Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Decision no. 174, dated 24.3.2023 on determining the forms of support through subsidy for social enterprises, for the period 2023–2025

Made 2023-03-24 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Vendim nr. 174, datë 24.3.2023 për përcaktimin e formave të mbështetjes nëpërmjet subvencionit për ndërmarrjet sociale, për periudhën 2023–2025.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
General
Keywords
equity, financing, subsidy/incentive, labour, social protection

Where to read it

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. 1. Krijimin e fondit në mbështetje të ndërmarrjeve sociale, të njohura si të tilla nga ministri përgjegjës për çështjet sociale, me vlerë të përgjithshme prej 240 000 000 (dyqind e dyzet milionë) lekësh, për periudhën 2023–2025, sipas produktit përkatës të parashikuar në Programin Buxhetor Afatmesëm “Përkujdesja sociale”.

  2. 2. Format e mbështetjes së ndërmarrjeve sociale nëpërmjet subvencionit janë: a) mbështetja e hapjeve të vendeve të reja të punës, në pagesën e pagës minimale të punonjësve të ndërmarrjeve sociale, që u përkasin grupeve të pafavorizuara; b) mbështetja në pagesën e sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve të ndërmarrjeve sociale, që u përkasin grupeve të pafavorizuara.

  3. 3. Ndërmarrjet sociale që përfitojnë subvencione për krijimin e vendeve të reja të punës duhet të kenë: a) një projektpropozim, shoqëruar me plan-biznesin 3-vjeçar; b) dokument që vërteton rritjen e numrit të të punësuarve, me përfaqësues nga grupet e pafavorizuara, të evidentuar në programet e mbrojtjes sociale dhe të punësimit, sipas legjislacionit në fuqi.

  4. 4. Kërkesa me shkrim shoqërohet dhe me dokumentacione të tjera shtesë, si më poshtë vijon: a) ekstraktin historik të kompanisë, të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit; b) kopje të pasqyrave financiare të vitit paraardhës, në rast se organizata e ushtron aktivitetin prej më shumë se një viti dhe formularët e deklarimeve dhe pagesave për personat fizikë; c) vërtetimin nga dega e tatim-taksave për shlyerjen e detyrimeve tatimore, për aq kohë sa ushtron veprimtarinë, por jo më gjatë se për një periudhe kohore njëvjeçare nga çasti i aplikimit; ç) informacionin për numrin e të punësuarve dhe nivelin e pagës së dhënë për çdo person; d) vërtetimin për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për tatimpaguesit të specifikuar për tre muajt e fundit; dh) një kopje të aktit të inspektimit në punë, në rast se organizata ka ushtruar më parë aktivitetin e saj.

  5. 5. Një ndërmarrje sociale mund të përfitojë subvencion për hapjen e deri 20 (njëzet) vendeve të reja të punës, ku përfshihen pagesat e pagës minimale për punëmarrësit, për një periudhë 3- vjeçare.

  6. 6. Financimi i dy formave të subvencioneve, të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, të pagës minimale dhe i sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore të punëdhënësit dhe punëmarrësit, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi, bëhet në masën 100%, kundrejt paraqitjes së listë-pagesave të punonjësve pranë Shërbimit Social Shtetëror.

  7. 7. Ndërmarrjet sociale që paraqesin kërkesë për mbështetjen nga format e subvencioneve, të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, duhet të plotësojnë këto kushte: a) nuk duhet të kenë shkelur legjislacionin e punës dhe atë tatimor, lidhur me detyrimet ndaj punëmarrësve; b) kohëzgjatja e kontratës për të punësuarit nga kategoritë e grupeve të pafavorizuara të jetë jo më pak se 3 (tre) vjet, duke garantuar qëndrueshmëri në vitet në vijim; 1 c) jo më pak se 50% e të punësuarve të jenë pjesë e programit të daljes nga skema e ndihmës ekonomike.

  8. 8. Subvencionimi i ndërmarrjeve sociale në një nga format e përcaktuara në këtë vendim nuk kushtëzon të drejtën e tyre për të përfituar nga forma të tjera të mbështetjes së ndihmës shtetërore, të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi.

  9. 9. Përjashtohen nga përfitimi i subvencionit të ndërmarrjeve sociale ato organizata jofitimprurëse, që kanë përfituar në 3 vitet e fundit nga programi i mbështetjes financiare të buxhetit të shtetit, fondi social.

  10. 10. Vlera totale e ndihmës së dhënë një ndërmarrjeje sociale, e siguruar nga të gjitha format e mbështetjes së ndihmës shtetërore, përfshirë dhe format e mbështetjes nga buxheti i shtetit, të përcaktuara në pikën 2 të këtij vendimi, nuk do të kalojë shumën 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, për një periudhë prej 3 vjetësh.

  11. 11. Ndërmarrja sociale, përfituese e formave të subvencioneve, të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, plotëson deklaratën për çdo ndihmë “de minimis”, të miratuar nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore, të përfituar gjatë dy viteve të kaluara dhe vitin financiar në vazhdim.

  12. 12. Ministri përgjegjës për çështjet sociale ngre komisionin vlerësues të kërkesave të ndërmarrjeve sociale për përfitimin e subvencioneve dhe përcakton përbërjen, rregullat e organizimit e funksionimit të tij.

  13. 13. Ndërmarrjet sociale, që përfitojnë subvencione, raportojnë pranë ministrisë përgjegjëse për çështjet sociale lidhur me përdorimin e subvencionit të përfituar, sipas formatit të raportimit, të miratuar me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet sociale.

  14. 14. Periudha e raportimit të veprimtarisë është viti kalendarik, i cili është në përputhje me vitin financiar të ushtrimit të veprimtarisë së saj.

  15. 15. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar për ministrinë për çështjet sociale, sipas produktit përkatës të parashikuar në Programin Buxhetor Afatmesëm “Përkujdesja sociale”.

  16. 16. Ngarkohen ministri përgjegjës për çështjet sociale dhe Shërbimi Social Shtetëror për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTËR Belinda Balluku 2

Decision no. 174, dated 24.3.2023 on determining the forms of support through subsidy for social enterprises, for the period 2023–2025 · Nelum