Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Decision N. 683, dated 2 September 2020 on the creation, organization and functioning of the national authority for veterinary and plant protection

Made 2020-09-02 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Vendim nr. 683, datë 2.9.2020 për krijimin, organizimin dhe funksionimin e autoritetit kombëtar të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve.
Language
Albanian
Kind
Regulation
Country
Albania
Subjects
Livestock, Cultivated plants
Keywords
animal health, animal welfare, inspection, institution, pests/diseases, public health, governance, plant protection
Categories
agriculture

Where to read it

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. 1 VENDIM Nr. 683, datë 2.9.2020 PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AUTORITETIT KOMBËTAR TË VETERINARISË DHE MBROJTJES SË BIMËVE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 6, të ligjit nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, dhe të nenit 128, të ligjit nr. 10465 datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 1. Krijimin, organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, në vijim “AKVMB”, si person juridik publik buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për veterinarinë, në vijim “ministri”, me seli në Tiranë. AKVMB-ja financohet nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera të ligjshme. 2. Misioni i AKVMB-së është të garantojë mbrojtjen e shëndetit dhe të mirëqenies së kafshëve, mbrojtjen e shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë nga sëmundjet zoonotike të transmetueshme nga kafshët dhe mbrojtjen e bimëve, nëpërmjet drejtimit të veprimtarisë së kontrollit zyrtar dhe veprimtarive të tjera veterinare brenda fushës së përgjegjësisë, dhe ofrimit të shërbimit të mbrojtjes së bimëve nga dëmtuesit dhe sëmundjet. 3. AKVMB-ja e ushtron veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e vendit dhe ka fushë përgjegjësie shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve dhe shëndetin e bimëve. II. PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE TË AUTORITETIT KOMBËTAR TË VETERINARISË DHE MBROJTJES SË BIMËVE AKVMB-ja ka përgjegjësi: a) të drejtojë shërbimin veterinar, brenda fushës së përgjegjësisë; b) të organizojë punën për kryerjen e kontrolleve zyrtare dhe veprimtaritë e tjera veterinare; c) të organizojë punën për ofrimin e kontrollit dhe shërbimit të mbrojtjes së bimëve nga dëmtuesit. III. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I AUTORITETIT KOMBËTAR TË VETERINARISË DHE MBROJTJES SË BIMËVE 1. AKVMB-ja e shtrin veprimtarinë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe organizohet, në: a) nivel qendror, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme; b) nivel rajonal, nëpërmjet 4 (katër) drejtorive rajonale të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve; c) njësitë direkte të ofrimit të shërbimit veteriner. 2. Struktura dhe organika e AKVMB-së miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore, pas propozimit të ministrit përgjegjës për veterinarinë. 3. Shtrirja territoriale e njësive direkte të ofrimit të shërbimit veterinar miratohet me urdhër të ministrit, në bazë të kritereve të mëposhtme: a) numrit të fermave; b) njësive të gjedhit; c) largësisë së fermave dhe të njësive të gjedhit nga njësitë e ofrimit të shërbimit. 4. Drejtoria e Përgjithshme për ushtrimin e kompetencave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për shërbimin veterinar dhe atë të mbrojtjes së bimëve kryen detyrat, si më poshtë vijon: a) analizon dhe zbërthen politikat, strategjitë e zhvillimit, programet në fushën shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve dhe shëndetit të bimëve; 2 b) vlerëson nevojat dhe problematikat e hasura në terren, përvetëson ekspertizën e nevojshme dhe miraton vetë ndërhyrjet e nevojshme në rast se është në kompetencë të saj apo bën propozimet përkatëse në ministrinë përgjegjëse për veterinarinë dhe mbrojtjen e bimëve; c) vë në funksionim, mban dhe përditëson regjistrat zyrtarë të parashikuar në legjislacionin në fuqi për shërbimin veterinar; ç) harton planet e punës për kryerjen e kontrolleve zyrtare dhe për ofrimin e shërbimeve veterinare, bazuar në programet e hartuara nga struktura përgjegjëse për veterinarinë në ministri; d) harton planet e punës për kryerjen e veprimtarisë së kontrollit dhe shërbimit të mbrojtjes së bimëve; dh) harton projektbuxhetin e AKVMB-së dhe e propozon atë në ministri; e) kontrakton në raste nevojash dhe emergjencash, në përputhje me urdhrat e ministrit, veterinerë privatë, teknikë veterinarë, klinika private dhe njësi të tjera të shërbimit privat veterinar; ë) administron pasuritë, burimet financiare dhe njerëzore të AKVMB-së; f) propozon në mënyrë të argumentuar, sipas kritereve të përcaktuara në këtë vendim, shtrirjen territorale të njësive direkte të ofrimit të shërbimit; g) ndjek zbatimin e detyrimeve ligjore nga drejtoritë rajonale, veterinerët zyrtarë, agronomët e mbrojtjes së bimëve dhe personelit mbështetës; gj) mbështet ministrinë me të dhëna, ekspertizë teknike dhe propozime në hartimin e politikave e të strategjive; h) raporton në strukturën përgjegjëse për veterinarinë, në mënyrë periodike dhe sa herë kërkohet; i) raporton në strukturën përgjegjëse për mbrojtjen e bimëve, në mënyrë periodike dhe sa herë kërkohet; j) bashkëpunon me institucione homologe dhe organizata joqeveritare, vendëse dhe të huaja. 5. AKVMB-ja drejtohet nga drejtori i përgjithshëm, i cili përgjigjet përpara ministrit. Drejtori i përgjithshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi, por pa u kufizuar, me qëllim sigurimin e drejtimit dhe administrimit efektiv të AKVMB-së, kryen detyrat, si më poshtë vijon: a) përfaqëson AKVMB-në në marrëdhënie me të tretët; b) miraton planet e punës afatmesme dhe afatgjata të Drejtorisë së Përgjithshme e të drejtorive rajonale; c) lidh kontratat e punës në përputhje me Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, për nëpunësit/punonjësit, marrëdhëniet e punës të të cilëve rregullohen mbi bazën e këtij legjislacioni; ç) delegon kryerjen e detyrave të përcaktuara për periudhën dhe veprimtarinë që delegohet, për drejtorët rajonalë ose punonjësit e tjerë të drejtorive rajonale; d) autorizon publikimin e informacioneve për median, publikun dhe subjekte të tjera; dh) nxjerr urdhra dhe akte të brendshme, në përputhje me kuadrin rregullator dhe për zbatimin e politikave, strategjive, programeve të miratuara; e) kryen detyra të tjera, të parashikuara në legjislacionin në fuqi. 6. Drejtor i përgjithshëm emërohet nëse plotëson kriteret, si më poshtë: a) të jetë shtetas shqiptar; b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar; c) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; ç) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; d) ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi; ​ dh) të ketë arsim të lartë, i diplomuar në mjekësi veterinare. 7. Drejtori i përgjithshëm lirohet ose shkarkohet nga detyra, kur: 3 a) plotësohet mosha për pensionin e plotë të pleqërisë; b) dënohet me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; c) deklarohet i paaftë për punë nga komisioni kompetent mjekësor; ç) gjendet në një situatë të konfliktit të vazhdueshëm të interesit; d) jep dorëheqjen nga detyra; dh) kryen shkelje të rënda gjatë kryerjes së detyrës. 8. Drejtoritë rajonale raportojnë te drejtori i përgjithshëm i AKVMB-së dhe kanë në përbërje të tyre edhe njësitë direkte të ofrimit të shërbimit veterinar. Drejtoritë rajonale drejtohen nga drejtorët rajonalë. 9. Drejtoritë rajonale e ushtrojnë veprimtarinë brenda juridiksionit të tyre dhe kryejnë detyrat, si më poshtë vijojnë: a) vlerësojnë nevojat dhe problematikat gjatë ofrimit të shërbimit veterinar dhe atij të mbrojtjes së bimëve dhe propozojnë zgjidhjen e tyre në Drejtorinë e Përgjithshme; b) planifikojnë nevojat për shërbimin veterinar dhe atë të mbrojtjes së bimëve në territorin që mbulojnë dhe ia paraqesin atë Drejtorisë së Përgjithshme; c) koordinojnë dhe monitorojnë ofrimin e shërbimit veterinar dhe atë të mbrojtjes së bimëve në territorin që mbulojnë; ç) hartojnë raporte për marrjen e kampioneve, materialeve patologjike dhe rezultateve të analizave për çdo rast dyshimi dhe konfirmimi të sëmundjes dhe i raportojnë periodikisht në Drejtorinë e Përgjithshme; d) hartojnë raporte periodike mbi situatën në lidhje me shkallën e infeksionit në bimë dhe produkte bimore; dh) detajojnë planet e punës të miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme dhe kryejnë veprimtarinë ekzekutive të kontrollit e të shërbimit veterinar, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi; e) detajojnë planet e punës dhe kryejnë veprimtari ekzekutive të kontrollit e të shërbimit të mbrojtjes së bimëve, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi; ë) lëshojnë dokumente dhe certifikata, sipas parashikimeve ligjore, akteve nënligjore dhe autorizimeve të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme; f) kryejnë detyra të tjera të ngarkuara nga ligji dhe aktet nënligjore apo sipas urdhrave të Drejtorisë së Përgjithshme. 10. Ministri, me propozim të drejtorit të përgjithshëm, miraton rregulloren që përcakton metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit të AKVMB-së. 11. Marrëdhëniet e punës së nëpunësve të Drejtorisë së Përgjithshme dhe të nëpunësve të drejtorive rajonale rregullohen sipas dispozitave të legjislacionit për nëpunësin civil. Marrëdhëniet e punës së punonjësve të njësive të ofrimit direkt të shërbimit dhe punonjësve të tjerë administrativë rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës. 12. Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka stemën, logon dhe vulën e vetë zyrtare. Stema e Drejtorisë së Përgjithshme përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet “Republika e Shqipërisë, Ministria.... (emri i ministrisë përgjegjëse për veterinarinë dhe mbrojtjen e bimëve), Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Drejtoria e Përgjithshme.”. 13. Drejtoritë rajonale të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve kanë stemën, logon dhe vulën e tyre zyrtare. Stema e secilës drejtori rajonale përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet “Republika e Shqipërisë, Ministria.... (emri i ministrisë përgjegjëse për veterinarinë dhe mbrojtjen e bimëve), Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ..... (emri i qarkut/qytetit ku ka selinë drejtoria)”. 4 14. Vula e Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe vula e secilës drejtori rajonale ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare. Vulat prodhohen, administrohen dhe ruhen në përputhje me legjislacionin në fuqi. 15. Veterineri zyrtar në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive sipas ligjit ka vulën e tij zyrtare, e cila ka shënimet “Republika e Shqipërisë, Ministria.... (emri i ministrisë përgjegjëse për veterinarinë dhe mbrojtjen e bimëve), Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ..... (emri i qarkut/qytetit ku ka selinë drejtoria), numri unik i veterinerit”. Vula e veterinerit zyrtar prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi. 16. Shërbimi i mbrojtjes së bimëve në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive sipas ligjit ka vulën e tij zyrtare, e cila ka shënimet: “Republika e Shqipërisë, Ministria.... (emri i ministrisë përgjegjëse për veterinarinë dhe mbrojtjen e bimëve), Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Shërbimi i Mbrojtjes së Bimëve ... (emri i qarkut/qytetit ku ka selinë drejtoria)”. Vula e shërbimit të mbrojtjes së bimëve prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi. IV. DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT 1. Deri në fillimin e funksionimit të plotë të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, sipas këtij vendimi, agjencitë rajonale të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve vazhdojnë funksionimin sipas strukturave aktuale. 2. Deri në fillimin e funksionimit të plotë të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, veterinerët zyrtarë në varësi të bashkive, vazhdojnë funksionimin për aktivitetin e kontrollit në thertore dhe tregje. 3. Për nëpunësit civilë aktualë të agjencive rajonale të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve zbatohen dispozitat e legjislacionit për nëpunësin civil, në rastin e mbylljes dhe ristrukturimit të institucionit. Për punonjësit administrativë zbatohen dispozitat e Kodit të Punës. 4. Vendimi nr. 146, datë 13.3.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e agjencive rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve”, shfuqizohet. 5. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Departamenti i Administratës Publike për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTËR Erion Braçe

Decision N. 683, dated 2 September 2020 on the creation, organization and functioning of the national authority for veterinary and plant protection · Nelum