Regulation No. 913 on the establishment of the National Center of Energy Applications
صدر في 2009-08-26 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- المنظمة
- European Union
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Energy, Environment
- الكلمات المفتاحية
- institution, governance
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
1. Krijimin e Qendrës Kombëtare për Aplikimet Energjetike (në vijim QKAE), si institucion bashkërendues dhe lehtësues, për procedurat e marrjes së lejeve dhe/ose të autorizimeve të nevojshme për ngritjen dhe funksionimin e të gjitha llojeve të projekteve, në fushën e energjisë elektrike.
2. QKAE-ja është institucion publik qendror, buxhetor, me personalitet juridik, në varësi të ministrit, që mbulon fushën e ekonomisë.
3. QKAE-ja e ka selinë në Tiranë.
4. QKAE-ja financohet nga Buxheti i Shtetit.
5. QKAE-ja ka këto funksione: - Lehtëson procesin e lëshimit të licencave, të lejeve, autorizimeve dhe akteve të tjera administrative, për ndjekjen e të gjitha llojeve të projekteve, në fushën e energjisë elektrike, nga të gjitha burimet e mundshme, nëpërmjet bashkërendimit të procedurave për dhënien e licencave, të autorizimeve apo lejeve nga institucionet a entet publike përkatëse; - Mbështet me analiza dhe sugjerime nismat e reja të reformës rregullatore, të cilat lidhen me funksionin parësor të kësaj qendre; - Jep mendime dhe bën oponencë për nisma, ligjore dhe nënligjore, për institucionet publike, që lidhen me funksionin parësor të kësaj qendre. - Informon dhe këshillon subjektet private për kriteret dhe procedurat për licencimin, lejimin apo autorizimin e projekteve në fushën e energjisë elektrike.
6. QKAE-ja funksionon sipas modelit të “Qendrës me një ndalesë të vetme”.
7. Veprimtaria e QKAE-së drejtohet nga drejtori i përgjithshëm, i cili emërohet nga ministri, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
8. Titullari i QKAE-së lirohet nga detyra për shkaqet dhe sipas procedurave të parashikuara në pikën 1 të nenit 21 të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”. Vendimi për lirimin e titullarit merret nga ministri përgjegjës për ekonominë.
9. Për përzgjedhjen e nëpunësve të QKAE-së zbatohen procedurat e përcaktuara në ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.
10. Marrëdhëniet e punës të punonjësve të tjerë të QKAE-së që kryejnë detyra të karakterit mbështetës, rregullohen sipas Kodit të Punës dhe dispozitave të tjera, ligjore dhe nënligjore, të dala në mbështetje dhe në zbatim të tij.
11. Zhvillimi i procedurave për rekrutimin e nëpunësve të QKAE-së, në fazën fillestare të krijimit, kryhet nga strukturat përkatëse të shërbimeve mbështetëse, të ministrisë përgjegjëse për ekonominë.
12. Struktura dhe organika e QKAE-së miratohen nga Kryeministri.
13. Numri i punonjësve të QKAE-së, me vendim të Këshillit të Ministrave, i shtohet numrit të përgjithshëm të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
14. Buxheti i QKAE-së miratohet së bashku me buxhetin vjetor të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si zë i veçantë. Buxheti i QKAE-së, për periudhën në vazhdim, të vitit 2009, të përballohet nga fondet e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
15. Deri në rekrutimin e stafit të nevojshëm, shërbimet e financës, të llogarisë dhe prokurimit të QKAE-së të kryhen nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
16. Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL) dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), nën drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të evidentojnë ndryshimet e nevojshme të akteve, ligjore dhe nënligjore, në fuqi, për të mundësuar funksionimin e QKAE-së në ato fusha veprimtarie, të cilat nuk i janë nënshtruar zbatimit të ligjit nr.10081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
17. Deri në datën e hyrjes në fuqi të ndryshimeve të nevojshme ligjore sipas pikës 16 të këtij vendimi, QKAE-ja do të kryejë funksionet e saj, të përcaktuara në këtë vendim, për aq sa kjo lejohet nga legjislacioni në fuqi.
18. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Ministria e Financave dhe Departamenti i Administratës Publike për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha