Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Decision no. 155, dated 13 March 2023 on the declaration of the natural ecosystem of the Vjosa river as “National Park, category II

Made 2023-03-13 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Vendim nr. 155, datë 13.3.2023 për shpalljen e ekosistemit natyror të lumit Vjosa “Park Kombëtar”, kategoria II.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Water, Wild species and ecosystems
Keywords
coastal zone management, protected area, surface water, classification/declassification, ecosystem conservation, national parks, protection of environment, pastoralism, marine protected areas, animal production

Where to read it

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. VENDIM Nr. 155, datë 13.3.2023 PËR SHPALLJEN E EKOSISTEMIT NATYROR TË LUMIT VJOSA “PARK KOMBËTAR”, KATEGORIA II Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 2, e 10, të ligjit nr. 81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shpalljen e ekosistemit natyror të lumit Vjosa “Park Kombëtar” (kategoria II e zonave të mbrojtura), sipas hartës në shtojcën 1, kufiri i zonës së mbrojtur, dhe tabelës së koordinatave në shtojcën 3, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij. 2. Zona e mbrojtur përfshin sipërfaqe ujore, sipërfaqe bregore, sipërfaqe me bimësi pyjore, kullotë, sipas tabelës nr. 1 të aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 3. Parku Kombëtar i lumit Vjosa ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 12 727 (dymbëdhjetë mijë e shtatëqind e njëzet e shtatë) ha, nga të cilat: 6 030 (gjashtë mijë e tridhjetë) ha ose 47.3% janë sipërfaqe ujore; 4 593 (katër mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e tre) ha ose 36.1% janë sipërfaqe bregore, fusha e ulët e përmbytjeve aktive, 1 199 (një mijë e njëqind e nëntëdhjetë e nëntë) ha ose 9.5% janë sipërfaqe tokësore (breza lumore, shpatet e kanioneve dhe rrëpirat e gërryeshme) dhe 905 (nëntëqind e pesë) ha ose 7.1% janë breza lumorë të prirur për t’u gërryer, sipas përcaktimeve në tabelën nr. 2 të aneksi 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 4. Parku Kombëtar i lumit Vjosa ndahet në dy nënzona, sipërfaqet e të cilave jepen në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Ato janë, si më poshtë vijon: a) Nënzona qendrore, me sipërfaqe 11 822 (njëmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet e dy) ha ose 92.9% (të sipërfaqes së përgjithshme), e shënuar në hartë me ZQ 6 030 (gjashtë mijë e tridhjetë) ha është kanali aktiv; 4 593 (katër mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e tre) ha fusha e ulët e përmbytjeve aktive dhe habitate bregore dhe 1 199 (një mijë e njëqind e nëntëdhjetë e nëntë) ha breza lumorë, shpatet e kanioneve dhe rrëpirat e gërryeshme. Në këtë nënzonë zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes (strikte), pasi performanca natyrore e saj është tepër e lartë, më pak ose aspak e shqetësuar nga veprimtaritë njerëzore. Ka përparësi ruajtjen tërësore të natyrës, të biodiversitetit, të llojeve të rrezikuara, monumentet e natyrës, të peizazhit unik tokësor, veçoritë natyrore të jashtëzakonshme gjeomorfologjike dhe historike pa qenë nevoja e ndërhyrjeve përmirësuese të përhershme, të cilat menaxhohen në atë mënyrë që të ruajnë gjendjen natyrore, të mbështesin lehtësimin e kërkimit shkencor dhe monitorimin mjedisor. Kjo nënzonë gëzon karakterin e mbrojtjes strikte dhe detajohet sipas përcaktimeve të bëra në planin e menaxhimit. Në këtë nënzonë lejohen kërkimi shkencor, zhvillimi i veprimtarive ekoturistike të lira në natyrë. b) Nënzona e përdorimit tradicional dhe zhvillimit të qëndrueshëm me sipërfaqe 905 (nëntëqind e pesë) ha ose 7.1%, e shënuar në hartë me ZPTQ. Kjo nënzonë përfshin tokat pyjore, bujqësore e kullotat dhe territore ujore, ku mundësohet vazhdimi i veprimtarive tradicionale, si punime për shëndetësimin e pyjeve, aktivitete bujqësore, kullotja, grumbullimi dhe kultivimi i bimëve mjekësore e aromatike, me përdorim të balancuar të tyre dhe nuk lejohen ndërtimet e veprimtaritë ekonomike, që shkaktojnë ndryshimin e gjendjes natyrore të ekosistemit natyror. Në nënzonën e përdorimit tradicional dhe zhvillimit të qëndrueshëm, zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes, që siguron një territor me ndikim të ulët dhe kontroll të veprimtarive ekonomike, sociale, agrobiznesit, argëtuese, sportive e ekoturistike, ndërtimi i infrastrukturës, sipas planeve të zhvillimit urban e turistik, të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), të cilat nuk cenojnë integritetin ekologjik të ekosistemit natyror dhe respektojnë funksionet e zonës së mbrojtur, vlerat ekologjike dhe ato të peizazhit natyror e kulturor. 5. Për veprimtaritë që zhvillohen brenda territorit të Parkut Kombëtar të lumit të Vjosës, që janë pajisur me leje mjedisore dhe vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit, si dhe janë lidhur kontratat për zhvillimin e këtyre veprimtarive, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, zbatohen parashikimet e ligjit nr. 81/2017, “Për zonat e mbrojtura”. 6. Veprimtaritë për të cilat nuk është lidhur kontrata përkatëse me autoritetin kontraktues, pavarësisht, zhvillimit të procedurave apo kontratat që në ditën e hyrjes në fuqi të vendimit nuk kanë plotësuar kushtet përkatëse të kontratës nuk lejohen të zhvillohen brenda territorit të Parkut Kombëtar të lumit të Vjosës, në rast se vijnë haptazi në kundërshtim me kërkesat e nenit 16, të ligjit nr. 81/2017, “Për zonat e mbrojtura”. 7. Plani i menaxhimit të Parkut Kombëtar dhe objektivat e ruajtjes së zonës hartohen nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, brenda dy vitesh nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi dhe miratohen nga ministria përgjegjëse për zonat e mbrojtura, në bashkëpunim me ministritë e linjës, me bashkitë, me publikun e interesuar, shoqërinë civile dhe me pronarët privatë, pronat e të cilëve shtrihen brenda territorit të zonës së mbrojtur. 8. Forma e administrimit të Parkut Kombëtar të lumit Vjosa është shtetërore dhe administrimi kryhet nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), nëpërmjet përfshirjes së administratave rajonale të zonave të mbrojtura (ADZM), në territorin e të cilave shtrihet Parku. Mënyra e administrimit përcaktohet në përputhje me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi. 9. Pika 21, e vendimit nr. 60, datë 26.1.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e ekosistemeve natyrore rezervat natyror i menaxhuar/park natyror (kategoria IV), si dhe miratimin e ndryshimit të statusit të sipërfaqeve ekzistuese të zonave të mbrojtura mjedisore, që i përkasin kësaj kategorie”, shfuqizohet. 10. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore në territorin e të cilave shtrihet Parku për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTËR Edi Rama

Decision no. 155, dated 13 March 2023 on the declaration of the natural ecosystem of the Vjosa river as “National Park, category II · Nelum