Decision No. 139 dated 22.2.2012 supplementing Council of Ministers Decision No. 502 dated 13.7.2011 approving the uniform regulation on the control of territory development
Made 2012-02-22 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Land and soil
- Keywords
- agricultural development, authorization/permit, urban land, use restrictions
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
VENDIM Nr.139, datë 22.2.2012 PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR. 502, DATË 13.7.2011 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES UNIFORME TË KONTROLLIT TË ZHVILLIMIT TË TERRITORIT”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 62 të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në nenin 47 të rregullores uniforme të kontrollit të zhvillimit të territorit, miratuar me vendimin nr. 502, datë 13.7.2011 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa: 1. Pas pikës 1 shtohen pikat 1/1, 1/2 dhe 1/3, me këtë përmbajtje: “1/1. Aplikimi për leje, në zbatim të këtyre vendimeve, do të bëhet sipas parashikimeve të seksioneve III-VII të ligjit nr. 10 119 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar dhe të rregulloreve që shoqërojnë studimet e miratuara me këto vendime, për sa u përket rregullave, normave dhe kushteve të zhvillimit, duke u përjashtuar nga detyrimi për botimin e akteve në regjistrin e planifikimit të territorit. Edhe në rastet kur, para fillimit me efekte të plota të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, në bazë të vendimeve të KRRTRSH-së, është miratuar nga organet përkatëse, destinacioni i sheshit të ndërtimit dhe kondicionet urbane të tij, subjektet do të aplikojnë për leje zhvillimi dhe, kur është e nevojshme, edhe për leje ndërtimi, sipas përcaktimeve të paragrafit të parë të kësaj pike. Në rast se gjatë shqyrtimit të aplikimeve rezultojnë mospërputhje të rregullave, normave dhe kushteve të zhvillimit mes këtyre vendimeve dhe akteve ligjore në fuqi, do të zbatohen parashikimet e vendimeve të KRRTRSH-së. 1/2. Subjektet, të cilat janë të pajisura me leje ndërtimi për struktura të veçanta me lartësi mbi 60 metra, në bazë të parashikimeve të këtyre vendimeve të KRRTRSH-së, para fillimit me efekte të plota të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, kanë të drejtë të aplikojnë për rishikimin e kushteve të lejeve të miratuara, në bazë të një kërkese të arsyetuar. Aplikimi për rishikim të kushteve të lejeve të miratuara, në zbatim të këtyre vendimeve, do të bëhet sipas parashikimeve të seksioneve III-VII të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, dhe të rregulloreve që shoqërojnë studimet e miratuara me këto vendime, si dhe të normave dhe kushteve të përcaktuara në aneksin 1, bashkëlidhur këtij vendimi, për sa i përket rregullave, normave dhe kushteve të zhvillimit. 1/3. Strukturat e ngarkuara për zbatimin e këtyre vendimeve do të bëjnë përshtatjen e terminologjisë së tyre, në përputhje me ligjin nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar.” 2. Pas pikës 2 shtohen pikat 2/1, 2/2, dhe 2/3, me këtë përmbajtje: “2/1. Lejet e ndërtimit të miratuara nga KRRT-të, para fillimit me efekte të plota të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, por të pazbardhura, do të vijojnë procedurën e zbardhjes së vendimit sipas formularit të lejes në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Ky formular lejeje do të përdoret vetëm për rastet e parashikuara në këtë pikë. 2/2. Për lejet e ndërtimit, të miratuara para fillimit me efekte të plota të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, të cilave u ka mbaruar afati apo janë në përfundim të afatit, mund të kërkohet, nga njësitë vendore, vetëm zgjatje e afatit të lejes, për një periudhë jo më të gjatë se afati i miratuar me lejen e dhënë dhe jo më shumë se një herë. Kërkesa për zgjatje afati shoqërohet me grafikun e ri të punimeve dhe në asnjë rast nuk duhet të ketë ndryshime të projektit të miratuar. Shqyrtimi i kërkesës për zgjatje afati bëhet nga strukturat përgjegjëse të njësisë vendore dhe miratimi i kësaj kërkese bëhet nga kryetari i njësisë vendore, me vendim, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës. 2/3. Për lejet e ndërtimit, të miratuara para fillimit me efekte të plota të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, mund të zëvendësohet, jo më shumë se një herë, subjekti ndërtues, me kërkesë të investitorit, por në asnjë rast nuk duhet të ketë ndryshime të projektit të miratuar më parë. Kërkesa për zëvendësim të subjektit ndërtues shoqërohet me aktet noteriale përkatëse mes investitorit dhe subjektit të ri ndërtues. Shqyrtimi i kërkesës për zëvendësim të subjektit ndërtues bëhet nga strukturat përgjegjëse të njësisë vendore dhe miratimi i kësaj kërkese bëhet nga kryetari i njësisë vendore, me vendim, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha ANEKSI 1 PËR KUSHTET, NORMAT DHE RREGULLAT PËR SHQYRTIMIN E APLIKIMEVE PËR RISHIKIM TË KUSHTEVE TË LEJEVE TË NDËRTIMIT TË MIRATUARA PARA FILLIMIT TË EFEKTEVE TË LIGJIT NR. 10 119, DATË 23.4.2009 “PËR PLANIFIKIMIN E TERRITORIT”, MBI BAZËN E VENDIMEVE TË KRRTRSH-SË Rishikimi i kushteve të lejeve të ndërtimit, të miratuara para fillimit të efekteve të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, mbi bazën e vendimeve të KRRTRSH-së, do të bëhet duke respektuar kriteret në vijim: Ndryshimi i funksionit të objektit do të pranohet vetëm nëse ndryshimi është brenda parashikimeve të funksioneve të zonës së miratuar sipas vendimeve të KRRTRSH-së. Në çdo rast ndryshimi i funksionit do të shoqërohet me aktin noterial të marrëveshjes mes pronarëve të truallit dhe investitorit, për ndryshimin e funksionit të objektit. Ndryshimi i lartësisë së objektit nga kuota e sistemuar (e shprehur në metra), nuk duhet të kalojë lartësinë e miratuar më parë të objektit sipas lejes së ndërtimit të miratuar. Rimodelimi i fasadës mund të bëhet në përshtatje me ndryshimin e funksionit të objektit, duke pasuruar gjuhën arkitektonike. Rishikimi i normave të parkimit mund të bëhet vetëm me qëllim rritje të vendparkimeve në funksion të ndryshimit të përdorimit të strukturës. Rimodelimi i hapësirave urbane mund të bëhet në përshtatje të ndryshimit të funksionit të objektit. Rishikimi i numrit të kateve duhet të jetë brenda lartësisë maksimale të miratuar të strukturës, me lartësitë minimale të katit të shfrytëzuar të barabartë me 2,7 m. Koeficienti i shfrytëzimit të tokës nuk duhet të jetë më i madh nga koeficienti i miratuar në lejen e ndërtimit. Sipërfaqet e shtuara ose të hequra nga struktura e miratuar, në funksion të ndryshimit të funksionit të strukturës nuk duhet të kalojnë 40% të sipërfaqes totale të miratuar në lejen e ndërtimit. Distancat e objektit nga kufiri i pronës, objektet e tjera dhe akset e rrugëve duhet të jenë konform lejes së ndërtimit të miratuar. ANEKSI 2 FORMULAR (LEJE NDËRTIMI) REPUBLIKA E SHQIPËRISË LEJE NDËRTIMI SUBJEKTIT NDËRTUES ME NR. LICENSE | | | | | | | | ME VENDIM TE KRRT-së NR. , DATË / / 200 ËSHTË MIRATUAR ………… NUK ËSHTË MIRATUAR …………. LEJA E NDËRTIMIT PËR : OBJEKTI AFATI KOHOR I KËSAJ LEJE ËSHTË DERI NË DATËN / / 200 (Koha e lejes fillon që nga momenti kur firmoset nga kryetari i bashkisë dhe drejtori i planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit në territor) Leja e ndërtimit jepet me këto kushte: 1. Të respektohet destinacioni i sheshit për ndërtimin e objektit dhe kondicionet urbanistike të dhëna në vendimin e KRRT-së nr. , datë / / 200 , si dhe projekti i zbatimit i miratuar nga KRRT-ja dhe i konfirmuar nga sekretaria e KRRT përkatëse. 2. Para fillimit të punimeve të ndërtimit të objektit të bëhet njoftimi për fillimin e punimeve pranë Inspektoratit të Policisë së Ndërtimit, shoqëruar me dokumentacion ligjor, siç ndodhet në dosjen e shqyrtuar pranë KRRT-së. 3. Kantieri i ndërtimit të rrethohet në kufijtë e sheshit të miratuar dhe të mbahet pastër ambienti përreth. 4. Për çdo ndërhyrje për lidhje me rrjetin e infrastrukturës publike sipas projektit të miratuar nga ndërmarrja përkatëse e infrastrukturës të jetë i pranishëm specialisti i zonës ose përfaqësuesi i ndërmarrjes përkatëse për të mos krijuar shqetësime në rrjetin publik. 5. Gjatë zbatimit të punimeve, objekti do të kontrollohet nga drejtoria, seksioni apo zyra e planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit. 6. Subjekti ndërtues është i detyruar çdo 3 muaj të raportojë me shkrim në drejtorinë përkatëse të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit pranë bashkisë/komunës mbi ecurinë e punimeve. 7. Në rast shkeljeje të kushteve ligjore të kësaj lejeje, do të merren masa konform ligjit deri në pezullimin e saj. DREJTORI I DREJTORISË SË PLANIFIKIMIT DHE KONTROLLIT TË ZHVILLIMIT (…………………………………………) KRYETARI I BASHKISË/KOMUNËS (.…………………………………….….) Datë ……/ ……/ 200…