Decision N. 639, dated 14 May 2008 on the structure, functioning and determination of the necessary documentation acceptance and evaluation criteria of obligations of certification bodies
Made 2008-05-14 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Vendim Nr.639, datë 14.5.2008 për strukturën, funksionimin dhe përcaktimin e kritereve të pranimit e të vlerësimit të dokumentacionit të nevojshëm e të detyrimeve të organizmave certifikuesë.
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Food and nutrition
- Keywords
- certification, ecological production/organic production, internal trade, international trade, authorization/permit
- Categories
- *
Where to read it
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
VENDIM Nr.639, datë 14.5.2008 PËR STRUKTURËN, FUNKSIONIMIN DHE PËRCAKTIMIN E KRITEREVE TË PRANIMIT E TË VLERËSIMIT TË DOKUMENTACIONIT TË NEVOJSHËM E TË DETYRIMEVE TË ORGANIZMAVE CERTIFIKUESË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 18 të ligjit nr.9199, datë 26.2.2004 "Për prodhimin, përpunimin, certifikimin dhe tregtimin e produkteve "Bio"", me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave, VENDOSI: I. REGJISTRIMI I ORGANIZMAVE CERTIFIKUESE A. Fusha e zbatimit Komisioni Shtetëror i Prodhimit Organik (KSHPO) regjistron organizmin certifikues (OÇ) privat a shtetëror, vendas ose të huaj, që e ushtron veprimtarinë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, të kualifikuar në fushat e prodhimit bimor e shtazor, të mbledhjes së produkteve spontane, përpunimit ose cilitdo kombinimi të këtyre veprimtarive, për të certifikuar një prodhim "BIO", për tregun e brendshëm dhe për eksport. B. Parandalimi i konfliktit të interesit Organizmi certifikues për parandalimin e konfliktit të interesit: 1. Nuk duhet të nisë procedurën për certifikimin e një veprimtarie prodhues ose përpunues, nëse ajo ose një pjesë e lidhur me të, përfshirë edhe kontraktuesit, kanë ose kanë pasur interes tregtar, interes familjar (bashkëshorti apo bashkëjetuesi ose të afërmit e tij deri në shkallën e dytë) ose dhënie konsulence, në prodhimin apo përpunimin e produkteve bio, gjatë një periudhe, jo më pak se 12 muaj nga kërkesa për certifikim. 2. Nuk lejon asnjë nëpunës, inspektor, kontraktues ose personel tjetër të pranojë kompensim ekstra të çfarëdollojti, përveç tarifave të përcaktuara, për secilën njësi prodhimi organik të inspektuar. 3. Nuk jep mendim dhe nuk u ofron shërbim konsulence, atyre që kërkojnë certifikim ose njësive të prodhimit organik të certifikuara, kur verifikohen vështirësi dhe pengesa për vazhdimin e këtij procesi. 4. U kërkon të gjithë personave të përfshirë në procesin e certifikimit, të plotësojnë një deklaratë vjetore për të bërë të njohur konfliktet e mundshme të interesit. 5. Garanton se vendimi për certifikimin e një njësie të prodhimi organik, merret nga persona të ndryshëm nga ata që kanë bërë vlerësimin e dokumenteve dhe inspektimin e kësaj njësie. 6. Rivlerëson kërkesën për certifikim të një njësie prodhimi organik të certifikuar dhe nëse është e nevojshme kryen, brenda 12 muajve pas certifikimit, një inspektim të ri në këtë njësi kur verifikohet se ai, që ka marrë pjesë në procesin e certifikimit, ka ose ka pasur një konflikt interesi me kërkuesin. Të gjitha kostot që lidhen me rivlerësimin e kërkesës, përfshirë ato të verifikimeve, inspektimeve në njësinë e prodhimit organik mbulohen nga organizmi certifikues. Organizmi certifikues në këto raste duhet të informojë njësinë e prodhimit organik të certifikuar. 7. Pranon vendimet e certifikimit të marra nga një organizëm tjetër certifikues i regjistruar nga KSHPO-ja. C. Detyrat e Organizmit Certifikues Organizmi certifikues ka për detyrë: 1. Të paraqesë në KSHPO kopje të: a) çdo ankimi të njësive të prodhimit organik për shërbimin e certifikimit; b) çdo pezullimi ose refuzimi të certifikimit për njësitë e prodhimit organik; c) çdo pezullimi ose heqjeje të akreditimit të marrë; d) listës në datën 10 janar të çdo viti, me emrat, adresat dhe numrat e telefonit të njësive të prodhimit organik, të cilëve u është lëshuar certifikimi gjatë vitit të kaluar. 2. I japë inspektorit, përpara çdo inspektimi në njësitë e prodhimit organik, informacionin ose kopje të dokumentacionit të inspektimeve të mëparshme të kryera në këto njësi dhe i bën të njohura atij vendimet për certifikimin e veprimtarisë së prodhimit ose përpunimit të këtyre njësive, të inspektuara nga inspektori, dhe çdo kërkesë për veprime korrigjuese për mangësitë e vëna re. 3. Pranon të gjitha kërkesat për certifikimin e prodhimit ose përpunimit, në fushën përkatëse dhe certifikon të gjithë kërkuesit deri në kufirin maksimal të kapaciteteve administrative. 4. Përcakton një logo ose shenjë tjetër identifikuese për tu përdorur nga njësitë e prodhimit organik të certifikuara nga ky organizëm, për të treguar përkatësinë e organizmit certifikues, me kusht që vetë organizmi: a) të mos kërkojë përdorimin e logos ose të një shenje tjetër të tij në çdo produkt të shitur, etiketuar dhe paraqitur si "BIO", si kusht për certifikim; b) të mos lejojë përdorimin e logos së vet treguese për përshtatshmërinë me praktika të tjera, prodhimi dhe përpunimi, përveç atyre të përcaktuara në ligjin nr.9199, datë 26.2.2004 "Për prodhimin, përpunimin, certifikimin dhe tregtimin e produkteve "Bio"". Përshtatja me praktika të tjera prodhimi dhe përpunimi duhet të shprehet me standardet e tyre specifike. 5. Siguron se Ministria e Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit është jashtë çdo përgjegjësie për veprimtarinë e tij. 6. Siguron garanci ekonomike dhe financiare nëpërmjet veprimtarive, që kryen, për funksionimi n e sistemit të certifikimit dhe jep garanci për cilësinë në interes të njësive të prodhimit organik që marrin certifikimin. 7. Duhet të ketë të paktën një qendër të njohur në territorin e Republikës së Shqipërisë të pajisur me mjetet e përshtatshme për veprimtarinë dhe personelin e përhershëm. 8. I transferon KSHPO-së të gjithë dokumentacionin ose kopjet e tyre për veprimtarinë e certifikimit kur humbet regjistrimin. Një transferim i tillë nuk aplikohet në rastet e bashkimit, shitjes ose transferimit të pronësisë. 9. Kur certifikon prodhime "BIO" për eksportim në vende e tjera, duhet të paraqesë me shkrim në KSHPO, dokumentacionin e mëposhtëm: a) listën me emrat e njësive të prodhimit organik; b) vendndodhjen e tyre (fshati, komuna); c) llojet e prodhimeve bujqësore e blegtorale të certifikuara; ç) sasinë; d) vendet ku do të eksportohen; dh) të dhëna për trupën e inspektimi me të cilën ka bashkëpunuar. 10. Nuk diskriminon asnjë person, për shkak të racës, ngjyrës, origjinës kombëtare, gjinisë, besimit fetar, moshës, paaftësive fizike, ideve politike, gjendjes civile ose familjare. 11. I dërgon KSHPO-së ankesat për anën profesionale të secilit inspektor ose të trupës së inspektimit ku bën pjesë. 12. Për qëllime të vlerësimit të certifikimit i kërkon aplikuesit të paraqesë një kërkesë për certifikim, sipas modelit të përcaktuar me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, së bashku me planin e menaxhimit të prodhimeve, ku përcaktohen masat e marra në njësinë e prodhimit organik për zbatimin e legjislacionit për prodhimin organik. Bashkëlidhur me kërkesën për certifikim, organizmi certifikues kërkon nënshkrimin e një kontrate certifikimi ku përcaktohen detyrimet e njësisë së prodhimit organik dhe mënyrat për kërkesën dhe marrjen e certifikimit. 13. Bën deklarime të drejta për njësinë e prodhimit organik dhe lëshon, me përgjegjësi, certifikatën për cilësinë e etiketuar si prodhime "BIO". Ç. Kërkesat dhe dokumentacioni për regjistrim Ç.1 Një subjekt, privat ose shtetëror, vendas ose i huaj, që kërkon regjistrimin si organizëm certifikues në përputhje me këtë vendim duhet të paraqesë në KSHPO: 1. Një kërkesë për regjistrim, së bashku me dokumentacionin e përcaktuar, si më poshtë: a) Kur aplikuesi është subjekt shtetëror paraqet: i) aktin e krijimit; ii) emrin; iii) adresën postare; iv) vendndodhjen e selisë qendrore dhe të degëve në territorin e Republikës së Shqipërisë; v) emrin(at) e personit(ave) përgjegjës për aktivitetin e përditshëm të subjektit; vi) numrat e kontaktit (telefon, fax dhe adresën e-mail); vii) autorizimin zyrtar nga titullari i institucionit, për kryerjen e veprimtarive të certifikimit; viii) certifikatën e akreditimit, nga një trup akreditimi i pavarur sipas standardit ISO/Guide 65. b) Kur aplikuesi është një subjekt privat, përveç dokumenteve të përcaktuara në germën Ç/a) ii, iii, iv, v, vi të këtij vendimi, duhet të paraqesë edhe: i) vendimin për regjistrimin si person juridik; ii) NIPT-i; iii) certifikatën e regjistrimit në organin tatimor; iv) aktin e themelimit; v) statutin; vi) certifikatën e akreditimit, nga një trup akreditimi të pavarur sipas standardit ISO/Guide 65. c) Kur aplikuesi është subjekt i huaj, për ushtrimin e veprimtarisë në territorin e Republikës së Shqipërisë, paraqet: i) vendimin për regjistrimin, si person juridik në Republikën e Shqipërisë; ii) NIPT-in, sipas legjislacionit shqiptar; iii) certifikatën e regjistrimit në organin tatimor, në Republikën e Shqipërisë; iv) aktin e themelimit; v) statutin; vi) emrin; vii) adresën postare; viii) vendndodhjen e selisë qendrore dhe të degëve në territorin e Republikës së Shqipërisë; ix) emrin e personit të kontaktit të çdo njësie; x) numrat e kontaktit (telefon, fax dhe adresë e-mail) për secilën prej njësive organizative edhe në territorin shqiptar; xi) dokumente zyrtare nga vendi i tij, që vërteton aktivitetin e certifikimit; xii) certifikatën e akreditimit, nga një trup akreditimi të pavarur, sipas standardit ISO/Guide 65. 2. Planin vjetor të veprimtarisë, ku përcaktohet çdo fushë veprimi (prodhim bimor, mbledhje e produkteve spontane, mbarështim kafshësh dhe përpunim), për të cilat kërkohet regjistrimi dhe numri i vlerësuar i njësive të prodhimit organik të secilës fushë që parashikohet të certifikohet çdo vit. 3. Tarifat e shërbimit. 4. Një listë të vendeve ku cilën aplikuesi certifikon prodhimin dhe përpunimin, si dhe një listë të çdo vendi, ku kërkuesi parashikon të certifikojë prodhimin dhe përpunimin. 5. Informacion për përvojën dhe aftësitë, duke paraqitur: a) Listën me të dhënat e personelit, e cila përmban: i) procedurat për trajnimin, vlerësimin dhe mbikëqyrjen e personelit; ii) emrat dhe përshkrimin e të gjithë personelit që do të përfshihet në veprimtarinë e certifikimit, përfshirë, organin drejtues, stafin administrativ, inspektorët, personat që vendosin për certifikimin (apo rishikimin e tij), komitetet e vlerësimit, kontraktuesit dhe të gjitha palët përgjegjëse, të lidhura me organizmin certifikues; iii) një përshkrim të kualifikimit, përfshirë përvojën, praktikat dhe trajnimin në bujqësi, në prodhimin dhe përpunimin organik për çdo inspektor dhe për çdo person të përcaktuar për rivlerësimin ose vlerësimin e kërkesave për certifikim. b) Politikat dhe procedurat administrative, ku përcaktohen: i) procedurat që përdoren për vlerësimin e certifikimit të njësive të prodhimit organik dhe marrjen e vendimeve për certifikimin; ii) procedurat e dhënies, mbajtjes, heqjes e të pezullimit të certifikatave të lëshuara; iii) procedurat për zgjerimin apo reduktimin e fushës së certifikimit; iv) procedurat për rivlerësimin e njësisë së prodhimit organik, në bazë të ligjit të bujqësisë organike dhe akteve të nënligjore në zbatim të tij; v) procedurat për njoftimin e KSHPO-së për shkeljet e vëna re gjatë procesit të rivlerësimit; vi) një plan kontrolli, ku të jepen kriteret e programimit të veprimtarive (planit) inspektuese; vii) procedurat për plotësimin e kërkesave të ruajtjes së dokumentacionit të përcaktuar; viii) procedurat për mbajtjen e konfidencialitetit të çdo informacioni, që lidhet me çështjet tregtare. Për të dhënat, që duhet të bëhen publike, sipas rregullave, më përpara, duhet të njoftohen, paraprakisht njësitë të prodhimit organik të certifikuara, ndërsa informacione të tjera mund të jenë të disponueshme për publikim, vetëm pasi këto njësi kanë rënë paraprakisht, dakord me shkrim; ix) procedurat për vënien në dispozicion të dokumentacioneve, që kërkohen nga personat e caktuar për vlerësim e punës së tyre, ku përfshihen: listën e prodhuesve dhe përpunuesve; të dhëna për njësitë e prodhimit organik, të certifikuara, përfshirë emrin, adresën, llojin e procesit, produktet që prodhohen dhe ata të certifikuara, si dhe datën efektive të certifikimit për vitin në vazhdim; x) procedurat për përcaktimin komiteteve të ndryshëm brenda organizmit certifikues (p.sh. komiteti i certifikimit) që lidhen me procesin e certifikimit dhe të veprimtarisë; xi) procedurat për marrjen e mostrave dhe analizimin e mbetjeve; xii) procedurat për përcaktimin dhe provën e cilësisë së shërbimit, duke garantuar kuptimin e politikës së cilësisë, vazhdimin dhe ruajtjen e të gjitha niveleve organizative. c) Konfliktet e interesit, për të cilat duhet të parqesë: i) deklarimin për konfliktin e interesit, ku përshkruhen interesa të mundshme në veprimtari tregtare të lidhura me sektorin agroushqimor, përfshirë edhe ata të familjarëve të afërt. Ky deklarimi duhet të bëhet nga të gjithë personat, që rivlerësojnë kërkesat për certifikim, kryejnë inspektim në njësinë e prodhimit, rivlerësojnë dokumentet e certifikimit, vlerësojnë kualifikimin për certifikim, lëshojnë rekomandime për certifikimin, ose marrin vendime për certifikim; ii) dokumentacionin për nënkontraktimin e veprimeve për certifikimin (analiza, veprimtari inspektimi dhe të tjera), duke rregulluar edhe kualifikimin, kompetencën, konfidencialitetin dhe konfliktet e interesit. Në këto raste duhet të evidentohet mbajtja e përgjegjësisë së plotë të veprimtarive certifikuese që menaxhon. 6. Formularin e deklarimit sipas aneksit 2 të këtij vendimi. Ç.2 Një organizëm certifikues që aktualisht e ushtron veprimtarinë e certifikimit paraqet: i) një listë të të gjitha njësive të prodhimit organik, aktualisht të certifikuara prej tij; ii) kopje e të paktën 3 raporteve inspektuese të ndryshme dhe të dokumenteve të vlerësimit të certifikimit për prodhimin apo përpunimin, të certifikuara gjatë vitit të fundit, për çdo fushë certifikimi, për të cilën ai kërkon të regjistrohet; iii) çdo lloj informacioni që aplikuesi e konsideron të vlefshëm, për vlerësimin nga KSHPO-ja, të përvojës dhe aftësive të tij. Dokumentet e mësipërme duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara dhe dokumentet e paraqitura nga subjekti i huaj duhet të jenë në gjuhën shqipe. D. Regjistrimi KSHPO-ja brenda 30 ditëve, mblidhet dhe shqyrton dokumentacionin e paraqitur nga subjekti që kërkon regjistrimin si organizëm certifikues dhe nëse është e nevojshme, bën verifikim e tyre. Kur dokumentacioni është i plotë, KSHPO-ja merr vendim për regjistrimin e këtij organizmi. KSHPO-ja e regjistron organizmin certifikues në regjistër, sipas modelit të paraqitur në aneksin 1/A dhe e pajis me certifikatën e regjistrimit ku përcaktohen: 1. fusha(t) për të cilën(at) ai regjistrohet; 2. periudha efektive e regjistrimit prej 5 vjetësh. DH. Refuzimi i regjistrimit 1. Nëse KSHPO-ja, në bazë të shqyrtimit të dokumenteve të paraqitura dhe pas verifikimit të tyre për regjistrim, ka arsye të besojë se nuk plotësohen kërkesat e këtij vendimi, njofton me shkrim aplikuesin për: a) kriteret e paplotësuara; b) afatet e plotësimit të kritereve; c) afatin e ankimit. 2. Kur kriteret janë plotësuar, KSHPO-ja vazhdon procedurën e regjistrimit. 3. Nëse aplikuesi nuk korrigjon kriteret e paplotësuara, brenda afati t të vendosur në njoftim ose kur nuk pranohet ankimi i tij, KSHPO-ja njofton me shkrim, për refuzim të regjistrimit. Aplikuesi që ka marrë një njoftim me shkrim për refuzimin e regjistrimit mund të bëjë sërish kërkesë për regjistrim në çdo çast. Ndaj refuzimit të regjistrimit mund të bëhet ankim, brenda 10 ditëve të marrjes së njoftimit te kryetari i KSHPO-së. E. Kontrolli i organizmit certifikues KSHPO-ja kontrollon veprimtarinë e organizmit certifikues të regjistruar. Ky kontroll përfshin një auditim të procedurave të certifikimeve, vendimeve, strukturave, sistemeve administrative dhe menaxherialë dhe të njësive të prodhimit organik të certifikuara nga organizmi. Ë. Përmbledhja vjetore e ruajtja e dokumentacionit 1. Organizmi certifikues i regjistruar duhet të paraqesë, në 31 janar të çdo viti pranë KSHPO-së, dokumentet si më poshtë vijon: a) raportin vjetor; b) planin e vitit të ardhshëm; c) rezultatet e procesit të auditit të brendshëm; ç) një përshkrim të rregullave në procedurat e certifikimit që duhet të përmbushen në përgjigje të vlerësimeve të paraqitjes dhe të auditit vjetor të brendshëm të programit; d) një evidencë për gjendjen dhe veprimtarinë e njësive të prodhimit organik, sipërfaqet, kulturat bujqësore, numri i krerëve, prodhimet e realizuara, trupën e inspektimit me cilën ka bashkëpunuar. 2. Organizmi certifikues duhet të ruajë dokumentacionin: a) që shoqëron kërkesën e bërë për certifikim dhe dokumentet për njësitë e prodhimit organik të certifikuara, por jo më pak se 5 vjet nga marrja e tyre; b) për kërkesat për certifikim dhe njësitë e prodhimit organik të certifikuara, por jo më pak se 10 vjet nga paraqitja e tyre; c) e marrë ose të prodhuar nga ky organizëm për kërkesat për regjistrim, për jo më pak se 5 vjet nga paraqitja e tyre. F. Rinovimi i regjistrimit dhe lajmërimi për regjistrim 1. Kërkesa e organizmit certifikues të regjistruar për rinovimin e regjistrimit duhet të paraqitet në KSHPO, 6 muaj përpara regjistrimit. Organizmi certifikues, të cilit i ka kaluar afati i regjistrimit, nuk duhet të kryejë më veprimtari certifikuese. KSHPO-ja vendos për rinovimin e regjistrimit të këtij organizmi, në mbështetje të dokumentacionit dhe informacioneve të paraqitura, si dhe të rezultateve e kontrolleve të ushtruara prej saj. Kur vendimi për rinovimin e regjistrimit është pozitiv, KSHPO-ja regjistron organizmin certifikues në regjistër, sipas afatit të përcaktuar në germën D të kreut I të këtij vendimi dhe jep certifikatën e rinovimit të regjistrimit, ku përcaktohen: a) fushat për të cilat është bërë rinovimi; b) periudha efektive e rinovimit prej 5 vjetësh. G. Pezullimi dhe çregjistrimi KSHPO-ja nisë procedurën për pezullimin ose çregjistrimin e organizmit certifikues, kur vëren mosplotësim të kritereve të vendosura. Gj. Ndryshime në fushat e regjistrimit Kërkesa për ndryshime në fushat e regjistrimit i dërgohet KSHPO-së së bashku me informacionet për ndryshimin e kërkuar për regjistrim. Organizmi certifikues, në çdo kohë, mund të kërkojë ndryshime në fushat e regjistrimit. II. REGJISTRIMI DHE RINOVIMI I REGJISTRIMIT TË TRUPAVE TË INSPEKTIMIT A. Paraqitja e kërkesës për regjistrim të trupave të inspektimit 1. Çdo person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, që kërkon të kryejë veprimtari inspektimi sipas ligjit nr.9199, datë 26.2.2004 "Për prodhimin, përpunimin, certifikimin dhe tregtimin e produkteve "Bio"", duhet të paraqesë kërkesën në KSHPO, kërkesën për regjistrim së bashku me faturën e pagesës. 2. Inspektori në përbërje të trupës së inspektimit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: a) të ketë diplomë universitare në shkencat bujqësore, pyjore, shkencat dhe teknologjitë agroushqimore, prodhim shtazor, kimi, biologji dhe veterinari; b) të jetë person me përvojë dhe i njohur në fushën e bujqësisë organike; c) të ketë një formim specifik dh e njohuritë e nevojshme: i) për shkencën, teknologjitë dhe proceset bujqësore dhe agroushqimore; ii) kushtet higjieno-sanitare të produkteve dhe proceseve prodhuese agroushqimore; iii) në përputhje me ligjin nr.9199, datë 26.2.2004 "Për prodhimin, përpunimin, certifikimin dhe tregtimin e produkteve "Bio"" dhe me aktet nënligjore në zbatim të tij; iv) për sistemin e vetëkontrollit HACCP ose standardin S SH ISO 22 000 apo standarde të tjera të barasvlershme me to; v) për standardet e serisë S SH EN ISO 9000, standardi S SH EN ISO 19011: 2002 dhe udhëzuesi ISO/IEC 65 ose standarde të tjera të barasvlershme me to; ç) të ketë marrë pjesë në seminare e kurse kualifikimi për bujqësinë organike; d) të ketë përvojë pune jo më pak se dy vjet: i) pranë njësive të prodhimit organik; ii) pranë organizmave certifikues; iii) për dhënie konsulence. B. Shqyrtimi i kërkesës dhe i praktikave të paraqitura në KSHPO KSHPO-ja brenda 30 ditëve, mblidhet dhe vendos për kërkesën e paraqitur. Nëse vendimi është negativ, subjekti i interesuar njoftohet, duke i shpjeguar edhe motivin e mosmiratimit të kërkesës. C. Miratimi dhe regjistrimi i inspektorit ose trupave të inspektimit Nëse vendimi është pozitiv regjistrimi i emrit të inspektorit ose i trupës inspektimit në regjistër është i vlefshëm deri në dy vjet nga dita e regjistrimit, veç rasteve të pezullimit ose çregjistrimit nga KSHPO-ja, për shkak të mosrespektimit të kërkesave të përcaktuara. Inspektorët dhe trupat e inspektimit regjistrohen në regjistër, sipas modelit të paraqitur në aneksin 1/B, C që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ç. Publikimi në buletin KSHPO-ja publikon në buletinin e saj çdo gjashtë muaj të dhënat për inspektorët dhe trupat e inspektimit të regjistruar. KSHPO-ja brenda 15 ditëve nga data e regjistrimit pajisë me kartën e inspektorit të prodhimit organik, inspektorët e regjistruar dhe u komunikon organizmave të certifikimit listën e inspektorëve dhe të trupave të inspektimit të regjistruar. D. Paraqitja e kërkesës për rinovim Kërkesa për rinovim duhet të paraqitet, tre muaj përpara mbarimit të afatit të regjistrimit. Ajo përmban informacione për kualifikimin, trajnimin dhe përvojën profesionale, në periudhën e mëparshme të inspektimit. Kërkesa për rinivimin e regjistrimit për inspektorët, së bashku me faturën e pagesës së regjistrimit, i drejtohet KSHPO-së. Trupa e inspektimit, në kërkesën e saj për rinovim, paraqet këtë informacion, për secilin inspektor, që punon për të. Regjistrimi i inspektorëve dhe i trupave të inspektimit është i vlefshëm deri në datën e mbledhjes së KSHPO së për rinovim, pezullim ose çregjistrim nga regjistri. DH. Shqyrtimi i kërkesave dhe praktikave të paraqitura në KSHPO 1. KSHPO-ja mblidhet dhe shqyrton kërkesën për rinovim, brenda 30 ditëve nga paraqitja e saj. Vendimi i KSHPO-së mund të jetë: a) pozitiv, dhe në këtë rast, regjistrohet në regjistër dhe njoftohet subjekti brenda 15 ditëve nga data e marrjes së vendimit; b) negativ, dhe në këtë rast, njoftohet subjekti i interesuar për çregjistrimin nga regjistri përkatës, të cilit i kërkohet rikthimi i kartës së inspektorit të prodhimit organik, brenda 7 ditëve nga dita e njoftimit. Subjektit i bëhet i njohur edhe shkaku i mosrinovimit; c) negativ, kur shkaqet që pengojnë rinovimin, mund të eliminohen, nëpërmjet veprimeve korrigjuese. Në këtë rast, lajmërohet subjekti i interesuar për ndërprerjen e përkohshme të regjistrimit në regjistrin përkatës, duke i kërkuar kryerjen e veprimeve korrigjuese, brenda datës së përcaktuar nga KSHPO-ja. 2. Mosrinovimi i regjistrimit të një inspektori nuk pengon regjistrimin e trupës së inspektimit, me përjashtim të rastit kur, në përbërje të trupës vërehen mangësi të aftësive të tjera profesionale apo raste korruptive. 3. Shkaqet për mosrinovimin dhe çregjistrimin nga regjistri të inspektorit dhe trupave të inspektimit janë si më poshtë vijon: a) mosplotësimi i kërkesave dhe i detyrimeve të përcaktuara në germën E të kreut II të këtij vendimi (paraqitja e kërkesës për rinovim); b) humbja e pavarësisë në veprimtarinë e inspektimit; c) mospjesëmarrja ose pjesëmarrja e pjesshme në programet vjetore të trajnimit të vendosura nga KSHPO-ja; ç) mospagimi ose pagesa e pjesshme e tarifës së regjistrimit; d) mungesa e veprimtarisë së inspektimit për një periudhë jo më shumë se 24 muaj. E. Kryerja e veprimeve korrigjuese dhe dërgimi i evidencave Inspektorit ose trupës së inspektimit, të cilëve u komunikohet kërkesa për kryerjen veprimeve korrigjuese, duhet t'i kryejë menjëherë këto veprime, brenda kohës së përcaktuar nga KSHPO-ja dhe ta njoftojnë atë për plotësimin e tyre. KSHPO-ja, në mbledhjen e parë të radhës, shqyrton kërkesën dhe vendos, në përputhje me germën DH të kreut II të këtij vendimi (shqyrtimi i kërkesave dhe praktikave të paraqitura në KSHPO). Ë. Rinovimi i regjistrimit të inspektorit dhe të trupave të inspektimit KSHPO-ja pas miratimit për rinovim, brenda 15 ditëve bën regjistrimin. Regjistrimi për rinovim i inspektorit ose i trupës së inspektimit në regjistrin përkatës është i vlefshëm deri në dy vjet, nga dita e regjistrimit për rinovim, përveç rasteve të pezullimit ose çregjistrimit nga ana KSHPO-ja, për shkak të mosplotësimit të kërkesave të përcaktuara prej saj. F. Publikimi në buletin KSHPO-ja publikon në buletinin e saj, çdo gjashtë muaj, të dhënat për inspektorët dhe trupat e inspektimit të regjistruara, për të cilët është miratuar kërkesa për rinovim. KSHPO-ja brenda 15 ditëve, pajis me kartën e inspektorit të prodhimit organik, inspektorët e regjistruar,për të cilët është miratuar kërkesa për rinovim dhe u komunikon organizmave certifikuese listën e inspektorëve dhe të trupave të inspektimit të regjistruar për rinovim. III. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha ANEKSI NR.1 REGJISTRI I ORGANIZMAVE TË CERTIFIKIMIT, INSPEKTORËVE DHE TRUPAVE TË INSPEKTIMIT A. Regjistri i organizmave certifikues Nr. Emri i plotë i subjektit Përfaqësues i ligjor Adresa Telefon, E-mail Profesioni i përfaqësuesit ligjor Vjetërsia në punë B. Regjistri i inspektorëve Nr. Emri, mbiemri Adresa Telefon, E-mail Profesioni i inspektorit Vjetërsia në punë C. Regjistri i trupave të inspektimit Nr. Emri i plotë i subjektit Përfaqësuesi ligjor Adresa Telefon, E-mail Profesioni i përfaqësuesit ligjor Vjetërsia në punë ANEKSI NR.2 FORMULAR DEKLARIMI Unë, , (emër, atësia, mbiemër) Përfaqësues i organizmit certifikues (emri i OÇ, privat, shtetëror, vendas, i huaj) që kërkoj regjistrimin pranë Komisionit Shtetëror të Prodhimit Organik, deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë se do të: 1. Zbatoj gjithë kërkesat që parashikon ligji nr.9199, datë 26.2.2004 "Për prodhimin, përpunimin, certifikimin dhe tregtimin e produkteve "Bio"" dhe akteve nënligjore në zbatim të tij. 2. Pranoj vendimet e certifikimit të marra nga një tjetër organizëm certifikues i regjistruar nga KSHPO-ja. 3. Shmang pohimet false përsa i përket statusit të regjistrimit nga KSHPO-ja ose mbi natyrën apo cilësinë e produkteve organike. 4. Kryej vlerësimin vjetor nga ana profesionale të të gjithë personave që vlerësojnë kërkesat për certifikim, kryejnë inspektim në njësinë e prodhimit organik, vlerësojnë dokumentet e certifikimit, vlerësojnë kualifikimin për certifikim, bëjnë rekomandime lidhur me certifikimin ose marrin vendime mbi certifikimin dhe vendosin të korrigjojnë parregullsitë e gjetura lidhur me certifikimin. 5. Organizoj, së bashku me një audit të jashtëm ose me një konsulent me përvojën e nevojshme për kryerjen e auditeve të tilla, një verifikim inspektues të brendshëm mbi aktivitetet e certifikimit të realizuara nga ana e stafit të organizmit certifikues dhe korrigjimin e parregullsive të mundshme lidhur me zbatimin e ligjin nr.9199, datë 26.2.2004 "Për prodhimin, përpunimin, certifikimin dhe tregtimin e produkteve "Bio"" dhe akteve nënligjore në zbatim të tij. 6. Plotësoj, përmbushjen e çdo kushti të vendosur nga KSHPO-ja. 7. Siguroj që Ministria e Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit është jashtë çdo përgjegjësie lidhur me aktivitetin e tij. 8. Japë garanci, për mënyrat dhe kushtet e kërkuara, për mbrojtjen e të drejtave të njësive të prodhimit organik të certifikuara (nga ky organizëm certifikues) që kryejnë aktivitet prodhues apo përpunues në bazë të ligjit nr.9199, datë 26.2.2004 "Për prodhimin, përpunimin, certifikimin dhe tregtimin e produkteve "Bio"" dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, si dhe të ndërmarrë masa të përshtatshme për mbulimin e përgjegjësive që rrjedhin nga veprimtaritë dhe/ose aktivitetet. 9. Mbajë të regjistruara ankesat dhe reklamimet lidhur me aktivitetin certifikues të kryer. Ankesat dhe reklamimet do të menaxhohen me anë të procedurave të parapërcaktuara dhe të bëra të vlefshme në bazë të kërkesës. 10. Transferoj në KSHPO dhe të vë në dispozicion të zyrtarit të autorizuar, gjithë regjistrimet ose kopje të tyre lidhur me aktivitetin certifikues të organizmit, në rastin kur vetë organizmi ndërpret ose humbet regjistrimin. Ky transferim nuk do aplikohet në rastet e shkrirjes, shitjes ose transferimit të pronësisë. / / Nënshkruesi Tabela 1 e përputhshmërisë duhet të përmbajë: 1. RREGULLOREN E KËSHILLIT TË KOMUNITETIT EUROPIAN (KEE) nr.2029/91, datë 24 qershor 1991 "në prodhimin organik të produkteve bujqësore dhe treguesit që u referohen produkteve bujqësore dhe produkteve ushqimore" Gazeta Zyrtare L 198, datë 22.7.1991, P.0001-0015 Qëllimi: Neni 1. Kjo rregullore do të zbatohet për produktet që pasojnë, produkte të cilat prodhohen ose janë paracaktuar për t'u prodhuar, duke iu referuar treguesve me metodën e prodhimit organik. a) Produkte bujqësore të papërpunuara: gjithashtu edhe për produkte blegtorale të papërpunuara, parimet e prodhimit dhe rregullat specifike të inspektimit për to jepen në shtojcat përkatëse të rregullores. b) Produkte bujqësore të papërpunuara dhe produkte blegtorale të përcaktuara për konsum njerëzor të përgatitura kryesisht nga një ose më shumë përbërës me origjinë bimore ose shtazore. 2. Projektvendimi i Këshillit të Ministrave mbi rregulloren "Për strukturën, funksionimin, kriteret e pranimit dhe të detyrimeve të organizmave certifikuese" Projektvendimi i Këshillit të Ministrave synon: Të krijohet baza ligjore për regjistrimin e organizmave të certifikimit dhe trupave të inspektimit, të vendit dhe të huaja, që janë të interesuar të ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, për certifikimin në fushën e prodhimeve bimore, shtazore, mbledhjes së produkteve spontane, përpunimit ose cilitdo kombinim të këtyre aktiviteteve për prodhimet bio. Të përcaktojë kriteret e pranimit të organizmave certifikimit dhe trupave të inspektimit vendas dhe të huaj. Të përcaktojë kërkesat e përgjithshme për njohjen, parandalimin e konflikteve të interesit, për organizmat certifikues, informacionet lidhur me dokumentacionet që duhet të disponojnë organizmat certifikuese dhe trupat e inspektimit, për njohje etj. Informacione lidhur me aktivitetin e certifikimit dhe kritere të tjera që kanë të bëjnë me procedurat e punës për funksionimin korrekt të këtyre organizmave. 3. Shkalla e përafrimit: e plotë dhe e pjesshme, si më poshtë në tabelë: Pjesët e legjislacionit të BE-së që përafrohen (neni, paragrafi, çështja) (në disa raste mund të përshkruhen citime dhe përmbledhje të Acquis) Parashikimet e aktit (akti) titulli, seksioni, neni, paragrafi, çështja etj. Përputhja e aktit me legjislacionin e BE-së (i plotë i pjesshëm ose jo i aplikueshëm) Arsyet për përputhje të pjesshme Periudha e parashikuar për arritjen e përputhjes së plotë a b c d e RREGULLORE E KËSHILLIT TË KOMUNITETIT EUROPIAN (KEE) Nr.2092/91, datë 24 qershor 1991 "Në prodhimin organik të produkteve bujqësore dhe treguesit që u referohen produkteve bujqësore dhe produkteve ushqimore" Gazeta Zyrtare L.198, datë 22.7.1991, 0001-0015 Neni 8 Mbi sistemin e inspektimit: 1. Çdo fermer, i cili prodhon, përgatit ose importon nga një vend i tretë produktet e specifikuara me qëllim tregtimin duhet: 1. Çdo operator që prodhon, përgatit ose importon nga një vend i tretë produkte siç specifikohen në nenin 1 me qëllim tregtimin e tyre duhet: a. Ta njoftojë këtë aktivitet, ta njoftojë për këtë aktivitet autoritetin kompetent të shtetit anëtar në të cilën kryhen aktivitetet autoritetit kompetent të shtetit anëtar në të cilin kryhet aktiviteti. Ky njoftim bëhet sipas shtojcës IV të rregullores 2092/91 (Mbi informacion për notifikimin sipas nenit 8 (1) (a). b. Ndërmarrja e tij t'i nënshtrohet sistemit të inspektimit sipas nenit 9. Titulli: Projektvendim i Këshillit të Ministrave "Për strukturën, funksionimin, kriteret e pranimit dhe të detyrimeve të organizmave certifikuesë" Seksioni: REGJISTRIMI I ORGANIZMIT CERTIFIKUES Çështjet: A) Fusha e zbatimi B) Parandalimi i konfliktit të interesit C) Detyrat e organizmit certifikues D) Kërkesa dhe dokumentacion për regjistrim D)-5 b Politika dhe procedurat administrative E) Regjistrimi F) Refuzimi i regjistrimit G) Kontrolli i OÇ H) Përmbledhja vjetore, ruajtja e dokumentacionit I) Rinovimi i regjistrimit dhe lajmërimi për regjistrim J) Pezullimi dhe çregjistrimi K) Ndryshimi në fushat e regjistrimit E pjesshme b. Të paraqesë sipërmarrjen e tij/saj në sistemin e inspektimit siç referohet në nenin 9 3.Autoriteti kompetent do të sigurojë që një listë që përmban emrat dhe adresat e operatorëve (njësive të prodhimit) që i nënshtrohet sistemit të inspektimit të jetë i vlefshëm ndër palët e interesuara. 3. Autoriteti kompetent duhet t'u sigurojë palëve të interesuara një listë të përditësuar me emrat dhe adresat e operatorëve që janë objekt i sistemit të inspektimit Neni 9 1...për përgatitjen e një sistemi inspektimi që do të vihet në veprim nga një ose më shumë autoritete inspektimi të emëruara dhe/ose organizma privatë të autorizuara, të cilëve do t'u nënshtrohen operatorët që veprojnë, përgatisin ose importojnë?? Produkte nga vendet e treta. 1. Shtetet anëtare ngrejnë një sistem inspektimi që drejtohet nga një ose më shumë autoritete të caktuara inspektimi dhe/ose nga organe të miratuara private, të cilave u nënshtrohen operatorët që prodhojnë ose përgatisin produkte, siç referohet në nenin 1. II. REGJISTRIMI DHE RINOVIMI I REGJISTRIMIT TË INSPEKTIMIT A) Paraqitja e kërkesës për regjistrim në trupat e inspektimit B) Shqyrtimi i kërkesës dhe praktikave të paraqitura në KSHPO C)Aprovimi dhe regjistrimi i trupave të inspektimit që kryejnë aktivitetin e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë D) Publikimi i Buletinit E) Paraqitja e kërkesës për rinovim F) Shqyrtimi i kërkesës dhe praktikave të paraqitura në KSHPO Pjesshëm 3...Sistemi i inspektimit do të përfshijë të paktën aplikimin e masave paraprake dhe të inspektimit të dhëna në shtojcën III. 4. Për aplikimin e sistemit të inspektimit që vepron me organizma privatë, shtetet anëtare do të emërojnë një autoritet përgjegjës për aprovimin dhe mbikëqyrjen e organizmave të tillë. 5.(b) masat administrative, të cilat organizmi parashikon të vendosë, kur vë re parregullsi dhe ose shkelje. 7.Autoriteti i inspektimit dhe organizmat e inspektimit të aprovuara duhet: a) të garantojnë që të paktën masat e inspektimit dhe masat paraprake të dhëna në shtojcën III janë zbatuar në ndërmarrjet që i janë nënshtruar inspektimit të tyre. b) Nuk jep informacion dhe të dhëna të marra nga aktiviteti i inspektimit të tyre personave përgjegjës, të interesuar për ndërmarrjen dhe autoriteteve publike kompetente. Që informacionet dhe të dhënat që marrin nga aktiviteti inspektues t'ia tregojnë vetëm per sonit përgjegjës të sipërmarrjes ose autoriteteve kompetente publike. G) Kryerja e veprimeve korrigjuese dhe dërgimi i evidencave H) Rinovimi i regjistrimit të inspektorit dhe trupave të inspektimit I) Publikim në Buletin 8.Organizimi i inspektimit të aprovuar duhet: 8. Organet e miratuara të inspektimit duhet: a) t'i japin autoritetit kompetent, për qëllimet e inspektimit akses në zyrat dhe pajisjet e tyre, së bashku me çdo informacion dhe asistencë të domosdoshëm për autoritetin kompetent, për qëllimet e inspektimit akses në zyrat dhe pajisjet e tyre, së bashku me çdo informacion dhe asistencë të domosdoshme për autoritetin kompetent për të plotësuar detyrimet e tij që dalin nga Rregullorja e BE-së b)I dërgon autoritetit kompetent të shtetit anëtar në 31 janar të çdo viti një listë të operatorëve (njësive të prodhimit) që i nënshtrohen inspektimit deri në 31 dhjetor të vitit paraardhës dhe paraqet tek autoriteti një raport vjetor të përmbledhur. Përkthimi i këtij paragrafi mund të qartësohet si më poshtë: b)të dërgojnë në autoritetin kompetent të shtetit anëtar deri në 31 janar të çdo viti, listën e operatorëve që ka nën objekt inspektimi që nga 31 dhjetori i vitit të mëparshëm, dhe t'i paraqesë këtij autoriteti një raport vjetor konciz. 9. Autoriteti i inspektimit dhe organizmat e inspektimit të dhëna në paragrafin 1 duhet: a) kur vërtetohet një parregullsi në zbatimin e nenit 5, 6 dhe 7 të masave të dhëna në shtojcën II, shtojcën III të garantojë që treguesit e dhënë në nenin 2 referuar metodës së prodhimit organik janë hequr nga e gjithë partia e mallit ose nga i gjithë prodhimi i prekur nga kjo parregullsi. ...të dhëna në shtojcën III të heqë treguesit e dhënë në nenin 2 referuar metodës së prodhimit organik, nga e gjithë ngarkesa ose gjithë linja e prodhimit që e shfaq këtë parregullsi b) kur manifestohet një shkelje me efekt të zgjuar, operatori në fjalë ndalohet të tregtojë produktet me treguesit referuar metodës së prodhimit organik për një periudhë që vendos autoriteti kompetent i shtetit anëtar. Kur konstatohen shkelje në deklarime ose një shkelje me efekt të zgjatur, të mos lejojë operatorin në fjalë që të tregtojë produkte me përcaktime të referuara në metodën e prodhimit organik për një periudhë që bihet dakord me autoritetin kompetent të shtetit anëtar. Neni 10 Treguesit dhe/ose logo e treguar në shtojcën V, tregojnë se produktet që i janë nënshtruar skemës së inspektimit specifik, mund të vendosen në etiketën e produkteve sipas nenit 1 vetëm kur këto produkte: Pika 1 (b)...i janë nënshtruar rregullave të inspektimit sipas nenit 9 gjatë procesit të prodhimit dhe përgatitjes. Janë çështje të 3.Autoriteti inspektues dhe organizmat inspektuese sipas nenit 9 pika 1 duhet: a) Kur është vërejtur një parregullsi sipas nenit 5, 6 dhe 7 ose masave të dhëna në shtojcën III, të garantojë që treguesit e shtojcës V janë hequr nga e gjithë partia e prodhimit ose produktet e ndikuara nga kjo parregullsi. TABELA E PËRPUTHSHMËRISË 1. RREGULLORE E KËSHILLIT TË KOMUNITETIT EUROPIAN (KEE) NR.2092/91, DATË 24 QERSHOR 1991 "NË PRODHIMIN ORGANIK TË PRODUKTEVE BUJQËSORE DHE TREGUESIT QË U REFEROHEN PRODUKTEVE BUJQËSORE DHE PRODUKTEVE USHQIMORE" Gazeta Zyrtare L 198, datë 22.7.1991, P.0001-0015 Qëllimi: Neni 1. Kjo rregullore do të zbatohet për produktet që pasojnë, produkte të cilat prodhohen ose janë paracaktuar për t'u prodhuar, duke iu referuar treguesve me metodën e prodhimit organik: a)Produkte bujqësore të papërpunuara: gjithashtu edhe për produkte blegtorale të papërpunuara, parimet e prodhimit dhe rregullat specifike të inspektimit për to jepen në shtojcat përkatëse të rregullores. b)Produkte bujqësore të papërpunuara dhe produkte blegtorale të përcaktuara për konsum njerëzor të përgatitura kryesisht nga një ose më shumë përbërës me origjinë bimore ose shtazore. 2. Projektvendimi i Këshillit të Ministrave mbi rregulloren "Për strukturën, funksionimin, kriteret e pranimit dhe të detyrimeve të organizmave certifikuese" Projektvendimi i Këshillit të Ministrave synon: Të krijohet baza ligjore për regjistrimin e organizmave të certifikimit dhe trupave të inspektimit, të vendit dhe të huaja që janë të interesuara ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, për certifikim në fushën e prodhimeve bimore, shtazore, mbledhjes së produkteve spontane të përpunimit ose cilitdo kombinim të këtyre aktiviteteve për prodhimet bio. Të përcaktojë kriteret e pranimit të organizmave të certifikimit dhe trupave të inspektimit vendas dhe të huaj. Të përcaktojë kërkesat e përgjithshme për njohjen, parandalimin e konflikteve të interesit, për organizmat certifikuese, informacionet lidhur me dokumentacionet që duhet të disponojnë organizmat certifikuese dhe trupat e inspektimit, për njohje etj. Informacione lidhur me aktivitetin e certifikimit dhe kritere të tjera që kanë të bëjnë me procedurat e punës për funksionimin korrekt të këtyr e organizmave. 3. Shkalla e përafrimit: e plotë dhe e pjesshme, si më poshtë në tabelë: Pjesët e legjislacionit të BE-së që përafrohen (neni, paragrafi, çështja) (në disa raste mund të përshkruhen citime dhe përmbledhje të Acquis) Parashikimet e aktit (akti) titulli, seksioni, neni, paragrafi, çështja etj. Përputhja e aktit me legjislacionin e BE-së (i plotë, i pjesshëm ose jo i aplikueshëm) Arsyet për përputhje të pjesshme Periudha e parashikuar për arritjen e përputhjes së plotë A B C D E 1. RREGULLORE E KËSHILLIT TË KOMUNITETIT EUROPIAN (KEE) nr.2092/91, datë 24 qershor 1991 "Në prodhimin organik të produkteve bujqësore dhe treguesit që u referohen produkteve bujqësore dhe produkteve ushqimore" Gazeta Zyrtare L.198, datë 22.7.1991, P.0001-0015 Neni 8 Mbi sistemin e inspektimit: 1.Çdo fermer që prodhon, përgatit ose importon nga një vend i tretë produkte siç specifikohen në nenin 1 me qëllim tregtimin e tyre duhet: a) Të njoftojë për këtë aktivitet, autoritetin kompetent të shtetit anëtar në të cilën kryhet aktiviteti. Ky njoftim bëhet sipas shtojcës IV të rregullores 2092/91 (Mbi informacion për notifikimin sipas nenit 8 (1) (a). b) Të paraqesë sipërmarrjen e tij/saj në sistemin e inspektimit siç referohet në nenin 9 3)Autoriteti kompetent duhet t'u sigurojë palëve të interesuara një listë të përditësuar me emrat dhe adresat e operatorëve që janë objekt i sistemit të inspektimit. Neni 9 1.Shtetet anëtare ngrejnë një sistem inspektimi që drejtohet nga një ose më shumë autoritete të caktuara inspektimi dhe/ose nga organe të miratuara private, të cilave u nënshtrohen operatorët që prodhojnë ose përgatisin produkte siç referohen në nenin 1. 3.Sistemi i inspektimit do të përfshijë të paktën aplikimin e masave paraprake dhe të inspektimit të dhëna në shtojcën III... 4. Për aplikimin e sistemit të inspektimit që vepron me organizma privatë, shtetet anëtare do të emërojnë një autoritet përgjegjës për aprovimin dhe mbikëqyrjen e organizmave të tillë 5. Për miratimin e një organizmi inspektimi privat duhet të merren parasysh: 5.(a)Të ndiqet procedura e inspektimit standard, që përmban përshkrimin e hollësishëm të masave të inspektimit dhe masat paraprake që organizmi duhet të ndërmarrë për t'u imponuar operatorëve t'i nënshtrohen inspektimit. 5.(b)Masat administrative, të cilat organizmi parashikon të vendosë kur vë re parregullsi dhe ose shkelje. 5.(c)Burime të përshtatshme të personit të kualifikuar, pajisje të karakterit administrativ dhe teknik, eksperiencë në fushën e inspektimit dhe besueshmërisë. 6.Pas aprovimit të një organizmi inspektimi, autoriteti kompetent duhet: 6 (c). Të njihet me çdo parregullsi dhe/ose shkelje të bërë dhe masa administrative të vendosura. 7.Autoriteti i inspektimit dhe organizmat e inspektimit të aprovuara duhet: a) të garantojë që të paktën masat e inspektimit dhe masat paraprake të dhëna në shtojcën III janë zbatuar në ndërmarrjet që i janë nënshtruar inspektimit të tyre. b) Që informacionet dhe të dhënat që marrin nga aktiviteti inspektues t'ia tregojnë vetëm personit përgjegjës të sipërmarrjes ose autoriteteve kompetente publike. 8. Organet e miratuara duhet: a) T'i japin autoritetit kompetent, për qëllimet e inspektimit akses në zyrat dhe pajisjet e tyre, së bashku me çdo informacion dhe asistencë të domosdoshëm për autoritetin kompetent, për të plotësuar detyrimet e tij që dalin nga Rregullorja e BE. b) Të dërgojë në autoritetin kompetent të shtetit anëtar deri në 31 janar të çdo viti, listën e operatorëve që ka nën objekt inspektimi që nga 31 dhjetori i vitit të mëparshëm dhe t'i paraqesë këtij autoriteti një raport vjetor konciz. 9.Autoriteti i inspektimit dhe organizmat e inspektimit të dhëna në paragrafin 1 duhet: a) kur vërtetohet një parregullsi në zbatimin e nenit 5, 6 dhe 7 të masave të dhëna në shtojcën III, të heqë treguesit e dhënë në nenin 2 referuar metodës së prodhimit organik, nga e gjithë ngarkesa ose gjithë linja e prodhimit që e shfaq këtë parregullsi. b) kur konstaton shkelje në deklarime ose një shkelje me efekt të zgjatur, të mos lejojë operatorin në fjalë që të tregtojë produkte me perceptime të referuar në metodën e prodhimit organik për një periudhë që bihet dakord me autoritetin kompet ent të shtetit anëtar. Neni 10 Treguesit dhe/ose logo treguar në shtojcën V tregojnë se produktet që i janë nënshtruar skemës së inspektimit specifik, mund të vendosen në etiketën e produkteve sipas nenit 1 vetëm kur këto produkte: Pika 1 (b)¿u janë nënshtruar rregullave të inspektimit sipas nenit 9 gjatë gjithë procesit të prodhimit dhe përgatitjes. 3. Autoriteti inspektues dhe organizmat inspektuesë sipas nenit 9, pika 1 duhet: a) Kur është vërejtur një parregullsi sipas nenit 5, 6 dhe 7 ose masave të dhëna në shtojcën III, të garantojë që treguesit e shtojcës V janë hequr nga i gjithë malli i prodhimit ose produktet e ndikuara nga kjo parregullsi. Titulli: Projektvendim i Këshillit të Ministrave "Për strukturën, funksionimin, kriteret e pranimit dhe të detyrimeve të organizmave certifikuesë" Seksioni: REGJISTRIMI I ORGANIZMIT CERTIFIKUES B) Parandalimi i konfliktit të interesit Pika 3,6 3. Nuk shpreh opinione dhe nuk ofron shërbim konsulence, atyre që kërkojnë certifikim ose njësive të prodhimit organik të certifikuara, në rastet kur verifikohen vështirësi dhe pengesa për vazhdimin e certifikimit. 6. Rivlerëson kërkesën për certifikim të një njësie prodhimi organik të certifikuar dhe nëse është e nevojshme, të kryejë një inspektim të ri në njësinë e prodhimit, brenda 12 muajve pas certifikimit të njësisë së prodhimit organik, çdo herë që verifikohet se ai që ka marrë pjesë në procesin e certifikimit, ka ose ka pasur një konflikt interesi me kërkuesin. Të gjitha kostot që lidhen me rivlerësimin e kërkesës, duke përfshirë ato të verifikimeve, inspektive në njësinë e prodhimit organik do të mbulohen nga organizmi certifikues. Organizmi certifikues në këto raste duhet të informojë njësinë e prodhimit organik të certifikuar. B.Parandalimi i konfliktit të interesit: Pika 1,3,4,6. 1.I ndalohet të nisë procedurën për certifikimin e një aktiviteti prodhues ose përpunues, nëse ajo ose një pjesë e lidhur me të, duke përfshirë edhe kontraktuesit, ka ose ka pasur një interes tregtar, një interes familjar (bashkëshorti apo bashkëjetuesi, ose të afërmit e tij deri në shkallën e dytë) ose dhënie të konsulencës, në prodhim apo përpunim të produkteve bio gjatë një periudhe jo më pak se 12 muaj nga kërkesa për certifikim. 3. Nuk u shpreh opinione dhe nuk u ofron shërbim konsulence, atyre që kërkojnë certifikim ose njësive të prodhimit organik të certifikuara, në rastet kur verifikohen vështirësi dhe pengesa për vazhdimin e certifikimit. 4. Kërkon që të gjithë personat që janë të përfshirë në procesin e certifikimit, të plotësojnë një deklaratë vjetore për të bërë të njohur konfliktet e mundshme të interesit. 6.Rivlerëson kërkesën për certifikim të një njësie prodhimi organik të certifikuar dhe nëse është e nevojshme, të kryejë një inspektim të ri në njësinë e prodhimit, brenda 12 muajve pas certifikimit të njësisë së prodhimit organik, çdo herë që verifikohet se ai që ka marrë pjesë në procesin e certifikimit, ka ose ka pasur një konflikt interesi me kërkuesin. Të gjitha kostot që lidhen me rivlerësimin e kërkesës, duke përfshirë ato të verifikimeve, inspektive në njësinë e prodhimit organik do të mbulohen nga organizmi certifikues. Organizmi certifikues në këto raste duhet të informojë njësinë e prodhimit organik të certifikuar. C.Detyrat e Organizmit të Certifikimit: Pika 1(d). d) një listë, në datën 10 janar të çdo viti, me emrat, adresat dhe numrat e telefonit të njësive të prodhimit organik, të cilëve u është lëshuar certifikimi gjatë vitit të kaluar . D.Kërkesa dhe dokumentacioni për regjistrim: Pika 4 4.Një listë të vendeve në të cilën aplikuesi certifikon prodhimin dhe përpunimin, si dhe një listë të çdo vendi, në të cilin kërkuesi parashikon të certifikojë prodhimin dhe përpunimin. Pika 5 (b, (ix)). ix procedurat që përdoren, për të vënë në dispozicion dokumentacionet që kërkohen nga personat e caktuar për vlerësimin e punës së tyre. Këto dokumentacione përfshijnë: Listën e prodhuesve dhe përpunuesve, njësitë e prodhimit organik, të cilët janë certifikuar, përfshirë emrin e njësisë së prodhimit organik, adresën, llojin e procesit, produktet që prodhohen dhe ata të certifikuar, si dhe datën efektive të certifikimit lidhur me vitin në vazhdim. C.Detyrat e organizmit të certifikimit: Pika 9. 9.OÇ që certifikojnë prodhime "BIO" për eksportimin e tyre në vendet e tjera, duhet të paraqesë me shkrim në KSHPO, dokumentacionin e mëposhtëm. a.listën me emrat e njësive të prodhimit organik, b.vendndodhjen e tyre (fshati, komuna), c.llojet e prodhimeve bujqësore e blegtorale të certifikuara, d.sasinë, e.vendet ku do të eksportohen, f.dhe me cilën trup inspektimi kanë bashkëpunuar. Projektvendim i Këshillit të Ministrave që propozohet: "Për strukturën, funksionimin, kriteret e pranimit dhe të detyrimeve të organizmave certifikuesë". Të gjitha çështjet vijnë nga neni 4 i ligjit nr.9199, datë 26.2.2004 "Për prodhimin, përpunimin, cert ifikimin dhe tregtimin e produkteve bio", neni 4 pika 1, i cili thotë: Struktura, funksionimi, kriteret e pranimit, të vlerësimit të dokumentacionit të nevojshëm dhe të detyrimeve të organizmave të certifikuar vendas përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit D.Kërkesa dhe dokumentacioni për regjistrim: Pika 2 2.Planin vjetor të veprimtarisë në të cilin përcaktohet çdo fushë veprimi (prodhim bimor, mbledhje e produkteve spontane, mbarështim kafshësh dhe përpunim) për të cilat kërkohet regjistrimi dhe numrin e vlerësuar të njësive të prodhimit organik të secilës fushë që parashikohet të certifikohet çdo vit. C. Detyrat e organizmit të certifikimit: Pika 12. 12. Për qëllime të vlerësimit të certifikimit t'i kërkohet aplikuesit një kërkesë certifikimi, sipas modelit të përcaktuar me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit së bashku me planin e menaxhimit të prodhimeve, në të cilën përcaktohen masat e kryera në njësinë e prodhimit organik për zbatimin e legjislacionit mbi prodhimin organik. Bashkëlidhur me kërkesën për certifikim, OÇ do të kërkojë nënshkrimin e një kontrate certifikimi në të cilën përshkruhen detyrimet e njësisë së prodhimit organik dhe mënyrat për kërkesën dhe marrjen e certifikimit. A.Fusha e zbatimit Autoriteti përgjegjës është: Miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave nr.388, datë 31.5.2005 "Për përbërjen, funksionimin, të drejtat dhe detyrat e Komisionit Shtetëror të Prodhimit Organik" dhe VKM nr.145, datë 8.3.2006 "Për disa ndryshime në vendimin nr.388, datë 31.5.2005 të Këshillit të Ministrave "Për përbërjen, funksionimin, të drejtat dhe detyrat e komisionit shtetëror të prodhimit organik". D. Kërkesa dhe dokumentacioni për regjistrim: Pika 2, 2. Planin vjetor të veprimtarisë në të cilin përcaktohet çdo fushë veprimi (prodhim bimor, mbledhje e produkteve spontane, mbarështim kafshësh dhe përpunim) për të cilat kërkohet regjistrimi dhe numrin e vlerësuar të njësive të prodhimit organik të secilës fushë që parashikohet të certifikohet çdo vit. Pika 5 (b, (i,ii,iii,iv,v,vi,vii,viii,ix,x,xii)) b)Politikat dhe procedurat administrative. Subjekti aplikues paraqet: i) procedurat që përdoren për vlerësimin e certifikimit të njësive të prodhimit organik dhe marrjen e vendimeve lidhur me certifikimin; ii) procedurat e dhënies, mbajtjes, heqjes, pezullimit të certifikatave të lëshuara; iii) procedurat që përdoren për zgjerimin apo reduktimin e fushës së certifikimit; iv) procedurat që përdoren për rivlerësimin e njësisë së prodhimit organik në bazë të ligjit të bujqësisë organike dhe akteve nënligjore në zbatim të tij; v) procedurat për njoftimin e KSHPO-së mbi shkeljet e konstatuara gjatë procesit të rivlerësimit; vi) një plan kontrolli në të cilin do të jenë përcaktuar kriteret e programimit të aktiviteteve (planit) inspektuese; vii)procedurat që përdoren për plotësimin e kërkesave të ruajtjes së dokumentacionit të përcaktuar. viii)procedurat që përdoren për mbajtjen e konfidencialitetit të çdo informacioni që lidhet me çështjet tregtare. Të dhënat që duhet të bëhen publike sipas rregullave, më përpara duhet t'u komunikohen njësive të prodhimit organik të certifikuara. Informacione të tjera mund të jenë të disponueshme për t'u publikuar vetëm pas rënies paraprakisht dakord me shkrim me njësinë e prodhimit organik të certifikuar; ix) procedurat që përdoren për të vënë në dispozicion dokumentacionet që kërkohen nga personat e caktuar për vlerësimin e punës së tyre. Këto dokumentacione përfshijnë: Listën e prodhuesve dhe përpunuesve, njësitë e prodhimit organik të cilët janë certifikuar, përfshirë emrin e njësisë së prodhimit organik, adresën, llojin e procesit, produktet që prodhohen dhe ato të certifikuar, si dhe datën efektive të certifikimit lidhur me vitin në vazhdim. x) procedurat që përdoren për përcaktimin e komiteteve të ndryshme brenda OÇ (p.sh. komiteti i certifikimit) që lidhen me procesin e certifikimit dhe verpimtarisë. xii) procedurat që përcaktojnë dhe provojnë cilësinë e shërbimit, duke garantuar kuptimin e politikës së cilësisë, vazhdimin dhe ruajtjen e të gjitha niveleve organizative. Pika 5 (b, (v)) v) procedurat për njoftimin e KSHPO-së mbi shkeljet e konstatuara gjatë procesit të rivlerësimit; Pika 5 (a, (i,ii,iii)) a) Listën me të dhënat e personelit, e cila përmban: i) procedurat për trajnimin, vlerësimin dhe mbikqyrjen e personelit; ii) emrat dhe përshkrimin e të gjithë personelit që do të përfshihet në aktivitetin e certifikimit, duke përfshirë organin drejtues, stafin administrativ, inspektorët, personat që vendosin për certifikim (apo rishikimin e tij), komitetet e vlerësimit, kontraktuesit dhe të gjitha palët përgjegjëse të lidhura me organizmin certifikues; iii) një përshkrim të kualifikimit, duke përfshirë përvojën, praktikat dhe trajnimin në bujqësi, në prodhimin dhe përpunimin organik për çdo inspektor dhe për çdo person të përcaktuar për rivlerësimin ose vlerësimin e kërkesave për certifikim. Pika 5 (c, (i,ii)) c) Konfliktet e interesit Subjekti aplikues paraqet: i) deklarimin për konfliktin e interesit, ku përshkruhen interesa të mundshëm në aktivitete tregtare të lidhura me sektorin agro-ushqimor, duke përfshirë edhe ata të familjarëve të afërt. Deklarimi të bëhet nga të gjithë personat që rivlerësojnë kërkesat për certifikim, kryejnë inspektim në njësinë e prodhimit, rivlerësojnë dokumentet e certifikimit, vlerësojnë kualifikimin për certifikim, lëshojnë rekomandime lidhur me certifikimin, ose marrin vendime për certifikim; ii) dokumentacionin që rregullon nënkontraktimin e veprimeve lidhur me certifikimin (analiza, aktivitet inspektimi dhe të tjera) duke rregulluar edhe kualifikimin, kompetencën, konfidencialitetin dhe konfliktet e interesit. Në këto raste duhet të evidentohet mbajtja e përgjegjësisë së plotë të aktiviteteve certifikuese që menaxhon. C. Detyrat e organizmit të certifikimit 1(a,b,c) 1.Të paraqesë në KSHPO kopje të: a) çdo ankimi nga ana e njësive të prodhimit organik mbi shërbimin e certifikimit të marrë; b) çdo pezullim ose refuzim të certifikimit për njësitë e prodhimit organik ; c) çdo pezullim ose heqje të akreditimit të marrë; pika 11: 11.T'i dërgojë KSHPO-së ankesat mbi anën profesionale të secilit inspektor ose trupës së inspektimit ku bën pjesë. Seksioni: II.REGJISTRIMI DHE RINOVIMI I REGJISTRIMIT TË TRUPAVE TË INSPEKTIMIT A.Paraqitja e kërkesës për regjistrim të trupave të inspektimit. Pika 2 (a,b,c,d) 2. Inspektori në përbërje të trupës së inspektimit duhet të plotësojë kriteret e dhëna më poshtë: a) Të ketë diplomë universitare në shkencat bujqësore, pyjore, shkencat dhe teknologjitë agro ushqimore, prodhim shtazor, kimi, biologji, dhe veterinari; c) të jetë person me përvojë dhe i njohur në fushën e bujqësisë organike; c) të ketë një formim specifik për marrjen e njohurive lidhur me: i) shkencën, teknologjitë dhe proceset bujqësore dhe agro-ushqimore; ii) kushtet higjieno-sanitare të produkteve dhe proceseve prodhuese agro-ushqimore; iii) ligjin nr.9199 datë 26.2.2004 "Për prodhimin, përpunimin, certifikimin dhe tregtimin e produkteve "Bio" dhe aktet nënligjore në zbatim të tij; iv) sistemin e vetëkontrollit HACCP ose standardin S SH ISO 22 000 ose standarde të tjera të barasvlefshme me to. v) standardet e serisë S SH EN ISO 9000, standardi S SH EN ISO 19011: 2002 dhe udhëzuesi ISO/IEC 65 ose standarde të tjera të barasvlefshme me to. vi) të ketë marrë pjesë në seminare, kurse kualifikimi për bujqësinë organike. d)të ketë punë jo më pak se dy vjet: i) pranë njësive të prodhimit organik; ii) organizmave certifikuesë; iii) dhënie konsulence. E.Paraqitja e kërkesës për rinovim Kërkesa për rinovim duhet të paraqitet tre muaj përpara mbarimit të afatit të regjistrimit. Ajo përmban informacione lidhur me kualifikimin, trajnimin dhe përvojën profesionale në periudhën e mëparshme të inspektimit. Kërkesa për inspektorët së bashku me faturën e pagesës së regjistrimit, i drejtohet KSHPO-së. Trupa e inspektimit në kërkesën e saj për rinovim paraqet këtë informacion, për secilin inspektor që punon për të. Regjistrimi i inspektorëve dhe trupave të inspektimit është i vlefshëm deri në datën e mbledhjes së KSHPO-së për rinovim, pezullim ose çregjistrim nga regjistri. Seksioni: I. REGJISTRIMI I ORGANIZMIT CERTIFIKUES C.Detyrat e organizmit të certifikimit: 1(a,b,c) 1. Të paraqesë në KSHPO kopje të: a) çdo ankimi nga ana e njësive të prodhimit organik mbi shërbimin e certifikimit të marrë; b) çdo pezullim ose refuzim të certifikimit për njësitë e prodhimit organik; c) çdo pezullim ose heqje të akreditimit të marrë; D. Kërkesa dhe dokumentacioni për regjistrim: Pika 5 (b, (v)) v) procedurat për njoftimin e KSHPO-së mbi shkeljet e konstatuara gjatë procesit të rivlerësimit; C. Detyrat e organizmit të certifikimit: Pika 1 (a,b,c,d) 1.Të paraqesë në KSHPO kopje të: a) çdo ankimi nga ana e njësive të prodhimit organik mbi shërbimin e certifikimit të marrë; b) çdo pezullim ose refuzim të certifikimit për njësitë e prodhimit organik; c) çdo pezullim ose heqje të akreditimit të marrë; d) një listë, në datën 10 janar të çdo viti, me emrat, adresat dhe numrat e telefonit të njësive të prodhimit organik, të cilëve u është lëshuar certifikimi gjatë vitit të kaluar. Pika 2,3,6,7,8,9,10. 2.T'i japë inspektorit, përpara çdo inspektimi në njësinë e prodhimit organik, informacionin ose kopje të dokumentacionit të inspektimeve të mëparshme të kryera në njësitë e prodhimit organik dhe t'i bëjë të njohura inspektorit vendimet lidhur me certifikimin e aktivitetit të prodhimit ose përpunimit të njësisë së prodhimit organik, të inspektuara nga inspektori dhe çdo kërkesë për veprime korrigjuese lidhur me mangësitë. 3.Të pranojë të gjitha kërkesat për certifikimin e prodhimit ose përpunimit, që përfshihen në fushën e certifikimi t të marrë dhe të certifikojë të gjithë kërkuesit deri në kufirin maksimal të kapaciteteve administrativ. 6.Të sigurojë garanci ekonomike dhe financiare nëpërmjet aktiviteteve që ata kryejnë, për funksionimin e sistemit të certifikimit dhe të japë garanci për cilësinë në interes të njësive të prodhimit organik që marrin certifikimin. 7.Të ketë të paktën një qendër të njohur në territorin e Republikës së Shqipërisë të pajisur me mjetet e përshtatshme për aktivitetin dhe personelin e përhershëm. 8.T'i transferojë KSHPO-së gjithë dokumentacionin ose kopjet e tyre që kanë lidhje me aktivitetet e certifikimit në rastin kur organizmi certifikues humbet regjistrimin. Një transferim i tillë nuk aplikohet në rastet e bashkimit, shitjes ose transferimit të pronësisë. 9.OÇ që certifikojnë prodhime"BIO" për eksportimin e tyre në vendet e tjera, duhet të paraqesë me shkrim në KSHPO, dokumentacionin e mëposhtëm: g.listën me emrat e njësive të prodhimit organik, h.vendndodhjen e tyre (fshati, komuna), i.llojet e prodhimeve bujqësore e blegtorale të certifikuara, j.sasinë, k.vendet ku do të eksportohen, l.dhe me cilën trup inspektimi kanë bashkëpunuar. 10.Të mos diskriminojë asnjë person, për shkak të racës, ngjyrës, origjinës kombëtare, gjinisë, besimit fetar, moshës, paaftësive fizike, ideve politike, gjendjes civile ose familjare. C. Detyrat e organizmit të certifikimit: Pika 1(a,b,c), 1. Të paraqesë në KSHPO kopje të: a) çdo ankimi nga ana e njësive të prodhimit organik mbi shërbimin e certifikimit të marrë; b) çdo pezullim ose refuzim të certifikimit për njësitë e prodhimit organik; c) çdo pezullim ose heqje të akreditimit të marrë; d) një listë, në datën 10 janar të çdo viti, me emrat, adresat dhe numrat e telefonit të njësive të prodhimit organik, të cilëve u është lëshuar certifikimi gjatë vitit të kaluar. Pika 2,3,8,9,11. 2.T'i japë inspektorit, përpara çdo inspektimi në njësinë e prodhimit organik, informacionin ose kopje të dokumentacionit të inspektimeve të mëparshme të kryera në njësitë e prodhimit organik dhe t'i bëjë të njohura inspektorit vendimet lidhur me certifikimin e aktivitetit të prodhimit ose përpunimit të njësisë së prodhimit organik, të inspektuara nga inspektori dhe çdo kërkesë për veprime korrigjuese lidhur me mangësitë. 3.Të pranojë të gjitha kërkesat për certifikimin e prodhimit ose përpunimit, që përfshihen në fushën e certifikimit të marrë dhe të certifikojë të gjithë kërkuesit deri në kufirin maksimal të kapaciteteve administrative. 8.T'i transferojë KSHPO-së gjithë dokumentacionin ose kopjet e tyre që kanë lidhje me aktivitetet e certifikimit në rastin kur organizmi certifikues humbet regjistrimin. Një transferim i tillë nuk aplikohet në rastet e bashkimit, shitjes ose transferimit të pronësisë., 9. OÇ që certifikojnë prodhime"BIO" për eksportimin e tyre në vendet e tjera, duhet të paraqesë me shkrim në KSHPO, dokumentacionin e mëposhtëm: m ) listën me emrat e njësive të prodhimit organik, n) vendndodhjen e tyre (fshati, komuna) o) llojet e prodhimeve bujqësore e blegtorale të certifikuara, p) sasinë, q.vendet ku do të eksportohen dhe me cilën trupë inspektimi kanë bashkëpunuar 11. T'i dërgoi KSHPO-së ankesat mbi anën profesionale të secilit inspektor ose trupës së inspektimit ku bën pjesë. G.Kontrolli i OÇ KSHPO-ja kontrollon veprimtarinë e OÇ të regjistruar. Ky kontroll përfshin një auditim të procedurave të certifikimit, vendimeve, strukturave, sistemet administrative dhe menaxheriale dhe njësitë e prodhimit organik të certifikuara nga organizmi certifikues. C. Detyrat e organizmit të certifikimit: Pika 1 (a,b,c,d) 1.Të paraqesë në KSHPO kopje të: a) çdo ankimi nga ana e njësive të prodhimit organik mbi shërbimin e certifikimit të marrë; b) çdo pezullim ose refuzim të certifikimit për njësitë e prodhimit organik; c) çdo pezullim ose heqje të akreditimit të marrë; d) një listë, në datën 10 janar të çdo viti, me emrat, adresat dhe numrat e telefonit të njësive të prodhimit organik, të cilëve u është lëshuar certifikimi gjatë vitit të kaluar. Pika 2,3.6,7,8,11 2.T'i japë inspektorit, përpara çdo inspektimi në njësinë e prodhimit organik, informacionin ose kopje të dokumentacionit të inspektimeve të mëparshme të kryera në njësitë e prodhimit organik dhe t'i bëjë të njohura inspektorit vendimet lidhur me certifikimin e aktivitetit të prodhimit ose përpunimit të njësisë së prodhimit organik, të inspektuara nga inspektori dhe çdo kërkesë për veprime korrigjuese lidhur me mangësitë. 3.Të pranojë të gjitha kërkesat për certifikimin e prodhimit ose përpunimit, që përfshihen në fushën e certifikimit të marrë dhe të certifikojë të gjithë kërkuesit deri në kufirin maksimal të kapaciteteve administrative. 6.Të sigurojë garanci ekonomike dhe financiare nëpërmjet aktiviteteve që ata kryejnë, për funksionimin e sistemit të certifikimit dhe të japë garanci për cilësinë në interes të njësive të prodhimit organik që marrin ce rtifikimin. 7.Të ketë të paktën një qendër të njohur në territorin e Republikës së Shqipërisë të pajisur me mjetet e përshtatshme për aktivitetin dhe personelin e përhershëm. 8.T'i transferojë KSHPO-së gjithë dokumentacionin ose kopjet e tyre, që kanë lidhje me aktivitetet e certifikimit në rastin kur organizmi certifikues humbet regjistrimin. Një transferim i tillë nuk aplikohet në rastet e bashkimit, shitjes ose transferimit të pronësisë. 11.T'i dërgoi KSHPO-së ankesat mbi anën profesionale të secilit inspektor ose trupës së inspektimit ku bën pjesë. G. Kontrolli i OÇ KSHPO-ja kontrollon veprimtarinë e OÇ të regjistruar. Ky kontroll përfshin një auditim të procedurave të certifikimit, vendimeve, strukturave, sistemet administrative dhe menaxheriale dhe njësitë e prodhimit organik të certifikuara nga organizmi certifikues. H. Përmbledhja vjetore, ruajtja e dokumentacionit: Pika 1 (a, b, c, d, e) 1. OÇ i regjistruar duhet të paraqesë në 31 janar të çdo viti pranë KSHPO-së, dokumentet si më poshtë: a) raportin vjetor; b) planin e vitit të ardhshëm; c) rezultatet e procesit të auditit të brendshëm; d) një përshkrim të rregullimeve në procedurat e certifikimit që duhet të përmbushen në përgjigje të vlerësimeve të paraqitjes dhe auditit vjetor të brendshëm të programit; e) një evidencë mbi gjendjen dhe aktivitetin e njësive të prodhimit organik, sipërfaqet, kulturat bujqësore, numri i krerëve, prodhimet e realizuara, të shitura dhe me cilën trup inspektimi ka bashkëpunuar. C.Detyrat e organizmit të certifikimit: Pika 1 (a,b,c) 1.Të paraqesë në KSHPO kopje të: a) çdo ankimi nga ana e njësive të prodhimit organik mbi shërbimin e certifikimit të marrë; b) çdo pezullim ose refuzim të certifikimit për njësitë e prodhimit organik; c) çdo pezullim ose heqje të akreditimit të marrë; Pika 6 6.Të sigurojë garanci ekonomike dhe financiare nëpërmjet aktiviteteve që ata kryejnë, për funksionimin e sistemit të certifikimit dhe të japë garanci për cilësinë në interes të njësive të prodhimit organik që marrin certifikimin. C. Detyrat e organizmit të certifikimit: Pika 1 (a,b,c) 1.Të paraqesë në KSHPO kopje të: a) çdo ankimi nga ana e njësive të prodhimit organik mbi shërbimin e certifikimit të marrë; b) çdo pezullim ose refuzim të certifikimit për njësitë e prodhimit organik; c) çdo pezullim ose heqje të akreditimit të marrë; C. Detyrat e organizmit të certifikimit; Pika 4 (a, b) Të përcaktojë një logo ose shenjë tjetër identifikuese për përdorim nga njësitë e prodhimit organik të certifikuara nga organizmi certifikues, për të treguar përkatësinë e organizmit certifikues, me kusht që vetë organizmi: a) nuk kërkon përdorimin e logos ose shenjë tjetër të tij në çdo produkt të shitur, etiketuar dhe paraqitur si "BIO" si kusht për certifikim; b)nuk lejon përdorimin e logos së vet treguese për përshtatshmërinë me praktika të tjera prodhimi dhe përpunimi, përveç atyre të shprehura në ligjin nr.9199, datë 26.2.2004 "Për prodhimin, përpunimin, certifikimin dhe tregtimin e produkteve "Bio". Përshtatja me praktika të tjera prodhimi dhe përpunimi duhet të shprehet me standardet e tyre specifike. C. Detyrat e organizmit të certifikimit: Pika 1 (a,b,c) 1.Të paraqesë në KSHPO kopje të: a) çdo ankimi nga ana e njësive të prodhimit organik mbi shërbimin e certifikimit të marrë; b) çdo pezullim ose refuzim të certifikimit për njësitë e prodhimit organik; c)çdo pezullim ose heqje të akreditimit të marrë; Pika 6 6.Të sigurojë garanci ekonomike dhe financiare nëpërmjet aktiviteteve që ata kryejnë, për funksionimin e sistemit të certifikimit dhe të japë garanci për cilësinë në interes të njësive të prodhimit organik që marrin certifikimin. E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme Përputhet me VKM nr.388, datë 31.5.2005 dhe VKM nr.145, datë 8.3.2006 E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme E pjesshme Përshtatja e Rregullores së Këshillit të Komunitetit Europian (KKE) Nr.2092/91, datë 24 qershor 1991 "Në prodhimin organik të produkteve bujqësore dhe treguesit që u referohen produkteve bujqësore dhe produkteve ushqimore", Është bërë me ligjin shqiptar nr.9199, datë 26.2.2004 "Për prodhimin, përpunimin, certifikimin dhe tregtimin e produkteve bio". Në mbështetje të nenit 4 pika 1 e këtij ligji: "Për strukturën, funksionimin kriteret e pranimit dhe të detyrimeve të organizmave certifikuesë", hartohet ky P/VKM që propozohet për miratim 30.6.deri 30.9.2008 Eshtë programuar në planin e përafrimit për paketën e plotë Copyright 2015 - www.ligjet.org