Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Decision No.1197 dated 3.12.2009 proclaiming the Tirana Castle Archaeological Zone “A” and approving the regulation of its administration

Made 2009-12-03 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Vendim Nr.1197, datë 3.12.2009 për shpalljen e Kalasë së Tiranës “Zonë Arkeologjike “A” dhe miratimin e rregullores së administrimit të saj.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Land and soil
Keywords
cultural heritage

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. VENDIM Nr.1197, datë 3.12.2009 PËR SHPALLJEN E KALASË SË TIRANËS “ZONË ARKEOLOGJIKE “A”” DHE MIRATIMIN E RREGULLORES SË ADMINISTRIMIT TË SAJ Në mbështetje të neni 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 2 të nenit 30 të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shpalljen e Kalasë së Tiranës “Zonë arkeologjike “A””, sipas hartës, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 2. Miratimin e rregullores së administrimit të Kalasë së Tiranës “Zonë arkeologjike “A”’, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 3. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Brendshme, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe organet e njësisë së qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha RREGULLORE E ADMINISTRIMIT TË ZONËS ARKEOLOGJIKE “A” TË KALASË SË TIRANËS Neni 1 Qëllimi Kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e rregullave për administrimin dhe zonifikimin e zonës arkeologjike “A” të Klasë së Tiranës, mbështetur në ligjin nr.9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore” (i ndryshuar). Neni 2 Ndërhyrjet në zonën arkeologjike “A” Në zonën arkeolgjike “A” të Kalasë së Tiranës lejohet: 1. Restaurimi dhe konservimi i mureve rrethuese dhe strukturave të tjera të kalasë, kryerja e sondazheve dhe gërmimeve arkeologjike me synim studimin e plotë të zonës, mbi bazën e projekteve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. 2. Restaurimi i monumenteve të kulturës që përfshihen brenda kufijve të zonës arkeologjike mbi bazën e projekteve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. 3. Rikonstruksioni i rrugëve në të gjitha punimet në rrjetin inxhinierik mbi bazën e projekteve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. Neni 3 Në studimet urbanistike për qendrën e Tiranës duhet të merret parasysh bonifikimi arkeologjik i Kalasë së Tiranës dhe përcaktimet e kësaj rregulloreje. Neni 4 Kjo rregullore shoqërohet me hartën e zonifikimit, e cila rishikohet periodikisht bazuar në të dhënat e reja arkeologjike si dhe nevojën për mbrojtjen e monumenteve. Neni 5 Kësaj rregulloreje i bashkëlidhet: 1. Harta e zonifikimit me koordinatat përkatëse gjeografike të marra GPS (Garmin 60).

Decision No.1197 dated 3.12.2009 proclaiming the Tirana Castle Archaeological Zone “A” and approving the regulation of its administration · Nelum