Albania Intersectoral Environmental Strategy 2007
Made 2007-11-29 · Text as of 2026-10-01
Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.
About this law
- Language
- English
- Kind
- policy
- Organisation
- European Union
- Country
- Albania
- Subjects
- Environment
- Keywords
- sustainable development, taxes, tourism, urban land, use restrictions, water conservation zone, polluter pays principle, pollution control, poverty, processing/handling, protected area, protection forest, public land, public participation, research, inspection, integrated management, internal trade, authorization/permit, community management, enforcement/compliance, clean development mechanism, fiscal and market measures
Where to read it
No source link is recorded for this law.
Text
The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.
1. Miratimin e strategjisë sektoriale të Ministrisë së Mbrojtjes, 2007-2013, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha STRATEGJIA SEKTORIALE E MINISTRISË SË MBROJTJES 2007-2013 KAPITULLI 1 KUSHTET AKTUALE Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë në rrugën e thellimit të mëtejshëm të reformës së mbrojtjes që konsiston në një transformim të konceptit strategjik, të doktrinës, të strukturës organizative, të menaxhimit të personelit, të infrastrukturës ushtarake, të trajnimit dhe arsimimit, të sistemeve dhe pajisjeve e të shumë elementëve të tjerë. Ai përbën një proces analitik të vazhdueshëm të bazuar mbi vlerësimin e mjedisit të sigurisë dhe “mësimet e nxjerra” të transformuar në reflektime përkatëse në interes të një forme e përmbajtjeje më cilësore të tyre për përmbushjen e misionit kushtetues. Në fokus të këtij transformimi të FA, do të jetë cilësia e menaxhimit të çështjeve themelore të mbrojtjes; kalimi nga sasia në cilësinë e njerëzve me uniformë, nga sasia në cilësinë e strukturave dhe infrastrukturave ushtarake, nga sasia në cilësinë e pajisjeve dhe sistemeve, nga efektiviteti në efektshmërinë e menaxhimit të buxhetit të mbrojtjes, dhe të gjithë elementëve të tjerë të mbrojtjes. Strategjia Sektoriale e MM ka për qëllim të japë drejtimet kryesore të zhvillimit e të transformimit të FA për vitet e ardhshëm, të përcaktojë objektivat që do të arrihen në periudhën afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë si dhe, të orientojë zhvillimin e kapaciteteve operacionale të nevojshme për përmbushjen e misioneve kombëtare dhe të kërkesave të integrimit në NATO. Vizioni Strategjik mbështetet në dokumentet e planifikimit strategjik të sigurisë e të mbrojtjes kombëtare. Nga njëra anë, ai përkthen objektivat politike të Direktivës së Mbrojtjes në kapacitete ushtarake, dhe mban thellësisht në konsideratë edhe zhvillimin e një përqasjeje të krahasueshme me Konceptin Strategjik të NATO-s, për periudhën para, gjatë dhe pas anëtarësimit në Aleancë. Zhvillimet e Forcave të Armatosura në vitet e fundit, pas anëtarësimit të Shqipërisë në nismën e PfP-së, përcollën një zhvillim të vrullshëm në spektrin e misioneve që Forcat tona të Armatosura kanë përmbushur. Ato u karakterizuan gjithmonë e më shumë nga situata më komplekse, nga mjedise e skenarë të larmishëm simetrikë dhe sidomos asimetrikë, nga përfshirja e aktorëve, faktorëve dhe elementëve të rinj me efekte e peshë të konsiderueshme në ecurinë e tyre. Zgjerimi i spektrit të misioneve e operacioneve dhe tendencat e zhvillimit të tyre, si në kuadrin kombëtar, ashtu edhe në atë rajonal e ndërkombëtar, i efekteve të epokës së teknologjisë së informacionit, i përfshirjes së gjerë të agjencive qeveritare e jo qeveritare, i dimensionit politik, ekonomik, social e ushtarak të tyre, i tendencës së profesionizimit të thellë të FA, dhe i shumë faktorëve të tjerë, do të kërkojë padyshim që edhe për të ardhmen, të ndërtojmë një Strategji Sektoriale të Mbrojtjes dhe një mentalitet më pragmatist për zhvillimin dhe menaxhimin e reformës së mbrojtjes deri në 2013. Natyra e misioneve dhe e operacioneve të ardhshme të FA, do të vazhdojë të përballet me një dinamikë akoma më të lartë e të panjohur se më parë. Ato do të zhvillohen më tej në vartësi të ngushtë me zhvillimet e mjedisit të sigurisë në rajon e më gjerë, si dhe realiteteve të sigurisë e mbrojtjes kolektive. Në çdo rast, objektiv i pandryshueshëm i zhvillimit të FA do të mbetet zhvillimi i kapaciteteve të nevojshme për sigurinë dhe mbrojtjen e interesave të Shqipërisë, ruajtjen e institucioneve të lira nga çdo lloj sfide, rreziku apo kërcënimi të mundshëm, zhvillimin e një përqasjeje sa më të maturuar për përfitimin e merituar dhe njëkohësisht kontributin e balancuar për sigurinë dhe mbrojtjen kolektive. Mbi këtë këndvështrim, Strategjia Sektoriale e Mbrojtjes bazohet në tre shtylla kryesore të transformimit, të cilat konsistojnë në: e para, zhvillimin dhe zbatimin e një strategjie veprimi “Platforma e Integrimit në NATO” e cila synon përmbushjen e të gjitha kërkesave dhe detyrimeve ushtarake të integrimit të Shqipërisë, e dyta, zhvillimin dhe konsolidimin e një “Force Profesioniste 2010” si forcë cilësore tërësisht profesioniste për përmbushjen e misioneve të tashme dhe të së ardhmes, dhe e treta, transformimin e FA në një forcë me kapacitete dhe cilësi të bashkuara, pra një forcë ushtarake e tipit “Joint”, më të përdorshme dhe me shumë përdorime, më të vogël në numër, por me më shumë cilësi operacionale se forca aktuale për përmbushjen me sukses të gamës së gjerë të misioneve të së ardhmes. Për sa më sipër, do të thotë që në të ardhmen, vendi ynë, si vend aspirant i Aleancës së NATO-s, të fokusohet me më shumë vendosmëri se më parë në shfrytëzimin e hapësirës së Traktatit të Uashingtonit, për t’u përfshirë denjësisht si kontribuese në strukturat e mbrojtjes kolektive, në operacionet e drejtuara nga Aleanca, por edhe si përfitues të merituar të ombrellës së saj të sigurisë. Kjo imponon që komponenti ushtarak, si një nga elementët e fuqisë kombëtare të vendit duhet të orientohet jo vetëm në zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes statike të vendit por, ta konsiderojë një alternativë të balancuar për zhvillimin e kapaciteteve të ndërveprueshme e të dislokueshme për pjesëmarrjen modeste në përpjekjet e Aleancës Euroatlantike e të organizmave të tjerë të sigurisë ndërkombëtare për përballimin dinamik të sfidave, rreziqeve dhe kërcënimeve të përbashkëta atje ku ato shfaqen. KAPITULLI 2 VIZIONI, PRIORITETET DHE QËLLIMET STRATEGJIKE Strategjia Sektoriale e Mbrojtjes mban gjithashtu në konsideratë disa supozime të pranuara si të vërteta për konceptimin dhe zbatimin e këtij plani afatgjatë, të cilat shërbejnë si një “kontratë mirëbesimi” me autoritetet e ligjshme vendimmarrëse të vendit. Këto supozime që pritet të ndodhin në këtë hapësirë kohore, shërbejnë gjithashtu si detyrime për t’u respektuar nga faktorët dhe autoritetet respektive dhe konsistojnë në sa vijon: - mjedisi strategjik i sigurisë parashikohet të mos ketë ndryshime madhore që dalin jashtë kuadrit të këtij vizioni; - marrja e ftesës për integrimin e vendit në NATO, do të realizohet në Samitin e Pranverës të vitin 2008, dhe pranimi si anëtar me të drejta të plota në Aleancë, do të ndodhë në Samitin para vitit 2010; - krijimi i forcës 100% profesioniste deri në fund të vitit 2010, duke e mbështetur këtë objektiv edhe me ndryshimet përkatëse ligjore; - mbështetja e këtij plani afatgjatë, do të bëhet me një rritje vjetore konstante të buxhetit të mbrojtjes 2% të PPB në vitin 2008, duke ruajtur këtë nivel deri në vitin 2013; - supozimet e mësipërme mbështeten në parashikimin e rritjes së Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (PPB) të vendit, me 6% për çdo vit si dhe, mbajtjes në kontroll të inflacionit në masën 3%; - përmbushja nga ministritë dhe agjencitë përkatëse e detyrimeve dhe e kostos, për çështjet e tjera të integrimit jashtë fushës së mbrojtjes, në kuadrin e MAP-it. Synimi kryesor i Strategjisë Sektoriale të Mbrojtjes është të zhvillojë një koncept të integruar dhe të orientojë hartimin dhe zbatimin e një strategjie gjithëpërfshirëse me efekte sinergjike të përdorimit të të gjithë komponentëve përbërës të fuqisë luftarake të Forcave tona të Armatosura. Si i tillë, nënvizoj që, ky dokument të shërbejë si dokument orientues për zhvillimin e të gjitha planeve dhe programeve në periudhën afatshkurtër, afatmesme dhe atë afatgjatë. Strategjia Sektoriale e Mbrojtjes ka në fokusin e tij punën për realizimin e objektivave sipas fazave të transformimit të Forcave të Armatosura. Transformim i Forcave të Armatosura do të mbetet një proces vlerësimi i vazhdueshëm, i diktuar, dinamik i mjedisit të sigurisë dhe nevoja për të siguruar mbrojtjen e besueshme të vendit në kontekstin e racionalitetit që ofron integrimi në strukturat euroatlantike dhe koncepti i sigurisë kolektive të NATO-s. Objektivi themelor i Forcave të Armatosura është të sigurojë integritetin, jetën, pasurinë, dinjitetin dhe prosperitetin e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Ky objektiv në kontekstin e konceptit të sigurisë kolektive dhe sistemit tonë të mbrojtjes, do të përmbushet me angazhim të plote të gjithë instrumenteve, aftësive dhe burimeve kombëtare. Sfida afatshkurtër e realizimin të këtij objektivi mbetet marrja e ftesës së anëtarësimit në NATO, në Samitin e pranverës 2008. Objektivat afatshkurtër në thelbin e tyre konvergojnë drejt përmbushjes së qëllimit kryesor, marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO. Për të zhvilluar forcën profesioniste në cilësitë e mësipërme, periudha afatshkurtër të synojë fillimin e procesit për riorganizimin e strukturës, reformimin dhe transformimin, përmbushjen e objektivave të Partneritetit (PG), si dhe realizimin e kontributeve në kuadrin e misioneve të NATO- s. Struktura organizative e rishikuar përfshin eliminimin e Komandave të Forcave dhe krijimin e Komandës së Forcës së Bashkuar (KFB), në vartësi të së cilës të jenë njësitë operacionale tokësore, ajrore, detare, krijimin dhe funksionimin e Komandës Mbështetëse dhe konsolidimin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes. Procesi i transformimit dhe transformimit të Forcave të Armatosura të konsiderohet një proçes i vazhdueshëm dhe i diktuar nga nevoja për t’i siguruar vendit kapacitete mbrojtëse të besueshme, dhe NATO-s një aleat të aftë për të kontribuar në misionet dhe operacionet e saj. Objektivat e Strategjisë Sektoriale të Mbrojtjes 2008-2013, për periudhën afatshkurtër kanë në vëmendjen e tyre tre detyra prioritare: - krijimin dhe konsolidimin e Forcës së Bashkuar, jo vetëm si strukturë organizative, por së pari në krijimin e një realiteti të ri “joint” në mentalitet, përfaqësim, doktrina, operacione e stërvitje, infrastruktura e përhapje strategjike, pajisje e sisteme, standardizim e ndërveprim etj; - hedhjen e bazave të sigurta drejt krijimit të një force profesionist, në radhë të parë nëpërmjet futjes së koncepteve të reja në përgatitjen, përzgjedhjen dhe rritjen e numrit të ushtarëve profesionistë; - përmbushjen e kritereve ushtarake të integrimit në NATO, duke modeluar dhe zhvilluar një Forcë të Armatosur tërësisht të aftë për të vepruar denjësisht përkrah forcave të vendeve të tjera të Aleancës. Objektivat për periudhën afatmesme të Strategjisë Sektoriale të Mbrojtjes: Objektivi kryesor i kësaj periudhe, është përmbushja e kritereve për anëtarësimin e plotë të vendit tonë në NATO. Ky objektiv të arrihet duke zhvilluar një platformë veprimi për realizimin e të gjitha detyrimeve të FA në lidhje me integrimin. Periudha afatmesme synon krijimin e strukturës se “Forcës Kalimtare 2008-2010” si dhe krijimi i një baze më të gjerë për modernizimin e Forcave të Armatosura për “Forcën objektiv 2020”. Njësitë dhe repartet prioritare të kompaktësojnë veprimet e shtabeve dhe trupës në nivel batalioni, për rritjen e autonomisë së tyre. Krijimi dhe konsolidimi i një force moderne, tërësisht profesioniste brenda vitit 2010. Planifikimi për realizimin e këtij objektivi të bazohet në konceptet dhe eksperiencat më të mira të vendeve të NATO-s për forcën profesioniste. Zhvillimi dhe konsolidimi forcës së bashkuar, të përdorshme dhe me kapacitete ushtarake të nevojshme për përmbushjen e misionit. Ajo të synojë për krijimin e kapaciteteve operacionale integruese të njësive të komponentëve tokësorë, detarë dhe ajrorë nën Komandën Forcës së Bashkuar. Krijimi i kapaciteteve operacionale për operacione në raste fatkeqësish natyrore dhe krizash humanitare. Objektivi të jetë që, Forcat e Armatosura të jenë në gjendje të kryejnë deri në dy operacione të njëkohshme me pjesëmarrjen e forcave në nivel batalioni, si dhe një seri operacionesh në nivel nënreparti (nga strukturat e mbështetjes rajonale) ne interes të mbështetjes se popullsisë në raste fatkeqësish natyrore dhe krizash humanitare. Zhvillimi i kapaciteteve operacionale të dislokueshme në distancë e të ndërveprueshme për të marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare (të drejtuara nga NATO, BE, OKB). Forcat e Armatosura të jenë në gjendje të marrin pjesë në deri 3 operacione të njëkohshme, secila në nivel deri kompanie ose në një operacion në nivel batalioni. Realizimi i Objektivave të Partneritetit (PG) dhe përgatitja për kalimin në Objektiva të Forcës (FG). Realizimi i plotë i objektivave te transformimit dhe konsolidimi i strukturave te FA për kalimin e tyre mbas anëtarësimit të plotë, ne vitin 2010 nga Objektivat e Partneritetit (PG) në Objektivat e Forcës (FG). Ky proces të synojë përgatitjen e personelit të duhur deri në vitin 2008 dhe rritjen e nivelit operacional të njësive prioritare (BrRSH, Komando) dhe të nënreparteve PfP, të vëna në dispozicion të “NATO Pool of Forces”. Të synohet që kontingjentet tona kombëtare të përgatiten për t’u vlerësuar dhe kontribuar me forca në Forcën e Reagimit të Shpejtë të NATO-s në “Pool of Forces” të NRF (NATO Response Force), si dhe në komponentët ushtarakë të Bashkimit Evropian (EU Battle Groups), në vitin 2009. Objektivat për periudhën afatgjatë të Strategjisë Sektoriale të Mbrojtjes 2007-2020: Objektivi afatgjatë është ngritja e një force të armatosur cilësore dhe me kapacitete operacionale që i përgjigjen kërkesave të sigurisë kombëtare, të ekuilibruar ndërmjet komponentëve të saj dhe të mbështetur nga ana financiare. Transformimi i Forcave të Armatosura do të vazhdojë të zhvillohet në mënyrë progresive në të tre dimensionet përbërës: sasia, cilësia dhe kapacitetet e duhura. Dimensioni sasior, të synojë në zhvillimin e një force fleksible në madhësi (më të vogël në numër), nëpërmjet balancimit të plotë të madhësinë e personelit dhe cilësinë e zhvillimit të një FA plotësisht profesioniste. Dimensioni cilësor. Cilësia e Forcave të Armatosura të shikohet jo vetëm në pajisjen e tyre me mjete moderne dhe të ndërveprueshme, por, në radhë të parë nëpërmjet konsolidimit të forcës profesioniste, të mirë-stërvitur dhe të aftë për të realizuar operacione të një spektri të gjerë. Dimensioni i kapaciteteve. Ky dimension të synojë në krijimin e forcave të llojeve të ndryshme dhe me gjendje të ndryshme gatishmërie, nga të cilat në çdo kohë mund të nxirren “paketa” forcash me nivel të lartë cilësor, të përshtatshme për t’u përdorur për nevojat kombëtare apo për t’i vënë në dispozicion të operacioneve të Aleancës Euroatlantike. Krijimi i kapaciteteve të përfshijë zhvillimin e doktrinave, perfeksionimin e stërvitjes, lidershipit, organizimit, pajisjeve, infrastrukturën dhe komandim-drejtimin etj. Planifikimi afatgjatë do të ketë si prioritete krijimin e kapaciteteve: - të integruara të komandimit, kontrollit, komunikimit, kompjuterizimit dhe të Informacionit (C4-I); - të një strukture force të zhdërvjellët që mund të përshtatet për realizimin e misioneve të ndryshme; - të një logjistike të integruar të aftë për të mbështetur FA në të gjitha llojet e operacioneve të pritshme; - të sigurimit të mbrojtjes jo vetëm të forcave të veta ushtarake, por edhe të popullsisë civile; - të afta për t’u vënë në dispozicion të Forcës së Reagimit të NATO-s (NRF), për të vepruar në përputhje me doktrinën e Aleancës, si dhe për të kontribuar në misione të BE, OKB, si të gjitha vendet e tjera të Aleancës në rastet kur kërkohet. Strategjia Sektoriale e Mbrojtjes ka në bazë misionin kushtetues, detyrat dhe objektivat e SSK, SU, Direktivën e MM, si dhe reflekton vizionin strategjik të NATO-s. Ky vizion mbështetet gjithashtu në ligjet e shtetit Shqiptar, konventat ndërkombëtare, ligjin “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, si dhe një numër ligjesh, aktesh e dokumentesh të tjerë, me karakter doktrinar. Forcat e Armatosura janë nën kontrollin demokratik civil dhe angazhohen për kryerjen e misionit kushtetues - ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe tërësisë territoriale të vendit, mbrojtjen dhe mbështetjen e popullit në kohë paqeje, krize e lufte, si dhe dhënien e kontributit për paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë. Përmbushja e këtij misioni do të jetë thelbi i transformimit të FA, i cili do të realizohet brenda kuadrit të mbrojtjes kolektive. Gjithashtu, ai do të përfshijë një game më të gjerë detyrash të rëndësishme në mbrojtjen e institucioneve të lira dhe kryerjen e detyrave të veçanta në raste të fatkeqësive publike dhe në raste të tjera të jashtëzakonshme, si dhe në menaxhimin e krizave, me qellim garantimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe të drejtave ndërkombëtare në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara, në kuadër të NATO-s, BE, koalicioneve dhe nismave të tjera rajonale në fushën e sigurisë. Prioritetet në zhvillimin e Forcave të Armatosura: - Fushat prioritare të zhvillimit të Forcave të Armatosura Prioritetet dhe objektivat e përcaktuara synojnë arritjen e synimeve strategjike të krijimit të një force të armatosur profesioniste, më të vogël në numër, por më të aftë ushtarakisht, më të motivuar, më të mirëstërvitur, më të mirëpajisur dhe më të gatshme ushtarakisht për mbrojtjen e vendit dhe për të kontribuar në strukturat e Euroatlantike të sigurisë dhe të mbrojtjes; si dhe për rritjen e ndërveprueshmërisë dhe anëtarësimin e Forcave të Armatosura të RSH në këto struktura. Struktura e buxhetit të mbrojtjes do të synojë që brenda vitit 2013 të shkojë në shifrat 40, 30 dhe 30 % përkatësisht për kategoritë e personelit, operacionet dhe mirëmbajtjen si dhe investimet në infrastrukturë dhe pajisje. Këto prioritete, të përqendruara në fushat më të rëndësishme të reformimit dhe modernizimit të mbrojtjes, të jenë: - Personeli. Konsolidimi i Sistemit të Përgjithshëm të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe përkujdesja ndaj personelit mbetet një nga sfidat parësore të Forcave te Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Përqendrimi do të jetë në çështjet më të rëndësishme si: rritja e nivelit ushtarak dhe nivelit të arsimimit të krahasueshëm me vendet e NATO-s dhe BE, të oficerit, të nënoficerit, ushtarit profesionist, përgatitja e personelit civil për kryerjen e detyrës, mbështetja sociale të personelit, si: rritjen e mirëqenies; përmirësimin e kushteve të jetesës; kujdesin shëndetësor për ushtarakët dhe familjet e tyre, integrimin e ushtarakëve në shoqëri pas daljes nga radhët e FA etj. Këto masa mbështetin si ushtarakët që janë në shërbim aktiv ashtu edhe ata që dalin në rezervë. - Arsimimi dhe stërvitja. Rritja e nivelit profesional të personelit të konvertojë në rritjen e cilësisë së edukimit dhe stërvitjes si pjesë e qenësishme e kapaciteteve operacionale, për përmbushjen e standardeve për integrim në NATO si dhe përmirësimin e aftësive për pjesëmarrje të suksesshme në operacione si brenda ashtu edhe jashtë vendit. - Infrastruktura. Përqendrimi i FA në disa garnizone kryesore, shumë më i vogël në numër, duke bërë sipas rastit përshtatjen ose rikonstruksionin e infrastrukturës ekzistuese dhe ndërtimet e ambienteve të reja, mbetet një ndër sfidat e transformimit të forcës. Përparësi merr krijimi i një numri më të vogël por më të efektshëm garnizonesh, nëpërmjet përqendrimit të bazave, depove e ndërtesave ekzistuese. Zhvillimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i kapaciteteve të vendit pritës si dhe kapaciteteve mbështetëse në Komandën e Mbështetjes, në ne aeroportet e portet ndërkombëtare te vendit etj, mbetet një detyrë e rëndësishme e FA, në funksion të integrimit të tyre në NATO. - Infrastruktura për jetesë, të konsiderohet si pjesa më e rëndësishme e zhvillimit të infrastrukturës. Në rrugën e transformimit të Forcave të Armatosura ajo të vlerësohet rast pas rasti midis infrastrukturës ekzistuese dhe ndërtimin e mjediseve të reja në përputhje me standardet e NATO-s për plotësimin e nevojave të personelit. Infrastruktura për punë, arsimim dhe stërvitje të jetë pjesë e rëndësishme e planifikimit me synim për ndërtimin e objekteve të reja dhe përshtatjen, përfundimin e tyre në një periudhë afatmesme. Ndërtimi i poligoneve të reja, si dhe rikonstruksioni i atyre ekzistuese të synojë në krijimin e kushteve bashkëkohore për përgatitjen e efektivave. - Modernizimi. Bazuar në elementët kryesore të fuqisë luftarake, si dhe në domosdoshmërinë e integrimit te aseteve kombëtare, fushat kryesore të zhvillimit të sistemeve, mjeteve dhe pajisjeve të jenë: - Sistemi i Integruar i Vëzhgimit Kombëtar, i cili të sigurojë ndërveprueshmëri të plotë me sistemet e NATO-s dhe hapësirë për përqasje dhe projekte rajonale. - Sistemi i Komandim, Kontrollit, Komunikimit, Kompjuter, Informacionit (C4I), në të gjitha nivelet: strategjik, operacional dhe taktik. - Mjetet Kryesore të Transportit tokësore, ajrore dhe detare, për të siguruar lëvizshmëri të plotë, dislokueshmëri në kohë reale. - Elementet e mbrojtjes individuale dhe kolektive e trupave dhe mjeteve. - Mjete dhe pajisje te nderveprueshme për mbështetjen e qëndrueshme te trupave, për kryerjen e misionit brenda dhe jashtë vendit. - Sisteme elektronike moderne trajnimi, Simulator dhe poligone stërvitje. - Sisteme të Fuqisë së Zjarrit, duke synuar zhvillimin e tyre ne një periudhën përtej asaj afatmesme dhe përputhje me mundësitë dhe ambicjet që ka vendi yne ne kete fushe. - Konsolidimi dhe rritja e cilësisë së strukturave të shtabeve, vlerësimi dhe balancimi i numrit të njësive të planifikuara për operacione në kuadrin e NATO/BE, UN etj. Në këtë kontekst të rivlerësohet në vazhdimësi dhe zgjerimi i përfaqësuesve tanë në strukturën e integruar të NATO-s, i cili të bazohet në një plan veprimi për përzgjedhjen dhe përgatitjen paraprake të tyre me të gjitha format bashkëkohote të arsimimit dhe trajnimit të tyre. - Zhvillimi i Sistemit të Planifikimit, do të konsolidohet mbi bazën dhe eksperiencën e Sistemit të Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm. Ky sistem të shtrihet dhe funksionoje ne të gjithë strukturat e FA, dhe të synohet që brenda vitit 2009, ai të harmonizohet plotësisht me Sistemin e Integruar te Planifikimit Kombëtar. Gjatë punës për adaptimin dhe zhvillimin e sistemit te planifikimit te mbrojtjes te synohet përmbushja e kërkesave të sistemit të planifikimit të mbrojtjes kolektive të Aleances. - Bashkëpunimi ushtarak dhe integrimi, të jetë në interes të rritjes së ritmit të proçesit të transformimit dhe modernizimit të Forcave të Armatosura, mbi bazën e realizimit të objektivave të “Platformës së Integrimit në NATO”, dhe mbi garancinë për marrjen e ftesës së anëtarësimit në NATO në vitin 2008 dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në Aleancën Euro-Atlantike, në 2010. Njësitë dhe repartet prioritare të Forcave të Armatosura Gjatë procesit të zhvillimit të Forcave të Armatosura, puna do të përqëndrohet në realizimin e prioriteteve si më poshtë: - Krijimi i Forcës Profesioniste, me fokus njësitë prioritare si: - Komanda e Forces se Bashkuar (KFB), - Komanda Mbeshtetese (KM), - Komanda e Doktrinave dhe Stervitjes (KDS), si dhe strukturat e reja te veçanta te FA, si Qendra e Personelit, Qendra e Analizave te Mbrojtjes, Qendra e Zhvillimit te Sistemeve dhe Qendra e Mbeshtetjes se Stervitjes. - Krijimi i forcës të ndërveprueshme dhe të dislokueshme për operacione të ndryshme brenda vendit dhe në kuadrin e operacioneve të NATO-s, BE-së dhe OKB-së. Njësitë që janë në dispozicion të operacioneve NATO/PfP - Tre kompani kembesorie, - Nje kompani xheniere, - Nje toge EOD, - Nje toge e Policise Ushtarake, - Nje toge mjekesore, - Një element i mbështetjes me zjarr dhe vrojtues te përparuar, - Nje ekip ekspertesh te CIMIC, prej 10 vetash. Brenda muajit Prill 2007, të bëhet deklarimi në NATO “pool of forces”, për një kompani të RK, një kompani të BrMR dhe një toge të PU, në përputhje me kriteret përkatëse të fomatit të raportimit. Njësitë me kapacitete Operacionale (OCC) për misionet e drejtuara nga NATO - Një batalion këmbësorie në fund të 2007, për t’u çertifikuar me aftësi të plota operacionale nga NATO, - Dy batalione këmbësorie të BrRSH deri në fund të 2008, të afta për misione kombëtare , - Një grup batalion në 2013 (batalion i përforcuar me gjithësej 1000 personel dhe me gjithë elementët e nevojshëm për autonomi të plotë operacionale). KAPITULLI 3 POLITIKAT Strategjia Sektoriale e Ministrisë së Mbrojtjes 2008-2013 ka në epiqendër të tij objektivin kombëtar të integrimit Euroatlantik dhe Europian. Në këtë kuadër, synohet të rritet performanca e strukturave të FA për rritjen e ndërveprimit dhe marrjen pjesë në misione dhe aktivitete të përbashkëta me NATO-n, BE, UN si dhe me vendet e rajonit - Adriatik–3, SEDM-it, Adrion-it, SEEC, RACVIAC-ut. Bashkëpunimi Ushtarak në fushën e mbrojtjes të konsiderojë si prioritet realizimin objektivave të partneritetit (PG), mbështetjen e transformimit, rritjen e aftësive dhe kapaciteteve luftarake, në interes së sigurisë dhe mbrojtjes kolektive. Forcat tona të Armatosura do të vazhdojnë të jenë pjesë shumë aktive e partneritetit për paqe deri në fazën e anëtarësimit në NATO, në Samitin më të afërt të zgjerimit. Pjesëmarrja në misionet PfP të drejtuara nga NATO, BE dhe koalicione të mundëshme, do të konsiderohet në këtë periudhë si veprimtari e domosdoshme në interes të sigurisë rajonale e më gjerë. Periudha 2007-2008, do të ketë në themel realizimin e të gjitha detyrimeve të Partneritetit për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO. Samiti i Rigës, që u zhvillua nëntorin e vitit 2006, vlerësoi arritjet e reformave të vendit tonë dhe të vendeve të tjera të Kartës së Adriatikut, si dhe progresin e bërë për realizimin e aspiratës për anëtarësimin në NATO. Nëpërmjet kësaj strategjie jepet mesazhi i qartë të këtij Samiti, ku u theksua “te citohet se në samitin e ardhshëm të NATO-s të vitit 2008, Aleanca synon të japë ftesën për anëtarësim për vendet që do të përmbushin standardet e NATO-s, dhe që janë në gjendje të kontribuojnë për sigurinë dhe stabilitetin në hapësirën Euro- Atlantike”. Kjo periudhë përbën apel për angazhim tërësor të resurseve njerëzore dhe financiare për përmbushjen e kërkesave dhe standardeve të kërkuara nga NATO, të cilat janë zyrtarizuar në “Platformën e Ministrisë së Mbrojtjes për Integrimim”, ku janë artikuluar 15 objektivat bazë që duhet të përmbushim për marrjen e ftesës së antarësimit. Nga ana tjetër, kjo periudhë do të përbëjë një intensifikim të përdorimit të formave, mënyrave dhe gjetjeve sa më të larmishme për promovimin e arritjeve të FA, duke përcjellë mesazhe të qarta dhe realiste tek të gjitha vendet e NATO-s mbi progresin e bërë nga FA. Periudha afatmesme deri në 2013, lidhet me konsolidimin e strukturave, në realizimin tërësor të objektivave dhe rritjen e kontributit real në NATO. Zhvillimet për periudhën para anëtarësimit, synojnë përfundimin e proçesit të konsolidimit të dokumenteve MAP, PARP dhe IPP, e cila do të vijojë me zbatimin e detyrimeve në vijim: - Vijimi i procesit të transformimit të FA, duke e orientuar këtë proçes drejt rritjes së aftësive operacionale të njësive tona. Konsiderimi i reformës së mbrojtjes si një proçes i vazhdueshëm. - Realizimi i objektivit “Forcë tërësisht profesioniste 2010”. - Përmirësimi i procesit të modernizimit dhe standartizimit. - Realizimi i kërkesave të Objektivave të Partneritetit. - Kontributi me Forca në operacione të drejtuara nga NATO/EU/UN dhe në kuadër të iniciativave rajonale, etj. - Realizimi i detyrimeve për lehtësirat aero-portuale dhe vënia e tyre në dispozicion të Aleancës. - Përmirësimi i mëtejshem i gjithe paketës ligjore për të përmbushur kërkesat e mbrojtjes kolektive, duke marrë eksperiencën më të mirë nga vendet e NATOs. - Deklarimi në OCC, i tre njësive të tjera të listës së njësive PfP, në Prill 2007. Në këtë kuadër, SHP të përgatisë një tablo të plote për perspektivën e OCC, mbas marrjes së ftesës së antarësimit. - Pjesëmarrja në stërvitjet e përbashkëta me NATO-n dhe në ato rajonale. - Shkatërrimi i armatimit, municioneve të tepërta dhe të lëndëve kimike. Detyra kryesore e strukturave që merren me çeshtjet e integrimit, të jetë konsiderimi dhe integrimi i Ojektivave të Proçesit të Planit të Veprimit për Anëtarësim në NATO. Vijimi i konsolidimit të strukturës së FA, e cila do të fokusohet në krijimin e forcës tërësisht profesioniste për të kontribuar më efektivisht në interes të forcimin të sigurisë në vend dhe të pjesmarrjes më cilësore në Operacionet e Mbështetjes së Paqes (PSO), të drejtuara nga NATO e organizma të tjerë. Konceptet “i bashkuar” të jenë pjesë integrale e konceptit të integrimit në NATO për standartizimimin, transformimin dhe modernizimin e FA. Ky koncept do të ketë në themel të tij, programimin e rritjes së ndër-veprueshmërisë, pjesëmarrjen në mekanizmat e PfP, EAPC, PARP, IPP, stërvitjet, komitetet, grupet e punës, aktivitetet e standardizimit me NATO-n. Pjesëmarrja në aktivitetet e Programit Individual të Partneritetit (IPP), t’i shërbejë përmbushjes se objektivave të marra në kuadrin e bashkëpunimit me NATO-n. Proçesi i realizimit të IPP, të shoqërohet me zbatimin e masave esenciale që ndikojnë drejtpërsëdrejti në trajnimin dhe rritjen e aftësive profesionale të personelit, familjarizimin me procedurat e përbashkëta të punës dhe rritjen e ndërveprimit. Fokusi të jetë: - Përmirësimi i sistemit të menaxhimit të veprimtarive në kuadrin e bashkëpunimit bilateral. - Përzgjedhja e aktiviteteve të synojë rritjen e shkallës së përfitimit prej tyre, sigurimin e kontrollit të njohurive të përfituara dhe marrjen e masave për zbatim në FA - Përcaktimi i detyrave dhe përgjegjësitë për planifikimin e veprimtarive, monitorimin, zbatimin dhe kontrollin e tyre. - Vënia në funksionim në strukturat e Arsimimit dhe Stërvitjes të sistemit mbi mësimet e nxjerra (Lessons Learned), për programet që zhvillohen në kuadrin e bashkëpunimit ushtarak. ¾ Programi i Zgjerimit të Arsimimit dhe Stërvitjes: Programi i Zgjerimit të Arsimimit dhe Stërvitjes (TEEP), të mbështesë institucionet tona arsimore për të përmirësuar ndërveprimin dhe për të çuar më tej bashkëpunimin dhe dialogun midis komuniteteve të arsimimit dhe stërvitjes të vendeve të NATOs dhe ato Partnere, si Konsorciumi i Akademive të Mbrojtjes, duke siguruar përdorimin më racional të burimeve. Objektivi kryesor i aplikimit të programit të TEEP-it, të jetë zhvillimi i mëtejshëm i strategjisë për arsimimin dhe stërvitjen, të synojë në rritjen e kapaciteteve të ndërveprueshmërisë me NATO-n, për çështje të rëndësishme si: - Koncepti i Kapaciteteve Operacionale (OCC - Operational Capability Concept), - Programe të përmirësuara të arsimimit, qendra të trajnimit dhe të simulimit Live, Virtual dhe Konstruktiv, - Ngritjen në sistem të mësimeve të nxjerra (Lessons Learned) dhe të raportimit e vlerësimit aktiv të pjesëmarrësve në veprimtari të ndryshme (Feedback&Evaluation), - Programimi i veprimtarive për njohjen e procedurave, koncepteve dhe gjuhës operacionale të NATO-s në operacionet e drejtuara prej saj. ¾ Objektivat e Partneritetit ( PG): PG-të e ofruara nga NATO dhe të pranuara nga vendi ynë, përbëjnë synimet kryesore politiko-ushtarake për përmbushjen e detyrimeve në proçesin e integrimit në NATO. Realizimi plotësisht i tyre në afatet e përacaktuara dhe në përputhje me kërkesat e duhura, të synojë përafrim të procesit të planifikimit dhe rritjen e ndërveprimit ndërmjet forcave të NATO-s dhe FA të RSH. Ato të vlerësohen dhe konceptohen të lidhura ngushtësisht me dokumente të NATO-s, si: STANAG-et, Botimet e Aleancës (AP) dhe Detyrat Ushtarake për Ndërveprim (MTI). Vlerësimi i PG-ve, të bëhet mbi bazën e prioriteteve të përcaktuara nga NATO. Në fokusin kryesor të jenë PG-të, tepër të domosdoshme për t’u implementuar dhe janë prioritet i parë. Parë në këtë kontekst, vëmendje e veçantë t’i kushtohet PG-ve që kanë të bëjnë me njësitë kontribuese të luftimit dhe të mbështetjes në operacionet e drejtuara nga NATO. Për të mbështetur këto forca me kontribut dhe kapacitete të plota, të vlerësohen gjithashtu me prioritet zbatimi i PG-ve që lidhen me mbështetjen e tyre, të cilat kanë të bëjnë me njohjen e gjuhës operacionale të NATO-s; trajnimin dhe stërvitjen e tyre; sigurimin e elementëve të komandimit, kontrollit, sigurisë dhe informacionit; kompletimin me elementë të mbështetjes kombëtare (NSE), etj. Sistemet, mjetet dhe pajisjet mbrojtëse dhe mbështetëse, të domosdoshme për mision, të sigurojnë ndërveprueshmëri dhe garanci për forcat pjesëmarrëse në operacione. Një drejtim tjetër i rëndësishëm për konsolidimin e njësive të luftimit dhe atyre të mbështetjes, të jetë sigurimi i kapaciteteve për lëvizjen strategjike të tyre, gjë e cila të arrihet nëpërmjet një pune intensive parapërgatitore. Për këtë qëllim, të zhvillohen takime konsultative me NATO-n dhe me vendet anëtare të saj për të shfrytëzuar përvojën e dhe eksperiencën e tyre. Sigurimi i kontraktimit bilateral, të vlerësohet si një zgjidhje optimale dhe e pranueshme. Gjate vitit 2007, zbatimi i PG-ve të garantojë konsolidimin e strukturës së FA, zhvillimin e Programit Kombëtar të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë, rritje të aftësive profesionale nëpërmjet thellimit të njohurive të gjuhës operacionale dhe të terminologjisë e NATO-s. Njëkohësisht të sigurohet kontingjent i nevojshëm me personel ushtarak për të marrë pjesë dhe kryer detyra në fusha të ndryshme në shtabe të përbashkëta shumëkombëshe CJTF në operacionet e drejtuara nga NATO. Fusha të tjera të rëndësishme dhe me interes mbeten sigurimi i komunikimit dhe mbështetja logjistike. Ne fushen e komunikimit, të synohet në përmirësimin e sistemit të transmetimt dhe marrjes së mesazheve, sigurimin e pajisjeve dhe trajnimin e personelit, implementimin e një sistemi strategjik kombëtar komunikimi modern dhe të sigurtë ndërmjet shtabeve statike dhe të lëvizshme, Qendrave Operacionale dhe veçanërisht njësive në mison. Nëpërmjet politikës së sigurimit të aseteve kombëtare, të zhvillohet Sistemi i Integruar i Vëzhgimit Kombëtar. Krahas Sistemit të Vëzhgimit të Hapësirës Detare të vijojë përmirësimi i Sistemit të Vëzhgimit të Hapësirës Ajrore, të përfshihet ASDE dhe Policimi Ajror. Këto sisteme të jenë të sigurojnë ndërveprueshmeri me ato të vendeve të rajonit dhe me NATO-n. Implementimi i plotë i tij të kryhet në periudhën 2009-2011. Për mbështetjen logjistike, të realizohet vendosja e rrjetit të paklasifikuar të përpunimit automatik të të dhënave në të gjitha nivelet. Njëkohësisht të vijojë trajnimi dhe familjarizimi me programet: ADAMS, LOGREP, MEDICS, si pjesë kryesore e Sistemit të Raportimit dhe Planifikimit Operacional të Logjistikës. Vendosja në funksionim të Sistemit të Menaxhimit të Furnizimit të NATO-s, të vijojë me përgatitjen për përdorimin e Sistemit të Kodifikimit të NATO-s, (NCS) me të gjithë elementët dhe kapacietet e nevojshëm. Për organizimin e pritjes, grumbullimit dhe lëvizjes së trupave që dislokohen, të sigurohen kapacitete të mundëshme në nivel grupesh RSOM, per pritjen etj... PG-të e fokusuara tek zhvillimi i kapaciteteve për Mbështetjen e Vendit Pritës (HNS) të sigurojnë mbështetjen e plotë të njësive në operacionet NATO/PfP, si dhe ndërtimin e strukturave të HNS dhe akteve përkatese ligjore. Synimi kryesor të jetë krijimi i kapaciteteve aero-portuale të mjaftueshme dhe të pranueshme nga NATO që përfshijnë pritjen, mbështetjen dhe disa funksione për Elementë të Kontrollit të Transportit Ajror (ACE). Në mbështetje të sigurimit të kontrollit të kufirit, gjatë periudhës 2007-2009, personeli dhe strukturat e Rojes Bregdetare të jenë të trajnuar dhe të kompletuar me të gjitha pajiset vëzhguese, patrulluese e mbrojtëse. Sistemet e komunikimit dhe informacionit të sigurojnë lidhjen ndërmjet strukturave qendrore, detare, pikave të kontrollit, me shërbimet e tjera ndërkufitare dhe me organizmat ndërkombëtare kufitare. Të vazhdojë trajnimi i njësive të Forcave Tokësore të identifikuara për operacionet PfP të drejtuara nga NATO-ja, që të jenë në gjendje të kryejnë operacione mbrojtëse dhe mësymëse në nivel operacional dhe taktik, në përputhje me Doktrinën Taktike të Forcave Tokësore të NATO-s (ATP-35(B l)). Të mbahet kontributi i deklaruar me njësitë që veprojnë në operacionet PfP të drejtuara nga NATO. ¾ Standardet e NATO-s Standardet e NATO-s (STANAGS): Arritja e standardeve të jetë objektiv i veçantë i punës se të ardhmes për njohjen, familjarizimin dhe njehsimin e koncepteve tona me ato të NATO-s, sipas drejtimeve kryesore:
1. Nëpërmjet bashkëpunimit me Komitetin Ushtarak të Standardizimit dhe Agjencinë e Standardizimit të NATO-s (NSA) dhe në përputhje me konceptet e tyre, të hartohet një platformë e plotë për standardizimin në FA. Për më tej, kjo platformë të konsiderojë dhe zhvillohet në përputhje me konceptin dhe strukturat kombëtare të standardizmit.
2. Brenda vitit 2007, të përcaktohen autoritetet dhe strukturat përgjegjëse që do menaxhojnë proçesin e standardizimit, për periudhën para dhe pas antëarësimit në përputhje me kërkesat e NATOS. Në kuadrin e ristrukturimit të FA, përveç strukturave të përhershme të standardizimit, të ngrihen dhe funksionojnë Komiteti i Standardizimit dhe Grupet Teknike (GT), të cilat të përcaktojnë fazat për pranimin, shkallën e implementimit të standardeve, dhe deklarimin e tyre në Agjencinë e Standardizimit në NATO.
3. Në planin konkret, STANAG-et, të vleresohen si baza e procesit të standardizimit të FA. ¾ Menaxhimi i Burimeve Njerëzore: - Profesionalizimi i FA mbetet një nga prioritet kryesore ne fushën e personelit, ku krahas strukturave ekzistuese të menaxhimit të personelit, një rol të rendësishëm do të luajë edhe ngritja dhe funksionimi i Qendrës së Personelit, e cila do të ekzekutojë programet e personelit, shërbimet dhe sistemet që mbështesin gadishmërinë dhe mirëqënien e FA. - Gjatë këtij cikli planifikimi, të sigurohet përmbushja e objektivit për bërjen e FA 100 % profesioniste brenda vitit 2010. Gjatë periudhës kalimtare prioritet të jetë plotësimi me ushtarë profesionistë i reparteve prioritare si Brigada e Reagimit të Shpejtë dhe Regjimenti Komando. - Në përputhje me planin e zhvillimit të personelit të FA për periudhën 2008-2013, deri në fund të vitit 2013 në krahasim më vitin 2007 numri i personelit të ndryshojë si vijon: reduktimi i oficerëvë në masën 2%, reduktimi i civilëve në 2.3%, rritja e n/oficerëve me 9.3% dhe ushtarëve profesionistë me 50%. Numri total i FA në vitin 2013 do të reduktohet në rreth 3%, në krahasim me numrin e personelit në vitin 2007. - Zhvillimi i karrierës dhe motivimi të jetë proces i vazhdueshëm në ciklin e menaxhimit të personelit, që nga momenti i hyrjes në ushtri deri në kohën e largimit prej saj. Arsimimi, trajnimi, mbështetja sociale, ecuria në karrierë dhe përkujdesja pas përfundimit të kohës së shërbimit aktiv të jenë gjithnjë në qendër të vëmendjes të strukturave të menaxhimit të personelit. - Sistemi i të dhënave të personelit të përmirësohet vazhdimisht, duke modernizuar dhe kompjuterizuar informacionin me përdorimin e softeve specifike për të përmirësuar mënyrën e menaxhimit të të dhënave për emërimet në detyrë, arsimimin dhe kualifikimet e personelit civil dhe ushtarak të FA. ¾ Infrastruktura: - Zhvillimi i infrastrukturës të marrë në konsideratë si përdorimin e saj nga FA, ashtu dhe përmbushjen e detyrimeve që lindin nga pozicioni i vendit pritës, në mbështetje të forcave të NATO- s, të cilat mund të veprojnë, stërviten apo të kalojnë tranzit në territorin e vendit tonë. - Zhvillimi i kapaciteteve mbështetëse të Vendit Pritës (HNS) të bëhet nëpërmjet krijimit të strukturave të veçanta të reparteve e nënreparte modul dhe kapacitet mbështetëse në KML, Aeroportin e Rinasit dhe Portin e Durrësit. - Zhvillimi i masterplaneve të njësive dhe reparteve të bëhet në përputhje me Planin e Përhapjes të FA, Masterplanin e Përgjithshëm të FA dhe burimet financiare të vëna në dispozicion për periudhën 2008-2013. Prioritet të kenë masterplanet e Zall-Herrit, Rrapit të Treshit, Pashalimanit, Rinasit, Bunavisë dhe KFB (Plepa). - Përparësi në zhvillimin e infrastrukturës së poligoneve të stërvitjes t’i jepet BrRSH, Regjimentit Komando, Brigadës së Stërvitjes Bazë dhe Poligonit të Bizës. Për periudhën afatshkurtër të planifikohen fonde për ndërtimin e një Qendre Simulimi në KDS, ndërsa për periudhën afatmesme të planifikohet ndërtimi i një poligoni modern kombëtar për stërvitjen e njësive si dhe ndërtimi i sistemit të simulimit në FA. ¾ Modernizimi: - Procesi i Modernizimit të FA të përfshijë sistemet dhe pajisjet që janë të domosdoshme për transformimin e FA. Theksi të jetë blerja e pajisjeve, të cilat konsiderohen si me vendimtare për realizimin e procesit të integrimit në NATO. - Plani i Modernizimit të Sistemeve dhe Pajisjeve të FA të përqendrohet në blerjen e sistemeve dhe pajisjeve të ndërveprueshme me NATO-n, të kërkuara për përmbushjen e Objektivave të Partneritetit. - Programet dhe projektet kryesore të modernizimit të sistemeve dhe pajisjeve të jenë: - Programet e Sistemit të Integruar të Vëzhgimit Kombëtar (SIVK); - Programi i Zhvillimit të Sistemit C4; - Programet për zhvillimin e mjeteve kryesore të transportit; - Projekti i Pajimeve të Ushtarit; - Programet e Simulatoreve. ¾ Menaxhimi i Materialeve Stoqe dhe Municioneve të Tepërta: Strategjia Sektoriale e Mbrojtjes orienton që në procesin e transformimit të forcës, një ndër angazhimet dhe sfidat kryesore të konsiderohet asgjësimi i municioneve dhe pajisjeve të tepërta. Ky proces në dukje me karakter teknik, ka një peshë mjaft të lartë në nivelin e sigurisë dhe mbrojtjen e jetës njerëzore. Konkretisht, asgjësimi i municioneve të tepërta në FA të ketë si qëllim: - Shmangien e katastrofave humanitare dhe të kontribuojë për një mjedis të sigurt në vend, rajon e më gjerë, - Të mbështesë zbatimin e objektivave të ristrukturimit të FA, duke lehtësuar ato nga municionet dhe aktivitetet e panevojshme (të tepërta), - Të zbatojë kërkesat dhe standardet e NATO-s, për sigurinë e objekteve dhe depove të municionit, - Të reduktojë personelin e ruajtjes dhe mirëmbajtjes, - Të administrojë dhe menaxhoje municionet në objektet e FA, - Të bëjë liçensimin e depove të municioneve sipas standardeve të NATO-s. Realizimi i detyrave për asgjësimin e municioneve të tepërta të bëhet në plane dhe programe të veçanta, të cilat të mbështeten nga fondet e pritshme të buxhetit të shtetit, veçanërisht për mbulimin e shpenzimeve të asgjësimit industrial të municioneve në uzinat ushtarake. Duke vlerësuar peshën që ka aktualisht ky aktivitet në FA dhe mundësitë e brendshme të kufizuara, në të ardhmen të bashkëpunohet me vendet e NATOs, NAMSA, Kanada etj., duke i paraprirë negociatave me projekte të detajuara. KAPITULLI 4 RRJEDHOJAT PËR BURIMET Zhvillimi i reformës së mbrojtjes, realizimi i planeve dhe programeve 2007-2020 janë të lidhura ngushtësisht me sigurimin, shpërndarjen dhe menaxhimin efektiv të burimeve financiare. Planifikimi financiar do të synojë edhe më tej sigurimin e burimeve të kërkuara për zbatimin e Planit të Zhvillimit Afatgjatë të FA 2007-2020, si dhe përballimin e kostos së integrimit në Strukturat Euro-Atlantike. ¾Parashikimet e Buxhetit të Mbrojtjes 2007-2020: Rritja e buxhetit te mbrojtjes si perqindje ndaj GDP Strategjia Sektoriale e MM, në aspektin e burimeve financiare mbështetet në 2.50% tendencën e rritjes dhe zhvillimit të 2.00% ekonomisë me ritëm pak a shumë konstant prej rreth 6% në vit. Inflacioni PERQINDJA 1.50% do të vijojë të mbahet i kontrolluar me 1.00% një nivel mesatar (rritjeje) prej rreth 2- 4% në vit. Buxheti i mbrojtjes do të 0.50% rritet në 2% të GDP në vitin 2008 dhe 0.00% pas kësaj do të vijojë për të gjithë periudhën që mbulon Plani Afatgjatë i 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 2020 VITET Zhvillimit të FASH (deri në vitin 2020) të ruajë këtë nivel ndaj GDP (2%). Nisur nga supozimet e mësipërme, është bërë llogaritja e përafërt e buxhetit të mbrojtjes të FASH për periudhën 2007-2020, për secilin nga vitet e kësaj periudhe dhe në total për të gjithë periudhën. Theksoj se mbi këtë baze do të bëhet planizmimi, programimi dhe buxhetimi i FA. Me qëllim orientimin e alokimit të fondeve në kategoritë kryesore të buxhetit (personeli, shpenzime operacionale & mirëmbajtje, pajisje, infrastrukture dhe kërkim & zhvillim) “PAZH 2007-2020” jep një ndarje të përafërt, “nga lart–poshtë” të burimeve financiare të vëna në dispozicion të mbrojtjes. Në këtë alokim fondesh janë mbajtur parasysh modelet e një numri vendesh anëtare të NATO-s. Në plan është mbajtur parasysh një ulje graduale e shpenzimeve për personelin duke synuar që në vitin 2020 ato të arrijnë më pak se 50% të buxhetit të mbrojtjes nga mbi 55% që janë aktualisht. Shpenzimet operacionale dhe të mirëmbajtjes, do të tentojnë rritjen deri në nivelin 28-30% nga rreth 19% që ato janë aktualisht (po të zbritet një pjesë e shpenzimeve që janë përshirë aktualisht në këtë kategori por në fakt u takojnë shpenzimeve për personelin). Shpenzimet për pajisjet do të shënojnë një rritje gjithashtu të vijueshme dhe të rëndësishme duke tentuar që në vitin 2020 të arrijnë në rreth 30% të buxhetit të mbrojtjes, gjë që e afron këtë tregues me atë të disa prej vendeve me kapacitete të krahasueshme me vendin tone. Shpenzimet për infrastrukturën kanë përbërë deri tani një përqindje relativisht të madhe të shpenzimeve për investime. Këtë shpenzime do të fillojnë të reduktohen gradualisht duke filluar nga viti 2009-2010. Shpenzimet për infrastrukturën do të vijojnë të ulen me tendencë mbërritjen në nivelin rreth 2,5-3% të buxhetit të mbrojtjes në vitin
2020. Për sa i përket shpenzimeve për punën kërkimore, praktikisht ato kanë qenë zero dhe do të vijojnë të mbeten të tilla edhe për disa vite të tjerë. Alokimi i fondeve për punën kërkimore do të fillojë rreth vitit 2010-2011 por sidoqoftë këto shpenzime do të përbëjnë një përqindje shumë të vogël në lidhje me buxhetin e mbrojtjes. Ato nuk do të kalojnë nivelin e 2% të buxhetit vjetor të mbrojtjes edhe në vitin 2013. ¾ Burimet financiare sipas kategorive të buxhetit (Në miliardë lekë) Emertimi 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 2020 Personeli 10.0 11.0 11.6 12.3 13.1 13.9 14.7 15.6 16.5 17.5 18.6 19.7 20.9 22.1 Oper&Mirëmb 2.8 4.8 5.8 7.0 7.7 8.4 8.5 9.0 9.6 10.1 10.7 11.4 12.1 12.8 Pajisje 3.0 3.4 3.9 5.2 7.1 8.2 8.6 9.1 9.7 10.2 10.9 11.5 12.2 12.9 Infrastrukture 2.0 2.1 2.1 1.5 0.8 0.9 0.9 1.0 1.0 1.1 1.1 1.2 1.3 1.4 Kërkimore 0.2 0.0 0.0 0.0 0.0 0.0 0.6 0.6 0.7 0.7 0.8 0.8 0.9 0.9 17.9 21.3 23.4 26.0 28.7 31.4 33.3 35.3 37.4 39.7 42.0 44.6 47.2 50.1 TOTALI ¾ Kosto e aktiviteteve me NATO-n Nr Aktiviteti 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 Akt. Kosto Akt. Kosto Akt. Kosto Akt. Kosto PWP Kosto Akt. Kosto Akt. Kosto 1 Aktivitete IPP 110/ 2,2 110/ 2,2 40 3 40 6 40 6 40 6 40 6 PWP 20% 20% 50% 100% 2 Komitete te 15 1,6 15 1,6 15 1,6 15 1,6 15 1,6 15 1,6 15 1,6 NATOs 3 Mision/Atashe/P 28 112 36 144 43 172 50 200 28 112 36 144 43 172 SE GJITHSEJT 115,8 147,8 176,6 207,6 119,6 151,6 179,6 ¾ Kostua e pjesëmarrjes ne operacione ne periudhën 2007-2013 Kontigjentet VITET 7 8 9 10 11 12 13 17 18 19 20 Misioni ISAF 350 500 500 500 1 500 1 500 1 500 1 500 1 500 1 500 1 500 16850 ALTHEA BE 212 100 100 100 100 300 300 300 300 300 300 3312 Misioni me OKB 110 110 110 110 110 110 110 1100 Misioni Irak 676 676 676 676 676 676 676 676 676 676 676 9464 TOTAL 1238 1276 1276 1276 2386 2586 2586 2586 2586 2586 2586 30 726 ¾ Kostua e aktiviteteve bilaterale Nr Aktiviteti 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 Akt. Kosto Akt. Kosto Akt. Kosto Akt. Kosto Akt. Kost Akt. Kosto Akt. Kosto 1 Bashkepunim 300 60 320 64,5 300 60 280 55 270 50 260 48 250 45 bilateral. 2 Bashkepunim 25 6, 25 30 7,5 32 8 35 8,75 25 6, 25 25 6,25 25 6,25 te SEDM-it 3 A3 38 9,5 40 10 30 8 25 7,8 4 KONTRIBUTI 28,7 31,4 33,3 NE BUXHETIN E NATOS 5 Te tjera 20 5 23 5,75 25 6,3 28 7 20 5 23 5,75 25 6,3 GJITHSEJT 78,75 79,5 82,3 78 55 89,95 91,4 90,85 Parashikimi i buxhetit për vitet 2007-2020 merr parasysh të gjitha detyrimet që rrjedhin jo vetëm nga nga rritja e kostos si rrezultat i integrimit në NATO por, ai i përgjigjet kërkesës për krijimin e një force tërësisht profesioniste brenda vitit 2010. Kjo forcë tërësisht profesioniste do të jetë jo vetëm më e kushtueshme në pikpamjen financiare por do të jetë më cilësore që nënkupton; më e motivuar, më e stërvitur, më e pajisur, e dislokueshme dhe e ndërveprueshme. Këtij qëllimi do t’i shërbejë edhe konsolidimi i Sistemit të PPBES, i cili është shtrirë tashmë në të gjitha nivelet dhe institucionet e FA, dhe integrimi i tij në sistemin e Planifikimit të Integruar të Qeverisë. ¾ Organizimi i Programeve të Mbrojtjes: Faza e veçantë e proçesit e PPBS është programimi, i cili përfaqëson parashikimin e aktiviteteve që duhet të plotësohen dhe burimet e nevojshme që kërkohen për një periudhe 6 vjeçare. Programimi i Mbrojtjes të sigurojë zhvillimin e strukturave të FA, mbështetjen e përparësive në kuadër të detyrimeve dhe angazhimeve ndërkombëtare. Programimi i Burimeve të Mbrojtjes të synojë kthimin e objektivave, prioriteteve dhe detyrave të parashikuara në dokumentat kryesore të planifikimit strategjik në programe shumëvjeçare të integruara në funksion të Proçesit të Planifikimit të Integruar (IPS) të Qeverisë Shqiptare. Në këtë kuadër, MM do te operojë me 8 programe mbrojtje të cilët do të jenë më fleksibël për t’u përshtatur sipas nevojave të modernizimit të FA apo dhe ato të integrimit. Aktualisht këto programe janë: Programet Buxhetore të Ministrisë së Mbrojtjes janë si më poshtë:
1. Programi 01110 “Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi”
2. Programi 02120 “Forcat e Luftimit”
3. Programi 02150 “Mbështetja e Luftimit”
4. Programi 02160 “Mbështetja e Përqendruar”
5. Programi 02280 “Bashkëpunimi Civilo-Ushtarak (AL-CIMIC)”
6. Programi 09430 “Arsimimi Ushtarak”
7. Programi 07340 “Mbështetja Shëndetësore”
8. Programi 10270 “Mbështetja Sociale për Ushtarakët” Planifikimi financiar për vitin 2008-2013 të synojë sigurimin e burimeve të kërkuara për implementimin e Planit të Zhvillimit Afatgjatë të FA, si dhe përballimin e kostos së integrimit të FA në Strukturat Euro-Atlantike. Buxheti i Mbrojtjes do të rritet çdo vit, duke ruajtur vlerën konstante në raport me GDP prej 2%. Në bazë të parashikimeve financiare, buxheti i MM do të rritet nga 21.5 miliardë lekë në vitin 2008 në 34.4 miliardë lekë në vitin 2013. Nëpërmjet harmonizimit dhe konsolidimit të SPI me PPBES, të sigurohet alokimi dhe përdorimi sa më efektiv i burimeve të mbrojtjes me synim zhvillimin e kapaciteteve operacionale dhe realizimin e objektivave të FA të parashikuara për periudhën 2008-2013. Prioritet do të kenë programet e Forcave të Luftimit, Mbështetjes së Luftimit, Mbështetjes Sociale për Ushtarakët dhe Arsimimit Ushtarak. KAPITULLI 5 LLOGARIDHËNIA, MONITORIMI DHE ANALIZA VLERËSUESE Lista përmbledhëse e indikatorëve monitorues, vlerat bazë dhe synimet, e cila do të përdoret për të vlerësuar progresin e bërë në zbatimin e Strategjisë Sektoriale të MM, është si vijon: Prioritetet Nivel Synimi Synimi Treguesit Njësia strategjike 2006 2009 2013 Zhvillimi i SHPFA 1 Personel tёrёsisht profesionist 15000 13680 13. 572 Personelit KFB 2 Krijuar struktura e Re organizative e Njes. PfP; Përgjithësish Struktura e FA FA ( KFB:KM:KDS) SHPFA; KFB; SHPFA; KFB; Përgjithësish t Forcë Kalimtare Përcaktuar njësitë prioritare ( Br KM KM; Strukt. Forcë Str.Forcë Forcë Objektiv RSH, Regj.Kom., Regj. Helik.; KDS KDS Objekti Kalimtare. Br.Rajonale, Roja Bregdetare, etj. Janë nё garnizone tё qëndrueshme: Përgjithësish Përhapja SHPFA; BrRSH;Regj.Komando; KFB Rep. t Plotësisht 3 strategjike dhe KDS,KM. KM prioritare Struktu struktura vendosja e njësive Ёshtё prёgatitur plani i strategjik i KDS forces vendosjes pёr njesitё e tjera Permbushja e 4 objektivave te Gjithsej 43 PG 43 12 38 5 Partneritetit 1 I. Sistemit C4 i FA SHPFA (J6) 50% 70% Sist. Int. Vëzhg. Kombëtar Sist. Integ. Vëzhg. Hap. Detare DSIVHD (J6) 50% Sist. Integ. Vëzhg. Hap. Ajrore 5% 40% Sistemi i zbulimit taktik 5% 50% Sistemi i zbulimit radioteknik 50% III. Mjetet e transportit 20% Mjetet transportit tokesor 50% Modernizimi i Helikopterë transporti dhe SAR 20% 30% sistemeve dhe i pajisjeve: Anijet patrulluese 70% IV. Sisteme, Pajisje mbrojtëse 70% Kompleti i pajisjeve tё ushtarakut 90% Pajisjet fushore 50% Mjete të blinduara 30% Pajisje tё sigurisё 40% V. Armet e lehta të këmbsorisë 50% VI. Simulatorët konstruktiv 50% 1 tregon realizimin e plote te objektivit 5 Rritja e cilësisë sё Stervitje kapaciteteve Kolegji perbashkёt operacionale Mbr.Raj. me NATO-n Integrimi nё Zhvillimi i lidershipi të nivelit Shkolla Arsimimi dhe Universiteti NATO strategjik element i rëndësishëm për Trupes stërvitja Ushtarak Poligonet Përmirësimi reformat dhe transformimit të FA. Bize i aftësive Brig.Ster. Bunari pjesëm në Bazё Zallherr oper. brenda, jashtë vendit. Niveli operacional K1 % 5 10 20 Niveli operacional K2 % 15 25 35 6 Operacionaliteti Niveli operacional K3 % 35 25 25 Niveli operacional K4 % 35 30 25 Niveli operacional K5 % 10 5 5 Sasia a municionit për të asgjësuar (objektet qe jane afer qendrave te Asgjësimi i banuara, rrugeve nacionale: Bushat armatimit dhe i 7 (Shkoder), Mezez (Durres), Gjader Ton 95538 81937 57644 municioneve të (Lezhe), Shkoze (Tirane), Gjegjan tepërta (Puke), Grize (Fier), Mirake (Libraxhd). Konstruksion ambienteve si fjetore, Ndertime tё mensa, kuzhina, nyje sanitare, Konst.. reja, konst. KFB Nd. e reja Infrastrukture per lavanteri, dushe etj., sipas normave ndertim i ri ne Kom. KM Konst. 8 jetesë, punë dhe dhe standardeve bashkëkohore të MM dhe Regj. Vlore, KDS Rep. mësim ndërtimit për çdo kazermë ushtarake, Komando Zaller, Disp.NATO në periudhën 2007-2012. poligon - rritjen - të kryejnë nivelit oper. deri në dy njësive operacione priorita në nivel (BrRSH, -Krijimin e kapaciteteve Operacional Ky proces - FA të jenë bat.dhe një Kom.) të integruara të njësive të “Forcës vijon në gjendje deri seri oper. nënrep PfP, komponentëve tokësorë, detarë dhe Kalimtare 2007- përgatitjen e 3 oper. nivel dispozic ajrorë nën Komandën e FB, të 9 2010” personelit të nivel bat. nënrep. “NATO Pool mbështetura nga KM dhe KDS. “Forcën Objektiv duhur (brenda mbësht of Forces”. 2020” Sipas vendit). popullsi Forcën R Strukturës së re raste SH NATOs fatkeqsi “Pool of krizash Forces” të humanitare. NRF (NATO Respon Force) Forcave të Armatosura të jenë të aftë të balancojnë përdorimin efikas të burimeve financiare për një zhvillim harmonik dhe të integruar të fushave të mbrojtjes si modernizimi i pajisjeve, infrastruktura, trajnimi dhe veprimtaritë e përditshme të Forcave të Armatosura. MINISTRI I MBROJTJES Fatmir Mediu VENDIM Nr.847, datë 29.11.2007 PËR MIRATIMIN E STRATEGJISË NDËRSEKTORIALE TË MJEDISIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Miraitmin e strategjisë ndërsektoriale të mjedisit, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E MJEDISIT (STRATEGJIA KOMBËTARE PËR ZHVILLIM DHE INTEGRIM) HYRJE Strategjia Ndërsektoriale e Mjedisit 2007 është dokumenti bazë që parashtron politikën shtetërore në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Qëllimi përfundimtar i hartimit, miratimit dhe zbatimit të tij është plotësimi i detyrimit kushtetues ndaj shtetasve që gëzojnë të drejtën e një mjedisi të shëndetshëm dhe ekologjik, zhvillimit te Shqiperise në mënyrë të qëndrueshme nepermjet perdorimit racional te pasurive natyrore, ruajtjes se tyre nga ndotja dhe degradimi si dhe promovimit te vlerave mjedisore për t’i kthyer ato në asete të rendesishme te rritjes se metejshme ekonomike te vendit. Strategjia Ndersektoriale e Mjedisit (SNM) është pjesë integrale e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim. Ajo duhet parë në kontekstin e politikës kombëtare. Shumë nga politikat dhe masat e kësaj strategjie, mbështeten nga programet dhe veprimet të përcaktuara në strategjite ndërsektoriale, siç janë turizmi, energjia dhe bujqësia etj. Mjedisi si sektor kerkon hartimin e një strategjie “ndërsektoriale”. Kuadri ndersektorial afron një trajtim modern dhe te integruar te sektorit mjedisor dhe sektoreve te tjere me ndikim te forte ne cilesine e mjedisit si transporti, bujqesia, rregullimi i territorit etj. Ky konceptim pranon vendosmërisht përgjegjësinë e ndarë midis shumë institucioneve qeverisese, te nivelit qendror apo vendor, për mbrojtjen e mjedisit dhe arritjen e një zhvillimi të qendrueshëm te vendit. SNM mbështetet nga programe veprimi më të hollësishme që trajtojnë çështje specifike siç janë Strategjia dhe Plani i Veprimit për Biodiversitetin, Strategjia për Zhvillimin e Sektorit të Pyjeve dhe Kullotave, Strategjia e Peshkimit dhe Plani Kombëtar i Administrimit të Mbetjeve. Kjo Strategji Ndërsektoriale për Mjedisin bashkon elementët më të rëndësishëm të këtyre veprimeve në një tërësi të vetme dhe bashkëkohore. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave falenderon të gjithë aktorët që kontribuan në hartimin e kësaj strategjie. Në mënyrë të veçantë vlerësojmë asistencën teknike dhe financiare të BE, që ndihmuan në hartimin e këtij dokumenti në kuadrin e Programit Cards 2005, Legjislacioni Mjedisor dhe Planifikimi - Shqipëri (ELPA), gjithashtu dhe shoqërinë civile, e cila nëpërmjet komenteve të pasqyruara tashmë në Strategjinë Ndërsektoriale të Mjedisit, kontribuan per ti dhene kesaj strategjie dimensionin e kërkuar. Strategjia Ndërsektoriale e Mjedisit, e prezantuar në Konferencën Kombëtare, ku merrte pjesë dhe kryeministri i shqiperise zoti Sali BERISHA është hartuar në përputhje të plotë me standartet e hartimit të strategjive në vendet Europiane. SNM është diskutuar në tryeza të rrumbullakta me të gjitha Ministritë e Linjës dhe me grupet e interesit. E paraqitur me një gjuhë të thjeshtë dhe me masat që parashikohen të merren, ajo i është shpërndarë dhe publikut të gjerë. Strategjia përfshin hartimin e politikave sektoriale për mjedisin e integruar, forcimin e sistemit kombëtar të administrimit të këtyre elementëve natyrore, menaxhimin e integruar të zonave të mbrojtura, ndërrmarrjen e politikave për rritjen e sipërfaqeve të gjelbra, politika bashkohore në peshkim, rritjen e shkallës së përdorimit të burimeve të rinovueshme në raport me ato të parinovueshmet. Kjo strategji parashikon hapat që duhen ndërmarrë për përafrimin e kuadrit ligjor rregullator me atë evropian dhe zbatimi i tij, rritja e prirjes për të transferuar hap pas hapi proçesin e administrimit të burimeve natyrore te komuniteti. Një nga pikat që preket nga kjo strategji është kryerja e vlerësimit të ndikimit në mjedis për veprimtari të ndryshme dhe vlerësimit strategjik mjedisor për plane, programe dhe politika, plotësimi i detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësia në marrëveshje ndërkombëtare forcimi i rolit të publikut dhe shoqërisë civile, përbëjnë disa nga drejtimet kryesore të kësaj Strategjie për arritjen e objektivit themelor të lartpërmendur. Strategjia Ndërsektoriale e Mjedisit ka përdorur si metodologji përfshirjen e Planit të Veprimit në mënyrë të integruar në të gjitha fushat e trajtuara. Nje Plan Veprimi me i detajuar u pergatit nga MMPAU me asistencen e Projektit ELPA dhe perben sot nje dokument shume te rendesishem ne zbatim te kesaj strategjie.
1. Kushtet aktuale dhe monitorimi i mjedisit Kushtet aktuale në fushën e Mjedisit vlerësohen nepermjet nje sistemi te plote monitorimi qe funksionon ne vendin tone. Ne monitorimin e mjedisit jane angazhuar nje sere institucionesh te cilet monotorojne tregues te ndryshem te mjedisit sic jane uji, ajri, mbetjet, kimikatet, biodiversitetin etj. Mbi bazen e te dhenave te monitorimit botohet njehere ne dy vjet raporti kombetar i gjendjes se mjedisit te cilat sherbejne njekohesisht dhe si te dhena per te ndermarre nisma dhe iniciativa ligjore me qellim te permiresimit te gjendjes se mjedisit. Sistemi i monitorimit vashdon te permiresohet ne drejtim te infrastruktures, pajisjeve, dhe rritjes se frekuancave te matjeve te tregiesve te mjedisit. Mbetet qe ne perputhje me kushtet konkrete te ndermerren hapa te metejshme per permiresimin e tij. Monitorimi i mjedisit eshte pjese e rendesishme e zbatimit te strategjise se mjedisit dhe te arritjes se rezultateve konkrete ne permiresimin e parametrave mjedisore. Kushtet e mjedisit percaktohen gjithashtu duke ju referuar:
1. Gjendjes se mjedisit në lidhje me cilësinë e standardeve kombëtare, evropiane (Standarteve Evropiane te Cilesise - SEC) dhe ndërkombëtare – rezultatet e monitorimit tregojnë mospërputhje me këto standarde në një numër komponentësh mjedisorë përfshirë ajrin dhe ujin.
2. Shkalles se ndikimit mjedisor te aktiviteteve te ndryshme – me përjashtim të prodhimit të energjise lektrike, niveli i ndikimit mjedisor për njësi të aktivitetit është përgjithësisht i lartë.
3. Nivelit te shpenzimeve dhe efikasitetit te tyre ne mbrojtjen e mjedisit dhe të parandalimit të degradimit mjedisor – niveli i shpenzimeve si i atyre publike ashtu edhe private është i ulët dhe efikasiteti i këtij shpenzimi eshte serish i ulet.
4. Shkalles se përputhjes midis legjislacionit shqiptar dhe atij Europian në fushën e mjedisit – ka një nivel përputhjeje mesatar.
5. Niveli i zbatimit (ose përputhjes) të këtij legjislacioni – ligjet per mbrojtjen e mjedisit nuk imponohen ose nuk zbatohen mirë. 1.1 Gjendja e Mjedisit Gjendja e mjedisit në Shqipëri mund të gjykohet duke ju referuar gjendjes se perberesve të ndryshëm mjedisore përfshirë: - Ajri – përputhja me standardet e cilësisë së ajrit - Uji - Arritja e standarteve per ujin e pijshëm - Arritja e standarteve te ujit për larje - Përputhja me objektivat e cilësisë së ujërave sipërfaqësore, përfshirë këtu edhe elementët e cilësisë biologjike - Përputhja e standardeve të ujërave nëntokësore dhe tendencave te perqendrimit te ndotesve - Përputhja e ujërave detare me objektivat ekologjike - Burimet ujore – përqindja e burimeve ujore që shfrytëzohen aktualisht. - Mbrojtja e Biodiversitetit – numri i llojeve të rrezikuara, përqindja e llojeve të mbrojtura, përqindja e territorit shtetëror që mbrohet, përqindja e zonave të mbrojtura. - Pyjet dhe kullotat – ruajtja e habitateve pyjore dhe kullosore natyrore apo te transformuara nga njeriu - Burimet peshkore – ruajtja e pasurise llojore dhe sasise se resurseve peshkore - Toka – reduktimi i niivelit te erozionit dhe ndotjes së tokës - Zhurmat – përputhja me kufijte e pranuar të zhurmës - Peizazhi dhe trashëgimia kulturore – Ruajtja e vlerave pejzazhore dhe e trashegimise kulturore te lidhur me natyren dhe biodiversitetin 1.1.1 Cilësia e ajrit Rezultatet e cilësisë së ajrit të monitoruar gjatë vitit 2006 tregojnë se normat e cilësisë së ajrit per dy parametra (LNP dhe PM10) nuk janë arritur në shumicën e zonave urbane (Tab. 1) nderkohe qe situata vazhdon te jete e qete nga pikpamja e parametrave te tjere te monitoruar (SO2, NO2, Ozoni dhe Pb), te cilat vazhdojne te mbeten brenda niveleve te lejuara nga normat. Një nga burimet kryesore të ndotjes së ajrit në zonat urbane është transporti rrugor i automjeteve. Planifikimi i deritanishem urban ka rritur problemet e trafikut nderkohe qe reduktimi i hapesirave te gjelbra ne qytete ka pakesuar thithjen e dioksidit te karbonit. Automjetet aktuale në Shqipëri janë relativisht të vjetra ndersa numri i tyre ne rritje. Shkarkimet nga automjetet (PM10) dhe pluhuri (LNP) që krijohet nga rrugët urbane të pashtruara dhe ndërtimet e ndryshme kontribuojnë shumë në ndotjen e ajrit duke shkaktuar probleme te frymëmarrjes, sidomos tek moshat shumë të reja dhe të moshuarit. Industria gjithashtu kontribuon në shkallë të lartë në ndotjen lokale. Përqendrimet e lëndëve ndotëse janë më serioze në Tiranë dhe Elbasan, ku ndotësit kryesorë ne disa pika te qyteteve janë të niveleve dy deri në pesë herë më të mëdha se nivelet e lejuara. Tabela 1 – Mesataret vjetore të cilësisë së ajrit ne qytetet kryesore te vendit 2006 Tirana Durrës Elbasani Fieri Korça Shkodra Vlora Normat µg/m3 i Shqiptare LNP 249 292 171 754 224 201 179 235 159 219 172 213 187 140 PM10 116 137 84 369 108 93 79 117 73 106 82 100 86 70 SO2 22 26 18 31 22 19 19 28 18 24 17 18 16 60 NO2 30 36 23 55 27 24 21 28 18 25 20 21 23 60 Ozoni 102 102 106 102 104 106 100 102 101 105 94 103 107 120 Pb 0.3 0.32 0.24 0.49 0.26 0.28 0.27 0.32 0.22 0.29 0.18 0.28 0.24 1 1.1.2 Rezervat Ujore dhe Cilësia e Tyre Burimet e përgjithshme, të ripërtëritshme, të ujit në Shqipëri llogariten të jenë rreth 13 300 m3 për njeri në vit. Këto burime përdoren për qëllime urbane, industriale dhe bujqësore si edhe për sigurimin e prodhimit të energjisë elektrike nga hidrocentralet. Ujrat sipërfaqësore dhe ato nëntokësore janë të lidhur dhe varen nga njëri tjetri, por konsiderohen burime të ndara. Uji i pijshëm akoma nuk sigurohet për gjithë vendbanimet dhe gjatë gjithë kohës. Cilësia e ujerave në jo pak raste nuk përputhet me standardet Evropiane. Të dhënat mbi ujërat nëntokësore janë të pamjaftueshme për të paraqitur një vlerësim tërësor për gjendjen aktuale. Sidoqoftë, mbishfrytëzimi i burimeve në zonat bregdetare dhe ndotja e shtresave te cekta ujore njihen se dy dukuri qe hasen në një sere zonash. Monitorimi i cilësisë së ujërave sipërfaqësorë është i pamjaftueshëm për të paraqitur një vlerësim të plotë te situates se vendit. Sidoqoftë, të dhënat që kemi në dispozicion flasin për një ndotje serioze të ujërave sipërfaqësore në mënyrë të veçantë të atyre që ndodhen në afërsi të burimeve të mëdha të ndotjes si: qyteteve, zonave industriale ekzistuese, komplekseve të dikurshme industriale dhe atyre të nxjerrjes dhe përpunimit te mineraleve. Ne kuader te projektit te Manaxhimit te Burimeve Ujore (B.B Nentor 2004-dhjetor 2008) eshte parashikuar mbeshtetje per rehabilitimin selektiv te sistemit te monitorimit te sasise se ujit te siperfaqes dhe hidrometrik,qe trajtohet nga Instituti Hidrometrologjik dhe rjetit monitorues hidrogjeologjik qe monitorohet nga SH.GJ.Shqiptar.Projekti do te siguroje paisje hidrometrike per IHM dhe piezometra per SH.GJ.SH. Niveli i permbushjes se standardet e ujit për larje është mesatar deri i ulët. Ne pergjithesi vlerat minimale dhe maksimale te indikatoreve te ndotjes fekale rezultojne brenda normave te rekomanduara. Vlerat verore ne disa pika te vecanta monitorimi nuk përputhen duke mos arritur keshtu standardet e përcaktuara nga legjislacioni i Bashkimit Evropian. Ndotja bakteriologjike eshte me e theksuar ne vendet ku shkarkohen ujerat e perdorura urbane. 1.1.3 Larmia Biologjike Sot 10.4 % e territorit të vendit apo 303,000 ha, gëzon sot statusin e Zones se Mbrojtur. Megjithatë, ky rrjet kombëtar i perbere nga 802 zona prej te cilave 750 jane Monumente Natyrore, është tepër i vogël për të pasur një ndikim efektiv afatgjatë në mbrojtjen e biodiversitetit. Për krahasim vlen të theksohet se 18% e territorit të Shteteve Anëtare të BE është përcaktuar në rrjetin e Natura 2000. Madje shumë specialiste e konsiderojnë këtë sasi të pamjaftueshme. Per me teper mbulimi aktual i zonave të mbrojtura është i shperndare ne menyre te pabarabartë dhe nuk përfaqëson tipet e ndryshëm të habitatit që ekzistojnë në vend. Niveli i mbrojtjes i arritur në shumë zona të mbrojtura nuk është as i përshtatshëm dhe as i mjaftueshëm. Ne shume prej tyre jane mjaft te përhapura format e paligjshme te shfrytezimit si prerjet dhe demtimet e fondit pyjor dhe kullosor, gjuetia dhe demtimi i botes shtazore apo dhe ndertimet. Nje analize e statusit te ruajtjes se llojeve bimore dhe shtazore ka treguar se ne Shqiperi numerohen sot gjithsej 936 lloje te kercenuara ose 18.7 % e te gjitha llojeve bimore dhe shtazore te verejtura ne territorin e vendit. Prej tyre 575 lloje i perkasin botes shtazore dhe 361 te tjere botes bimore. Nder llojet e faunes me te kercenuarit paraqiten grupet qe qendrojne ne majen e zinxhirit ushqimor ku spikasin gjitaret dhe shpendet. Nder llojet bimore duket se bimet enezore me 329 lloje te kercenuara mbeten grupi me status me te pafavorshem te ruajtjes. 338 lloje kafshesh dhe 308 lloje bimesh figurojne sot te mbrojtura nga legjislacioni vendas. Shumica e tyre jane te kercenuara si ne rang global ashtu dhe lokal. 1.1.4 Pyjet dhe kullotat Pyjet dhe kullotat mbulojne sot rreth 1,5 milion hektare ose 52% te siperfaqes totale te Shqiperise. Mbeshtetur ne te dhenat kadastrale te vitit 2005, pyjet zene mbi nje milion hektare ose 36% te siperfaqes totale te Shqiperise. Edhe pse statistikat e kohëve të fundit tregojnë se kjo sipërfaqe është relativisht e qëndrueshme, prodhimtaria e saj eshte zvogeluar si pasoje e prerjeve mbi mundesine e shfrytezimit para vitit 1992 si dhe e prerjeve te paligjshme gjate dekades se fundit. 1.1.5 Burimet peshkore Shqiperia ka nje potencial te rendesishem te burimeve natyrore te cilat krijojne nje numer te madh mundesish per zhvillimin e aktivitetit te peshkimit. Ky potencial bazohet ne pasurine e madhe te ujerave perfshire ujerat bregdetare, liqenet, lumenjte, lagunat, rezervuaret etj. Sot peshkimi perballet me dëmtimin e rezervës peshkore në përgjithësi, në mënyrë të veçantë për peshqit me vlera ekonomike, gjë që ka sjelle ndryshim të strukturave të rezervës peshkore dhe luhatje të prodhimit. Ka akoma aktivitetete te peshkimit te paliçensuara dhe rregullat e peshkimit nuk zbatohen ende si duhet. Problemet përfshijnë përdorimin e tepruar të rrjetave fundore që dëmtojnë habitatet detaret dhe te rrjetave të imta qe demtojne te gjitha breznite peshkore. Ujerat ruajne ende cilesi te mire per peshkim megjithe ndotjen e verejtur ne disa pika te ujerave bregdetare apo te brendshme. Bimesia nënujore, aq e rëndësishme për riprodhimin e peshkut, po dëmtohet nga përdorimi i metodave të papërshtatshme të peshkimit si edhe nga ndryshimet në cilësinë e ujerave ku shkaktare kryesor mbetet hedhja e inerteve ne vijen bregdetare e sidomos ne bregdetin e Jonit. 1.1.6 Tokat Erozioni i tokës njihet gjerësisht si një problem madhor që shkaktohet nga praktikat e paqendrueshme bujqësore, kullosore apo dhe shfrytezimi pa kriter i pyjeve. Shqiperia eshte nje nder vendet mesdhetare me shkalle te larte te erozionit i cili varion nga 21,4 ton/ha ne ne 34,7 ton/ha ne vit. Humbja e tokes ne brigjet e lumenjve, si pasoje edhe e shkaterrimit te veprave mbrojtese, perben nje shqetesim te madh per komunitetet perreth tyre, pushtetin lokal dhe ate qendror. Rreth 140 mije ha toke rrezikohen sot nga shkarjet. Nder rrethet dhe rajonet qe jane me te rrezikuar permendim Korcen (10 000 ha), Elbasanin (8 400 ha), Beratin (7 580 ha), Dibren (5 300 ha) dhe Tiranen (5.100 ha). Nivelet e ndotjes kimike janë të ulëta në shumicën e tokave bujqësore. Sidoqoftë siperfaqe te medha tokash te kontaminuara nga industria mbeten ende te parehabilituara. Madje disa nga këto zona janë populluar keto vitet e fundit me te ardhur nga zona te tjera te vendit te cilet kane ndertuar vendbanime dhe jane keshtu te ekspozuar ndaj rreziqeve te shumta te lidhura me pranine e ndotesve te ndryshem ne keto terrene. 1.1.7 Zhurmat Zhurmat jane nje problem i zakonshem urban. Burimet e tyre kryesore jane transporti, ndertimet, industria dhe disa aktivitete tregtare si lokalet dhe klubet. Niveli max i lejuar per zhurmat ne kryqezime me fluks te madh levizje eshte 60-65 dB diten dhe 40-45 dB naten. Ne 6 nga 8 qytete te monitoruara per zhurmat ne vitin 2005 kapercehet lehte niveli maksimal i lejuar. Gjate nates, norma maksimale e lejuar prej 45 dB kapercehet vetem ne Tirane me 32.2%, ne Durres me 10% dhe ne Elbasan me 1%. 1.1.8 Peisazhi dhe Trashëgimia Kulturore Ndikimi i zhvillimit mbi vendet e trashegimise kulturore, perfshihet zakonisht ne kriteret e Vleresimit te Ndikimit ne Mjedis. Monumentet e Trashegimise Kulturore mbrohen ne baze te Ligjit Nr.9048, dt. 07.04 2003. Megjithate ky ligj ka mangesi sepse nuk i shikon monumentet brenda konteksit mjedisor. Ka shumë raste të monumenteve të trashegimise kulturore që po dëmtohen megjithe ekzistencen e ligjit ne fjale. 1.2 Ndikimi ne Mjedis i Veprimtarive te Zhvillimit Aktivitetet aktuale perfshijne : - Zhvillimin Urban përfshirë zhvillimin dhe përdorimin e pronës private dhe tregtare, - Industrine përfshirë minierat, industrinë përpunuese, - Transportin rrugor, hekurudhor dhe ajror, - Bujqësine, shfrytezimin e pyjeve, kullotave dhe burimeve peshkore, - Energjine, prodhimin dhe shpërndarjen e elektricitetit, - Turizmin perfshire zhvillimin e aseteve turistike dhe perdorimin e burimeve turistike. Por duhet theksuar se ndikimet madhore ndaj mjedisit vazhdojne te shkaktohen sidomos nga një numër aktivitetesh të mëparshme, sidomos ndermarrjet e mëparshme industriale dhe të nxjerrjes së mineraleve. 1.2.1 Zhvillimi Urban Sektori i ndertimit eshte zhvilluar shume keto dy dekadave të fundit. Ndonëse ky aktivitet është përqendruar kryesisht në zonat ekzistuese urbane dhe në zonat bregdetare, një numër i madh banesash eshtë ndërtuar në zonen fushore bregdetare ne trajte te ndertimeve te shperndara në ngastra te vogla toke. Ky “bum në ndërtim” është planifikuar dhe rregulluar ne menyre te dobet. Një numër i madh ndërtimesh janë kryer në mënyrë informale dhe pa lejet e duhura. Në praninë e praktikave të tilla te zhvillimit, shpenzimet për sigurimin e infrastrukturës komunale për mbrojtjen e mjedisit, veçanërisht për grumbullimin e trajtimin e ujërave të mbetura dhe grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave të ngurta, janë piksepari tepër te vështira dhe shumë më te shtrenjta sesa mund të ishin në rast se zhvillimi do te kryhej ne menyre te perqendruar dhe te planifikuar. Sigurimi i shërbimeve të tilla pengohet gjithashtu nga mungesa e mjeteve financiare brenda vete sektorit publik. Zhvillimi aktual urban shkakton perkeqsime të rëndësishme mjedisore të : - Cilësisë së ajrit – Clirim i pluhurit nga ndërtimet, emetime nga gjeneratorët, emetime nga pajisjet për ngrohjen e shtëpive, reduktim te hapsirave te gjelbra dhe emetime te rritura nga trafiku i perkeqsuar, - Sasise se burimeve ujore – nxjerrja e ujit nuk bëhet siç duhet, shkalla e humbjeve në shumë nga sistemet e shpërndarjes vlerësohet deri ne 75%, - Cilësise se ujit – ekziston një infrastrukturë e pamjaftueshme e grumbullimit të ujërave të perdorura, rrjedhje nga kanalet e ujërave të zeza dhe shumë pika shkarkimi komunikojne me sistemet e kullimit të ujërave sipërfaqësore, gjithashtu ekziston edhe një mungesë e përgjithshme e trajtimit të ujërave të mbetura, ndonëse me ndihmë të jashtme janë ndërtuar disa impiante për këtë qëllim – mungesa e grumbullimit dhe trajtimit të përshtatshëm të ujërave të mbetura nuk përputhet si me kërkesat ligjore Kombëtare dhe ato Europiane. - Peizazhit – zhvillimi i parregullt ka shpure në krijimin e vendbanimeve të shpërndara gjë që sjell një reduktim te dallimit midis zonave urbane dhe rurale dhe zhvlerësimin e vlerave të peizazhit. Ndikimi mjedisor i zhvillimit urban në kushtet aktuale është relativisht i lartë në krahasim me standardin e jetesës. 1.2.2 Industria Niveli i aktivitetit industrial është shumë më i ulët se në dekadat e mëparshme. Megjithatë, ndikimi i aktiviteteve që kanë mbetur dhe i të rejave që janë krijuar është i lartë në krahasim me rendimentin e prodhimit. Kështu për shembull, informacioni i paraqitur në Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike tregon se shkarkimet e dioksidit te karbonit CO2 për banorë janë shumë më të ulëta se në shumicën e vendeve të industrializuara, por shkarkimet e CO2 për njësi të PBB janë shumë më të larta sesa ato të vendeve të industrializuara. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME) janë normalisht të varura nga infrastruktura komunale përsa i takon shërbimeve te ujërave të perdorura dhe mbeturinave të ngurta. Sidoqoftë, në mungesë të një infrastrukture të tillë, siç u diskutua më sipër, SME kanë dy opsione bazë: Ose të investojnë shumë në pajisjet e tyre të kontrollit të ndotjes duke bërë në këtë mënyrë që të jenë më pak konkurruese ose ato mund të vazhdojnë të ndotin duke tejkaluar normat e ndotjes. Për industritë e mëdha është siguruar një farë përparimi përfshirë edhe sigurimin e përmirësuar të trajtimit të ujërave të mbetura në rafinerinë e Ballshit si dhe instalimin e filtrave të pluhurit në fabrikën e çimentos së Elbasanit. Megjithatë rafineria e Ballshit dhe ne pergjithesi industria e naftës mbeten në përgjithësi joefikase dhe të vjetruara duke sjelle nivele të larta të dëmtimit të mjedisit (shkarkimet në ajër, firo, rrjedhje dhe shkarkime në ujë) për njësi të prodhimit. Industria e ndërtimit, përfshirë edhe furnizuesit e lëndëve të para është rritur me shpejtësi të madhe gjatë viteve të fundit. Performanca mjedisore e kësaj industrie është shumë e keqe pasi ka shumë vende ndërtimi që shkaktojnë nivele të larta shqetësimesh në formën e zhurmës, pluhurit, shqetësimeve të përgjithshme siç është për shembull dëmtimi në vende të ndryshme i rrugëve. 1.2.3 Transporti Transporti dominohet nga ai rrugor. Niveli i transportit hekurudhor është i ulët dhe nuk parashikohet të rritet1. Volumi i trafikut ajror është gjithashtu relativisht i ulët në krahasim me shumicën e vendeve Evropiane por ai parashikohet të rritet. Ndikimet kryesore mjedisore që shkaktohen nga transporti shoqërohen me zhvillimin dhe shfrytëzimin e rrugëve. Ndonëse rrjeti rrugor aktual është relativisht i vogël dhe i rrallë në krahasim me vendet e tjera Evropiane, ne vitet e ardhshme është planifikuar të investohet në shumë rrugë të reja dhe në zgjerimin e permiresimin e atyre ekzistuese. Kjo politike do të ketë ndikime të tjera mbi peizazhin dhe biodiversitetin. Pronësia e mjeteve të transportit (57 mjete për 1000 banore) në Shqipëri është e ulët në krahasim me shumicën e vendeve Europiane (Vendet e Agjensise Evropiane te Mjedisit EEA: mbi 350 për 1000 në vitin 2000). Po ashtu, numri i kilometrave për person është gjithashtu i ulët. Megjithate, transporti po shkakton ndikime serioze në zonat urbane. Në mënyrë të veçantë cilësia e ajrit ne qendrat kryesore urbane eshte mjaft e perkeqesuar dhe kjo shkaktohet kryesisht nga nivelet e larta të shkarkimeve për kilometer që krijohen nga: - Cilësia e dobët e karburantit të përdorur – standardet e tanishme të karburantet per automjetet janë më pak të rrepta se sa standardet e BE megjithe Vendimin e Keshilit te Ministrave Nr. 147 Dt. 21.03.2007 i cili vendos 1 janarin 2011 si date limit te futjes se standarteve te plota evropiane per karburantet, - Mosha mesatare relativisht e madhe e mjeteve të transportit (mbi 10 vjet) në krahasim me mesataren e vendeve të BE që është 7.1 - Përdorimi i automjeteve të mëdha dhe më pak efikase - Mirëmbajtja jo e mire e automjeteve – ndonëse janë futur sistemet e testimit të automjeteve duhet theksuar se kontrolli i shkarkimeve te automjeteve nuk eshte aq i rrepte sa ato të kërkesave Europiane dhe nuk zbatohet sic duhet. - Menaxhim joefikas i trafikut që shpie në dyndje dhe ne kohë qendrimi të gjatë. - Kushte të këqija të rrugëve që shpie ne amortizimin e shpejte te automjeteve. 1.2.4 Bujqësia Intesifikimi i bujqësisë konsiderohet ende i ulët krahasuar me dekadat e mëparshme. Konsumimi i plehut dhe pesticideve eshte relativisht i vogel dhe përdorimi i ujit për vaditje është më i ulët se në kohët e mëparshme. Megjithatë, janë bërë investime të konsiderueshme në rrjetet e rindërtimit të sistemeve të vaditjes dhe kullimit. Qysh nga viti 1994 kane filluar programet per rehabilitimin e infrastruktures se ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga permbytja te financuara nga Banka Boterore, krahas investimeve te vazhdueshme te buxhetit te shtetit. Ekziston gjithashtu potenciali për riintensifikimin e sektorit bujqësor që i nënshtrohet zhvillimit të një tregu të lirë për tokën. Aktiviteti bujqësor aktual, që vazhdon të krijojë probleme, ka të bëjë me praktika të papërshtatshme të plugimit të shpateve, të cilat rrjedhimisht shkaktojnë erozion të mëtejshëm, kontroll të dobët të sistemit të vaditjes, e për pasojë shpërdorim të ujit. Copëzimi i tokave si rezultat i presioneve të urbanizimit dhe ndryshimeve në pronësinë e tokave ka penguar modernizimin e sektorit. Për më tepër, shfrytëzimi i varieteteve vendase po vjen duke u pakësuar. 1.2.5 Energjia Sasia më e madhe e energjisë prodhohet nga hidrocentralet elektrike. Ky është një burim i pastër i energjisë dhe ka nivele të ulëta të dëmtimit të mjedisit. Megjithatë kapaciteti i prodhimit është i pamjaftueshëm për të përmbushur të gjithë nevojat e vendit gjatë gjithë vitit. Kjo ka shpurë në periudha relativisht të gjata të mungesës së energjisë gjatë viteve të fundit. Konsumatorët vendas i janë drejtuar shfrytëzimit të sistemeve ndihmëse në formën e gjeneratorëve me naftë për furnizimin e banesave të tyre ose aktiviteteve tregtare. Këta gjeneratorë e shtojnë nivelin e shkarkimeve në ajër në zonat urbane. Kështu pra ekziston një nevojë e identifikuar qartë për kapacitete të reja për 1 Plani Kombëtar i Transportit Shqipëtar, 2004 prodhimin e energjisë. Sistemi i shpërndarjes së elektricitetit ka nevojë për modernizim dhe në sistem ka shumë lidhje dhe ndërhyrje të parregullta. Përdorimi i elektricitetit për frymë të popullsisë përsa i përket mesatares është relativisht i ulët (1 427 kWh konsum elektriciteti në 2003 në krahasim me mbi 5 000 në Itali). Megjithatë, kërkesa po shtohet me shpejtësi (1 165 kWh më 2000)1. Nivelet e efikasitetit të energjisë janë relativisht të ulëta. Në veçanti, ndërtesat janë të izoluara keq dhe shumë pajisje, siç janë ajri i kondicionuar dhe frigoriferët, kanë efikasitet teknik të ulët. 1.2.6. Pylltaria Para vitit 1990, pjesa me e madhe e pyjeve të prerë përdoreshin për industrinë e përpunimit te drurit. Sot struktura e perdorimit ka ndryshuar me pjesen me te madhe te lendes drusore te perdorur si lëndë djegëse per konsum shtepiak. Efekti kryesor në mjedis i aktiviteteve të pa ose të keq-administruara pyjore është erozioni i tokës që sterilizon zona të mëdha malore dhe dëmton cilësinë e ujit duke shtuar ngarkesën e tij me sedimente. Humbja e sipërfaqes së mbuluar me dru, ndikon gjithashtu, shumë negativisht në dëmtimin e biodiversitet duke zhdukur shumë habitate për një mori llojesh të botës bimore dhe shtazore. 1.2.7. Peshkimi Sektori i peshkimit ze ende nje peshe te vogel ne ekonomine shqiptare. Konsumi i produkteve te peshkut eshte relativisht i ulet, rreth 3.3 kg/fryme ne vit, krahasuar me mesataren e vendeve te Mesdheut qe llogaritet ne 15.1 kg/fryme. Flota e peshkimit dominohet nga anijet fundore me 68% te totalit. Anijet e peshkimit pelagjik zene 6% te flotes ndersa pjesa tjeter zhvillon peshkim selektiv me grepa dhe mrezha. Gatishmeria teknike e flotes se peshkimit vleresohet rreth 50%. Ne peshkimin detar ne vitin 2005 jane te rregjistruar 821 peshkatare, kundrejt 754 te vitit 2004. Peshkimi ne lagunat bregdetare (me sipërfaqe prej 10.000 ha) eshte nje aktivitet mjaft i zhvilluar, me një rendiment peshkor që varion nga 42-97 kg/ha. Prodhimi mesatar vjetor para viteve 90 ishte 6500 kv ndersa sot eshte 4200 kv. Sistemet lagunore vuajne sot prishjen e ekulibrave hidrologjike te komunikimit me detin dhe furnizimit me uje te embel. Peshkimi ne ujerat e brendshem (rreth 600 rezervuare te bujqesise) zhvillohet nepermjet ripopullimit te tyre me rasate te krapit, ballgjerit, amurit etj. dhe rritjes ne kushte ekstensive. Vetem ne tre liqenet kryesore te vendit (Liqeni i Shkodres, Pogradecit dhe Prespes) punosohen sot afro 750 peshkatare. Aktualisht sot nga aktiviteti i marikulturës prodhohet rreth 14 000 kv midhje, 3000 kv koce dhe levrek dhe 50 kv karkalec. Gjithashtu troftikultura ka marre nje zhvillim te ndjeshem. Në vitet e fundit janë ndërtuar 85 ekonomi me një kapacitet prodhues prej rreth 8500 kv. Ekonomitë e ndërtuara kanë madhësi të ndryshme nga ekonomi familjare prej 5 kv. deri në ato industriale deri në 500 kv. Por rritja e prodhimit te akuakultures shoqerohet me rritje te ndotjes se ujit si nga lëndët ushqyese të shtuara. Peshkimi artizanal (tradicional) shtrihet gjate gjithe bregdetit shqiptar, ne te gjithe vijen bregdetare. Kjo kategori peshkimi shfrytezon zonen e cektines deri ne 2-3 milje larg nga bregu i Adriatikut dhe 1 milje nga bregu i Jonit, gjithmone ne vartesi te struktures se bregut. Ky lloj peshkimi karakterizohet nga nje shtrirje kapilare gjate bregdetit si per aktivitetin e zenies se peshkut ashtu dhe per ankorimin e varkave. Fuqia motorike mesatare e varkave apo sanalleve nuk i kalon 15 HP. Ne kete sektor punesohen sot 500-600 peshkatare artizanale. Peshkimi ne Shqiperi ne vitin 2006 kundrejt vitit 2005 ka pasur nje rritje prej 14.9%. Ne kete rritje peshkimi detar ka nje peshe pre 10% akuakultura nje dyfishim te prodhimit, prodhimi i midhjeve 8.8% etj. Megjithese kemi nje rritje te prodhimit te peshkut prodhimi eshte i barabarte me rreth 74% te prodhimit te paraviteteve ’90. Peshkimi fundor ka arritur ne te njejat nivele te vitit ’90 por renie 1 Të dhëna nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike te konsiderueshme kane pesuar pelagjiket e vegjel. Aktualisht ne Shqiperi vlera e prodhimit te peshkimit nga zeniet dhe akuakultura, llogaritet ne rreth 40 milion USD. Ne totalin e vleres rreth 22 milion USD e perben peshkimi ne det, bregdet dhe ujera te brendshme, rreth 8 milion USD akuakultura dhe pjesa tjeter midhjet. Ne kalimin qe ky prodhim ben ne te gjithe zinxhirin e marketingut, ne shitje me pakice, vlera e tij rritet nga 10-30% ne vartesi te llojit te peshkut. Industria perpuese e produkteve peshkore karakterizohet nga rritja e investimeve dhe te punesimit. Produktet e perpunuara jane per eksport dhe tregun vendas. Bilanci tregtar i import eksportit te produkteve peshkore eshte pozitiv ne vlere. Industria perpunuese kap sot nje vlere eksporti prej 16 milion USD. Sektori peshkimit demtohet nga peshkimi illegal dhe i paraportuar. Ky lloj peshkimi eshte real, riciklohet vazhdimisht dhe rrit ndjeshem problemet ne sektorin e peshkimit. Ka shume dimensione dhe motive por me e dukshmja eshte ajo ekonomike. 1.2.8 Gjuetia Gjuetia e shpendeve dhe gjitareve mbetet nje shqetesim i madh dhe i keqkontrolluar i cili demton perpjeket e ndryshme per ër menaxhimin e biodiversitetit. Gjate 10-15 viteve te fundit jane pajisur me arme gjahu 75 mije persona nderkohe qe vetem 17 mije prej tyre jane anetare te shoqatave te gjuetareve dhe peshkatareve sportive. Prania e nje numri te madh dhe te paregjistruar te armeve te gjahut eshte sigurisht nje faktor qe ndikon negativisht ne ruajtjen e larmise biologjike. Si pasoje verehet nje renie e numrit te pergjithshem te llojeve dhe abondances se tyre, renie me e theksuar sidomos per speciet autoktone objekt gjuetie si thelleza e malit dhe lepuri i eger. Edhe gjuetia e shpendeve te ujit shtegtare pertej kuotave ditore ka padyshim nje impakt negativ te dukshem ne popullatat e tyre dhe prishje te ekuilibrave mjedisore ne ekosistemet bregdetare dhe liqenore. Gjuetia e paligjshme ndikon gjithashtu ne shqetesimin e llojeve qe nuk jane objekt gjuetie dhe zhvendosjen e tyre ne zona te tjera ne kerkim te qetesise duke sjelle keshtu dhe ndryshim te zonave te perhapjes se tyre. 1.2.9 Turizmi Një numër aktivitetesh të shoqëruara me industrinë e turizmit, po ndihmojnë në ndikime të ngjashme si dhe ato të zhvillimit urban, në mënyrë të veçantë ne zonat bregdetare dhe buzliqenore. Kjo industri karakterizohet nga një numër i madh zhvillimesh të planifikuara keq, të cilave u mungon infrastruktura komunale e përshtatshme, veçanërisht grumbullimi dhe trajtimi i ujërave të mbetura dhe mbetjeve urbane. 1.2.10 Aktivitete të mëparshme industriale Toka e ndotur në qendrat industriale të braktisura, ndërmarrjet minerare dhe vendet ku hidheshin dikur mbeturinat industriale mbetet ende një problem madhor per mjedisin. Në vitin 2000, PKBM 1-ja (Program i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin) analizoi kushtet e një sërë zonave industriale nga më të ndoturat në Shqipëri. Përfundimet e këtij projekti, identifikojnë qartë ndotjen serioze aktuale dhe rreziqet që i kanosen shëndetit publik ne te pakten 9 zona te vendit ndotje e cila paraqet rrezikshmeri te larte sidomos nëpërmjet ndotjes së ujit. Megjithe nderhyrjet ne disa prej zonave, shumica e tyre vazhdojne te përbëjnë një kërcënim për shëndetin publik. Vendet e hedhjes së mbeturinave te rrezikshme nuk janë siguruar me masat e mbrojtjes mjedisore dhe menaxhohen relativisht keq. 1.2.11 Mbeturinat Niveli i tanishëm i prodhimit të mbeturinave te ngurta për frymë të popullsisë nuk dihet saktesisht meqenëse shumica e shërbimeve të grumbullimit dhe hedhjes së tyre nuk kanë pajisje të peshimit. Megjithate prodhimi i mbeturinave te ngurta urbane dhe inerte arrin një mesatare prej 550 kg për frymë të popullsisë në vit në zonat urbane dhe 170 kg për frymë të popullsisë në vit në zonat rurale2. 1 Raporti Teknik për Ballkanin nga PKBM, Rezultatet Analitike të PKBM të Kampioneve të marrë nga Pikat e Nxehta Industriale në Shqipëri, Nëntor 2000, Dokumenti Bazë 2 Prodhimi i mbeturinave ne vendet e BE arrin përafërsisht 500 kg për frymë të popullsisë në vit. Prodhimi total i mbetjeve urbane per 2006 ka qene afro 722 000 ton, ku vendin e para midis qarqeve sipas rradhes i zene Tirana (225 190 t), Durresi (78 872t), Fieri (73 712 t), Elbasani (66518 t), Vlora (59 808 t), Korca (53 749 t), Shkodra (48 668 t) etj. Menaxhimi i mbeturinave ne Shqipëri eshte pergjegesi e organeve te pushtetit vendor. Menaxhimi dhe trajtimi mbeten në një nivel të ulët. Sistemet për grumbullimin e mbeturinave të ngurta urbane janë siguruar tashme në shumicën e qyteteve nderkohe qe mbetet problematik ne zonat rurale dhe në qytetet e vogla. Shumica e mbeturinave në këto zona hidhet ne vende te pacaktuara e sidomos ne rrjedha ujore ku mbeturinat merren nga uji dhe transportohen në vende të tjera. Nuk ka asnjë sistem për menaxhimin e sigurt të mbeturinave të rrezikshme (qofshin ato shtëpiake ose tregtare). Riciklimi i mbeturinave është i paket. Metoda kryesore për trajtimin e mbetjeve eshte ajo vendmbulimeve (landfill) ndonese duhet theksuar se keto vendmbulime nuk janë të ndërtuara në mënyrën e duhur nga ana inxhinierike dhe shkaktojne ndotje te vazhdueshme te mjedisit. 1.3 Burimet financiare per mbrojtjen e mjedisit 1.3.1 Sektori Publik – Shpenzimi i përgjithshëm Ne vitin 2007, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave aktualisht kishte një buxhet vjetor (përfshirë edhe burimet e jashtme) prej 1.851 milionë lekësh (Tabela 3). Kjo shume përfaqëson 0.006% të shpenzimeve publike totale te cilat qendrojne ne vleren e 300.643.000 lekëve. Duhet të përmendet se mbi 75% e totalit (të ardhura dhe investime) të shpenzimeve për programin e mjedisit nxirren nga mbështetjet e jashtme (Tabela 4). Tabela 4. Elemente te Buxhetit te MMPAU per vitin 2006 Zerat ose Programet Shpenzimet Shpenzimet Totali operacionale (ne Kapitale 000/Leke) Administrim 153.200 8.000 161.200 Mbrojtja e Mjedisit 35.400 55.400 90.800 Mbeshtetje per 95.170 28.000 123.170 peshkim Administrimi Ujerave 13.286 13.286 Administrimi Pyjeve 632.944 329.600 962.544 Subtotali 930.000 421.000 1.351.000 Financim i huaj 500.000 500.000 Total MMPAU 1.851.000 1.3.2 Administrimi Mjedisor Numri total i stafit të angazhuar në programin e mbrojtjes së mjedisit është përafërsisht 200 punonjës, një raport me përafërsisht 1 anëtar të stafit për 14 000 banorë. Ky raport është i ulët. Shtetet Anëtare të Reja të Bashkimi Europian kanë një raport 1 me 4 000. Ndërsa krahasime të tilla nuk janë shumë të sakta, meqenëse përkufizimi i mbrojtjes së mjedisit është i ndryshëm për vende të ndryshme, numri i stafit është qartësisht më i ulët sesa ai që mund të pritej në mënyrë të arsyeshme nga një Shtet që aspiron hyrjen në BE. Ndryshimet ne numrin e stafit rrjedhin dhe nga vendosja e disa “detyrave mjedisore” në funksionet e ministrive të tjera, në mënyrë të veçantë në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, e cila është përgjegjëse për investimet në furnizimin me uje dhe trajtimin mbetjeve urbane të ngurta dhe te lengta. Niveli i zbatimit te ligjit është i ulët. Detyrat e inspektimit mjedisor u ngarkohen Agjencive Rajonale te Mjedisit, të cilat kanë një staf të përgjithshëm prej 40 vetësh. Përveç numrit të ulët të stafit, ky personel nuk është i pajisur me pajisje të mjaftueshme për të kryer detyrat e veta e në mënyrë efikase. Shumica e tyre nuk kanë mjete të përshtatshme transporti, telekomunikacioni ose administrimi. Shpenzimet për monitorimin mjedisor janë ende të ulëta dhe përbëjnë vetem një përqindje të vogël të asaj që do të kërkohej nga legjislacioni i Bashkimit Europian dhe nga legjislacioni kombëtar. 1.3.3 Investimet Kapitale Investimet kapitale per zbatimin e programit te mjedisit, pyjeve, peshkimit dhe ujerave zene afro 50% te te buxhetit te pergjithshem te Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave. Por investimet kapitale ne mjedis kryhen dhe nga ministri te tjera e sidomos nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (MPPTT). Kjo ministri menaxhon një program investimesh kapitale i cili kontribuon në infrastrukturën mjedisore komunale përfshirë furnizimin me ujë të pijshëm, grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të mbetura dhe menaxhimin e mbeturinave të ngurta. Programi kapital i MPPTT për 2006 ishte 10,154 milione leke nderkohe qe shpenzimi total për kanalizimet (grumbullimi i ujërave të mbetura, trajtimi i ujërave të mbetura) dhe mbetjet e ngurta urbane (grumbullimi i mbeturinave të ngurta dhe groposja e mbeturinave të ngurta) është 381 milionë Lekë (rreth 120 Lekë për frymë të popullsisë në vit) ose 3.8% e buxhetit total te investimeve te kesaj ministrie (Tabela 5). Tabela 5. Elementët e Buxhetit të Investimit të MPPTT (000 Lek) 1 Planifikim dhe Menaxhim (Stafi i Ministrisë) 5 0.0% 2 Transporti Rrugor 5,545,110 54.6% 3 Menaxhimi i Transportit Rrugor (Instituti i Kërkimeve të 15,960 0.2% Transportit) 4 Transporti Detar 300,430 3.0% 5 Transporti Hekurudhorë 340,000 3.3% 6 Transporti Ajror 72,500 0.7% 7 Sektori i Furnizimit me Ujë 2,318,247 22.8% 8 Sektori i Kanalizimeve 381,185 3.8% 9 Sektori i Strehimit 550,950 5.4% 10 Planifikimi i Sektorit Urban 30,000 0.3% 11 Infrastruktura Turistike 600,000 5.9% Totali 10,154,387 100.0% Kostoja totale e investimeve të sektorit publik në sektorët e grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të mbetura dhe në menaxhimin e mbeturinave të ngurta për të arritur standardet e Komunitetit Europian është e vështirë të përllogaritet me saktësi, meqenëse ajo kerkon kryerjen e një analize të mangësive te grumbullimit e trajtimit per cdo qender urbane dhe ballafaqim te saj me standartet e kerkuara nga Legjislacioni i Komunitetit Evropian. Një kerkese e tillë është kompletuar pjesërisht për disa zona. Megjithatë, nëse këto kosto janë të ngjashme me ato të vendeve të reja që hynë në BE, atëherë duhen pritur investime prej më shumë se 1 miliard Euro. Që të arrihet ky nivel investimesh për një periudhë 20 vjeçare, do të duheshin investime shteterore apo private prej 50 milion Eurosh në vit në infrastrukturën e ujërave të mbetura. Mbështetja e donatorëve është siguruar për një numër vitesh në veçanti për sektorin e ujesjelles-kanalizimeve dhe trajtimit te ujerave te zeza. Gjatë viteve 1992-2005 jane kryer investime të shumta që arrijnë nje vlere prej 270 milionë Euro te siguruar si grante dhe hua kryesisht ne infrastrukturen e furnizimit me ujë. Tashme një numër investimesh janë përfunduar në fushën e grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të mbetura dhe te tjera me nje shume prej afro 60 milione eurosh jane planifikuar ne pothuajse gjithe zonen bregdetare dhe liqenore te Shqiperise si ne Shkoder, Shengjin, Lezhe, Durres, Kavaje, Vlore, Sarande dhe Pogradec. Pas ketij viti filloi te rritet pesha e investimeve edhe ne sistemin e kanalizimeve te ujrave te perdorura dhe perpunimin e tyre, investime te cilat edhe ne te ardhmen do te jene ne rritje ne favor te sistemit te kanalizimeve dhe te perpunimit te ujrave te ndotura. Një sasi shumë më e vogël investimesh është siguruar për menaxhimin e mbeturinave të ngurta. Po ashtu shpenzime të rëndësishme janë kryer nga qeveria dhe donatorët për rehabilitimin “vatrave te nxehta” mjedisore të shkaktuara nga veprimtaritë industriale të braktisura. Tashme jane hequr mbetjet nga qendra industriale e Porto-Romanos dhe po kryhet inkapsulimi i tyre ne zonen e Bisht-Palles. Po keshtu po punohet per rehabilitimin e mbetjeve te arsenikut ne Fier si dhe nje rehabilitim i pjesshem eshte kryer ne Uzinen e PVC-se ne Vlore. Rehabilitimi eshte planifikuar tashme per zona si Rubiku, Fieri, Elbasani etj. 1.3.4 Sektori Privat Statistikat lidhur me nivelin e investimeve nga sektori privat në mbrojtjen e mjedisit tani për tani nuk janë të disponueshme. Tarifat e paguara nga konsumatorët për shërbime mjedisore komunale si grumbullimi dhe trajtimi i mbetejeve te ngurta urbane, furnizimi me uje dhe grumbullimi i ujerave te mbetura, janë të ulëta dhe per pasoje edhe te ardhurat e pergjithshme jane te pakta. Ndërsa sistemi i vendosjes së tarifave lejon rigjenerimin e kostove operacionale, të ardhurat e siguruara janë të pamjaftueshme per kryerjen e investimeve kapitale të rëndësishëme nga operatorët e shërbimeve bashkiake dhe komunale. Po ashtu duhet theksuar se ka shumë lidhje “informale” në rrjetin e furnizimit me ujë duke mbajtur te ardhurat ne nivele te uleta. Si rezultat i këtyre faktorëve shumë operacione të sektorit ujor nuk janë të qendrueshëm nga ana financiare në formën e tyre të tanishme. Një mundësi e potenciale për shtimin e nivelit të investimeve ne fushen e furnizimit me uje do të ishte decentralizimi dhe privatizimi i këtij tashmë ka filluar nëpërmjet të komercializimit të operacioneve. Megjithatë, niveli i ulët i të ardhurave i krijuar nga aktivitetet e shërbimeve komunale e bën privatizimin thuajse të pazbatueshëm. 1.4 Efikasiteti i përdorimit të burimeve Burimet publike që i kushtohen mbrojtjes së mjedisit janë përgjithësisht efikase. Personeli që punon në këtë sektor përbëhet zakonisht nga ekspertë të përkushtuar në disiplinat e tyre. Megjithatë, kanë lindur probleme nga prania e mbivendosjes së përgjegjësive midis strukturave te ndryshme qendrore apo strukturave qendore me ato vendore, të cilat vijnë si pasojë e përcaktimit të paqartë të kompetencavesektori. Procesi i decentralizimit pritet te perfundoje ne vitin
2007. Kjo. Legjislacioni i kohëve të fundit është përpjekur të sqarojë shumë nga këto çështje, por përsëri duhet një punë e mëtejshme. Marredheniet institucionale në fushën e mjedisit dhe sektorëve të tjerë, gjatë viteve të fundit jane bërë mjaft komplekse duke sjelle mungese efektiviteti. Megjithate ndryshimet e kohëve të fundit në strukturat institucionale (bashkimi sektorit te pyjeve dhe peshkimit me mjedisin) kane ndihmuar në rritjen e efikasitetit dhe ne sqarimin e metejshem te përgjegjësive. Shfrytëzimi i koordinuar i ndihmës së donatorëve ka qenë gjithashtu një çështje shqetësimi gjatë viteve të fundit. Zhvillimi i Tryezave të Rrumbullakëta një herë në katër muaj midis Donatorëve dhe Qeverisë si dhe puna e Departamentit të Donatorëve dhe Koordinimit të Strategjisë kanë ndihmuar shumë për trajtimin e kësaj çështjeje. Megjithatë, ka nevojë për një trajtim më shumë përfitues për përdorimin e mbështetjes së donatorëve. Nivelet e ndërgjegjësimit publik janë të ulëta dhe komunikimi për çështjet mjedisore është relativisht i dobët. Kjo është një fushë, e cila mund të rritet me një kosto relativisht të ulët. 1.5 Përputhja e Legjislacionit Vendas me ate te Bashkimit Evropian Shkalla e perputhjes se legjislacionit vendor me atë të Komunitetit Europian vleresohet deri me sot si e pjesshme. Qeveria Shqiptare ka futur tashme si akt normativ kerksesen qe cdo ndryshim ne legjislacionit vendas te jete ne perputhje me ate te BE. Dokumenti politik kryesor për arritjen e përputhjes legjislative është Plani Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit i cili eshte perditesuar ne Maj 2007. Sikurse edhe me sektorët e tjerë, seksioni që merret me mjedisin tregon një numër shumë të madh ndryshimesh legjislative te domosdoshme për të arritur përputhjen. Shqyrtimi legjislativ me i fundit nga projekti ELPA doli në përfundimin se legjislacioni mjedisor shqiptar: - Është i gjerë për nga fusha e synimet, ndonëse nuk i mbulon të gjitha fushat e acquis-it; - Shfrytëzon shumë nga mjetet rregullatore në dispozicion; - Komanda dhe regjimi i kontrollit i siguruar nga legjislacioni mjedisor nuk është efikas në sigurimin e zbatimit te tij; - Shfaq probleme strukturore – pjesërisht legjislacioni nuk është i qartë dhe në shumë raste, rregullat që kërkon të imponojë ai nuk janë realiste ose të drejta. Gjithashtu mekanizmat e imponimit të këtyre rregullave nuk funksionojnë; Mbi bazën e këtij vlerësimi është e qartë se: - Ka ndryshime te dukshme midis legjislacionit aktual shqiptar dhe atij të Komunitetit Evropian - Per të pasur sukses me transpozimin dhe zbatimin e legjislacionit duhet kryer paraprakisht nje rishikim i legjislacionit vendas. 1.6 Zbatimi i legjislacionit Zbatimi me sukses i legjislacionit varet nga një mori faktorësh, nga të cilët më të rëndësishmit janë: - Cilësia e legjislacionit, - Përputhja me legjislacionin evropian, - Shkalla e respektit për ligjin, - Strukturat institucionale te krijuara për të siguruar zbatimin e tij, - Niveli i përpjekjeve të shpenzuara për imponimin e legjislacionit, - Investimet financiare të bëra nga aktorët përkatës. Siç është thënë më parë, ka mangësi në një numër fushash. Ka probleme strukturore, që kanë të bëjnë me legjislacioni aktual shqiptar. Për më tepër, niveli i shpërndarjes së legjislacionit është relativisht i ulët. Njoftimet drejtuese dhe këshillimore për aktoret përkatës nuk publikohen gjeresisht ne menyre qe të promovohet legjislacionin dhe standardet e reja. Si pasojë niveli i njohjes së ligjit është i ulët. Ky faktor, midis të tjerëve, ndihmon në krijimin e një niveli relativisht të ulët të respektit për legjislacionin mjedisor. Janë ndërmarrë aksione për të trajtuar shkeljet e legjislacionit. Megjithatë, shumë prej gjobave financiare që u vihen shkelësve, aktualisht nuk janë vjelur. 1.7 Përfundime Gjatë viteve të fundit është bërë një përparim i konsiderueshëm në fushën e menaxhimit të mjedisit. Në veçanti duhet theksuar se është hartuar dhe aprovuar një numër i madh ligjesh mjedisore, janë krijuar institucione te reja dhe po kryhen disa investime në infrastrukturën mjedisore komunale e bashkiake. Megjithatë, mbeten përsëri një numër pengesash për arritjen e niveleve të mbrojtjes së mjedisit, te zhvillimit të qendrueshëm si dhe në integrimin e Shqiperise ne Komunitetin Evropian. - Niveli i shpenzimeve publike për elementët operativë të mbrojtjes së mjedisit është shumë i ulët për të siguruar komunikimin e përshtatshëm, drejtimin ose imponimin e ligjit. - Niveli i shpenzimeve publike në infrastrukturën për mbrojtjen e mjedisit është shumë i ulët për të arritur standardet evropiane në një të ardhme të parashikueshme. - Aktivitetet ekonomike, veçanërisht transporti, janë relativisht jo efikase dhe shkaktojnë një nivel të lartë të ndikimit të mjedisit për njësi të aktivitetit. Si pasojë e këtyre problemeve gjendja e mjedisit nuk është, në shumë raste, në përputhje me kërkesat e legjislacionit kombëtar dhe Evropian. Madje kjo gjendje mund edhe të përkeqësohet më tej duke dëmtuar shëndetin publik, duke prekur potencialin zhvillimor te vendit dhe duke pakësuar potencialin e një turizmi me vlera të larta.
2. Vizioni, Prioritetet Strategjike dhe Synimet 2.1 Vizioni Zhvillimi i shpejte dhe i qendrueshem perben objektivin kryesor te qeverise shqiptare. Vendi duhet te zhvillohet duke ruajtur ne maksimum burimet tona natyrore nga ndotja dhe degradimi, duke promovuar vlerat mjedisore per ti kthyer ne mbeshtetje te prosperitetit ekonomik te vendit. Një zhvillim i tillë do të drejtohet nga vizioni dhe politikat e qeverisë, gjë që do të sigurojë zhvillim të integruar të zonave rurale dhe urbane se bashku me mbrojtjen e mjedisit. Ky qëllim i qeverisë do të arrihet nëpërmjet një shkrirjeje efikase të politikave specifike sektoriale në një qendrim te vetem të integruar. Ndonese ne dukje nje koncept mjedisor, zhvillimi i qendrueshem eshte nje koncept teresisht ekonomik qe garanton sigurin e zhvillimit ekonomik. Per te arritur kete zhvillim Shqiperia ka nevoje per nje program veprimi i cili do te ndihmoje ne : i) permiresimin e cilesise se jetes, ii) krijimin e kushteve per zhvillim te qendrueshem dhe te integruar dhe iii) integrimin e strategjise mjedisore me strategjite e tjera sektoriale 2.2 Prioritetet e Programit të Qeverisë Për të siguruar zhvillimin e qendrueshem dhe hyrjen në Bashkimin Europian, vendi ka nevojë të përafrojë përputhjen me legjislacionin e Komunitetit Europian në fushën e mjedisit gjatë dekadës së ardhshme. Në disa raste, veçanërisht per ato elemente te legjislacionit te KE qe kerkojne “investime te rënda” mjedisore, përputhja e plotë nuk do të përfundojë deri në një farë kohe pas hyrjes, sikurse ka ndodhur edhe me shume Shtete të reja Anëtare te KE. Sidoqoftë, edhe në këto fusha duhet bërë një progres i konsiderueshëm. Duhet theksuar se mjedisi është një nga komponentët më të mëdhenj të legjislacionit të Komunitetit Evropian dhe vërtetohet se është një nga fushat më të vështira për të arritur përputhshmërine e standarteve te percaktuara nga ky legjislacion. Programi i Qeverisë për periudhën 2005 – 2009 përcakton prioritetet në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore perfshire ato pyjore dhe kullosore, peshkore dhe ujore. Në mënyrë të përmbledhur këto prioritete janë:
1. Masa te shpejta per forcimin e disipilines se ligjit ne mbrojtje te mjedisit. Parimi “demtuesi paguan koston e plote” do te zbatohet me rreptesi. Per kete qellim do te reformohet rrjeti institucional dhe do te forcohen masat ndeshkimore ndaj cdo ndotesi dhe demtuesi te komponenteve mjedisore dhe burimeve natyrore perfshire peshkim, pyje dhe ujera.
2. Disiplinimin me perparesi te aktiviteteve ekonomike qe shkaktojne ndotjen e ajrit ne zonat urbane, ndotjen ne ujrat bregdetare e liqenore dhe qe kompromentojne potencialet turistike, demtimin e pyjeve dhe erozionin e tokes.
3. Ne vecanti, do te pergjysmohet niveli i ndotjes se ajrit ne zonat e medha urbane te vendit. Do te adoptohen plotesisht standartet mjedisore te shkarkimit ne ajer, duke i perafruar me standartet europiane, sipas nje programi ambicioz. Brenda mandatit 4-vjecar te qeverisjes do te eleminohen ujrat e ndotura siperfaqesore ne zonen bregdetare.
4. Do te trajtohen me perparesi te gjitha "vatrat e nxehta mjedisore”, me nivel te larte ndotjeje, te trasheguar nga industrite e amortizuara, nepermjet neutralizimit dhe rehabilitimit te tyre dhe, ne raste e domosdoshme, largimit te familjeve qe jetojne te ekspozuara ndaj rrezikut.
5. Luftimi i erozionit masiv, si nje nga shkaktaret e permbytjeve dhe demeve te medha njerezore e materiale ne tokat e uleta fushore, do t’i kushtohet nje rendesi paresore. Per kete qellim do te ndalohen veprimtarite e ndryshme shfrytezuese ne vendet me rrezik te larte te erozionit, si dhe do te mbeshtetet fuqishem me programe te posacme rehabilitimi i siperfaqeve pyjore dhe kullosore.
6. Do te adoptohen incentiva per nje sjellje miqesore me mjedisin te aktiviteteve ekonomike e njerezore dhe qe njekohesisht respektojne principet e tregut te lire. Per kete qellim do te adoptohen lehtesira fiskale per uljen e ndotjeve nga bizneset dhe konsumi, per investime ne teknologji te pastra, per konservimin e energjise, per perdorimin racional te burimeve natyrore dhe per nxitjen e investimeve mjedisore. Krijimi i Fondit per Mjedisin, i cili do te ushqehet nga taksat, gjobat dhe donacionet e brendshme apo te huaja. Investimet e tij do t`i drejtohen teresisht sektoreve te paster mjedisore, apo me ndikim te drejtperdrejte ne mjedis.
7. Qartesimi i te drejtave te pronesise dhe garantimi i tyre, transferimi i pronesise se disa burimeve mjedisore ne komunitetet vendore si ne pyje e kullota, shfrytezim i ujerave, tokes etj., do te jete nje tjeter incentiv per nje sjellje miqesore me mjedisin.
8. Shfrytezimi pa kriter i faunes se eger do te vihet ne shenjestren e aktiviteteve parandaluese dhe ndaluese. Per kete qellim, do te forcohet sistemi i kontrollit dhe parandalimit te demtimit, si dhe do te rriten masat ndeshkimore per demtuesit.
9. Dyfishimi i siperfaqeve te zonave te mbrojtura, do te garatoje jo vetem mbrojtjen e tyre, por edhe nje zhvillim te metejshem, duke gjetur menyra te aktivizimit te potencialeve te ketyre zonave ne treg pa kompromentuar ruajtjen e tyre.
10. Informimi i publikut mbi gjendjen reale te mjedisit do te marre nje rendesi vendimtare ne programin mjedisor te qeverise. Shoqeria civile dhe organizatat e pavarura e te specializuara do te ftohen te kontribuojne ne hartimin e politikave mjedisore, ne zbatimin e tyre, si dhe vecanerisht ne monitorimin e gjendjes se mjedisit. Edukimi i publikut do te mbeshtetet nga programe specifike qe do te realizohen ne bashkepunim me shoqerine civile. Do te rishikohen te drejtat ligjore te publikut dhe do te permiresohen procedurat e ankimit administrativ dhe gjyqesor per t’i dhene akses me te larte grupeve pro-mjedisore te kerkojne mbrojtjen e mjedisit dhe ndeshkimin e ndotesve ne rruge administrative e gjyqsore.
11. Menaxhimi i qendrueshem te resurseve natyrore te pyjeve dhe kullotave duke ruajtur e siguruar biodiversitetin, prodhimtarine, aftesine riperteritese duke garantuar vazhdimesin e funksioneve ekologjike, ekonomike e sociale ne nivel lokal, kombetar e global.
12. Rehabilitimi i pyjeve te degraduar per ti kthyer ne kushte optimale eshte dhe mbetet nje perparesi e sektorit pyjor dhe mjedisor ne pergjithesi.
13. Per te garantuar perdorimin e qendrueshem te burimeve pyjore dhe kullosore do te pershpejtohet ritmi i transferimit te pyjeve dhe kullotave tek njesite e qeverisjes vendore, proces qe rrit rolin e pushtetit vendore ne planifikimin dhe menaxhimin e qendrueshem te burimeve natyrore pyjore dhe kullosore;
14. Qeveria do te synoje shtimin e modernizimin dhe diversifikimin e flotes se peshkimit per te qene e afte te shfrytezoje ne menyre te qendrueshme rezervat peshkore vendase dhe te huaja. Zgjerimi dhe permiresimi i infrastruktures portuale te peshkimit me infrastrukturen e riparimit, mirembajtjes se anijeve ne te kater portet e vendit mbetet serish nje prioritet i sektorit. Ketu perfshihet dhe ndertimi i merkatove ne portet e peshkimit dhe i qendrave te grumbullimit te peshkut prane liqeneve kryesore.
15. Akuakultura duhet konsideruar si nje sektor i rendesishem dhe perspektiv per ekonomine vendase. Ne kete kuader do te nxitet krijimi i qendrave te reja te troftikultures kryesisht ne veri te vendit, rritja e akuakultures detare dhe ripopullimi me rasate peshqish i ujembledhesve te bujqesise dhe liqeneve te medhenj artificiale.
16. Qeveria do te nxise gjithashtu zhvillimin e industrise perpunuese te produkteve peshkore per te furnnizuar tregun vendas dhe te huaj. 2.3 Prioritete Strategjike Prioritetet e përcaktuara e përcaktuara nga Programi i Qeverisë, mund të merren parasysh nga një numër synimesh të përgjithshme. 2.3.1 Zbatimi i Legjislacionit mjedisor Zbatimi i legjislacionit mjedisor (parandalimi i ndotjes, administrimi i qendrueshem i larmise biologjike, ruajtja dhe shfrytezimi i qendrueshem i burimeve pyjore, ujore dhe peshkore) është padyshim i nevojshëm. Kjo do të kërkojë detyrimisht burime shtojcë që duhet t’u jepen strukturave te varesise se Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave perfshire Agjencite Rajonale te Mjedisit (ARM), Drejtorite Rajonale te Sherbimit Pyjor, Inspektoriatin e Peshkimit dhe Agjensite e Baseneve Ujore. Përforcimi i tyre do te ndihmojë gjithashtu komunikimin midis nivelit qendror dhe atij vendor. Për më tepër, keto struktura do të jenë në gjendje të veprojnë si njesi këshillimore për të ndihmuar autoritetet vendore në plotësimin e detyrimeve mjedisore, ne rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor ne nivelin vendor, ne ruajtjen e pasurive natyrore dhe ne shfrytezimin e qendrueshem te burimeve natyrore qe kane nen administrim perfshire pyje, kullota, ujera dhe burime peshkore. Imponimi i suksesshëm do të kërkojë gjithashtu përmirësime në sistemin e lejeve mjedisore, i cili është mekanizmi kryesor i kontrollit. Zbatimi dhe imponimi i ligjit kerkojne njekohesisht ndergjegjesim ose ndryshime në qendrimin e pergjithshem ndaj mjedisit. Kjo do te realizohej edhe nepermjet përmirësimeve në legjislacion dhe komunikim. Përforcimi i strukturave rajonale kërkohet me urgjencë. Aktualisht për te imponuar legjislacionin e ngushte mjedisor ne të gjithë vendin ka 12 inspektorate rajonale me nje numer prej 40 inspektorësh. Shumë prej tyre nuk kanë mjete transporti qe do tu mundesonin nje kontroll me te mire te territorit. Inspektoriatet kanë nevojë të kenë personel të mjaftueshëm dhe burime materiale për të qene një frenues i besueshëm i krimit mjedisor. Niveli i burimeve të personelit të kërkuar vlerësohet me veshtiresi meqenëse suksesi i tyre varet nga shkalla e respektit për ligjin. Krahasimi me numrin e stafit në organizata të ngjashme në vendet e përfshira në valën aktuale të pranimit në BE sugjeron se një minimum prej 10 personash për rajon është i përshtatshëm. Kjo do të detyrojë një rritje të stafit nga 40 që është aktualisht në 120. Një rritje e tillë do të sjellë rritjen e kostos së personelit përafërsisht 3 herë më shumë nga ai i nivelit të tanishëm. Megjithatë rritja thjesht e numrit të personelit nuk do të jetë e mjaftueshme. Duhet të kërkohen mjete shtese përfshirë automjete dhe pajisje te tjera. Kjo do të kërkojë rritje te shpenzimeve kapitale dhe operacionale (Tab. 6). Tabela 6: Vlerësimet e kostove për Përforcimin e Agjencive Mjedisore Rajonale Kategoria Përfshirë Totali Shpenzimet Kapitale Automjetet, pajisjet e zyrave, 175 milionë lekë pajisjet e shëndetit dhe sigurisë Shpenzimet Operacionale (vjetore) Rrogat, karburanti, mirëmbajtja, 60 milionë lekë administrimi Nëse kostot e shpenzimeve kapitale shpërndahen gjatë një periudhe 7 vjeçare, atëherë shpenzimet vjetore mund të konsiderohen përafërsisht rreth 85 milionë lekë në vit. Sektori pyjor kerkon domosdoshmerisht nje perforcim te strukturave rajonale per nje kryerje me te mire te funksioneve kontrolluese (sektori i Policise Pyjore) dhe menaxhuese (menaxhimi, financa, sherbimet mbeshtetese). Strukturat e Policise Pyjore do te pesojne transformime per nje ndarje me te qarte te funksioneve kontrolluese dhe menaxhuese. Njekohesisht ato do te pajisen me mjetet e domosdoshme per te kryer me mire punen e tyre ne sherbim te ndalimit te kundravjtjeve ne pyje dhe kullota. Ne perberje te Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave eshte dhe Inspektoriati i Peshkimit me deget lokale ne 12 qarqe te vendit. Kjo strukture eshte pergjegjese per kontrollin e zbatimit te ligjshmerise se peshkimit dhe perfaqesues lokal i Drejtorise se Politikave te Peshkimit (MMPAU). Per nje kontroll me te mire te zbatimit te ligjshmerise ne peshkim konsiderohet e domosdoshme ngritja e nje sistemi te Monitorimit, Kontrollit dhe Survejimit. Kjo kerkon ristrukturim dhe fuqizim te struktures se Inspektoriatit si dhe pajisjes me infrastrukturen e duhur. 2.3.2 Adoptimi i Standardeve Ligjore të Komunitetit Europian Adoptimi i standardeve të Komunitetit Europian si për shkarkimet dhe cilësinë e mjedisit perbejne një kërkesë te procesit të pranimit në BE. Masat që duhen ndërmarrë për të arritur këtë objektiv janë percaktuar në Planin Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit (PKPL). Implikimet e burimeve të personelit për të ndërmarrë këtë proces zhvendosjeje dhe mbështetja e tij nëpërmjet sigurimit të drejtimit, specifikohen në periudhën afatshkurtër brenda PKPL dhe janë paraqitur në tabelën 7. Table 7: Burimet njerezore te kerkuara per transpozimin e “acquis communautaire” Sektori Drejtoria 2007 2008 2009 Horizontal VNM dhe Lejet 2 2 Ajri Parandalimi i Ndotjes 1 Menaxhimi i Mbetjeve Parandalimi i Ndotjes 2 Menaxhimi i Ujit Uji 1 8 Uji i Pijshëm Uji 1 Ndotja e Ujit Parandalimi i Ndotjes 1 Mbrojtja e Natyrës1 Mbrojtja e Natyres 8 2 2 Kontrolli i Ndotjes Parandalimi i Ndotjes 2 Kimikatet Parandalimi i Ndotjes 2 1 Zhurma Parandalimi i Ndotjes 1 Ndryshimet Klimatike Parandalimi i Ndotjes 1 Emergjencat Emergjencat Civile 2 1 Totali 21 14 5 Kjo rritje e burimeve të sektorit publik do të sigurojë një kapacitet më të lartë për të transpozuar acquis communautaire ne një periudhe afatshkurtër deri ne afatmesëm. Megjithatë duket e pamundur qe sektori publik apo privat te arrije t’i plotësojë të gjitha këto standarde brenda nje periudhe te tille sepse sikurse eshte shprehur dhe me poshte shkalla e ndryshimeve dhe investimeve të kërkuara është tepër e madhe. Prandaj legjislacioni i ri, madje dhe ai i përcaktuar nga Plani Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit, do te kete nevojë të përcaktojë objektiva te ndermjetem që 1 Duhet pasur parasysh që stafi i specifikuar lidhur me mbrojtjen e natyrës synohet të punojë për zbatimin në administratat e zonave të mbrojtura. vendosin per hapa te ndermjetme për arritjen ne afatgjate te Standarteve të Komunitetit Europian. Adoptimi i standarteve ne cilesine e ajrit, cilesine e ujerave, menaxhimin e mbetjeve urbane mbetet nje ceshtje paresore e investimeve ne infrastrukturen urbane dhe rurale te shoqeruara me kosto te theksuar financiare. Keshtu vleresohet se arritja e standarteve ne fushen e grumbullimit dhe trajtimit te ujerave te zeza do te kerkoje investime me nje vlere te perafert prej 826 milione Euro (Tab. 8). Tabela 8. Kostot e Përafërta të Programit të Administrimit të Ujërave dhe Ujërave të Zeza 2006-2010 2011-2015 2016-2020 Gjithsej Sektori Milion Ujërat e Zeza Urbane Lidhja me rrjetin e ujërave të zeza 60.6 60.5 79.9 201 Impiantet për trajtimin e ujërave të zeza 71.0 120.0 135.0 326 Ujërat e Zeza Rurale Lidhja me rrjetin e shkarkimit ose gropat 80.7 117.0 101.6 299 septike TOTALI I PËRGJITHSHËM (në milion ) 826 Edhe grumbullimi dhe trajtimi i mbetjeve urbane perben nje standart permbushja e te cilit eshte serish mjaft e kushtueshme. Duke pasur parasysh qe standartet evropiane kerkojne perafersisht 5 /m3 mbetje dhe duke supozuar se sasia e prodhimit të mbeturinave per nje periudhe afat-mesme do të jetë midis 300 - 500 kg për frymë të popullsisë në vit dhe duke llogaritur një jetëgjatësi të vendgropsjes prej 15 vjetësh, atëherë mund të kemi një kosto totale prej përafërsisht 50 milionë Euro për vendgroposjet. Por duhet theksuar se ky vlerësim nuk merr parasysh mbeturinat industriale, tregtare ose ato të ndërtimit. Kostoja e sigurimit të hapësirës së hedhjeve për mbeturina të tilla do të jetë diçka shtojcë. Po ashtu ky vlerësim nuk merr gjithashtu parasysh investimet që do të nevojiteshin për pajisjet e grumbullimit siç janë kontenierët dhe automjetet e grumbullimit ose të pajisjeve të riciklimit. Me qëllim që të sigurojmë një balancim, midis mbrojtjes mjedisore dhe zhvillimit ekonomik, standardet e ndermjetem duhet të vendosen mbi bazën e një analize te qarte te burimeve financiare dhe ekonomike të kerkuara per zbatimin e çdo pjese të legjislacionit. Keto “Vlerësime të kostos së përputhshmerise” deri me sot nuk janë ndërmarrë në hollësi të mjaftueshme. Prandaj rekomandohet që përveç stafit të identifikuar më sipër, të percaktohen edhe burimet shtesë financiare dhe ekonomike per nje permiresim të legjislacionit të propozuar. Futja e këtyre procedurave të përmirësuara do të lejojë arritjen e standardeteve te përkohshem për periudha më të gjata, të cilat do ti sigurojnë industrise një mjedis rregullator më të mirë në të cilin të mund te realizojne planet e biznesit dhe te marrin vendimet per investime. 2.3.3 Investimi Kapital në Mbrojtjen e Mjedisit Bazuar ne analizat e peraferta financiare te permbushjes se standarteve rezulton se nivelet aktuale të investimeve nuk janë të mjaftueshme për të përballuar nevojat per periudhen afatmesme. Për pasojë objektivi nuk ka gjasa të realizohet sipas shkallës kohore të parashikuar: Megjithatë është e rendesishme që programi aktual i investimeve të përforcohet dhe të zhvillohet sa me shpejt një program i qendrueshem investimesh afatgjata qe do te synore permbushjen me perparesi ne 20 vitet e ardhshme te Standardeve të Komunitetit Europian. Një program i tillë investimesh publike duhet të trajtojë: - Furnizimin me ujë të pijshëm – i besueshëm, i mjaftueshëm dhe i një cilësie të përshtatshme - Mbledhjen e Ujërave të Mbetura – kanalizime në të gjitha qytezat me një popullsi më të madhe se 2000 banorë - Trajtimin e Ujërave të Mbetura – trajtimi dytësor i ujërave të mbetura të mbledhura për të gjithë qytetet - Mbeturinat e Ngurta – grumbullim, riciklim dhe groposje (vendgroposje dhe djegie). - Cilesia e Tokës – përmirësim i i”zonave të nxehta” - Përmirësimin teknologjik të industrive shtetërore Siç është thënë më lartë, kostoja e një programi të tillë do të jetë e konsiderueshme. Pjesa më e madhe e këtyre shpenzimeve duhen te kryhen nga sektori publik pa p[erjashtuar edhe kontributin e sektorit privat. Ndonëse komercializimi i shërbimeve të grumbullimit të ujërave dhe e shfrytëzimit të pajisjeve të ujësjellësave është arritur në disa zona, nuk ka gjasa që privatizimi i infrastrukturës, duke pasur parasysh shkallen aktuale te investimeve të sektorit privat, do të jetë i suksesshëm. Tarifat aktuale të paguara për shërbime të tilla janë relativisht të ulëta dhe nuk mund të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për të kryer investime financiare të suksesshme nga një operator komercial. Për pasojë, shumë nga këto investime do të bëhen nëpërmjet sektorit publik. Shpenzimet aktuale publike për elementet e këtij programi janë të pamjaftueshme për të arritur standartet e kerkuara per periudhën 20 vjeçare. Investime do të kërkohen gjithashtu dhe nga Sektori Privat. Arritja e standardeve nga industria private duhet të jenë subjekt i klauzolave ligjore, por ato mund të mbështeten gjithashtu edhe nga përdorimi i stimujve fiskalë ose instrumentave të tjerë ekonomikë. Shpenzimet do të kërkohen gjithashtu nga vete qytetarët e sidomos per ripërtëritjen e automjeteve, rritjen e eficences energjitike nepermjet perdorimit te termoizolimit apo perdorimit te pajisjeve më të reja me efikasitet më të lartë. Në përcaktimin e investimeve më të domosdoshme duhen marrë gjithashtu parasysh edhe kostot operacionale që shoqërojne investimet. Kështu për shembull, zbatimi i një teknologjie ekstensive të trajtimit të ujërave të mbetura mund të kërkojë më shumë tokë për zbatimin e tij, por kostot operacionale janë shumë më të ulëta duke lejuar kështu për tarifa më të përshtatshme të mbulimit të kostove, gjë që nuk është në disavantazh as të konsumatorit as të siguruesit të shërbimeve. 2.3.4. Mbeshtetja Financiare per Infrastrukturen Mjedisore Realizimi i investimeve te kerkuara per plotesimin e standarteve do te ndihmohet nga Fondi per Mjedisin i krijuar ne perputhje me Programin e Qeverise ne te cilin parashikohet qe Fondi te krijohet ne dy vjecarin e dyte te qeverisjes. Ky fond do te financoje projektet e investimeve mjedisore. Parashikohet qe Fondi i Mjedisit të merret me investimet nën kompetencën e një numri ministrish në të cilën përfshihen zëra të tillë si menaxhimi i mbeturinave të ngurta, mbledhja dhe trajtimi i ujërave të mbetura dhe efikasiteti i energjisë. Përveç këtyre zërave në mënyrë specifike Fondi do te mbuloje dhe nevojat ne mbështetje të programit të Mbrojtjes dhe Ruajtjes së Mjedisit. Krijimi i Fondit te Mjedisit kerkon amendime të rëndësishme buxhetore dhe një ndarje të përgjegjësive midis disa ministrive. Megjithe kompleksitetin e tij, ky fond mjedisor “i gjerë” është krijuar në një numër shtetesh evropiane. Ne shumicen e rasteve fondi është krijuar me ligj me vete si një njësi financiare që operon më vete. Fondi administrohet nga një bord ekzekutiv i përbërë nga Ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë. 2.3.5 Menaxhimi i Burimeve Mjedisore Programi qeveritar trajton një numër çështjesh lidhur me menaxhimin e burimeve mjedisore përfshirë: - Shfrytëzimin e burimeve minerale – administrim i qendrueshem i tyre pa ndikime negative ne mjedis, - Shfrytezimin e burimeve pyjore dhe kullosore – menaxhim i qendrueshem qe siguron te ardhmen e tyre, - Shfrytezimi i burimeve peshkore – administrim ne perputhje me konceptet per mbrojtjen e natyres, - Menaxhimin e territorit – kontroll i zhvillimit per te mbrojtur pejzazhin dhe larmine biologjike - Administrimin e qendrueshem te Zonave te Mbrojtura – dyfishim te siperfaqes dhe përmirësim të administrimit te tyre, - Mbrojtja e tokës – parandalim i erozionit dhe i dezertifikimit - Mbrojtja e faunës – parandalim i humbjeve të florës dhe faunës si pasojë e shfrytëzimit të paqendrueshëm, - Burimet ujore dhe të drejtat ujore – kontroll mbi sasite e shfrytezuara dhe ruajtje te cilesise se tyre. Administrimi i burimeve mjedisore duhet të kryhet ne baze te nje kuadri te qarte ligjor te komandës dhe kontrollit që zbatohen nëpërmjet një sistemi lejesh të monitoruar dhe të imponuar mirë. Ky parim aplikohet si për burimet minerale ashtu dhe burimet pyjore e kullosore, peshkore, ujore ose te tokës. Sistemet e tanishme janë mesatarisht efikase dhe kanë nevojë të përmirësohen. Në veçanti procesi i alokimit të burimeve dhe i lejeve duhet bërë më transparent dhe i hapur për publikun. Një sistem më i plotë i shfrytëzimit të tokës/planifikimit hapësinor është duke u kryer nga MPPTT dhe mbështetet fuqimisht nga MMPAU. Koncesionet e burimeve minerale ekzistuese duhen rishqyrtuar dhe përditësuar për të siguruar masa mbrojtëse të përshtatshme, që kërkohen nga koncesionarët. Po ashtu, të gjitha koncesionet e reja, duhet t’u nënshtrohen klauzolave të tilla. Qeveria shqiptare konsideron si prioritet shfrytezimit te qendrueshem te burimeve pyjore, kullosore dhe peshkore te vendit si dege te ekonomise me nje impakt te gjere ekonomik dhe me ndikim te drejtperdrejte mbi mjedisin. Ne sektorin e pyjeve perparesite renditen si me poshte : - Vazhdimi i procesit te transferimit te pyjeve dhe kullotave tek organet e qeverisjes vendore drejt kalimit tek komunitetet te te drejtave te plota mbi pronesine. - Ruajtja dhe rehabilitimi i pyjeve dhe kullotave nepermjet rritjes se investimeve dhe nxitjes se inisiativave private e kolektive. - Qeverisja e qendrueshme e pyjeve dhe kullotave, nepermjet nje strategjie per nje mbeshtetje te organizuar te produkteve pyjore, ne te gjitha nivelet. - Vendosja e nje sistemi monitorimi per ndjekjen ne kohe te proceseve dinamike ne pyje dhe kullota dhe per nderhyrjen ne kohe per rehabilitimin e tyre. - Nxitja e nismave individuale ose kolektive per ripyllezimin e tokave te zhveshura dhe te abandonuara. - Ruajtja, mbrojtja dhe permiresimi i diversitetit biologjik ne ekosistemet pyjore dhe kullosore. - Ruajtja dhe permiresimi i pershtateshem i funksioneve mbrojtese ne mbareshtrimin e pyjeve dhe kullotave (ne menyre te veçante mbrojtjen e tokes, te sasise dhe cilesise se ujrave) - Ruajtja e funksioneve dhe sherbimeve te tjera social-ekonomike, si dhe sigurimi i perfitimeve te shumefishta per shoqerine, per brezat e sotem dhe te ardheshem. Prioritet per sektorin e peshkimit mbeten: - Shtimi numerik, ristrukturimi dhe modernizimi i flotes se peshkimit, - Ristrukturimi i infrastruktures portuale dhe qendrave te peshkimit, - Zhvillimi i akuakultures si nje sektor i rendesishem dhe perspektiv per ekonomine vendase, - Mbeshtetja e industrise perpunuese dhe marketingut te produketve peshkore, - Menaxhimi i rezervave te perbashketa, peshkimit te perbashket dhe marredheniet nderkombetare, - Zhvillimi i kerkimit shkencor modern dhe te afte te vleresoje gjendjen e rezervave peshkore per hartimin e politikave te sakta menaxhuese dhe - Rritja e zbatueshmerise se ligjit. 2.3.6 Komunikimi dhe Ndërgjegjësimi Niveli aktual i ndërgjegjësimit mjedisor është i ulët. Kjo rezulton në sjelljen dëmtuese nga ana e qytetarëve. Masat me një kosto relativisht të ulët për të ngritur ndërgjegjen publike mund të ushtrojë një ndikim të rëndësishëm mbi kushtet e mjedisit. Në veçanti vëmendje u duhet kushtuar masave të cilat: - Sigurojnë informacion për publikun në një nivel kombëtar dhe vendor. - Rritin ndërgjegjësimin e kërkesave ligjore. - Promovojnë një sjellje miqësore ndaj mjedisit. Janë bërë disa përparime në arritjen e komunikimeve efikase në fushën e mjedisit, por ato kanë nevojë të konsolidohen dhe burimet e departamentit të komunikimeve të MMPAU duhen përforcuar për të arritur synimet e programit. Në një periudhë afatgjatë, ndërgjegjësimi do të rritet nëpërmjet sistemi arsimor dhe integrimit më të shumtë të temave mjedisore në programet shkollore dhe në programet e arsimit të lartë. 2.3.7 Decentralizimi dhe Pronësia Nga programi qeveritar lindin dy çështje kritike, decentralizimi dhe pronësia. Decentralizimi në kontekstin e menaxhimit mjedisor do të shpjerë në një rol shumë më të zgjeruar për autoritetet vendore në financimin dhe menaxhimin e shërbimeve mjedisore vendore përfshirë menaxhimin e ujit te pijshem, ujërave të perdorura të mbeturinave të ngurta. Autoritetet vendore sot nuk i kanë burimet financiare me të cilat te mund të modernizojnë këto shërbime. Ato kanë nevojë për mbështetje si nga ana e qeverisë vendore ashtu dhe nga donatorët e jashtëm. Ashtu siç pohohet në Programin e Qeverisë: Funksionet e përbashkëta në fushat e arsimit, shëndetësisë, mjedisit, strehimit, shërbimeve sociale, rendit publik dhe trafikut do të zbatohen plotësisht. Qeveritë vendore do të marrin vendime të pavarura brenda kuadrit të juridiksionit të tyre dhe të bashkëpunojnë sipas parimet të autonomisë, vartësisë dhe partneritetit, me qeverinë qendrore si edhe midis tyre, për arritjen e objektivave kombëtare në këta sektorë, sipas prioriteteve të tyre vendore. Dhënia e fondeve qeverive vendore në këto sektorë publikë, do të zbatohet objektivisht dhe me transparencë ne menyre që të synojnë të ngushtojnë pabarazitë ekzistuese rajonale. Ky pohim përputhet me nevojën për të përcaktuar një Fond te Mjedisit me bazë të gjerë që do të shërbejë për të shperndare fondet në një mënyrë transparente dhe objektive që përputhet me mjedisin dhe prioritetet e zhvillimit të identifikuara në strategjitë sektoriale. Pronësia e tokës është gjithashtu një çështje jetike për menaxhimin mjedisor. Me qëllim që të maksimizojmë përfitimin e siguruar nga toka si për ekonominë ashtu dhe për qytetaret, duhet krijuar një planifikim hapësinor i shfrytëzimit të tokës. Megjithatë, një sistem i tillë do të japë një shfrytëzim fitimprurës të tokës nëse do të kemi funksionimin e tregut të tokës. Një treg i tillë varet nga një sistem i besueshëm dhe i sigurt i pronësisë së tokës. Tani për tani një gjë e tillë nuk ekziston. Në mungesë të klauzolave të tilla është bërë një zhvillim i pakontrolluar dhe i papërshtatshëm. Në veçanti janë ndërtuar shumë banesa në ngastra të vogla të shpërndara në të gjithë zonat e vendit. Sigurimi i shërbimeve për vendbanime të tilla të shpërndara është në mënyrë të konsiderueshme shumë më i kushtueshëm sesa po të ishin të përqendruara në një vendbanim të vetëm. Shkurt, pronësia e sigurt e tokës – që funksionon si treg i tokës – lejon kombinimin e forcave ekonomike dhe rregullatore, krijon mundësi për të gjithë entitetet ta përdorin tokën për qëllime shumë të përshtatshme dhe të maksimizojnë përfitimin e përgjithshëm që lind prej saj. 2.4 Qellimet, masat dhe synimet Qëllimet dhe synimet janë hartuar në mënyrë të tillë që të jenë në përputhje me dhe të japin zgjidhje për problemet e identifikuara në Programin e Qeverisë Shqiptare – 2005 deri 2009, Planin Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit, Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin Social-Ekonomik, Planin e Veprimit për Zbatimin e Prioriteteve të Partneritetit Europian dhe analizen e gjendjes aktuale se mjedisit. Në mënyrë të përmbledhur qellimet e kësaj strategjie janë: - Përmbushja e standarteve te kerkuara (BE, OBSH) per cilesine e ajrit, ujit (furnizim dhe trajtim), zhurmat, mbetjeve urbane, zonave te mbrojtura etj me qellim permiresimin e cilesise se jetes; - Ulja e nivelit të çlirimit të gazeve të efektit serrë dhe substancave ozon-holluese, me qëllim që të kontribuohet për parandalimin e ndryshimit të klimës; - Mbrojtja dhe mirëmbajtja e të gjitha burimeve të ujrave sipërfaqësorë dhe nëntokësorë për përdorim aktual dhe në të ardhmen; - Mbrojtja dhe përmirësimi i tokës, me qëllim që të shtohet në maksimum pjelloria, të minimizohet erozioni dhe të parandalohet ndotja; - Mbrojtja dhe shtimi i biodiversitetit, zonave dhe specieve të mbrojtura, me qëllim që të ruhet trashëgimia natyrore dhe kulturore e mjedisit tonë në përputhje me angazhimet tona europiane dhe ndërkombëtare; - Një sistem i integruar dhe efikas i planifikimit hapësinor dhe i zhvillimit, i cili merr në konsideratë në mënyrë të ekuilibruar objektivat ekonomike, sociale dhe mjedisore dhe - Riparimin dhe rikthimin në gjendjen e mëparshme të zonave që kanë pësuar dëme të mëdha mjedisore, me qëllim që të eliminohen kërcënimet ndaj shëndetit publik dhe biodiversitetit, si rezultat i këtyre dëmtimeve. Qëllimet dalin nga analiza e forcave shtytëse (nevojat apo prioritetet tona strategjike), presioneve kryesore mbi mjedisin, gjendjes se komponenteve mjedisore, efektit te gjendjes mjediore mbi zhvillimin ekonomiko-social te vendit, dhe kundërpërgjigjjes se kerkuar per te minismizuar efektet. Qëllimet janë niveli i parë i kundërpërgjigjes. Meqenëse janë niveli i parë, ato specifikohen si angazhime të vazhdueshme të cilat nuk kanë afate të veçanta. Qëllimet vendosen për të drejtuar realizimin e synimeve në një varg sektorësh. Siç përshkruhet dhe më poshtë, synimet me kohë të kufizuar vendosen për të siguruar arritjen e qëllimeve sipas masave në dispozicion dhe realizueshmërisë së tyre. 2.4.1 Permbushja e standarteve mjedisore Standardet e cilesise se mjedisit (SCM) mund të përcaktohen në një sërë mënyrash. Dy mënyrat më të zakonshme janë: - Vendosja e një kufiri në sasinë e presionit që ushtrohet mbi mjedisin ose - Përcaktimi i kushteve të mjedisit që kërkohet. Këto dy koncepte sillen së bashku në metodën e kombinuar1, sipas së cilës, vlerat e kufirit të shkarkimeve në atmosferë te vendosura në lejet e dhëna për veprimtari të caktuara, mbështeten në teknologjinë më të mirë të disponueshme (TMD), në normat e çlirimeve si dhe në nevojën për të arritur SCM-në. Megjithatë, për të zbatuar me efikasitet metodën e kombinuar, duhen të dhëna të mjaftueshme, të nxjerra nga monitorimet lidhur me çlirimet e gazeve në atmosferë dhe gjendjen e mjedisit, për të mundësuar vlerësimin sasior të lidhjes shkak-pasojë për nivelin e caktuar te ndotjes. Për pasojë, objektivat afatshkurtra të paraqitura në këtë strategji, përqendrohen kryesisht në arritjen e pakësimeve të trysnive në mënyrë që të arrihet përputhja me standardet limit të shkarkimeve. 2.4.1.1 Cilësia e Ajrit Në këtë sektor janë identifikuar katër qëllime kryesore. Dy prej tyre kanë lidhje me pakësimin afatshkurtër të ndotjes së mjedisit. Masat për të arritur këto pakësime janë specifikuar më poshtë. Dy qëllimet e mëtejshme janë kritike për vazhdimin e mbrojtjes së ajrit, dmth grumbullimi i të dhënave mbi cilësinë e ajrit të mjedisit dhe një sistem i planifikimit dhe kontrollit që do të sigurojë arritjen e objektivave të cilësisë së ajrit në një periudhë afatgjatë. Çështja Qëllimet Data e përmbushjes së Objektivit Standardet Të pakësohet me 50% numri i rasteve të mospërputhjes me 2009 objektivat e cilësisë së ajrit Standardet Të zhduken shkeljet e standardeve të cilësisë së ajrit të cilat 2009 janë dy herë më të larta se standardi. Monitorimi Të zbatohet një sistem kombëtar i monitorimit të cilësisë së 2014 ajrit në përputhje me kërkesat e Komunitetit Evropian Planifikimi Të krijohet një sistem i planifikimit të menaxhimit të cilësisë 2009 1 Shih Nenin 10 të Direktivës Europiane të Kuadrit për Ujin (2000/60/KE) së ajrit në rang kombëtar dhe vendor. Masat Masat për të arritur qëllimet e specifikuara më sipër janë përmbledhur këtu: CA1 Monitorimi i cilësisë së ajrit në përputhje me kërkesat e BE; CA 1.1 Monitorimi i mjedisit në përputhje me kërkesat e BE në 6 qytete kryesore deri në vitin 2008 CA 1.2 Instalimi i impianteve fikse te monitorimit te shkarkimeve te burimeve te lejuar në përputhje me kërkesat e BE deri ne 2011 CA 1.3 Kryerja e inventarit kombëtar te shkarkimeve në ajër ne 2008 CA 1.4 Monitorim në të gjitha zonat urbane/industriale ne 2011 CA 1.5 Krijimi i një rrjeti kombëtar të plotë monitorimi duke përfshirë stacionet rurale ne 2014 Kostot e shoqëruara me monitorimin do të përballohen kryesisht nga sektori publik si dhe me kontributin e donatoreve. CA 2 Kontrolli dhe ulja e nivelit të shkarkimeve të gazeve në ajër nga automjetet e motorizuara CA 2.1 Përdorimi i karburanteve të standardeve të BE në të gjitha automjetet për pasagjerë ne fund te 2009 CA 2.2 Testimi/Kontrolli efektiv i shkarkimeve te gjithe automjeteve ne perputhje me standartet e BE-se ne fund te 2008 Për të zbatuar këto masa duhet kërkuar një rritje e vogël e shpenzimit publik, por ndikimi ekonomik kryesor do të jetë për (i) prodhuesit vendas te karburanteve, të cilët nuk janë në gjendje të përballojnë standardet e karburanteve dhe (ii) për pronarët e automjeteve, të cilët do të paguajnë një çmim pak më të lartë për karburantet. Por kjo shtese e fundit do të kompensohet nga rritjet në efikasitetin e automjeteve, që do të vijë si pasojë e përdorimit të një djegie më të mirë të naftës. CA 3 Kontrolli dhe ulja e nivelit të shkarkimit të substancave ndotëse nga impiantet industriale CA 3.1 Impiantet ekzistuese industriale – ulja e nivelit të shkarkimit për te gjitha impiantet deri ne 2009 CA 3.2 Futja e sistemit të lejeve IPPC (Integrated Pollution Prevention Criteria – Kriteret e Integruara te Parandalimit te Ndotjes) ne 2009 CA 3.3 Perputhja e te gjitha pajisjeve industriale me standardet e BE ne 2014 Do të kërkohet një Përforcim i Agjencive Rajonale te Mjedisit, ashtu siç u përshkrua më sipër. Gjatë periudhës afatmesme dhe afatgjatë do të kërkohet një shpenzim i konsiderueshëm nga sektori publik. CA 4 Kontrolli dhe ulja e nivelit të pluhurit që krijohet nga ndërtimet CA 4.1 Futja në përdorim e kodit të praktikës së industrisë së ndërtimit ne 2008 CA 4.2 Të gjitha kontratat e reja të punëve publike duhet të përfshijnë kërkesat e administrimit mjedisor ne 2010 Kostot e vogla të shoqëruara me punimet e inspektimit të ndërtimeve dhe praktikat e punimeve të ndërtimeve të përmirësuara janë të pritshme, por këto nuk kanë gjasa të jenë të rëndësishme në krahasim me përfitimet përkatëse. CA 5 Planifikimi i Menaxhimit të Cilësisë së Ajrit Një sistem i menaxhimit të cilësisë së ajrit do të prezantohet nëpërmjet shqyrtimit të legjislacionit të cilësisë së ajrit. Kjo kërkon që autoritetet vendore, rajonale dhe kombëtare të vlerësojnë rezultatet e të dhënave të siguruara nga sistemi i monitorimit dhe të përcaktojnë masat më të përshtatshme për të adresuar rastet ku bëhet fjalë për mospërputhjen me standardet e cilësisë se mjedisit. Do të kërkohet gjithashtu staf ekspertesh shtojcë në MMPAU dhe duhet të sigurohet trainimi për stafin rajonal dhe vendor për përgatitjen e planit. 2.4.1.2 Ndryshimet Klimatike Fokusi kryesor për këto çështje është përmirësimi i efikasitetit të energjisë në të gjithë sektorët me qëllim që të pakësohet nevoja për ndërprerje të energjisë dhe nivelin e shkarkimeve. Kërkohet gjithashtu një program i përbashkët i ndërgjegjësimit publik dhe i imponimit të standardeve përkatëse (siç janë ato për izolimin e ndërtesave). Instrumenti më i fuqishëm për pakësimin e sasisë së gazeve që çlirohen, është integrimi i objektivit të pakësimit të gazeve të efektit serrë në procesin e vendim-marrjes në një sërë nivelesh: - Qeveria – në veçanti strategjitë për energjinë, ekonominë dhe transportin duhet të përfshijnë hapa për të kufizuar çlirimin e gazeve në ajër; - Industria dhe Tregtia – duhet të nxiten që të jenë efikase nga pikpamja e energjisë dhe të ulin nivelin e çlirimeve në ajër; - Individët – duhet të binden që ta shohin efikasitetin e energjisë si kriter në veprimet dhe blerjet e tyre. Është e nevojshme që këto masa të shoqërohen me ndryshime ne kuadrin ligjor si dhe me futjen e instrumenteve ekonomike per te nxitur reduktimin e shkarkimeve sere dhe perdorimin e burimeve te rinovueshme te energjise. NK 1. Ndryshimi i bazës ligjore NK 1.1 Kuader ligjor për efikasitetin e energjisë në ndërtesat e reja ne 2008 NK 1.2 Kuader ligjor per efikasitetin e energjisë së paisjeve për të gjitha grupet kryesore të pajisjeve shtëpiake ne 2010 NK 1.4. Ndryshim i ligjit per vendosjen e kushteve te efikasitetin e energjisë në lejet e dhëna per industrine ne 2008 NK 2. Vendosja e Stimujve Ekonomikë NK 2.1 Vendosja e Taksës së Karbonit, të ardhurat e së cilës do t’i shkojnë Fondit të Mjedisit ne 2008 NK 2.2 Krijimi i një skeme grantesh apo subvencioni për Efikasitetin e Energjisë ne 2009 NK 2.4 Rishikimi i strategjive dhe politikave të vendosjes së çmimeve të energjisë me qëllim hartimin e një politike me bazë stimujt për vendosjen e çmimeve ne 2008 NK 2.5 Botimi i parashikimeve për periudha afatmesme dhe afatgjata për çmimet e energjisë dhe këshillat për të gjithë sektorët që kanë të bëjnë me efikasitetin e energjisë ne 2008 NK 3. Ulja e sasisë së gazeve të efektit serrë që çlirohen nga tranporti dhe energjia NK 3.1 Rishikim i Strategjisë së Transportit në përputhje me dispozitat e Vlerësimit Strategjik Mjedisor ne 2008 - Përmirësimin e infrastrukturës së transportit rrugor - Rritjen e pjesës së transportit publik për pasagjerë e mallra NK 3.2 Futja e mjeteve të transportit me nivel të ulët të shkarkimit të gazeve ne 2009 NK 3.4 Rishikimi i strategjisë për Sektorin e Energjisë në përputhje me dispozitat e Vlerësimit Strategjik Mjedisor per te mundesuar nxitjen e perdorimit te burimeve te rinovueshme te energjise ne 2008 - Energji e përftuar nga era - Energjia hidrike - Energjia diellore - Energjia gjeotermale - Energjia e biomases etj NK 4. Fushate ndergjegjesuese per uljen e sasisë së gazeve me efekt serrë NK 4.1 Nxitje e efikasitetit të energjisë në industri ne 2008 NK 4.2 Përmirësimi i izolimit termik dhe pakësimin e shpërdorimit të energjisë për sistemet e ngrohjes apo ftohjes nëpër shtëpi ne 2009 NK 4.3 Nxitje e blerjes se paisjeve shtëpiake që harxhojnë pak energji ne 2008 NK 4.4 Përmirësimi i efikasitetit të përgjithshëm të energjisë në shtëpi, përfshirë ndriçimin, sistemet e kontrollit të paisjeve për ngrohje apo ftohje ne 2009 NK 4.5 Nxitje e përdorimit te sistemit me ngrohje diellore të ujit kundrejt kaldajave elektrike në familje ne 2010 NK 4.6 Nxitjen e përdorimit të masave për efikasitetin e energjisë në sektorin e shërbimit tregtar ne 2010 2.4.1.3 Menaxhimi i Mbeturinave Ne kete sektor strategjia parashtron objektivin e eliminimit te hedhjes së mbeturinave në vende të palejuara brenda vitit 2012, sigurimit te largimit të parrezikshëm dhe largimit te 50% të mbetjeve të ngurta të parrezikshme në vend-depozitime të kontrolluara brenda vitit 2010, përmes: Nr. Çështja Objektivi Data e Përfundimit të Objektivit 1 Mbetje të Vendgroposje e sigurt e 75% të prodhimit të 2009 Rrezikshme mbeturinave të rrezikshme 3 Mbeturina të Riciklim i 10% të mbeturinave urbane 2009 Ngurta 4 Mbeturina të Zhdukja e fenomenit të hedhjeve të parregullta dhe të 2012 Ngurta shpërndara gjithandej të mbeturinave në vendet e paautorizuara 5 Mbeturina të Përmirësim i kushteve në vendgroposjen e hedhjeve të 2009 Ngurta mbeturinave të autorizuara përfshirë pakësimin e mbeturinave dhe parandalimin e zjarrit. 6 Mbeturina të Hedhja e 50% e mbeturinave të ngurta jo të rrezikshme 2010 Ngurta te kryhet në vendgroposjet e planifikuara MM1 Përcaktimi i praktikave më të mira për menaxhimin e mbeturinave në periudhën afatmesme Kjo do të detyrojë zhvillimin e një pakete dokumentesh orientuese për autoritetet vendore për planifikimin dhe operimin e grumbullimit të mbeturinave dhe shërbimeve të hedhjes – kjo duhet ndërmarrë bashkërisht me MMPAU dhe MPPTT. Kërkesat shtese për stafin në MMPAU janë identifikuar në Tabelat më sipër. MM2 Sistemi i planifikimit të menaxhimit të mbeturinave Autoritetet vendore dhe rajonale do të detyrohen të përgatitin plane për menaxhimin e mbeturinave në përputhje me udhëzimet e praktikave më të mira (MM1) deri në 2008 dhe t’i zbatojnë këto plane deri më 2014. Me qëllim që të arrihet kjo mund të kërkohen burime shtese në shumë bashki dhe administrata komunash. MM3 Zbatim i projekteve prioritare për menaxhimin e mbeturinave – Faza 1 Mbi bazën e planeve ekzistuese të menaxhimit të mbeturinave dhe të studimeve të fizibilitetit për vendgroposjet rajonale, duhen bërë investime duke përdorur financime qeveritare dhe të donatorëve për të siguruar përfundimin e pesë vendgroposjeve rajonale deri në vitin 2012. MM4 Zbatim i projekteve prioritare për menaxhimin e mbeturinave - Faza 2 Mbi bazën e planeve të menaxhimit të mbeturinave të planifikuara sipas MM 2 duhen identifikuar dhe zbatuar projekte prioritare të mëtejshme për të siguruar që vendgroposjet e planifikuara të jenë në dispozicion për hedhjen e mbeturinave bashkiake në të gjithë vendin në vitin 2014. MM5 Menaxhimi i mbeturinave të rrezikshme MM5.1 Vendosja e Vendgroposjeve të Mbeturinave të Rrezikshme deri më 2009 MM5.2 Të dhëna të sakta dhe të besueshme për prodhimin e mbeturinave të rrezikshme dhe menaxhimi i tyre aktual deri më 2009 MM5.3 Plani Kombëtar i Menaxhimit të Mbeturinave të Rrezikshme deri më 2008. Mbledhja e të dhënave dhe përgatitja e planit kombëtar do të kërkojë përforcimin e Agjencive Rajonale të Mjedisit dhe të MMPAU siç u diskutua më sipër. 2.4.1.4 Menaxhimi i Burimeve Ujore Problemi më kritik aktual është ndotja e ujërave sipërfaqësorë që shkaktohet nga shkarkimi i ujërave të mbetura të patrajtuara. Për pasojë, qëllimet kryesore lidhur me këtë çështje janë përcaktuar. Treguesit 2009 2014 Kanalizime të përmirësuara urbane: përqindja e popullsisë lidhur me rrjetin e 75% 85% kanaleve të ujërave të zeza Trajtimi i ujërave të mbetura urbane përqindja e popullsisë e lidhur me pajisjet e 25% 50% trajtimit të ujërave të zeza që plotësojnë standardet bazë të trajtimit të UWWTD ??? Kanalizime të Përmirësuara Rurale përqindja e popullsisë e lidhur me rrjetin e 55% 65% kanaleve të ujërave të zeza ose sistemet septike. MBU 1. Sistemet e menaxhimit të qendrueshëm dhe efikas të sektorit ujor MBU 1.1 Ndërtim kapacitetesh të mëtejshme të autoriteteve vendore dhe Ndërmarrjet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimet e Ujërave të Zeza MBU 1.2 Kuadri Ligjor dhe Planifikues për menaxhimin e baseneve lumorë deri më 2007 MBU1.3 Sistem lejesh efektive për nxjerrjen e ujit dhe shkarkimet në ujë deri më 2009 Zbatimi i një sistemi efikas të lejeve do të kërkojë përforcimin e Agjencive Mjedisore Rajonale dhe MMPAU siç u diskutua më sipër. MBU 2. Zbatimi i projekteve prioritare për grumbullimin dhe trajtimin e ujërave urbane – Faza 1 Mbi bazën e planeve ekzistuese dhe studimeve të fizibilitetit për projektet e ujërave urbane, duhen bërë investime duke përdorur financimin e qeverisë dhe donatorëve për të siguruar arritjen e një përqindjeje të lidhjes së kanaleve të zeza urbane prej 75% dhe trajtim të përshtatshëm për së paku 25% të të gjithë ujërave urbane të grumbulluara deri më 2010. Kostot e investimeve për projektet janë diskutuar me hollësi më poshtë. MBU 3. Zbatimi i projekteve prioritare për menaxhimin e ujerave urbane – Faza 2 Mbi bazën e planeve të zhvilluara sipas MBU1 investimet e mësipërme duhen bërë duke shfrytëzuar financimet qeveritare dhe të donatorëve për të siguruar arritjen e një përqindjeje të lidhjes së kanaleve të zeza urbane prej 85% dhe trajtim të përshtatshëm për së paku 50% të të gjithë ujërave të mbetura të grumbulluara deri më 2014. Kostot e investimeve për projektet janë diskutuar me hollësi më poshtë. MBU 4. Pakësimi në ndotjen e pikës së burimit për ujin sipërfaqësor Pakësimi i ndotjeve të ujërave sipërfaqësore nga burime jourbane përfshirë edhe njësitë përpunuese industriale dhe bujqësore do të pakësohen nëpërmjet zbatimit të lejeve të përmirësuara, inspektimit të shtuar dhe imponimit më të fortë të kërkesave ligjore. Klauzolat e lejeve, inspektimit dhe te zbatimit kërkojnë përforcimin e Agjencive Rajonale Mjedisore dhe të MMPAU siç u diskutua më sipër. MBU 5. Pakësimi i ndotjes në burime të përhapura të ujërave sipërfaqësorë MBU 5.1. Pakësimi i ndotjes në burimet e përhapura nga Bujqësia, nëpërmjet futjes dhe promovimit të një kodi të praktikave të mira bujqësore deri më 2009. MBU 5.2. Pakësimi i ndotjes në burimet e përhapura nga Pyjëtaria, nëpërmjet futjes dhe promovimit të një kodi të praktikave të mira të pyjtarisë dhe përfundimi dhe zbatimi i planeve të menaxhimit të pyjeve deri më 2009. Të dy masat janë ndërsektoriale – implikimet e burimeve nuk janë të specifikuara këtu. MBU 6. Mbrojtja e ujërave nëntokësorë MBU 6.1. Baza ligjore të fuqishme për mbrojtjen e ujërave nëntokësore deri më 2007 MBU 6.2. Zbatimi i zonave të mbrojtura të ujërave nëntokësore deri më 2009 Futja e bazës ligjore nuk do të ketë implikime burimore. Zbatimi i zonave të mbrojtura të ujërave nëntokësore do të varet nga përforcimi i Agjencive Rajonale të Mjedisit. MBU 7. Monitorimi i ujit MBU 7.1. Monitorimi i ujërave sipërfaqësore mjedisore MBU 7.2. Monitorimi i ujërave nëntokësore Monitorimi i përmirësuar si i ujërave sipërfaqësore ashtu dhe i atyre nëntokësore kërkon sigurimin e të dhënave për planifikimin e menaxhimit të burimeve ujore dhe për prioritarizimin e investimeve për mbrojtjen e ujit. 2.4.1.5 Mbrojtja e Tokës Mbrojtja e tokave konsiston ne: - MT1 - Uljen e nivelit të erozionit të tokës dhe dëmeve që vijnë prej tij; - MT 2 - Mbajtjen e tokave bujqesore në gjendje të mirë prodhuese dhe mjedisore; - MT 3 - Uljen e nivelit të ndotjes së tokave; Ulja e nivelit te erozionit është e lidhur ngushtesisht me praktikat e perdorimit te burimeve pyjore dhe kullosore si dhe ma praktikat bujqesore. Instrumenti kryesor për administrimin e pyjeve dhe zonave pyjore (në zona të larta malore) janë Planet për Administrimin e Pyjeve te cilat duhet të trajtojnë: - Prerjen e paligjshme të pyjeve dhe grumbujve pyjore per qellime tregtie – kjo do të zgjidhet nëpërmjet masave kontrolluese dhe ndëshkuese për shkelësit e ligjit, - Prerjen e paligjshme për dru zjarri – Planet duhet të identifikojnë zonat ku sigurimi i burimeve alternative e të subvencionuara të lëndës djegëse, mund të përdoren për të ndihmuar komunitetet lokale që t’i japin fund kësaj praktike; - Duhet të hartohen gjithashtu projektet e nevojshëm që lidhen më planet për stabilizimin e tokës që është e rrezikuar nga rrëshqitjet dhe projektet për rimbjelljen e pemëve – këto do të bëhen nëpërmjet një procesi të shpejtuar e të mbështetur nga Fondi i Mjedisit. Në zonat e ulëta, ku prodhimi bujqësor është më intensiv, prezantimi dhe nxitja e aplikimit të “Kodit të Praktikës së Mirë Bujqësore” është e nevojshme për minimizimin e erozionit. Ky Kod do të mbulojë gjithashtu çështje të mirëmbajtjes së tokës dhe të përdorimit të inputeve agro-kimike. Bujqësia nuk është shkaku i vetëm i erozionit në zonat e ulëta fushore dhe pylltaria nuk është i vetmi shkak në zonat e larta malore. Praktikat e ndërtimit, që përfshijnë ndërtime rrugësh dhe ndërtesash, çojnë gjithashtu në probleme erozioni, sidomos nëpërmjet projektimit dhe zbatimit të dobët të kërkesave të kullimit. Prandaj, do të duhen gjithashtu një sërë dokumentesh udhëzuese për t’i dhënë një zgjidhje këtyre çështjeve. MT 1. Pakësimi i erozionit të brigjeve dhe shtrateve të lumenjve MT 1.1. Vendim i Këshillit të Ministrave, me anë të të cilit vendoset për ndërtimin e brezave mbrojtës përgjatë lumenjve kryesorë – aktivitetet ndërtimore në brezat mbrojtës do të ndalohen ose do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë. MT 1.2. Udhëzim i Përbashkët ndër Ministerial, i cili ndalon dhënien e liçensave të reja për nxjerrjen e zhavorrit nga shtratet e lumenjve, vetëm në rast se miratohet nga KKU MT 1.3. Fushatë masash për parandalimin e nxjerrjes së paligjshme të zhavorrit apo rërës nga shtretërit e lumenjve përfshirë vënien e gjobave, sekuestrimin dhe ndjekjen penale MT 1.4. Hartimi i projekteve prioritare per rehabilitimin e tyre e shtreterve te lumenjve projekte të cilët të paraqiten për shqyrtim në Fondin e Mjedisit. MT 2. Pakësimi i erozionit në zonat e larta malore MT 2.1. Hartimi i planeve prioritare për Administrimin e Pyjeve dhe Kullotave në zonat e larta malore. MT 2.2. Udhëzime për Planet e thjeshtuara për Administrimin e Pyjeve (PAP) përfshirë ndalimin e prerjeve të paligjshme, rimbjelljet dhe masat për rehabilitimin e zonave. MT 2.3. Inventarizimi i zonave më të prekura dhe caktimi i prioriteteve për aplikimin e sistemit të thjeshtuar të PAP. MT 2.4. Hartimi në bashkëpunim i PAP-ve të thjeshtuar prioritarë, për zonat me prioritet, përfshirë përgatitjen e qëllimeve të projektit për masat urgjente të rehabilitimit. MT 3. Pakësimi i erozionit në zonat e ulëta fushore MT 3.1. Përfshirja e masave për minimizimin e erozionit të tokës në Kodin e Praktikës së Mirë Bujqësore. MT 3.2. Nxitja e masave që rekomandohen në KPMB në zonat më shumë të prekura. MT 3.3. Inventarizimi i zonave shumë të prekura në rajonin fushore dhe caktimi i prioriteteve për përgatitjen dhe paraqitjen për miratim të projekteve për rehabilitimin e tyre. 2.4.1.6 Biodiversiteti Ruajtja e biodiversitetit është një prej elementëve kyç të një zhvillimi të qëndrueshëm. Strategjia për Biodiversitetin dhe Plani i Veprimit (SBPV) te miratuar me 1999 perbejne dokumentin kryesor që përcakton qëllimet, objektivat dhe masat për administrimin e biodiversitetit në Shqipëri për periudhën 2000 – 2015. Ky dokument gjen pasqyrim dhe në Strategjine Ndersektoriale te Mjedisit. Edhe pse është arritur progres i konsiderueshëm në zbatimin e Strategjia për Biodiversitetin ka ende disa veprime kyçe qe nevojiten të ndërmerren ne te ardhmen. Miratimi i Strategjise se Ligatinave pergatitur ne kuader te detyrimeve te vendit si pale e Konventes per ruajtjen e mjedisve ligatinore ose e njohur ndryshe si Konventa Ramsar. Riorganizimi i Administrates se Zonave te Mbrojtura Problemi Objektivi Data e Synuar Rritja e sipërfaqeve të zonave të përcaktuara si “Të Mbrojtura”, për të siguruar që: Zona të caktuara Ekosistemet e të gjitha tipeve janë të përfaqësuar në rrjetin e 2009 zonave të mbrojtura; Rrjeti i këtyre zonave është koherent dhe mbështet objektivat e Planit të Veprimit të Llojeve në 10% të sipërfaqes së vendit Te zbatohen ne praktike elemente te Rrjetit Ekologjik Pan- Europian kryesisht per zonat qendrore te tij. Zona të caktuara Rritje e mëtejshme e sipërfaqes së zonave të mbrojtura në masën 2014 15% të sipërfaqes së vendit duke i dhene prioritet shpalljes se zonave te mbrojtura detare. Zona të caktuara Përgatitja e planeve të administrimit per zonat e mbrojtura 2011 ekzistuese prioritare (Rezerva Strikt Natyrore, Parqet Kombetare dhe Monumentet e Natyres) Zona të caktuara Zbatimi i planeve të administrimit për Parqet Kombetare 2014 ekzistuese Zona të caktuara Përgatitja e Planeve të Veprimit të Llojeve për llojet e mbrojtura 2009 e te rrezikuara ne menyre kritike Ne te gjithe Ulja e nivelit të sfrytëzimit të pa-autorizuar të specieve dhe e 2009 territorin shfrytezimit te autorizuar nepermjet rishikimit te kritereve per zonat e gjuetise, per llojet qe jane objekt gjuetie si dhe kuotat e vjeljes se ketyre llojeve ne perputhje me parimin e zhvillimit te qendrueshem dhe duke repsektuar ekuilibrat mjedisore. Ne te gjithe Perditesimi i Strategjise se Biodiversitetit dhe Planit te Veprimit 2009 territorin Ne te gjithe Miratimi i Strategjise se Ligatinave pergatitur ne kuader te 2008 territorin detyrimeve te vendit si pale e Konventes per ruajtjen e mjedisve ligatinore ose e njohur ndryshe si Konventa Ramsar. Zona te caktuara Kryerja ne vazhdimesi e Monitorimit te Biodiversitetit 2007-2014 Ne te gjithe Krijimi i nje autoriteti administrativ per kontrollin e 2009-2014 territorin Organizmave te Modifikuara Gjenetikisht dhe Vleresimin e Rrezikut si dhe hartimi i kuadrit ligjor perkates Arritja e këtyre qëllimeve do të kërkojë një rritje të dukëshme të nivelit të resurseve në shërbim të realizimit të planit të administrimit dhe imponimit të zbatimit të ligjit. Disa burime shtesë janë identifikuar në Tabelën e mësipërme, por në të ardhmen do të kërkohet një forcim i mëtejshëm i nivelit të administrimit të zonave të mbrojtura nepermjet Krijimit te Administrates se specializuar per Zonat e Mbrojtura. 2.4.2 Menaxhimi i Perdorimit te Territorit Këto çështje janë me rëndësi kritike për menaxhimin e mjedisit. Këtu lindin dy çështje kryesore: - Planifikimi i Shfrytëzimit të Tokës (Planifikimi Hapësinor) - Imponimi dhe kontrollet Masat që po ndërmerren nga Ministria e PPTT për të reformuar sistemin e planifikimit hapësinor mbështeten plotësisht nga MMPAU. MMPAU do të punojë me MPPTT për të siguruar orientimin e autoriteteve vendore për integrimin e konsideratave mjedisore në planet e reja të shfrytëzimit të tokës. Planet e menaxhimit të shfrytëzimit të tokës (planet hapësinore) duhet t’i nënshtrohen masave për vlerësimin strategjik mjedisor: kjo do të kërkojë burime shtojcë në MMPAU për të monitoruar zbatimin e këtyre masave. Çështja Objektivi Data e Përfundimit të Objektivit Zhvillimi Ilegal Më pak se 10% e aktivitetit ndërtimor kryhet pa 2008 lejet e kërkuara Zhvillimet Rregullim 50% i zhvillimeve informale ekzistuese. 2010 Ekzistuese Informale Planet Hapësinore Planet vendore i nënshtrohen vlerësimit mjedisor 2009 Vendore dhe përfshijnë edhe konsideratat mjedisore. 2.4.3 Dëmi Mjedisor Termi “dëm mjedisor” përdoret ne formen me te zakonshme te tij dhe pikerisht ndotjes se mjedisit me substanca me përmbajtje të lartë toksike. Këto zona quhen ndryshe edhe “pika të nxehta”. Burimet kryesore të ketij dëmi mjedisor janë aktivitetet e braktisura industriale që përfshijnë: - Minierat – te qymyrit dhe te mineraleve nga nëntoka; - Nxjerrja nga nëntoka te naftës, gazit etj; - Guroret – nxjerrja e mineraleve nga sipërfaqja e tokës; - Fabrikat ose uzinat e përpunimit; - Vendet e grumbullimit të plehrave përfshirë vendin e hedhjes së mbetjeve nga fabrikat, depozitime të mineraleve të mbetur nga punimet minerare dhe të ngjashme me ta. Ne menyre te përmbledhur hapat që duhen ndërmarrë për riparimin e çfarëdolloj vendi që ka pësuar dëm mjedisor perfshijne : - Analizën e shtrirjes dhe natyrës së problemit – llogaritja e riskut - Shqyrtimin e alternativave që çojnë në perzgjedhjen e metodës se duhur – vlerësimi i alternativave - Hartimin e detajuar i projektit – përgatitja për programin e pastrimit - Lidhjen e kontratës dhe zbatimin i saj – pastrim Disa prej këtyre hapave tashmë janë ndërmarrë për sa i përket “pikave të nxehta” por disa vatra te tjera mbeten ende te paperfshira. Çështja Objektivi Data e Përfundimit të Objektivit Mundshmëria Përgatitja e Studimit të Fizibilitetit dhe Dosjet e 2009 Projektit për të gjitha Hot-Spot-et. Rehabilitimi Realizimi i rehabilitimit të mbi 40% të tokave/zonave 2010 të kontaminuara 2.4.4 Administrimi dhe zhvillimi i qendrueshem i burimeve pyjore dhe kullosore Menaxhimi dhe zhvillimi i qendrueshem e shumefunksional te burimeve pyjore dhe kullosore eshte nje domosdoshmeri sepse pyjet dhe kullotat perbejne nje trashegimi me vlera per Shqiperine. Kjo trashegimi duhet te mbrohet dhe te qeveriset ne menyre te tille qe te mundesoje nje zhvillim me te madh ekonomik ne te ardhmen, pa prishur ekuilibrat biologjike natyrore dhe duke kontribuar ne uljen e nivelit te varferise. Administrimi duhet te synoje nje qeverisje te qendrueshme te burimeve pyjore e kullosore, ndarje te drejte te perfitimeve dhe dobive qe vijne nga mbrojtja dhe perdorimi i burimeve natyrore, pyjore e kullosore dhe rimekembje te integritetit ekologjik te pyjeve e kullotave ne vend. Administrimi do te realizohet nepermes zberthimit te objektivave ne masat e meposhteme: AQP 1. Mbrojtja dhe rehabilitimi i vazhdueshem i pyjeve AQP 1.1. Konservimi i pyjeve nepermjet reduktimit dhe nderprerjes se prerjeve ilegale. AQP 1.2. Ruajtja dhe rehabilitimi i ekosistemeve pyjore e kullosore te demtuara e ne degradim nepermjet prerjeve kulturale, ripyllezimit te siperfaqeve te pa riperterira, pyllezimit te siperfaqeve te zhveshura me lloje pionere dhe rehabilitimit te kullotave me mbjellje foragjere e drusore. AQP 1.3. Krijimi i disa ekonomive shtetërore me cungishte të rregullta lisi. AQP 2. Organizimi i një kadastre pyjore moderne si bazë për ruajtjen e tërësisë së fondit pyjor. AQP 2.1. Organizimi i nje kadastre pyjore moderne e cila të dokumentoje dhe azhurnoje pasurinë pyjore jo vetëm si sipërfaqe e volum por edhe si vlerë e pronësi në të gjitha nivelet e administrimit. AQP 2.2. Pajisja e sektori i kadastrës me të gjithë teknikën moderne të fushës si GIS, remote sensing etj. AQP 3. Ruajtja e natyres dhe promovimi i ekoturizmit. AQP 3.1. Hartimi i nje plani kombetar per zhvillimin e turizmit ne pyje e kullota si dhe ne disa kategori zonash te mbrojtura dhe fillimi i zbatimit te tij. AQP 3.2. Pjesmarrja e qeverise per mbeshtetjen dhe zhvillimin e infrastruktures, kreditimit dhe turizmit privat nepermjet dhenies me koncension te pyjeve dhe kullotave per qellime shlodhese. AQP 3.3. Rritja e kapaciteteve pritese per ekoturizmin nepermjet investimeve ne shtepite model te zonave ruraleTrainimi i guidave turistike AQP 4. Nxitja e perdorimit te qendrueshem dhe multifunksional te burimeve pyjore dhe kullosore. AQP 4.1. Promovimi i funksioneve sociale dhe mbrojtese te pyjeve dhe kullotave. AQP 4.2. Promovimi i potencialit prodhues per prodhimet jo drusore. AQP 4.3. Studimi dhe percaktimi i gjendjes, sistemeve te perdorimit, administrimin e qendrueshem te integruar e multifunksional te kullotave. AQP 4.4. Organizimi i punes per administrimin dhe vleresimin racional te kullotave. AQP 5. Inkurajimi i aktiviteteve private AQP 5.1. Kryerja e punimeve dhe sherbimeve ne pyje e kullota shteterore nga firmave te specializuara për kryerjen e aktiviteteve prodhuese dhe sherbimeve ne pyje dhe kullota. AQP 5.2. Liberalizim i tarifave te shitjes së lëndës industriale të drurit dhe te druve te zjarrit që rezultojne nga pyjet prodhues shteterore. Ato t’i binden ligjeve të kërkesë-ofertës. AQP 5.3. Vjelja e nje takse per sherbimin qe pyjet kryejne ne mbrojtje te baseneve ujembledhese te hidrocentraleve dhe ujit te pijshem per luften kunder erozionit dhe permiresimin e pyjeve ekzistues. AQP 5.4. Nxitja e krijimit te njësive prodhuese 500-1000 hektarëshe duke i dhene ne perdorim afatgjate per perdorim silvopastoral. AQP 5.5. Zhvillimi ne perspektive i industrisë së drurit në Shqipëri. AQP 5.6. Dhënia në përdorim e tokave me bimesi pyjore për afate të gjata kohore me qellim zhvillimin e gjuetise AQP 5.7. Dhënia në përdorim vetëm për qëllime pyllëzimi te tokave te refuzuara dhe te eroduara. AQP 6. Vazhdimi i transferimit te se drejtes se perdorimit/pronesise te pyjeve dhe kullotave tek pushteti vendor. AQP 6.1. Vazhdimi i transferimit te se drejtes se perdorimit/pronesise te pyjeve dhe kullotave tek pushteti vendor, duke rritur numrin e familjeve qe perfitojne nga produktet e pyllit. AQP 6.2. Plotësimi i nevojave të popullsisë rurale me dru zjari e lëndë ndërtimi. AQP 6.3. Përcaktimi i kapacitetit mbajtës në blegtori i pyjeve komunalë dhe organizimi i ekonomive pyjore për qëllime kullotjeje dhe prodhim gjethi. AQP 6.4. Permiresimi i kuadrit ligjor vecanerisht ne funksion te perfshirjes aktive ne menaxhimin e pyjeve dhe kullotave te perdoruesve lokale dhe vendore AQP 7. Organizimi i sherbimit keshillimor dhe administrates pyjore te komunave. AQP 7.1. Zhvillimi i sherbimit keshillimor prane Sherbimit Pyjor Shqiptar AQP 7.2. Zhvillimi i programeve te ndergjegjesimit per aktoret dhe komunitetet lokale AQP 7.3. Forcimi i kapaciteteve te organeve vendore per menaxhimin e pyjeve dhe kullotave. AQP 7.4. Krijimi i administrates se pyjeve komunale ne varesi nga pushteti vendor AQP 8. Vazhdimi i reformes institucionale me qellim krijimin e strukturave sa me efektive dhe te pershtateshme ne qender dhe ne baze. AQP 8.1. Krijimi i Drejtorive Pyjore Rajonale AQP 8.2. Fuqizimi i institucioneve pergjegjese shteterore dhe AQP 8.3. Ndarja e funskioneve kontrolluese nga ato menaxhuese ne pyje dhe kullota AQP 8.4. Rritja e efektivitetit te policise se sherbimit pyjor. AQP 8.5. Përsosja e strukturës së administratës pyjore, duke e lehtësuar e bërë atë më të zhdërvjellët dhe duke e afruar sa më shumë me bazën. 2.4.5 Administrimi i qendrueshem i burimeve peshkore Sektori i peshhkimit eshte nje nga sektoret e rendesishem te ekonomise shqiptare me nje numere te larte te ardhurash dhe te punesuarish. Si i tille ai meriton vemendjen e politikave te qeverise me qellim mbeshtetjen e metejshme dhe zhvillimin mbi bazen e qendrueshmerise se shfrytezimit te resurseve peshkore. Qellimi i nderhyrjeve te propozuara me poshte eshte sigurimi i rendimenteve me te larta te peshkimit, uljen e presionit mbi fundet bregdetare dhe diversifikim e peshkimit ne thellesi me te medha dhe ne forma te tjera pervec tratave fundore. Investimi me i rendesishem per modernizimin e flotes, nevojitet te behet ne ndertimin e anijeve te reja te peshkimit duke perfshire motoflugat e deri anijet me gjatesi deri mbi 25 m dhe fuqi ne aks mbi 500 hp. Anijet e vogla, do te zhvillojne veprimtari peshkimi me mjete selektive ne bregdetin e afert duke e kombinuar ate edhe me ekoturizmin dhe peshkimin sportiv ndersa anijet e medha do te sherbejne per te zhvilluar gjueti peshkimi ne ujera me te thella dhe kryesisht jashte zones se 12 miljeve, ne ujerat nderkombetare ne Adriatik dhe Mesdhe. Parashikohet qe prodhimi (zenie peshku dhe molusqesh) ne periudhen afatshkurter (viti 2009) te arrije ne 6500 ton, ne periudhen afatmesme (viti 2013) 15300 ton dhe ne periudhen afatgjate (viti 2015) 34 000 ton. Ne peshkimin bregdetar artizanal synimet për rritjen e prodhimit në zbatim të objektivave jane ne afatshkurtër 1000 ton, afatmesëm 2500 ton dhe ne afatgjatë 3500 ton. Ndersa peshkimi ne ujerat e brendshme synon te arrije nga 650 ton ne 800 ton per periudhen afatshkurter, 1000 ton ne afatmesëm dhe 1300 ton ne periudhen afatgjate. Nga peshkimi ne ujerat e veprave hidroenergjetike pritet te kapen nivelet e meparshme prej 3500 kv ose 350 ton. Me masat që do të merren per permiresimin e peshkimit ne lagunat bregdetare, zeniet synohet te kapin nivelin e 6000-6500 kv ose 650 ton. AQPe 1. Shtimi, ristrukturimi dhe modernizimi i flotes se peshkimit AQPe 1.1. Shtimi i numrit te anijeve te reja, moderne kryesisht 22-25 dhe deri ne 30 metra dhe fuqi motorike mbi 400 - 500 Hp si dhe modernizimi i nje pjese te flotes se peshkimit. AQPe 1.2. Diversifikimi i flotes se peshkimit ne format alternative te peshkimit perfshire peshkimin pelagjik, me rrethim, selektiv me rrjeta, grepa, parangalle etj, AQPe 1.3. Lehtesimi i procedurave per perfshirjen e specialisteve te huaj ne peshkimin detar. AQPe 2. Ristrukturimi i plote i infrastruktures portuale dhe qendrave te peshkimit AQPe 2.1. Ndertimi i portit te ri te peshkimit ne Durres, zgjerimi i porteve egzistues dhe ndertimi i bankinave te ankostimit te anijeve te peshkimit ne Vlore, Sarande dhe Shengjin, AQPe 2.2. Ngritja e infrastrukturave te riparimit, mirembajtjes te anijeve te peshkimit, permiresimit cilesor te games se sherbimeve ne te kater portet e vendit, AQPe 2.3. Ndertimi i merkatove me shumice ne portet e peshkimit me qellim rritjen e cilesise se prodhimit, vleres se prodhimit, luftes ndaj tregut informal dhe rritjen e shkalles se konkurences, AQPe 2.4. Ndertimi i qendrave te grumbullimit te peshkut prane liqeneve kryesore per rritjen e kushteve higjeno-sanitare te produkteve peshkore. Masat e mesiperme do te sjellin rritjen e tregueseve te gadishmerise teknike dhe te shfrytezimit ne peshkim te flotes, rritjen e ndjeshme te zenies se peshkut dhe uljen e kostove te prodhimit per ta bere sektorin konkurues ne tregun rajonal. Perteritja e flotes se peshkimit do te perballohet nga tre burime kryesore financimi: (i) investimet private, (ii) donatore si dhe (iii) mbeshtetje nga buxheti i shtetit. AQPe 3. Zhvillimi i akuakultures si nje sektor i rendesishem dhe perspektiv per ekonomine vendase AQPe 3.1. Krijimi i qendrave te reja te akuakultures, kryesisht ne veri te vendit AQPe 3.2. Rritja e numrit te koshave notues ne det, AQPe 3.3. Rritja e shkalles se kontrollit mbi zbatimin e masave sanitaro – veterinare me qellim garantimin e produktit per tregun vendas dhe ate Evropian AQPe 3.4. Nxjerrja nga informaliteti i ekonomive egzistuese dhe lehtesimi i procedurave te legalizimit; AQPe 3.5. Rritja e prodhimit te rasateve ne vend si dhe te furnizimit me ushqime si faktore kufizues ne zhvillimin e ketij aktiviteti. AQPe 3.6. Ripopullimi me rasate peshqish i ujembledhesve te bujqesise dhe liqeneve te medhenj artificiale Vendi ynë ka kushte për shumëfishimin e prodhimit në marikulturë, në të gjitha llojet e aktiviteteve. Ne keto kushte masat a mesiperme synojne dyfishimin e rendimentit në impiantet ekzistuese. Me masat që do të merren është e mundur një shfrytëzim afatshkurtër 4,000 kv peshk, 10,000 kv midhje dhe 100 kv karkalec. Ne afatmesem synohet zenia e 30,000 kv peshk, 20,000 kv midhje dhe 200 kv karkalec ndersa ne afatgjate 45,000 kv peshk (nga të cilët 8,000 kv në tokë), 40,000 kv midhje dhe 500 kv karkalec. Persa i takon zhvillimit te troftikultures fillimisht (afat-shkurtër) do te synohet stabilizimi i prodhimit ne ekonomite ekzistuese. Ne periudhen afatmesem synohet ndërtimi i ekonomive në qarqet Kukës, Dibër, Shkodër, Lezhë me një kapacitet prodhues prej 10.000 kv ndersa ne afatgjate synohet që prodhimi në shkalle vendi të arrije në 20.000 kv. AQPe 4. Mbeshtetja e industrise perpunuese dhe marketingut te produkteve peshkore AQPe 4.1. Rritja e perpunimit te produkteve peshkore vendase per tregun shqiptar dhe ate Evropian, AQPe 4.2. Lehtesimi i procedurave doganore per importin e produkteve peshkore qe perdoren si lende e pare per industrine perpunuese, AQPe 4.3. Mbeshtetja e ndermarrjeve perpunuese ne drejtim te rritjes se punesimit, AQPe 4.4. Rritja e konsumimit te produkteve peshkore te perpunuara ose jo ne Shqiperi, AQPe 4.5. Rritja e shkalles se kontrollit veterinaro–shendetesor per produktet e peshkut qe nga prodhuesi deri te produkti i gatshem. Bazuar ne masat e mesiperme synohet qe industria perpunuese ne periudhen afatshkurter te kape nivelet 4000 ton peshk te perpunuar dhe te punesoje mbi 2000 punonjes, ne afatmesem te prodhoje 6000 ton produkte me nje punesim prej 3000 punonjesish dhe ne afatgjate te prodhoje mbi 10 000 ton me nje fuqi puntore qe i kalon te 8000 punonjesit. Ne nivelin e marketingut synohet qe ne afatshkurter te ngrihen merkatot ne Durres dhe Shengjin dhe qendrat e peshkimit ne ujerat e brendshme. Ne afatmesem synohet ngritja e merkatos ne Vlore dhe Sarande ndersa ne afatgjate objektivi eshte konsolidimi i merkatove te krijuara. Gjithashtu synohet shtimi i konsumit te peshkut per fryme ne 4.5 kg/fryme ne periudhe afatshkurter, 9 kg/fryme ne afatmesem dhe 15 kg/fryme ne periudhen afatgjate. AQPe 5. Menaxhimi i rezervave te perbashketa peshkore, peshkimit te perbashket dhe marredheniet nderkombetare AQPe 5.1. Hartimi dhe zbatimi i planeve te menaxhimit te peshkimit per zonat kryesore te peshkimit, perfshire mekanizmat e monitorimit. AQPe 5.2. Aplikimi i nje peshkimi te rregulluar me qellim qe te shmange rrezikun e konfliktit ndermjet formave te ndryshme te peshkimit dhe vecanerisht peshkimit profesional me ate artizanal. AQPe 5.3. Parandalimi ose eleminimi i mbipeshkimit, me qellim qe te inkurajoje kushte te favorshme ekonomike per te nxitur peshkimin e pergjegjshem. AQPe 5.4. Sigurimi dhe mbeshtetja e mundesive alternative te te ardhurave nga turizmi dhe akuakultura per te krijuar mundesi diversifikimi te ardhurash ne komunitetet e peshkimit ku peshkimi eshte i paqendrueshem. AQPe 6. Kerkim shkencor modern dhe i afte te vleresoje gjendjen e rezervave peshkore per hartimin e politikave te sakta menaxhuese AQPe 6.1. Nje kerkim shkencor sipas nevojave te sektorit dhe ne sherbim te tij, AQPe 6.2. Zbatimi i sistemeve te pershtateshme dhe efektive per grumbullimin, analizimin, rregjistrimin dhe paraqitjen e te dhenave per sektorin e peshkimit ne menyre qe te mundesohet perdorimi i tyre per planifikimin e peshkimit, AQPe 6.3. Nxitja e studimeve ekonomike te kostove, perfitimeve dhe te mundesive alternative te menaxhimit per nje peshkim te pergjegjshem, AQPe 6.4. Fuqizimi i kerkimit ne peshkim dhe akuakulture, per te mbeshtetur percaktimin e statusit te rezervave peshkore. AQPE 7.1. Respektimi dhe zbatimi i ligjit AQPe 7.2. Ngritja dhe funksionimi e nje strukture profesionalisht te afte dhe te pergjegjshme per garantimin e aplikimit korrekt te ligjit te peshkimit dhe mekanizmave qe garantojne funksionimin e MKS (Monitorim Kontroll Survejimit) ne te gjitha kategorite e peshkimit ne Shqiperi AQPe 7.3. Ndertimi i nje skeme funksionale bashkepunimi te MMPAU me strukturat e tjera shteterore si dhe Organizatave te Menaxhimit te Peshkimit (OMP) duke skicuar qarte rolet ne luften kunder peshkimit te Paligjshem, Parregullt dhe te Paraportuar per nje menaxhim te pergjegjshem te peshkimit AQPe 7.4. Sigurimi i nje mbeshtetje financiare per te garantuar infrastrukturen e duhur per krijimin dhe funksionimin e instrumentave te MCS dhe luftes kunder Peshkimit te Paligjshem te Parregullt dhe te Paraportuar. AQPe 7.5. Garantimi i nje permiresimi te vazhdueshem ligjor konform standarteve dhe direktivave te BE, nje bashkepunim harmonik rajonal dhe nderkombetar si dhe informimin e vazhdueshem ligjor per te gjithe administraten dhe komunitetin e peshkimit. AQPe 7.6. Trainim i OMP-ve per nje fuqizim te rolit te tyre ne zbatimin e ligjshmerise ne sektorin e peshkimit. Synimet tona ne respektim te kuadrit ligjorper peshkimin jane regjistrimi i gjithe subjekteve te peshkimit, regjistrimi i peshkatareve, markimi i anijeve, barkave dhe mjeteve te peshkimit, inspektim/kontrolli, raportimi prodhimit ne nje baze statistikore te besueshme dhe perpunimi i te dhenave per furnizimin e ploitikes me indikatore te sakte te zhvillimit dhe kontrollit te sektorit.
3. Politikat Qellim i Politikave eshte te ndihmojne ne arritjen e qellimeve dhe objektivave te strategjise. Nje menxhim i duhur mjedisor kerkon praktika te matura zhvillimin si nga te gjithe nivelet e qeverisjes perfshire ate qendrore, rajonale dhe lokale. Per kete duhet: - vendimarresit qendrore te kuptojne ceshtjet mjedisore dhe te integrojne pariomet mjedisore ne politikat dhe sistemet e tyre te administrimit, - nje kuader ligjor i plote, - mekanizma efektive per zbatimin dhe imponimin e politikave dhe te ligjit, perfshire proceset e imponimit, instrumentet ekonomike dhe planifikimin financia,r - mbeshtetje e vazhdueshme e edukimit, trainimit dhe informimit mjedisor, - mjetet e vleresimit te efektivitetit te strategjise dhe masave te saj nepermjet monitorimit dhe raportimit, - investim si nje pjese thelbesore qe shndrrohet ne nje mjet efektiv nese menaxhohet me mencuri Ref Çështja Mënyra e Zgjidhjes 3.1.1 Integrimi Procese të përforcuara komunikimi dhe Çështjet mjedisore nuk janë zgjidhur konsultimi ndër-institucional në të gjitha nivelet e siç duhet në strategjitë sektoriale punës; mekanizma më të mirë të konsultimit të dhe në procesin e zhvillimit në jashtëm; një aplikim zyrtar të vlerësimit strategjik përgjithësi mjedisor; një udhëzim specifik të përgjithshëm dhe sektorial të ministrive dhe autoriteteve lokale mbi Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM-në). 3.1.2 Ligji për mjedisin – rishikimi, përshtatja e tij në përputhje me Të ruhet strategjia e integruar e legjislacionit kushtet dhe kërkesat e Komunitetit ekzistues por të ndryshohen çështjet kryesore për Europian dhe zbatimi i tij. të siguruar lidhje logjike dhe mundësi reale për Legjislacioni aktual ka dobësi të t’u zbatuar. mëdha strukturore. 3.1.3 Përgatitja dhe dhënia e lejeve Të rishikohen strukturat e lejeve në mënyrë që, Lejet janë të paqarta dhe të pasakta paralelisht me reformën legjislative, të aplikohen kushte që detyrojnë zbatimin e ligjit. 3.1.4 Verifikimi dhe Inspektimi Të përmirësohen procedurat, kapaciteti dhe ekspertiza e organeve të inspektimit Të zbatohen procedurat e reformuara të ushtrimit të ligjit duke patur si qëllim vjeljen/mbledhjen e 3.1.5 Zbatimi i ligjit dhe apelimet plotë të taksave dhe gjobave Të përcaktohet një itinerar më i thjeshtë administrativ për sa i përket apelimeve pa qenë nevoja për procedime gjyqësore Të zhvillohen projektet aktuale në mëyrë që të 3.1.6 Përforcimi i sistemeve monitoruese krijohet një sistem që do të përmbushë nevojat e acquis dhe të Agjencisë Europiane të Mjedisit. Të përcaktohet Fondi për mjedisin dhe dispozitat 3.1.7 Investimi në infrastrukturën përkatëse në mënyrë që të mbështeten autoritetet komunale dhe fondi për mjedisin lokale në thithjen e fondeve të nevojshme për infrastrukturën bazë të mjedisit 3.1.8 Nevojat për forcimin e kapacitetit Të përcaktohen dhe zbatohen strukturat e institucional dhe plotësimin e përshtatshme të administrimit, të shtohet personelit personeli. Të përforcohet inspektorati dhe pajisjet e kontrollit, të hartohen planet e inspektimit, të identifikohen procedurat reale të zbatimit Të krijohen strukturat e një niveli të lartë 3.1.9 Administrimi dhe Raportimi monitorimi dhe raportimi në mënyrë që të mbështetet bashkëpunimi dhe bashkërendimi ndër-institucional 3.1.10 Informacioni dhe Komunikimi Të hartohet një Sistem i Administrimit të Informacionit Mjedisor (SAIM) dhe të zbatohet Strategjia e Komunikimit.
4. Implikimet e Burimit Masat buxhetore për Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave gjenden në instruksionin e punës për përgatitjen e strategjisë. Shifrat tregojnë ndryshimet pasuese buxhetore në periudhën afatshkurtër: Përqindja e rritjes së shpenzimeve 18.30% 10.20% 9.90% 2006 2007 2008 2009 Tavani total i shpenzimeve 157,199 186,016 205,020 225,241 Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të 1,544 1,672 1,835 1,985 Ujërave Shpenzimet e MMPAU si një përqindje e tavanit total 0.98% 0.90% 0.90% 0.88% të shpenzimeve Shkalla efektive e rritjes së shpenzimeve për MMPAU 8% 10% 8% Ndonëse niveli i shpenzimeve po rritet në sajë të të ardhurave në rritje të qeverisë, proporcioni që harxhohet për Mjedisin, Pyjet dhe Administrimin e Ujërave është në rënie. Si e tillë, përqindja e rritjes së shpenzimeve për Ministrinë është më e ulët sesa përqindja e rritjes të shpenzimeve tavan. Strategjia e përdorimit për shpenzimet e shtuara është të shtohet numri i stafit në Ministrinë qendrore dhe e stafit në mbështetje të institucioneve në përputhje me prioritetet e shpallura në PKPL dhe ne PZMSA. Sidoqoftë, një rritje prej 8% në stafin e Ministrisë qendrore në sektorin e Mjedisit shpie në shtimin e 7 vendeve, plus një shtim prej rreth 6 vendeve në institucionet mbeshtetese dmth. një total prej 13 krahasuar me 21 të shpallur në PKPL. Numri i parashikuar i stafit të mundshëm mbi bazën e buxhetit të deklaruar vlerësohet të jetë: 2006 2007 2008 2009 Qendror 92 100 109 118 Mbështetës 65 70 77 84 Totali 157 170 187 202 Nderkohe nevoja e parashikuar për staf me qëllim që të ndërmerret transpozimi dhe përmirësimi i disa prej elementeve të administrimit të mbrojtjes së natyrës vlerësohet të jetë: 2006 2007 2008 2009 Qendror 92 105 117 120 Mbështetës 65 73 75 77 Totali 157 178 192 197 Krahasimi i këtyre shifrave flet fillimisht per mungesë ne staf, por në një periudhë të shkurtër është plotesisht e mundur qe stafi te plotesohet me burime sidomos persa i takon sektoreve te transpozimit te legjislacionit. Megjithatë, transpozimi është vetëm një element dhe zakonisht më pak i kushtueshmi në arritjen e përputhshmërisë me legjislacionin e Komunitetit Europian në fushën e mjedisit. Pervec transpozimit kërkohet dhe zbatimi e imponimi i kuadrit ligjor te transpozuar. Permiresimi i zbatimit/imponimit te ligjit dhe inspektimi i përmirësuar jane gjithashtu jetik për të siguruar që kuadri ligjor i tranpozuar eshte ne përputhje te plote me ate te BE-se. Pa siguruar keto klauzola ligjet do t’i shërbejnë vetëm një qëllimi të kufizuar. Sigurimi i klauzolave te mesiperme kerkon përforcimin e domosdoshem te Agjencive Rajonale të Mjedisit ne menyre që ato te mund të ndërmarrin funksionet e dhënies së lejeve, inspektimit dhe imponimit. Kjo nevojë nuk është marrë parasysh në shifrat e dhëna menjëherë më sipër nderkohe qe kryerja e një roli efikas nga Agjencitë Rajonale te Mjedisit do të kerkonte afro 120 te punesuar. Sipas skenarit aktual niveli i stafit do të mbetet në 40. 4.1.Implikimet e Burimeve për Financimin e Investimeve në Infrastrukturën Mjedisore Nevojat e Investimeve Siç është përshkruar më sipër, nevojitet një program investimesh afatgjatë në sektorin publik për të trajtuar: - Furnizimin me ujë të pijshëm – i besueshëm, i mjaftueshëm dhe i një cilësie të përshtatshme, - Mbledhjen e Ujërave të Mbetura – kanalizime në të gjitha qytezat me një popullsi më të madhe se 2000 banorë, - Trajtimin e Ujërave të Mbetura – trajtimi dytësor i ujërave të mbetura të mbledhura për të gjithë qytetet, - Mbeturinat e Ngurta – grumbullim, riciklim dhe groposje (vendgroposje dhe djegie). , - Tokën e Ndotur – rehabilitim i ”zonave të nxehta”, - Përmirësimin teknologjik të industrive shtetërore. Një listë e Prioriteteve të Projekteve të Investimeve Mjedisore është përgatitur nën përkujdesjen e Programit të Rindërtimit Mjedisor Rajonal (PRMR ose ReREP). Burimet Financiare Burimet e mundshme financiare për një program të tillë përfshijnë: - Financimet e buxhetit te qeverisë qendrore – MPPTT - Financimet e buxhetit te qeverisë vendore - Financimet e qeverive vendore prej te ardhurave nga shërbimet (psh. tarifat për ujin dhe mbeturinat e ngurta) - Të ardhurat nga tarifat, pagesat dhe gjobat ne respektim te legjislacionit mjedisor. - Grantet e donatorëve ndërkombëtarë dhe donacionet - Donatorët ndërkombëtarë ose financim nga huatë bankare. Programi aktual i shpenzimeve kapitale të qeverisë qendrore për infrastrukturën mjedisore administrohet nga MPPTT. Shpenzimet për 2006 janë pak më shumë se 10 miliardë lekë. Nga këto, përafërsisht 62% po shpenzohen për transportin në tërësi ose 55% për rrugët dhe 23% po shpenzohet për ujin e pijshëm. Per “kanalizimet” (një kombinim i menaxhimit të ujërave të mbetura dhe mbeturinave të ngurta) po shpenzohen më pak se 4% e buxhetit te MPPTT ose përafërsisht 380 milionë lekë. Financimi i qeverisë vendore është shtuar në vitet e fundit nëpërmjet procesit të decentralizimit. Përqindja aktuale e të ardhurave të qeverisë vendore e shpenzuar për kanalizimet nuk dihet, por besohet të jetë e ulët. Tarifat aktuale për shërbimet komunale të ujit kontrollohen nga rregullatori ekonomik për sektorin e ujit. Në përgjithësi niveli i tarifave të caktuara synon së paku të mbulojë kostot operacionale, por nuk lejon të ardhura të rëndësishme me të cilat të mund te rinovohet infrastruktura. Të ardhurat nga tarifat dhe pagesat mjedisore aktualisht hyjnë në buxhetin qendror dhe nuk përdoren në mënyrë specifike për shpenzimet mjedisore. Donatorët ndërkombëtarë kanë siguruar grante të rëndësishme në fushën e mjedisit. Shumë nga projektet e financuara nga këto grante kanë pasur si pikësynim rritjen e kapacitetit të qeverisë dhe të aktoreve te tjere për të zbatuar menaxhimin mjedisor. Një numër grantesh janë siguruar gjithashtu për të financuar zhvillimin e infrastrukturës kryesisht nëpërmjet Bashkimit Europian dhe Fondit Global per Mjedisin (Global Environment Facility). Sidoqoftë, niveli i granteve financiare që do të jetë i disponueshëm për infrastrukturën në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme nuk është i qartë dhe do të varet si nga niveli i financimit qeveritar ashtu dhe nga aftësia për të marrë huara nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare. Shuma të qenësishme të huave financiare janë përdorur për ndërtimin e infrastrukturës komunale. Në 2005 kredite grumbulluese të Bankës Botërore (IDA) për Shqipërinë ishin përafërsisht 770 milionë USD. Me 2005 projektet në vazhdim në sektorin e mjedisit përfshinin: - Projektin per Ujesjelles/Kanalizimet Bashkiake – 15 milionë USD - Projektin për Menaxhimin e Burimeve Ujore – 15 milionë USD - Ka edhe projekte të tjera që po zbatohen për momentin, përfshirë këtu: - Programin e Menaxhimit të Integruar te Zonave Bregdetare dhe të Pastrimit – 20 milionë USD - GEF – Projekti i Menaxhimit të Integruar të Ujit dhe Ekosistemit – 20 milionë USD - GEF – Menaxhimi i Liqenit të Shkodrës dhe Ekosistemit të Integruar – 5 milionë USD Këto projekte po sigurojnë mbështetje të fuqishme për sektorin e ujit. Për shembull GEF – Projekti Menaxhimit të Integruar të Ujit dhe Ekosistemit do të sigurojë ndertimin e 3 impianteve ligatinore per trajtimin e ujërave të zeza. Megjithatë, nevojiten edhe shumë projekte të tilla. Me qëllim që të bëhet një vlerësim të mjeteve të mundshme me anë të të cilave mund të bëhen investimet e domosdoshme, një numër i vogël i skenarëve hipotetikë janë marrë në shqyrtim sikurse janë përmbledhur në tabelën e mëposhtme. Per nje veshtrim me te detajuar te skenareve hipotetike shihni Aneksin 1-4. Skenarët shqyrtojnë inputet nga tre burime, Qeveria Qendrore, Qeveria Vendore dhe Donatorët. Donatorët, në këtë rast përfshijne si huatë financiare ashtu edhe grantet. Në tabele tregohen shpenzimet e grumbulluara deri më 2004 si dhe viti në të cilin investimet e grumbulluara do të arrijnë shifrën 1 miliardë Euro. Skenare hipotetike te investimeve ne ujesjelles-kanalizime Nr. Qeveria Qendrore Qeveria Vendore Donatorët Deri Përfund 2014 on 1 3m në vit 0 20m në vit 238m 2032 rritje 6% në vit rritje 3% në vit 2 3m në vit 1m në vit 20m në vit 255m 2031 rritje fillestare 18%, rritje 6% në vit rritje 3% në vit 10%, 10% dhe me pas 6% në vit 3 3m në vit 1m në vit 20m në vit 285m 2026 rritje fillestare 18%, rritje 10% në vit rritje 6% në vit 10%, 10% e rritur më pas 10% në vit 4 7.5 m në vit 1.5 m rritje 10% ne 20m në vit 360m 2024 rritje fillestare 18%, vit rritje 6% në vit 10%, 10% e rritur më pas 5% në vit Në të gjithë këta skenarë ka një mbështetje të fuqishme nga financimet e donatorëve. Në mungesë të financimeve të donatorëve, arritja e objektivit të investimeve prej 1 miliardë Eurosh brenda një periudhe 20 vjeçare, duke supozuar se skenari optimist i rritjes për shpenzimet tavan do të vazhdojë (rritje 6% në vit), do të duheshin përafërsisht 2.4% e shpenzimeve totale publike që të përdoreshin për investimet e kanalizimeve gjatë 20 viteve të ardhshme. Kjo do ta bënte nivelin e investimeve të krahasueshëm me atë të rrjetit rrugor që aktualisht arrin përafërsisht 3.5% të shpenzimeve tavan (5.5 miliard lekë = 45 milion Euro në vit). Nuk ka gjasa të shumta që nivele të tilla shpenzimi për investimet e kanalizimeve të jenë të pranueshme në periudhën afatshkurtër. E shprehur më thjeshtë, duhet gjetur një skenar realist i cili kërkon një angazhim të fuqishëm por të realizueshëm nga ana e qeverisë dhe një nivel realist mbështetjeje nga donatorët e jashtëm. Nga skenarët hipotetikë 1-3 vihet re një rritje e vogël në angazhimin e qeverisë dhe rritja e vazhdueshme në financimin e donatorëve. Këto ndoshta nuk janë realiste pasi ka të ngjarë që donatorët të mos i shtojnë vazhdimisht kontributet e tyre pa pasur një angazhim të krahasueshëm nga ana e qeverisë. Si skenarë më realist konsiderohet skenari 4. Kjo do të kërkonte një angazhim nga ana e qeverisë për të rritur proporcionin e të ardhurave publike që do të shpenzohen në investime për kanalizime nga niveli aktual prej 0.24% në përafërsisht 0.6% (këtu duhet theksuar se shpenzimi aktual për furnizim me ujë të pijshëm, arrin 1.5% të shpenzimeve totale), duke mos marrë parasysh pagesat e borxheve, të cilat janë potencialisht të qenësishme. Pas marrjes së statusit “shtet i pranuar për hyrje”, Shqipëria do të ketë akses në fondet e parahyrjes të BE nëpërmjet Instrumentit të Parahyrjes (IPA). Me hyrjen pritet që një sasi e madhe e financimeve në grante do të sigurohet nëpërmjet strukturave mbështetëse të BE siç janë Fondet e Kohezionit dhe Fondi Struktural. Niveli i financimit të granteve është i vështirë të parashikohet. Megjithatë, supozohet se financimi i granteve për këto financime mund të mbahet në nivelet e mëposhtme: Periudha 2007 – 2010 5 milionë Euro IPA, GEF, Donatorë Dypalësh 2011 – 2017 10 milionë Euro IPA, GEF, Donatorë Dypalësh 2018 – 2027 15 milionë Euro Fondet e BE, GEF, Donatorë Dypalësh Madje dhe duke përdorur këto supozime, përsëri do të kërkohet një sasi e qenësishme e financimeve borxh, prej rreth 400 milionë Eurosh gjatë periudhës së programit të investimeve (2007 – 2027). Pagimi i këtyre borxheve do të ngarkojë me një barrë të rëndë buxhetin e qeverisë, i cili do të kërkojë që të rritet shpenzimi për shërbimet e borxhit gjatë kësaj periudhe me 10-15 milionë Euro në vit dhe të vazhdojë në këtë nivel për 10-20 vjet pas përfundimit të programit. Mbetet ne pikëpyetje nëse nivele të tilla borxhi janë të qendrueshme. Mekanizmi për zbatim Aktualisht procesi i financimit të infrastrukturës për kanalizimet administrohet nga MPPTT. Ndërsa nuk ka asnjë dyshim që MPPTT do të ketë një rol qendror në këtë proces, krijimi i një Fondi Mjedisor me bazë të gjerë siç propozohet në Programin e Qeverisë shikohet si një avantazh. Sipas skenarëve të përshkruar më sipër, Fondi i Mjedisit do të jetë përgjegjës për administrimin e shpërndarjes së fondeve prej përafërsisht 25 milionë Eurosh më 2008, që do të rritet me kalimin e kohës. Madhësia ekzakte e strukturës administrative që nevojitet për punën e fondit do të varet nga shkalla me të cilën personeli i fondit do te jete përgjegjës për tenderimin, kontraktimin, mbikëqyrjen dhe auditimin e punimeve aktuale. Megjithëse, këto përgjegjësi fillimisht nuk jane në Fond, do të ishte e arsyeshme të krijohej një njësi brenda fondit, e cila do të krijonte mbështetje dhe këshillim për autoritetet vendore dhe ato rajonale në kryerjen e këtyre detyrave. Mbi bazën e krahasimeve me organizata financuese të njëjta në vende të tjera, (siç është Fondi Shtetëror Mjedisor i Republikës Çeke), vlerësohet se krijimi i fondit do të kërkojë një personel prej afërsisht 20 vetësh. Me kalimin e kohës do të kërkohet që ky fond të rritet për t’u marrë me volumin më të madh të financimit të tij. Kostot e administrimit të fondeve janë përllogaritur në rreth 20 milionë Lekë në vit. Kostot e pagave vjetore do të pakësohen nga transferimi i stafit në njësitë përkatëse të MPPTT. Kostot e krijimit fillestar vlerësohen të jenë të të njëjtës madhësi. Për më tepër rekomandohet që të bëhet një projekt i asistencës teknike të jashtme (ashtu siç ishte kohët e fundit rasti në Bosnje) për të ndihmuar në ngritjen e fondit. Kosto të vogla do të shoqërohen gjithashtu me ngritjen e një bordi të Menaxhimit si dhe me auditimin dhe botimin e llogarive të Fondit.
5. Përgjegjësia, Monitorimi dhe Vlerësimi Për monitorimin dhe zbatimin e strategjisë janë identifikuar një gamë e gjerë treguesish. Këtu futen treguesit e gjendjes së mjedisit, te sigurimit të infrastrukturës, te përpjekjeve për investime dhe te transpozimit të kuadri ligjor te BE-se. Treguesit Mjedisorë Elementi Treguesi Parametrat Bazë Ajri Përputhja e cilesise se ajrit me standardet e Substanca të grimcuara, ozon, cilësisë SOx, NOx, Uji Përputhja me standardet e ujërave banjatore në Ndotja bakterologjike plazhet bregdetare Uji Përputhja me objektivat e kerkuara per peshqit e Oksigjenimi, Bio-toksiciteti lumenjve Biodiversiteti Përqindje e territorit e shpallur si e mbrojtur Siperfaqja e territorit Biodiversiteti Përqindja e llojeve të mbrojtura në rrezik Përqindja e rrezikuar zhdukje Të dhënat për njoftimin e këtyre treguesve janë duke u mbledhur aktualisht por jo me një standard të cilësisë së lartë. Masat për të përmirësuar monitorimin mjedisor siç janë përcaktuar më lartë do të sigurojnë të dhënat e domosdoshme në të ardhmen. Treguesit e Performancës së Infrastrukturës Mjedisore Elementi Treguesi Mbledhja e Ujërave të Popullsia e lidhur me grumbullimin qendror të ujërave të zeza Zeza Trajtimi i Ujërave të Përqindja e ujërave të zeza që i nënshtrohet një trajtimi të përshtatshëm Zeza Mbetjet Mbledhja dhe hedhja e mbeturinave Mbetjet Riciklimi i mbeturinave Të dhënat për përllogaritjen e këtyre treguesve janë aktualisht në dispozicion por ato nuk janë raportuar rregullisht. Treguesit Financiarë Elementi Treguesi Ujërat e Zeza Investime (me çmime të fiksuara) në vit për infrastrukturën e ujërave të zeza Menaxhimi i Mbetjeve Investime (me çmime të fiksuara) në vit për mbeturina të ngurta Urbane Tokë e Ndotur Investime (me çmime të fiksuara) në vit për rehabilitimin e tokave të ndotura Menaxhimi i Mjedisit Shpenzime operacionale (me çmime të fiksuara) në vit për mbrojtjen e mjedisit Të dhënat me të cilat mund të njoftojmë për këta tregues mbahen nga Qeveria por nuk janë raportuar. Treguesit Administrativë Elementi Treguesi Transpozimi i Shkalla e përputhjes midis Legjislacionit Kombëtar dhe Legjislacionit të Legjislacionit Komunitetit Europian Raportimi i saktë i këtij treguesi mund të mos jetë praktik për periudhën afatshkurtër pasi ai kërkon konkretizimin e tabelave për pajtueshmërinë e shumë zërave të legjislacionit. Megjithatë, zbatimi i tij duhet të planifikohet, meqenëse kjo është një kërkesë e procesit të hyrjes në BE dhe përdoret nga Komisioni Evropian për të gjykuar mbi progresin në arritjen e kërkesave për anëtarësim. 5.1 Koordinimi Shumë prej masave, që duhet të merren për zbatimin e kësaj strategjie, përfshijnë punën e një varg ministrish dhe institucionesh ndihmëse. Për shembull, për të siguruar ruajtjen e biodiversitetit duhet të merren masa kryesisht nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, por gjithashtu kërkohet edhe mbështetja e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, si dhe institucioneve të tyre mbështetëse. Po keshtu administrimi i mbetjeve urbane është përgjegjësi e pushtetit vendor, por ata do të kenë nevojë si për ndihmën e Autoriteteve Rajonale ashtu edhe të institucioneve qendrore duke përfshirë Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit si dhe Fondit të Mjedisit. Këto janë vetëm dy shembuj, të shkëputur nga shumë të tjerë. Ndihet qartë nevoja për bashkëpunim ndërministror dhe ndër-institucional për zbatimin e kësaj strategjie dhe arritjen e dy 9objektivave kryesore të saj që janë një zhvillimi i qëndrueshëm dhe pranimi në Bashkimin Europian. Ky koordinim dhe bashkëpunim duhet të realizohet si në nivel ekspertësh ashtu edhe në nivele të larta të hierarkisë zyrtare. Në pëputhje me këtë instruksion është ngritur një grup pune ndërministerial. 5.2 Njësitë Mjedisore dhe Ekspertët Mjedisorë Edhe pse MMPAU është ministria kryesore që përgjigjet për administrimin e mjedisit, përgjegjësi po kaq të mëdha bien dhe ndahen edhe në shumë ministri të tjera. Në çdo ministri do të krijohet një Njësi Mjedisore, për t’u siguruar se, çdo gjë që është marrë përsipër të kryhet në këtë Strategji, do të zbatohet plotësisht dhe në mënyrë të koordinuar. Çdo Njësi Mjedisore do të drejtohet nga një Ekspert Mjedisi i cili do t'i raportojë drejtpërsëdrejti Ministrit përkatës. Qëllimi kryesor i çdo Njësie Mjedisore do të jetë mbështetja e zbatimit të masave dhe detyrave të parashtruara në këtë Strategji, brenda ministrive të tyre, nëpërmjet këshillimit me drejtoritë e specializuara, shkëmbimit të informacioneve, monitorimit dhe raportimit. Në këtë kontekst, secili Ekspert Mjedisi do të jetë përgjegjës për sigurimin e mbështetjes së Ministrit në Komisionin Parlamentar per Mjedisin. Njësitë Mjedisore do të jenë përgjegjëse për përpilimin e raporteve mbi ecurinë e zbatimit të kësaj Strategjie çdo tre muaj. Do të ngrihet një rrjet Njësish Mjedisore, për të marrë masa për shkëmbimin e shpejtë dhe efikas të informacionit në nivel bazë, përfshirë kalimin e të dhënave në regjistrat publikë. Ekspertët Mjedisorë do të takohen të paktën një herë në gjashtë muaj me MMPAU për të diskutuar dhe zgjidhur problemet që dalin nga zbatimi i kësaj Strategjie, përfshirë zbatimin e dispozitave të Vlerësimit Strategjik Mjedisor. Madhësia e sektorit do të jetë në përpjesëtim me shkallën e përgjegjësisë që ka Ministria. Në disa raste mund të jetë e dobishme, që Njësitë e Mjedisit të marrin edhe disa përgjegjësi për probleme të Shëndetit dhe të Sigurisë, brënda ministrisë së tyre. Personeli i këtyre Njësive do të trajnohet dhe mbështetet me asistencë teknike nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. 5.3 Monitorimi i ecurisë Kjo strategji është pjesë e sistemit të administrimit të mjedisit. Sikurse është diskutuar edhe në kapitujt pararendës, sistemi i administrimit mjedisor mishëron monitorimin dhe raportimin e ecurisë. Meqë strategjia është pjesë e sistemit, edhe ajo ka nevojë për monitorim. Efikasiteti i zbatimit - monitorimi i punës së kryer Një nga qëllimet kryesore të strategjisë është zbatimi i një sistemi modern për administrimin mjedisor. Duhet, medoemos të kuptojmë, nëse ky sistem po funksion apo jo. A janë siguruar burimet e duhura dhe a po zbatohen procedurat e duhura? Informacioni në lidhje me ecurinë e sistemit të administrimit është thelbësor për të bërë vlerësimin e efikasitetit të tij apo të nevojave për rregullime apo reformim. Një gjë e tillë kërkon monitorim të rregullt të "prodhimtarisë". Kjo do të mbulojë aspektet e komandës dhe kontrollit të sistemit: dhënjen e lejes, përditësimin e lejes, shpeshtësinë e inspektimeve, efiçencë në mbledhjen e gjobave, por do të duhet të mbulojë gjithashtu edhe aspekte të tjera të efiçencës administrative si p.sh. kohën që nevojitet për t’iu përgjigjur një kërkese për informacion, paraqitur nga një anëtar i publikut, ose kohën që duhet për të përgatitur raportet dhe komunikimet e ndryshme që bëhen. Treguesit e identifikuar më sipër do të përdoren për të monitoruar ecurinë e zbatimit të çdo mase që merret. Efikasiteti i këtyre veprimeve – monitorimi i plotësimit të standardeve Të dish nëse sistemi i administrimit po funksionon me efikasitet apo jo, është një tregues edhe i performancës së institucioneve të administrimit, por, gjithsesi, ky fakt nuk tregon se sa të efektshme janë masat që po zbatohen. Edhe efekti mbi mjedisin apo mbi treguesit e presioneve ka gjithashtu nevojë të matet. Për shembull, nëse vihet një tarifë për bllokim të lëvizjes në qendër të Tiranës, për të ulur nivelet e larta të trafikut, atëherë do të jetë e rëndësishme të monitorohet efekti i tarifës tek numri i automjeteve që hyjnë në qendër të qytetit, me qëllim që tarifa e vendosur të jetë e një niveli të përshtatshëm dhe të ketë efektin e dëshiruar. Identifikimi i nevojave të reja – përgjigjja ndaj ndryshimeve Gjatë gjithë zbatimit të strategjisë, duhet të ngrihen supozime për sa i përket prirjeve të një sërë faktorësh, përfshirë zhvillimin e popullsisë, industrisë apo konsumit shtëpiak, me qëllim që të përcaktohet, për shembull, shkalla e duhur dhe natyra e projekteve të investimit. Siç ndodh rëndom edhe me supozimet e tjera, nuk mund të jemi plotësisht të sigurt se këto supozime janë të sakta. Ndaj, duhet të jemi vigjilentë kur të shfaqen probleme dhe prirje të reja, si dhe të jemi gati për të analizuar impaktin e tyre në strategjinë tonë. Ekspertët Mjedisorë Ecuria e zbatimit të kësaj strategjie do të monitorohet nga çdo Ekspert Mjedisi dhe raportimi në Komisionin Parlamentar perkates per Mjedisin do të bëhet nëpërmjet ministrave. 5.4 Raportimi i ecurisë Informacioni i mbledhur gjatë monitorimit të zbatimit të strategjisë nuk do të ketë vlerë, nëse nuk raportohet dhe nuk u jepet edhe të tjerëve. Raportimi dhe komunikimi ndërmjet institucioneve qeveritare Kjo strategji kërkon zgjidhjen e disa çështjeve të ndërlikuara që përfshijnë një sërë sektorësh. Me qëllim që t’u jepet një zgjidhje këtyre çështjeve, është e rëndësishme që institucionet tona të komunikojnë hapur dhe të shkëmbejnë informacionin që kanë. Vështirësitë praktike dhe teknike kanë qenë pengesë që një gjë e tillë të realizohet me efikasitet në të shkuarën. Sidoqoftë, me përmirësimin e sistemeve të komunikimit ndër-institucional, sidomos nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së re të komunikimit, këto vështirësi duhet të pakësohen. Krijimi i Komisionit Ndërministror për Mjedisin dhe sistemi i Grupeve të Posaçme të Punës duhet të shërbejnë për të mos lejuar që pengesat që ekzistojnë në shkëmbimin e informacionit të vënë në rrezik zbatimin e kësaj strategjie. Komunikimi me publikun dhe aktorët e tjerë Publiku, industria, tregtia, OJQ-të, donatorët dhe agjensitë ndërkombëtarë janë të gjithë pjesëmarrës të domosdoshëm në këtë strategji. Si mund të shpresojmë që ata të marrin pjesë në mënyrë efikase, nëse nuk u tregojmë në një mënyrë të strukturuar dhe efikase se ç’po ndodh? Grupit të Veprimit në Mjedis do t’i jepen buletine të rregullt informativë, mbi zbatimin e strategjisë dhe buletine të tjerë informativë mbi gjendjen e mjedisit, përfshirë këtu edhe një raport vjetor. Apendiksi 1: Skenar Investimi për Infrastrukturën e kanalizimeve Skenarët e mëposhtëm janë paraqitur në mijëra Euro. Një përllogaritje e thjeshtë tregon se që të arrihet një shpenzim kapital prej 1 miliard Eurosh për 20 vjet do të kërkojë një shpenzim vjetor prej afërsisht 100 milion Eurosh në vit. Skenari 1 Ky është një skenar bazë që parashikon: - Një rritje përqindjeje prej 6% në vit për shpenzimet e qeverisë qendrore. - Asnjë kontribut nga qeveria vendore. - Një kontribut vjetor fillestar nga donatorët prej 20 milion Eurosh me një përqindje vjetore rritjeje prej 3%. Kontributet Rritja 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 vjetore e kontributit (ne %) Qendror 6.0% 3,000.00 3,180.00 3,370.80 3,573.05 3,787.43 4,014.68 4,255.56 4,510.89 4,781.54 Vendor - - - - - - - - - Totali i 6.0% 3,000.00 3,180.00 3,370.80 3,573.05 3,787.43 4,014.68 4,255.56 4,510.89 4,781.54 Sektorit Publik Donator 3.0% 20,000.00 20,600.00 21,218.00 21,854.54 22,510.18 23,185.48 23,881.05 24,597.48 25,335.40 Kontributi i 13% 13% 14% 14% 14% 15% 15% 15% 16% Shqiperise Totali 23,000.00 23,780.00 24,588.80 25,427.59 26,297.61 27,200,16 28,136.61 29,108.37 30,116.95 Shpenzimet 23,000.00 46,780.00 71,368.80 96,796.39 123,094.00 150,294.15 178,430.76 207,539.12 237,656.07 e Pergjithshme Gjatë periudhës afatmesme skenari realizon një investim prej afërsisht 238 milion Eurosh. Objektivi afatgjatë prej 1 miliardë eurosh përballohet në vitin 2032 Skenari 2 Ky skenar parashikon: - Një rritje përqindjeje prej 6% në vit për shpenzimet e qeverisë qendrore me përjashtim të viteve 2007 – 2009 ku përqindjet e shpenzimeve të rritura aplikohen ne linjë me kuadrin makroekonomik. - Një kontribut fillestar prej qeverisë vendore prej 1 milion Eurosh në vit me një përqindje rritjeje prej 6%. - Një kontribut vjetor fillestar nga donatorët prej 20 milion Eurosh me një përqindje rritjeje vjetore prej 3%. Kontributet Rritja 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 vjetore e kontributit (ne %) Qendror 6% 3,000.00 3,540.00 3,894.00 4,283.40 4,540.400 4,812.83 5,101.60 5,407.69 5,732.16 Vendor 6% 1,000.00 1,100.00 1,210.00 1,282.60 1,359.56 1,441.13 1,527.60 1,619.25 Totali i Sektorit 3,000.00 4,540,00 4,994.00 5,493.00 5,823.00 6,172.38 6,542.73 6,935.29 7,351.41 Publik Rritje 18% 10% 10% Donator 3% 20,000.00 20,600.00 21,218.00 21,854.54 22,510.18 23,185.48 23,881.05 24,597.48 25,335.40 Kontributi i 18% 19% 20% 21% 21% 22% 22% 22% Shqiperise Totali 23,000.00 25,140.00 26,212.00 27,347.94 28,333.18 29,357,87 30,423.77 31,532.77 32,686.81 Shpenzimet e 23,000.00 48,140.00 74,352.00 101,699.94 130,033.12 159,390.99 189,814.76 221,347.53 254,034.34 Pergjithshme Gjatë Periudhës afatmesme ky skenar realizon një investim prej përafërsisht 255 milion Eurosh. Objektivi afatgjatë prej 1 miliardë Eurosh investime përballohet në 2031. Skenari 3 Ky skenar parashikon: - Një përqindje rritjeje prej 10% në vit nga shpenzimet e qeverisë qendrore me përjashtim të viteve 2007 – 2009 ku përqindjet e shpenzimeve të shtuara aplikohen në linjë me kuadrin makroekonomik. - Një kontribut fillestar nga qeveria vendore prej 1 milion Eurosh në vit me një përqindje rritjeje prej 10%. - Një kontribut vjetor fillues nga donatorët prej 20 milion Eurosh me një përqindje rritjeje vjetore prej 6%. Kontributet Rritja 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 vjetore e kontributit (ne %) Qendror 10% 3,000.00 3,540.00 3,894.00 4,283.40 4,540.400 4,812.83 5,101.60 5,407.69 5,732.16 Vendor 10% 1,000.00 1,100.00 1,210.00 1,282.60 1,359.56 1,441.13 1,527.60 1,619.25 Totali i Sektorit 3,000.00 4,540,00 4,994.00 5,493.00 5,823.00 6,172.38 6,542.73 6,935.29 7,351.41 Publik Rritje 18% 10% 10% Donator 6% 20,000.00 21,200.00 22,472.00 23,820.32 25,249.54 26,764.51 28,370.38 30,072.61 31,876.96 Kontributi i 18% 18% 19% 19% 20% 20% 21% 22% Shqiperise Totali 23,000.00 25,740.00 27,466.00 29,313.72 31,292.28 33,411,53 35,682.10 38,115.49 40,724.14 Shpenzimet e 23,000.00 48,740.00 76,206.00 105,519.72 136,812.00 170,223.52 205,905.62 244,021.11 284,745.25 Pergjithshme Gjatë periudhës afatmesme ky skenar realizon një investim prej përafërsisht 285 milion Eurosh. Objektivi afatgjatë prej 1 miliardë Eurosh arrihet në vitin 2026. Skenari 4 Ky skenar parashikon: - Një rritje shumë të madhe fillestare (254%) nga shpenzimet e qeverisë qendrore në një nivel prej 0.5% të të gjithë shpenzimeve qeveritare i pasuar nga rritjet 2008 – 2009 në linjë me kuadrin makroekonomik dhe 5% më pas. - Një rritje fillestare shume e madhe në shpenzimet e qeverisë vendore në një nivel 0.1% të shpenzimeve tërësore qeveritare ndjekur nga rritje në 2007 – 2009 ne linjë me një kuadër makroekonomik dhe 10% më pas. - Një kontribut vjetor fillestar nga donatorët prej 20 milion Eurosh me një përqindje rritjeje vjetore prej 6% Ky skenar tepër optimist rezulton në arritjen e një shpenzimi përafërsisht prej 360 milion Eurosh më 2014 dhe arritjen e objektivit prej 1 miliard Eurosh me 2024. Kontributet Rritja 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 vjetore e kontributit (ne %) Qendror 5.0% 3,000.00 7,623.61 8,385.97 9,224.56 9,685.79 9,685.79 9,685.79 9,685.79 9,685.79 Vendor 10.0% - 1,524.72 1,677.19 1,844.91 2,029.40 2,232.34 2,455.58 2,701.14 2,971.25 Totali i Sektorit 3,000.00 9,148.33 10,063.16 11,069.48 11,715.20 11,918.14 12,141.37 12,386.93 12,657.04 Publik Rritje 254% 9% 8.7% 8.2% 8.1% 8% 7.8% Donator 6% 20,000.00 25,000.00 26,500.00 28,090.00 29,775.40 31,561.92 33,455.64 35,462.98 37,590.76 Kontributi i 27% 28% 28% 28% 27% 27% 26% 25% Shqiperise Totali 23,000.00 34,148.33 36,563.16 39,159.48 41,490.60 43,480,06 45,597.01 47,849.91 50,247.80 Shpenzimet e 23,000.00 57,148.33 93,711.49 132,870.97 174,361.56 217,841.62 263,438.63 311,288.54 361,536.34 Pergjithshme Abonimet vjetore për Fletoren Zyrtare mund të bëhen pranë Postës Shqiptare ose pranë Qendrës së Publikimeve Zyrtare, në adresën: Bulevardi “Zhan d'Ark”, prapa ish-ekspozitës "Shqipëria Sot", nr.tel: 04 258 472 (Kryeredaktori) Çmimi i abonimit në postë për Fletoret Zyrtare 2007 është 16 000 lekë. BOTIMET E QENDRËS SË PUBLIKIMEVE ZYRTARE
1. KUSHTETUTA E SHQIPËRISË
2. REGJISTRAT E NOTERISË
3. PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI NË FUSHA TË NDRYSHME BOTIME TË REJA (Të përditësuara gusht 2007) KODI PENAL KODI I PROCEDURËS PENALE KODI PENAL dhe KODI I PROCEDURËS PENALE (i bashkuar) KODI CIVIL KODI I PROCEDURËS CIVILE KODI I PUNËS KODI I FAMILJES PËRMBLEDHËSE LEGJISLACIONI PËR NËPUNËSIN CIVIL Së shpejti në treg: • Përmbledhëse e legjislacionit për taksa dhe tatime • Përmbledhëse e legjislacionit për pronat Hyri në shtyp më 21.12.2007 Doli nga shtypi më 22.12.2007 Tirazhi: 3500 copë Formati: 61x86/8 Shtypshkronja “Nënë Tereza” Tiranë, 2007 Çmimi 64 lekë