Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Decision No.1634 dated 17.12.2008 on the rules and procedures of providing financial subsidies for the conservation of the indigenous buffalo genetic resources

Made 2008-12-17 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Vendim nr.1634, datë 17.12.2008 për përcaktimin e procedurave dhe të mënyrës së mbështetjes financiare, për ruajtjen e rezervës gjenetike të racës autoktone të buajve.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Livestock
Keywords
animal production, cattle, genetic resources, institution, governance

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. VENDIM NR.1634, DATË 17.12.2008 PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE DHE TË MËNYRËS SË MBËSHTETJES FINANCIARE, PËR RUAJTJEN E REZERVËS GJENETIKE TË RACËS AUTOKTONE TË BUAJVE. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 3 e 4 të nenit 58 të ligjit nr.9426, datë 6.10.2005 "Për mbarështimin e blegtorisë", të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008 "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Mbështetjen financiare, vjetore të fermerëve, për ruajtjen e rezervës gjenetike të racës autoktone të buajve, në Shqipëri, për çdo kre, sipas tabelës së mëposhtme: Numërtimi Emërtimi Për ruajtje Për pjellje Për remont a) Për buallicat (F) 10 000 lekë 10 000 lekë - b) Për buajt (M) 20 000 lekë 2 000 lekë - c) Për remontin - - 5000 lekë 2. Ngritjen, pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, të komisionit të vlerësimit të mbarështimit dhe ruajtjes së rezervës gjenetike të buajve, veprimtaria e të cilit rregullohet me akt nënligjor të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 3. Drejtoritë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit, në bazë të aktit të vlerësimit, të lëshuar nga komisioni i vlerësimit, t'i paguajnë fermerët, që mbarështojnë buaj, sipas këtyre procedurave: a) Pagesa për ruajtjen e buallicës të jepet në fund të 6-mujorit të parë të vitit kalendarik, pavarësisht nëse ajo ka pjellë ose jo. b) Pagesa për ruajtjen e buallit të jepet në fund të 6-mujorit të parë të vitit kalendarik, pavarësisht numrit të ndërzimeve barrsë, të kryera prej tij në tufën e buallicave, në zonën ku ai "lejohet" të veprojë nga shërbimi zooveteriner i drejtorisë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit, në komunën, ku banon fermeri. c) Pagesa për pjelljen e buallicës të jepet pas 1(një) muaji nga data e lindjes, vetëm pasi të jetë verifikuar, me aktlindje, dhe kotorri të jetë i matrikulluar nga tekniku i ndërzimit dhe shërbimi zooveteriner i drejtorisë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit, në komunën, ku banon fermeri. ç) Pagesa për pjelljen, në rastin e buallit, t'i referohet numrit të buallicave të fekonduara prej tij, të cilat kanë pjellë, në zonën ku ai "lejohet" të veprojë nga shërbimi zooveteriner i drejtorisë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit, në komunën, ku banon fermeri. d) Pagesa për remontin të jepet vetëm për kotorrat e moshës 6-18 muaj, për të dyja sekset. dh) Pagesa përfitohet vetëm në rastet kur fermeri paraqet dokumentet e mëposhtme: i) kartelën; ii) certifikatën veterinare; iii) pasaportën e kafshës. 4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 5. Vendimi nr.219, datë 16.5.2002 i Këshillit të Ministrave "Për mbrojtjen e racës autoktone të buajve nga zhdukja", i ndryshuar, shfuqizohet. 6. Ngarkohen Ministri i Financave dhe Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha

Decision No.1634 dated 17.12.2008 on the rules and procedures of providing financial subsidies for the conservation of the indigenous buffalo genetic resources · Nelum