Skip to content
Nelum
Laws of Albania

Action plan for the sustainable use of plant protection products 2022-2032

Made 2022-12-02 · Text as of 2026-10-01

Public law and official guidance, published as research. Not legal, tax or financial advice.

About this law

Original title
Planit të Veprimit për përdorimin e qëndrueshëm të produkteve për mbrojtjen ebimëve 2022-2032.
Language
Albanian
Kind
policy
Country
Albania
Subjects
Environment, Food and nutrition, Cultivated plants, Water
Keywords
biosecurity, pesticides, pollution control, protection of environment, risk assessment/management, food safety and quality, integrated pest management-IPM/pest management strategies, plant production, plant protection, policy/planning, soil pollution/quality, sustainable use, groundwater, surface water, freshwater pollution
Categories
agriculture

Where to read it

Text

The law's own text, section by section, as held. Each section has its own link.

  1. URDHËR Nr. 578, datë 2.12.2022 PËR MIRATIMIN E PLANIT TË VEPRIMIT PËR PËRDORIMIN E QËNDRUESHËM TË PRODUKTEVE PËR MBROJTJEN E BIMËVE, 2022–2032 Në zbatim të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, në pikën 1, të kreut II, të vendimit nr. 317, datё 15.5.2019, “Për miratimin e rregullave për përdorimin e qëndrueshëm të produkteve për mbrojtjen e bimëve si dhe kriteret e kualifikimit për përdoruesit”, VENDOSI: 1. Miratimin e Planit të Veprimit “Për përdorimin e qëndrueshëm të produkteve për mbrojtjen e bimëve 2022-2032”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij urdhri dhe është pjesë përbërëse e tij. 2. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të bashkëpunojë me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për zbatimin e Planit të Veprimit, për çështjet sipas fushës së tyre të përgjegjësisë. 3. Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve dhe Peshkimit, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. Ky urdhër hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Frida Krifca PLANI I VEPRIMIT PËR PËRDORIMIN E QËNDRUESHËM TË PRODUKTEVE PËR MBROJTJEN E BIMËVE NË SHQIPËRI PËR VITET 2022-2032 Përmbajtja 1. HYRJE 2. OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM DHE BAZA LIGJORE E PLANIT TË VEPRIMIT 2.1 Objektivat e Planit të Veprimit 2.2. Aktet ligjore të BE-së për PMB-të 2.3 Aktet ligjore shqiptare për PMB-të 3. PRODHIMI BIMOR NË SHQIPËRI 3.1 Klima 3.2 Toka dhe peizazhi 3.3 Struktura e kulturave kryesore 3.4 Kulturat prioritare 4. MASAT NË FUQI LIDHUR ME REDUKTIMIN E RREZIQEVE QË RRJEDHIN NGA TREGTIMI DHE PËRDORIMI I PMB-VE NË SHQIPËRI 4.1 Regjistrimi i PMB-ve për tregtim dhe përdorim 4.2 Tregtimi i produkteve për mbrojtjen e bimëve 4.3 Përdorimi i produkteve për mbrojtjen e bimëve 4.4 Mbledhja e të dhënave 4.5 Gjurmimi në tregtimin dhe përdorimin e PMB-ve 4.5.1 Mënyra e plotësimit të regjistrit të përdorimit të PMB-ve në fermë 4.6 Monitorimi i mbetjeve të pesticideve 5. OBJEKTIVAT, SYNIMET, MASAT DHE AFATET PËR TË REDUKTUAR RREZIQET DHE NDIKIMET E PËRDORIMIT TË PMB-ve NË SHËNDETIN E NJERIUT DHE MJEDISIN 5.1 Objektivat e përgjithshëm 5.2 Trajnimi, tregtimi i PMB-ve, informimi dhe rritja e ndërgjegjësimit 5.2.1 Trajnimi 5.2.2 Tregtimi i PMB-ve 5.2.3 Rritja e informacionit dhe ndërgjegjësimit 5.3 Mbledhja e të dhënave 5.4 Pajisjet për aplikimin e PMB-ve 5.4.1 Inspektimi dhe certifikimi i pajisjeve në përdorim 5.4.2. Praktikat dhe përdorimet specifike të PMB-ve 5.5 Mbrojtja e organizmave jo të synuar, mjedisit ujor dhe ujit të pijshëm 5.5.1. Mbrojtja e organizmave jo të synuar 5.5.2. Mbrojtja e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore 5.5.3 Mbrojtja e ujit të pijshëm 5.5.4 Distancat e sigurisë nga ujërat sipërfaqësore 5.5.5 Reduktimi i përdorimit të PMB-ve në zona të veçanta 5.6 Transporti dhe ruajtja e PMB-ve dhe trajtimi i paketimit dhe mbetjeve të tyre nga përdoruesit 5.7 Menaxhimi i integruar i dëmtuesve (MID) 5.8 Qasje biologjike për mbrojtjen e bimëve Shkurtime AKM Agjencia Kombëtare e Mjedisit AKU Autoriteti Kombëtar i Ushqimit AKVMB Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve BE Bashkimi Evropian DKU Direktiva Kuadër e Ujit DPSMM Dokumenti i Politikave Strategjike për Mbrojtjen e Mjedisit DRVMB Drejtoritë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve EFSA Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore FAO Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë FDHS Fleta e të Dhënave të Sigurisë FRAC Komiteti i Veprimit për Rezistencën ndaj Fungicideve HRAC Komiteti i Veprimit për Rezistencën ndaj Herbicideve INSTAT Instituti i Statistikave IRAC Komiteti i Veprimit për Rezistencën ndaj Insekticideve ISHP Instituti i Shëndetit Publik ISUV Instituti për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë KE Komisioni Evropian LV Lënda vepruese MBZHR Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural MFE Ministria e Financave dhe Ekonomisë MID Menaxhimi i Integruar i Dëmtuesve MP Mbetjet e Pesticideve MSHMS Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale MTM Ministria e Turizmit dhe Mjedisit NMM Niveli Maksimal i Mbetjes PAPMB Pajisje për Aplikimin e PMB-ve PIK Pika e Inspektimit Kufitar PMB Produkt për Mbrojtjen e Bimëve RASFF Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqim për njerëz dhe për kafshë VKM Vendim i Këshillit të Ministrave 1. HYRJE Objektivi kryesor në sektorin bujqësor është prodhimi i produkteve ushqimore të sigurta dhe cilësore, në sasi që garantojnë një nivel të kënaqshëm të prodhimit në Republikën e Shqipërisë. Përdorimi i qëndrueshëm dhe efikas i burimeve të disponueshme të prodhimit është baza për garantimin e sigurimit të ushqimit që nënkupton një nivel adekuat të plotësimit të kërkesës për produkte ushqimore në terma afatgjatë dhe që mund të ketë një ndikim pozitiv për stabilitetin dhe cilësinë e furnizimit me produkte ushqimore në Shqipëri, ku kushtet mjedisore janë të favorshme për bujqësinë. Produktet për mbrojtjen e bimëve (PMB-të), janë një faktor i rëndësishëm për garantimin e prodhimit të produkteve ushqimore dhe nivelit të kënaqshëm të tyre. Ato i mbrojnë bimët dhe produktet bimore, duke eliminuar ose pakësuar konkurrencën e bimëve të dëmshme dhe dëmet nga dëmtuesit. Gjithashtu, mbrojnë dhe garantojnë cilësinë e duhur të produkteve bujqësore dhe ulin kostot e punës. Për këtë arsye, PMB-të luajnë rol thelbësor në garantimin e sigurimit të ushqimit dhe furnizimit të sigurt të prodhimit bujqësor përgjatë gjithë vitit. Për më tepër, PMB-të kontribuojnë në rezerva ushqimore frutash dhe perimesh të një cilësie të mirë me çmime të përballueshme, duke i bërë ato të disponueshme për të gjithë konsumatorët. Përdorimi i PMB-ve ul humbjen e produkteve me origjinë bimore nga dëmtuesit dhe mundëson prodhimin e një shumëllojshmërie të gjerë të këtyre produkteve në nivel lokal, gjë që mund të ulë kostot e transportit dhe bën të mundur pasjen e më tepër toke në dispozicion për përdorime të tjera, p.sh. për zona publike, parqe natyrore dhe për mbrojtjen e biodiversitetit. Megjithatë, pavarësisht nga avantazhet e tyre për sa i përket bujqësisë në veçanti, përdorimi i PMB-ve mund të ketë edhe pasoja negative, pasi ato çlirohen në mjedis gjatë përdorimit, gjë që mund të çojë në rrezik ndaj shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe mjedisit. Në strategjinë e zhvillimit të teknologjive të bujqësisë dhe produkteve ushqimore, objektivat strategjikë të politikës bujqësore, në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm bujqësor, përcaktohen si më poshtë: a) garantim i sigurimit të ushqimit nëpërmjet prodhimit të qëndrueshëm të produkteve ushqimore të sigurta, cilësore dhe me çmime të përballueshme për të gjithë konsumatorët; b) rritje të konkurrencës në teknologjitë agroushqimore; c) shfrytëzim të qëndrueshëm të potencialit prodhues dhe furnizim me të mira publike të lidhura me bujqësinë; ç) të pasurit një zhvillim të qëndrueshëm dhe harmonik rural (në bashkëpunim me politika të tjera); d) përdorim të sigurt për të garantuar shëndetin e njerëzve dhe kafshëve, si dhe për mjedisin. Politika bujqësore synon një bujqësi me qëllime të shumta, që përdor të gjitha burimet e disponueshme për të mbështetur zhvillimin e saj si një sektor ekonomikisht i qëndrueshëm, efektiv, konkurrues, shoqërisht i përgjegjshëm dhe ekologjikisht i shëndetshëm. E gjithë kjo, përfshin mbrojtjen e qëndrueshme të bimëve kundër dëmtuesve dhe bimëve të dëmshme, gjë që shmang dëmtimin e papranueshëm ekonomik në prodhimin bimor, dëmtimin e biodiversitetit ose praninë e mykotoksinave dhe substancave të tjera të dëmshme, duke përfshirë nivelet e tepërta të mbetjeve të pesticideve në produktet bujqësore. Prandaj, në prodhimin e ushqimit, si për njerëzit ashtu edhe për kafshët, organizma të tilla duhet të kontrollohen aty ku është e mundur, me anë të metodave mekanike, biologjike, kimike dhe të tjera. Bimët dhe produktet bimore në tregtinë ndërkombëtare, u nënshtrohen masave të nevojshme fitosanitare për të parandaluar përhapjen e dëmtuesve nga zonat e prodhimit drejt zonave të konsumit, veçanërisht midis vendeve dhe kontinenteve të ndryshme. Masat e reja të politikës bujqësore, synojnë ndër të tjera, transformimin e bujqësisë nga ajo konvencionale në atë të integruar dhe organike, gjë që thekson zbatimin e parimeve të mbrojtjes së mjedisit, ruajtjes së natyrës dhe diversitetit gjenetik në bujqësi. Brenda këtyre sistemeve të prodhimit, rreziku që sjell përdorimi i PMB-ve do të ulet ndjeshëm. Aktualisht, nivelet maksimale të mbetjeve të pesticideve të gjetura në produktet ushqimore për njerëzit dhe kafshët, janë ende tepër të larta në disa raste, gjë që kërkon një qasje më gjithëpërfshirëse dhe sistematike për monitorimin e aplikimeve të PMB-ve, si dhe një transformim gradual nga bujqësia konvencionale drejt Menaxhimit të Integruar të Dëmtuesve (MID), ose bujqësisë organike. Për shkak të shkallës së ekspozimit të bimëve të kultivuara ndaj dëmtuesve dhe bimëve të dëmshme, përdorimi i PMB-ve në bujqësi nuk mund të shmanget. Kushtet klimatike që përcaktojnë prodhimin bujqësor, si dhe rrethanat për zhvillimin e dëmtuesve dhe bimëve të dëmshme, luajnë një rol të rëndësishëm për kultivimin e bimëve në fushë. Nuk mund të pritet një rritje e prodhimit të produkteve ushqimore pa intensifikuar përdorimin e teknologjive të avancuara. Gjithashtu, as niveli i kënaqshëm ushqimor në Shqipëri nuk mund të rritet pa përdorimin e PMB-ve. Qëllimi i këtij plan-veprimi, është të përcaktojë synime dhe udhëzime në lidhje me uljen e rrezikut që vjen nga përdorimi i PMB-ve, duke përdorur njohuri të reja, zhvillimin teknik, futjen e risive, edukimin e përdoruesve dhe prezantimin dhe promovimin e MID-it, duke rritur kështu efektivitetin e përdorimit të PMB-ve dhe duke ulur ndikimet negative që ato mund të kenë në shëndetin e njerëzve dhe kafshëve, si dhe në mjedis. Qëllimi i përgjithshëm është të prodhohet ushqim i mjaftueshëm me përdorimin e qëndrueshëm të PMB-ve, bazuar në menaxhimin e integruar të dëmtuesve. 2. OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM DHE BAZA LIGJORE E PLANIT TË VEPRIMIT 2.1 Objektivat e Planit të Veprimit Objektivi kryesor i Planit të Veprimit, është të garantojë veprime që ndihmojnë në minimizimin e rreziqeve për shëndetin e njeriut, kafshëve dhe mjedisin, që vijnë si pasojë e përdorimit të PMB-ve, duke përcaktuar disa objektiva, veprime, masa dhe tregues. Gjithashtu, Plani i Veprimit është hartuar në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me legjislacionin e BE-së. 2.2 Aktet ligjore të BE-së për PMB-të Aktet e mëposhtme ligjore në lidhje me tregtinë dhe përdorimin e PMB-ve, të miratuara nga BE ja, janë: 1. Rregullorja (EC) nr. 1107/2009 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, “Për vendosjen në treg të produkteve për mbrojtjen e bimëve” dhe që shfuqizon Direktivën e Këshillit 79/117/EEC dhe direktivën e Këshillit 91/414/EEC. 2. Direktiva e Përdorimit të Qëndrueshëm 2009/128/KE, e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 21 tetor 2009, mbi krijimin e një kuadri për veprimin e komunitetit për të arritur përdorimin e qëndrueshëm të pesticideve. Kjo direktivë vendos rregulla minimale për përdorimin e pesticideve në komunitet, në mënyrë që të ulë rreziqet për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, dhe promovon përdorimin e menaxhimit të integruar të dëmtuesve. Gjithashtu, parashikon zhvillimin e planeve kombëtare të veprimit nga shtetet anëtare. 3. Rregullorja (KE) nr. 1185/2009. Kjo rregullore i detyron shtetet anëtare të mbledhin statistika mbi përdorimin e pesticideve. Ndonëse kjo rregullore nuk ka asnjë ndikim shtesë në shumicën e përdoruesve të pesticideve, përdoruesit janë të detyruar t’i vënë të gjitha të dhënat për përdorimin e PMB-ve në dispozicion të autoriteteve kompetente, kur kjo kërkohet. Informacioni i dhënë nga përdoruesit, për qëllime të mbledhjes së statistikave, trajtohet si konfidencial. 4. Direktiva 2009/127/KE. Ky legjislacion ndryshon një direktivë të mëparshme për makineritë bujqësore dhe lehtëson përfshirjen e pajisjeve për aplikimin e pesticideve (PAP). Objektivi i tij kryesor është të harmonizojë standardet e prodhimit për pajisjet e reja për aplikimin e PMB-ve përpara se pajisjet të vendosen në treg nga prodhuesi. 5. Rregullorja e Komisionit (BE) nr. 540/2011, për zbatimin e rregullores (KE) nr. 1107/2009 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, lidhur me miratimin e listës së lëndëve vepruese. 6. Rregullorja (KE) nr. 396/2005. Kjo rregullore siguron një sistem të harmonizuar për përcaktimin e niveleve maksimale të mbetjeve (NMM-ve) për të gjitha produktet ushqimore të trajtuara me pesticide. NMM-të pasqyrojnë sasinë më të lartë të pesticideve që pritet të gjendet në një bimë të trajtuar, në përputhje me praktikat e mira bujqësore. 7. Direktiva Kuadër e Ujit 2000/60/KE. Kjo direktivë angazhon shtetet anëtare të BE-së, të arrijnë një status të mirë cilësor dhe sasior të të gjitha mjediseve ujore dhe të krijojnë një kuadër për veprimin e komunitetit në fushën e politikës ujore. Që nga viti 1991, Bashkimi Evropian rregullon sistematikisht përdorimin e PMB-ve në burim, pra gjatë procedurës së regjistrimit të PMB-ve, duke specifikuar mjetet dhe kriteret e përbashkëta për vlerësimin e përshtatshmërisë së PMB-ve në territorin e BE-së. Në vite, BE-ja ka krijuar një sistem gjithëpërfshirës për vlerësimin e rrezikut për shëndetin e njeriut dhe mjedisit, që shkaktohet nga përdorimi i PMB-ve. Megjithatë, pavarësisht kuadrit ligjor ekzistues, disa PMB mund të gjenden ende brenda zonës së BE-së në sasi të padëshirueshme në tokë, në ujë dhe në mjedisin më gjerë. Produktet bujqësore në territorin e BE-së, mund të përmbajnë ende mbetje që tejkalojnë kufijtë e përcaktuar. Rreziku i paraqitur për mjedisin ose shëndetin e njeriut, mund të ndodhë nëpërmjet ekspozimit të drejtpërdrejtë të përdoruesve përfundimtarë dhe ekspozimit indirekt (konsumatorëve, banorëve dhe kalimtarëve), veçanërisht gjatë ose pas aplikimit të PMB-ve në bujqësi dhe aktivitete të tjera. Për këto arsye, në BE u miratua Strategjia Tematike për Përdorimin e Qëndrueshëm të Pesticideve, e cila parashikon një sërë masash për arritjen e qëllimit të përbashkët për uljen e rrezikut për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, që vjen si pasojë e përdorimit të PMB-ve. Një nga masat e para për të arritur qëllimin e përbashkët, ishte rregullorja 396/2005 për nivelet maksimale të mbetjeve të pesticideve, në ose mbi produktet ushqimore me origjinë bimore dhe shtazore; kjo rregullore zëvendësoi katër direktiva dhe parashikoi masa të reja që ndihmuan në kufizimin e rrezikut për konsumatorët në fund të zinxhirit ushqimor. Më pas, u miratua legjislacioni i mëtejshëm në lidhje me pesticidet, duke mbuluar fushat e mëposhtme: vendosjen në treg të produkteve për mbrojtjen e bimëve (rregullorja (KE) nr. 1107/2009), udhëzimet për përdorimin e qëndrueshëm të pesticideve (direktiva 2009/128/KE), rregulloren për statistikat për pesticidet (rregullorja (KE) nr. 1185/2009), dhe certifikimin e pajisjeve për aplikimin e pesticideve (direktiva 2009/127/KE), i cili plotësoi legjislacionin e nevojshëm të BE-së për arritjen e objektivave të Strategjisë Tematike për Përdorimin e Qëndrueshëm të Pesticideve. Akti ligjor i BE-së, i cili është baza e drejtpërdrejtë për zhvillimin e planeve kombëtare të veprimit, është Direktiva 2009/128/KE, e cila përcakton një kuadër për arritjen e përdorimit të qëndrueshëm të pesticideve në vendet anëtare të BE-së. Ai parashikon një sërë veprimesh që duhet të planifikohen nga shtetet anëtare me synimin për të reduktuar rreziqet që paraqiten për shëndetin e njerëzve, kafshëve, ose për mjedisin, që vijnë si pasojë e aplikimit të pesticideve për të kontrolluar dëmtuesit e bimëve. 2.3 Aktet ligjore shqiptare për PMB-të Në Shqipëri, ligji nr. 105/2016, “Për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar, është akti kryesor që rregullon veprimtaritë në lidhje me PMB-të, duke mbuluar këto aspekte: Regjistrimi, me përcaktimet: “1. Të gjitha PMB-të që tregtohen ose përdoren në territorin e Shqipërisë, i nënshtrohen procedurës së regjistrimit. 2. Në Shqipëri mund të regjistrohen vetëm PMB-të e regjistruara në një nga vendet e Bashkimit Evropian”. Tregtimi i PMB-ve, me përcaktimin: “Lejohet tregtimi me shumicë dhe pakicë i PMB-ve të regjistruara”. Tregtimi i materialit bimor, i dezinfektuar, me përcaktimin: “Lejohet tregtimi i materialit bimor, të trajtuar me PMB, që është i regjistruar në Shqipëri ose në një vend të BE-së”. Transporti dhe magazinimi i PMB-ve, me përkufizimin: “1. Transporti i PMB-ve kryhet me mjete të sigurta dhe adekuate, sipas legjislacionit në fuqi për mallrat dhe lëndët e rrezikshme. 2. PMB-të ruhen në magazina në rastin e shitjes me shumicë, si dhe në ambientet e shitjes me pakicë. 3. Kushtet në magazina dhe njësitë e shitjes me pakicë, duhet të garantojnë ruajtjen e cilësive fiziko kimike të PMB-ve, sipas kërkesave të përcaktuara në etiketën e PMB-ve”. Përdorimi i qëndrueshëm i PMB-ve, me përcaktimet: “1. Përdorimi i qëndrueshëm i PMB-ve, duhet të sigurojë uljen e rreziqeve dhe ndikimin e tyre në shëndetin e përdoruesve, konsumatorëve, kafshëve dhe mjedisit, si dhe kontrollin e integruar të dëmtuesve. 2. PMB-të përdoren nga përdoruesi përfundimtar, duke respektuar kërkesat dhe udhëzimet që përmban dokumenti i regjistrimit të tyre. 3. PMB-të shumë helmuese përdoren vetëm nga përdorues profesionistë, të cilët janë të diplomuar në agronomi ose persona të cilët kanë kryer trajnime përkatëse për përdorimin e PMB-ve me rrezikshmëri të lartë dhe janë të pajisur me një certifikatë trajnimi të veçantë për këtë përdorim. 4. PMB-të helmuese përdoren nga përdorues profesionistë, të diplomuar në sektorin e agronomisë ose nga persona që kanë kryer trajnimin e duhur për përdorimin e PMB-ve helmuese dhe janë të pajisur me certifikatë trajnimi për këtë përdorim. 5. Trajtimet e PMB-ve duhet të kryhen me mjete dhe makineri sipas legjislacionit në fuqi për makineritë, i cili përfshin makineritë për përdorimin e PMB-ve, për të garantuar sigurinë e përdoruesve, të mjedisit dhe të bimëve dhe produkteve bimore ku ato përdoren”. Ambalazhimi i PMB-ve, me përcaktimin: “Lejohet paketimi i PMB-ve, të regjistruara në Shqipëri”. Të dhëna statistikore për PMB-të, me përcaktimin: “Instituti i Statistikave, në bashkëpunim me Ministrinë, jep të dhëna statistikore për PMB-të: a) çdo vit për sasitë e hedhura në treg; b) çdo pesë vjet për sasitë e përdorura”. Kërkesat e gjurmimit, me përcaktimin: “Kultivuesit e bimëve dhe tregtarët e PMB-ve krijojnë një sistem për ruajtjen e të dhënave, të quajtur databaza dhe procedura sigurie, të cilat mundësojnë identifikimin e tyre në çdo kohë. Këto të dhëna duhet të mundësojnë identifikimin e çdo personi fizik ose juridik, i cili ka furnizuar ose është furnizuar me bimë, produkte bimore të rrezikshme, objekte të tjera ose PMB”. Referuar dispozitave të ligjit nr. 105/2016, “Për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar, janë hartuar akte nënligjore, të cilat përafrojnë pjesërisht ligjin shqiptar me legjislacionin e BE-së në këtë fushë, si më poshtë: 1. VKM nr. 335, datë 6.6.2018, “Për miratimin e rregullave të regjistrimit, procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve të mbrojtjes së bimëve”, të ndryshuar. Për zbatimin e kësaj VKM-je janë ngarkuar struktura përgjegjëse e mbrojtjes së bimëve në Ministri, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), si dhe komisioni i regjistrimit të PMB-ve. VKM-ja përcakton rregullat, procedurat dhe metodat kombëtare të vlerësimit në kuadër të procesit të regjistrimit të PMB-ve, të cilat janë të regjistruara në të paktën një nga vendet e BE-së, duke marrë parasysh analizën e rrezikut të produktit, të kryer nga Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA). PMB-të mund të tregtohen dhe përdoren brenda territorit të Shqipërisë vetëm nëse janë të regjistruara. Nga data 1 janar 2021, regjistrimi i PMB-ve bëhet nëpërmjet sistemit e-Albania, ku kërkuesi (aplikanti) plotëson drejtpërdrejt kërkesën, duke ngarkuar dokumentacionin sipas kërkesave ligjore. Dokumentet e regjistrimit i dërgohen kërkuesit (aplikantit) në formë elektronike pasi të jetë kryer pagesa e regjistrimit dhe të jetë dorëzuar mandati i pagesës në formë elektronike. I gjithë procesi i regjistrimit nga pranimi i dokumentacionit për procedurë regjistrimi deri në miratim, zgjat 50 ditë. VKM-ja e bën të detyrueshëm publikimin e listës së PMB-ve të regjistruara në faqen zyrtare të Ministrisë, sa herë që ajo pëson ndryshime, në mënyrë që të jetë e aksesueshme për të gjithë individët, palët apo grupet e interesuara. Lista e PMB-ve të regjistruara në Shqipëri dhe etiketat e tyre të miratuara gjenden në linkun: https://bujqesia.gov.al/lista-e-pmb-ve-te-regjistruara/. 2. VKM nr. 532, datë 11.9.2018, “Për miratimin e rregullave të tregtimit, transportit, magazinimit dhe ruajtjes së produkteve për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar. Ky vendim nuk përafrohet me legjislacionin e BE-së, pasi çdo shtet ka të drejtë ta rregullojë këtë veprimtari. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) janë përgjegjës për zbatimin e kësaj VKM-je, e cila përcakton kërkesat për licencimin e veprimtarive të tregtimit të PMB-ve me shumicë dhe pakicë, si dhe kushtet dhe kërkesat për kryerjen e këtyre veprimtarive pas licencimit, nga importi në shitjet me pakicë. Kjo VKM përcakton institucionet shtetërore dhe përgjegjësitë e tyre në procesin e miratimit të licencimit, si dhe në kryerjen e inspektimeve dhe marrjen e mostrave (që bëhet nga AKU) dhe testimin e mostrave të PMB-ve (që bëhet nga ISUV). Vëmendje e veçantë i kushtohet rregullave për tregtimin e PMB-ve “shumë helmuese”, veçanërisht PMB-ve që janë gaze helmuese ose që çlirojnë gaze helmuese (fosfina e çliruar nga formulimet me përmbajtje Fosfid alumini), për të parandaluar dhe kufizuar helmimin aksidental ose të qëllimshëm të njerëzve - një fenomen shqetësues prej vitesh me humbje jetësh. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, caktohet si institucioni për monitorimin e tregtisë së tyre nga importi deri te përdoruesi i fundit. Inspektimi i PMB-ve të hedhura në treg, në lidhje me përmbushjen e detyrimeve ligjore për tregtinë, kryhet në bazë të planit kombëtar të kontrolleve zyrtare me bazë risku, të miratuar nga ministri që mbulon fushën e bujqësisë. Kontrolli i cilësisë së PMB-ve të hedhura në treg kryhet në bazë të planit vjetor të marrjes së mostrave dhe testimit, të miratuar nga ministri. Analizat cilësore të PMB-ve kryhen nga ISUV, i cili njofton me shkrim AKU-në brenda dhjetë ditëve për rezultatin e tyre. Shitja e PMB-ve shumë helmuese lejohet të kryhet vetëm nga përdorues profesionistë që janë të diplomuar në fushën e agronomisë ose nga persona, të cilët i janë nënshtruar një trajnimi të përshtatshëm për përdorimin e PMB-ve shumë helmuese dhe janë pajisur me dëshmi aftësie të veçantë për këtë përdorim. 3 VKM nr. 317, datë 15.5.2019, “Për miratimin e rregullores për përdorimin e qëndrueshëm të produkteve të mbrojtjes së bimëve dhe kritereve të kualifikimit të përdoruesve”, të ndryshuar. Ky vendim përafrohet pjesërisht me direktivën 2009/128/KE. Për zbatimin e kësaj VKM-je ngarkohen Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor. Kjo VKM përcakton: Të drejtën e përdorimit të PMB-ve të rrezikshme. Këtë të drejtë e kanë të gjithë personat që janë të pajisur me dëshmi aftësie. Dëshmia e aftësisë është pa afat dhe shoqërohet me vërtetim të gjendjes shëndetësore, që lëshohet çdo 2 vjet. Dëshmitë e aftësisë regjistrohen në një regjistër të veçantë që administrohet nga drejtoritë rajonale të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve pranë AKVMB-së. Dëshmia e aftësisë së veçantë ёshtё e vlefshme pёr njё periudhё prej 6 vjet dhe shoqërohet me vërtetim të gjendjes shëndetësore, që lëshohet çdo 2 vjet. Dëshmia e aftësisë së veçantë mund të rinovohet nëse kërkohet nga mbajtësi i saj dhe nëse paraqet vërtetim të gjendjes shëndetësore. Përgatitja dhe aftësimi i personave që kërkojnë të pajisen me certifikatë trajnimi dhe me certifikatë formimi special, kryhet në institucione publike ose private, të miratuara zyrtarisht sipas legjislacionit për arsimin dhe aftësimin profesional. Kërkesat në lidhje me përdorimin e PMB-ve në ferma, duke vendosur si detyrim ligjor për prodhuesin të mbajë dhe plotësojë regjistrin e përdorimit të PMB-ve në fermë dhe fermerët dhe individët, që kultivojnë për konsum familjar, e mbajnë regjistrin në mënyrë vullnetare. Qëllimi i këtij ndryshimi është që përdoruesit e fundit të PMB-ve të mbajnë regjistrin e përdorimit të PMB-ve në fermën e tyre, ku të pasqyrojnë të dhëna për fermën, zonën kadastrale, numrin kadastral/pasurisë, bimën, numrin e trajtimit, arsyen e përdorimit/dëmtuesin, fazën fenologjike të bimës, emrin tregtar të PMB-së dhe të lëndës vepruese, subjektin ku është blerë PMB-ja, sipërfaqen e trajtuar, dozën e përdorur, datën e trajtimit, karencën, datën e vjeljes, shitjen e produktit dhe sasinë. Përdorimi i PMB-ve është hallka e fundit dhe më e rëndësishme në të gjithë zinxhirin e aktiviteteve nga prodhimi deri në ferma. Përdorimi i duhur i produkteve për mbrojtjen e bimëve sipas etiketës së miratuar zyrtarisht për çdo PMB të regjistruar, është thelbësor. 4. Urdhri i ministrit nr. 275, datë 14.6.2022 “Për miratimin e modelit të regjistrit të përdorimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve në fermë, përmbajtjes dhe plotësimit të tij”. 5. Urdhri i ministrit nr. 72, datë 2.3.2017, “Për miratimin e lëndëve vepruese në përmbajtjen e PMB-ve”, të ndryshuar. Ky urdhër është hartuar në përputhje me rregulloren zbatuese të Komisionit (BE) nr. 540/2011, si dhe është përditësuar në bazë të legjislacionit të BE-së. 6. Plani Kombëtar i Kontrolleve Zyrtare me Bazë Risku dhe të Marrjes së Mostrave për Ushqimin, Ushqimin për Kafshë, Mbrojtjen e Bimëve dhe Inputeve Bujqësore, si dhe Planin e Marrjes së Mostrave në PIK, i miratuar nga Ministri. Ky plan hartohet çdo vit. Për zbatimin e këtij plani ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve e Peshkimit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. 7. Plani i Monitorimit të Mbetjeve të Pesticideve në Produktet me Origjinë Bimore në matrica të ndryshme, i miratuar me udhëzim të MBZHR-së. Plani hartohet çdo vit. Për zbatimin e këtij plani ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve e Peshkimit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, si edhe zbatimi i planit monitorohet nga Drejtoria e Politikave të Sigurisë Ushqimore. 8. Udhëzimi nr. 11, datë 10.5.2021, “Për nivelin maksimal të mbetjeve të pesticideve në fruta, perime, fara të freskëta dhe/ose të përpunuara”. Gjithashtu, aspekte të përgjithshme lidhur me PMB-të, rregullohen edhe me legjislacionin e mëposhtëm: 9. Ligji nr. 10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. 10. Ligji nr. 10433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. 11. Udhëzim i ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nr. 2, datë 15.3.2022 “Për miratimin e rregullave specifike për ambalazhimin dhe etiketimin e PMB-ve”. Dy ligjet te pika 8 dhe 9 janë akte me karakter të përgjithshëm zbatues për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Legjislacioni për mbrojtjen e mjedisit rregullon mbetjet e pesticideve, mbetjet e ambalazhimit të PMB-ve dhe ndikimet e pesticideve për mjedisin. Në këtë mënyrë, është krijuar baza e nevojshme ligjore për zvogëlimin e rrezikut për njerëzit dhe mjedisin, që rezulton nga përdorimi i PMB-ve. Megjithatë, kjo nuk ofron zgjidhje për të gjitha problemet që lidhen me përdorimin e PMB-ve. Përdorimi i papërshtatshëm ose i tepërt i tyre mund të nënkuptojë gjithmonë pasoja negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut. 3. PRODHIMI BIMOR NË SHQIPËRI 3.1 Klima Shqipëria ndodhet në zonën klimatike nëntropikale (mesdhetare). Ky territor shtrihet në zonën bregdetare të detit Mesdhe. Në këtë zonë mbizotëron klima nëntropikale (mesdhetare) e cila karakterizohet nga verë e thatë dhe shumë e nxehtë dhe me dimër të butë e me shi. Dëbora është një dukuri e rrallë në këtë zonë, me përjashtim të maleve më të larta. Klima në Shqipëri është mesdhetare në pjesën bregdetare dhe në zonën malore ndihet klima e butë-kontinentale dhe malore. Shqipëria ka një shumëllojshmëri klimash. Me vijën bregdetare të saj përballë detit Adriatik dhe detit Jon në detin Mesdhe, malet që shtrihen në një gjerësi gjeografike me një sërë modelesh të ndryshme të motit gjatë stinës së dimrit dhe verës, krijojnë kështu një numër relativisht të madh të rajoneve klimatike, për një zonë kaq të vogël. Ultësirat bregdetare kanë klimë tipike mesdhetare, ndërsa zonat malore kanë klimë kontinentale. Si në ultësira ashtu edhe në brendësi, moti ndryshon ndjeshëm nga veriu në jug. Ultësirat bregdetare kanë klimë tipike mesdhetare, me dimër të butë dhe verë të thatë. Temperaturat mesatare variojnë nga 7°C në dimër deri në 24°C në verë. Zona malore karakterizohet nga një klimë mesdhetare-kontinentale, e shkaktuar nga masat ajrore që dominojnë Evropën Lindore dhe Ballkanin. Karakteristikat kryesore të kësaj zone janë erërat e forta me drejtim verior dhe verilindor si dhe temperaturat mesatare pak më të ulëta. Sasia e reshjeve është mesatarisht e lartë si rezultat i kombinimit të dy rrymave ajrore, mesdhetare dhe kontinentale. Niveli i reshjeve varion nga 600 mm në vit në luginën e Korçës, në 3100 mm në vit në Bogë, në alpet shqiptare, 95% e reshjeve bien në stinën e dimrit. Tabela 1. Temperaturat mesatare dhe reshjet në Shqipëri Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor Temperatura mesatare më e ulët (°C) 2.0 2.0 5.0 8.0 12. 0 16.0 17.0 17.0 14.0 10.0 8.0 5.0 Temperatura mesatare më e lartë (°C) 12.0 12.0 15.0 18. 0 23. 0 28.0 31.0 31.0 27.0 23.0 17.0 14.0 Lagështia (%) 71 69 68 69 70 62 57 57 64 67 75 73 Ditë me shi 13 13 14 13 12 7 5 4 6 9 16 17 Burimi: INSTAT 3.2 Toka dhe peizazhi Shqipëria, me një sipërfaqe prej 28,748 km2, shquhet për relievin e saj mjaft të larmishëm. Rreth dy të tretat e territorit përbëhen nga male dhe kodra, ndërsa një e treta e mbetur është fushore, e cila shtrihet kryesisht në perëndim, përgjatë bregdetit të Adriatikut. Pika më e lartë e vendit ndodhet në zonën e Dibrës dhe është mali i Korabit, 2,751 m mbi nivelin e detit. Ky reliev i pasur, me thyerje dhe mikroforma të shumta, i pasur me burime ujore, pyje dhe florë e faunë, ofron mundësi për veprimtari bujqësore në blegtori (kryesisht të imta) dhe agroturizëm. Një nga potencialet më të mëdha natyrore të Shqipërisë është numri i lartë i orëve me diell, tregues për të cilin Shqipëria renditet ndër vendet e para në Evropë. Natyra shqiptare është e pasur me burime ujore, liqene, rezervuarë, lumenj dhe përrenj. Rrjeti hidrografik i territorit të Shqipërisë përbëhet nga 11 lumenj kryesorë, të cilët së bashku me degët dhe përrenjtë e tyre të mëdhenj me prurje të vazhdueshme ujore. 3.3 Struktura e kulturave kryesore Sipërfaqja totale bujqësore e kultivuar e Shqipërisë është rreth 510,000 hektarë, e detajuar siç paraqitet në tabelën 2. Tabela 2. Toka bujqësore në Shqipëri sipas përdorimit (2019/2020) Emërtimi Sipërfaqja e tokës bujqësore sipas përdorimit 2019 2020 Total (ha) Total (ha) E kultivuar (përfshirë drithërat, perimet, bimët mjekësore, foragjere etj.) 417,000 421,607 Kulturat e përhershme total (pemë frutore, ullinj, agrume, vreshta) 85,838 86,912 Burimi: INSTAT-i dhe të dhënat e përmbledhura të MBZHR-së Shumica e fermave janë të përziera dhe karakterizohen nga parcela toke dhe tufa bagëtish të vogla. Bujqësia përbën rreth 20% të PBB-së së vendit. Ndërkohë që sipërfaqet totale të kultivuara (tabela 2) me bimë arash janë relativisht të qëndrueshme, pemët frutore, ullinjtë, agrumet, perimet në fushë të hapur dhe mbi të gjitha perimet në serrë, janë rritur ndjeshëm në vitin 2021 krahasuar me vitin 2015, duke treguar një rritje graduale të orientimit të bujqësisë për treg (tabela 3). 1 MBZHR (2021): 9 Studime sektoriale të hartuara nga AGT International/DSA, në kuadër të Projektit GIZ-SRD, maj 2021. Tabela 3. Sipërfaqet e kultivuara (2015–2021) Kulturat (000 ha) Viti Ndryshimi 2015 - 20212015 2016 2017 2018 2019 2020 2021 Totali i kulturave të kultivuara, nga të cilat 413.100 419.000 424.200 420.300 417.000 421.600 420.600 1.8% Drithërat 142.600 148.000 145.700 140.100 132.200 131.311 134.300 -5.82% Foragjeret 207.300 208.600 215.700 217.400 220.100 225.024 219.700 5.98% Perime dhe pjepër 31.100 31.200 31.900 31.700 33.000 33.502 33.500 7.72% Perime në serra 1.244 1.406 1.540 1.650 1.734 1.798 1.878 50.96% Pemishte (000 pemë) Viti Ndryshimi 2015 - 20212015 2016 2017 2018 2019 2020 2021 Pemë frutorë 12.405 12.594 13.130 13.393 13.822 14.038 14.286 13.17% Pemë ulliri 9.225 9.608 9.786 10.008 10.288 10.532 10.746 16.49% Pemë agrume 1.282 1.354 1.394 1.454 1.521 1.589 1.644 28.23% Vreshta (ha) 10.438 10.533 10.965 10.787 10.842 12.002 11.057 5.93% Burimi: Vjetari i Statistikave në Bujqësi (2021) Sistemet e vogla të prodhimit përfaqësojnë një nga kufizimet kryesore për rritjen e mëtejshme të qëndrueshmërisë ekonomiko-financiare të fermave. Gjithashtu, madhësia e kufizuar e fermës ka prodhuar instrumente të politikës publike, të cilat synojnë të lehtësojnë fermerët në procesin e aplikimit të tyre në pagesat direkte, në inpute më të lira, në kredi etj., nëpërmjet orientimit të tyre drejt bashkëpunimit në faza të ndryshme të prodhimit dhe/ose të shitjes. Referuar Strategjisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Peshkimit, 2021–2027, pragu i qëndrueshmërisë ekonomike të fermës duhet parë si dinamik, në varësi të çmimeve të tregut, kostos së jetesës dhe faktorëve të tjerë, që mundësojnë vazhdimin e aktivitetit ekonomik në zonat rurale. Studimet sektoriale të përgatitura në vitin 20211 tregojnë si madhësi minimale për qëndrueshmërinë ekonomike të fermës njësinë prej 0.20 ha në rastin e serrave, 0.5 ha për fermat e agrumeve, 0.90 ha për vreshtat, 1 ha për perimet në fushë dhe pemëtoret dhe 2 ha për fermat e ullirit. Megjithatë, një qëndrueshmëri e shëndoshë ekonomike mund të arrihet vetëm në pragje më të larta, pasi fitimi nga fermat të tilla të vogla mund të mos mbulojë nevojat financiare të familjes, dhe në kushtet kur aksesi në rritjen e nivelit të sipërfaqes është i kufizuar, rritja e qëndrueshmërisë mund të prodhohet nga bashkëpunimi midis fermerëve apo dinamizmi i tregut të qiradhënies së tokës. 3.4 Kulturat prioritare Kulturat me prioritet, janë: perimet dhe luleshtrydhja të kultivuara në sera; disa kultura perimore të fushës (shalqi, pjepër, gjethore); bimë mjekësore dhe etero-vajore; agrumet në blloqe; molla; ulliri. Zona e ulët bregdetare ka kushte shumë të favorshme për prodhimin e perimeve në mjedise të mbrojtura (serra), duke lejuar rritjen e tyre të paktën dy herë në vit. Domatja është nga perimet që zë sipërfaqen më të madhe në serra rreth 44%, e ndjekur nga: kastraveci - rreth 18%; speci - rreth 14%; pjepri - rreth 4% dhe; perime të tjera - 20%. Rrethi i Lushnjës është zona e cila ka sipërfaqen më të madhe të serrave dhe siguron masën kryesore të perimeve për eksport. Tabela 4: Sipërfaqja e kultivimit (hektarë) të perimeve të hershme të serrave (2015-2021) Prefektura 2015 2016 2017 2018 2019 2020 2021 Berat 394 436 478 483 540 544 568 Dibër 2 3 2 1 5 2 4 Durrës 57 49 56 89 84 86 85 Elbasan 98 114 117 119 133 140 141 Fier 523 609 668 737 773 826 877 Gjirokastër 4 2 2 2 1 3 2 Korçë 0 0 2 2 0 1 1 Kukës 1 1 1 1 1 1 1 Lezhë 7 8 10 10 9 9 9 Shkodër 75 99 115 113 96 96 98 Tiranë 57 61 64 67 68 66 69 Vlorë 26 24 26 26 24 24 24 Totali 1,244 1,406 1,540 1,650 1,734 1,798 1,878 Burimi: INSTAT Tabela 5: Prodhimi i perimeve të hershme në serra (2013-2021) Prefektura Prodhimi (ton) 2015 2016 2017 2018 2019 2020 2021 Berat 38,555 41,150 44,360 44,175 43,411 43,397 44,720 Dibër 139 208 145 94 321 155 177 Durrës 4,599 4,408 6,203 5,859 5,386 5,214 4,574 Elbasan 9,796 12,116 11,638 11,887 13,543 14,165 14,792 Fier 43,618 48,062 63,386 66,385 70,659 78,424 82,080 Gjirokastër 105 72 122 100 120 88 48 Korçë 0 0 216 155 0 120 124 Kukës 139 139 139 140 120 74 91 Lezhë 666 740 872 910 797 795 785 Shkodër 6,554 8,548 9,800 10,735 9,135 10,918 11,528 Tiranë 2,762 2,933 2,819 2,943 3,350 2,672 3,087 Vlorë 1,346 1,297 1,167 1,325 1,146 1,153 1,153 Totali 108,279 119,673 140,867 144,707 147,988 157,175 163,158 Burimi: INSTAT Tabela 6: Sipërfaqe e kultivuar (ha) me perime të njoma në fushë (2013-2021) Prefektura 2015 2016 2017 2018 2019 2020 2021 Berat 1,898 2,113 2,235 2,243 2,373 2,578 2,683 Dibër 961 1,076 1,168 1,227 1,263 1,410 1,240 Durrës 2,722 2,683 2,704 2,736 2,726 2,741 2,810 Elbasan 1,764 2,057 1,891 1,965 1,969 2,157 2,110 Fier 5,080 6,097 5,659 5,889 6,664 7,006 7,163 Gjirokastër 774 520 511 514 721 701 684 Korçë 1,469 1,410 1,479 1,483 1,557 1,877 1,674 Kukës 490 522 480 513 548 542 554 Lezhë 1,066 1,196 1,297 1,265 1,321 1,329 1,326 Shkodër 2,158 2,249 2,299 2,275 2,246 2,148 2,015 Tiranë 3,993 4,106 4,166 4,091 4,178 4,253 4,333 Vlorë 1,408 1,529 1,628 1,653 1,894 1,961 1,965 Totali 23,782 25,559 25,515 25,854 27,458 28,704 28,557 Burimi: INSTAT Tabela 7: Zonë e kultivuar me bimë mjekësore dhe etero-vajore (000 hektarë) Emri 2015 2016 2017 2018 2019 2020 2021 Bimë/erëza mjekësore 5.0 5.0 5.4 5.6 5.6 6.3 7.0 Burimi: INSTAT Tabela 8: Agrumet - sipërfaqja e kultivuar dhe prodhimi në Shqipëri (2018-2021) Fruta Sipërfaqja (ha) në total Sipërfaqja e prodhimit (ha) Prodhimi (ton) 2018 2019 2020 2021 2018 2019 2020 2021 2018 2019 2020 2021 Agrumet total 1404 1435 1488 1520 1096 1289 1329 1337 45499 46882 49201 50485 Mandarinat 1074 1089 1125 1144 811 992 1024 1028 30933 31235 32159 32836 Portokallet 257 261 272 276 227 233 239 240 10779 11556 12436 12725 Limonat 0 85 91 99 0 64 65 69 0 4075 4590 4911 Burimi: INSTAT Tabela 9: Frutat - sipërfaqja e kultivuar dhe prodhimi në Shqipëri (2018-2020) Fruta Sipërfaqja (ha) në total Sipërfaqja e prodhimit (ha) Prodhimi (tonë) 2018 2019 2020 2021 2018 2019 2020 2021 2018 2019 2020 2021 Pemë frutore (total) 1995 8 20361 2065 8 20682 16669 17232 17496 17488 274.34 3 27442 3 27374 9 28721 0 Mollë 4.70 6 4.761 4.81 4 4658 4.294 4407 4420 4242 108.37 5 10771 3 10216 7 11124 7 Kumbulla 2.90 5 2.919 2.93 2 2939 2.537 2626 2644 2658 41.241 40928 41708 41186 Qershi 2.42 8 2.461 2.48 2 2510 2.120 2203 2237 2255 19.210 19681 20471 22050 Nektarina /Pjeshkë 1.34 7 1.365 1.40 1 1429 1.229 1243 1267 1281 19.472 19884 20392 20612 Gështenja 0 2.478 2.48 4 2492 0 2406 2407 2408 0 5846 5616 5091 Burimi: INSTAT Tabela 10: Ullinj – numri i rrënjëve, prodhimi dhe rendimenti (2015-2021) Viti 2015 2016 2017 2018 2019 2020 2021 Gjithsej (000 rrënjë) 9,225 9,608 9,786 10,008 10,288 10,532 10,746 Në prodhim (000 rrënjë) 6,332 6,643 7,442 7,798 8,226 8,616 8,827 Rendimenti (kg/rrënjë) 12 15 14 15 12 15 12 Prodhim (000 ton) 96 99 108 118 98 132 110 Burimi: INSTAT Tabela 11: Vreshtat - sipërfaqja e kultivuar dhe prodhimi (2015-2021) Viti 2015 2016 2017 2018 2019 2020 2021 Gjithsej (ha) 10,438 10,533 10,695 10,787 10,842 10,964 11,057 Në prodhim ( ha) 9,891 10,011 10,057 10,179 10,255 10,445 10,548 Rendimenti (kv/ha) 124 124 122 108 111 114 122 Rrush gjithsej (ton) 205,000 205,100 202,900 184,800 189,900 199,100 212,000 Burimi: INSTAT 4. MASAT NË FUQI LIDHUR ME REDUKTIMIN E RREZIQEVE QË RRJEDHIN NGA TREGTIMI DHE PËRDORIMI I PMB-ve NË SHQIPËRI Në Shqipëri, deri në vitin 1994, PMB-të tregtoheshin dhe përdoreshin pa ndonjë bazë ligjore specifike për regjistrimin e tyre. Me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 7662, datë 19.1.1993, “Për shërbimin e mbrojtjes së bimëve”, tregtimi i PMB-ve filloi të organizohej mbi baza të reja, duke përfshirë edhe regjistrimin e tyre. Me ligjin nr. 9362, datë 24.3.2005, “Për shërbimin e mbrojtjes së bimëve”, të ndryshuar, i cili shfuqizoi ligjin nr. 7662, datë 19.1.1993, u hodh një hap i mëtejshëm cilësor në fushën e PMB-ve, pasi ai lejoi regjistrimin e PMB-ve me kushtin që të ishin regjistruar më parë në një vend të BE-së. Ligji nr. 105/2016, “Për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar, shfuqizon ligjin nr. 9362, datë 24.3.2005, “Për shërbimin e mbrojtjes së bimëve”, të ndryshuar. Ky ligj përmban bazën ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim të tij në përputhje me legjislacionin e BE-së. Aktet nënligjore në zbatim të ligjit janë përgatitur si përafrim i pjesshëm i legjislacionit të BE-së në fushën e PMB-ve. Regjistrimi i PMB-ve në Shqipëri filloi në vitin 1994 dhe çdo vit ky proces zhvillohet dhe përmirësohet, bazuar në përvojën e fituar në këtë fushë. Në vitin 1994, dy subjekte aplikuan për herë të parë në Shqipëri dhe u regjistruan 12 PMB. Aktualisht në Shqipëri janë të regjistruara 320 PMB (sipas listës së publikuar në faqen e internetit të MBZHR-së, gusht 2022). Fermerët duhet të zbatojnë parimet e praktikave të mira të mbrojtjes së bimëve, duke përdorur PMB-të siç përcaktohet në etiketë, si dhe të respektojnë kushtet e vendimit nr. 317, datë 15.5.2019, “Për miratimin e rregullores për përdorimin e qëndrueshëm të produkteve për mbrojtjen e bimëve dhe kriteret e kualifikimit për përdoruesit”, të ndryshuar, duke përfshirë parimet e menaxhimit të integruar të dëmtuesve. Që nga viti 2001, një pjesë e përdoruesve profesionistë të PMB-ve në Shqipëri, janë trajnuar në përputhje me legjislacionin e PMB-ve. Përmirësimi në mbrojtjen e bimëve në vitin 1999, ka kontribuar në përmirësimin e saktësisë së parashikimit të periudhave kritike për mbrojtjen e kulturave kryesore në prodhim dhe në lehtësimin e aksesit në informacion për prodhuesit e bimëve. Të gjitha masat e marra synojnë të rrisin ndërgjegjësimin e përdoruesve për përdorimin e duhur të PMB-ve, me vëmendje të veçantë në mbrojtjen e ujërave nëntokësore dhe sipërfaqësore, mbrojtjen e bletëve, asgjësimin e sigurt të PMB-ve jashtë afatit të përdorimit dhe ambalazheve të mbetjeve PMB ve. Stimulimi për bujqësinë e integruar dhe organike nga politika bujqësore, kanë kontribuar më tej në testimin e kontrollit biologjik dhe metodave të tjera jokimike të mbrojtjes së bimëve, aty ku është e mundur, si dhe në këshillimin për përdorimin e PMB-ve më pak të dëmshme, më pak të qëndrueshme dhe lehtësisht të degradueshme, për mbrojtjen e bimëve dhe për një aplikim më të mirë të këtyre produkteve. Megjithëse kushtet klimatike të Shqipërisë janë të ngjashme me ato të vendeve të tjera të Evropës Mesdhetare, përdorimi i PMB-ve është i ndryshëm. Në Evropë, sasitë më të mëdha të PMB-ve të shitura janë herbicidet (42%) dhe më pas fungicidet (39%). Në Shqipëri vendin e parë e zënë fungicidet (67%), të cilat pasohen nga insekticidet (24%) dhe herbicidet (7%). Duhet të theksohet gjithashtu se 30% e të gjitha PMB-ve të shitura janë inorganike - PMB squfuri dhe bakri, ose një kombinim i tyre. Për sa i përket strukturës së përdorimit të PMB-ve, është inkurajuese që aktualisht mbizotërojnë produkte më pak të dëmshme. Më shumë se gjysma e sasisë së fungicideve të përdorura i përkasin PMB-ve me bazë bakri dhe squfuri, më shumë se dy të tretat e herbicideve janë PMB me bazë glifosate. Në VKM-në nr. 317, datë 15.5.2019, parashikohet se: “Të drejtën e përdorimit të PMB-ve (përdoruesit përfundimtar) e kanë të gjithë personat mbi 18 vjeç, me përjashtim të grave shtatzëna, deri në përfundim të periudhës së ushqyerjes me gji. Këta persona duhet të jenë të pajisur me certifikatë kompetence. Të drejtën e përdorimit të PMB-ve helmuese ose shumë helmuese e kanë të gjithë personat mbi 18 vjeç, me përjashtim të grave shtatzëna, deri në përfundim të periudhës së ushqyerjes me gji, dhe që janë të pajisur me certifikatë trajnimi special. Këta persona quhen përdorues profesionistë”. 4.1 Regjistrimi i PMB-ve për tregtim dhe përdorim Në zbatim të ligjit nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar, procedura për regjistrimin e PMB-ve në Shqipëri zhvillohet sipas VKM-së nr. 335, datë 6.6.2018, “Për miratimin e rregullave të regjistrimit, procedurës dhe kriteret e vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar. Regjistrimi i PMB-ve në Shqipëri bazohet në parimet e mëposhtme: 1. Të gjitha PMB-të që tregtohen ose përdoren në territorin e Republikës së Shqipërisë i nënshtrohen procedurës së regjistrimit. 2. Në Republikën e Shqipërisë regjistrohen vetëm PMB-të, të cilat janë të regjistruara në një nga vendet e Bashkimit Evropian. 3. Të gjitha proceduarat, që lidhen me regjistrimin e PMB-ve, lëndëve vepruese, si dhe të shtuesve e të bashkëvepruesve kryhen në ministri, pranë SPMB-së, si autoriteti përgjegjës. 4. Rregullat e regjistrimit, procedura dhe kriteret e vlerësimit të PMB-ve përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit. 5. Miratimi i lëndëve vepruese, i përbërësve të tjerë në përmbajtje të PMB-ve, i të dhënave teknike të dosjes së regjistrimit të PMB-ve, si dhe përditësimi i tyre, në përputhje me legjislacionin e BE-së, bëhen me urdhër të ministrit sipas propozimit të strukturës përgjegjëse për mbrojtjen e bimëve. Procesi i regjistrimit nis me aplikimin nga kompania përkatëse. Kërkuesi (aplikanti) bën kërkesën për regjistrimin e PMB-së, në portalin e-Albania online: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service code=14343 dhe ngarkon dokumentacionin e kërkuar sipas VKM-së nr. 335, datë 6.6.2018, “Për miratimin e rregullave për regjistrimin, procedurën dhe kriteret e vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar. Struktura përgjegjëse e mbrojtjes së bimëve (SPMB) në ministri është pritëse e kërkesës (aplikimit), ku bën vlerësimin paraprak dhe pranimin e kërkesës për procedurë regjistrimi. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) vlerëson të dhënat teknike të PMB-ve, pasi delegohet nga SPMB-ja, sipas urdhrit të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nr. 174, datë 4.5.2020 “Për miratimin e të dhënave teknike të dosjes së regjistrimit të PMB-ve”. Afatet e vlefshmërisë për regjistrimin e PMB-ve janë si më poshtë: a) 1 vit më shumë se afatet e lëndës/ve vepruese në përmbajtje të tyre, të miratuara me urdhër të ministrit; b) 3-vjeçare, deri në marrjen e statusit përfundimtar të lëndës/ve vepruese që nuk janë me status të përcaktuar, të miratuara me urdhër të ministrit; c) përditësuar sipas urdhrit të ministrit për lëndët vepruese në përmbajtjen e PMB-ve. SPMB, ISUV dhe Komisioni i Regjistrimit të PMB-ve, janë përgjegjës për zbatimin e kësaj VKM je. Lista e PMB-ve të regjistruara aktualisht në Shqipëri, gjendet në https://bujqesia.gov.al/lista-e pmb-ve-te-regjistruara/. 4.2 Tregtimi i produkteve për mbrojtjen e bimëve Në zbatim të ligjit nr. 7662, datë 19.1.1993, “Për shërbimin e mbrojtjes së bimëve”, të ndryshuar, është miratuar VKM-ja nr. 584, datë 6.12.1993 “Për miratimin e rregullores së pesticideve, që përdoren në bujqësi”, sipas të cilit lëshohej autorizim për çdo import të PMB-ve. Me vendimin nr. 72, datë 15.2.2001 “Për miratimin e rregullores së produkteve për mbrojtjen e bimëve”, i cili ka shfuqizuar vendimin nr. 584, datë 6.12.1993, importimi i PMB-ve është kryer nga subjekte të pajisur me leje importi të lëshuar nga ministri dhe leja e tregtimit lëshohej nga drejtori i drejtorisë së bujqësisë në rrethin përkatës, ku ushtrohet veprimtaria. Me ligjin nr. 9362, datë 24.3.2005 “Për shërbimin e mbrojtjes së bimëve”, të ndryshuar, i cili shfuqizon ligjin nr. 7662, datë 19.1.1993, importimi i PMB-ve të regjistruara kryhet me leje importi, të lëshuar nga drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes së Bimëve në Ministri, bazuar në propozimin e dhënë nga komisioni i ngritur për këtë qëllim dhe tregtimi i PMB-ve kryhet me leje tregtimi, të lëshuar nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë dhe Ushqimit, bazuar në propozimin e dhënë nga komisioni i ngritur për këtë qëllim. Me miratimin e ligjit nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar, i cili shfuqizon ligjin nr. 9362, datë 24.3.2005, në Shqipëri tregtimi me shumicë dhe pakicë i PMB-ve të regjistruara bëhet nga persona fizikë, të diplomuar në fushën e agronomisë, ose nga persona juridikë, të cilët duhet të punësojnë një ose më shumë persona, drejtues teknikë, të diplomuar në këtë fushë. Tregtia e PMB-ve përfshihet në kategorinë II.5, të shtojcës së ligjit nr. 10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Tregtimi me shumicë dhe me pakicë i PMB-ve me rrezik dhe i PMB-ve me rrezik të lartë kryhet me licencë, të lëshuar sipas kërkesave të legjislacionit, në zbatim të ligjit nr. 10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Ministri, me propozimin e AKU-së, mund të pezullojë dhe/apo të revokojë licencën, në rastet kur nuk përmbushen më kriteret e dhënies së licencës apo shkelen detyrimet e përcaktuara në të, si dhe në rastet kur ka një rrezik serioz për shëndetin publik dhe është e nevojshme e urgjente marrja e masave parandaluese. Në njësitë e tregtimit me shumicë të PMB-ve ndalohet: a) mbajtja dhe tregtimi i PMB-ve me ambalazhe të pamiratuara; b) asgjësimi i ambalazheve dhe i PMB-ve të skaduara apo të dëmtuara; c) mbajtja dhe tregtimi i ushqimeve për njerëz e për kafshë, si dhe i farërave të padezinfektuara, që mund të përdoren si ushqim për njerëz dhe kafshë si: drithëra, bishtajore për kokërr (bizele, bathë, fasule); ç) riambalazhimi i PMB-ve; d) shitja e PMB-ve me pakicë te përdoruesi i fundit. Në njësitë e tregtimit me pakicë ndalohet: a) shitja e PMB-ve helmuese te personat, që nuk janë të pajisur me dëshmi aftësie, si dhe e PMB ve shumë helmuese te personat që nuk janë të pajisur me dëshmi aftësie të veçantë, sipas përcaktimeve të pikës 3, të nenit 23, të këtij ligji; b) shitja e PMB-ve helmuese dhe shumë helmuese pa recetë; c) mbajtja dhe tregtimi i PMB-ve me ambalazhe të pamiratuara; ç) asgjësimi i ambalazheve dhe i PMB-ve të skaduara apo të dëmtuara; d) mbajtja dhe tregtimi i ushqimeve për njerëz dhe për kafshë, si dhe i farërave të padezinfektuara, që mund të përdoren si ushqim për njerëz dhe kafshë, si: drithëra, bishtajore për kokërr (bizele, bathë, fasule); dh) riambalazhimi i PMB-ve. Rregullat për tregtimin, transportin, ruajtjen dhe magazinimin e PMB-ve përcaktohen me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 532, datë 11.9.2018 “Për miratimin e rregullave të tregtisë, transportit, magazinimit dhe ruajtjes së produkteve për mbrojtjen e bimëve”. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është përgjegjës për kontrollet zyrtare në Pikat e Kalimit Kufitar dhe brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në operatorët e biznesit që ushtrojnë aktivitetin “Import dhe tregtim me shumicë dhe ose pakicë të PMB-ve”. Kontrolli i tregtimit të PMB-ve si dhe kontrolli i cilësisë së tyre kryhet në bazë të planit vjetor të kontrolleve zyrtare dhe marrjes së mostrave me bazë risku, të miratuar nga ministri përgjegjës për 2 Dy aplikime ishin të pasakta, ku nga OB është kryer tërheqja nga sistemi me kërkesën e tyre. bujqësinë. Plani vjetor i kontrolleve zyrtare është hartuar për 12 drejtoritë rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe është i ndarë në 12 muaj. Gjithashtu, AKU kryen kontrolle zyrtare të paprogramuara referuar kërkesave të operatorëve të biznesit (OB) për licencim, ankesave nga qytetarët, mediat si dhe urdhrave të ministrit, drejtorit të përgjithshëm të AKU-së etj. Në vitet 2017-2020, AKU ka kryer 4,602 inspektime në operatorët e biznesit që ushtrojnë aktivitetin e “Importit, tregtimit me shumicë dhe/ose pakicë të PMB-ve”. Nga shqyrtimi i kërkesave të paraqitura nga operatorët e biznesit pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) për marrjen e licencës për aktivitetin e tregtimit me shumicë dhe/ose pakicë të PMB-ve, rezulton se për këto vite janë pranuar 423 kërkesa nga AKU. Prej tyre janë miratuar 280 kërkesa dhe janë refuzuar 141 kërkesa2. Tabela 12: Inspektimet e realizuara bazuar në kërkesat e OB për t’u pajisur me licencë në aktivitetin “Tregtim me shumicë dhe/ose pakicë të PMB-ve, për vitet 2017-2020”. Viti Aplikim për licencë QKL Miratimet Refuzimet Aplikime të pasakta 2017 124 71 53 0 2018 115 75 40 0 2019 114 84 30 0 2020 70 50 18 2 Total 423 280 141 2 Burimi: AKU Gjatë kontrolleve zyrtare të kryera, në operatorët e biznesit ku gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore janë marrë masa administrative përkatëse konform legjislacionit në fuqi (paralajmërime, gjoba, ndërprerje aktiviteti, bllokim produkti për mbrojtjen e bimëve). Nga viti në vit, vihet re formalizimi i subjekteve që operojnë në fushën e tregtimit të PMB-ve, përmirësimi i vazhdueshëm i kushteve të ruajtjes së PMB-ve në njësitë e tregtimit si dhe mbajtja e dokumentacionit shoqërues të PMB-ve. Përmirësimi i këtyre treguesve ka ardhur si rezultat i inspektimeve periodike dhe këshillimeve të vazhdueshme të subjekteve, si dhe i masave administrative të marra. Pavarësisht kësaj, zbatimi i detyrimeve ligjore do të mbetet fokusi kryesor i objektivave të punës për të minimizuar dhe parandaluar mangësitë ligjore. Tabela 13. Inspektimet e kryera në OB që ushtrojnë aktivitetin “Tregtimi me shumicë dhe/ose pakicë i PMB-ve” (2017-2020) Nr. Viti Inspektimet e kryera PMB 1. 2017 1566 2. 2018 1146 3. 2019 1075 4. 2020 815 5. Total 4602 Burimi: AKU Gjatë zbatimit të planit të marrjes së mostrave dhe analizimit të treguesve të cilësisë (përmbajtjes së lëndës vepruese) të PMB-ve, në periudhën 2017-2020, ka pasur raste sporadike të mostrave të testuara që kanë rezultuar me lëndë vepruese jo në përputhje me treguesit e përcaktuar në dokumentacionin e regjistrimit. Janë konstatuar raste të veçanta të: 1. Tregtimit të PMB-ve nga subjekte të palicencuara; 2. Tregtimit të PMB-ve të paregjistruara; 3. Tregtimit të PMB-ve përtej afateve të përdorimit të deklaruar në etiketë; 4. Tregtimit të PMB-ve helmuese te personat që nuk janë të pajisur me dëshmi aftësie, si dhe i atyre shumë helmuese te personat që nuk janë të pajisur me dëshmi aftësie të veçantë; 5. Tregtimit të PMB-ve helmuese dhe shumë helmuese, pa recetë; 6. Zgjatjes së kohës së analizimit dhe kthimit të përgjigjeve për mostrat e testuara; 7. Pranisë së PMB-ve të papërdorshme në ambientet e njësive të tregtimit. 4.3. Përdorimi i produkteve për mbrojtjen e bimëve Para viteve 90 kanë dominuar produktet për mbrojtjen e bimve me dozë të lartë përdorimi. Nga viti 1991 deri në vitin 1994, janë përdorur sasitë stok të PMB-ve të mbartura ish-sistemi i bujqësisë kolektive. Pas vitit 2000 filloi ndryshimi në strukturë dhe llojshmëri i PMB-ve me tendencë zvogëlimin e përdorimit të PMB-ve me rrezikshmëri për njeriun dhe mjedisin. Në këtë mënyrë iu la hapësirë futjes në përdorim të PMB-ve me risk mesatar dhe të ulët. Kjo është si rrjedhojë e tendencës europiane në këtë drejtim. Sipërfaqja e tokës bujqësore të mbjellë është rreth 510 mijë ha, ndërsa ajo e livadheve dhe kullotave është 478 mijë hektarë. Përdorimi i PMB-ve vetëm në tokën bujqësore të punuar është rreth 1.43 kg/ha, ndërsa nëse përfshihet edhe sipërfaqja e livadheve dhe kullotave ky përdorim arrin mesatarisht 0.63 kg/ha. Tabela 14. Përdorimi i PMB-ve në Shqipëri sipas viteve (në ton). PMB-të 1991 1994 1998 2000 2005 2010 2015 2018 2019 2020 Total 121 201 285 308 365 590 538 442 730 757 Insekticidet 70 117 160 170 194 378 156 119 142 147 Herbicidet 5 7 8 8 8 7 68 66 117 128 Fungicidet 44 74 101 106 135 189 236 199 352 380 Rodenticidet 2 3 6 8 11 9 68 36 51 64 Rregullatorët e rritjes 0 0 0 0 11 0 0 2 37 37 Të tjera 0 0 0 6 5 7 10 11 11 0 Si rezultat i një rishikimi më të plotë të lëndëve vepruese të PMB-ve në tregun e BE-së, numri i lëndëve vepruese të miratuara ka rënë pothuajse në gjysmë gjatë 10 vjetëve të fundit (para rishikimit: 1.000 lëndë vepruese, pas rishikimit: më pak se 500 lëndë vepruese). Kriteri kryesor ishte rreziku për shëndetin e njeriut dhe mjedisit. Tabela 15: Importi i produkteve për mbrojtjen e bimëve (PMB) (në kg) PMB-të 2017 2018 2019 2020 Fungicidet 404 637 325 914 442 068 511 889 Herbicidet 162 484 146 542 359 619 299 407 Insekticidet 319 060 219 329 308 848 245 361 Të tjera 154 159 38 007 116 469 76 803 Total 1 040 340 729 792 1 227 004 1 133 460 Burimi: Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) Importi i PMB-ve rregullohet me ligjin nr. 105/2016, datë 27.10.2016, “Për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar, VKM-në nr. 532, datë 11.9.2018 “Për miratimin e rregullave për tregtimin, transportin dhe ruajtjen e produkteve të mbrojtjes së bimëve” dhe VKM-në nr. 335, datë 6.6.2018 “Për miratimin e rregullave të regjistrimit, procedurën dhe kriteret e vlerësimit për produktet e mbrojtjes së bimëve”, të ndryshuar. 4.4. Mbledhja e të dhënave Rregullat e përgjithshme për mbledhjen e të dhënave për PMB-të janë të përcaktuara në ligjin bazë nr. 105/2016, “Për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar. Neni 26 i këtij ligji përcakton se Instituti i Statistikave (INSTAT), në bashkëpunim me Ministrinë, jep të dhëna statistikore për PMB-të, çdo vit për sasitë e hedhura në treg dhe çdo pesë vjet për sasitë e përdorura. Rregullat e sigurimit të të dhënave statistikore të PMB-ve përcaktohen me marrëveshje mirëkuptimi midis Institutit të Statistikave dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Aktualisht, Instituti i Statistikave nuk publikon të dhëna për PMB-të. Ky institut publikon të dhëna për importin dhe eksportin e “produkteve kimike” në përgjithësi, por pa përmendur asnjë të dhënë për PMB-të. AKU-ja informon me shkrim drejtorinë përgjegjëse për statistikat në ministri dhe SPMB-në, brenda muajit mars të çdo viti, për sasinë e secilit PMB që është importuar dhe është tregtuar gjatë vitit të mëparshëm kalendarik. Në bazë të VKM-së nr. 335, datë 6.6.2018, “Për miratimin e rregullave të regjistrimit, procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve të mbrojtjes së bimëve”, të ndryshuar, struktura përgjegjëse për mbrojtjen e bimëve në ministri, publikon listën e PMB-ve të regjistruara në website-n zyrtar të Ministrisë, sa herë që ndryshon, në mënyrë që të jetë e aksesueshme për të gjithë individët apo grupet e interesit. Institucionet përkatëse duhet të jenë në gjendje të përdorin të dhënat statistikore për të llogaritur treguesit e rrezikut, të mbledhura në përputhje me rregulloret kombëtare dhe të BE-së, në lidhje me statistikat për produktet e mbrojtjes së bimëve, së bashku me të dhëna të tjera përkatëse. Gjithashtu, duhet të identifikohen tendencat në tregtimin dhe përdorimin e disa lëndëve vepruese. Shqipëria nuk ka një qendër kombëtare toksikologjie. Shërbimi i Toksikologjisë Klinike i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, merret me urgjencat që lidhen me helmimet akute edhe nga pesticidet. Megjithatë, ky shërbim nuk zotëron funksionet e nevojshme për një qendër toksiciteti, si disponueshmëria dhe aksesi në informacionin e duhur në kohë reale në rastet e helmimeve akute. 4.5 Gjurmimi në tregtimin dhe përdorimin e PMB-ve Referuar ligjit nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar, gjurmueshmëria përcaktohet në të gjitha nivelet e prodhimeve të kulturave bujqësore me risk, objekteve të tjera ose PMB-të, të cilat janë ose pritet të jenë të lidhura me shëndetin e bimëve, në të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes së tyre. Prodhuesit dhe tregtuesit e bimëve si dhe tregtuesit e PMB-ve krijojnë një sistem për mbajtjen e bazës së të dhënave dhe garantojnë procedurat të cilat mundësojnë identifikimin e tyre në çdo kohë. Nëpërmjet këtyre të dhënave mund të identifikohet çdo person fizik apo juridik që i ka furnizuar apo është furnizuar me bimë, produkte bimore, objekte të tjera ose PMB. Ky informacion ruhet për tre vjet dhe i jepet AKU-së dhe ministrit, me kërkesë të tyre. Realizimi i gjurmimit të përdorimit të PMB-ve bëhet sipas “Regjistrit të Përdorimit të Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) në fermë”, modeli i të cilit është miratuar me urdhër ministri nr. 275, datë 14.6.2022, “Për miratimin e modelit të Regjistrit të Përdorimit të Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve në fermë, përmbajtjes dhe plotësimit të tij”. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kryen: kontrollin e dokumentacionit, identitetit dhe fizik në Pikën Kufitare e Kalimit të ngarkesave me PMB-ve, kontrolle për tregtimin e PMB-ve në të gjitha pikat e tregtimit ne të cilat përfshihen recetat përdorimit të PMV-ve dhe regjistrat që vërtetojnë se në cilët fermer janë tregtuar/përdorur këto PMB. Këta regjistra i raportohen në mënyrë periodike AKVMB-së e cila monitoron/kontrollon këta fermerë për mënyrën e përdorimit nëpërmjet regjistrit të përdorimit të PMB-ve në fermë. Elementet kryesore të Regjistrit të Përdorimit të PMB-ve në fermë që lidhen me gjurmueshmërinë e përdorimit të një PMB-je të caktuar, janë si vijon: kodi i fermës, dhe; të dhënat e përgjithshme të fermerit, që përfshin emrin dhe mbiemrin e fermerit/subjektit, kodin e fermës/NIPT/NUIS, bashkinë, fshatin, pronësinë/përdorimin e tokës bujqësore, zonën kadastrale. Institucionet autorizuese dhe zbatuese, janë: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve si dhe Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor. 4.5.1 Mënyra e plotësimit të Regjistrit të përdorimit të PMB-ve në fermë Plotësimi i Regjistrit të Përdorimit të PMB-ve në fermë kryhet nga vetë prodhuesi (fermeri), i cili këshillohet nga specialistët e Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor. Prodhimi, shpërndarja dhe kontrolli i mbajtjes së Regjistrit të Përdorimit të PMB-ve në fermë kryhet nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve. Ky proces monitorohet dhe kontrollohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve dhe Peshkimit, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, si dhe Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor. Fermerët plotësojnë regjistrin me të dhënat e mëposhtme: bimën; sipërfaqen totale të mbjellë (dynym); parcela/t, numri kadastral/pasurisë; nr. i trajtimit; arsyen e përdorimit/dëmtuesi; fazën fenologjike të bimës; emrin tregtar të PMB-së dhe të lëndës vepruese; blerë nga: (shoqëruar me faturë); sipërfaqen e trajtuar (dy); dozën e përdorur; datën e trajtimit; karencën; të dhënat për produktin (data e vjeljes, shitur tek, sasia në kg); shënime (nëse ka). 4.6 Monitorimi i mbetjeve të pesticideve Në kuadrin e kërkesave të acquis të BE-së për përdorimin e qëndrueshëm të pesticideve, Shqipëria ka punuar për të krijuar një sistem gjithëpërfshirës për vlerësimin e rrezikut për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, që vjen nga përdorimi i PMB-ve në produktet bujqësore, me qëllim minimizimin e mbetjeve të pesticideve në bimë dhe produkte bimore, produkte me origjinë shtazore, tokë, ujë dhe në mjedis më të gjerë. Monitorimi i mbetjeve të pesticideve ndihmon në: parandalimin ose zvogëlimin e rrezikut për shëndetin e njerëzve në rastet e mbetjeve të pesticideve mbi normën e lejuar; identifikimin e tendencave në përdorimin ose keqpërdorimin e pesticideve si dhe identifikimin e shkaqeve që kanë sjellë në mbetjet mbi normë; marrjen e informacionit për përdorimin e PMB-ve. Në bazë të rregullores 396/2005/EC, për nivelet maksimale të mbetjeve të pesticideve në ose mbi ushqimet me origjinë bimore, të ndryshuar, është miratuar udhëzimi nr. 11, datë 10.5.2021, “Për nivelin maksimal të mbetjeve të pesticideve në fruta, perime, të freskëta dhe/ose fara të përpunuara”, i cili ka shfuqizuar udhëzimin nr. 5, datë 14.5.2014 “Për nivelin maksimal të mbetjeve të pesticideve në banane, domate, grurë, kastravec, mollë, patate, rrush tryeze, rrush vere, spec i kuq, ullinj tryeze” dhe udhëzimin nr. 2, datë 14.2.2017 “Për një shtesë në udhëzimin nr. 5, datë 14.5.2014 për nivelin maksimal të mbetjeve të pesticideve në banane, domate, grurë, kastravec, mollë, patate, rrush tryeze, rrush vere, spec i kuq, ullinj tavoline”. Për produktet ushqimore me origjinë shtazore zbatohet udhëzimi nr. 5, datë 7.9.2009 “Për nivelin maksimal të mbetjeve të pesticideve në produktet ushqimore me origjinë shtazore”. Çdo vit hartohet “Plani i Monitorimit të Mbetjeve të Pesticideve në produktet me origjinë bimore”. Në kuadër të këtij plani, AKU nëpërmjet drejtorive rajonale të saj, kryen kampionime të produkteve bimore, të cilat analizohen në ISUV për mbetjet e pesticideve. Rezultatet e analizave që tejkalojnë NMM-të raportohen në MBZHR dhe AKU. AKU dhe AKVMB kryejnë veprimet e nevojshme për të gjurmuar praninë mbi normë të mbetjeve të pesticideve si dhe marrjen e masave të duhura. Nga rezultatet e testeve të mostrave të marra në bazë të planeve të monitorimit, kanë rezultuar se në ndonjë rast niveli i mbetjeve në perime dhe në fruta ka rezultuar mbi normën e lejuar. Rastet e raportuara nga sistemi RASFF për mbetjet e pesticideve në frutat, perimet dhe bimët medicinale të eksportuara janë mesatarisht 7 raste në vit për mbi 13 mijë, ose 0.05%, ngarkesa të eksportuara. Për vetë specifikën e bujqësisë sonë që dominohet nga ferma të vogla, ngarkesat për eksport apo tregun e brendshëm përbëhen nga produkte bujqësore që vijnë nga disa fermerë. Kjo vështirëson gjurmueshmerinë e rasteve jo konform në identifikimin në nivel ferme individuale të përdorimit të një PMB-je të caktuar. 5. OBJEKTIVAT, SYNIMET, MASAT DHE AFATET PËR TË REDUKTUAR RREZIQET DHE NDIKIMET E PËRDORIMIT TË PMB-ve NË SHËNDETIN E NJERIUT DHE MJEDISIN Ky Plan Veprimi, synon të përcaktojë objektiva, masa dhe tregues për të reduktuar rrezikun që rezulton nga përdorimi i PMB-ve dhe ndikimet e këtyre produkteve në shëndetin e njeriut dhe mjedisin, me theks të veçantë në menaxhimin e integruar të dëmtuesve, si dhe qasjet alternative të mbrojtjes së bimëve dhe teknikat për të reduktuar përdorimin e PMB-ve. 5.1 Objektivat e përgjithshëm Objektivi i përgjithshëm është garantimi i një niveli të lartë të jetës dhe shëndetit të njerëzve dhe kafshëve si dhe mbrojtjes së mjedisit duke minimizuar rrezikun që vjen nga përdorimi i PMB-ve, si vijon: 1. Minimizimin e rrezikut për shëndetin e njerëzve dhe kafshëve dhe mbrojtjen e mjedisit nga përdorimi i PMB-ve, duke përfshirë zëvendësimin e lëndëve vepruese të rrezikshme me ato me rrezik të ulët si dhe me alternativa më të sigurta (përfshirë ato jokimike); 2. Reduktimin e niveleve të mbetjeve të lëndëve vepruese në përmbajtje të PMB-ve në ushqim, duke i përdorur sipas etiketës zyrtare sidomos lidhur me respektimin e karencës, si dhe në ujin e pijshëm, duke përfshirë zëvendësimin e atyre më të rrezikshme me ato me rrezik të ulët si dhe me alternativa më të sigurta (përfshirë ato jokimike); 3. Inkurajimin e përdorimit të parimeve të menaxhimit të integruar të dëmtuesve në prodhimin bujqësor, në mënyrë që PMB-të të përdoren vetëm kur është e nevojshme ose e justifikuar ekonomikisht, veçanërisht duke rritur ndërgjegjësimin e përdoruesve për përdorimin e sigurt të PMB-ve, duke nxitur zhvillimin dhe futjen e bujqësisë organike dhe praktikave të tjera të qëndrueshme bujqësore; 4. Zhvillimin e një sistemi transparent për raportimin dhe monitorimin e progresit në arritjen e objektivave të planit të veprimit me treguesit përkatës; 5. Përdorimin e qëndrueshëm të PMB-ve në prodhimin e të gjitha bimëve, veçanërisht në kulturat prioritare, së bashku me minimizimin e rrezikut nga përdorimi i tyre. Objektivat e detajuar janë të specifikuara në këtë plan veçmas, për çdo fushë teknike përkatëse dhe janë paraqitur në seksionet përkatëse. Në përzgjedhjen e masave për arritjen e objektivave të Planit të Veprimit janë marrë parasysh ndikimet ekonomike, sociale, mjedisore, shëndetësore dhe financiare. Masat jokimike, të cilat kanë përparësi në bujqësinë e integruar dhe organike, janë zakonisht më të shtrenjta ose më pak efektive se masat kimike. Prandaj, për të arritur objektivat dhe për të ruajtur aftësinë konkurruese të produkteve ushqimore, në të njëjtën kohë duhet kushtuar vëmendje se si kjo manifestohet në ekonominë prodhuese, gjë që kërkon një analizë ekonomike gjithëpërfshirëse. Masat që lidhen drejtpërdrejt me përdorimin e PMB-ve në nivel njësie bujqësore, përfshijnë parimet e përgjithshme të menaxhimit të integruar të dëmtuesve të referuar në VKM-në nr. 317, datë 15.5.2019. Institucionet kompetente ofrojnë të gjitha mjetet, informacionin dhe këshillat në dispozicion për zbatimin rigoroz të parimeve të përgjithshme. 5.2 Trajnimi, tregtimi i PMB-ve, informimi dhe rritja e ndërgjegjësimit 5.2.1 Trajnimi Situata aktuale: Trajnimi profesional për përdoruesit e PMB-ve helmuese dhe shumë helmuese në Shqipëri, bazohet në VKM-në nr. 317, datë 15.5.2019 “Për miratimin e rregullave për përdorimin e qëndrueshëm të PMB-ve dhe kritereve të kualifikimit për përdoruesit”, të ndryshuar. Përgatitja dhe trajnimi i personave që kërkojnë të pajisen me dëshmi aftësie dhe dëshmi aftësie të veçantë bëhet në institucionet publike ose private, të miratuara sipas legjislacionit për arsimin e formimit profesional. Para daljes së VKM-së të sipërcituar agjencitë rajonale të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve, sot DRVMB, e kanë ofruar këtë shërbim dhe kanë pajisur me dëshmi aftësie fermerët që kanë kërkuar të trajnohen dhe të pajisen me dëshmi aftësie për përdorimin e PMB-ve. Me daljen e VKM-së në maj të vitit 2019 parashikohet pajisja me dëshmi aftësie e përdoruesve të PMB-ve të rrezikshme dhe me rrezikshmëri të lartë pas trajnimeve të kryera në institucionet publike ose private. Për sa i përket trajnimit për përdorimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve, ende nuk ka subjekte private të licencuara për formimin profesional për të ofruar këtë trajnim sipas kritereve të përcaktuara për përdoruesit dhe përmbajtjes së programit të referuar në shtojcën 1, të VKM-së nr. 317, datë 15.5.2019. Për sa i përket sektorit publik të formimit profesional, rezulton se në 10 drejtoritë rajonale të formimit profesional publik që operojnë në të gjithë vendin, ky trajnim specifik ende nuk ofrohet. Referuar kohëzgjatjes së programit të parashikuar 30/40 orë teori dhe 10/20 orë praktikë për trajtimin e tematikave të mësipërme me qëllim që ky trajnim të jetë pjesë e paketës së kurseve afatshkurtra që ofrohen në këto drejtori për punë kërkuesit apo për të gjithë të interesuarit, është e mundur që zgjidhja të trajtohet në dy nivele: në nivel ofruesi (rajonal); në nivel kombëtar. Objektivi: Krijimi i një sistemi trajnimesh të detyrueshme për PMB-të për operatorët e biznesit të përfshira në tregtimin e tyre, për konsulentët për përdorimin e PMB-ve dhe për përdoruesit e PMB-ve. Synimi: Deri në vitin 2026, të krijohet ose përditësohet kuadri ligjor për trajnimin e punonjësve të tregtimit si dhe të përdoruesve të PMB-ve, duke përfshirë rikategorizimin e PMB-ve, ripërcaktimin e “përdoruesve profesionistë”, parimet e përgjithshme të trajnimeve të detyrueshme për përdorimin e PMB-ve dhe caktimin e një organi zyrtar përgjegjës për mbikëqyrjen e sistemit, së bashku me kompetencat e tij etj. Duke filluar nga viti 2026, të miratohen institucionet publike ose private, sipas legjislacionit për arsimin dhe formimin profesional në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse në këtë fushë të kryejnë trajnime për stafin e tregtimit, konsulentët dhe përdoruesit profesionistë të PMB-ve; Përdorues të PMB-ve, konsulentë dhe operatorë të tregtimit të PMB-ve të trajnuar për PMB dhe rrezikun e tyre; staf i trajnuar i tregtimit: deri në vitin 2028-70%, deri në 2030-100%, konsulentë: deri në vitin 2028-70%, deri në 2030-100%; përdoruesit: deri në vitin 2028-10% nga këta përdorues profesionistë 5%, deri në 2030 20%, deri në 2032-40%. Deri në vitin 2027, të zhvillohet një sistem i mbikëqyrjes së trajnimeve të organizuara nga institucioni përgjegjës sipas fushës. Treguesit: Shkalla në të cilën do të jetë arritur objektivi, do të verifikohen nga organet zyrtare përgjegjëse për monitorimin dhe kontrollin e tregtimit dhe përdorimit të PMB-ve. Për të matur progresin, do të përdoren treguesit e mëposhtëm: aktet ligjore për trajnimet e detyrueshme për PMB-të, të miratuara dhe në fuqi; numri dhe lloji i aktiviteteve ndërgjegjësuese; numri i ofruesve të autorizuar të trajnimit; numri/përqindja e operatorëve të tregtimit, konsulentëve dhe përdoruesve të PMB-ve të trajnuar; numri/përqindja e trajnimeve të monitoruara në një vit nga organi zyrtar përkatës. Masat: Masa 1: Miratimi i dispozitave ligjore për trajnimet e detyrueshme për PMB-të. Masa 2: Aktet nënligjore të zhvillohen gjatë procesit, hartimit të ligjit bazë dhe të hyjnë në fuqi me miratimin e ligjit bazë. Masa 3: Fushata ndërgjegjësimi për ofruesit e mundshëm të trajnimit; institucionet publike dhe konsulentët individualë, tregtuesit e PMB-ve, konsulentët dhe përdoruesit profesionistë të PMB-ve, do të hapet me miratimin e legjislacionit bazë (organizimi i të paktën një konferencë kombëtare), prezantime të bëra në mbledhjet lokale (të paktën një në çdo prefekturë), materialet e mbështetjes të shpërndara në të gjitha rastet, përfshirë edhe gjatë kontrolleve zyrtare. Masa 4: Zhvillimi i një sistem kontrolli për zhvillimin e kurseve të trajnimit, me qëllim verifikimin e respektimit të detyrimeve ligjore. 5.2.2 Tregtimi i PMB-ve Situata aktuale e tregtimit të PMB-ve është përshkruar në pikën 4.2. Objektivi: Tregtimi i PMB-ve, nga tregtuesit me shumicë dhe pakicë, bëhet në përputhje me rregullat e përcaktuara në ligjin bazë dhe akte të tjera nënligjore, duke garantuar mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, të kafshëve dhe bimëve, si dhe të mjedisit. Stafi i operatorëve të tregtimit të PMB-ve, do të duhet t’i nënshtrohet një trajnimi për PMB-të dhe të pajiset me certifikatë trajnimi. Stafi i trajnuar duhet të jetë i disponueshëm në momentin e tregtimit për të informuar blerësit/klientët për rreziqet nga përdorimi i PMB -ve, si dhe për mënyrat për të minimizuar rreziqet. Analizimi laboratorik i cilësisë së PMB-ve të hedhura në treg, do të përmirësohet. Synimi: rritja me 30% e efektivitetit të zbulimit dhe eliminimit të praktikave abuzive dhe të paligjshme në tregtimin e PMB-ve; rritja me 25% e kapaciteteve laboratorike për kryerjen e analizave të mostrave të PMB-ve të disponueshme në treg; ndryshimi i ligjit bazë për mbrojtjen e bimëve si dhe rishikimi i akteve të nevojshme nënligjore për shitjen e PMB-ve, do të bëhet deri në vitin 2026; ulja me të paktën 25% e numrit të rasteve kur subjektet e përfshirë në shitjen e PMB-ve veprojnë në kundërshtim me dispozitat ligjore. Treguesit: Numri i kontrolleve/inspektimeve të kryera në një vit; Numri i mospërputhjeve dhe numri i masave ndëshkimore/gjobave, të vendosura nga institucionet përgjegjëse në një vit; Periudha kohore nga dorëzimi i një mostre në laborator, deri në dorëzimin e rezultatit të analizës. Masat: Masa 1: Kontrolli zyrtar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në tregtimin me shumicë dhe pakicë të PMB-ve të bëhet bazuar në plane veprimi të hartuara në bazë risku. Masa 2: Trajnimi i stafit të njësive të tregtimit për kriteret ligjore në tregtimin e PMB-ve. Masa 3: Forcimi dhe rritja e kapaciteteve laboratorike për analiza cilësore të PMB-ve. Masa 4: Rishikimi i rregullave për dhënien e recetave për përdorimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve. Masa 5: Mekanizmi i Veprimit (MeV) sipas: FRAC, IRAC, HRAC etj., të shtohet në etiketat e reja të PMB-ve, për të kontrolluar përdorimin e PMB-ve si dhe për të reduktuar fenomenin e rezistencës. Masa 6: Zbatimi i metodologjisë për Treguesit e Harmonizuar të Riskut 1 dhe 2. 5.2.3 Rritja e informacionit dhe ndërgjegjësimit Situata aktuale: Sipas VKM-së nr. 317, datë 15.5.2019, MBZHR-ja merr masa për të promovuar dhe lehtësuar programet e informimit dhe ndërgjegjësimit, për të siguruar disponueshmërinë e një informacioni të saktë dhe të balancuar për publikun e gjerë, në lidhje me PMB-të, veçanërisht sa i përket rreziqeve dhe efekteve të mundshme akute dhe kronike në shëndetin e njeriut, organizmave jo të synuar dhe mjedisit, si dhe mbi përdorimin e alternativave jokimike. Në këtë VKM janë parashikuar masa për mbledhjen e të dhënave dhe informacionit për episodet e helmimit nga PMB-të, si dhe helmimet e mundshme kronike nga këto produkte në grupe që mund të ekspozohen rregullisht, si operatorët, punëtorët e bujqësisë ose popullsia pranë zonave të trajtimit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është përgjegjëse për mbledhjen e këtij informacioni. Trajtimi i kontejnerëve të zbrazët të PMB-ve pas përdorimit, është rregulluar duke përcaktuar detyrimet e personave që dërgojnë ose furnizojnë PMB të paketuara për përdorim përfundimtar direkt te përdoruesit e fundit, për të informuar publikun e gjerë në lidhje me rregullat e menaxhimit të mbetjeve PMB në pikat e shitjes ose pikat e grumbullimit të mbetjeve të PMB-ve. Mbledhësit e mbetjeve të PMB-ve, janë të detyruar të informojnë përdoruesit e fundit të PMB-ve dhe publikun për qëllimin dhe objektivat e grumbullimit të ambalazheve të zbrazët të PMB-ve, opsionet e grumbullimit falas, si dhe metodat e riciklimit dhe asgjësimit të ambalazheve të zbrazët të PMB-ve. Krijimi i sistemit të trajnimit do të luajë një rol vendimtar në ndërgjegjësimin e njerëzve të përfshirë në linjën e shpërndarjes së PMB-ve, si dhe për përdoruesit profesionistë të PMB-ve. Informimi dhe rritja e ndërgjegjësimit të përdoruesve, do të përcaktohet në legjislacionin e PMB ve, përmes së cilit Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, do të prezantojë një program ndërgjegjësimi që përfshin masa për të promovuar dhe lehtësuar informimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik në lidhje me ndikimin e mundshëm në shëndetin e njeriut, organizmat jo të synuar dhe mjedisin e përdorimit jo të duhur të PMB-ve, si dhe trajtimin jo të duhur të ambalazheve të zbrazët të PMB-ve dhe mbetjeve të PMB-ve që rezultojnë nga trajtimi (pajisje mbrojtëse personale të ndotura, solucione PMB që mbeten pas trajtimit). Objektivi: Fuqizimi i përdoruesve të PMB-ve dhe i publikut me njohuri dhe ndërgjegjësim mbi rreziqet e mundshme të PMB-ve për shëndetin e njeriut, speciet dhe mjedisin jo të synuar dhe mbi mënyrat për t’i minimizuar këto rreziqe. Synimi: publikimi i të dhënave të PMB-ve për sasitë e hedhura në treg çdo vit dhe për sasitë e përdorura çdo 5 vjet; publikimi i raporteve periodike për mbetjet e pesticideve në ushqim dhe në ujin e pijshëm; publikimi dhe shpërndarja të paktën çdo dy vjet e materialeve të përditësuara ndërgjegjësuese mbi aspekte të ndryshme të ekspozimit dhe efektet e mundshme të PMB-ve në shëndetin e njeriut, me theks të veçantë në grupet e cenueshme, dhe në speciet dhe mjedisin jo të synuar, si dhe në mënyrat për të minimizuar efektet negative, duke synuar gjithashtu popullatën e përgjithshme dhe përdoruesit joprofesionistë. Treguesit: numri i raporteve vjetore mbi shitjet dhe përdorimin të PMB-ve, të botuara ndërmjet viteve 2023 dhe 2032; numri i raporteve/buletineve periodike mbi mbetjet e pesticideve në ushqim dhe në ujë, të botuar ndërmjet viteve 2023 dhe 2032; numri i materialeve ndërgjegjësuese të botuara për rreziqet që paraqesin PMB-të; numri i aktiviteteve ndërgjegjësuese të organizuara, që synojnë popullatën e përgjithshme dhe përdoruesit joprofesionistë, me vëmendje të veçantë ndaj grupeve vulnerabël; numri i konsultimeve publike dhe takimeve të hapura me pjesëmarrjen e shoqërisë civile. Masat: Masa 1: Publikimi i raporteve vjetore për hedhjen në treg dhe për përdorimin pesë-vjeçar të PMB-ve. Masa 2: Publikimi i raporteve vjetore për rastet e helmimeve akute dhe rastet e helmimeve kronike nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Masa 3: Publikimi i raporteve periodike, lidhur me monitorimin e mbetjeve të pesticideve në ushqim. Masa 4: Publikimi i rezultateve të monitorimit të pesticideve në ujë në buletinet për cilësinë e ujit. Masa 5: Fushata mediatike për rreziqet nga pesticidet dhe mënyrat për t’i minimizuar ato. Masa 6: Përfshirja e shoqërisë civile në ndërgjegjësimin për rreziqet e PMB-ve dhe mënyrat për t’i minimizuar ato. Masa 7: Informacioni mbi ndryshimet ligjore do të vihet në dispozicion në faqen e internetit të MBZHR-së. 5.3 Mbledhja e të dhënave Situata aktuale: Rregullat e përgjithshme për mbledhjen e të dhënave për PMB-të janë të përcaktuara në ligjin bazë nr. 105/2016, “Për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar. Neni 26 i këtij ligji përcakton se Instituti i Statistikave (INSTAT), në bashkëpunim me Ministrinë, jep të dhëna statistikore për PMB-të, çdo vit për sasitë e hedhura në treg dhe çdo pesë vjet për sasitë e përdorura. Rregullat e sigurimit të të dhënave statistikore të PMB-ve përcaktohen me marrëveshje mirëkuptimi midis Institutit të Statistikave dhe Ministrisë së Bujqësisë. Aktualisht, Instituti i Statistikave nuk publikon të dhëna për PMB-të, siç specifikohet. Ky institut publikon të dhëna për importin dhe eksportin e “produkteve kimike” në përgjithësi, por pa përmendur asnjë të dhënë për PMB-të. AKU-ja informon me shkrim drejtorinë përgjegjëse për statistikat në Ministri dhe SPMB-në, brenda muajit mars të çdo viti, për sasinë e secilit PMB që është importuar dhe është tregtuar gjatë vitit të mëparshëm kalendarik. Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 335, datë 6.6.2018, “Për miratimin e rregullave të regjistrimit, procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve të mbrojtjes së bimëve”, të ndryshuar, struktura përgjegjëse për mbrojtjen e bimëve në Ministri, publikon listën e PMB-ve të regjistruara në faqen zyrtare të Ministrisë, sa herë që ndryshon, në mënyrë që të jetë e aksesueshme për të gjithë individët apo grupet e interesit. Objektivi: Të dhënat statistikore të lidhura me PMB-të, për tregtinë dhe përdorimin e PMB-ve, rastet e helmimit dhe mbetjet e pesticideve në produktet me origjinë bimore dhe ujë, mblidhen duke përdorur procedura transparente dhe vihen në dispozicion të publikut. Synimi: Deri në vitin 2032, 100% e subjekteve të raportojnë për tregtimin e PMB-ve nga ana e tyre. Metodologjia e grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave për përdorimin e PMB-ve është miratuar brenda vitit 2025. Të sigurohet mbledhja efektive e të dhënave për të gjitha rastet e helmimeve akute nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Reduktimi i numrit të rasteve me 50% deri në vitin 2032, duke përdorur vitin 2022 si referencë. Marrja e veprimeve korrigjuese në të gjitha rastet e konstatuara të mbetjeve mbi normë të pesticideve në produktet me origjinë bimore dhe ujë të pijshëm. Treguesit: Numri/përqindja e subjekteve që raportojnë në kohë për hedhjen në treg të PMB-ve. Numri i rasteve të regjistruara të helmimit akut me pesticide. Numri i rasteve të mbetjeve të pesticideve mbi nivelin e lejuar në ushqim dhe ujë të pijshëm. Numri i raporteve vjetore mbi tregtimin (çdo vit) dhe përdorimin (çdo 5 vjet) të PMB-ve të publikuara. Masat: Masa 1: Përmirësimi i metodologjisë për mbledhjen, grumbullimin dhe analizën e plotë dhe të rregullt të të dhënave të tregtimit dhe përdorimit të PMB-ve. Masa 2: Analizimi vjetor i të dhënave për helmimet akute nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Masa 3: Kryerja e vlerësimit të rrezikut për shëndetin e njerëzve bazuar në mbetjet e PMB-ve mbi normat e lejuara në ushqim dhe ujë të pijshëm. 5.4. Pajisjet për aplikimin e PMB-ve 5.4.1 Inspektimi dhe certifikimi i pajisjeve në përdorim Situata aktuale: Regjistrimi, testimi dhe kalibrimi i pajisjeve spërkatëse, zvogëlon rrezikun e shpërndarjes së pabarabartë të PMB-ve në bimët e trajtuara, funksionimin e gabuar të spërkatësve duke zvogëluar ose minimizuar lëvizjen, ekspozimin e operatorëve të spërkatësve të PMB-ve dhe ekspozimin ndaj organizmave jo të synuar. Gjatë aplikimit, ato zvogëlojnë ekspozimet që mund të vijnë nga defektet e makinerive përkatëse. Deri në hyrjen në fuqi të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 317, datë 15.5.2019, inspektimi i pajisjeve për aplikimin e PMB-ve në përdorim, nuk ka qenë i detyrueshëm në Shqipëri. Ky vendim mbulon të gjitha aspektet e rëndësishme për arritjen e një niveli të lartë sigurie dhe mbrojtje të shëndetit të njerëzve dhe mjedisit me aplikimet PMB. Efikasiteti i plotë i funksionimit të aplikimit, duhet të sigurohet nga zgjedhja e duhur e pajisjeve dhe funksionimi i duhur i tyre për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, bimëve dhe mjedisin. Sipas VKM-së nr. 317, datë 15.5.2019, pajisjet e aplikimit PMB duhet të funksionojnë në mënyrë të besueshme dhe të përdoren siç duhet për qëllimin e synuar në mënyrë që PMB-të të mund të përdoren me saktësi. Pajisja duhet të jetë në gjendje të tillë që të mund të mbushet dhe zbrazet në mënyrë të sigurt, lehtësisht dhe plotësisht dhe të parandalojë rrjedhjen e PMB-ve. Ajo duhet të lejojë pastrim të lehtë dhe të plotë. Gjithashtu, duhet të sigurojë operime të sigurta dhe të kontrollohet dhe ndalohet menjëherë nga ana e operatorit. Kur është e nevojshme, rregullimet duhet të jenë të thjeshta, dhe të sakta. Në VKM-në nr. 317, datë 15.5.2019, parashikohet të verifikohet nëse pajisjet për aplikimin e PMB-ve plotësojnë kërkesat për arritjen e nivelit të lartë të mbrojtjes për shëndetin e njeriut dhe mjedisit. Parashikohet që pajisjet e reja për aplikimin e PMB-ve duhet të jenë në përputhje me standardet e harmonizuara me legjislacionin për standardet dhe rregulloret teknike. Inspektimi i pajisjeve të aplikimit PMB, duhet të mbulojë të gjitha aspektet e rëndësishme për të arritur një nivel të lartë sigurie dhe mbrojtjeje të shëndetit të njerëzve dhe mjedisit. Efikasiteti i plotë i funksionimit të operacionit të aplikimit, duhet të sigurohet nga përzgjedhja e duhur e funksioneve të aparaturave dhe pajisjeve për të siguruar arritjen e objektivave, sipas vendimit. Pajisjet për aplikimin e PMB-ve në përdorim, i nënshtrohen inspektimit të rregullt të paktën një herë në tre vjet. Deri më tani, nuk ka nisur kontrolli i certifikimit të pajisjeve për aplikimin e PMB-ve. Objektivi: Pajisjet për aplikimin e PMB-ve, të regjistrohen dhe të inspektohen në intervale të rregullta, në mënyrë që të arrihet niveli i lartë i mbrojtjes së bimëve që trajtohen me PMB, shëndetit të njerëzve dhe mjedisit. Synimi: deri në vitin 2024, të miratohen rregullore që vendosin procedurat dhe rregullat për kontrollin e pajisjeve të aplikimit PMB në përdorim; deri në vitin 2027, të gjitha pajisjet me motor për spërkatje dhe deri në vitin 2029 të gjitha pompat e spërkatjes duhet të regjistrohen; deri në vitin 2032, duhet të jetë verifikuar plotësimi i kritereve teknike dhe funksionimi i të paktën 85% i të gjitha pajisjeve të aplikimit të PMB-ve të përdorura nga përdoruesit e PMB-ve; pajisjet për aplikimin e PMB-ve duhet të kontrollohen të paktën një herë brenda vitit 2025. Pajisjet e reja do të kontrollohen një herë në 5 vjet. Treguesit: numri i pajisjeve spërkatëse të regjistruara; numri i subjekteve të licencuara për certifikimin e pajisjeve; numri i pajisjeve të aplikimit të PMB-ve të certifikuara; numri i pajisjeve të aplikimit të PMB-ve të kontrolluara; përqindja e pajisjeve të aplikimit të PMB-ve në përdorim, që plotësojnë kërkesat ligjore. Masat: Masa 1: Mbajtja e një regjistri të pajisjeve për aplikimin e PMB-ve. Masa 2: Autorizimi i subjekteve për të certifikuar mjetet spërkatëse. Masa 3: MBZHR-ja do të kryejë një fushatë ndërgjegjësimi për të përcjellë mesazhin për certifikimin e pajisjeve spërkatëse te subjektet e certifikimit dhe te pronarët e pajisjeve të aplikimit të PMB-ve. 5.4.2 Praktikat dhe përdorimet specifike të PMB-ve a) Aplikimi ajror Aplikimi i PMB-ve me avion është i ndaluar. Masa: Nuk nevojiten masa të mëtejshme. 5.5 Mbrojtja e organizmave jo të synuar, mjedisit ujor dhe ujit të pijshëm Situata aktuale: Mbrojtja e mjedisit ka një rëndësi të madhe për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm njerëzor, pasi është nën kërcënimin e industrializimit kimik që çon në një çlirim të lartë të kimikateve helmuese. PMB-të për shkak të përdorimit të tyre të gjerë, mund të zbulohen në tokë, ujë, sediment, ajër, florë 1 “Zonat e mbrojtura” janë sipërfaqet tokësore dhe ujore me vlerë të veçantë natyrore të florës dhe faunës, të cilat janë të mbrojtura me ligj dhe rregullore të veçanta. dhe faunë. Përdorimi i gjerë dhe i pakontrolluar i PMB-ve, kontribuon në ndotjen e tokës, ujit dhe ajrit. Prania e pesticideve në mjedis ndikon drejtpërdrejt të gjithë organizmat e gjallë, duke shkaktuar dëme të diversitetit biologjik. Si vend kandidat për në BE, Shqipëria ka nisur procesin e transpozimit të direktivave të BE-së në legjislacionin e saj kombëtar. Në fushën e mbrojtjes së mjediseve ujore, fokusi është në krijimin e një kuadri të ri legjislativ dhe institucional për mbrojtjen e natyrës duke marrë parasysh Direktivën e Këshillit 92/43/KEE për ruajtjen e habitateve natyrore dhe të faunës dhe florës së egër. Në Shqipëri, mbrojtja e tyre në parim garantohet nëpërmjet ligjit nr. 10431, datë 14.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”, neni 5 i të cilit përcakton se “Ruajtja e diversitetit biologjik është një nga elementet kryesorë mjedisorë”. Më tej ka disa akte ligjore që garantojnë mbrojtjen e natyrës si: Ligji nr. 9587 “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, ndryshuar me ligjin nr. 68/2014; Ligji nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”13etj. Për të garantuar zbatimin e këtyre ligjeve, janë nxjerrë një sërë aktesh nënligjore për të plotësuar bazën ligjore për elemente të veçantë të mbrojtjes së natyrës. Kështu, VKM nr. 31, datë 20.1.2016 “Për miratimin e Dokumentit të Politikave Strategjike të Mbrojtjes së Mjedisit (DPSMM), identifikon qartë fushat kryesore të punës, në veçanti: rritjen e sipërfaqes së Zonave të Mbrojtura, hartimin e Planeve të Menaxhimit dhe zbatimin e tyre; plotësimin e kuadrit ligjor, në përputhje me ligjet e BE së për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit për ruajtjen e diversitetit biologjik dhe ekosistemeve etj. Plani i Veprimit për Përdorimin e Qëndrueshëm të Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve kontribuon në mbrojtjen e diversitetit biologjik, veçanërisht në sektorin bujqësor. Prandaj, sfida është të zbatohen masat e përshtatshme për të ruajtur dhe nxitur diversitetin biologjik të peizazhit bujqësor, duke përfshirë organizmat e tij të dobishëm vendas, ekosistemet, habitatet dhe vendet e tërheqjes. 5.5.1 Mbrojtja e organizmave jo të synuar Situata aktuale: Përdorimi i PMB-ve në bujqësi për të kontrolluar dëmtuesit e bimëve mund të ketë efekte të dëmshme në organizmat jo të synuar, duke përfshirë bletët (bletët e mjaltit, bletët e vetme dhe bletët e vogla) të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për pjalmimin e kulturave bujqësore, së bashku me të tjerë arthropod jo të synuar, mund të ndikohen nga aplikimi i pesticideve. Sipas të dhënave të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), vlerësohet se nga 100 specie bimore që prodhojnë 90% të ushqimit në botë, 71 specie pjalmohen nga bletët. Kulturat kryesore të kultivuara në Shqipëri varen nga pjalmimi nga bletët dhe pjalmuesit e tjerë. Për më tepër, pllenimi ka gjithashtu një kontribut të pamatshëm në ruajtjen e diversitetit biologjik të bimëve. Në fakt, në Shqipëri nuk ka asnjë manual ose kod të miratuar të praktikave të mira të bletarisë që nënkupton rrezikun minimal të mundshëm për bletët në mjedisin bujqësor (p.sh. aksesi në ujë, shmangia e pozicionimit të bletëve në afërsi të zonave me rrezik helmimi për shkak të spërkatjes teknikisht jo korrekte, dialogu dhe bashkëpunimi i bletarëve me prodhuesit bujqësorë). Në kuadrin e zhvillimit të integruar rural, duhet të promovohet kërkimi mbi ndikimin e PMB-ve te bletët për t’i mbrojtur ato. Kështu, mbrojtja e insekteve, veçanërisht e pjalmuesve dhe artropodëve të tjerë të dobishëm, është e një rëndësie të madhe në ruajtjen e biodiversitetit dhe për bujqësinë. Për më tepër, përdorimi i gjerë dhe i gabuar i PMB-ve, mund të çojë në kontaminim të mjediseve tokësore dhe ujore, duke paraqitur rreziqe për organizmat ujorë dhe tokësorë. Të gjitha nivelet e organizmave ujorë, duke përfshirë prodhuesit kryesorë, mikroorganizmat, jovertebrorët, bimët, peshqit ose amfibët, pësojnë dëme të konsiderueshme për shkak të zhvendosjes së pesticideve në mjediset ujorë si liqene, rezervuar dhe lumenj, duke çuar në rënien e biodiversitetit ujor. PMB-të kanë ndikime të pafavorshme në speciet jo të synuara dhe ndikojnë në jetën e kafshëve dhe biodiversitetin bimor të ekosistemeve tokësore. Akumulimi i PMB-ve në zinxhirët ushqimorë, prek drejtpërdrejt insektet predatore dhe në mënyrë indirekte, PMB-të mund të zvogëlojnë sasinë e bimëve barishtore të egra, shkurreve dhe insekteve me të cilat ushqehen grupet tjera të organizmave. Disa PMB, p.sh. fungicidet, mund të ndikojnë në komunitetin mikrobik të tokës, duke përfshirë kërpudhat, bakteret dhe protistët, si edhe faunën e tokës: artropodët, jovertebrorët (nematodat, krimbat e tokës), të cilët luajnë një rol vendimtar në riciklimin e lëndëve ushqyese, duke ruajtur kështu pjellorinë e tokës dhe produktivitetin bujqësor. Në Shqipëri, aktualisht nuk ka rregullore specifike që vendosin kritere apo masa për mbrojtjen e organizmave ujorë dhe tokësorë nga pesticidet dhe për këtë arsye, rekomandohet hartimi i tyre. Këto masa duhet të jenë në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit dhe për përdorimin e qëndrueshëm të PMB-ve. Objektivi: Ulja e rrezikut të PMB-ve ndaj bletëve dhe organizmave të tjerë jo të synuar (organizmat ujorë dhe tokësorë). Synimi: Deri në vitin 2032, të hiqen nga përdorimi të gjitha PMB-të që janë helmuese për bletët dhe të pjalmuesve të bimëve në serra. Reduktimi i numrit të mostrave të mjaltit, me mbetje mbi nivelin maksimal të lejuar me 50% krahasuar me një vit më parë. Treguesit: Numri i analizave/studimeve të kryera për vlerësimin e rreziqeve të lidhura me pesticidet mbi bletët dhe organizmat e tjerë; Numri i mostrave të tokës dhe ujit të analizuara, që rezultojnë të kontaminuara me pesticide. Numri i rasteve të helmimit me pesticide të bletëve, pjalmuesve të tjerë ose kafshëve të tjera. Masat: Masa 1: Rritja sistematike e ndërgjegjësimit për rrezikun e mundshëm të PMB-ve ndaj bletëve dhe organizmave të tjerë jo të synuar, nëpërmjet trajnimit dhe edukimit të përdoruesve të PMB-ve. Masa 2: Zhvillimi i një kodi të praktikës së mirë të bletarisë që do të nënkuptojë rrezikun minimal të mundshëm për bletët në mjedisin bujqësor duke nxitur dialogun dhe bashkëpunimin e bletarëve me prodhuesit bujqësorë. Masa 3: Stimulimi i bashkëpunimit ndërmjet përdoruesve të PMB-ve, veçanërisht prodhuesve bujqësorë, shoqatave të bletarisë dhe institucioneve të tjera të përfshira në regjistrimin dhe hedhjen në treg të PMB-ve miqësore me mjedisin, në mënyrë që të zvogëlohen rreziqet për bletët dhe pjalmuesit e tjerë. Masa 4: Krijimi i një sistemi monitorimi të rasteve të helmimit të bletëve me PMB në Shqipëri, nëpërmjet regjistrimit të rasteve dhe testimit të mbetjeve të pesticideve në bletët e mjaltit, me qëllim marrjen e informacionit të përditësuar mbi gjendjen dhe nivelin e mbrojtjes së bletëve dhe kolonive të bletëve nga pesticidet. Masa 5: Krijimi i një sistemi monitorimi të mbetjeve të pesticideve në tokë dhe ujë për të marrë informacion mbi ekspozimin e organizmave ujorë dhe tokësorë ndaj pesticideve. Masa 6: MBZHR-ja duhet të përgatisë një listë të PMB-ve më pak helmues për bletët dhe pjalmuesit e tjerë. 5.5.2 Mbrojtja e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore Situata aktuale: VKM-ja nr. 317, datë 15.5.2019 përcakton kushtet për përdorimin e PMB-ve, të tilla si zonat e detyrueshme sigurie dhe përdorimi i sprucatorëve shpërndarës me rreze të vogël, me qëllim mbrojtjen e ujit nga ndotja me PMB. Monitorimi i ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore për mbetjet e pesticideve, duhet të kryhet sipas legjislacionit kuadër të ujit. Lëndët vepruese të përdorura në produktet për mbrojtjen e bimëve ose metabolitët e tyre, mund të depërtojnë në ujërat nëntokësore ose sipërfaqësore nëpërmjet aplikimeve të PMB-ve të papërshtatshme, ose që nuk janë në përputhje me qëllimin e caktuar, p.sh. në sipërfaqe të forta, jo bujqësore, pranë burimeve të ujit, ose nëpërmjet pastrimit të papërshtatshëm të spërkatësve etj. Parandalimi ose reduktimi i depërtimit të PMB-ve në ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore, mund të arrihet me aplikimin e masave specifike parandaluese, të cilat vazhdimisht përmirësohen dhe përshtaten me zhvillimet më të fundit në shkencë dhe teknologji. Këto masa përfshijnë aplikimin e teknologjive të përshtatshme, përcaktimin e distancave minimale nga trupat ujorë ose zonat sigurie (tampon), marrjen parasysh të vetive të shpëlarjes së PMB-ve dhe të tokës dhe kushteve klimatike, reduktimin e rrezes së përhapjes së pikave të solucionit spërkatës etj. Zonat e sigurisë janë një mjet i rëndësishëm për menaxhimin e rrezikut për të mbrojtur cilësinë e ujit dhe mjediset ujore. Gjatë procesit të miratimit të PMB-ve, organet kompetente duhet të sigurojnë që PMB-të e regjistruara, nëse përdoren siç duhet, nuk duhet të çojnë në ndotjen e ujërave sipërfaqësore ose nëntokësore dhe nuk kanë nevojë të klasifikohen si të rrezikshme për mjedisin ujor. Në Shqipëri janë në fuqi ligjet dhe rregulloret e mëposhtme, në lidhje me cilësinë e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore, mbrojtjen e ujit dhe monitorimin e substancave të rrezikshme në ujë: Ligji nr. 111/2012, datë 15.12.2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”; VKM-ja nr. 246, datë 30.4.2014 “Për përcaktimin e standardeve të cilësisë së mjedisit për ujërat sipërfaqësore”; VKM-ja nr. 267, datë 7.5.2014 “Për miratimin e listës së substancave prioritare në mjediset ujore”. Bazuar në ligjet dhe rregulloret e mësipërme, duhet të kryhen masa dhe monitorime të vazhdueshme për të mbrojtur cilësinë e ujit dhe ekosistemet ujore. Në listën prioritare për monitorim, përveç disa substancave të rrezikshme, përfshihen edhe disa pesticide të rrezikshme të cilat janë aplikuar në të kaluarën apo sot, me potencial të lartë depërtimi në ujë dhe të rrezikshëm për mjedisin ujor. Megjithëse mbetjet e pesticideve në ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore nuk monitorohen, ato duhet të bëhen pjesë e Programit Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit. Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) është organi përgjegjës për monitorimin e substancave prioritare në mjediset ujore. Objektivi: Reduktimi i ndotjes së mjedisit ujor (sipërfaqësor dhe nëntokësor) me PMB nëpërmjet nxitjes së aplikimit të masave të duhura nga përdoruesit e PMB-ve dhe monitorimit zyrtar të ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore për pesticide. Synimi: Krijimi i një sistemi për monitorimin e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore për analizën e pesticideve në AKM, duke përfshirë një laborator të akredituar. Rritja me 50% e numrit të mostrave të ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore të mbledhura dhe të analizuara për mbetjet e pesticideve dhe zvogëlimi me 50% i numrit të mostrave, që rezultojnë, me mbetje të pesticideve mbi nivelet maksimale të lejuara të mbetjeve. Rritja e ndërgjegjësimit dhe njohurive të përdoruesve dhe konsulentëve profesionistë në lidhje me mbrojtjen e mjediseve ujorë nga pesticidet, përmes trajnimeve për pesticidet. Treguesit: Numri i mostrave të ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore, të mbledhura dhe të analizuara për mbetje pesticidesh, numri i mostrave me mbetje pesticidesh nën dhe mbi nivelin maksimal të lejuar të mbetjeve. Numri i trajnimeve dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese lidhur me mbrojtjen e ujit nga pesticidet. Masat: Masa 1: Zgjerimi i bazës së njohurive dhe përmirësimi i mbrojtjes së ekosistemeve ujore nëpërmjet edukimit dhe trajnimit, ndërgjegjësimi i përdoruesve të pesticideve dhe mbështetja e futjes së sistemeve efektive të menaxhimit që marrin parasysh aspektet e mbrojtjes së bimëve dhe mbrojtjen e mjediseve ujorë; Masa 2: Zbatimi i një administrimi të duhur të ekosistemit të ujit për të shmangur hyrjet e PMB ve në ujërat sipërfaqësore nga burimet kryesore dhe burime të tjera. Masa 3: Përfshirja e konsiderimit të rreziqeve për mjediset ujore dhe ujërat nëntokësore si kriter në procedurën e autorizimit zyrtar të PMB-ve për tregtim dhe përdorim. Masa 4: Promovimi i metodave më efektive të përdorimit për reduktimin e rrezes së përhapjes së PMB-ve, mbështetje ajrore për spërkatës dhe atomizues, sprucator shpërndarës të përshtatshëm, si masa shtesë për zbutjen e rrezikut për mjedisin ujor dhe reduktimin e konsumit të PMB-ve. Masa 5: Reduktimi ose eliminimi i aplikimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve në ose përgjatë autostradave, linjave hekurudhore, sipërfaqeve shumë të depërtueshme ose infrastrukturës tjetër afër ujërave sipërfaqësore ose nëntokësore, ose në sipërfaqe të mbyllura me rrezik të lartë të rrjedhjes në ujërat sipërfaqësore ose në sistemet e ujërave të zeza. Masa 6: Ndalimi i përdorimit të PMB-ve në zonat e mbrojtura, ose aplikimi vetëm me leje të posaçme. Masa 7: Akreditimi i laboratorëve dhe akreditimi dhe validimi i metodave analitike për përcaktimin e pesticideve në ujë. Masa 8: Monitorimi i mbetjeve të pesticideve në ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, për dhënien e prioritetit të lëndëve vepruese të rrezikshme për ujin dhe organizmat ujorë. 5.5.3 Mbrojtja e ujit të pijshëm Gjendja aktuale Në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, synohet ofrimi i një shërbimi cilësor të sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve, në mbështetje të zhvillimin ekonomik të vendit. Në kuadër të zhvillimit dhe fuqizimit të masave për përmirësimin e cilësisë së ujit të pijshëm është synohet të vendoset një sistem dhe protokoll për monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm, duke përcaktuar rolet dhe përgjegjësitë e konsumatorëve, ofruesve të shërbimeve, institucioneve qendrore dhe vendore, si dhe ngritja dhe funksionimi i laboratorëve rajonalë për kontrollin e cilësisë së ujit të pijshëm. Në fushën e cilësisë së ujit, ka pasur progres drejt transpozimit të direktivës kuadër të ujit me miratimin e ligjit nr. 111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”. Transpozimi i direktivës së Këshillit 98/83/KE, të datës 3 nëntor 1998, për cilësinë e ujit të destinuar për konsum njerëzor konsiderohet i realizuar nëpërmjet miratimit të VKM-së nr. 379, datë 25.5.2016 “Për miratimin e rregullores për cilësinë e ujit të pijshëm”. Sipas kësaj VKM-je, kontrolli i cilësisë së ujit të pijshëm përfshin monitorimin e brendshëm, që është përgjegjësi e shoqërive ujësjellës-kanalizime, monitorimin e jashtëm, përgjegjësi e strukturave rajonale të shëndetit publik dhe inspektimin, përgjegjësi e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Gjithashtu kjo VKM përcakton zonat e mbrojtjes sanitare rreth burimeve ujore sipërfaqësore ose nëntokësore që përdoren për prodhimin e ujit të pijshëm, të cilat synojnë mbrojtjen e cilësisë së ujit. Zonat e mbrojtjes sanitare përcaktohen në tre nivele mbrojtëse: zona të mbrojtjes së brendshme, të ndërmjetme dhe të jashtme dhe kërkesat higjieno-sanitare për çdo nivel përcaktohen në shtojcën VI të VKM-së. Strukturat rajonale të shëndetit publik nuk kanë kapacitete për të kryer analiza të ujit për pesticide. Analizat e disa pesticideve kryhen në Institutin e Shëndetit Publik për burime të reja ujore përpara miratimit për ambalazhim ose për konsum njerëzor, me kërkesë të të interesuarit, i cili mbulon edhe shpenzimet. Objektivi: Përmirësimi i sigurisë së ujit të pijshëm nëpërmjet ndërgjegjësimit dhe zbatimit të praktikave të përshtatshme dhe të qëndrueshme në përdorimin e PMB-ve. Përmirësimi i monitorimit të jashtëm të ujit të pijshëm për pesticide. Synimi: Rritja e ndërgjegjësimit dhe njohurive të përdoruesve dhe konsulentëve profesionistë të PMB-ve në lidhje me mbrojtjen e burimeve ujore nga pesticidet duke përfshirë zonat e mbrojtjes sanitare të ujit në kurrikulat e trajnimit, materialet e trajnimit dhe materialet ndërgjegjësuese; Rritja e kapaciteteve të laboratorëve të shëndetit publik për të kryer testimin e ujit të pijshëm për pesticide, duke përfshirë rritjen e numrit të lëndëve vepruese të analizuara dhe akreditimin sipas ISO 17025, deri në vitin 2030. Treguesit: Informacion mbi zonat e mbrojtjes sanitare të ujit të përfshira në kurrikulat e trajnimit dhe materialet e trajnimit për përdoruesit e PMB-ve, tregtuesit e PMB-ve, konsulentët. Numri i materialeve sensibilizuese për përdorimin e qëndrueshëm të PMB-ve, ku përfshihen edhe çështjet e mbrojtjes së ujit. Numri i laboratorëve përgjegjës për analizën e pesticideve në ujë, të akredituar për analizën e pesticideve, numri i përbërësve aktivë të analizuar. Numri/përqindja e tejkalimeve të niveleve të pesticideve në mostrat e testuara të ujit të pijshëm të identifikuar në një vit. Masat: Masa 1: Përfshirja e informacionit për mbrojtjen e ujit dhe zonat e mbrojtjes sanitare të ujit në kurrikulat e trajnimit dhe materialet e trajnimit për përdoruesit e PMB-ve, tregtuesit e PMB-ve, konsulentët. Masa 2: Përfshirja e mbrojtjes së ujit nga pesticidet në materialet e ndërgjegjësimit dhe shkëmbimit të njohurive për përdoruesit e PMB-ve, tregtuesit e PMB-ve, konsulentët. Masa 3: Përfshirja e analizave të pesticideve individuale dhe totale në monitorimin e jashtëm të ujit të pijshëm. Masa 4: Rritja e kapaciteteve analitike në laboratorin/ët përgjegjës për analizën e pesticideve në ujin e pijshëm. Masa 5: Akreditimi i laboratorëve të shëndetit publik për analizat e pesticideve në ujin e pijshëm. 5.5.4 Distancat e sigurisë nga ujërat sipërfaqësore Situata aktuale: Aplikimi i PMB-ve në bujqësi mund të çojë në ndotjen e ujërave sipërfaqësore. Prandaj, ekziston nevoja për të krijuar zona sigurie për distancën e sigurisë nga mjediset ujorë, për t’i mbrojtur ato nga efektet anësore të përdorimit të PMB-ve. Zonat e sigurisë janë një mjet i rëndësishëm i menaxhimit të rrezikut për të mbrojtur cilësinë dhe sigurinë e ujit dhe mjedisit ujor, pasi brenda këtyre zonave, përdorimi i PMB-ve është i ndaluar. Gjerësia minimale e zonës sigurisë jepet në të dhënat e etiketës që shoqëron PMB-në. Objektivi: Reduktimi ose eliminimi i ndotjes së ujërave sipërfaqësore duke krijuar zona sigurie të mbuluara në mënyrë të përhershme me bimësi. Synimi: Rritja me 70% (40% deri në vitin 2028 dhe 70% deri në vitin 2032) e sipërfaqes së gjelbër në krahasim me vitin e parë të përdorimit të PMB-ve, midis territoreve bujqësore dhe ujërave sipërfaqësore, si dhe miratimi i rregulloreve që lejojnë përdorimin e PMB-ve që janë të etiketuara si jo të dëmshme për organizmat ujorë në të gjitha territoret bujqësore që ndodhen në afërsi të ujërave sipërfaqësore. Treguesit: Madhësia e sipërfaqes së gjelbër, e krijuar në afërsi të sipërfaqeve ujore dhe përpilimi i listës së pesticideve jo të dëmshme për organizmat ujorë. Masat: Masa 1: Stimulimi i krijimit të zonave të sigurisë, të mbuluara me bimësi të përhershme, dhe me gjerësi të paktën 5 m, veçanërisht në sipërfaqet bujqësore që ndodhen në afërsi të drejtpërdrejtë të ujërave sipërfaqësore, për mbrojtjen e ujërave sipërfaqësore dhe organizmave ujorë. Masa 2: Krijimi i një sistemi monitorimi për respektimin e kërkesave për ndalimin dhe kufizimin e përdorimit të PMB-ve në zonat e mbrojtura. 5.5.5 Reduktimi i përdorimit të PMB-ve në zona të veçanta Situata aktuale: Përdorimi i PMB-ve mund të jetë veçanërisht i rrezikshëm në zona të caktuara specifike ose në sipërfaqe jo bujqësore, prandaj përdorimi i PMB-ve duhet të minimizohet ose ndalohet në zona të tilla. Për më tepër, do të merren masat e duhura të menaxhimit të rrezikut dhe përdorimi i produkteve të mbrojtjes së bimëve me rrezik të ulët siç përcaktohet në legjislacionin që mbulon PMB-të, si dhe do të merren parasysh në radhë të parë masat e kontrollit biologjik. Kjo veçanërisht i referohet fushave specifike të mëposhtme: i. zonat e gjelbra dhe parqet e përdorura nga publiku i gjerë, ose nga grupet vulnerabël, në afërsi të ndërtesave të banimit, shkollave, kopshteve, shtëpive të pushimit, spitaleve dhe kujdesit tjetër shëndetësor, objektet ku është e vështirë të parandalohet hyrja e njerëzve, veçanërisht fëmijëve, kafshëve dhe kafshëve shtëpiake në zonat e trajtuara, ose zona menjëherë pas trajtimit; ii. zonat e mbrojtura ose zonat shumë të ndjeshme, të tilla si zonat Natura 2000, të mbrojtura në përputhje me direktivën e Këshillit 79/409/KEE të datës 2 prill 1979 për ruajtjen e shpendëve të egër dhe direktivën e Këshillit 92/43/KEE e datës 21 maj 1992 mbi ruajtjen e habitateve natyrore, si edhe të faunës dhe florës së egër; iii. zonat e trajtuara së fundmi të përdorura ose të aksesueshme nga punëtorët e bujqësisë. Në këto zona specifike, përdorimi i PMB-ve të kategorisë profesionale duhet të ndalohet edhe në rastet kur përdoruesi profesionist nuk është në gjendje të sigurojë aplikimin e sigurt të PMB-ve dhe ka metoda alternative për kontrollin e dëmtuesve në bimë. Ruajtja e bimëve në gjendje të mirë në hapësirat e gjelbra publike në kushte ekspozimi ndaj një sërë faktorësh pengues, është një sfidë shtesë për kompanitë që merren me mirëmbajtjen e sipërfaqeve publike dhe shëndetin e bimëve. Për këtë arsye, është e nevojshme të sigurohet mbrojtje dhe përgatitja e kujdeseshme e bimëve në fidanishte, dhe pas rimbjelljes të aplikohen masa agroteknike si përgatitja e tokës, ujitja, plehërimi, heqja e gjetheve dhe pjesëve të infektuara të bimës nga plantacionet, si edhe të tjera masa mekanike, që krijojnë kushte më të mira për rritjen dhe zhvillimin e bimëve. Këto masa zvogëlojnë praninë e dëmtuesve dhe lejojnë konsumin më të vogël të pesticideve me rezultate të mira në ruajtjen e zonave të gjelbra. Në rastet e përdorimit të PMB-ve, prioritet duhet të kenë gjithmonë PMB-të me rrezikshmëri më të ulët. Në Shqipëri, përdorimi i PMB-ve në këto zona specifike, rregullohet me VKM-në nr. 317, datë 15.5.2019 “Për miratimin e rregullave për përdorimin e qëndrueshëm të produkteve të mbrojtjes së bimëve dhe kritereve për kualifikimin e përdoruesve”. Bazuar në këtë VKM, ndalohet spërkatja ajrore e PMB-ve, ndalohet përdorimi i PMB-ve të rrezikshme në zonat e gjelbra publike, në zonat jobujqësore dhe në zonat e mbrojtura. Përdorimi i PMB-ve në zona të tilla, lejohet vetëm në raste specifike dhe të nevojshme kur alternativat e tjera të kontrollit të dëmtuesve janë joefektive dhe kjo duhet të bëhet nën kontrollin e pushtetit vendor dhe institucioneve të tjera përkatëse për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njerëzve. Për më tepër, rekomandohet përdorimi i PMB-ve me rrezik të ulët për mjedisin, florën dhe faunën dhe shëndetin e njeriut. Objektivi: Reduktimi i ekspozimit të njerëzve ndaj PMB-ve në ose afër zonave jobujqësore, si parqet publike, zonat e argëtimit, shkollat, kopshtet, shtëpitë e pushimit, spitalet dhe objektet e tjera të kujdesit shëndetësor. Synimi: Parandalimi dhe/ose zvogëlimi i rreziqeve të përdorimit të PMB-ve në zonat publike dhe argëtuese, duke siguruar kështu mbrojtjen e publikut të gjerë dhe grupeve specifike të cenueshme të popullsisë. Eliminimi i ndotjes në zonat e mbrojtura dhe mbrojtja e stafit nëpërmjet reduktimit të ekspozimit të tyre ndaj PMB-ve. Treguesit: Numri i shkeljeve që përfshijnë përdorimin e PMB-ve të kategorisë profesionale në zonat e përdorura nga publiku i gjerë, zonat e mbrojtura dhe zona të tjera specifike; Numri i shkeljeve që përfshijnë përdorimin e PMB-ve në zonat e mbrojtura për të cilat është vendosur ndalimi i përdorimit të PMB-ve. Numri i incidenteve me persona (helmime etj.) të shkaktuara në këto zona specifike, për shkak të përdorimit të PMB-ve. Masat: Masa 1: Ndalimi i përdorimit të PMB-ve të kategorisë profesionale në zonat e përdorura nga publiku i gjerë ose grupet vulnerabël; në raste të jashtëzakonshme, nëse zona të tilla duhet të trajtohen, mund të përdoren vetëm PMB të kategorisë joprofesionale, PMB me rrezik të ulët ose agjentë të kontrollit biologjik. Masa 2: Ndalimi i përdorimit të PMB-ve të kategorisë profesionale në zonat e mbrojtura; nëse zona të tilla duhet të trajtohen, duhet të përdoren PMB të kategorisë së përdorimit joprofesional, PMB me rrezik të ulët ose agjentë të kontrollit biologjik. Masa 3: Dhënia e përparësisë ndaj masave jokimike (p.sh. mekanike, fizike, biologjike dhe bioteknike) të mbrojtjes së bimëve në zonat specifike, me zbatimin e detyrueshëm të masave parandaluese që synojnë reduktimin e rasteve të dëmtuesve. 5.6 Transporti dhe ruajtja e PMB-ve dhe trajtimi i paketimit dhe mbetjeve të tyre nga përdoruesit Gjendja aktuale Në ligjin bazë nr. 105/2016, “Për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar, në nenet nr. 22, nr. 23, nr. 24 dhe nr. 25, përcaktohen përkatësisht rregullat dhe kriteret e përgjithshme për transportin dhe ruajtjen e PMB-ve, përdorimin e qëndrueshëm të PMB-ve, paketimin e PMB-ve, asgjësimin e PMB ve dhe të paketimeve të tyre. Janë miratuar dhe aprovuar standardet e ruajtjes për produktet me përdorim profesional, duke pasqyruar rreziqet që lidhen me PMB-të që ruhen, si dhe vendndodhjen e objektit të magazinimit, afërsinë e tij me hapësira të caktuara peizazhi, hapësira publike etj. Janë miratuar dhe aprovuar standardet për produktet e përdorimit të zakonshëm, duke marrë parasysh çështje të tilla si llojet e produkteve në fjalë, aksesi i produkteve për fëmijët, afërsia me produktet e tjera që shiten me pakicë (ushqimi për kafshët, produktet ushqimore etj.). Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), është përgjegjës për kontrollin zyrtar të shëndetit të bimëve, produkteve bimore dhe objekteve të tjera, si dhe për kontrollin e përdorimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve, objekt i këtij ligji. Në kuadër të këtij ligji, është miratuar VKM nr. 532, datë 11.9.2018 “Për miratimin e rregullave, për tregtimin, transportin dhe ruajtjen e produkteve për mbrojtjen e bimëve”. Përgjegjës për zbatimin e kësaj VKM-je, janë AKU dhe ISUV. MBZHR-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, ka ngritur një grup pune i cili ka hartuar projektudhëzimin për asgjësimin e PMB-ve dhe paketimit të tyre, sipas pikës 4, neni 25, të ligjit nr. 105/2016, datë 27.10.2016 “Për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar. Objektivi: PMB-të ruhen dhe trajtohen në mënyrë të përshtatshme nga të gjithë individët që i mbajnë në ambientet e tyre, në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i kontaminimit të operatorëve dhe kalimtarëve, si edhe potenciali për dëmtim të mjedisit. Synimi: Të gjitha PMB-të do të ruhen në mënyrë të përshtatshme në të gjitha ambientet. Mjediset e tregtimit plotësojnë standardet e ruajtjes dhe shitjes të përcaktuara në legjislacionin kombëtar. Të gjitha ambientet e përfshira në shitjen ose furnizimin e PMB-ve kanë staf të përshtatshëm të trajnuar, të njohur me kërkesat e kërkuara të ruajtjes dhe ekspozimit, të disponueshëm në çdo kohë. Të gjitha mbetjet e PMB-ve dhe ambalazhet e zbrazura, të asgjësohen siç duhet, sipas legjislacionit kombëtar dhe në një mënyrë miqësore me mjedisin. Treguesit: Numri/përqindja e magazinave, në nivel tregtimi/shpërndarje, që janë konstatuar në përputhje me standardet specifike ligjore në momentin e inspektimit nga autoriteti kompetent. Numri/përqindja e rasteve të PMB-ve, që nuk janë në përputhje me kërkesat e paketimit dhe etiketimit, në momentin e inspektimit, nga autoriteti kompetent. Numri/përqindja e subjekteve me shumicë dhe pakicë të PMB-ve, në përputhje me kërkesat e mbajtjes së të dhënave, në momentin e inspektimit nga autoriteti kompetent. Regjistrimi i sasisë së PMB-ve të asgjësuara. Masat: Masa 1: MBZHR-ja dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, duhet të përgatisin dhe miratojnë udhëzimet për asgjësimin e PMB-ve dhe paketimit të tyre, sipas pikës 4, të nenit 25, të ligjit nr. 105/2016, datë 27.10.2016 “Për mbrojtjen e bimëve”, të ndryshuar. Masa 2: Çdo operator biznesi i përfshirë në tregtimin e PMB-ve, do të jetë i detyruar të ketë një person të trajnuar siç duhet për rreziqet e pesticideve, të disponueshëm në çdo kohë në pikën e shitjes ose furnizimit. Masa 3: Të gjitha subjektet me shumicë dhe pakicë të PMB-ve, do të jenë të detyruar të regjistrojnë detajet, siç përcaktohet nga legjislacioni kombëtar, për shitjen dhe furnizimin e këtyre produkteve. Këto të dhëna duhet të mbahen për një periudhë prej të paktën 5 vjetësh dhe të vihen në dispozicion të autoriteteve kompetente me kërkesë të tyre. 5.7 Menaxhimi i integruar i dëmtuesve (MID) Situata aktuale: Menaxhimi i integruar i dëmtuesve, nënkupton shqyrtimin e kujdesshëm të të gjitha metodave të vlefshme të mbrojtjes së bimëve dhe integrimin e masave të duhura që dekurajojnë zhvillimin e popullatave të dëmtuesve dhe që mbajnë përdorimin e PMB-ve dhe formave të tjera të ndërhyrjes në nivele që janë të justifikuara ekonomikisht dhe ekologjikisht, si dhe për të reduktuar ose minimizuar rreziqet për shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Menaxhimi i integruar i dëmtuesve thekson rritjen e shëndetshme të bimëve me ndërhyrje sa më të vogla të mundshme në agroekosistemet, si edhe inkurajon mekanizmat natyrorë të kontrollit të dëmtuesve. Nëse masat agroteknike nuk janë të mjaftueshme, atëherë përdoren metoda biologjike ose kimike. Masat e aplikuara duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: 1. të sigurojë zhvillimin e shëndetshëm të bimëve; 2. të mbajë nën nivelin e kufirit kritik popullatën e dëmtuesve; 3. të mbrojnë armiqtë natyrorë; 4. të zvogëlojë kërcënimet e shfaqjes së rezistencës; 5. të reduktojë përdorimin e PMB-ve; 6. të zvogëlojë rreziqet për përdoruesin e fundit të PMB-ve, dhe; 7. të zvogëlojë kërcënimet për njerëzit dhe mjedisin. Masat, metodat dhe koha e çrrënjosjes, përcaktohen vetëm për sëmundjet e bimëve, insektet ose barërat e dëmshme me rëndësi ekonomike, bazuar në prognozën dhe infeksionin në plantacione ose kultura. Kjo qasje sot quhet e qëndrueshme dhe sistemi i prodhimit quhet prodhim i qëndrueshëm. Parandalimi dhe/ose mbajtja nën kontroll e organizmave të dëmshëm, duhet të arrihet ose të mbështetet midis opsioneve të tjera (të qëndrueshme), veçanërisht përmes: qarkullimit bujqësor, përdorimit të teknikave të përshtatshme të kultivimit, datat dhe dendësia e mbjelljes, punimi minimal i tokës, mbjellja direkte, përdorimi kur është e përshtatshme, i kultivarëve rezistent/tolerantë dhe farërave dhe materialit mbjellës standard të certifikuar, përdorimi i praktikave të balancuara të plehërimit, gëlqeres dhe ujitjes/kullimit, duke parandaluar përhapjen e organizmave të dëmshëm me masa higjienike (p.sh. me pastrim të rregullt të makinerive dhe pajisjeve). Në plan të parë vjen zbatimi i MID në sektorët kyç të prodhimit bujqësor dhe veçanërisht në fermat me sipërfaqe më të mëdha, ku mbrojtja e bimëve tenton të kryhet duke përdorur metoda konvencionale. Tendenca për të hyrë sa më shpejt në treg, veçanërisht në perimet e serrave, ndryshimet klimatike, nivelet e ulëta të trajnimit të fermerëve, fermat e reja me menaxherë joprofesionistë, në shumë raste mungesa e përgatitjes së tyre për ndryshime të mundshme në diapazonin e shpërndarjes së dëmtuesve (patogjenë kërpudha, baktere, viruse, insekte, nematoda, fitoplazma dhe bimët e dëmshme) e bëjnë më të vështirë zbatimin e sistemeve të qëndrueshme, si MID. Metodat kimikeMetoda tëqëndrueshmebiologjike fizikedhe të tjera jo-kimikeMonitorimi paralajmërimi dheparashikimi i vlerave tëkufirit kritik (praguekonomik)Parandalimi Qarkullimi i kulturave, përdorimi iteknikave adekuate të kultivimit,farërat rezistente, masat higjienike,mbrojtja dhe rritja e organizmave tëdobishëm Disa ferma shqiptare, e kanë zbatuar MID për kultura të ndryshme. Zakonisht kjo ka qenë në kuadër të projekteve të ndryshme, kryesisht me financime të huaja. Universiteti Bujqësor i Tiranës ka punuar me disa ferma në kuadër të studimeve të doktoraturës, por edhe studimeve të specialistëve të ndryshëm për zbatimin e MID në ferma. Realiteti është se kjo praktikë nuk përdoret në shumicën e fermave, ndaj ka ende shumë punë për të bërë në këtë drejtim. Linja e parë e kontrollit të dëmtuesve është përdorimi i metodave kulturoreparandaluese për të reduktuar rrezikun e dëmtimit nga dëmtuesit, të tilla siqarkullimi bujqësor i kulturave, përzgjedhja dhe rritja e varieteteve rezistente ndajdëmtuesve, përzgjedhja e vendeve të përshtatshme, praktikat higjienike, kultivimidhe lëvrimi, dhe nxitja e grabitqarëve natyrorë. Këto masa ofrojnë menaxhimprofilaktik të dëmtuesve me pak ose aspak rrezik mjedisor. Monitorimi efektiv bëhet duke përfshirë kontrollin, identifikimin, parashikimindhe vlerësimin e niveleve të popullatave të dëmtuesve. Monitorimi efektiv siguronqë PMB-të përdoren vetëm kur është e nevojshme, por edhe që PMB-ja e duhur tëzgjidhet dhe të aplikohet në kohën dhe mënyrën e duhur. Metodat e kontrollit të dëmtuesve duhet të zgjidhen në bazë të efektivitetit dherrezikut. Ato zgjidhen përmes hierarkisë së mëposhtme:-Mekanike-Biologjike PMB-të përdoren vetëm kur alternativat janë jo-efektive ose të padisponueshme Objektivi: MID ndiqet nga të gjithë konsulentët në mbrojtjen e kulturave bujqësore dhe përdoruesit profesionistë të PMB-ve, nëpërmjet përdorimit të matur të PMB-ve, përdorimit të teknikave joPMB, zgjedhjes së varieteteve, teknikave të kultivimit, qarkullimit bujqësor etj. Synimi: Deri në vitin 2032, të gjithë fermerët profesionistë në Shqipëri ndjekin parimet e MID në prodhimin e tyre bimor. Hartimi i udhëzimeve specifike për kulturat për mbrojtjen e integruar të bimëve për të gjitha kulturat ose sektorët përkatës, duke iu referuar sipërfaqes totale bujqësore dhe nivelit të intensitetit të përdorimit të PMB-ve në fermat e përfshira në aktivitetet e mbrojtjes së bimëve, kjo përfshin një përshkrim dhe vlerësim sistematik të metodave të disponueshme të mbrojtjes së integruar të bimëve. Përpunimi/formulimi i strategjive për të rritur rezistencën e bimëve në mënyrë që të sigurohet një menaxhim i duhur për kulturat dhe sektorët e rëndësishëm. Rritja e numrit të llojeve të pajisjeve/kurtheve për mbrojtjen e bimëve që çojnë në reduktimin e sasisë së produkteve për mbrojtjen e bimëve të përdorura. Reduktimi i përdorimit të lëndëve vepruese të klasifikuara si me “shqetësim të veçanta”, me qëllim që të zvogëlohet rreziku. Treguesit: numri i protokolleve MID të hartuara/përditësuara për kulturat kryesore; numri i kultivarëve rezistent, të futur në prodhim; numri i fermerëve që mbjellin kultivarë rezistent në fermat e tyre; numri i fermerëve që mbjellin farëra dhe fidanë të certifikuar; numri i fermerëve që aplikojnë metoda biologjike në menaxhimin e dëmtuesve; regjistri i fermerëve që zbatojnë parimet e menaxhimit të integruar të dëmtuesve në prodhimin bujqësor; numri/përqindja e fermerëve të gjetur në kontrollet zyrtare që ndjekin parimet e MID në prodhimin e tyre bimor. Masat: Masa 1: Zhvillimi ose përditësimi i protokolleve të menaxhimit të integruar të dëmtuesve për kulturat bujqësore kryesore. Masa 2: Hartimi i një programi trajnimi dinamik dhe profesional me fokus në përdorimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të PMB-ve në kuadër të qasjes MID. Masa 3: Identifikimi i lëndëve vepruese, me rrezikshmëri të lartë në përdorim (helmues dhe shumë helmues) dhe rekomandime për zëvendësimin e tyre me lëndë vepruese të tjera, më pak të rrezikshme për shëndetin e njeriut ose mjedisin. Masa 4: Vendosja ose përditësimi i kufirit kritik të trajtimit për dëmtuesit më të rëndësishëm të kulturave kryesore, duke përdorur metodologji të përditësuara. Masa 5: Rekomandimi i kultivarëve rezistente ndaj dëmtuesve, si dhe farave dhe fidanëve të certifikuar. Masa 6: Promovimi dhe mbështetja financiare e fermerëve që aplikojnë metoda të qëndrueshme biologjike, fizike dhe metoda të tjera jokimike, nëse ato ofrojnë kontroll të mirë të dëmtuesve, si dhe praktika të mira bujqësore (qarkullimi bujqësor, plehërimi i balancuar etj.). Masa 7: Promovimi dhe mbështetja e bujqësisë organike. Masa 8: Rekomandimi dhe asistimi i përdoruesit të fundit për përdorimin e PMB-ve dhe të formave të tjera të ndërhyrjes në nivele të domosdoshme, p.sh. me dozë të reduktuar, numër të reduktuar të aplikimeve ose aplikime të pjesshme dhe hedhja e tyre në regjistrin e përdorimit të PMB-ve në fermë. Masa 9: Publikimi i raporteve për mbetjet e pesticideve, duhet të bëhet në mënyrë periodike (të paktën një herë në dy vjet). 5.8 Qasje biologjike për mbrojtjen e bimëve Në vendin tonë prodhimet biologjike trajtohen nga ligji nr. 106/2016 “Për prodhimin biologjik, etiketimin e produkteve biologjike dhe kontrollin e tyre”, i cili përafron pjesërisht rregulloren e Këshillit të Evropës (KE) nr. 834/2007, datë 28 qershor 2007, “Për prodhimin biologjik dhe etiketimin e produkteve biologjike dhe që shfuqizon rregulloren (KEE) 2092/91”, të ndryshuar. Ky kuadër ligjor zbatohet për produktet që vijnë nga bujqësia, përfshirë akuakulturën, kur këto produkte janë vendosur ose kanë për qëllim të vendosen në treg, si më poshtë: a) produktet bujqësore të gjalla ose të papërpunuara; b) produktet bujqësore të përpunuara për t’u përdorur si ushqim; c) ushqimet për kafshë; ç) materiali mbjellës dhe shumëzues bimor. Objektivat për prodhimin biologjik janë: a) vendosja e një sistemi menaxhimi të qëndrueshëm të bujqësisë, i cili: i. respekton sistemet dhe ciklet e natyrës, ruan e përmirëson shëndetin e tokës, ujit, bimëve dhe kafshëve, si dhe ekuilibrin ndërmjet tyre; ii. kontribuon për një nivel të lartë të larmisë biologjike; iii. siguron përdorimin e përgjegjshëm të energjisë së burimeve natyrore, të tilla si uji, toka, lëndët biologjike dhe ajri; iv. respekton standarde të larta të mirëqenies së kafshëve dhe në veçanti, plotëson nevojat specifike jetësore, sipas llojeve të kafshëve; b) prodhimi i produkteve me cilësi të lartë; c) prodhimi i një larmie të gjerë ushqimesh e produktesh të tjera bujqësore, të cilat i përgjigjen kërkesës së konsumatorëve për produkte të prodhuara nga përdorimi i proceseve që nuk dëmtojnë mjedisin, shëndetin e njerëzve, bimëve ose shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve. Aktualisht, po hartohet ligj i ri për bujqësinë biologjike, i cili përafron rregulloren (BE) 2018/848 të Parlamentit Evropian dhe e Këshillit të datës 30 maj 2018 për prodhimin organik dhe etiketimin e produkteve organike dhe shfuqizimin e rregullores së Këshillit (EC) nr. 834/2007. Ligji i ri përcakton parimet dhe rregullat e prodhimit biologjik, të certifikimit dhe përdorimit të treguesve që i referohen prodhimit biologjik për etiketimin dhe reklamat, si dhe rregullat për kontrollin zyrtar. Tabela 16: Fermat organike gjithsej*, sipas aktivitetit bujqësor 2019-2020 Aktivitetet 2019 2020 Tokë e punueshme 53 59 Bimë aromatike dhe mjekësore 40 49 Perime 4 4 Foragjere - 3 Të tjera 9 3 Drufrutorët 28 54 Gështenja 3 3 Pemë frutore farore 3 19 Të tjera 2 2 Ullishte 12 12 Vresht 4 2 Pjergulla 4 16 Gjithsej 81 113 * Përfshihen ferma që mbledhin produkte të pyllit, si dhe ato që kultivojnë produkte bujqësore bio në tokë të punueshme dhe në sipërfaqen e drufrutorëve. Burimi: INSTAT Tabela 17: Sipërfaqe me prodhime organike në tokë bujqësore viti 2021 Emërtimi Sipërfaqe ha - nga e cila në serraGjithsej - në proces certifikimi - e certifikuar Tokë e punueshme 952.4 83.1 869.3 4.4 Bimë aromatike dhe mjekësore* 926.0 79.8 846.2 2.0 Perime 16.5 0.9 15.6 2.4 Foragjere 8.2 0.8 7.4 Të tjera 1.7 1.6 0.0 Drufrutorët 144.7 101.3 43.4 0.3 Pemë frutore 34.3 26.0 8.3 0.3 Ullinj 94.8 60.6 34.2 Vreshta 15.6 14.7 0.9 Gjithsej 1,097.0 184.4 912.6 4.69 *Këtu janë të përfshira edhe erëzat e gatimit. Burimi: INSTAT Tabela 18: Prodhimet organike në tokë bujqësore viti 2021 Emërtimi Prodhim nga e cila në serraGjithsej në proces certifikimi e certifikuar Tokë e punueshme 2,129.8 417.25 1712.5123 10.86 Bimë aromatike dhe mjekësore )* 2,113.7 414.1 1,699.6 7.9 Perime 10.6 1.0 9.6 3.0 Foragjere 3.5 0.5 3.0 Të tjera 2.0 1.7 0.3 Drufrutorët 469.4 349.3 120.1 0.5 Pemë frutore 123.3 96.1 27.2 0.5 Ullinj 227.7 141.0 86.7 Vreshta 118.5 112.3 6.3 Gjithsej 2,599.2 766.6 1,832.6 11.3 *Këtu janë të përfshira edhe erëzat e gatimit. Burimi: INSTAT Tabela 19: Produkte organike të egra 2019–2021 Emërtim Prodhim 2019 2020 2021 Bimë aromatike dhe mjekësore* 4,615.0 3,781.1 7,608.0 Gështenja 760.0 873.0 1,200.0 Fruta pylli 423.7 491.6 420.0 Gjithsej 5,798.7 5,145.7 9,228.0 *këtu janë të përfshira edhe erëzat e gatimit. Burimi: INSTAT Objektivi: Objektivi është rritja e sipërfaqes së tokës bujqësore dhe akuakulturës biologjike në vend, për prodhimin biologjik. Synimi: Përditësimi i legjislacionit me legjislacionin e BE-së në fushën e prodhimit biologjik si dhe miratimi i lëndëve vepruese, sipas legjislacionit të BE-së, që janë në përmbajtje të produkteve për mbrojtjen e bimëve, të cilat do lejohen të përdoren në prodhimin biologjik. Treguesit: legjislacioni i miratuar; lista e miratuar me lëndët vepruese; numri i produkteve për mbrojtjen e bimëve që lejohen të përdoren në prodhimin biologjik. Masat: Masa 1: Brenda viti 2026 përditësimi i legjislacionit në fushën e prodhimit biologjik me legjislacionin e BE-së. Masa 2: Miratimi i listës me lëndë vepruese, sipas legjislacionit të BE-së, që janë në përmbajtje të produkteve për mbrojtjen e bimëve, të cilat do lejohen të përdoren në prodhimin biologjik. Masa 3: Miratimi i produkteve për mbrojtjen e bimëve që lejohen të përdoren në prodhimin biologjik dhe hartimi i listës për këtë kategori të PMB-ve. Publikimi i kësaj liste në faqen zyrtare të Ministrisë.

Action plan for the sustainable use of plant protection products 2022-2032 · Nelum