Decision n. 125, dated 1 March 2023 determining the basic criteria of sectors to be supported and the amount of financing from the Program Fund for Agriculture and Rural Development, for the year 2023
Made 2023-03-01 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Original title
- Vendim nr.125, date 1.3.2023 për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga Fondi i Programit për Bujqësinë e Zhvillimin Rural, për vitin 2023.
- Language
- Albanian
- Kind
- Regulation
- Country
- Albania
- Subjects
- Agricultural and rural development, Fisheries and aquaculture
- Keywords
- agricultural development, capacity building, family farming, financial agricultural measures, financing, subsidy/incentive, rural development, farming
Where to read it
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
1 VENDIM Nr. 125, datë 1.3.2023 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE BAZË TË SEKTORËVE QË DO TË MBËSHTETEN DHE TË MASËS SË FINANCIMIT NGA FONDI I PROGRAMIT PËR BUJQËSINË E ZHVILLIMIN RURAL, PËR VITIN 2023 (Ndryshuar me Vkm nr. 838, datë 28.12.2023) (i përditësuar) Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6, pika 3, e 36, të ligjit nr. 9817, datë 22.10.2007, “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, të nenit 18, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, të nenit 13, të ligjit nr. 36/2022, “Për organizimin dhe funksionimin e grupeve vendore të veprimit”, dhe të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Fondi i miratuar në buxhetin e vitit 2023 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zëri “Transfertë në buxhetet familjare” (llogaria ekonomike 606), të përdoret për: a) rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve blegtorale dhe të prodhimeve bujqësore në mjedise të mbrojtura, duke ulur kostot nëpërmjet pagesave për kafshë të matrikulluara, si dhe për sipërfaqe të kultivuar; b) certifikimin e produkteve bujqësore dhe fermave organike; c) ndërtimin e tregjeve të produkteve bujqësore dhe tregjeve të kafshëve të gjalla në disa bashki të vendit; ç) përmirësimin e eficiencës energjetike dhe përshtatjen e kapaciteteve të peshkimit me burimet peshkore; d) mbështetjen me naftë për bujqësinë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore; dh) mbështetjen për trajnimin dhe transferimin e njohurive në fushën e bujqësisë dhe të zhvillimit rural. 2. Masat e mbështetjes dhe masa e financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural janë, si më poshtë vijon: 2.1 Bujqësia, blegtoria dhe peshkimi: a) Për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën deri në 10 000 (dhjetë mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë për subjekt; b) Për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 100 (njëqind) krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën deri në 1 200 (një mijë e dyqind) lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 (treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë për subjekt; c) Mbarështim i bletarisë në vlerën deri në 1 000 (një mijë) lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje, por jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë për subjekt; ç) Mbështetje për fara/fidanë dhe impute të tjera, në vlerën deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë për ha për sezon dhe jo për më shumë se 2 sezone, për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike për fermerë individualë ose grup fermerësh, me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë për aplikant; d) Fermat organike për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, vitin e tretë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200 000 (dyqind mijë) për fermë të certifikuar; 2 dh) Implementimi dhe certifikimi global GAP, në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume dhe kultura të tjera bujqësore të certifikueshme, në masën 50 (pesëdhjetë) % të vlerës totale të faturës tatimore: i. por jo më shumë 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, në sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha; ii. por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë, për sipërfaqe jo më pak se 3 (tre) ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 10 (dhjetë) ha në fushë të hapur. e) Për rinovimin e infrastrukturës së anijes së peshkimit, masa e përfitimit të jetë në 50% e vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 13 500 000 (trembëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekë për anije peshkimi të pajisur me leje të vlefshme peshkimi tregtar dhe jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë për subjekt. Rinovimi i anijes së peshkimit përfshin: i. blerjen dhe instalimin e motorit kryesor, por jo më shumë se 7 000 000 (shtatë milionë) lekë; ii. blerjen dhe instalimin e motorit ndihmës (gjeneratori detar), por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë; iii. blerjen dhe instalimin e vinçit të anijes, por jo më shumë se 3 500 000 (tre milionë e pesëqind mijë) lekë. Vinçi përfshin edhe agregatet, hidromotorin, pompë vaji friksion, multiplikator dhe tubacionet; iv. blerjen dhe instalimin e kamios (koplunit), por jo më shumë se 3 000 000 (tre milionë lekë); v. riparimin e përgjithshëm të anijes, por jo më shumë se 9 000 000 (nëntë milionë) lekë. Në riparimin e përgjithshëm, përveç zërave të përcaktuar në dokimin periodik, sipas nënndarjes “vi”, përfshihen dhe zëvendësim llamarine ose ndërrim dërrase; vi. dokimin periodik të anijes, por jo më shumë se 3 000 000 (tre milionë) lekë. Dokimi periodik përfshin ngritjen dhe uljen nga kantieri, pastrimin dhe heqjen e bojës së vjetër, blerje boje, stuko, protektor (zinqe), riparim aksi helike. 2.2 Tregjet e produkteve bujqësore, tregjet e kafshëve të gjalla dhe thertoret Mbështetje për ndërtimin e tregjeve të produkteve bujqësore, tregjeve të kafshëve të gjalla ose thertoreve për shoqëritë tregtare me kapital 100% shtetëror, të zotëruara nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, në vlerën jo më shumë se 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekë për subjekt, nëpërmjet transferimit të fondit nga llogaria ekonomike 606 në llogarinë ekonomike 604 “Të tjera transferta të brendshme”. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ekzekuton transferimin e fondit përkatës te bashkia përkatëse, e cila është përgjegjëse për menaxhimin e këtij fondi. 2.3 Mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara 2.3.1 Mbështetje me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi, në vlerën deri në 1 328 000 000 (një miliard e treqind e njëzet e tetë milionë) lekë. 2.3.2 Subjektet përfituese mbështeten me sasi nafte falas në barasvlerë të lehtësimit fiskal të naftës, që përdoret për kryerjen e punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore, sipas kritereve dhe masës së përfitimit, të përcaktuara në këtë vendim. 2.3.3 Kulturat bujqësore/grup-kulturat, normativat e konsumit të naftës dhe sasia respektive e naftës, që përfitohet falas, janë sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Çmimi referencë për naftën llogaritet nga çmimi i publikuar në Buletinin e Njoftimeve Publike, i Agjencisë së Prokurimit Publik (rubrika “Të dhëna për karburantet), me burim informacioni Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. 2.3.4 Subjektet përfituese duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: a) Të kenë tokë bujqësore në pronësi dhe/ose në përdorim, të provuar me dokumentacionin përkatës; b) Madhësia totale e fermës duhet të jetë me sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha, ndërsa madhësia e parcelave me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha. 2.3.5 Aplikimi për të përfituar nga masa e mbështetjes me naftë për bujqësinë, bëhet online, në portalin e-Albania, me vetëdeklarim. 2.3.6 Përfitimi i sasisë së naftës falas për sipërfaqen që kultivohet është, si më poshtë vijon: 3 i. 100% e sasisë për subjektet me sipërfaqe deri në 10 ha, sipas përllogaritjeve të bëra, referuar aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi; ii. subjektet me sipërfaqe mbi 10 ha, për sipërfaqen deri në 10 ha, përfitojnë sasitë, sipas përcaktimit të nënndarjes “i”, të kësaj pike, ndërsa për pjesën tjetër mbi 10 ha përfitojnë sasinë e naftës me normativë të reduktuar. Normativa e reduktuar përllogaritet bazuar në nevojat për naftë të subjekteve me sipërfaqe mbi 10 ha, por jo më shumë se normativa e lejuar, si dhe në sasinë e mbetur të naftës në dispozicion, pasi janë plotësuar nevojat deri në 10 ha të të gjithë subjekteve, që janë kualifikuar si përfitues. 2.3.7 Aplikimet i nënshtrohen procesit të verifikimit/kontrollit administrativ dhe për aplikimet fituese kryhet kontrolli në terren. Procesi i kontrollit në terren kryhet pas shpërndarjes së naftës te subjektet përfituese: a) për të vlerësuar përputhshmërinë e vetëdeklarimeve me situatën reale dhe shmangien e lejuar të faktit të verifikuar të kulturave dhe të sipërfaqes së kultivuar, në raport me naftën e tërhequr, e cila të jetë jo më e madhe se 20%; b) në jo më pak se 10% të subjekteve përfituese, përfshirë kontrollin e gjitha subjekteve me sipërfaqe mbi 10 ha. 2.3.8 Çdo subjekt, që përfiton nga skema e mbështetjes me naftë për bujqësinë, me shmangie më të madhe se 20%, sipas përcaktimeve të pikës 2.3.7, shkronja “a”, ose me deklarime/dokumente të pasakta, përjashtohet për 3 (tre) vjet nga e drejta e përfitimit prej masave mbështetëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural, të financuara nga buxheti i shtetit. Subjektet me status fizik dhe juridik shpallen edhe debitor për vlerën e përfituar në mënyrë të padrejtë. 2.3.9 Nafta për bujqësinë do të shpërndahet nga operatorët furnizues të kontraktuar në bazë të përzgjedhjes, sipas procedurave ligjore prokuruese kuadër, nëpërmjet pikave të tyre të shpërndarjes në të gjithë vendin, ku fermerët paraqiten me kartën individuale, në të cilën është hedhur informacioni për sasinë e naftës që ka të drejtë të tërheqë fermeri përkatës. Procedura e prokurimit për blerjen dhe shpërndarjen e naftës për përdorim nga fermerët realizohet, në përputhje me legjislacionin në fushën e prokurimit publik. Likuidimi i pagesave për furnizuesit e kontraktuar të naftës bëhet në përputhje me sasinë e naftës së shpërndarë te përfituesit. 2.4 Trajnimi dhe transferimi i njohurive në fushën e bujqësisë Mbështetje për trajnimin dhe transferimin e njohurive në fushën e bujqësisë dhe të zhvillimit rural nëpërmjet fermave model (ferma demonstrimi) nga Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT), në vlerën deri në 30 041 000 (tridhjetë milionë e dyzet e një mijë) lekë. Vlera e mësipërme do të përdoret nga UBT-ja në vitet 2023–2024 dhe përfaqëson pjesën e papërdorur të fondit të transferuar UBT-së, në zbatim të pikës 2.4, të vendimit nr. 101, datë 9.2.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve bazë, të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë e zhvillimin rural, për vitin 2022”, të ndryshuar. 3. Për masat mbështetëse sipas shkronjave “a”, “b”, “c” dhe “ç”, të pikës 2.1, të këtij vendimi, kur fondi në dispozicion rezulton më i vogël se totali i kërkesës së aplikimeve të bëra për masën përkatëse, vlera e financimit që përfitohet për njësi (krerë, zgjua apo ha), si dhe në total për subjekt, reduktohet në përputhje me këtë fond. Në rastet e shtesave/alokimeve eventuale të fondit, vlera e financimit që përfitohet nuk mund të jetë më e madhe se kufiri për masën përkatëse, i përcaktuar në këtë vendim. 4. Përfitues për masat e mbështetjes nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural janë fermerët, personat fizikë, personat juridikë, shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor (SHBB), grupet vendore të veprimit (GVV) dhe UBT-ja. 5. Kriteret, procedurat dhe mënyra e administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë. 4 6. Nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2023, do të përdoret shuma deri në 29 353 000 (njëzet e nëntë milionë e treqind e pesëdhjetë e tre mijë) lekë, për pagesën e vlerës së palikuiduar, për kontratat e parealizuara në masat e mbështetjes për investime në sektorin e peshkimit, për subjektet e shpallura fituese nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, në zbatim të vendimit nr. 101, datë 9.2.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2022”, të ndryshuar. 7. Sasia prej 24 554 (njëzet e katër mijë e pesëqind e pesëdhjetë e katër) litra e naftës së përfituar nga subjektet e shpallura fituese, për vitin 2022, në zbatim të vendimit nr. 101, datë 9.2.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2022”, të ndryshuar, e cila nuk u tërhoq brenda datës 31.12.2022, të tërhiqet deri në datën 30.6.2023. 7/1. Sasia në litra e naftës së përfituar nga subjektet e shpallura fituese për vitin 2023 tërhiqet deri në datën 30.6.2024. 8. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTËR Belinda Balluku ANEKSI 1 KULTURA BUJQËSORE/GRUP-KULTURAT, NORMATIVAT E KONSUMIT TË NAFTËS DHE SASIA E NAFTËS QË PËRFITOHET FALAS Nr. kodi Kultura bujqësore /grup kulturash Normativa e konsumit të naftës të punimeve të mekanizuara Sasia e naftës që përfitohet falas* Specifikime l/ha l/ha A Bimë arash A.1 Grupi 1 190 97 Pranverore (misër, fasule, luledielli, sojë, sorgum) A.2 Grupi 2 130 66 Të lashta (grurë, tërshërë, thekër, elb), foragjere njëvjeçare, industriale (patate, duhan, panxhar, pambuk) A.3 Grupi 3 90 46 Foragjere shumëvjeçare, bimë aromatike mjekësore B Dru frutorë B.1 Mollë 190 97 B.2 Dru frutorë të tjera 160 81 Të gjitha llojet e frutave, ulli, agrume dhe vreshta B.3 Arrorë 140 71 Arra, bajame, lajthi dhe gështenja (të kultivuara) B.4 Prodhim i fidanëve frutorë, agrume e arrorë 170 86 Për të gjithë fidanët e bimëve farore, bërthamore dhe arrore C Perime C.1 Perime fushe sezoni 1 150 76 Të gjitha llojet e perimeve përfshirë shalqi, pjepër, luleshtrydhe C.2 Perime serre, sezoni 1 170 86 Të gjitha llojet e perimeve përfshirë shalqi, pjepër, luleshtrydhe * Nga çmimi i naftës, zbriten: 5 1 Çmimi referencë për naftën për vitin 2023, është 158,4 lekë/Litër (pa TVSH) Akciza 37 lekë/l Taksa e qarkullimit 27 lekë/l Taksa e karbonit 3 lekë/l Nën total 67 lekë/l TVSH respektive (20%) 13,4 lekë/l TOTAL 80,4 lekë/l ** Koeficienti i përfitimit të naftës falas mbi normativë = 80,4 lekë/158,41 *100 = 50,8%