Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Decision No.1080 dated 22.12.2010 on the rules for prevention of fire in forests and pastures and the establishment of the voluntary units of fire extinguishing

Made 2010-12-22 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Vendim Nr.1080, datë 22.12.2010 për rregullat për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në pyje dhe në kullota, si dhe për krijimin e njësive vullnetare të shuarjes së zjarreve.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Forestry
Keywords
fire management, forest management/forest conservation, forestry protection measures, agro-forestry, pastoralism, hazards

Where to read it

    No source link is recorded for this law.

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. [Printo] [Google Translate] VENDIM Nr.1080, datë 22.12.2010 PËR RREGULLAT PËR PARANDALIMIN DHE SHUARJEN E ZJARREVE NË PYJE DHE NË KULLOTA, SI DHE PËR KRIJIMIN E NJËSIVE VULLNETARE TË SHUARJES SË ZJARREVE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 9 të nenit 20 të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005 "Për pyjet dhe shërbimin pyjor", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Për parandalimin dhe zbulimin në kohë të rreziqeve nga zjarret në pyje e kullota, si dhe për shuarjen e tyre, drejtoritë përkatëse të shërbimit pyjor kryejnë këto detyra: a) Hartojnë planet e masave për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në pyjet dhe kullotat, në pronësi e në administrim të qeverisjes qendrore, në përputhje me planin e masave për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në pyjet dhe kullotat, të miratuar nga ministri përgjegjës, dhe me udhëzimet e Drejtorisë së Emergjencave Civile. Në këto plane të jepen në mënyrë të hollësishme masat e veprimet e domosdoshme për parandalimin e rreziqeve nga zjarri, veprimet për zbulimin e shuarjen e zjarreve dhe për rehabilitimin e sipërfaqeve të dëmtuara nga zjarri. b) Organizojnë sistemin e vrojtim-sinjalizimit, i cili funksionon gjatë gjithë vitit në shkallë të ndryshme gatishmërie, në varësi të sezonit të zjarreve. c) Organizojnë, për shuarjen e zjarreve dhe eliminimin e pasojave të tyre, njësitë vullnetare të shuarjes së zjarreve (NJVSHZ), me 5-15 vullnetarë, të cilët veprojnë gjatë periudhës 1 maj-15 tetor, për pyjet në pronësi të qeverisjes qendrore. ç) Planifikojnë pajisjen, shpërndarjen dhe përdorimin efektiv të burimeve njerëzore e të materialeve që kanë në dispozicion. d) Drejtojnë fushata për informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për rrezikun e zjarreve dhe mbrojtjen nga zjarri. dh) Në bashkëpunim me strukturat e Policisë Pyjore dhe të emergjencave civile, organizojnë trajnimin dhe kualifikimin e punonjësve të NJVSHZ-ve, për shuarjen e zjarreve. 2. Kërkesat e pikës 1 të këtij vendimi janë të detyrueshme edhe për njësitë e qeverisjes vendore për pyjet e kullotat komunale në pronësi/përdorim të tyre, pyjet e kullotat private, si dhe për subjektet që ushtrojnë veprimtari në fondin pyjor e kullosor publik, të cilat përballohen me shpenzimet e tyre. 3. Prefekti miraton planin e masave për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në fondin pyjor e kullosor kombëtar, për të gjitha format e pronësisë dhe/ose të përdorimit për qarkun, duke marrë më parë vlerësimin e Policisë Pyjore të rrethit në rajonin përkatës. 4. Për fikjen e zjarreve në pyje e kullota krijohen njësitë vullnetare të shuarjes së zjarreve (NJVSHZ) që funksionojnë në kuadër të shërbimit vullnetar të emergjencave civile. 5. Për parandalimin e zjarreve, inspektorët e Policisë Pyjore kryejnë veprimet e mëposhtme: a) Ndalojnë në largësi 200-300 metra ndezjen e zjarreve në pyje e kullota ose jashtë tyre, që rrezikon djegien e pyllit ose të kullotës; b) Ndalojnë tymosjen e bletëve në pyje e kullota, përveçse kur ky veprim kryhet me mjete që kanë pajisje të posaçme dhe kapak plotësisht të mbyllur; c) Mbajnë nën kontroll vizitorët, ekskursionistët, grupet sportive, gjatë vizitave të tyre në pyje e kullota; ç) Ndalojnë përdorimin e tapave të fishekëve të gjahut prej materiali që merr zjarr lehtë (lini, letër, pece etj.); d) Ndalojnë djegien e kashtës së të korrave të kulturave bujqësore që rrezikojnë përhapjen e zjarreve në pyje dhe kullota, pa marrjen e masave parandaluese; dh) Kërkojnë ndalimin e qitjeve me predha që shkaktojnë zjarr në zonat me drurë pyjorë të thatë dhe mbeturina pyjore (gjethe, shkarpa, kalbësira etj.) e në kullota; e) Vendosin në udhëkryqe e vende të dukshme tabela me shënime për mbrojtjen nga zjarri; ë) Mbajnë në gatishmëri sistemin e lajmërimit dhe mjetet e komunikimit; f) Raportojnë në vazhdimësi për situatën në linjën e varësisë; g) Organizojnë prova gatishmërie për të verifikuar skemat e lajmërimit, grumbullimin e njerëzve, gatishmërinë e mjeteve e të sistemeve të ndërlidhjes e të komunikimit. 6. Për shuarjen e zjarreve, Policia Pyjore zbaton detyrimet e përcaktuara në planet e masave, të miratuara sipas pikës 3 të këtij vendimi. 7. Për pyjet komunale dhe për pyjet private, masat parandaluese zbatohen nga njësitë e qeverisjes vendore e pronarët privatë, në përputhje me kërkesat e planit, të miratuara sipas pikës 3 të këtij vendimi. Zbatimi i tyre kontrollohet nga Policia Pyjore. Ligjet.org - Për rregullat për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në pyje... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:1080:22.12.2010 1 of 2 4/24/2012 4:50 PM 8. Njësitë e qeverisjes vendore dhe pronarët privatë ngrenë infrastrukturën për mbrojtjen nga zjarri, raportojnë në drejtorinë përkatëse të shërbimit pyjor me kërkesë të saj dhe kontrollohen nga Policia Pyjore për zbatimin e masave parandaluese e të masave për ndërhyrje në raste zjarresh. 9. Shpenzimet për funksionimin dhe përmirësimin e infrastrukturës për shuarjen e zjarreve në fondin pyjor dhe kullosor kombëtar, si dhe për ngritjen e njësive vullnetare të shuarjes së zjarreve (NJVSHZ) përballohen nga personat juridikë dhe/os e fizikë, që i kanë në pronësi/përdorim, në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga ligji nr.8756, datë 26.3.2001 "Për emergjencat civile". 10. Nën linjat e tensionit të lartë që kalojnë në pyje dhe kullota, krijohet një trase me gjerësi 20-30 metra, e cila pastrohet vazhdimisht nga drurët dhe mbulesa vegjetative, për të shmangur zjarret dhe aksidentet e mundshme nga defektet dhe këputjet e linjave. Punimet për hapjen dhe mirëmbajtjen e traseve bëhen në bazë të një projekti teknik, që hartohet dhe miratohet nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor, e cila ndjek edhe zbatimin e projektit. Shpenzimet dhe përgjegjësinë për kryerjen e këtij operacioni i ka sektori përkatës i OST-së ose administruesi i linjës. 11. Në anët e rrugëve kombëtare që kalojnë në afërsi të pyjeve, ndërmarrjet e mirëmbajtjes së rrugëve pastrojnë skarpatet e rrugëve nga vegjetacioni i djegshëm me qëllim parandalimin e zjarreve. 12. Djegia e kullotave të infektuara nga barërat e këqija dhe parazitët bëhet me miratimin me shkrim të drejtorisë përkatëse të shërbimit pyjor, sipas nenit 22 të ligjit nr.9693, datë 19.3.2007 "Për fondin kullosor", të ndryshuar. 13. Ndezja e zjarreve në brendësi të zonave të mbrojtura bëhet vetëm në zona të përcaktuara nga administrata e këtyre zonave, pasi të jenë marrë masat e nevojshme për krijimin e kushteve të përshtatshme që parandalojnë përhapjen e zjarrit. 14. Gjatë operacioneve të parandalimit e të shuarjes së zjarreve në pyje dhe kullota, në të cilat ka banesa ose objekte të tjera civile, njësitë e qeverisjes vendore, personat fizikë dhe juridikë, publikë dhe privatë dhe organet e shërbimit pyjor bashkëveprojnë me Policinë e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, duke shkëmbyer informacione dhe burime njerëzore e materiale, sipas nevojave respektive dhe mundësive reale. 15. Për shuarjen e zjarreve të mëdha marrin pjesë me forca dhe mjete, sipas kapaciteteve që kanë në dispozicion, të gjitha institucionet shtetërore dhe private, njësitë e reparteve ushtarake etj. Në këto raste, shuarja e zjarrit organizohet e kryhet sipas kërkesave dhe procedurave të përcaktuara në ligjin nr.8756, datë 26.3.2001 "Për emergjencat civile", dhe në aktet nënligjore, në zbatim të tij. 16. Drejtimi organizativ dhe teknik i operacionit për shuarjen e zjarreve në pyje dhe kullota bëhet nga inspektori i Policisë Pyjore, përgjegjës për zonën, në rastet kur është e nevojshme vendimmarrja për zgjidhjen e situatave konkrete. 17. Në buxhetin vjetor të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të njësive të qeverisjes vendore planifikohet një fond operativ për mbrojtjen e pyjeve dhe të kullotave nga zjarri, për: a) organizimin dhe funksionimin e përhershëm të sistemit të analizës së të dhënave e për përcaktimin e rasteve të vendimmarrjes për të ardhmen, si dhe për mbajtjen e skuadrave zjarrfikëse pranë organeve të shërbimit pyjor; b) organizimin e sistemit të vrojtim/sinjalizimit në të gjithë vendin për fushatat e sensibilizimit e të ndërgjegjësimit të publikut për rrezikun e zjarreve në pyje dhe kullota; c) kryerjen e punimeve të nevojshme për parandalimin e zjarreve dhe reduktimin e pasojave të tyre (pastrime, rrallime, hapje brezash, kulla vrojtimi etj.); ç) eliminimin e pasojave të zjarreve (hedhje fare, mbjellje, punime për frenimin e erozionit etj.); d) shpërblimin e të aksidentuarve në rastet e pjesëmarrjes në shuarjen e zjarreve në pyje; dh) dhënien e stimujve materialë për rastet e kontributeve të veçanta për këtë qëllim; e) përmirësimin e logjistikës me mjete e pajisje dhe të infrastrukturës mbështetëse në përgjithësi. 18. Mënyra e pagesës dhe e shpenzimeve për shuarjen e zjarreve në pyje dhe kullota bëhet sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, që përcaktojnë mënyrën e lëvrimit të fondeve në rastet e emergjencave civile. 19. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Brendshme dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Copyright 2012 - www.ligjet.org Ligjet.org - Për rregullat për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në pyje... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:1080:22.12.2010 2 of 2 4/24/2012 4:50 PM

Decision No.1080 dated 22.12.2010 on the rules for prevention of fire in forests and pastures and the establishment of the voluntary units of fire extinguishing · Nelum