Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Decision no. 10, dated 7 January 2010 the approval of the regulation On licensing and inspection of activities with sources of ionizing radiation

Made 2010-01-07 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Vendim nr. 10, datë 7.1.2010 për miratimin e rregullores “Për licencimin dhe inspektimin e veprimtarive me burime të rrezatimeve jonizuese.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Organisation
European Union
Country
Albania
Subjects
Environment
Keywords
authorization/permit, hazardous substances, inspection, legal proceedings/administrative proceedings, protection of environment, radiation, emissions

Where to read it

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. VENDIMNr. 10, datë 7.1.2010 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR LICENCIMIN DHE INSPEKTIMIN EVEPRIMTARIVE ME BURIME TË RREZATIMEVE JONIZUESE”(Ndryshuar me vkm nr. 762, datë 20.12.2023) (i përditësuar)Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 9 të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995“Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, dhe të nenit 5 të ligjit nr.10081, datë23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” me propozimin eMinistrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Miratimin e rregullores “Për licencimin dhe inspektimin e veprimtarive me burimetë rrezatimeve jonizuese”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi përzbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRISali Berisha RREGULLOREPËR LICENCIMIN DHE INSPEKTIMIN E VEPRIMTARIVE ME BURIME TË RREZATIMEVEJONIZUESE 1. Objekti i rregulloresNë zbatim të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995 “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”,të ndryshuar, kjo rregullore përcakton:a) procedurat e licencimit, të personave fizikë dhe juridikë, që është subjekt i ligjitsipas nenit 3 të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995 “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, indryshuar;b) kriteret e posaçme që duhet të plotësojnë këto subjekte;c) afatet e shqyrtimit apo vendimmarrjes së licencës;d) procedurat e revokimit;e) mënyrën e inspektimit dhe kontrollit të zbatimit të akteve ligjore dhe nënligjore, qëlidhen me rrezatimin nga ana e subjekteve të licencuara.2. PërjashtimetPërjashtohen ose nuk përfshihen fare nga detyrimet e kësaj rregulloreje praktikat dheburimet siç përcaktohen në listën e miratuar nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimi (KMR).3. Licencimi- Çdo person juridik ose fizik që ushtron veprimtaritë e përcaktuara në nenin 3 të ligjit8025, datë 9.11.1995 “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, i ndryshuar, është i detyruartë pajiset me licencë nga KMR.- Kriteret bazë mbi të cilat mbështetet aplikimi për licencë janë sigurimi, siguria dhembrojtja nga rrezatimet sipas formularëve bashkëngjitur kësaj rregulloreje. Për pajisjen melicencë për të ushtruar veprimtaritë e mësipërme, subjekti duhet të përmbushë kriteret eposaçme, si më poshtë:- Përshtatshmëria e njohurive dhe e eksperiencës së personelit në mbrojtjen ngarrezatimet, sigurinë dhe sigurimin.- Përshtatshmëria fiziko-shëndetësore e personelit. Siguria dhe sigurimi nga rrezatimi jonizues.- Justifikimi, optimizimi dhe kufizimi i dozave.- Siguria e origjinës, transportit, përdorimit dhe trajtimit të burimit në fund të jetës dheose veprimtarisë.- Përshtatshmëria e pajisjeve, teknologjisë dhe mjediseve me standardet e shërbimit.- Përshtatshmëria e rregullave për punë të sigurt për veprimtari normale, si dhe nëraste emergjencash.- Për marrjen e licencës subjekti duhet t’i drejtohet KMR-së për aplikim jo më vonëse 90 ditë pune përpara parashikimit për fillimin e veprimtarisë. Kërkesa bëhet nëpërmjetaplikimit për licencë në ZMR.- Nëpërmjet inspektorëve të saj, KMR-ja bën shqyrtimin dhe verifikimin edokumentacionit të paraqitur, kërkon dokumente shtesë kur është e nevojshme dhenjëkohësisht bëhet verifikimi në vend dhe lëshohet një dokument vlerësimi nga ana einspektorëve të zyrës për mbrojtjen nga rrezatimi, i cili merr në konsideratë mbrojtjen ngarrezatimet, sigurinë dhe sigurimin.- Pas vlerësimit nga ZMR-ja, dërgohet në KMR për miratim. Ekspertiza në lidhje membrojtjen nga rrezatimet, sigurinë dhe sigurimin realizohet nga përdoruesit, persona fizikë ejuridikë me mbështetjen e ekspertëve në këto fusha (të njohur nga ana e KMR-së), porgjithmonë mbetet përgjegjësi e plotë e aplikantit mbrojtja nga rrezatimet, siguria dhe sigurimi.- Në rastin e ndërtimit me faza të një praktike, e cila përfshin aktivitetet e përshkruaranë nenin 3 të ligjit, bëhet miratimi paraprak për plotësimin e mëtejshëm të aplikimit.- Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet vendos për miratimin ose jo të aplikimit, jo mëvonë se 45 ditë kalendarike nga data e plotësimit të dokumentacionit dhe njofton me shkrimpërdoruesin;- Për çdo përdorues mbahet një dosje, e cila në rastin e rinovimit, plotësohet meelementet shtesë dhe kërkesat e KMR-së. Ngarkohet ZMR-ja për plotësimin dhemirëmbajtjen e arkivit të dosjeve të tij.- ZMR-ja, pas miratimit të licencës nga KMR-ja, përgatit licencën për subjektinpërkatës sipas formatit të miratuar nga KMR-ja.- Procedurat e vlerësimit të aplikimit për licencë miratohen me vendim të KMR-së.4. Afati i vlefshmërisë së licencësLicenca për veprimtari me burime rrezatimi jonizues është për një afat 10-vjeçar dhenuk transferohet te të tretë. Licenca publikohet në Regjistrin Kombëtar të Licencave,Autorizimeve dhe Lejeve, sipas përcaktimeve në nenin 14, të ligjit nr. 10 081, datë23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.Të paktën dy muaj përpara mbarimit të afatit të licencës, përdoruesi është i detyruarta njoftojë me shkrim KMR-në për pushimin ose mbylljen e aktivitetit. Në çdo, rast përdoruesiështë i detyruar t’i zbatojë procedurat për mbylljen e aktivitetit duke marrë të gjitha masat përlikuidimin e ndonjë kontaminimi të mundshëm radioaktiv ose masa të tjera që sigurojnëambientin dhe publikun.Licenca rinovohet në përfundim të afatit të vlefshmërisë së licencës.Rinovimi i licencës për subjektet fizike ose juridike realizohet, duke plotësuar kriterete parashikuara në pikën 3 të kësaj rregulloreje. Procedura e shqyrtimit të rinovimit tëlicencës kryhet nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet, në përputhje me parashikimet epikës 3, të kësaj rregulloreje.Licenca ndryshohet, kur përgjatë kryerjes së veprimtarisë ndodh ndryshimi i tëdhënave të përcaktuara në kriteret e licencimit.Kërkesa për ndryshim të licencës dhe njoftimi në Zyrën e Mbrojtjes nga Rrezatimetpër çdo ndryshim, që parashikohet të kryhet në veprimtari ose burime, paraqitet 60 ditë parandryshimeve.Në rastin kur Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet arrin në përfundimin se si rezultati ushtrimit të një veprimtarie që përmbahet në nenin 3 të ligjit krijohet rrezik për shëndetin epunonjësve, të popullatës ose për dëmtimin e mjedisit, i refuzon dhënien e licencës personit fizik ose juridik që e kërkon atë ose kur veprimtaria është e licencuar, i heq atij licencën.5. InspektimiKomisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet nëpërmjet inspektorëve kontrollon zbatimin edispozitave që lidhen me mbrojtjen nga rrezatimet, sigurinë dhe sigurimin e të gjithaveprimtarive të licencuara. Inspektorët pajisen me fletënjohje lëshuar nga ky Komision.Statusin e inspektorit të mbrojtjes nga rrezatimet e përfitojnë për shkak të detyrëspunonjësit e zyrës së mbrojtjes nga rrezatimet .6. Detyrat e inspektorëveInspektorët e ZMR-së kanë për detyrë:1. Të inspektojnë dhe kontrollojnë çdo pajisje me lëndë radioaktive ose pajisje tjetërrrezatuese (aparate Rontgeni etj.) dhe çdo objekt që dyshohet se ka lëndë radioaktive oseështë pajisje rrezatuese, si dhe të kryejnë ekzaminime të tjera bazë për t’u siguruar që masatmbrojtëse nga rrezatimet, sigurinë dhe sigurimin janë zbatuar plotësisht.2. Të kërkojnë nga personat që ushtrojnë veprimtari të licencuar sipas nenit 3 të ligjit,dokumente dhe regjistra që lidhen me veprimtarinë e ushtruar, si dhe të kërkojnëinformacione lidhur me përmbajtjen e këtyre dokumenteve.3. Kanë të drejtë të pyesin dhe të kërkojnë shpjegime mbi ushtrimin e praktikës dhepërdorimin e burimeve. Inspektorët kanë të drejtë të marrin kopje ose ekstrakte nga këtodokumente. Inspektorët duhet të ruajnë konfidencialitetin e materialeve dhe biznesit.Materialet depozitohen në dosjen përkatëse në ZMR.7. Veprimet e inspektorëve kur i licencuari paraqet rrezikshmëriNë rastin kur inspektorët, në bazë të rezultateve të kontrollit, arrijnë në përfundiminse një veprimtari ndonëse e licencuar paraqet rrezik për punonjësit, publikun ose përmjedisin, ata kanë të drejtë të kryejnë këto veprime:a) Të vendosin nën kontroll dhe ruajtje të gjitha pajisjet që përfshihen në veprimtarinëqë paraqet rrezik.b) Të pezullojnë përkohësisht punën e të gjitha pajisjeve dhe aparaturave.c) Të urdhërojnë marrjen e masave të nevojshme për pastrimin e ndotjeveradioaktive nga pajisjet, vendet e punës ose nga objektet e tjera të ndotura dhe çdo lloj masetjetër që lidhet me sigurinë dhe sigurimin.8. Të drejat e inspektorëveGjatë ushtrimit të detyrave që parashikohen në pikat 6 dhe 7, inspektorët kanë tëdrejtë: a) Të hyjnë në çdo kohë të përshtatshme në vendet ku kryhen veprimtari tëparashikuara në nenin 3 të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995 "Për mbrojtjen nga rrezatimetjonizuese”, të ndryshuar ose në vende që dyshohen se kryejnë veprimtari të tilla.b) Të urdhërojnë personat juridikë e fizikë që të mos kryejnë veprime që do tëkrijonin ose rëndonin një situatë emergjence radiologjike.KMR-ja përcakton mënyrën e përgatitjes së raportit të inspektimit.Në rastin kur një person juridik ose fizik pengon kryerjen e detyrave të një inspektoriose kundërshton veprimet e tij sipas pikave 6, 7 dhe 8, ai quhet fajtor dhe ndëshkohet megjobë për kundërvajtje administrative sipas ligjit nr.8025, datë 9.11.1995 "Për mbrojtjen ngarrezatimet jonizuese”, të ndryshuar. Të drejtën e vendosjes së gjobave e kanë inspektorët ezyrës së mbrojtjes nga rrezatimet.9. Ndreqja e të metave nga subjekti i licencuarPër të gjitha konstatimet e inspektorëve gjatë ushtrimit të kontrolleve, Komisioni iMbrojtjes nga Rrezatimet ushtron kompetencat mbi personat që ushtrojnë veprimtaritë eparashikuara në rregullore për ndreqjen e të gjitha të metave të konstatuara deri në një afattë caktuar nga inspektori dhe verifikohen nëpërmjet një inspektimi të ri. Moskorrigjimi i tëmetave nga ana e personave çon në pezullimin e licencës e deri në heqjen e saj.10. Kundër vendimit përfundimtar të inspektimit, subjekti ka të drejtë të ankohet pranë Komisionit të Mbrojtjes nga Rrezatimet brenda 30 ditëve. Kundër vendimit të Komisionit të Mbrojtjes nga Rrezatimet, subjekti ka të drejtë të ankohet në gjykatë brenda 45 ditëve nga marrja e njoftimit të vendimit.11. Licenca për veprimtari me burime rrezatimi jonizues shfuqizohet nga Komisioni iMbrojtjes nga Rrezatimet, me propozimin e Zyrës së Mbrojtjes nga Rrezatimet, në këtoraste: a) kur subjekti i licencuar transferon veprimtarinë në një vend tjetër;b) kur subjekti i licencuar nuk përmbush më ose shkel detyrimet për kriteret embrojtjes nga rrezatimet, sigurinë dhe sigurimin në veprimtarinë që ushtron.Kundër vendimit të Komisionit të Mbrojtjes nga rrezatimet, subjekti ka të drejtë tëankohet në gjykatë brenda 45 ditëve nga marrja e njoftimit të vendimit.12. Licencimi i veprimtarisë me burime rrezatimi jonizues shoqërohet me tarifë, e cilapërcaktohet me udhëzim të ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhe paguhet në momentine paraqitjes së kërkesës për licencë, për rinovim licence ose për ndryshimin e saj.13. Afat i vlefshmërisë së licencës, i parashikuar në paragrafin e parë, të pikës 4, tëkëtij vendimi, vlen edhe për licencat aktive deri në momentin e plotësimit të afatit 10-vjeçar,afat që llogaritet duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të licencës. KËRKESË PËR LICENCË PËR VEPRIMTARI IMPORT/EKSPORT BURIME RADIOAKTIVE (Ndryshuar me Vkm nr. 762, datë 20.12.2023) Personi juridik/fizik: Emri Mbiemri (përfaqësuesi ligjor) Adresa Tel. E-mail Ekstrakti i regjistrimit në QKB Të përshkruhen kategoritë e burimeve radioaktive, si dhe të dhëna të tjera që lidhen me import/eksportin. Rregullat e brendshme dhe supervizimi. Të paraqitet një informacion mbi funksionimin e brendshëm të subjektit. Dokumente për t’u ngarkuar në sistem, sipas renditjes: 1. Rregullore e brendshme mbi menaxhimin e burimeve radioaktive gjatë import/eksportit/et; 2. Një dokument i veçantë për strukturën organizative; 3. Listën e punëmarrësve; 4. Për ruajtjen e përkohshme ngarkoni licencë për ruajtje dhe trajtim burimesh radioaktive, ose kontratën me një subjekt, i cili zotëron një licencë të tillë, sipas sqarimit në pikën nr. 1; 5. Dokument mbi mënyrën e ruajtjes së dokumentacionit, sipas sqarimit në pikën nr. 2 . Burimet radioaktive nuk duhet të transferohen te subjekte, të cilat nuk disponojnë licencën përkatëse për përdorimin, ruajtjen etj. Duke mbajtur përgjegjësi të plotë për vërtetësinë e të dhënave të mësipërme. I gjithë dokumentacioni të jetë i skanuar në format PDF me ngjyra. Kërkesa e plotësuar në mënyrë të parregullt dhe jo të plotë do të sjellë vonesa për subjektin që aplikon për licencë. Bazuar në nenin 3 të rregullores të miratuar me vendimin nr. 10 datë 7.1.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores ‘Për licencimin dhe inspektimin e veprimtarive me burime të rrezatimeve jonizuese’”, për marrjen e licencës, çdo person juridik dhe fizik aplikon jo më vonë se 90 ditë punë para parashikimit për fillimin e veprimtarisë. Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet vendos për miratimin ose jo të licencës jo më vonë se 45 ditë kalendarike nga data e plotësimit të dokumentacionit. Në rast se kërkesa për licencë ka pasaktësi dhe mungesa në dokumentacion, bazuar në nenin 91/3 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për shqyrtimin e saj fillon nga paraqitja e plotë e dokumentacionit. Shënim: 1. Veprimtaria me burime të rrezatimeve jonizuese realizohet në përputhje me ligjin nr. 8025, datë 9.11.1995, “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, si dhe të rregulloreve, kodeve dhe praktikave të aprovuara. 2. Në bazë të ligjit për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese dhe të standardeve bazë të mbrojtjes nga rrezatimet, Komisioni për Mbrojtjen nga Rrezatimet jonizuese duhet të njoftohet për çdo veprimtari me burime të rrezatimeve jonizuese, pezullimin ose mbylljen e tyre. Format shpjegues në lidhje me plotësimin e kërkesës për licencë Burime radioaktive Import-eksport Pika 1. Për ruajtjen e përkohshme të burimeve radioaktive duhet të pajiseni me licencë për ruajtje dhe trajtim burimesh radioaktive, ose duhet të keni një kontratë me një subjekt, i cili zotëron një licencë të tillë, ku të sqarohen detyrimet e secilës palë për pranimin dhe kthimin e burimit sipas nevojave. Pika 2. Paraqit me shkrim mënyrën e ruajtjes së dokumentacionit për të gjitha burimet radioaktive që importohen/eksportohen, listën e të gjitha subjekteve ku do të transferohen, lejet e import/eksportit të lëshuara nga Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet, ose Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet dhe certifikatën e cilësisë të burimit radioaktiv. KËRKESË PËR LICENCË PËR VEPRIMTARI ME GJENERATORË ME RREZE X PËRDORIM (Ndryshuar me Vkm nr. 762, datë 20.12.2023) Personi juridik/fizik: Emri Mbiemri (përfaqësuesi ligjor) Adresa Adresa ku kryhet veprimtaria, n.q.s. është e ndryshme nga më sipër Tel. E-mail Ekstrakti i regjistrimit në QKB Lloji i gjeneratorit me rreze X, kontrolli teknik (ct skaner, radiografi, grafi, panorameks, mamografi, densitometër, koronografi etj.): Prodhuesi i pajisjes Modeli i pajisjes Numri i serisë i pajisjes Tensioni maksimal Rryma maksimale Koha javore e ekspozimit Ngarkesa javore Numri i tubave Modeli për çdo tub me rreze X Numrat e serisë për çdo tub me rreze X Shto pajisje Qëllimi i përdorimit të gjeneratorëve me rreze Plotëso të dhënat mbi subjektin e autorizuar i cili do të kryejë shërbimet (mirëmbajtjen, instalimin) e pajisjeve me rreze X. Nr. i licencës mbi subjektin e autorizuar Paraqit me shkrim informacion të dozave në zonat publike në zonat e kontrolluara në zonat e survejuara Paraqit me shkrim informacion mbi justifikimin, optimizimin e ekspozimeve të publikut, stafit dhe pacientëve dhe kufizimin e ekspozimeve publike dhe të stafit, për përdorimin e gjeneratorëve me rreze X Paraqit të dhëna mbi personin përgjegjës për mbrojtjen nga rrezatimet Emri Mbiemri Dokumente për t’u ngarkuar në sistem, sipas renditjes: 1. Planimetrinë me të dhënat, sipas sqarimit në pikën nr. 1; 2. Dokument zyrtar mbi destinacionin e ambientit, sipas sqarimit në pikën nr. 2; 3. Dokument në lidhje me mënyrën se si është përfituar gjeneratori me rreze X (dokumenti i blerjes/dhurimit); 4. Certifikatën e kontrollit teknik dhe testet për çdo pajisje, sipas VKM-së nr. 404, datë 18.6.2014, sipas sqarimit në pikën nr. 3; 5. Kontratën me subjektin e autorizuar i cili do të kryejë shërbimet (mirëmbajtjen, instalimin) të pajisjeve me rreze X; 6. Një dokument veçantë strukturën organizative, sipas sqarimit në pikën nr. 5; 7. Listën e punëmarrësve që do të manipulojnë me burimin/et radioaktiv/e dhe pajisjen ku është inkorporuar, që kanë akses në zonat e kontrolluara dhe survejuara; 8. Diplomë ose certifikatë profesionale për çdo punëmarrës; 9. Certifikatë trajnimi për çdo punëmarrës; 10. Vërtetim testimi për çdo punëmarrës; 11. Kontratën me Institutin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar për monitorimin e dozës së ekspozimit të punëmarrësve gjatë punës me gjeneratorë me rreze X, sipas listës së deklaruar të punëmarrësve, sipas sqarimit në pikën nr. 5; 12. Kontratën e punës për personin përgjegjës për mbrojtjen nga rrezatimet me punëdhënësin dhe kualifikime të veçanta, sipas sqarimit në pikën nr. 6; 13. Planin e reagimit në rast incidenti; 14. Rregullore e brendshme për përdorimin e gjeneratorëve me rreze X, kode praktike etj.; 15. Dokument mbi mënyrën e ruajtjes së dokumentacionit, sipas sqarimit në pikën nr. 7; 16. Raportin e vlerësimit të sigurisë dhe të mbrojtjes nga rrezatimet, sipas sqarimit në pikën 8; 17. Raportin mjekësor i aftësisë për punë me burime radioaktive lëshuar nga ISHP-ja për çdo punëmarrës. Duke mbajtur përgjegjësi të plotë për vërtetësinë e të dhënave të mësipërme. I gjithë dokumentacioni të jetë i skanuar në format PDF me ngjyra. Kërkesa e plotësuar në mënyrë të parregullt dhe jo të plotë do të sjellë vonesa për subjektin që aplikon për licencë. Bazuar në nenin 3 të rregullores të miratuar me vendimin nr. 10, datë 7.1.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores ‘Për licencimin dhe inspektimin e veprimtarive me burime të rrezatimeve jonizuese’”, për marrjen e licencës, çdo person juridik dhe fizik aplikon jo më vonë se 90 ditë punë para parashikimit për fillimin e veprimtarisë. Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet vendos për miratimin ose jo të licencës jo më vonë se 45 ditë kalendarike nga data e plotësimit të dokumentacionit. Në rast se kërkesa për licencë ka pasaktësi dhe mungesa në dokumentacion, bazuar në nenin 91/3 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për shqyrtimin e saj fillon nga paraqitja e plotë e dokumentacionit. Shënim: 1. Veprimtaria me burime të rrezatimeve jonizuese realizohet në përputhje me ligjin nr. 8025, datë 9.11.1995, “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, si dhe të rregulloreve, kodeve dhe praktikave të aprovuara. 2. Në bazë të ligjit për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese dhe të standardeve bazë të mbrojtjes nga rrezatimet, Komisioni për Mbrojtjen nga Rrezatimet jonizuese duhet të njoftohet për çdo veprimtari me burime të rrezatimeve jonizuese, pezullimin ose mbylljen e tyre. Format shpjegues, në lidhje me plotësimin e kërkesës për licencë Përdorim Gjeneratorë me rreze X Pika 1. Paraqit planimetrinë e ambienteve, vendndodhjes së panelit të kontrollit, pajisjeve mbrojtëse të lëvizshme, dyerve, dritareve, ventilatorëve, pasazheve, dhomës së errët, ambienteve të pritjes së pacientëve, qëndrimin e personelit, ambientet rreth kabinetit, materialin dhe dimensionet përkatëse. Paraqit me ngjyra zonat e kontrolluara, të survejuara dhe zonat publike. Planimetria të paraqitet në një format të qartë dhe të specifikuar në mënyre të dukshme me të gjitha elementet. Pika 2. Të paraqitet një dokument zyrtar, i cili përcakton destinacionin e ambienteve ku do ushtrohet veprimtaria. (Sipas urdhrit nr. 415, datë 11.10.2011, të ministrit të Shëndetësisë për ndërtimin e kabineteve të radiologjisë dhe ato me burime të hapura dhe të mbyllura radioaktive). Pika 3. Për realizimin e kontrollit teknik referoju faqes zyrtare: http://www.ishp.gov.al/të- përgjithshme/ku përcaktohet lista e personave/subjekteve të njohur nga KMR-ja për këtë qëllim. Pika 4. Paraqit në një dokument veçantë strukturën organizative dhe listën e punëmarrësve që do të manipulojnë me gjeneratorin/ët me rreze X, që kanë akses në zonat e kontrolluara dhe survejuara. Paraqit dokumentacionin, në lidhje me kualifikimet dhe eksperiencat e stafit. Të ngarkohen diplomë/certifikatë që vërteton kompetencën profesionale të tij/saj në lidhje me punën që do të kryejë, si dhe certifikatë trajnimi në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese lëshuar nga institucionet e njohura nga KMR-ja, të ngarkohet vërtetimi i testimit. Ritrajnimi dhe testimi në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet kryhet çdo pesë vjet. Për realizimin e trajnimit dhe testimit të njohurive në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet, referoju faqes zyrtare: http://www.ishp.gov.al/të-përgjithshme/ku përcaktohen institucionet e njohura për këtë qëllim. Pika 5. Paraqit kontratën me Institutin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar, Tiranë, për monitorimin e dozës së ekspozimit të punëmarrësve gjatë punës me gjeneratorë me rreze X, sipas listës së deklaruar të punëmarrësve e cila të jetë e përshtatshme për llojin dhe energjitë e rrezatimit që keni në përdorim. Për praktikat siç përcaktohen në nenin 31 të VKM-së nr. 801, datë 11.12.2019, për të cilat nuk është e nevojshme nënshkrimi i kontratës për dozimetrinë personale me IFBZ-në, të kryhet monitorimi i vendit të punës nga përgjegjësi i mbrojtjes nga rrezatimet ose nga një ekspert i mbrojtjes nga rrezatimet. Pika 6. Të ngarkohen diplomë/certifikatë që vërteton kompetencën profesionale të tij/saj, në lidhje me punën që do të kryejë, si dhe certifikatë trajnimi në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese lëshuar nga institucionet e njohura nga KMR-ja, të ngarkohet vërtetimi i testimit. Ritrajnimi dhe testimi në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet kryhet çdo pesë vjet. Për realizimin e trajnimit dhe testimit të njohurive në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet, referoju faqes zyrtare: http://www.ishp.gov.al/të-përgjithshme/ku përcaktohen institucionet e njohura për këtë qëllim. Pika 7. Paraqit një dokument me shkrim për mënyrën e ruajtjes së dokumentacionit për dozimetrinë personale, monitorimit të vendit të punës, incidenteve, trajnimit, shërbimeve të pajisjeve dhe kontrolli mjekësor periodik i punëmarrësve. Pika 8. Të bëhet vlerësimi për sigurinë dhe mbrojtjen nga rrezatimi, sipas udhëzuesit miratuar nga KMR-ja nr. 72/21, datë 17.8.2021. Për realizimin e raport-ekspertizës referoju faqes zyrtare: http://www.ishp.gov.al/të-përgjithshme/ku përcaktohet lista e personave/institucioneve të njohur nga KMR-ja për realizimin e raportit/ekspertizën mbi sigurinë dhe mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese. Subjektet private për kryerjen e ekspertizës t’i referohen listës së ekspertëve të njohur nga KMR-ja, ndërsa subjektet shtetërore të kontaktojnë Institutin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar, siç përcaktohet në faqen zyrtare. Pika 9. Të kontaktohet Instituti i Shëndetit Publik, Departamenti i Shëndetit dhe Mjedisit për plotësimin e raportit mjekësor për aftësinë në punë. KËRKESË PËR LICENCË PËR VEPRIMTARI ME GJENERATORË ME RREZE X/LLAMBË ME RREZE X IMPORT/EKSPORT (Ndryshuar me Vkm nr. 762, datë 20.12.2023) Personi juridik/fizik: Emri Mbiemri (përfaqësuesi ligjor) Adresa Tel. E-mail Ekstrakti i regjistrimit në QKB Dokumente për t’u ngarkuar në sistem, sipas renditjes: 1. Dokumenti me llojet e pajisjeve që do të importohen/eksportohen, sipas funksionit (ct skaner, radiografi, grafi, panorameks, mamografi, densitometër, koronografi etj.), si dhe të sqarohet nëse do të importohen/eksportohen llamba me rreze X; 2. Rregullore e brendshme mbi menaxhimin e import/eksportit të gjeneratorëve dhe llambave me rreze X, sipas sqarimit në pikën nr. 1; 3. Dokument mbi mënyrën e ruajtjes së dokumentacionit, sipas sqarimit në pikën nr. 2. Duke mbajtur përgjegjësi të plotë për vërtetësinë e të dhënave të mësipërme. I gjithë dokumentacioni të jetë i skanuar në format PDF me ngjyra. Kërkesa e plotësuar në mënyrë të parregullt dhe jo të plotë do të sjellë vonesa për subjektin që aplikon për licencë. Bazuar në nenin 3 të rregullores të miratuar me vendimin nr. 10, datë 7.1.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores ‘Për licencimin dhe inspektimin e veprimtarive me burime të rrezatimeve jonizuese’”, për marrjen e licencës, çdo person juridik dhe fizik aplikon jo më vonë se 90 ditë punë para parashikimit për fillimin e veprimtarisë. Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet vendos për miratimin ose jo të licencës jo më vonë se 45 ditë kalendarike nga data e plotësimit të dokumentacionit. Në rast se kërkesa për licencë ka pasaktësi dhe mungesa në dokumentacion, bazuar në nenin 91/3 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për shqyrtimin e saj fillon nga paraqitja e plotë e dokumentacionit. Shënim: 1. Veprimtaria me burime të rrezatimeve jonizuese realizohet në përputhje me ligjin nr. 8025, datë 9.11.1995, “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, si dhe të rregulloreve, kodeve dhe praktikave të aprovuara. 2. Në bazë të ligjit për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese dhe të standardeve bazë të mbrojtjes nga rrezatimet, Komisioni për Mbrojtjen nga Rrezatimet jonizuese duhet të njoftohet për çdo veprimtari me burime të rrezatimeve jonizuese, pezullimin ose mbylljen e tyre. Format shpjegues në lidhje me plotësimin e kërkesës për licencë Gjeneratorë/llambë me rreze X Import/eksport Pika 1. Të paraqitet një rregullore e brendshme e subjektit. Në rregullore të përcaktohet qartë që subjekti nuk transferon pajisje me rreze X ose llambë me rreze X në subjekte të cilat nuk disponojnë licencën përkatëse. Të përcaktohet qartë adresa e magazinimit të pajisjeve dhe e llambave me rreze X të importuara. Pika 2. Paraqit me shkrim mënyrën e ruajtjes së dokumentacionit për të gjitha pajisjet dhe llambat me rreze X, që importohen/eksportohen, listën e të gjitha subjekteve ku do të transferohen, lejet e import/eksportit të lëshuara nga Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet, certifikatën e cilësisë së gjeneratorit me rreze X. KËRKESË PËR LICENCË PËR VEPRIMTARI ME BURIME RADIOAKTIVE RUAJTJE-TRAJTIM (Ndryshuar me Vkm nr. 762, datë 20.12.2023) Personi juridik/fizik: Emri Mbiemri (përfaqësuesi ligjor) Adresa Adresa ku kryhet veprimtaria, n.q.s. është e ndryshme nga më Tel. E-mail Ekstrakti i regjistrimit në QKB Paraqit me shkrim informacion të dozave në zonat publike në zonat e kontrolluara në zonat e survejuara Paraqit të dhëna mbi personin përgjegjës për mbrojtjen nga rrezatimet Emri Mbiemri Paraqit të dhëna mbi personin përgjegjës për sigurimin fizik të objektit ku kryhet veprimtaria ku përdoren burime radioaktive Emri Mbiemri Dokumente për t’u ngarkuar në sistem sipas renditjes: 1. Planimetrinë me të dhënat, sipas sqarimit në pikën nr. 1; 2. Dokument zyrtar mbi destinacionin e ambientit, sipas sqarimit në pikën nr. 2; 3. Plani i sigurimit për burimet radioaktive, sipas sqarimit në pikën nr. 3; 4. Raportin e vlerësimit të sigurisë dhe prezantimi i safety case, sipas sqarimit në pikën 4; 5. Paraqit me tabelë inventarin me karakteristikat dhe të dhënat e burimeve radioaktive në ruajtje, kondicionim etj.; 6. Programin e monitorimit të mjedisit; 7. Rregullore e brendshme për ruajtje dhe trajtimin e burimeve radioaktive; 8. Një dokument veçantë strukturën organizative, sipas sqarimit në pikën nr. 5; 9. Listën e punëmarrësve që do të manipulojnë me burimin/et radioaktiv/e dhe pajisjen ku është inkorporuar, që kanë akses në zonat e kontrolluara dhe survejuara; 10. Diplomë ose certifikatë profesionale për çdo punëmarrës; 11. Certifikatë trajnimi për çdo punëmarrës; 12. Vërtetim testimi për çdo punëmarrës; 13. Kontratën me Institutin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar për monitorimin e dozës së ekspozimit të punëmarrësve gjatë punës me burimet radioaktive, sipas listës së deklaruar të punëmarrësve, sipas sqarimit në pikën nr. 6; 14. Kontratën e punës për personin përgjegjës për mbrojtjen nga rrezatimet me punëdhënësin dhe kualifikime të veçanta, sipas sqarimit në pikën nr. 7; 15. Kontratën e punës për personin përgjegjës për sigurimin fizik, me punëdhënësin dhe kualifikime të veçanta, sipas sqarimit në pikën nr. 7; 16. Planin e përgatitjes dhe reagimit në rast incidenti, aksidenti ose eventi radiologjik; 17. Formatin dhe regjistrin kombëtar të mbetjeve radioaktive; 18. Formatin e regjistrit të shkarkimeve në mjedis; 19. Formatin mbi njoftimin e humbjes, vjedhjes ose sabotimit; 20. Raportin mjekësor i aftësisë për punë me burime radioaktive lëshuar nga ISHP për çdo punëmarrës. Burimet radioaktive nuk transferohen në subjekte të cilat nuk disponojnë licencën përkatëse. I gjithë dokumentacioni të jetë i skanuar në format PDF me ngjyra. Kërkesa e plotësuar në mënyrë të parregullt dhe jo të plotë do të sjellë vonesa për subjektin që aplikon për licencë. Bazuar në nenin 3 të rregullores të miratuar me vendimin nr. 10, datë 7.1.2010, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores ‘Për licencimin dhe inspektimin e veprimtarive me burime të rrezatimeve jonizuese’”, për marrjen e licencës, çdo person juridik dhe fizik aplikon jo më vonë se 90 ditë punë para parashikimit për fillimin e veprimtarisë. Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet vendos për miratimin ose jo të licencës jo më vonë se 45 ditë kalendarike nga data e plotësimit të dokumentacionit. Në rast se kërkesa për licencë ka pasaktësi dhe mungesa në dokumentacion, bazuar në nenin 91/3 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për shqyrtimin e saj fillon nga paraqitja e plotë e dokumentacionit. Shënim: 1. Veprimtaria me burime të rrezatimeve jonizuese realizohet në përputhje me ligjin nr. 8025, datë 9.11.1995, “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, si dhe të rregulloreve, kodeve dhe praktikave të aprovuara. 2. Në bazë të ligjit për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese dhe të standardeve bazë të mbrojtjes nga rrezatimet, Komisioni për Mbrojtjen nga Rrezatimet jonizuese duhet të njoftohet për çdo veprimtari me burime të rrezatimeve jonizuese, pezullimin ose mbylljen e tyre. Format shpjegues në lidhje me plotësimin e kërkesës për licencë Burime radioaktive Ruajtje-trajtim Pika 1. Planimetria të paraqitet në një format të përshtatshëm dhe të specifikojë në mënyre të dukshme të gjitha elementet, ambientet, vendndodhjen e burimit/eve radioaktiv/e, pajisjeve mbrojtëse të lëvizshme, dyerve, dritareve, ventilatorëve, pasazheve, qëndrimin e personelit, ambientet rreth kabinetit, materialin dhe dimensionet përkatëse. Paraqit me ngjyra zonat e kontrolluara, të survejuara dhe zonat publike. Pika 2. Të dokumentohet destinacioni i ambienteve. Të paraqitet një dokument zyrtar, i cili përcakton destinacionin e ambienteve ku do ushtrohet veprimtaria. (Sipas urdhrit nr. 415, datë 11.10.2011, të ministrit të Shëndetësisë për ndërtimin e kabineteve të radiologjisë dhe ato me burime të hapura dhe të mbyllura radioaktive.) Pika 3. Të paraqitet plani i sigurimit për burimet radioaktive të kategorisë I, II dhe III, sipas udhëzuesit të KMR-së nr. 444/8, datë 29.3.2019. Të paraqitet plani i sigurimit fizik për përdorimin e burimeve radioaktive të kategorisë I, II dhe III, i cili të jetë në përputhje me rregulloren nr. 877 datë 30.10.2015, “Mbi sigurimin fizik të materialeve radioaktive”, si dhe udhëzuesin nr. 444/8, datë 29.3.2019. Për përgatitjen e këtij plani të kontaktohet personi i ngarkuar nga Policia e Shtetit në Drejtoritë vendore të policisë/komisiariati i policisë, aty ku subjekti ushtron veprimtarinë për ruajtje/trajtim të burimeve radioaktive të kategorisë 1, 2 dhe 3. Referoju faqes zyrtare të internetit http://www.ishp.gov.al/të-përgjithshme/. Pika 4. Raporti i vlerësimit të sigurisë dhe prezantimi i safety case, të përmbajë vlerësimin për sigurinë dhe mbrojtjen nga rrezatimi në analogji me udhëzimin e miratuar nga KMR-ja nr. 72/21 datë 17.8.2021. Plani të përmbajë elementet e mëposhtme, në përputhje me rregulloren nr. 638, datë 7.9.2016, për trajtimin e sigurt të mbetjeve radioaktive në Republikën e Shqipërisë. a) Qëllimi i ruajtjes dhe i trajtimit të burimit/eve radioaktiv/e; b) programet operative të menaxhimit të mbetjeve radioaktive; c) financimin për trajtimin e mbetjeve; d) kushtet e përgjithshme për kontrollin e prodhimit të mbetjeve; e) minimizimin e prodhimit të mbetjeve; f) ripërdorimin dhe riciklimin e burimeve që nuk përdoren më; g) heqjen nga kontrolli rregullator; h) kriteret e pranimit; i) sqarime mbi moshollimin e mbetjeve me qëllim shkarkimet në mjedis; j) shkarkimi i mbetjeve radioaktive në mjedis; k) karakteristikat e mbetjeve radioaktive; l) klasifikimin e mbetjeve; m) ndarjen e mbetjeve radioaktive; n) trajtimi dhe kondicionimi; o) paketimi; p) kushtet e përgjithshme për ruajtjen e përkohshme; q) elemente të depos për ruajtje të përkohshme; r) ruajtja afatgjatë; s) kushtet speciale në rast mospërputhje me kriteret e pranimit; t) programi i monitorimit; u) rishikime periodike të sigurisë, paraqit me shkrim një informacion, në lidhje me: v) shkarkimet në mjedis w) elemente të përgjithshme për çmontimin e depos; x) kushtet speciale në rast mospërputhje me kriteret e pranimit; y) programi i monitorimit; z) rishikime periodike të sigurisë; aa) elemente të përgjithshme për çmontimin e depos. Paraqit me shkrim një dokument me informacion mbi shërbimet bazë, pajisjet që do të përdoren për ruajtjen dhe trajtimin e burimeve radioaktive. Sqaro në detaje proceset që do të kryhen dhe pajisjet që do të përdoren. Paraqit me shkrim informacion mbi justifikimin dhe kufizimin e ekspozimeve publike dhe të stafit në procesin e ruajtjes dhe trajtimit të burimeve radioaktive Pika 5. Subjektet që do të ruajnë /trajtojnë burime radioaktive të kategorisë 1, 2 dhe 3 duhet të dërgojnë paraprakisht në ZMR, para fillimit të plotësimit të procedurave për licencë/amenim/rinovim, listën e punonjësve që do të kenë akses/informacion mbi burimet radioaktive të kategorisë 1, 2 dhe 3, me qëllim dërgimin në strukturat përkatëse për verifikimin e besueshmërisë dhe përshtatshmërinë e tyre. Informacioni duhet të përfshijë për secilin të dhënat e mëposhtme; 1. Emër/mbiemër; 2. Funksioni 3; Nr. i kartës së identitetit/ose i pasaportës; 4. Nr. personal; 5. Vendlindja; 6. Vendbanimi; 7. Ditëlindja; 8. Shtetësia. Pas marrjes së konfirmimit subjekti do të njoftohet për të vazhduar ose jo procedurat për licencë për këtë veprimtari. Paraqit në një dokument të veçantë strukturën organizative dhe listën e punëmarrësve që do të manipulojnë me burimin/et radioaktiv/e dhe pajisjen ku është inkorporuar, që kanë akses në zonat e kontrolluara dhe survejuara. Paraqit dokumentacionin në lidhje me kualifikimet dhe eksperiencat e stafit. Të ngarkohen diplomë/certifikatë që vërteton kompetencën profesionale të tij/saj në lidhje me punën që do të kryejë, si dhe certifikatë trajnimi në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese lëshuar nga institucionet e njohura nga KMR-ja, të ngarkohet vërtetimi i testimit. Ritrajnimi dhe testimi në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet kryhet çdo pesë vjet. Për realizimin e trajnimit dhe testimit të njohurive në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet, referoju faqes zyrtare: http://www.ishp.gov.al/të përgjithshme/ku përcaktohen institucionet e njohura për këtë qëllim. Pika 6. Të paraqitet një kopje e kontratës për dozimetrinë personale, e cila të jetë e përshtatshme për llojin dhe energjitë e rrezatimit që keni në përdorim. Kontrata të paraqesë qartë detyrimet e secilës palë. Të kontaktohet Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar për nënshkrimin e kësaj kontrate. Pika 7. Të plotësohen të dhënat mbi personin përgjegjës për sigurinë ndaj rrezatimit. Në qoftë se personi përgjegjës për mbrojtjen nga rrezatimet nuk gjendet në listën e punëmarrësve të bashkëngjitet diploma/dëshmi që të vërtetojë aftësitë profesionale të tij/saj, certifikatë trajnimi dhe testimi në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese brenda pesë viteve të fundit, lëshuar nga institucione të njohura nga KMR-ja. Të paraqitet kontrata e punës për personin përgjegjës për mbrojtjen nga rrezatimet. Të plotësohen të dhënat mbi personin përgjegjës për sigurimin fizik të objektit ku kryhet veprimtaria. Në qofte se personi përgjegjës për sigurimin fizik të objektit ku kryhet veprimtaria nuk gjendet në listën e punëmarrësve të bashkëngjitet diploma/dëshmi që të vërtetojë aftësitë profesionale të tij/saj. Të paraqitet kontrata e punës për personin përgjegjës për sigurimin fizik të objektit ku kryhet veprimtaria. KËRKESË PËR LICENCË PËR VEPRIMTARI ME BURIME RADIOAKTIVE TRANSPORT (Ndryshuar me Vkm nr. 762, datë 20.12.2023) Personi juridik/fizik: Emri Mbiemri (përfaqësuesi ligjor) Adresa Tel. E-mail Ekstrakti i regjistrimit në QKB Paraqit të dhëna të cilat ndikojnë në sigurinë gjatë transportit të burimeve radioaktive. Paraqit një informacion në lidhje me kategoritë e burimeve që do të transportohen Paraqit me shkrim një informacion se si do kryhet shërbimi i ngarkimit dhe i shkarkimit të burimeve ose materialeve radioaktive Paraqit të dhëna mbi personin përgjegjës për mbrojtjen nga rrezatimet Emri Mbiemri Paraqit të dhëna mbi personin përgjegjës për sigurimin fizik të objektit ku kryhet veprimtaria ku përdoren burime radioaktive Emri Mbiemri Dokumente për t’u ngarkuar në sistem, sipas renditjes: 1. Foto të automjetit përfshi dhe foto të zonës së ngarkesës, ku të jetë e dukshme targa e automjetit; 2. Leja e drejtimit ADR e drejtuesit të automjetit; 3. Kontrata e punës e drejtuesit të automjetit; 4. Leje/et e qarkullimit; 5. Rregullore e brendshme për transportin e burimeve radioaktive; 6. Një dokument veçantë për strukturën organizative, sipas sqarimit në pikën nr. 1; 7. Listën e punëmarrësve që do të manipulojnë me burimin/et radioaktiv/e dhe pajisjen ku është inkorporuar, që kanë akses në zonat e kontrolluara dhe survejuara; 8. Diplomë ose certifikatë profesionale për çdo punëmarrës; 9. Certifikatë trajnimi për çdo punëmarrës; 10. Vërtetim testimi për çdo punëmarrës; 11. Kontratën me Institutin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar për monitorimin e dozës së ekspozimit të punëmarrësve gjatë punës me burimet radioaktive, sipas listës së deklaruar të punëmarrësve, sipas sqarimit në pikën nr. 2; 12. Kontratën e punës për personin përgjegjës për mbrojtjen nga rrezatimet me punëdhënësin dhe kualifikime të veçanta, sipas sqarimit në pikën nr. 1; 13. Kontratën e punës për personin përgjegjës për sigurimin fizik, me punëdhënësin dhe kualifikime të veçanta, sipas sqarimit në pikën nr. 1; 14. Planin e përgatitjes dhe reagimit në rast incidenti, aksidenti ose eventi radiologjik; 15. Dokument mbi mënyrën e ruajtjes së dokumentacionit, sipas sqarimit në pikën nr. 3; 16. Raportin mjekësor i aftësisë për punë me burime radioaktive lëshuar nga ISHP-ja për çdo punëmarrës Të gjitha burimet radioaktive duhet të transportohen tek= përdorues që disponojnë licencën përkatëse për posedimin e burimeve radioaktive. Duke mbajtur përgjegjësi të plotë për vërtetësinë e të dhënave të mësipërme. I gjithë dokumentacioni të jetë i skanuar në format PDF me ngjyra. Kërkesa e plotësuar në mënyrë të parregullt dhe jo të plotë do të sjellë vonesa për subjektin që aplikon për licencë. Bazuar në nenin 3 të rregullores të miratuar me vendimin nr. 10, datë 7.1.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores ‘Për licencimin dhe inspektimin e veprimtarive me burime të rrezatimeve jonizuese’”, për marrjen e licencës, çdo person juridik dhe fizik aplikon jo më vonë se 90 ditë punë para parashikimit për fillimin e veprimtarisë. Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet vendos për miratimin ose jo të licencës jo më vonë se 45 ditë kalendarike nga data e plotësimit të dokumentacionit. Në rast se kërkesa për licencë ka pasaktësi dhe mungesa në dokumentacion, bazuar në nenin 91/3 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për shqyrtimin e saj fillon nga paraqitja e plotë e dokumentacionit. Shënim: 1. Veprimtaria me burime të rrezatimeve jonizuese realizohet në përputhje me ligjin nr. 8025, datë 9.11.1995, “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, si dhe të rregulloreve, kodeve dhe praktikave të aprovuara. 2. Në bazë të ligjit për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese dhe të standardeve bazë të mbrojtjes nga rrezatimet, Komisioni për Mbrojtjen nga Rrezatimet jonizuese duhet të njoftohet për çdo veprimtari me burime të rrezatimeve jonizuese, pezullimin ose mbylljen e tyre. Format shpjegues në lidhje me plotësimin e kërkesës për licencë Burime radioaktive Transport Pika 1. Subjektet që do të kryejnë transport të burimeve radioaktive të kategorisë 1, 2 dhe 3 duhet të dërgojnë paraprakisht në ZMR, para fillimit të plotësimit të procedurave për licencë/amendim/rinovim, listën e punonjësve që do të kryejnë transportin apo kanë informacion mbi burimet radioaktive të kategorisë 1, 2 dhe 3 që do të transportohen, me qëllim dërgimin në strukturat përkatëse për verifikimin e besueshmërisë dhe përshtatshmërisë së tyre. Informacioni duhet të përfshijë për secilin të dhënat e mëposhtme; 1. Emër/mbiemër; 2. Funksioni; 3. Nr. i kartës së identitetit/ose i pasaportës; 4. Nr. personal 5. Vendlindja; 6. Vendbanimi; 7. Ditëlindja; 8. Shtetësia. Pas marrjes së konfirmimit subjekti do të njoftohet për të vazhduar ose jo procedurat për licencë për këtë veprimtari. Të ngarkohen diplomë/certifikatë që vërteton kompetencën profesionale të tij/saj në lidhje me punën që do të kryejë, si dhe certifikatë trajnimi në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese lëshuar nga institucionet e njohura nga KMR-ja, të ngarkohet vërtetimi i testimit. Ritrajnimi dhe testimi në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet kryhet çdo pesë vjet. Për realizimin e trajnimit dhe testimit të njohurive në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet, referoju faqes zyrtare: http://www.ishp.gov.al/të-përgjithshme/ku përcaktohen institucionet e njohura për këtë qëllim. Pika 2. Të paraqitet një kopje e kontratës për dozimetrinë personale, e cila të jetë e përshtatshme për llojin dhe energjitë e rrezatimit që keni në përdorim. Kontrata të paraqesë qartë detyrimet e secilës palë. Të kontaktohet Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar për nënshkrimin e kësaj kontrate. Kontrata të ngarkohet në sistem. Pika 3. Paraqit me shkrim mënyrën e ruajtjes së dokumentacionit për të gjithë transportin e burimeve radioaktive dhe pajisjet ku janë të inkorporuara, sipas lejes së importit, certifikatën e cilësisë së burimit radioaktiv, kategorinë e burimit radioaktiv, informacion mbi kontejnerët dhe tipat e paketimit, dozimetrinë personale, incidenteve, trajnimit dhe kontrolli mjekësor periodik i punëmarrësve etj. KËRKESË PËR LICENCË PËR VEPRIMTARI ME BURIME RADIOAKTIVE PËRDORIM (Ndryshuar me Vkm nr. 762, datë 20.12.2023) Personi juridik/fizik: Emri Mbiemri (përfaqësuesi ligjor) Adresa Adresa ku kryhet veprimtaria, n.q.s. është e ndryshme nga më sipër Tel. E-mail Ekstrakti i regjistrimit në QKB Të dhëna mbi burimin/et radioaktiv/e dhe pajisjeve ku janë inkorporuar. Burim/e radioaktiv/e: Prodhuesi Nr. i modelit Nr. i serisë Adresa e prodhuesit Radionuklidi Aktiviteti fillestar Energjitë Forma kimike dhe fizike Shto burime radioaktive Pajisja ku është inkorporuar burimi radioaktiv: Prodhuesi i pajisjes Modeli i pajisjes Numri i serisë i pajisjes Shto pajisje Qëllimi i përdorimit të burimit radioaktiv Përshkruaj se kush do të kryejë shërbime të autorizuara të pajisjeve ku është i inkorporuar burimi radioaktiv ose për vetë burimin Paraqit me shkrim informacion të dozave në zonat publike në zonat e kontrolluara në zonat e survejuara Paraqit me shkrim informacion mbi justifikimin, optimizimin e ekspozimeve të publikut, stafit dhe pacientëve dhe kufizimin e ekspozimeve publike dhe të stafit, për përdorimin e burimeve radioaktive Paraqit të dhëna mbi personin përgjegjës për mbrojtjen nga rrezatimet Emri Mbiemri Paraqit të dhëna mbi personin përgjegjës për sigurimin fizik të objektit ku kryhet veprimtaria ku përdoren burime radioaktive Emri Mbiemri Të paraqiten dokumente në lidhje me çmontimin, trajtimin e sigurt të burimit/eve radioaktiv/e të konsumuara, duke garantuar trajtimin në qendrat përkatëse të mbetjeve radioaktive në fund të përdorimit. Subjekti duhet të paraqesë me shkrim argumente për garanci financiare për trajtimin e burimit të konsumuar Dokumente për t’u ngarkuar në sistem, sipas renditjes: 1. Planimetrinë me të dhënat, sipas sqarimit në pikën nr. 1; 2. Dokument zyrtar mbi destinacionin e ambientit, sipas sqarimit në pikën nr. 2; 3. Plani i sigurimit për burimet radioaktive, sipas sqarimit në pikën nr. 3; 4. Dokument në lidhje me mënyrën se si është përfituar burimi radioaktiv (dokumenti i blerjes/dhurimit); 5. Certifikatën/at e cilësisë së burimit/eve lëshuar nga prodhuesi; 6. Raportin e vlerësimit të sigurisë dhe të mbrojtjes nga rrezatimet, sipas sqarimit në pikën 4; 7. Rregullore e brendshme për përdorimin e burimeve radioaktive; 8. Një dokument veçantë strukturën organizative, sipas sqarimit në pikën nr. 5; 9. Listën e punëmarrësve që do të manipulojnë me burimin/et radioaktiv/e dhe pajisjen ku është inkorporuar, që kanë akses në zonat e kontrolluara dhe survejuara; 10. Diplomë ose certifikatë profesionale për çdo punëmarrës; 11. Certifikatë trajnimi për çdo punëmarrës; 12. Vërtetim testimi për çdo punëmarrës; 13. Kontratën me Institutin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar për monitorimin e dozës së ekspozimit të punëmarrësve gjatë punës me burimet radioaktive, sipas listës së deklaruar të punëmarrësve, sipas sqarimit në pikën nr. 6; 14. Kontratën e punës për personin përgjegjës për mbrojtjen nga rrezatimet me punëdhënësin dhe kualifikime të veçanta, sipas sqarimit në pikën nr. 7; 15. Kontratën e punës për personin përgjegjës për sigurimin fizik, me punëdhënësin dhe kualifikime të veçanta, sipas sqarimit në pikën nr. 7; 16. Planin e përgatitjes dhe reagimit në rast incidenti, aksidenti ose eventi radiologjik; 17. Kontratën për kthimin në vendin e origjinës, ose kontratën për trajtimin në një qendër të licencuar për trajtimin e mbetjeve radioaktive; 18. Dokument mbi mënyrën e ruajtjes së dokumentacionit, sipas sqarimit në pikën nr. 8; 19. Paraqit me tabelë inventarin me karakteristikat dhe të dhënat e burimeve radioaktive në përdorim; 20. Formatin e regjistrit të shkarkimeve në mjedis; 21. Formatin mbi njoftimin e humbjes, vjedhjes ose sabotimit; 22. Raportin mjekësor i aftësisë për punë me burime radioaktive lëshuar nga ISHP-ja për çdo punëmarrës. Duke mbajtur përgjegjësi të plotë për vërtetësinë e të dhënave të mësipërme. I gjithë dokumentacioni të jetë i skanuar në format PDF me ngjyra. Kërkesa e plotësuar në mënyrë të parregullt dhe jo të plotë do të sjellë vonesa për subjektin që aplikon për licencë. Bazuar në nenin 3 të rregullores të miratuar me vendimin nr. 10, datë 7.1.2010, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores ‘Për licencimin dhe inspektimin e veprimtarive me burime të rrezatimeve jonizuese’”, për marrjen e licencës, çdo person juridik dhe fizik aplikon jo më vonë se 90 ditë punë para parashikimit për fillimin e veprimtarisë. Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet vendos për miratimin ose jo të licencës jo më vonë se 45 ditë kalendarike nga data e plotësimit të dokumentacionit. Në rast se kërkesa për licencë ka pasaktësi dhe mungesa në dokumentacion, bazuar në nenin 91/3 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për shqyrtimin e saj fillon nga paraqitja e plotë e dokumentacionit. Shënim: 1. Veprimtaria me burime të rrezatimeve jonizuese realizohet në përputhje me ligjin nr. 8025, datë 9.11.1995, “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, si dhe të rregulloreve, kodeve dhe praktikave të aprovuara. 2. Në bazë të ligjit për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese dhe të standardeve bazë të mbrojtjes nga rrezatimet, Komisioni për Mbrojtjen nga Rrezatimet jonizuese duhet të njoftohet për çdo veprimtari me burime të rrezatimeve jonizuese, pezullimin ose mbylljen e tyre. Format shpjegues në lidhje me plotësimin e kërkesës për licencë Përdorim Burime radioaktive Pika 1. Planimetria të paraqitet në një format të përshtatshëm dhe të specifikojë në mënyrë të dukshme të gjitha elementet, ambientet, vendndodhjen e burimit radioaktiv, pajisjeve mbrojtëse të lëvizshme, dyerve, dritareve, ventilatorëve, pasazheve, ambienteve të pritjes së pacientëve, qëndrimin e personelit, ambientet rreth kabinetit, materialin dhe dimensionet përkatëse. Paraqit me ngjyra zonat e kontrolluara, të survejuara dhe zonat publike. Pika 2. Të dokumentohet destinacioni i ambienteve. Të paraqitet një dokument zyrtar, i cili përcakton destinacionin e ambienteve ku do ushtrohet veprimtaria. (Sipas urdhrit nr. 415, datë 11.10.2011, të ministrit të Shëndetësisë për ndërtimin e kabineteve të radiologjisë dhe ato me burime të hapura dhe të mbyllura radioaktive). Pika 3. Të paraqitet plani i sigurimit për burimet radioaktive të kategorisë I, II dhe III, sipas udhëzuesit të KMR-së nr. 444/8, datë 29.3.2019. Të paraqitet plani i sigurimit fizik për përdorimin e burimeve radioaktive të kategorisë I, II dhe III, i cili të jetë në përputhje me rregulloren nr. 877, datë 30.10.2015, “Mbi sigurimin fizik të materialeve radioaktive”, si dhe udhëzuesin nr. 444/8, datë 29.3.2019. Për përgatitjen e këtij plani të kontaktohet personi i ngarkuar nga Policia e Shtetit në Drejtoritë vendore të policisë/komisariati i policisë, aty ku subjekti ushtron veprimtarinë për ruajtje/trajtim të burimeve radioaktive të kategorisë 1, 2 dhe 3. Referoju faqes zyrtare të internetit http://www.ishp.gov.al/të-përgjithshme/. Pika 4. Të paraqitet vlerësimi për sigurinë dhe mbrojtjen nga rrezatimi nga Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar. Paraqit me shkrim një informacion në rast se ka shkarkime në mjedis. Për realizimin e raport-ekspertizës referoju faqes zyrtare: http://www.ishp.gov.al/të pëgjithshme/. Vlerësimi për sigurinë dhe mbrojtjen nga rrezatimi të bëhet në analogji me udhëzimin e miratuar nga KMR-ja nr. 72/21, datë 17.8.2021. Pika 5. Subjektet që do të përdorin burimeve radioaktive të kategorisë 1, 2 dhe 3 duhet të dërgojnë paraprakisht në ZMR, para fillimit të plotësimit të procedurave për licencë/amendim/rinovim, listën e punonjësve që do të kenë akses dhe informacion mbi burimet radioaktive të kategorisë 1, 2 dhe 3, me qëllim dërgimin në strukturat përkatëse për verifikimin e besueshmërisë dhe përshtatshmërisë së tyre. Informacioni duhet të përfshijë për secilin të dhënat e mëposhtme; 1. Emër/mbiemër; 2. Funksioni; 3. Nr. i kartës së identitetit/ose i pasaportës; 4. Nr. personal 5. Vendlindja; 6. Vendbanimi; 7. Ditëlindja; 8. Shtetësia. Pas marrjes së konfirmimit subjekti do të njoftohet për të vazhduar ose jo procedurat për licencë për këtë veprimtari. Paraqit në një dokument veçantë strukturën organizative dhe listën e punëmarrësve që do të manipulojnë me burimin/et radioaktiv/e dhe pajisjen ku është inkorporuar, që kanë akses në zonat e kontrolluara dhe survejuara. Paraqit dokumentacionin në lidhje me kualifikimet dhe eksperiencat e stafit. Të ngarkohen diplomë/certifikatë që vërteton kompetencën profesionale të tij/saj, në lidhje me punën që do të kryejë, si dhe certifikatë trajnimi në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese lëshuar nga institucionet e njohura nga KMR-ja, të ngarkohet vërtetimi i testimit. Ritrajnimi dhe testimi në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet kryhet çdo pesë vjet. Për realizimin e trajnimit dhe të testimit të njohurive në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet, referoju faqes zyrtare: http://www.ishp.gov.al/te-pergjithshme/ku përcaktohen institucionet e njohura për këtë qëllim. Pika 6. Paraqit kontratën me Institutin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar, Tiranë, për monitorimin e dozës së ekspozimit të punëmarrësve gjatë punës me burimet radioaktive, sipas listës së deklaruar të punëmarrësve, e cila të jetë e përshtatshme për llojin dhe energjitë e rrezatimit që keni në përdorim. Për praktikat, siç përcaktohen në nenin 31 të VKM-së nr. 801, datë 11.12.2019, për të cilat nuk është e nevojshme nënshkrimi i kontratës për dozimetrinë personale me IFBZ, të kryhet monitorimi i vendit të punës nga përgjegjësi i mbrojtjes nga rrezatimet ose nga një ekspert i mbrojtjes nga rrezatimet. Pika 7. Të ngarkohen diplomë/certifikatë që vërteton kompetencën profesionale të tij/saj, në lidhje me punën që do të kryejë, si dhe certifikatë trajnimi në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese lëshuar nga institucionet e njohura nga KMR-ja, të ngarkohet vërtetimi i testimit. Ritrajnimi dhe testimi në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet kryhet çdo pesë vjet. Për realizimin e trajnimit dhe testimit të njohurive në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet, referoju faqes zyrtare: http://www.ishp.gov.al/të-përgjithshme/ku përcaktohen institucionet e njohura për këtë qëllim. Pika 8. Të paraqitet një dokument mbi mënyrën e ruajtjes së dokumentacionit për të gjitha burimet radioaktive dhe pajisjet ku janë të inkorporuara, sipas lejes së importit, informacion mbi lejen/lejet e import/eksportit të lëshuara nga Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet ose Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet, certifikatën e cilësisë së burimit radioaktiv, kategorinë e burimit radioaktiv, informacion mbi kontejnerët dhe tipat e paketimit, dozimetrinë personale, izodozave, incidenteve, trajnimit, shërbimeve të pajisjeve dhe kontrolli mjekësor periodik i punëmarrësve etj. KËRKESË PËR LICENCË PËR VEPRIMTARI ME GJENERATORË /LLAMBË ME RREZE X INSTALIM/MIRËMBAJTJE (Ndryshuar me Vkm nr. 762, datë 20.12.2023) Personi juridik/fizik: Emri Mbiemri (përfaqësuesi ligjor) Adresa Tel. E-mail Ekstrakti i regjistrimit në QKB Paraqit të dhëna mbi personin përgjegjës për mbrojtjen nga rrezatimet Emri Mbiemri Duke mbajtur përgjegjësi të plotë për vërtetësinë e të dhënave të mësipërme. Dokumente për t’u ngarkuar në sistem, sipas renditjes: 1. Një dokument veçantë strukturën organizative, sipas sqarimit në pikën nr. 1; 2. Listën e punëmarrësve që do të manipulojnë me gjeneratorë/llambë me rreze X, që kanë akses në zonat e kontrolluara dhe survejuara; 3. Diplomë ose certifikatë profesionale për çdo punëmarrës; 4. Certifikatë trajnimi për çdo punëmarrës; 5. Vërtetim testimi për çdo punëmarrës; 6. Kontratën me Institutin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar për monitorimin e dozës së ekspozimit të punëmarrësve gjatë punës me gjeneratorë me rreze X, sipas listës së deklaruar të punëmarrësve, sipas sqarimit në pikën nr. 2. 7. Kontratën e punës për personin përgjegjës për mbrojtjen nga rrezatimet me punëdhënësin dhe kualifikime të veçanta, sipas sqarimit në pikën nr. 3; 8. Planin e reagimit në rast incidenti; 9. Rregullore e brendshme për instalimin dhe mirëmbajtjen e gjeneratorëve/llambave me rreze X; 10. Dokument mbi mënyrën e ruajtjes së dokumentacionit, sipas sqarimit në pikën nr. 4; 11. Raportin e vlerësimit të sigurisë dhe të mbrojtjes nga rrezatimet, sipas sqarimit në pikën nr. 5; 12. Deklaratë për mosinstalimin e gjeneratorëve me rreze X në kundërshtim me urdhrin nr. 415, datë 11.10.2011, mbi destinacionin e ambientit ku ushtrohet veprimtaria; 13. Raportin mjekësor i aftësisë për punë me burime radioaktive lëshuar nga ISHP-ja për çdo punëmarrës. I gjithë dokumentacioni të jetë i skanuar në format PDF me ngjyra. Kërkesa e plotësuar në mënyrë të parregullt dhe jo të plotë do të sjellë vonesa për subjektin që aplikon për licencë. Bazuar në nenin 3 të rregullores të miratuar me vendimin nr. 10, datë 7.1.2010, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores ‘Për licencimin dhe inspektimin e veprimtarive me burime të rrezatimeve jonizuese’”, për marrjen e licencës, çdo person juridik dhe fizik aplikon jo më vonë se 90 ditë punë para parashikimit për fillimin e veprimtarisë. Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet vendos për miratimin ose jo të licencës jo më vonë se 45 ditë kalendarike nga data e plotësimit të dokumentacionit. Në rast se kërkesa për licencë ka pasaktësi dhe mungesa në dokumentacion, bazuar në nenin 91/3 të Kodit të Procedurave Administrative, afati për shqyrtimin e saj fillon nga paraqitja e plotë e dokumentacionit. Shënim: 1. Veprimtaria me burime të rrezatimeve jonizuese realizohet në përputhje me ligjin nr. 8025, datë 9.11.1995, “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, si dhe të rregulloreve, kodeve dhe praktikave të aprovuara. 2. Në bazë të ligjit për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese dhe të standardeve bazë të mbrojtjes nga rrezatimet, Komisioni për Mbrojtjen nga Rrezatimet jonizuese duhet të njoftohet për çdo veprimtari me burime të rrezatimeve jonizuese, pezullimin ose mbylljen e tyre. Format shpjegues në lidhje me plotësimin e kërkesës për licence Gjeneratorë/llambë me rreze X Instalim/mirëmbajtje Pika 1. Të ngarkohen diplomë/certifikatë që vërteton kompetencën profesionale të tij/saj, në lidhje me punën që do të kryejë, si dhe certifikatë trajnimi në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese lëshuar nga institucionet e njohura nga KMR-ja, të ngarkohet vërtetimi i testimit. Për realizimin e trajnimit dhe testimit të njohurive në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet, referoju faqes zyrtare: http://www.ishp.gov.al/të-përgjithshme/ku përcaktohen institucionet e njohura për këtë qëllim. Pika 2. Të paraqitet një kopje e kontratës për dozimetrinë personale, e cila të jetë e përshtatshme për llojin dhe energjitë e rrezatimit me të cilat do të manipuloni. Kontrata të paraqesë qartë detyrimet e secilës palë. Të kontaktohet Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar për nënshkrimin e kësaj kontrate. Pika 3. Të plotësohen të dhënat mbi personin përgjegjës për sigurinë ndaj rrezatimit. Në qoftë se personi përgjegjës për mbrojtjen nga rrezatimet nuk gjendet në listën e punëmarrësve, të bashkëngjitet diploma/dëshmi që të vërtetojë aftësitë profesionale të tij/saj, certifikatë trajnimi dhe testimi në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet jonizuese brenda pesë viteve të fundit, lëshuar nga institucione të njohura nga KMR-ja. Të paraqitet kontrata e punës për personin përgjegjës për mbrojtjen nga rrezatimet. Pika 4. Të përshkruhet me shkrim mënyra e ruajtjes së të dhënave për dozimetrinë personale, incidenteve, trajnimit, testimi i stafit, shërbimeve të pajisjeve dhe kontrolli mjekësor periodik i punonjësve. Të krijojë një bazë të dhënash për çdo pajisje që instalohet/mirëmbahet. Paraqit formatin e kësaj baze të dhënash, ku të jetë i përfshirë dhe numri i lejes së importit të pajisjes. Pika 5. Të paraqitet vlerësimi për sigurinë dhe mbrojtjen nga rrezatimi, i cili merr në konsideratë gjatë instalimit/mirëmbajtjes, si më poshtë: Ngarkesa vjetore maksimale; Faktori i përdorimit; Pajisjet mbrojtëse të lëvizshme dhe ato personale; Rrethanat e posaçme; Vendosja e shenjave të rrezikut të rrezatimit jonizues; Instrumentet matëse dhe kalibrimi i tyre; Teste për rrjedhje etj. Për realizimin e raport-ekspertizës referoju faqes zyrtare: http://www.ishp.gov.al/të përgjithshme/ku përcaktohet lista e personave/institucioneve të njohur nga KMR-ja, për realizimin e raportit/ekspertizën mbi sigurinë dhe mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese. Subjektet private për kryerjen e ekspertizës t’i referohen listës së ekspertëve të njohur nga KMR-ja, ndërsa subjektet shtetërore të kontaktojnë Institutin e Fizikës Bërthamore të Zbatuar, siç përcaktohet në faqen zyrtare.

Decision no. 10, dated 7 January 2010 the approval of the regulation On licensing and inspection of activities with sources of ionizing radiation · Nelum