Decision n. 6, dated 11 April 2022 on the tools used for recreational fishing and the way of issuing authorization
Made 2022-04-11 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Udhëzim nr.6, date 11.4.2022 për mjetet që përdoren për peshkimin çlodhës-argëtues dhe mënyrën e lëshimit të autorizimit.
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Fisheries and aquaculture
- Keywords
- authorization/permit, fishing gear/fishing method, inland fisheries, marine fisheries, non-commercial fishing, total allowable catch, fishery management and conservation
Where to read it
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
UDHËZIM Nr. 6, datë 11.4.2022 PËR MJETET QË PËRDOREN PËR PESHKIMIN ÇLODHËS-ARGËTUES DHE MËNYRËN E LËSHIMIT TË AUTORIZIMIT Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 44, të ligjit nr. 64, datë 31.5.2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, UDHËZOJ: I. RREGULLA TË PËRGJITHSHME 1. Aktiviteti i peshkimit çlodhës-argëtues kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi të peshkimit. 2. Gjatë ushtrimit të peshkimit çlodhës-argëtues përdoren në të gjitha kategoritë ujore, këto vegla peshkimi: a) jo më shumë se 2 kallama për peshkatar dhe jo më shumë se 3 grepa për kallam; b) jo më shumë se 10 grepa dore për peshkatar; c) rrjetë e vogël dore. 3. Peshkatari zë jo më shumë se 5 kg produkte peshkore në ditë dhe kjo sasi mund të tejkalohet nëse zihet një individ i vetëm me një peshë më të madhe se 5 kg. 4. Ushtrimi i aktivitetit të peshkimit çlodhës-argëtues kryhet në përputhje me masat e vendosura për ato specie të cilat ndodhen nën një regjim të kufizuar sforcoje, si ngjala, toni i kuq dhe peshku shtizë. 5. Gjatë ushtrimit të aktivitetit të peshkimit çlodhës-argëtues nuk lejohet të zihen tufat e riprodhuesve. 6. Kërkesa për pajisjen me autorizim për peshkim çlodhës-argëtues kryhet online nëpërmjet portalit e-Albania, në linkun: https://e-albania.al/. 7. Personi mban përgjegjësi ligjore për vërtetësinë e të dhënave të plotësuara në formularin e kërkesës. 8. Autorizimi lëshohet nëpërmjet portalit e-Albania me kryerjen e pagesës së tarifës së caktuar, sipas formatit të shtojcave II, III, IV dhe V bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij udhëzimi. 9. Kërkesa për pajisjen me autorizim refuzohet, për shkak të: a) mungesës së dokumentacionit të kërkuar; b) mungesës së dokumentacionit të përditësuar; c) mospërmbushjes së kërkesave të parashikuara në këtë udhëzim për mjetin lundrues të ushtrimit të aktivitetit të peshkimit çlodhës-argëtues. 10. Peshkatarët, gjatë ushtrimit të aktivitetit të peshkimit çlodhës-argëtues, deklarojnë në mënyrë vullnetare, sipas formularit të shtojcës I (bashkëlidhur) dhe pjesë përbërëse e këtij udhëzimi. II. RREGULLA TË PËRGJITHSHME PËR PESHKIMIN TURISTIK 1. Peshkimi turistik nënkupton veprimtaritë e ndërmarra nga çdo individ, person fizik ose juridik, pronar ose posedues i një mjeti lundrues, i cili imbarkon në anijen e tij persona të tjerë, përveç ekuipazhit për kryerjen e veprimtarive turistike-argëtuese. 2. Aktiviteti i peshkimit turistik kryhet nga peshkatarë profesionistë ose nga profesionistë të peshkimit çlodhës-argëtues me anije peshkimi me flamur shqiptar dhe me mjete lundruese kënaqësie me flamur shqiptar ose të huaj, bazuar në legjislacionin në fuqi. 3. Peshkatar profesionist i peshkimit çlodhës-argëtues është çdo person i cili zë/mbledh një sasi peshku dhe organizmash të tjerë ujorë, nëpërmjet përdorimit të veglave dhe të pajisjeve të lejuara për peshkimin çlodhës-argëtues dhe që nuk ka për qëllim final shitjen, shkëmbimin apo tregtimin e peshkut. 4. Në peshkimin turistik përfshihet: a) kryerja e aktiviteteve praktike të peshkimit çlodhës-argëtues përmes përdorimit të veglave të peshkimit të parashikuara në këtë udhëzim; b) kryerja e veprimtarive turistike argëtuese, me qëllim përhapjen dhe zhvillimin e aktivitetit të peshkimit, të tilla si, në veçanti, ekskursione të shkurtra përgjatë brigjeve, vëzhgimi i aktiviteteve profesionale të peshkimit, restorant në bord ose në breg; c) kryerja e veprimtarive që synojnë njohjen dhe përmirësimin e mjedisit bregdetar, lagunave bregdetare dhe në ujërat e brendshme, me autorizim të autoritetit kompetent, si dhe njohja e publikut të gjerë me aktivitetin e peshkimit tregtar. 5. Aktivitetet e përmendura në pikën 4 të këtij kreu kryhen me kushte të favorshme moti dhe deti, edhe gjatë ditëve të festave zyrtare, nga agimi deri në perëndim, por gjithmonë duke ruajtur distancën nga bregu, të përcaktuar në certifikatat e lëshuara nga organet kompetente. 6. Gjatë ushtrimit të aktivitetit të peshkimit turistik në ujërat detare përdoren këto vegla peshkimi: a) jo më shumë se 3 kurthe për anije; b) plumbçe me perimetër jo më të madh se 16 metra ose me diametër më të vogël se 5 metra; c) grumbullim me dorë, pa përdorur vegla peshkimi dhe mjete ndihmëse, të krustaceve dhe molusqeve. 7. Aktiviteti i peshkimit turistik kryhet vetëm me anë të një autorizimi të lëshuar nga MBZHR ja. 8. Autorizimi për peshkimin turistik është afatshkurtër dhe jepet për periudhën sipas kërkesës së paraqitur, por jo më shumë se 30 ditë. III. PESHKIMI TURISTIK I ANIJEVE TË PESHKIMIT ME FLAMUR SHQIPTAR DHE LËSHIMI I AUTORIZIMIT 1. Anijet e peshkimit të përdorura për të kryer aktivitetin e peshkimit turistik janë të detyruara të rikthejnë në portin e nisjes personat e imbarkuar. 2. Lejohet imbarkimi i personave nën 14 vjeç, vetëm nëse janë të shoqëruar nga persona në moshë madhore. 3. Anijet e peshkimit, të cilat zhvillojnë aktivitetin e peshkimit turistik në periudhën 1 nëntor deri më 30 prill, janë të pajisura me infrastrukturë, përfshirë atë të lëvizshme, për mbulimin dhe strehimin e personave në bord. 4. Aktiviteti i peshkimit turistik kryhet me veglat e peshkimit të parashikuara në autorizimin e peshkimit. 5. Pronarët e anijeve të peshkimit të pajisur me leje peshkimi, që kanë rrjeta tërheqëse, ushtrojnë veprimtarinë e peshkimit turistik pas largimit të këtyre rrjetave nga anija e peshkimit dhe të certifikuar nga inspektori i peshkimit të portit të regjistrimit të anijes në fjalë. 6. Veglat e peshkimit me tërheqje të parashikuara në pikën 5 të këtij kreu shkarkohen dhe vulosen përpara fillimit të veprimtarisë së peshkimit turistik, nga inspektori i peshkimit. 7. Kur aktiviteti i peshkimit turistik kryhet duke përdorur veglat e peshkimit të listuara në pikën 6, të kreut II, të këtij udhëzimi, pronari i anijes kujdeset për to, në një mënyrë të tillë që ato të mos bëhen pengesë për kryerjen e aktivitetit normal të bordit, gjatë lundrimit. 8. Personi fizik ose juridik, i cili ka lidhur një kontratë të zhvillimit të aktivitetit të akuakulturës detare kryen aktivitet të peshkimit turistik vetëm brenda zonës për të cilën ka lidhur kontratë me MBZHR-në. 9. Kërkesa për ushtrimin e aktivitetit të peshkimit turistik për anijet e peshkimit me flamur shqiptar bëhet në portalin e-Albania, në e-Shërbime të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në hapësirën “Aplikim për t’u pajisur me autorizim për peshkim çlodhës-argëtues”, duke plotësuar formularin e kërkesës dhe duke ngarkuar dokumentacionin e mëposhtëm: a) kopje të lejes së peshkimit; b) kopje të librit të anijes ose të regjistrit detar ku të përcaktohet numri i personave në bord; c) kopje të certifikatës së lundrimit të sigurt nga shoqëria klasifikuese e cila duhet të jetë e vlefshme; ç) policë sigurimi brenda periudhës së vlefshmërisë dhe që garanton jetën, shëndetin e personave dhe përgjegjësinë për dëmet që mund t’u shkaktohen të tretëve. 10. Aktiviteti i peshkimit turistik për anijet e peshkimit me flamur shqiptar kryhet falas, pa pagesë. 11. Autorizimi për peshkimin turistik lëshohet nëpërmjet portalit e-Albania brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, pas verifikimit të përmbushjes së kritereve teknike. 12. Autorizimi përcakton zonën ku ushtrohet peshkimi turistik dhe numrin e personave të lejuar në bord, i cili duhet të jetë në përputhje me numrin e përcaktuar nga regjistri detar shqiptar për atë mjet lundrues, por jo më shumë se 12 persona në bord, duke përfshirë edhe ekuipazhin. 13. Çdo person që kryen aktivitet peshkimi turistik mban dokumentacionin të përditësuar dhe në rast të ndryshimeve të karakteristikave teknike të anijes së peshkimit bën kërkesë për autorizim të ri. 14. Mjetet e shpëtimit në bord, numri dhe lloji, përcaktohen nga Sektori i Flamurit pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare dhe janë të mjaftueshme për të gjithë personat e imbarkuar. 15. Anijet e peshkimit duhet të kenë certifikatën e lundrimit të sigurt, të vlefshme, sipas shkronjës “c”, të pikës 9, të këtij kreu. IV. PESHKIMI TURISTIK I MJETEVE LUNDRUESE KËNAQËSIE ME FLAMUR SHQIPTAR OSE TË HUAJ DHE LËSHIMI I AUTORIZIMIT 1. Aktiviteti i peshkimit turistik kryhet nga shtetas shqiptarë ose të huaj me një mjet lundrues kënaqësie me flamur shqiptar ose të huaj, që nuk është anije peshkimi, sipas legjislacionit në fuqi. 2. Mjeti lundrues kënaqësie plotëson të gjitha kushtet dhe rregullat për lundrimin turistik, sipas legjislacionit në fuqi. 3. Çdo shtetas shqiptar ose i huaj i interesuar për të ushtruar peshkim turistik në ujërat territoriale shqiptare paraqet kërkesë në portalin e-Albania, në e-Shërbime të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në hapësirën “Aplikim për t’u pajisur me autorizim për peshkim çlodhës argëtues”. 4. Kërkesa bëhet duke plotësuar formularin e kërkesës dhe duke ngarkuar dokumentacionin e mëposhtëm: a) kopje të librit të mjetit lundrues ose të regjistrit detar; b) kopje të certifikatës së regjistrimit të mjetit lundrues; c) kopje të dëshmisë së aftësisë për drejtimin e mjetit lundrues; ç) kopje të certifikatës së lundrimit të sigurt nga shoqëria klasifikuese, e cila duhet të jetë e vlefshme. 5. Autorizimi për peshkimin turistik lëshohet nëpërmjet portalit e-Albania brenda 5 (pesë) ditëve pune, pas verifikimit të përmbushjes së kritereve teknike. V. PESHKIMI SPORTIV 1. Peshkimi sportiv në det dhe në ujëra të brendshme kryhet nga shoqata organizuese nëpërmjet autorizimit të lëshuar nga MBZHR-ja. 2. Shoqata që organizon peshkimin sportiv njofton MBZHR-në dhe Inspektoratin e Peshkimit mbi ecurinë e këtij aktiviteti dhe sasinë e peshkut të zënë për çdo peshkatar në këtë aktivitet. 3. Në peshkimin sportiv zbatohen të gjitha masat mbrojtëse dhe menaxhuese sikurse në peshkimin tregtar në det dhe në ujëra të brendshme. 4. Me përjashtim të pikës 3, të kreut I, të këtij udhëzimi, sasia e peshkut të zënë gjatë këtij aktiviteti nuk limitohet në rastet e praktikës “kap dhe lësho”. 5. Kërkesa për t’u pajisur me autorizim për peshkimin sportiv bëhet nga një përfaqësues i shoqatës, online në portalin e-Albania, në e-Shërbime të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në hapësirën “Aplikim për t’u pajisur me autorizim për peshkim çlodhës-argëtues”, të paktën 10 (dhjetë) ditë kalendarike përpara datës së caktuar për fillimin e aktivitetit. 6. Kërkesa bëhet duke plotësuar formularin e kërkesës me të dhënat e mëposhtme: a) gjeneralitetet e përfaqësuesit të shoqatës organizuese (emër, mbiemër; datëlindja; shtetësia; numri i pasaportës ose i kartës së identitetit); b) të dhënat e shoqatës (emri dhe NIPT/nëse ka); c) zonën ku do të zhvillohet aktiviteti; ç) datën dhe orën e zhvillimit të aktivitetit; 7. Në rastin kur kërkesa bëhet nga një përfaqësues i shoqatës, duhet të ngarkohet autorizimi i shoqatës për përfaqësimin nga aplikanti. 8. Kur aktiviteti i peshkimit sportiv kryhet në zona bashkëmenaxhuese, përfaqësuesi i shoqatës ngarkon një kopje të dokumentit të miratimit nga OMP-të përkatëse. 9. Autorizimi për peshkimin sportiv lëshohet pa pagesë nëpërmjet portalit e-Albania dhe brenda 7 (shtatë) ditëve pune, pas verifikimit të përmbushjes së kritereve teknike. VI. PESHKIMI AMATOR DHE NËNUJOR 1. Peshkimi amator është peshkim jotregtar, i paorganizuar, që kryhet në kohë të lirë me grepa ose vegla të tjera peshkimi, por pa përdorur mjet lundrues. 2. Gjatë ushtrimit të aktivitetit të peshkimit amator dhe nënujor, përveç veglave të përmendura në pikën 2, të kreut I të këtij udhëzimi, lejohet të përdoren, në të gjitha kategoritë ujore, këto vegla peshkimi: a) shtizë dore; b) pushkë nënujore. 3. Kërkesa për t’u pajisur me autorizim për peshkimin amator dhe nënujor bëhet online në portalin e-Albania, në e-Shërbime, në hapësirën “Aplikim për t’u pajisur me autorizim për peshkim çlodhës-argëtues”, duke plotësuar formularin e kërkesës dhe duke ngarkuar dokumentacionin e mëposhtëm: a) fotografi të aplikantit; b) vërtetim anëtarësie në një shoqatë kombëtare të peshkimit çlodhës-argëtues. 4. Autorizimi lëshohet nga organi i njësisë së vetëqeverisjes vendore, nëpërmjet portalit e Albania, brenda 3 (tre) ditëve pune, pas verifikimit të përmbushjes së kritereve teknike. 5. Bazuar në pikën 7, të nenit 40, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, në ujërat e brendshme, të shpallura si zona bashkëmenaxhimi, kërkesa për kryerjen e peshkimit amator paraqitet pranë organizatës përgjegjëse të bashkëmenaxhimit, e cila është autoriteti kompetent që verifikon plotësimin e kritereve të lejimit dhe që lëshon autorizimin përkatës. 6. Me përjashtim të pikës 5 të këtij kreu, organi i njësisë së vetëqeverisjes vendore është autoriteti kompetent, që verifikon plotësimin e kritereve të lejimit dhe që lëshon autorizimin përkatës, sipas rregullave të parashikuara në ligjin nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar. 7. Nuk lejohet peshkimi amator në ujëmbledhësit e bujqësisë, për të cilët është lidhur një kontratë për zhvillim aktiviteti ripopullim/peshkim, si dhe në lagunat bregdetare dhe grykat e tyre të komunikimit me detin. 8. Aktiviteti i peshkimit nënujor kryhet në përputhje me parashikimet e nenit 11/2, të rregullores nr. 1, datë 7.3.2014, “Për zbatimin e ligjit nr. 64, datë 31.5.2012, ‘Për peshkimin’”, të ndryshuar. VII. DISPOZITA PËRFUNDIMTARE 1. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohet Drejtoria e Politikave dhe Programeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, Sektori i Inspektimit dhe Kontrollit pranë Drejtorisë së Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, organet e njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet duke filluar nga data 1.5.2022. MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Frida Krifca Tarelli (SHTOJCA 1) Formular vetëdeklarimi vullnetar për peshkimin çlodhës-argëtues Burimi i informacionit Peshkata r Grup peshkatarësh Nr. i peshkatarëve: ♂ Mosh a ♀ Mosh a Vendndodh ja Kohëzgjatja Qyt eti Ditë Distanca nga bregu Orë Vegla e përdorur Mënyra e peshkimit Koha e përdorimit Nr. i njësive të përdorura me varkë nga bregu nënujë Kallama Grepa dore Pallangare Kurthe Plumbçe Grumbullim me dorë Vegël e palistuar* Vegël e paspecifikuar* Pushkë nënujore Shtizë dore * Specifiko veglën Vegla Lloji i zënë Zënie t (kg) Lëshimet (copë ose kg) Sa herë kemi kryer këtë formë peshkimi gjatë këtij viti? me varkë nga bregu nënujë ** Mund të bëni koment ose përshkrim më të detajuar të aktivitetit tuaj në anën tjetër të fletës. (SHTOJCA II) MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Nr. prot. Tiranë, më . .20 AUTORIZIM PËR PESHKIM TURISTIK ME ANIJE PESHKIMI ME FLAMUR SHQIPTAR Mjeti lundrues: 1. Në pronësi të ose në përdorim të 2. Regjistruar në Kapitenarinë e Porteve Durrës më datë , me nr. regjistri më nr. regj. në Regjistrin Detar më nr. regj. në Regjistrin e Anijeve të Peshkimit ALB 3. Me karakteristika: viti i prodhimit , vendi i prodhimit ndërtuar me material gjatësia m, gjerësia m, tonazhi bruto , tonazhi neto , zhytja m me motor tip me fuqi motorike numri maksimal i personave të lejuar në bord AUTORIZOHET: Të ushtrojë peshkim çlodhës-argëtues brenda ujërave territoriale të Republikës së Shqipërisë. Forma e peshkimit: Peshkim turistik me anije peshkimi me flamur shqiptar. Autorizimi është i vlefshëm deri më datë: . .20 Vlefshmëria e këtij autorizimi humbet në rast moszbatimi të ligjit nr. 64/2012, “Për Peshkimin”, të ndryshuar dhe akteve nënligjore ne fuqi. MINISTËR (SHTOJCA III) MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Nr. prot. Tiranë, më . .20 AUTORIZIM PËR PESHKIM TURISTIK ME MJETE LUNDRUESE KËNAQËSIE ME FLAMUR SHQIPTAR OSE TË HUAJ Mjeti lundrues: Flamuri: 1. Në pronësi të , në përdorim të Shtetësia , datëlindja , vendlindja 2. Regjistruar në 3. Me karakteristika: viti i prodhimit , vendi i prodhimit ndërtuar me material gjatësia m, gjerësia m, tonazhi bruto , tonazhi neto , zhytja m me motor tip me fuqi motorike numri maksimal i personave të lejuara në bord AUTORIZOHET: Të ushtrojë peshkim çlodhës-argëtues brenda ujërave territoriale të Republikës së Shqipërisë. Forma e peshkimit: Peshkim turistik me mjet lundrues kënaqësie. Autorizimi është i vlefshëm për: X (iks) ditë, duke filluar nga data . .20 Vlefshmëria e këtij autorizimi humbet në rast moszbatimi të ligjit nr. 64/2012, “Për Peshkimin”, të ndryshuar dhe akteve nënligjore ne fuqi. MINISTËR (SHTOJCA IV) MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Nr. prot. Tiranë, më . .20 AUTORIZIM PËR PESHKIM SPORTIV Shoqata/organizata AUTORIZOHET: Të ushtrojë peshkim çlodhës-argëtues brenda ujërave territoriale dhe ujërave të brendshme të Republikës së Shqipërisë. Forma e peshkimit: Peshkim sportiv. 1. Data kur do të zhvillohet aktiviteti: : 2. Ora kur do të zhvillohet aktiviteti: . .20 3. Zona ku do të zhvillohet aktiviteti: Vlefshmëria e këtij autorizimi humbet në rast moszbatimi të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi. MINISTËR (SHTOJCA V) BASHKIA Nr. prot. , më . .20 AUTORIZIM PËR PESHKIM AMATOR Z./znj. NID: , datëlindja: , Shtetësia: Nr. tel.: e-mail: Anëtar i shoqatës/organizatës: AUTORIZOHET: Të ushtrojë peshkim çlodhës-argëtues brenda ujërave territoriale dhe ujërave të brendshme të Republikës së Shqipërisë. Forma e peshkimit: Peshkim amator. Zona ku do të zhvillohet aktiviteti: Veglat e peshkimit: Autorizimi është i vlefshëm deri më datë: . .20 Vlefshmëria e këtij autorizimi humbet, në rast moszbatimi të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, dhe të akteve nënligjore ne fuqi. KRYETARI I BASHKISË