Decision n. 283, dated 29 April 2022 on management measures for the conservation of fish resources and the involvement of institutions in their adoption and implementation
Made 2022-04-29 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Vendim nr.283, date 29.4.2022 për masat menaxhuese të ruajtjes së burimeve peshkore dhe përfshirjen e institucioneve në marrjen dhe zbatimin e tyre.
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Fisheries and aquaculture
- Keywords
- fishery management and conservation, inland fisheries, marine fisheries, marine fishes, sustainable use, aquatic animals
Where to read it
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
1 Ky vendim përafron pjesërisht: Rregulloren (BE) nr. 1380/2013, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 11 dhjetor 2013, mbi politikën e përbashkët të peshkimit, që ndryshon rregulloret e Këshillit (KE) nr. 1954/2003 dhe (KE) nr. 1224/2009 dhe që shfuqizon rregulloret e Këshillit (KE) nr. 2371/2002 dhe (KE) nr. 639/2004 dhe vendimin e Këshillit 2004/585/KE; Celex nr. 32013R1380, Fletore Zyrtare e BE-së, L 354, 28.12.2013, f. 22–61. VENDIM Nr. 283, datë 29.4.2022 PËR MASAT MENAXHUESE TË RUAJTJES SË BURIMEVE PESHKORE DHE PËRFSHIRJEN E INSTITUCIONEVE NË MARRJEN DHE ZBATIMIN E TYRE1 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Marrja e masave menaxhuese të ruajtjes së burimeve peshkore ka për qëllim: a) ruajtjeneburimevebiologjikedetaredhemenaxhiminepeshkimit e të flotës, që shfrytëzonkëtoburime; b) të sigurojë që peshkimi të jetë ekologjikisht i qëndrueshëm në planin afatgjatë dhe të menaxhohet në mënyrë që të jetë në përputhje me objektivat e arritjes së përfitimeve ekonomike, sociale dhe të punësimit e të kontribuojë në disponueshmërinë e furnizimit me ushqim; c) të zbatojë qasjen e kujdesshme në menaxhimin e peshkimit dhe të sigurojë që shfrytëzimi i burimeve biologjike të gjalla detare të rikthejë dhe të mbajë popullatat e specieve të peshkuara mbi nivelet e afta për të prodhuar rendimentin maksimal të qëndrueshëm; ç) të zbatojë qasjen e bazuar në ekosistem për menaxhimin e peshkimit për të siguruar që aktivitetet e peshkimit të kenë një ndikim negativ minimal në ekosistemet detare dhe të sigurojë që peshkimi të shmangë degradimin e mjedisit detar; d) që, gradualisht, të eliminojë hedhurinat, rast pas rasti, duke marrë parasysh mendimet më të mira shkencore të disponueshme, duke shmangur e zvogëluar, për aq sa është e mundur, zëniet aksidentale dhe duke siguruar gradualisht që zëniet të zbarkohen; dh) nëse është e nevojshme, të shfrytëzojë sa më mirë zëniet aksidentale, pa krijuar një treg për këto zënie, që janë nën madhësinë minimale të ruajtjes së referencës; e) të krijojë kushtet e nevojshme për të bërë sektorin e zënies e të përpunimit dhe aktivitetet në tokë të lidhura me aktivitetet e peshkimit ekonomikisht të qëndrueshëm dhe konkurrues; ë) të parashikojë masa për të përshtatur kapacitetin e peshkimit të flotës në nivelet e mundësive të peshkimit, në përputhje me shkronjën “b”, të pikës 1, të këtij vendimi, në mënyrë që flota të jetë ekonomikisht e qëndrueshme, pa mbishfrytëzuar burimet biologjike detare; f) të kontribuojë në sigurimin e një standardi të drejtë jetese për ata që varen nga aktivitetet e peshkimit, duke marrë parasysh peshkimin bregdetar dhe aspektet socio-ekonomike; g) të kontribuojë në një treg të brendshëm efikas e transparent për produktet e peshkimit dhe të sigurojë kushte të barabarta për tregtimin e tyre brenda vendit; gj) të marrë parasysh interesat e konsumatorëve dhe të prodhuesve; h) të promovojë aktivitetet e peshkimit bregdetar, duke marrë parasysh aspektet socio ekonomike; i) të harmonizojë veprimet e masat për menaxhimin e burimeve peshkore me vendimmarrjet për ruajtjen e specieve, habitateve dhe zonave të mbrojtura detare; j) të promovojë mbështetjen e iniciativave për rritjen e vlerës së shtuar të produkteve të peshkimit në shkallë të vogël; optimizimi i kanaleve të shpërndarjes, nxitja e zënieve më pak të tregtueshme, ekoetiketimi për produktet e qëndrueshme të peshkimit në shkallë të vogël, informimi dhe ndërgjegjësimi në radhët e konsumatorëve. 2. Masat për ruajtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve biologjike detare përfshijnë: a) objektivat specifikë për ruajtjen e shfrytëzimin e qëndrueshëm të rezervave dhe masat përkatëse, që synojnë minimizimin e ndikimit të peshkimit në mjedisin detar; b) përshtatjen e kapacitetit të peshkimit të anijeve me mundësitë e disponueshme të peshkimit; c) stimujt, duke përfshirë ato ekonomikë si mundësitë, e peshkimit, për të promovuar metodat e peshkimit, që kontribuojnë në peshkim më selektiv, për të shmangur e zvogëluar, aq sa është e mundur, zëniet aksidentale dhe peshkimin me pak ndikim në ekosistemin detar dhe në burimet e peshkimit; ç) fiksimin dhe alokimin e mundësive të peshkimit; d) madhësitë minimale të referencës për ruajtjen; dh) projektet pilot për llojet alternative të teknikave të menaxhimit të peshkimit dhe në pajisjet e peshkimit, që rrisin selektivitetin ose minimizojnë ndikimin negativ të aktiviteteve të peshkimit në mjedisin detar; e) pajtueshmërinë me detyrimet, sipas legjislacionit të brendshëm mjedisor, duke përfshirë planet e menaxhimit dhe planet e veprimit për ruajtjen e specieve. 3. Masat teknike përfshijnë: a) karakteristikat e mjeteve të peshkimit dhe rregullat që rregullojnë përdorimin e tyre; b) specifikimet lidhur me ndërtimin e mjeteve të peshkimit, duke përfshirë: i. modifikimet ose pajisjet shtesë, që synojnë përmirësimin e selektivitetit ose minimizimin e ndikimit negativ në ekosistem; ii. modifikimet ose pajisjet shtesë për të zvogëluar zëniet aksidentale të specieve të rrezikuara, të kërcënuara e të mbrojtura dhe për të zvogëluar zëniet e tjera aksidentale. c) kufizimet ose ndalimet në përdorimin e mjeteve të caktuara të peshkimit, dhe në aktivitetet e peshkimit, në zona ose periudha të veçanta; ç) ndërprerjen e aktiviteteve të peshkimit nga anijet e peshkimit në një zonë të caktuar për një periudhë minimale të përcaktuar, në mënyrë që të mbrohen grumbullimet e përkohshme të specieve të rrezikuara, rezervat e peshkut në riprodhim, peshqit nën madhësinë e referencës minimale të ruajtjes dhe burimet e tjera detare të cenueshme; d) zvogëlimin e ndikimit negativ të aktiviteteve të peshkimit në biodiversitetin detar dhe ekosistemet detare, përfshirë masat që synojnë shmangien dhe zvogëlimin, aq sa është e mundur, të zënieve aksidentale; dh) detyrimin e zbarkimit të specieve, për të cilat janë përcaktuar dimensionet minimale, sipas shtojcës III, të vendimit nr. 402, datë 8.5.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e masave menaxhuese për shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve peshkore në det”, të ndryshuar, të kryera gjatë aktiviteteve të peshkimit në ujërat territoriale shqiptare ose nga anijet e peshkimit me flamur shqiptar jashtë ujërave territoriale shqiptare. 4. Zbatimi i masave të parashikuara në pikat 2 dhe 3, të këtij vendimi, sigurohet nga: a) institucioni përgjegjës për shërbimet e peshkimit dhe të akuakulturës; b) Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në rastin e peshkimit në zonat e mbrojtura detare e bregdetare. 5. Objektivat që duhet të arrihen nga zbatimi i një plani shumëvjeçar menaxhimi të peshkimit përcaktohen në pikën 1 të këtij vendimi. 6. Plani shumëvjeçar i menaxhimit të peshkimit hartohet duke iu referuar masave të parashikuara në pikat 2 dhe 3 të këtij vendimi. 7. Planet shumëvjeçare të menaxhimit të peshkimit hartohen nga ministri përgjegjës për peshkimin në bashkëpunim me institucionin përgjegjës për shërbimet e peshkimit dhe të akuakulturës. 8. Me përjashtim të pikës 7, të këtij vendimi, hartimi dhe miratimi i planeve të menaxhimit të peshkimit në zonat e mbrojtura detare e bregdetare bëhet nga ministria përgjegjëse për peshkimin në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për zonat e mbrojtura, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi. 9. Në rastin kur ministria përgjegjëse për peshkimin e vlerëson të nevojshme, në hartimin e planeve shumëvjeçare të menaxhimit të peshkimit përfshihen edhe institucionet teknike e shkencore. 10. Planet shumëvjeçare miratohen si çështje prioritare në bazë të mendimeve shkencore, teknike dhe ekonomike, që përmbajnë masa për ruajtjen dhe që synojnë rivendosjen e ruajtjen e rezervave të peshkut mbi nivelet e afta për të prodhuar rendimentin maksimal të qëndrueshëm, sipas shkronjës “c”, të pikës 1, të këtij vendimi. 11. Në rast se nuk është e mundur të përcaktohen objektivat specifikë në lidhje me rendimentin maksimal të qëndrueshëm, sipas shkronjës “c”, të pikës 1, të këtij vendimi, për shkak të të dhënave të pamjaftueshme, planet shumëvjeçare parashikojnë masa të bazuara në qasjen e kujdesshme në menaxhimin e peshkimit, të cilat sigurojnë të paktën një nivel të krahasueshëm të mbrojtjes së rezervës peshkore në fjalë. 12. Planet shumëvjeçare kanë të bëjnë me: a) një specie të vetme; ose b) në rastin e peshkimit të shumë specieve, kur dinamika e rezervave kryqëzohet, me aktivitetin e peshkimit, që shfrytëzon rezervat e ndryshme në një zonë gjeografike në fjalë, duke marrë parasysh njohuritë mbi ndërveprimet midis rezervave të peshkut, peshkimit dhe ekosistemeve detare. 13. Planet shumëvjeçare përmbajnë objektiva specifikë të ruajtjes dhe masa konservimi të bazuara në qasjen pro ekosistemit, në mënyrë që të adresojnë problemet specifike të peshkimit të shumë specieve në lidhje me arritjen e objektivave të përcaktuar sipas shkronjës “c”, të pikës 1, të këtij vendimi, për disa stoqe të përfshira në plan dhe nëse këshillimi shkencor tregon se është e pamundur të rritet selektiviteti. 14. Aty ku është e nevojshme, plani shumëvjeçar përfshin masa alternative specifike të mbrojtjes për disa nga rezervat e përfshira në plan, bazuar në qasjen pro ekosistemit. 15. Një plan shumëvjeçar i peshkimit parashikon gjithashtu mundësinë e rishikimit të tij pas vlerësimit paraprak të ndryshimeve të mendimeve shkencore. 16. Ngarkohen ministria përgjegjëse për peshkimin, ministria përgjegjëse për mjedisin, institucioni përgjegjës për shërbimet e peshkimit dhe të akuakulturës dhe institucioni përgjegjës për zonat e mbrojtura për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTËR Arben Ahmetaj