Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Decision no. 130, dated 6 March 2024 determining the basic criteria of the sectors to be supported and the amount of financing from the Program Fund for Agriculture and Rural Development, for the year 2024

Made 2024-03-06 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Vendim Nr. 130, datë 6.3.2024 për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga Fondi i Programit për Bujqësinë e Zhvillimin Rural, për vitin 2024.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Agricultural and rural development, Cultivated plants
Keywords
agricultural development, family farming, farming, financial agricultural measures, rural development, subsidy/incentive, special fund, cooperative/producer organization, plant production, certification, medicinal plants
Categories
agriculture

Where to read it

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. VENDIM Nr. 130, datë 6.3.2024 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE BAZË TË SEKTORËVE QË DO TË MBËSHTETEN DHE TË MASËS SË FINANCIMIT NGA FONDI I PROGRAMIT PËR BUJQËSINË E ZHVILLIMIN RURAL, PËR VITIN 2024 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 6, të ligjit nr. 9817, datë 22.10.2007, “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, dhe të ligjit nr. 97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Fondi i miratuar në buxhetin e vitit 2024 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zëri “Transfertë në buxhetet familjare” (llogaria ekonomike 606), të përdoret për: a) rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve bujqësore në mjedise të mbrojtura, të bimëve mjekësore dhe aromatike dhe të prodhimeve blegtorale, duke ulur kostot nëpërmjet pagesave për sipërfaqe të kultivuar dhe për kafshë të matrikulluara; b) mbështetjen e fermerëve nëpërmjet pagesave, për uljen e kostos për naftën që përdoret, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore; c) certifikimin e produkteve bujqësore dhe fermave organike; ç) mbështetjen e formave të kooperimit në bujqësi. 2. Masat e mbështetjes dhe masa e financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural janë, si më poshtë vijon: 2.1 Bujqësia dhe blegtoria a) pagesa në vlerën deri në 10 000 (dhjetë mijë) lekë/krerë lopë për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermer/aplikant me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë. Për pjesën mbi 50 (pesëdhjetë) krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “grup fermerësh” ose “shoqëri të bashkëpunimit bujqësor (SHBB)”; b) pagesa në vlerën deri në 1 200 (një mijë e dyqind) lekë/krerë për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermer/aplikant me jo më pak se 100 (njëqind) krerë dele dhe/ose dhi. Për pjesën mbi 300 (treqind) krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “grup fermerësh” ose “SHBB”; c) mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1 000 (një mijë) lekë për zgjua, për fermer/aplikant me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje. Për pjesën mbi 150 (njëqind e pesëdhjetë) zgjoje, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “grup fermerësh” ose “SHBB”. ç) pagesa në vlerën deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë për ha për sezon dhe jo për më shumë se 2 sezone, për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike për fermer/aplikant me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha. Për sipërfaqen mbi 5 (pesë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “grup fermerësh” ose “SHBB”. d) pagesë për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike në vlerën deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë/ha, për fermer/aplikant me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha. Për sipërfaqen mbi 10 (dhjetë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “grup fermerësh” ose “SHBB”. dh) fermat organike për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë, 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, vitin e tretë, 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200 000 (dyqind mijë) lekë për fermë të certifikuar; e) implementimi dhe certifikimi global GAP, përfshirë mbulimin e kostove të analizave të produkteve, në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume dhe kultura të tjera bujqësore të certifikueshme, në masën 50 (pesëdhjetë) % të vlerës totale të faturës tatimore: i. por jo më shumë se 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha për certifikim individual; ii. por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 3 (tre) ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 10 (dhjetë) ha në fushë të hapur, për certifikim në grup me minimum 10 (dhjetë) fermerë të përfshirë; iii. por jo më shumë se 700 000 (shtatëqind mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 15 (pesëmbëdhjetë) ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 30 (tridhjetë) ha në fushë të hapur, për certifikim në grup me minimum 20 (njëzet) fermerë të përfshirë. 2.2 Mbështetje për naftën për punimet e mekanizuara në bujqësi 2.2.1 Mbështetje për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi, në vlerën deri në 1 251 600 000 (një miliard e dyqind e pesëdhjetë e një milionë e gjashtëqind mijë) lekë. 2.2.2 Subjektet përfitojnë pagesa për uljen e kostos për naftën, që përdoret për kryerjen e punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore, sipas kritereve dhe masës së përfitimit, të përcaktuara në këtë vendim. 2.2.3 Kulturat bujqësore/grup-kulturat, normativat e konsumit të naftës dhe sasia respektive e naftës, për të cilën përllogaritet vlera e përfitimit, janë sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Çmimi referencë për naftën llogaritet nga çmimi i publikuar në Buletinin e Njoftimeve Publike, i Agjencisë së Prokurimit Publik (rubrika “Të dhëna për karburantet”), me burim informacioni Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. 2.2.4 Subjektet përfituese duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: i. të kenë tokë bujqësore në pronësi dhe/ose në përdorim, të provuar me dokumentacionin përkatës; ii. sipërfaqja totale për të cilën aplikohet duhet të jetë jo më pak se 1 (një) ha, ndërsa madhësia e parcelave me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha. 2.2.5 Aplikimi për të përfituar nga masa e mbështetjes me naftë për bujqësinë bëhet me vetëdeklarim. 2.2.6 Përfitimi për sipërfaqen që kultivohet është, si më poshtë vijon: i. deri në 100% të vlerës, për fermerët/aplikantët me sipërfaqe deri në 10 ha, sipas përllogaritjeve të bëra, referuar aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi; ii. për sipërfaqen mbi 10 (dhjetë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “grup fermerësh” ose “SHBB”. 2.2.7 Aplikimet i nënshtrohen procesit të verifikimit/kontrollit administrativ dhe për aplikimet fituese kryhet kontrolli në terren. Procesi i kontrollit në terren kryhet pas kalimit të pagesës te subjektet përfituese: i. për të vlerësuar përputhshmërinë e vetëdeklarimeve me situatën reale dhe shmangien e lejuar të faktit të verifikuar të kulturave dhe të sipërfaqes së kultivuar, në raport me vlerën e përfituar, e cila të jetë jo më e madhe se 20%; ii. në jo më pak se 10% të subjekteve përfituese, përfshirë kontrollin e të gjitha subjekteve me sipërfaqe mbi 10 ha. 2.2.8 Çdo subjekt, që përfiton nga skema e mbështetjes për naftën për bujqësinë, me shmangie më të madhe se 20%, sipas përcaktimeve të nënpikës 2.2.7, nënndarja “i”, më sipër, ose me deklarime/dokumente të pasakta, përjashtohet për 3 (tre) vjet nga e drejta e përfitimit prej masave mbështetëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural, të financuara nga buxheti i shtetit. 3. Për masat mbështetëse sipas shkronjave “a”, “b”, “c”, “ç” dhe “d”, të nënpikës 2.1 dhe të nënpikës 2.2, kur fondi në dispozicion rezulton më i vogël se totali i kërkesës së aplikimeve të bëra për masën përkatëse, vlera e financimit që përfitohet për njësi (krerë, zgjua apo ha), si dhe në total për subjekt, reduktohet në përputhje me këtë fond. Në rastet e shtesave/alokimeve eventuale të fondit, vlera e financimit që përfitohet nuk mund të jetë më e madhe se kufiri për masën përkatëse, i përcaktuar në këtë vendim. Nga rregulli i mësipërm bëjnë përjashtim aplikantët me status “grup fermerësh” dhe “SHBB”, të cilët përfitojnë vlerën maksimale të financimit të parashikuar në këtë vendim, edhe kur fondi në dispozicion rezulton më i vogël se totali i kërkesës së aplikimeve të bëra për masën përkatëse. 4. Përfitues për masat e mbështetjes nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural janë fermerët individualë, grupet e fermerëve, personat fizikë, personat juridikë, shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (SHBB). 1 Çmimi referencë për naftën për vitin 2024 është 161.4 lekë/litër (pa TVSH), ndërsa me TVSH 193,7 lekë/litër. 5. Kriteret, procedurat dhe mënyra e administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Financave. 6. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTËR Edi Rama ANEKS 1 KULTURA BUJQËSORE/GRUP-KULTURAT, NORMATIVAT E KONSUMIT TË NAFTËS, SASIA E NAFTËS DHE VLERA QË PËRFITOHET Nr./Kodi Kultura bujqësore/ grup kulturash Normativa e konsumit të naftës të punimeve të mekanizuara Sasia e naftës që përfitohet* Vlera që përfitohet Specifikime Litra/ha Litra/ha Lekë/ha A Bimë arash A.1 Grupi 1 190 97 18,789 Pranverore (misër, fasule, luledielli, sojë, sorgum) A.2 Grupi 2 130 66 12,784 Të lashta (grurë, tërshërë, thekër, elb), foragjere njëvjeçare, industriale (patate, duhan, panxhar, pambuk) A.3 Grupi 3 90 46 8,910 Foragjere shumëvjeçare, bimë aromatike mjekësore B Dru frutorë B.1 Mollë 190 97 18,789 B.2 Dru frutorë të tjera 160 82 15,883 Të gjitha llojet e frutave, ulli, agrume dhe vreshta B.3 Arrorë 140 72 13,946 Arra, bajame, lajthi dhe gështenja (të kultivuara) B.4 Prodhim i fidanëve frutorë, agrume e arrorë 170 87 16,852 Për të gjithë fidanët e bimëve farore, bërthamore dhe arrore C Perime C.1 Perime fushe sezoni 1 150 77 14,915 Të gjitha llojet e perimeve, përfshirë shalqi, pjepër, luleshtrydhe C.2 Perime serre, sezoni 1 170 87 16,852 Të gjitha llojet e perimeve, përfshirë shalqi, pjepër, luleshtrydhe * Nga çmimi i naftës, zbriten: akciza 38.8 lekë/L taksa e qarkullimit 27 lekë/L taksa e karbonit 3 lekë/L Nën total 68,8 lekë/L TVSH respektive (20%) 13,76 lekë/L TOTALI 82,56 lekë/L ** Koeficienti i përfitimit të naftës ndaj normativës = 82,56 lekë/161.41 *100 = 51%

Decision no. 130, dated 6 March 2024 determining the basic criteria of the sectors to be supported and the amount of financing from the Program Fund for Agriculture and Rural Development, for the year 2024 · Nelum