تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation No. 954 of 2009 on the organization, structure, and functioning of the Inter-Institutional Operational Marine centre (IOMC) and on the interaction with the government institution involved in maritime affairs

صدر في 2009-09-30 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
لائحة
المنظمة
European Union
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Fisheries and aquaculture, Sea
الكلمات المفتاحية
marine fisheries, enforcement/compliance, monitoring, institution, management/conservation, pollution control, territorial sea, maritime zone, governance

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. [Printo] [Google Translate] VENDIM Nr.954, datë 30.9.2009 PËR ORGANIZIMIN, STRUKTURËN, FUNKSIONIMIN E QENDRËS NDËRINSTITUCIONALE OPERACIONALE DETARE (QNOD) DHE BASHKËVEPRIMIN ME INSTITUCIONET SHTETËRORE, QË KANË INTERESA NË DET Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 32 të ligjit nr.9251, datë 8.7.2004 "Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë", të neneve 3, pika 3, e 4/1, pika 3, të ligjit nr.8875, datë 4.4.2002 "Për Rojën Bregdetare Shqiptare", të ndryshuar, dhe të neneve 6, 29 e 41 të ligjit nr.9861, datë 24.1.2008 "Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror", me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes dhe të Ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. Përkufizime Në kuptim të këtij vendimi, me termat e mëposhtëm nënkuptohen: a) "Mjet detar", një anije patrulluese, anije ndihmuese, mjet i shpejtë lundrues etj., që drejtohet nga një ekuipazh i stërvitur dhe i pajisur me pajisjet e përshtatshme për kryerjen e operacioneve detare. b) "Komandant në terren", personi që kontrollon drejtpërdrejt mjetet detare, të përfshira në një operacion të veçantë dhe që drejton, nga pikëpamja taktike, operacionin në terren, në drejtimin e oficerit të shërbimit të QNOD-së. c) "Pavarësia operacionale e QNOD-së", autoriteti i kësaj qendre për të marrë vendime dhe për të komanduar gjatë operacioneve detare. ç) "Varësi administrative", eprori që ka përgjegjësinë për t'i siguruar QNOD-së mbështetjen logjistike, mirëmbajtjen e pajisjeve administrative, sigurimin e mjediseve, si dhe personelin e nevojshëm për përmbushjen e detyrave të sipërpërmendura. d) "Kontrolli operacional", autoriteti i ngarkuar për të drejtuar të tjerët në përmbushjen e detyrave të caktuara. dh) "Transferimi i autoritetit", rasti kur e drejta për të drejtuar të tjerët transferohet nga një institucion ose person te një tjetër, si p.sh. transferimi i kontrollit operacional të një situate të dhënë nga autoritetet ushtarake tek autoritetet civile gjatë operacioneve të zbatimit të ligjit. II. Misioni dhe detyrat e QNOD-së 1. Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) është një strukturë ndërinstitucionale bashkërenduese, që ka detyrë organizimin, planizimin dhe drejtimin e operacioneve detare, në të gjithë hapësirën detare, në përputhje me legjislacionin detar vendas e ndërkombëtar. QNOD-ja do të funksionojë në përputhje me kuadrin ligjor shqiptar, i cili ngarkon me përgjegjësi kryesore Ministrinë e Brendshme për menaxhimin dhe kontrollin e kufijve shqiptarë, së bashku me ministritë e tjera, të cilat kanë autoritet të ndryshëm në det. QNOD-ja është një platformë bashkëpunimi, ku personeli është në varësi të institucionit përkatës, i caktuar për të garantuar bashkëpunimin dhe bashkërendimin e punës për menaxhimin e hapësirës detare shqiptare. QNOD-ja bashkërendon operacionet e kërkim-shpëtimit dhe të dhënies së ndihmës në det, si dhe parandalon e mbron mjedisin detar nga ndotja. QNOD-ja e garanton këtë nëpërmjet bashkërendimit dhe bashkëpunimit efikas me të gjitha institucionet pjesëmarrëse dhe nëpërmjet bashkërendimit të të gjitha burimeve të disponueshme, si mjetet detare, ajrore e tokësore, sistemet, personelin etj. QNOD-ja bashkërendon planin e mbështetjes me mjete detare dhe burime të tjera, në dispozicion të të gjitha institucioneve pjesëmarrëse, dhe përgatit rekomandimet e nevojshme për trajnimin profesional, kualifikimet dhe arritjen e standardeve të kërkuara nga të gjitha institucionet e përfshira në operacionet detare. 2. QNOD-ja funksionon edhe si: a) qendër komandimi për operacionet detare; b) qendër raportimi dhe informacioni; Page 1 of 5Ligjet.org - Për organizimin, strukturën, funksionimin e Qendrës Ndërinstitucionale Oper... 4/28/2015http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:954:30.09.2009 c) qendër kombëtare për kërkimin dhe shpëtimin në det; ç) qendër për shkëmbim informacioni me strukturat partnere. 3. QNOD-ja, si qendër komandimi operacional detar, nënkupton: a) drejtimin e të gjitha mjeteve detare, të përfshira në operacionet e kësaj qendre; b) bashkërendimin e punës për planifikimin e përdorimit të integruar vjetor të mjeteve dhe të infrastrukturës përkatëse. 4. QNOD-ja, si qendër raportimi dhe informacioni, nënkupton: a) grumbullimin e informacionit për situatat detare, përsa i përket hapësirës detare shqiptare; b) Qendra, në përmbushje të misionit të përcaktuar në pikën 1 të kreut II të këtij vendimi, garanton transmetimin efikas të informacionit në Ministrinë e Brendshme. QNOD-ja përpunon dhe transmeton informacionin drejtpërdrejt tek institucionet e tjera përgjegjëse, në varësi të llojit të operacionit, që po kryhet. Transmetimi i informacionit kryhet nga oficerët koordinatorë, të caktuar nga institucionet përkatëse; c) hartimin e raporteve periodike për institucionet e përfshira; ç) përgatitjen e raporteve të përbashkët a të riskut për situatën detare. 5. QNOD-ja, si qendër kombëtare për kërkim-shpëtimin në det (MRCC), nënkupton: a) organizimin dhe zbatimin e detyrave, në përputhje me planin kombëtar të kërkim-shpëtimit në det dhe me manualin e kërkim-shpëtimit në det; b) bashkërendimin e punës me qendrat e kërkim-shpëtimit të vendeve fqinje. 6. QNOD-j a mund të komandojë edhe mjete detare private, në rastet e operacioneve të kërkim-shpëtimit në det, kur këto mjete vendosen në dispozicion të operacioneve, sipas dispozitave ligjore. 7. Në fillim të çdo viti, për planifikimin dhe përmbushjen e misionit, institucionet pjesëmarrëse në QNOD bëjnë deklarimin vjetor të mjeteve detare, që kanë në inventar, si dhe përditësimin e gatishmërisë teknike dhe të veprimtarisë operacionale të tyre. III. Organizimi i QNOD-së 1. Struktura e QNOD-së është sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. QNOD-ja ka në përbërje strukturore personel nga të gjitha institucionet, që kanë kompetenca dhe kryejnë detyra në bregdet e në hapësirën detare, sipas nenit 32 të ligjit nr.9251, datë 8.7.2004 "Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë", siç janë: Ministria e Financave (prani 24-orëshe të doganave); Ministria e Brendshme (prani 24-orëshe të Policisë së Kufirit dhe Migracionit); Ministria e Mbrojtjes (prani 24-orëshe të Rojës Bregdetare); Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave (prani 24-orëshe të Inspektoratit të Peshkimit); Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (kapacitet bashkërendues, sipas nevojës); Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (kapacitet bashkërendues, sipas nevojës); Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (kapacitet bashkërendues sipas nevojës). 3. Mjediset e QNOD-së janë në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes. 4. Pagesa e personelit të QNOD-së bëhet nga institucionet përkatëse, që emërojnë këtë personel. 5. Personat e caktuar në QNOD janë përfaqësues të institucioneve të përfshira sipas nenit 32 të ligjit nr.9251, datë 8.7.2004 "Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë", dhe do të jenë në varësi të institucioneve, që ata përfaqësojnë. 6. Përbërja e strukturës së QNOD-së është si më poshtë vijon: Page 2 of 5Ligjet.org - Për organizimin, strukturën, funksionimin e Qendrës Ndërinstitucionale Oper... 4/28/2015http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:954:30.09.2009 a) Drejtori administrativ; b) Kontrollorët e lartë të institucioneve; c) Koordinatorët e institucioneve; ç) Oficerët e shërbimit; d) Kontrollorët civilë të turnit; dh) Personeli i shërbimit; e) Personeli i mbështetjes administrative dhe teknike. 7. Detyrat që kryejnë strukturat e QNOD-së janë si më poshtë vijon: Drejtori administrativ, i cili caktohet nga Ministri i Mbrojtjes, është përgjegjës për përgatitjen e rekomandimeve të buxhetit vjetor, që i paraqiten Ministrisë së Mbrojtjes, për shpenzimet për personelin operacional, për mirëmbajtjen e pajisjeve, për të garantuar zbatimin e procedurave operacionale standarde, të miratuara, si dhe transmetimin e raporteve, të miratuara dhe të nevojshme. Ai ka detyrë të informojë rregullisht Ministrinë e Mbrojtjes dhe ministritë e tjera pjesëmarrëse për problemet ose çështjet, që ndikojnë në mirëfunksionimin e QNOD-së. Koordinatorët e institucioneve janë përfaqësues të caktuar nga institucionet e përmendura në pikën 2 të nenit 32 të ligjit nr.9251, datë 8.7.2004 "Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë" dhe i përfaqësojnë ato gjatë planifikimit, të përditshëm dhe afatgjatë, operacional. Koordinatorët janë përgjegjës për zhvillimin e bashkërenduar dhe zbatimin e planeve operacionale të QNOD-së, të miratuara bashkërisht, për vlerësimet e riskut, rekomandimet e trajnimeve dhe të planeve, në përputhje me vendimet përkatëse. Oficerët e shërbimit janë oficerët përgjegjës për personelin, që shërben në sallën operacionale të QNOD së. Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave do të kenë oficerë shërbimi 24 orë, në sallën operacionale të QNOD-së. Secili oficer shërbimi është përgjegjës për drejtimin e operacioneve, që janë kompetencë e ministrisë, që përfaqëson. Për sigurimin e kontrollit civil mbi të gjitha operacionet policore, oficeri i shërbimit, i caktuar nga Ministria e Brendshme, do të marrë përsipër dhe do të ekzekutojë operacionet, që lidhen me detyrat e policisë. Personeli i shërbimit të QNOD-së do të shërbejë në turne të caktuara, për të garantuar funksionimin në mënyrë të pandërprerë. Përgjegjësitë dhe bashkërendimi i punës së oficerëve të shërbimit përshkruhen në procedurat operacionale, të miratuara. Personeli i operacioneve dhe i shërbimit të QNOD-së caktohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe do të jenë operatorë të trajnuar radarësh dhe/ose personel i ndërlidhjes. Personeli administrativ dhe ai teknik është personel i caktuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe siguron mbarëvajtjen e sistemeve e mirëfunksionimin e pajisjeve të QNOD-së. 8. QNOD-ja vendoset në mjedise të siguruara nga Ministria e Mbrojtjes. Të gjitha pajisjet e nevojshme për QNOD-në sigurohen po nga Ministria e Mbrojtjes. 9. QNOD-ja mbledh informacion nga sistemi i vëzhgimit së hapësirës detare dhe nga censorë të tjerë, pajisje ose mjete detare, të përfshira në operacione për kontrollin e hapësirës detare. IV. Operacionet e QNOD-së 1. Operacionet e QNOD-së përcaktohen në manualin e procedurave standarde operacionale, të miratuar nga Ministri i Br endshëm dhe Ministri i Mbrojtjes, pas bashkërendimit me institucionet e tjera pjesëmarrëse. Në të njëjtën mënyrë miratohet edhe plani vjetor operacional i QNOD-së. 2. QNOD-ja drejton dhe bashkërendon operacionet detare të institucioneve të mëposhtme: a) Ministrisë së Brendshme: i) Operacionet detare për kontrollin e kufirit dhe të luftës kundër trafikut të paligjshëm. ii) Operacionet detare të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. iii) Operacionet detare për detyra të tjera policore. b) Ministrisë së Mbrojtjes: Page 3 of 5Ligjet.org - Për organizimin, strukturën, funksionimin e Qendrës Ndërinstitucionale Oper... 4/28/2015http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:954:30.09.2009 i) Operacionet e kërkim-shpëtimit dhe dhënies së ndihmës në det. ii) Operacionet detare për kontrollin e legjislacionit për sigurinë hidrolundrimore. iii) Me kërkesë të strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre doganore siguron mbështetje për misionet e zbatimit të ligjit. iv) Kur për veprimet e ndërmarra sipas nënndarjes "ii" më sipër, kërkohen atributet e policisë gjyqësore, vetëm personeli i Rojës Bregdetare apo i Forcës Detare, i cili gëzon këto atribute dhe ka trajnimin e përshtatshëm, mund t'i kryejë këto veprime. Trajnimi i nevojshëm përcaktohet me urdhër të përbashkët të ministrive të përfshira dhe të Prokurorisë së Përgjithshme. c) Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit: i) Operacionet detare për kontrollin e legjislacionit për trafikun detar. ii) Hetimin e incidenteve detare. ç) Ministrisë së Financave: i) Operacionet detare për kontrollin e legjislacionit fiskal dhe doganor. d) Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave: i) Operacionet detare për kontrollin e zbatimit të legjislacionit për peshkimin. ii) Operacionet për parandalimin dhe mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja. dh) Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve: i) Operacionet në mbështetje të sporteve ujore dhe nënujore. ii) Operacionet në mbështetje të turizmit detar dhe bregdetar. 3. Procedurat operacionale standarde (POS) përfshijnë çështjet e mëposhtme, por pa u kufizuar në to: a) Plani i trajnimit të personelit të QNOD-së; b) Proceset e raportimit dhe të menaxhimit të informacionit dhe listat e kontrollit; c) Detyrat, përgjegjësitë, masat për bashkërendimin e punës dhe procedurat e funksionimit si qendër kombëtare të shpëtimit detar; ç) Proceset dhe mjetet për shkëmbimin e informacionit detar me institucionet shumëkombëshe dhe të huaja; d) Proceset për garantimin e kontrollit civil të operacioneve policore detare; dh) Procedurat për drejtimin e mjeteve detare dhe sistemet e mbështetjes, që marrin pjesë në operacionet detare; e) Procedurat për përgatitjen e rekomandimeve për institucionet pjesëmarrëse, për trajnimin, shpërndarjen e burimeve dhe projektet e ardhshme të zhvillimit të kapaciteteve; ë) Detyrat dhe përgjegjësitë e komandantëve në terren; f) Detyrat dhe përgjegjësitë e oficerëve të shërbimit dhe personelit të shërbimit; g) Detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatorëve të institucioneve; gj) Proceset për transferimin e autoritetit për incidentet e përmendura në kreun IV të këtij vendimi; h) Proceset për bashkërendimin e komandimit e të kontrollit, të komunikimeve dhe çështjeve të menaxhimit të frekuencave; i) Procedurat e posteve të punës. V. Bashkërendimi, planifikimi dhe përgjegjësitë e institucioneve pjesëmarrëse Page 4 of 5Ligjet.org - Për organizimin, strukturën, funksionimin e Qendrës Ndërinstitucionale Oper... 4/28/2015http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:954:30.09.2009 1. Institucionet e përfshira në QNOD bashkëveprojnë me njëra-tjetrën, për një kontribut maksimal në përmbushje të misionit të qendrës. 2. Koordinatorët e institucioneve marrin pjesë në planifikimin dhe vendimet, që kanë lidhje me institucionet, që përfaqësojnë, dhe bien dakord bashkërisht dhe garantojnë zbatimin e këtyre planeve. 3. Trajnimi i personelit dhe mbështetja me personel e mjeteve detare, të përfshira në operacionet e kontrollit të hapësirës detare është përgjegjësi e institucionit, që i ka në pronësi këto mjete detare. 4. Sigurimi lundrimor për mjetet detare është përgjegjësi e institucioneve përkatëse. 5. QNOD-ja merr informacion nga sistemi i integruar i vëzhgimit të hapësirës detare, nga mjetet patrulluese në det, si dhe nga infrastruktura të tjera, në dispozicion të institucioneve, të përfshira në këtë qendër. 6. Institucionet pjesëmarrëse në QNOD bashkëveprojnë ngushtë për trajnimin dhe angazhimin, me qëllim që burimet të përdoren në mënyrë racionale dhe të rritet efektshmëria operacionale detare. 7. Për çështjet, të cilat nuk rregullohen nga ky vendim, institucionet pjesëmarrëse mbështeten në marrëveshjet përkatëse, të nënshkruara në zbatim të nenit 10 të ligjit nr.8875, datë 4.4.2002 "Për Rojën Bregdetare Shqiptare", të ndryshuar. VI. Të fundit 1. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për zbatimin e këtij vendimi. 2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes për bashkërendimin e procesit të hartimit të procedurave operacionale standarde brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Copyright 2015 - www.ligjet.org Page 5 of 5Ligjet.org - Për organizimin, strukturën, funksionimin e Qendrës Ndërinstitucionale Oper... 4/28/2015http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:954:30.09.2009

Regulation No. 954 of 2009 on the organization, structure, and functioning of the Inter-Institutional Operational Marine centre (IOMC) and on the interaction with the government institution involved in maritime affairs · Nelum