Përmbajtjen e lëndëve ushqyese dhe parametrave të tjerë të deklaruar në vijim, në rendin e mëposhtëm dhe si % në masë: i. azoti (N): azoti total (N); sasia minimale e azotit organik (Norg ), e vijuar nga një përshkrim i origjinës së lëndëve organike të përdorura; azoti në formën amoniakale. ii. pentoksidi total i fosforit (P2O5); iii. oksidi total i kaliumit (K2O); iv. oksidi kalciumit (CaO), oksidi magnezit (MgO), oksidi natriumit (Na2O) dhe trioksidi squfurit (SO3), shprehur: kur këto lëndë ushqyese janë plotësisht të tretshme në ujë, vetëm si përmbajtje e tretshme në ujë; kur përmbajtja e tretshme e këtyre lëndëve ushqyese është të paktën një e katërta e përmbajtjes totale të këtyre lëndëve ushqyese, si përmbajtje totale dhe si përmbajtje e tretshme në ujë; në raste të tjera, si përmbajtje totale. v. karboni organik (Corg); vi. lënda e thatë. d) Raporti i karbonit organik ndaj azotit total (Corg/N); dh) Data e prodhimit; e) Forma e njësisë fizike të produktit, si p.sh. pluhur ose pelet, nëse është e zbatueshme. Grupi C: PRODUKTET PLEHËRUESE ORGANO-MINERARE 1. Informacioni i mëposhtëm do të jetë, si vijon: a) Lëndët ushqyese primare të deklaruara azot (N), fosfor (P) ose kalium (K), sipas simboleve të tyre kimike sipas renditjes NPK; b) Sipas rastit, lëndët ushqyese dytësore të deklaruara kalcium (Ca), magnez (Mg), natrium (Na) ose squfur (S) sipas simboleve të tyre kimike sipas renditjes Ca-Mg-Na-S; c) Numrat që tregojnë përmbajtjen e lëndëve ushqyese të deklaruara të azotit total (N), fosforit total në formën e pentoksidit të fosforit (P2O5) ose të kaliumit total në formën e oksidit të kaliumit (K2O), të ndjekur nga numrat në kllapa që tregojnë përmbajtjen totale të oksidit të kalciumit (CaO), oksidit të magnezit (MgO), oksidit të natriumit (Na2O) ose trioksidit të squfurit (SO3); ç) Përmbajtja e lëndëve ushqyese dhe parametrave të tjerë të deklaruar në vijim, në rendin e mëposhtëm dhe si % në masë: i. azoti (N): azoti total (N); sasia minimale e azotit organik (Norg), e ndjekur nga një përshkrim i origjinës së lëndëve organike të përdorura; azoti në formë nitrike; azoti në formën amoniakale; azoti në formë ureike. ii. pentoksidi i fosforit (P2O5): pentoksidi total i fosforit (P2O5); pentoksid fosfori i tretshëm në ujë (P2O5); pentoksid fosfori (P2O5) i tretshëm në citrat amoni neutral; kur është i pranishëm fosfati i butë i bluar, pentoksidi i fosforit (P2O5) i tretshëm në formën e acidit formik. iii. oksidi kaliumit (K2O): oksidi total i kaliumit (K2O); oksid kaliumi i tretshëm në ujë (K2O). iv. oksidi kalciumit (CaO), oksidi magnezit (MgO), oksidi natriumit (Na2O) dhe trioksidi squfurit (SO3), shprehur: kur ato lëndë ushqyese janë plotësisht të tretshme në ujë, vetëm si përmbajtje e tretshme në ujë; kur përmbajtja e tretshme e këtyre lëndëve ushqyese është të paktën një e katërta e përmbajtjes totale të këtyre lëndëve ushqyese, si përmbajtja totale dhe si përmbajtja e tretshme në ujë; në raste të tjera, si përmbajtja totale. v. karboni organik (Corg); vi. lënda e thatë. d) kur urea (CH4N2O) është e pranishme, informacion në lidhje me ndikimet e mundshme në cilësinë e ajrit të çlirimit të amoniakut nga përdorimi i produkteve plehëruese dhe një mundësi për përdoruesit për të aplikuar korrigjimin e duhur të masave. 2. Kur një ose më shumë nga mikroelementet bor (B), kobalt (Co), hekur (Fe), mangan (Mn) dhe molibden (Mo) janë të pranishëm në përmbajtjen minimale të treguar si % në masë në tabelën e mëposhtme, ato do të deklarohen nëse i shtohet qëllimisht një produkt plehërues organo-minerar dhe mund të deklarohet në rastet e tjera: Mikroushqyes Përmbajtja e mikroelementit (% në masë) Produkt plehërues organo-minerar i ngurtë Produkt plehërues organo-mineral i lëngshëm I destinuar për përdorim në kultura bujqësore ose kullota I destinuar për përdorim në kopshtari Bor (B) 0,01 0,01 0,01 Kobalt (Co) 0,002 na 0,002 Hekuri (Fe) 0,5 0,02 0,02 Mangani (Mn) 0,1 0,01 0,01 Molibden (Mo) 0,001 0,001 0,001 3. Kur një ose të dyja mikroelementet: bakër (Cu) dhe zinku (Zn), janë të pranishëm, pa u shtuar qëllimisht, në përmbajtjen minimale të treguar si % në masë në tabelën e mëposhtme, ato mund të deklarohen: Mikroushqyes Përmbajtja e mikroelementit (% në masë) Produkt plehërues organo-minerar i ngurtë Produkt plehërues organo-minerar i lëngshëm I destinuar për përdorim në kultura bujqësore ose kullota I destinuar për përdorim në kopshtari Bakër (Cu) 0,01 0,002 0,002 Zinku (Zn) 0,01 0,002 0,002 4. Kur bakri (Cu) ose zinku (Zn) shtohet qëllimisht në produktin plehërues organo-minerar, përmbajtja totale e bakrit (Cu) ose zinkut (Zn) do të jetë deklaruar. 5. Mikroelementet e përmendura në pikat 2, 3 dhe 4 do të deklarohen pas informacionit për makroelementet. Informacioni i mëposhtëm do të jetë, si vijon: a) Tregimi i emrave dhe i simboleve kimike të mikroelementeve të deklaruara, të renditura në rendin e mëposhtëm: bor (B), kobalt (Co), bakër (Cu), hekur (Fe), mangani (Mn), molibden (Mo) dhe zinku (Zn), të ndjekur nga emrat e kundërjoneve të tyre; b) Përmbajtja totale e mikroelementeve e shprehur si % në masë: kur ato mikroelemente janë plotësisht të tretshme në ujë, vetëm sa përmbajtja e tretshme në ujë; kur përmbajtja e tretshme e atyre mikroelementeve është të paktën një e katërta e përmbajtja totale e atyre mikroelementeve, si përmbajtja totale dhe si përmbajtja e tretshme në ujë; në raste të tjera, si përmbajtja totale. c) Kur mikroelementet e deklaruar janë keluar nga agjentët kelatues, kualifikuesi i mëposhtëm pas emrit dhe identifikuesi kimik i mikroelementit: “kelatuar nga ... (emri i agjentit kelues ose shkurtesa e tij)”, dhe sasia e mikroelementit të keluar si % nga masë. ç) Kur produkti plehërues organo-minerar përmban mikroelemente të kompleksuara nga agjentë kompleks, kualifikuesin e mëposhtëm pas emrit dhe identifikuesin kimik të mikroelementeve: “e komplikuar nga ... (emri i agjentit kompleks ose shkurtesa e tij)”, dhe sasia e mikroelementeve të kompleksuara si % në masë. d) Kur mikroelementet janë shtuar qëllimisht, deklarata e mëposhtme: “Për t’u përdorur vetëm aty ku ka një nevojë të njohur. Mos e tejkaloni aplikimin normal!”. 6.Kur një produkt plehërues organo-minerar ka një përmbajtje kadmiumi (Cd) të barabartë me ose më të ulëta se 20 mg/kg pentoksid fosfori (P2O5), shprehja: “Përmbajtje e ulët e kadmiumit (Cd)” ose e ngjashme ose një paraqitje vizuale për këtë efekt, mund të shtohet. Grupi D: PRODUKTET PLEHËRUESE BAZUAR NË MIKROELEMENTE 1.Mikroushqyesit e deklaruar në produktet plehëruese, bazuar në mikroelemente do të renditen me emrat e tyre dhe simbolet kimike në rendin e mëposhtëm: bor (B), kobalt (Co), bakër (Cu), hekur (Fe), mangan (Mn), molibden (Mo) dhe zinku (Zn), të vijuar nga emrat e kundërjoneve të tyre. 2. Kur mikroelementet e deklaruara janë keluar nga agjentët kelatues dhe çdo agjent kelatues mund të identifikohet dhe kuantifikohet dhe kelaton të paktën 1% mikroelement të tretshëm në ujë, kualifikuesi i mëposhtëm do të shtohet pas emrit dhe identifikuesit kimik tëmikroelementeve: “keluar nga ... (emri i agjentit kelues ose shkurtesa e tij)”, dhe sasinë e mikroelement i keluar si % në masë. 3.Kur mikroelementet e deklaruara janë të kompleksuara nga agjentë kompleksues, kualifikuesi i mëposhtëm do të shtohet pas emrit dhe identifikuesit kimik të mikroelement: “i ndërlikuar nga ... (emri i agjentit kompleks ose shkurtesa e tij)”, dhe të sasia e mikroelementit të kompleksuar si % ndaj masës. 4.Do të shfaqet deklarata e mëposhtme: “Për t’u përdorur vetëm kur ka një nevojë të njohur. Mos e tejkaloni normën e aplikimit!”. PRODUKT PLEHËRUES BAZUAR NË MIKROELEMENT, I THJESHTË 1.Etiketa duhet të tregojë tipologjinë përkatëse. 2.Përmbajtja totale e mikroelementeve duhet të shprehet si % në masë: kur mikroelementi është plotësisht i tretshëm në ujë, vetëm si përmbajtje e tretshme në ujë; kur përmbajtja e tretshme e mikroelementit është të paktën një e katërta e përmbajtjes totale të atij mikroelementi, si përmbajtje totale dhe si përmbajtje e tretshme në ujë; në raste të tjera, si përmbajtje totale. PRODUKT PLEHËRUES BAZUAR NË MIKROELEMENT, I PËRBËRË 1.Mikroelementet mund të deklarohen vetëm nëse janë të pranishme në përmbajtjen minimale të treguar në tabelën e mëposhtme si % nga masë: Mikroushqyes Përmbajtja e mikroelementit (% në masë) Jo i keluar, jo i ndërlikuar Keluar ose komplekse Bor (B) 0,2 n.a Kobalt (Co) 0,02 0,02 Bakër (Cu) 0,5 0,1 Hekuri (Fe) 2 0,3 Mangani (Mn) 0,5 0,1 Molibden (Mo) 0,02 n.a Zinku (Zn) 0,5 0,1 2.Nëse produktet plehëruese bazuar në mikroelemente, të përbëra, janë në suspension ose në tretësirë, etiketa duhet të tregojë “në suspension” ose “në tretësirë”, si i përshtatshëm. 3.Përmbajtja totale e mikroelementeve duhet të shprehet si % në masë: kur mikroelementet janë plotësisht të tretshëm në ujë, vetëm si përmbajtje e tretshme në ujë; kur përmbajtja e tretshme e mikroelementeve është të paktën gjysma e përmbajtjes totale të këtyre mikroelementeve, si përmbajtje totale dhe si përmbajtje e tretshme në ujë; në raste të tjera, si përmbajtje totale. Grupi DH: PRODUKTET PLEHËRUESE ME VEPRIM SPECIFIK (FRENUESIT, BIOSTIMULANTËT E BIMËVE) Të gjithë përbërësit duhet të deklarohen sipas peshës ose vëllimit të produktit në rend zbritës të madhësisë. BIOSTIMULANT I BIMËVE Informacioni i mëposhtëm do të jepet, si vijon: a) forma fizike; b) data e prodhimit dhe skadimit; c) metodat e aplikimit; ç) efekti i pretenduar për çdo objekt të synuar; dhe d) çdo udhëzim përkatës në lidhje me efikasitetin e produktit, duke përfshirë dhe praktikat e menaxhimit, plehërimi kimik, papajtueshmëria me produktet e mbrojtjes së bimëve, madhësia e rekomanduar e sprucatorit të spërkatjes, presioni i spërkatësit dhe masa të tjera antispërkatje. BIOSTIMULANT MIKROBIAL I BIMËVE Duhet të tregohen të gjithë mikroorganizmat e shtuar qëllimisht. Kur mikroorganizmi ka disa sforcime, duhet të tregohen shtamet e shtuara qëllimisht. Përqendrimi i tyre duhet të shprehet si numri i njësive aktive për vëllim ose peshë, ose në çdo mënyrë tjetër që është e rëndësishme për mikroorganizmin, p.sh. njësitë formuese të kolonive për gram (cfu/g). Etiketa duhet të përmbajë shprehjen e mëposhtme: “Mikroorganizmat mund të kenë potencialin të provokojnë reaksione sensibilizuese”. Grupi Ë: KORREKTUESIT Parametrat e mëposhtëm do të deklarohen, si vijon: Vlera neutralizuese; Granulometria, e shprehur si % ndaj masës së produktit që kalon në një sitë 1,0 mm; Oksidi total i kalciumit (CaO), i shprehur si % në masë; Oksidi total i magnezit (MgO), i shprehur si % në masë; Reaktiviteti dhe mënyra e përcaktimit të reaktivitetit, me përjashtim të oksidit dhe hidroksidit kalciumit. Grupi F: SUBSTRATET E KULTIVIMIT (RRITJES) Parametrat e mëposhtëm do të deklarohen, si vijon: Përçueshmëria elektrike e dhënë si mS/m, me përjashtim të leshit mineral; pH; Sasia: Për leshin mineral, shprehur si numër copash dhe tre dimensionesh: gjatësia, lartësia dhe gjerësia; Për substratet e tjera të rritjes me formë paraprake, të shprehura si madhësi në të paktën dy dimensione; Për substratet e tjera të rritjes, e shprehur në vëllim total; Me përjashtim të substrateve të rritjes në formë paraprake, sasia e shprehur si vëllim i materialeve me një madhësi grimcash më të madhe se 60 mm, kur është prezente; Azoti (N) i ekstraktueshëm nga CaCl2/DTPA (klorur kalciumi/acid dietilen triaminepenta acetik; “i tretshëm në CAT”), nëse është mbi 150 mg/lit; Pentoksidi fosforit (P2O5) i nxjerrë nga CaCl2/DTPA (klorur kalciumi/acid dietilen triaminepenta acetik; “i tretshëm në CAT”), nëse është mbi 20 mg/lit; Oksidi kaliumit (K2O,) i nxjerrë nga CaCl2/DTPA (klorur kalciumi/acid dietilen triaminepenta acetik; “i tretshëm në CAT”), nëse është mbi 150 mg/lit; Data e prodhimit. Grupi G: PËRMIRËSUESIT E TOKËS 1.Përmbajtja e lëndës së thatë e shprehur si % në masë duhet të jetë edeklaruar. 2. Lëndët ushqyese në vijim, të shprehur si % në masë, duhet të deklarohen nëse tejkalojnë 0,5 % në masë: azoti (N), pentoksidi i fosforit (P2O5) dhe oksidi i kaliumit (K2O). PËRMIRËSUES ORGANIK I TOKËS Parametrat e mëposhtëm do të deklarohen, si vijon: pH; Përçueshmëria elektrike, e dhënë si mS/m; Vlera e karbonit organik (Corg), e shprehur si % në masë; Sasia minimale e azotit organik (Norg), e shprehur si % në masë, e ndjekur nga një përshkrim i origjinës së lëndëve organike të përdorura; Raporti i karbonit organik ndaj azotit total (Corg/N).

Decision no. 188, dated 27 March 2024 on the approval of detailed rules for the production, marketing, storage, packaging, labelling and use of fertilizer products · Nelum