Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Decision No.116 dated 15.2.2012 on the agricultural statistics in the Republic of Albania

Made 2012-02-15 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Për riorganizimin e statistikave bujqësore në Republikën e Shqipërisë.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Agricultural and rural development
Keywords
research, data collection/reporting, institution, governance

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. [Printo] [Google Translate] VENDIM Nr. 116, datë 15.2.2012 PËR RIORGANIZIMIN E STATISTIKAVE BUJQËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2 të nenit 7 të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave" dhe të neneve 11 e 17 të ligjit nr. 10 487, datë 5.12.2011 "Për buxhetin e vitit 2012", me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Instituti i Statistikave (në vijim INSTAT) do të jetë institucioni i vetëm përgjegjës në vend për grumbullimin, prodhimin, analizën dhe përhapjen e statistikave të bujqësisë dhe shkëmbimeve tregtare për produktet bujqësore dhe blegtorale. 2. Transferimi i kompetencave për statistikat bujqësore, nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit tek INSTAT-i, do të bëhet në dy faza, si më poshtë vijon: a) Faza e parë do të jetë ngritja e strukturës së statistikave të bujqësisë pranë qendrës së INSTAT-it, e përbërë nga 27 (njëzet e shtatë) punonjës. Kjo fazë mbyllet tre muaj pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi. b) Në përfundim të fazës së parë, struktura aktuale e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (sektorët e statistikave) pakësohet me 27 (njëzet e shtatë) punonjës dhe fondi i pagave për këta punonjës i transferohet INSTAT-it. c) Faza e dytë do të jetë ngritja e strukturave të statistikave bujqësore në varësi të INSTAT-it, në çdo qark të vendit. Kjo fazë mbyllet brenda datës 31 dhjetor 2012. ç) Në përfundim të fazës së dytë, struktura aktuale e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (sektorët e statistikave) pakësohet me 20 (njëzet) punonjës. Fondi i pagave për këta punonjës i transferohet qendrës së INSTAT-it. 3. Gjatë vitit 2012, përgjegjësitë e institucioneve për statistikat bujqësore do të jenë, si më poshtë vijon: a) Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit do të organizojë vrojtimet 6 - mujore dhe vjetore për treguesit e prodhimit bujqësor dhe blegtoral. b) Të dhënat e vrojtimeve do t'i dërgohen INSTAT-it, i cili do të bëjë përpunimin, analizën dhe publikimin e treguesve për prodhimin bujqësor dhe blegtoral, për vitin 2012. c) INSTAT-i me stafin e tij në qendër merr pjesë dhe vrojton procesin e intervistave në terren nga specialistët e MBUMK-së. 4. Brenda datës 31 dhjetor 2012, të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë për statistikat bujqësore në vend i transferohen INSTAT-it. 5. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe INSTAT-i për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Copyright 2012 - www.ligjet.org Ligjet.org - Për riorganizimin e statistikave bujqësore në Republikën e Sh... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:116:15.02.2012 1 of 1 4/24/2012 4:44 PM

Decision No.116 dated 15.2.2012 on the agricultural statistics in the Republic of Albania · Nelum