تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation No.9 dated 25.1.2010 establishing a system for the prevention and elimination of the illegal, unregulated and unreported fishing

صدر في 2010-01-25 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

research.laws.repealedOn

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Rregullore Nr.9, Datë 25.1.2010 Për Ngritjen E Një Sistemi Për Parandalimin, Dekurajimin Dhe Eliminimin E Peshkimit Ilegal, Të Parregulluar E Të Paraportuar (Iuu)
اللغة
Albanian
النوع
لائحة
المنظمة
European Union
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Fisheries and aquaculture
الكلمات المفتاحية
certification, internal trade, international trade, legal proceedings/administrative proceedings, fishing authorization, port State measures, fishery management and conservation, marine fisheries, foreign fishing, Illegal unreported and unregulated fishing (IUU fishing), authorization/permit
الفئات
*

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. Rregullore Nr.9, Datë 25.1.2010 Për Ngritjen E Një Sistemi Për Parandalimin, Dekurajimin Dhe Eliminimin E Peshkimit Ilegal, Të Parregulluar E Të Paraportuar (Iuu) Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës dhe në zbatim te germës “n” të nenit 32, të ligjit nr.7908, datë 5.4.1995, “Për Peshkimin dhe Akuakulturën” i ndryshuar, të Kreut III të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1062, datë 16.7.2008 “Për përcaktimin e kompetencave të inspektoratit të peshkimit dhe ngritjen e sistemit të kontrollit, për zbatimin e politikave menaxhuese në peshkim”, Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, miraton rregulloren si më poshtë: KREU I TË PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi dhe fusha e veprimtarisë 1. Rregullorja harton një sistem masash për tregtimin e produkteve peshkore me synim parandalimin, dekurajimin dhe eliminimin e peshkimit ilegal, të parregulluar e të paraportuar (peshkimi IUU). 2. Ministria siguron mjetet e duhura në dispozicion të Inspektoratit te peshkimit për t’i mundësuar atij përmbushjen e detyrave të përcaktuara në këtë Rregullore. 3. Rregullorja zbatohet për të gjithë aktivitetet e peshkimit IUU dhe aktivitete të tjera të lidhura me të kur këto aktivitete ushtrohen: (i) në territorin e ujërave detare, që i nënshtrohen sovranitetit apo juridiksionit të Republikës së Shqipërisë; (ii) nga anijet shqiptare të peshkimit në detin Mesdhe, jashtë zonave të përcaktuara në pikën (i); (iii) nga shtetas shqiptarë, në detin Mesdhe, jashtë ujërave të përcaktuara në pikën (i); Neni 2 Përkufizimet Në kuptim të kësaj Rregullore: 1. “peshkim ilegal, i parregulluar dhe i paraportuar” ose “peshkim IUU” (Illegal, Unreported and Unregulated)’ kuptohen aktivitetet e peshkimit që janë ilegale, të parregulluara apo të paraportuara; 2. “peshkim ilegal kuptohen aktivitetet e peshkimit që: a) kryhet nga një anije peshkimi vendase apo e huaj në ujërat detare nën juridiksionin Republikës së Shqipërisë, pa lejen e saj, apo në shkelje te dispozitave ligjore te legjislacionit shqiptar, b) kryhet nga një anije peshkimi që mban flamurin e Republikës së Shqipërisë, por që ushtron aktivitetin në kundërshtim me masat menaxhuese dhe konservuese të adoptuara nga organizata të rëndësishme rajonale të menaxhimit te peshkimit ku Shqipëria është palë kontraktuese dhe që ajo ka pranuar, apo të dispozitave të rëndësishme të ligjit ndërkombëtar të aplikueshëm për këtë rast, si dhe c) kryhet nga anijet e peshkimit në shkelje të dispozitave te legjislacionit shqiptar apo ndërkombëtar; 3. “peshkim i paraportuar” kuptohen aktivitetet e peshkimit që: a) nuk janë raportuar, apo janë raportuar në mënyrë jo korrekte në autoritetet e rëndësishme kombëtare të peshkimit, në kundërshtim të rregulloreve dhe ligjeve kombëtare të peshkimit, ose b) janë kryer në zonën e kompetencës së një organizate të rëndësishme rajonale të menaxhimit të peshkimit dhe nuk janë raportuar ose janë raportuar në mënyrë jo korrekte, në kundërshtim me procedurat raportuese të asaj organizate; 4. “peshkim i parregulluar” kuptohen aktivitetet e peshkimit që: a) kryhen në zonën e aplikimit të një organizate të rëndësishme rajonale të menaxhimit të peshkimit nga anije peshkimi pa nacionalitet, nga anije peshkimi që kanë flamurin e një Shteti jo anëtar i kësaj organizate apo nga ndonjë njësi tjetër peshkimi, që nuk përputhet apo është në kundërshtim me masat konservuese apo menaxhuese të kësaj organizate, ose b) kryhet në zona ose mbi popullata peshkimi në lidhje me të cilin nuk ka masa të aplikueshme konservuese ose menaxhuese nga anijet e peshkimit që nuk përputhet me përgjegjësitë e Republikës së Shqipërisë për ruajtjen e burimeve detare të gjalla sipas ligjit ndërkombëtar; 5. “anije peshkimi” është anije e çfarëdo madhësie që përdoret apo që synohet të përdoret për shfrytëzimin e burimeve peshkore për qëllime tregtare, duke përfshirë anijet mbështetëse, anijet përpunuese të peshkut, anijet e përfshira në transbordim dhe anijet transportuese të pajisura për transportimin e produkteve peshkore, përjashtuar anijet e kontejnerëve; 6. “anije peshkimi shqiptare” është anije peshkimi me flamur shqiptar dhe e regjistruar në Regjistrin Detar Shqiptar; 7. “anije peshkimi komunitare” është anije peshkimi me flamurin e një Shteti Anëtar dhe e regjistruar në komunitet; 8. “leje peshkimi” është e drejta për t’u përfshirë në aktivitete peshkimi gjatë një periudhe caktuar në një zonë të përcaktuar ose për një lloj peshkimi të përcaktuar sipas përcaktimeve të germës “i” të nenit 3 ligjit Nr. 10081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë dhe te përcaktimeve të pikës 7 te Kategoria III.5 (Shfrytëzimi dhe/ose mbarështimi faunës (tokësore dhe ose ujore)), ndarja II. Leja për përdorimin me kodin nënkategorisë III.5.A.1 të Aneksit 1, Fusha III “Mjedisi dhe burimet mjedisore bazë” te VKM Nr.538, datë 26.5.2009 “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet qendrës kombëtare të licencimit (QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta” 9. “produkt peshkor” është çdo produkt i cili futet në Kapitullin 3 dhe në kapitujt e Tarifave 1604 dhe 1605 të Nomenklaturës së Kombinuar të përcaktuara nga Rregullorja e Këshillit (EEC) 2658/87 e 23 korrik 1987 mbi nomenklaturën e tarifave dhe statistikave dhe në Tarifën e Përbashkët Doganore, si dhe ne Nomenklaturën Doganore shqiptare, me përjashtim të produkteve të listuara në Shtojcën I të kësaj Rregullore; 10. “masa menaxhuese dhe konservuese” janë masat për të mbrojtur apo menaxhuar një ose më shumë lloje të burimeve të gjalla ujore që janë adoptuar dhe janë në fuqi në përputhje me rregullat e rëndësishme dhe/ose legjislacionin shqiptar; 11. “transbordim” do të thotë shkarkimi i plotë ose i pjesshëm i produkteve peshkore në kuvertën e një anije peshkimi nga një anije tjetër peshkimi; 12. “importim” do të thotë futja e produkteve peshkore në territorin e Shqipërisë, përfshirë dhe ato për qëllime transbordimi në portet që ndodhen në territorin e tij; 13. “transporti indirekt” do të thotë importimi nga territori i një vendi të tretë të ndryshëm nga Shteti flamur, anija e së cilit ka kryer zënien; 14. “eksportimi” do të thotë lëvizja në një vend të tretë të produkteve peshkore të marra nga anije peshkimi që mbajnë flamurin shqiptar duke përfshirë ato të marra nga territoret e Republikës së Shqipërisë, nga vendet e treta apo nga zonat e peshkimit; 15. “rieksportim” do të thotë çdo lëvizje nga territori i Shqipërisë, i produkteve të peshkimit, që janë importuar paraprakisht në territorin e Shqipërisë; 16. “organizatë rajonale e menaxhimit të peshkimit” një organizatë rajonale, nën-rajonale apo me kompetenca të ngjashme, e njohur sipas ligjit ndërkombëtar, për të hartuar masa konservuese dhe menaxhuese për burimet e gjalla ujore të vendosura nën përgjegjësinë e saj bazuar në marrëveshjen apo konventën nën të cilën ajo është formuar; 17. “palë kontraktuese” do të thotë pala kontraktuese në marrëveshjen apo konventën që është formuar organizata rajonale e menaxhimit të peshkimit si dhe Shtetet, njësi peshkuese apo çdo njësi tjetër që bashkëpunon me një organizatë të tillë dhe që i është dhënë statusi i palës jo kontraktuese bashkëpunuese në lidhje me këtë organizatë; 18. “vëzhgim” është çdo observim i bërë autoritetet kompetente të Shqipërisë, përgjegjëse për inspektimin në det, apo nga kapiteni i një anije peshkimi, i një anije peshkimi shqiptare apo të vendeve të treta që mund të përfshihet në një ose disa nga kriteret e parashikuara në Nenin 3(1); 19. “rrezik” do të thotë mundësia që një ngjarje mund të ndodhë, në lidhje me produktet peshkore të importuara apo të eksportuara nga territoret e Komunitetit, të cilat pengojnë zbatimin korrekt të kësaj Rregullore apo të masave konservuese dhe menaxhuese; 20. “menaxhimi i rrezikut” do të thotë identifikimi sistematik i rrezikut dhe zbatimi i të gjitha masave të nevojshme për të kufizuar përballimin me këtë rrezik. Këtu përfshihen aktivitete si mbledhja e informacioneve dhe të dhënave, analizimi dhe vlerësimi i rrezikut, përcaktimi dhje kryerja e veprimeve, dhe monitorimi dhe rishikimi i rregullt i procesit dhe rezultateve të tij bazuar mbi burimet apo strategjitë kombëtare, komunitare apo ndërkombëtare; 21. “det i hapur” përfshin të gjitha ato pjesë detare të përcaktuara në Nenin 86 të Konventës së Kombeve të Bashkuara të Ligjit për Detin (UNCLOS); 22. “spedicion” do të thotë produktet që janë të dërguara njëkohësisht nga një eksportues drejt një pritësi, apo të mbuluara nga një dokument i vetëm transporti që mbulon dërgimin e tyre nga dërguesi drejt pritësit, apo në mungesë të një dokumenti të tillë, nga një faturë e vetme. Neni 3 Anijet e peshkimit që kryejnë aktivitet peshkimi IUU 1. Një anije peshkimi do të konsiderohet se ka kryer peshkim IUU nëse, është në kundërshtim me masat mbrojtëse dhe menaxhuese të aplikuara për zonën e peshkimit të interesuar, si dhe: a) ka peshkuar pa një licencë, autorizim apo leje të vlefshme, të lëshuar nga Shteti Flamur apo Shteti bregdetar i interesuar, ose b) nuk ka plotësuar detyrimet e saj në lidhje me regjistrimin dhe raportimin e zënieve apo të dhënave të lidhura më zëniet, duke përfshirë të dhënat që transmetohen me sistemin e vëzhgimit të anijeve, apo njoftimet paraprake; ose c) ka peshkuar në një zonë të mbyllur, gjatë një sezoni të mbyllur, pa ose pas plotësimit të kuotave ose përtej një thellësisë së përcaktuar, ose d) ka ushtruar peshkimin e drejtpërdrejtë mbi një popullatë e cila është objekt moratoriumi apo për të cilën është e ndaluar peshkimi; ose e) përdor vegla peshkimi të ndaluara ose që nuk janë në përputhje me normat; ose f) falsifikon ose fsheh regjistrimin, identitetin ose shenjat e tij dalluese; ose g) fsheh, prish ose eliminon provat në lidhje me një hetim, ose h) pengon punën e zyrtarëve që janë duke ushtruar detyrat e tyre në inspektimin për kontrollin e masave mbrojtëse dhe menaxhuese në fuqi, ose punën e vëzhguesve që ushtrojnë detyrat e tyre në lidhje me vëzhgimin e përputhjes me legjislacionin shqiptar ne fuqi; ose i) marrin në bord, transbordojnë apo zbarkojnë peshk nën madhësi në kundërshtim me legjislacionin në fuqi; ose j) transborduar apo ka marrë pjesë në aktivitete peshkimi të përbashkëta, duke mbështetur apo furnizuar anije të tjera peshkimit të identifikuara si pjesëmarrëse në aktivitete peshkimi IUU sipas kësaj rregulloreje, sidomos ato të përfshira në Listën e Anijeve IUU Komunitare apo në listën e anijeve IUU të organizatave rajonale të menaxhimit të peshkimit; ose k) ka kryer aktivitete peshkimi në zonën e një organizate rajonale të menaxhimit të peshkimit në një mënyrë jo të përshtatshme ose në kundërvajtje të masave mbrojtëse dhe menaxhuese të kësaj organizate, dhe ka flamurin e një Shteti jo pjesë e kësaj organizate, apo jo bashkëpunuese me këtë organizatë siç është përcaktuar nga kjo organizatë; ose l) nuk ka kombësi pra është një anije pa shtet sipas me ligjeve ndërkombëtare. 2. Aktivitetet e parashtruara në pikën 1 të këtij neni do të konsiderohen si shkelje serioze në varësi të madhësisë së shkeljes në fjalë e cila përcaktohet nga autoritetet kompetente të Shqipërisë, duke marrë parasysh disa kritere si dëmi i shkaktuar, vlerën e tij, madhësinë e shkeljes apo përsëritjen e tij, sipas nenit 39 te ligjit 7908 date 5.4.1995 “Për peshkimin dhe akuakulturen” i ndryshuar. KREU II SKEMA E ÇERTIFIKIMIT TË ZËNIEVE PËR IMPORTIMIN DHE EKSPORTIMIN E PRODUKTEVE PESHKORE Neni 4 Certifikatat e zënieve 1. Ndalohet eksporti i produkteve peshkore të përfituara nga peshkimi IUU. 2. Për të siguruar efikasitetin e ndalimit të parashikuar në pikën 1 të mësipërm, produktet peshkore eksportohen vetëm kur ato janë të shoqëruara nga një certifikatë zënie në përputhje me këtë rregullore. 3. Certifikata e zënieve e parashikuar në pikën 2 më sipër, merr vlefshmërinë nga Inspektorati i peshkimit i portit përkatës i anijes apo anijeve të peshkimit të cilat kanë kryer zëniet nga janë përfituar produktet peshkore. Ajo përdoret për të certifikuar se këto zënie janë bërë në përputhje me ligjet, rregulloret dhe masat e rëndësishme menaxhuese dhe mbrojtëse ndërkombëtare në fuqi. 4. Certifikata përmban të gjithë informacionin e specifikuar në modelin e paraqitur në Shtojcën II, bashkëlidhur kësaj rregulloreje, dhe i jepet vlefshmëria nga Inspektorati i peshkimit që ka kompetencën e nevojshme për të kontrolluar vërtetësinë e informacionit. Certifikata e zënieve bazohet në të dhënat e plotësuara nga libri i anijes së peshkimit që ka kryer zëniet nga të cilat janë përfituar produktet peshkore. Në marrëveshje apo në kuadër të bashkëpunimit, certifikata e zënieve formohet, i jepet vlefshmëria, paraqitet në mënyrë elektronike apo zëvendësohet nga sisteme të gjurmueshmërisë elektronike, duke siguruar të njëjtin nivel kontrolli nga autoritetet. 5. Lista e produkteve të paraqitura në Shtojcën I, bashkëlidhur kësaj rregulloreje, që përjashtohen nga qëllimi i zbatimit të certifikatës së zënieve, mund të rishikohet çdo vit, bazuar mbi rezultatet e informacioneve të mbledhura. Neni 5 Skema e dokumentimit të zënieve e miratuar dhe në fuqi në kuadër të organizatave rajonale të menaxhimit të peshkimit 1. Dokumentet e zënieve dhe çdo dokument tjetër në lidhje me to, që është i vlefshëm në përputhje me skemat e dokumentimit të zënieve të adoptuara nga organizatat rajonale të menaxhimit të peshkimit të cilat njihen si të pajtueshme me kërkesat e paraqitura në këtë Rregullore, pranohen si certifikata zënie në lidhje me produktet peshkore për llojet në të cilat këto skema dokumentimi të zënieve aplikohen dhe do të jenë subjekt i kërkesave të verifikimit dhe kontrollit. 2. Kërkesat e pikës 1, më lart, aplikohen edhe kur në legjislacionin shqiptar janë miratuar skema të tjera të dokumentimit të zënieve. Neni 6 Rieksporti i produkteve peshkore 1. Në mënyrë që të rieksportohen produkte peshkore që përbëjnë një dërgesë të vetme, të transportuara të papërpunuara nga Shqipëria në Komunitet Evropian, kur anija nuk ka flamur shqiptar, eksportuesi duhet të paraqesë në autoritetet e Shtetit Anëtar importues: a) certifikatën(at) e zënies(ve) që ka(në) marrë vlefshmërinë nga Shteti Flamur me informacionin e specifikuar të paraqitur në Shtojcën III, bashkëlidhur kësaj rregulloreje dhe b) evidenca të dokumentuara që produkti peshkor nuk i është nënshtruar aktiviteteve të tjera, përveç shkarkimit, dhe ringarkimit apo, ndonjë aktiviteti tjetër që shërben për ta ruajtur atë në gjendjen e mirë fillestare, dhe që ka qëndruar nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente në vendin e tretë. Evidencat e dokumentuara do të paraqiten në autoritetet e Shtetit Anëtar importues me anë të: (i) ku është e përshtatshme, një dokumenti të vetëm transporti i lëshuar për të mbuluar kalimin nga territori i Shtetit flamur përmes Shqipërisë, ose (ii) një dokument i lëshuar nga autoritetet doganore dhe veterinare që përmban: a) një përshkrim të saktë të produktit peshkor, datën e shkarkimit dhe të ringarkimit të produktit dhe, aty ku është e aplikueshme, emrin e anijes, apo të mjeteve të tjera të transportit të përdorura, dhe b) kushtet në të cilat produkti peshkor ka qëndruar në Shqipëri Kur produktet peshkore në fjalë i nënshtrohen dhe një skeme të dokumentimit të zënieve të një organizate rajonale të menaxhimit të peshkimit e njohur në përputhje me Nenin 5 te rregullores, dokumentet e përmendur më sipër mund të zëvendësohen me certifikatat e rieksportit të kësaj skeme të dokumentimit të zënieve, duke pasur parasysh që vendi i origjinës se produkteve peshkore t’i ketë plotësuar afatet e njoftimeve në kohë. 2. Në mënyrë që të rieksportohen produkte peshkore që përbëjnë një dërgesë të vetme dhe të cilat janë përpunuar dhe transportuar nga Shqipëria në Komunitetin Evropian, kur anija nuk ka flamur shqiptar, duhet të paraqitet në autoritetet e Shtetit Anëtar të importimit një deklaratë të hartuar në pikën e përpunimit në Shqipëri dhe të miratuara nga autoritetet doganore në përputhje me formën e përcaktuar në Shtojcën IV të kësaj rregulloreje duke: a) dhënë një përshkrim të saktë të produkteve të përpunuara dhe të papërpunuara dhe të sasive të tyre respektive; b) treguar që produkti i përpunuar është përpunuar në Shqipëri nga zënie të shoqëruara me certifikatën(at) e zënies(ve) që ka marrë vlefshmërinë nga Shteti flamur, dhe c) u shoqëruar nga: (i) certifikatat origjinale të zënieve kur e gjithë sasia e zënieve në fjalë është përdorur për përpunimin e produkteve peshkore të eksportuara në një dërgesë të vetme; (ii) një kopje të certifikatës origjinale të zënieve, kur një pjesë e zënieve në fjalë janë përdorur për përpunimin e produkteve peshkore të eksportuara në një dërgesë të vetme Kur produktet peshkore në fjalë i nënshtrohen dhe një skeme të dokumentimit të zënieve të një organizate rajonale të menaxhimit të peshkimit e cila është e njohur në përputhje me Nenin 5 të rregullores, dokumentet e përmendur më sipër mund të zëvendësohen me certifikatat e rieksportit të kësaj skeme të dokumentimit të zënieve, duke pasur parasysh që vendi i origjinës t’i ketë plotësuar afatet e njoftimeve në kohë. 3. Dokumentet dhe deklarata e parashikuar në respektivisht në pikat 1(b) dhe 2 të këtij Neni, mund të komunikohen me anë të mjeteve elektronike brenda kuadrit të bashkëpunimit. Neni 7 Paraqitja dhe kontrolli i certifikatës së zënieve 1. Certifikata e zënieve e vlefshme paraqitet nga importuesi në autoritetet kompetente të Shtetit Anëtar në të cilin produkti mendohet të importohet, të paktën tre ditë pune para kohës së parashikuar të mbërritjes në pikën e hyrjes në territorin e Komunitetit. Afati prej tre ditë pune mund të përshtatet sipas llojit të produktit peshkor, distancës së pikës së hyrjes në territorin e Komunitetit, apo mjeteve të transportit të përdorura sipas shtojcës V të rregullores. Neni 8 Verifikimet 1. Verifikimi do të përqendrohet drejt identifikimit të rrezikut mbi bazë të kritereve të hartuara në nivel kombëtar apo komunitar nën menaxhimin e riskut. 2. Për të kryer verifikime, autoritetet kompetente të Shtetit Anëtar te BE mund të kërkojnë asistencën e autoriteteve kompetente shqiptare apo të një vendi të tretë të ndryshëm nga Shteti Flamur, siç është parashikuar në Nenin 6 të rregullores. Në këto raste: a) kërkesa për ndihmë përmban arsyet që autoritetet kompetente të Shtetit Anëtar në fjalë kanë dyshime të bazuara mbi vlefshmërinë e certifikatës, të deklarimeve që përmban ajo dhe/ose të pajtueshmërisë së produkteve me masat menaxhuese dhe konservuese. Një kopje e certifikatës së zënieve dhe çdo informacion apo dokument që sugjeron se informacioni në certifikatë është i pasaktë do të transmetohet në mbështetje të kërkesës për ndihmë; b) procedura e verifikimit plotësohet brenda 15 ditëve nga data e kërkesës për verifikim. Në rast se autoritetet kompetente shqiptare në fjalë nuk mund t’i përmbahen afateve, autoritetet verifikuese të Shtetit Anëtar munden, pas një kërkese nga Shqipëria apo të një vendi të tretë të ndryshëm nga Shqipëria siç është parashikuar në Nenin 6, t’i akordojnë një zgjatje të afatit të përgjigjes, e cila nuk mund të jetë më shume se 15 ditë të tjera. 3. Lëshimi i produktit në treg do të pezullohet në pritje të rezultateve, deri në përfundim të procedurave të verifikimit. Kostoja e ruajtjes do të përballohet nga operatori. Neni 9 Refuzimi i importimit 1. Autoritetet kompetente të Shtetit Anëtar, kur nevojitet, refuzojnë importimin në Komunitet të produkteve të peshkimit pa kërkuar ndonjë të dhënë shtesë apo të dërgojnë një kërkesë për asistencë nga Shqipëria në rastet që ato janë në dijeni se: a) importuesi nuk ka qenë në gjendje të paraqesë një certifikatë zënie për produktet në fjalë apo plotësimin e detyrimeve të parashikuar në Nenin 7 te rregullores; b) produktet që mendohet të importohen nuk janë të njëjtë me ato të përmendura në certifikatën e zënieve; c) certifikata e zënieve nuk ka marrë vlefshmërinë nga Inspektorati shqiptar i peshkimit; d) certifikata e zënieve nuk i përmban të gjithë informacionet e kërkuara; e) importuesi nuk është në gjendje të provojë se produktet e peshkimit janë në përputhje me kërkesat e pikës 1 dhe 2 të Nenit 6; f) një anije peshkimi që ndodhet në certifikatën e zënieve si anije e origjinës së zënieve është e përfshirë në listën Komunitare të anijeve IUU; g) certifikata e zënieve e ka marrë vlefshmërinë nga autoritetet e një Shteti Flamur të njohur si një Shtet jo-bashkëpunues. 2. Autoritetet kompetente të Shtetit Anëtar, kur nevojitet, refuzojnë importimin e produkteve peshkore në Komunitet, pasi kanë kërkuar ndihmë në përputhje me pikën 2 të Nenit 8, në rastet kur: a) ata kanë marrë një përgjigje sipas së cilës eksportuesi nuk kishte autoritetin për të kërkuar marrjen e vlefshmërisë për certifikatën e zënies, ose; b) ata kanë marrë një përgjigje sipas së cilës produktet nuk janë në përputhje me masat konservuese dhe menaxhuese, apo kushte të tjera që janë paraqitur në këtë Kre në fjalë nuk janë plotësuar, ose c) ata nuk kanë marrë një përgjigje brenda datës së caktuar, ose d) ata kanë marrë një përgjigje e cila nuk jep shpjegime të sakta në lidhje me pyetjet që janë paraqitur në kërkesë 3. Në rastet kur importimi i produkteve peshkore refuzohet konform pikës 1 ose 2, Shtetet Anëtare mund të konfiskojnë dhe shkatërrojnë, të eliminojnë apo të shesin këto produkte peshkore në përputhje me legjislacionin e tyre kombëtar. 4. Çdo person ka të drejtën për të apeluar kundër vendimeve të marra nga autoritetet kompetente të Shteteve Anëtare sipas pikave 1, 2 ose 3 që kanë lidhje me të. E drejta e apelimit do të ushtrohet duke u bazuar në dispozitat në fuqi të Shteteve Anëtare në fjalë. 5. Autoritetet kompetente të Shtetit Anëtar do të njoftojnë Shqipërinë dhe, aty ku është e nevojshme, vendet e treta të ndryshme nga Shqipëria, për refuzimet e importimit. Një kopje e njoftimit i dërgohet dhe Komisionit. Neni 10 Dispozita te fundit Kjo rregullore hyn ne fuqi menjëherë dhe botohet ne Fletoren Zyrtare. MINISTRI I MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE Fatmir MEDIU SHTOJCA I Lista e produkteve të përjashtuara nga përkufizimi si “produkte peshkore” të përcaktuara në pikën 9 të Nenit 2 Produkte peshkore të ujërave të ëmbla 0301 91 – Peshk tjetër i gjallë: Troftë (Salmo trutta, Oncorhynchus mykiss, Oncorhynchus clarki, Oncorhynchus aguabonita, Oncorhynchus gilae, Oncorhynchus apache dhe Oncorhynchus chrysogaster) 0301 92 – Peshk tjetër i gjallë: Ngjala (Anguilla spp.) 0301 92 – Peshk tjetër i gjallë: Krap ex 0301 99 – Të tjera: Peshk i ujërave të ëmbla (CN 0301 99 11 dhe 0301 99 19) 0302 11 – Peshk, i freskët apo i ftohtë, përjashto filetot e peshkut dhe mish tjetër prej peshkut të kreut Nr. 0304: Troftë (Salmo trutta, Oncorhynchus mykiss, Oncorhynchus clarki, Oncorhynchus aguabonita, Oncorhynchus gilae, Oncorhynchus apache dhe Oncorhynchus chrysogaster) 0302 12 – Peshk, i freskët apo i ftohtë, përjashto filetot e peshkut dhe mish tjetër prej peshkut të kreut Nr. 0304: Salmon i Paqësorit (Oncorhynchus nerka, Oncorhynchus gorbuscha, Oncorhynchus keta, Oncorhynchus tschawytscha, Oncorhynchus kisutch, Oncorhynchus masou dhe Oncorhynchus rhodurus), salmoni i Atlantikut ( Salmo salar) dhe salmoni i Danubit (Hucho hucho) 0302 66 – Peshk, i freskët apo i ftohtë, përjashto filetot e peshkut dhe mish tjetër prej peshkut të kreut Nr. 0304: Ngjala (Anguilla spp.) ex 0302 69 – Peshk, i freskët apo i ftohtë, përjashto filetot e peshkut dhe mish tjetër prej peshkut të kreut Nr. 0304: Peshk i ujërave të ëmbla (CN 0302 69 11 dhe 0302 69 19) 0303 11 – Peshk, i ngrirë, përjashto filetot e peshkut dhe mish tjetër prej peshkut të kreut nr.0304: Salmon i Paqësorit (Oncorhynchus nerka, Oncorhynchus gorbuscha, Oncorhynchus keta, Oncorhynchus tschawytscha, Oncorhynchus kisutch, Oncorhynchus masou dhe Oncorhynchus rhodurus), përjashto mëlçitë dhe vezët 0303 21 – Peshk, i ngrirë, përjashto filetot e peshkut dhe mish tjetër prej peshkut të kreut Nr. 0304: Troftë (Salmo trutta, Oncorhynchus mykiss, Oncorhynchus clarki, Oncorhynchus aguabonita, Oncorhynchus gilae, Oncorhynchus apache dhe Oncorhynchus chrysogaster) 0303 22 – Peshk, i ngrirë, përjashto filetot e peshkut dhe mish tjetër prej peshkut të kreut Nr. 0304: Salmoni i Atlantikut (Salmo salar) dhe Salmoni i Danubit (Hucho hucho) 0303 76 – Peshk, i ngrirë, përjashto filetot e peshkut dhe mish tjetër prej peshkut të kreut Nr. 0304: Ngjala (Anguilla spp.) ex 0303 79 – Peshk, i ngrirë, përjashto filetot e peshkut dhe mish tjetër prej peshkut të kreut Nr. 0304: Peshk i ujërave të ëmbla (CN 0303 79 11 dhe 0303 79 19) ex 0304 19 – Fileto peshku dhe mish tjetër peshku (nëse është apo jo i grirë), i freskët apo ftohtë: Peshk i ujërave të ëmbla (CN 0304 19 13; 0304 19 15; 0304 19 17; 0304 19 19 dhe 0304 19 91) ex 0304 29 – Fileto të ngrira: Peshk i ujërave të ëmbla (CN 0304 29 13; 0304 29 15; 0304 29 17 dhe 0304 29 19) ex 0304 99 – Mish tjetër prej peshku i ngrirë: Peshk i ujërave të ëmbla (CN 0304 99 21) ex 0305 30 – Fileto peshku, i tharë, i kripur apo në ujë me kripë, por jo i tymosur: Salmon i Paqësorit (Oncorhynchus nerka, Oncorhynchus gorbuscha, Oncorhynchus keta, Oncorhynchus tschawytscha, Oncorhynchus kisutch, Oncorhynchus masou dhe Oncorhynchus rhodurus), salmon i Atlantikut (Salmo salar), dhe salmon i Danubit (Hucho hucho), i kripur apo në ujë me kripë (CN 0305 30 30); troftë e llojeve Salmo trutta, Oncorhynchus mykiss, Oncorhynchus clarki, Oncorhynchus aguabonita, Oncorhynchus gilae, Oncorhynchus apache dhe Oncorhynchus chrysogaster; krap (ex CN 0305 30 90) ex 0305 41 – Peshk i tymosur, përfshirë filetot: Salmon i Paqësorit (Oncorhynchus nerka, Oncorhynchus gorbuscha, Oncorhynchus keta, Oncorhynchus tschawytscha, Oncorhynchus kisutch, Oncorhynchus masou dhe Oncorhynchus rhodurus), salmon i Atlantikut (Salmo salar) dhe salmon i Danubit (Hucho hucho) ex 0305 49 – Peshk i tymosur, përfshirë filetot: Troftë (Salmo trutta, Oncorhynchus mykiss, Oncorhynchus clarki, Oncorhynchus aguabonita, Oncorhynchus gilae, Oncorhynchus apache dhe Oncorhynchus chrysogaster) (CN 0305 49 45); ngjalë (Anguilla spp.) (CN 0305 49 50); Krap (ex CN 0305 49 80) ex 0305 59 – Peshk, i kriposur por jo i tharë apo i tymosur dhe peshk në ujë me kripë: Troftë (Salmo trutta, Oncorhynchus mykiss, Oncorhynchus clarki, Oncorhynchus aguabonita, Oncorhynchus gilae, Oncorhynchus apache dhe Oncorhynchus chrysogaster); krap (ex CN 0305 59 80) ex 0305 69 – Peshk, i tharë, i kripur apo jo, por jo i tymosur: Salmon i Paqësorit (Oncorhynchus nerka, Oncorhynchus gorbuscha, Oncorhynchus keta, Oncorhynchus tschawytscha, Oncorhynchus kisutch, Oncorhynchus masou dhe Oncorhynchus rhodurus), salmon i Atlantikut (Salmo salar) dhe salmon i Danubit (Hucho hucho) (CN 0305 69 50); troftë (Salmo trutta, Oncorhynchus mykiss, Oncorhynchus clarki, Oncorhynchus aguabonita, Oncorhynchus gilae, Oncorhynchus apache dhe Oncorhynchus chrysogaster); krap (ex CN 0305 69 80) ex 0306 19 – Krustace të tjera, duke përfshirë miellra, kokrriza dhe sfera të krustaceve të përshtatshme për konsum njerëzor, të ngrira: Gafore të ujërave të ëmbla (CN 0306 19 10) ex 0306 29 – Krustace të tjera, duke përfshirë miellra, kokrriza dhe sfera të krustaceve të përshtatshme për konsum njerëzor, jo të ngrira: Gafore të ujërave të ëmbla (CN 0306 29 10) 1604 11 00 – Peshk i përgatitur apo i konservuar, i tëri apo në copa, por jo i grirë: Salmon ex 1604 19 – Peshk i përgatitur apo i konservuar, i tëri apo në copa, por jo i grirë: Salmonidae, ndryshe nga salmoni (CN 1604 19 10) ex 1605 40 – Krustace të tjera të përgatitura apo të konservuara: Gafore të ujërave të ëmbla të gatuara me kopër, të ngrira Produkte akuakulture të marra nga larvat apo rasatet 0301 10 Peshk zbukurimi i gjallë Ostreat (gjinitë Ostrea, Crassostrea, Ostreola, Saccostrea), nëse janë apo jo në guaskë, të gjalla, të freskëta, të ftohta, të ngrira, të thara, të kripura apo në ujë me kripë Freskoret (kërmij, duke përfshirë kërmij mbretëresha) të gjinive Pecten, Chlamys apo Placopecten, 0307 21 – Të gjalla, të freskëta apo të ftohta 0307 29 – Të tjera Midhjet 0307 31 – Të gjalla, të freskëta apo të ftohta 0307 39 – Të tjera ex 1605 90 – Të tjera (CN 1605 90 11 dhe 1605 90 19) 0307 60 00 – Kërmijtë, ndryshe nga kërmijtë e detit 0305 10 00 – Miell, kokrriza dhe sfera të peshkut, të përshtatshme për konsum njerëzor ex 1605 90 30 – Molusqe, krustace dhe jovertebrorë të tjerë ujorë, të përgatitur apo konservuar: freskoret, ostreat, kërmijtë 1605 90 00 – Jovertebrorë të tjerë ujorë, të përgatitur apo të konservuar SHTOJCA II CERTIFIKATË E ZËNIEVE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË REPUBLIC OF ALBANIA CATCH CERTIFICATE ÇERTIFIKATË E ZËNIEVE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË REPUBLIC OF ALBANIA CATCH CERTIFICATE Numri i Dokumentit Document Number Autoriteti miratues Validating authority Emri Name Adresa: Address Tel. Fax: Emri i anijes së peshkimit Fishing vessel name Flamuri – Porti bazë dhe numri i regjistrimit Sinjali i thirrjes Nr. IMO/Lloyd (nëse ka) Flag – Home port and registration number Call sign IMO/Lloyd’s No. (if issued) Nr. i lejes së peshkimit – i vlefshëm deri më Fishing license No. –Valid to Nr. Inmarsat, Nr. Fax, Nr Tel., E-mail (nëse ka) Inmarsat No, Fax No, Telephone No, E-mail address (if issued) Përshkrimi i produktit Description of product Lloji i përpunimit i autorizuar në bord Type of processing authorized on board Referenca ligjore e masave menaxhuese dhe mbrojtëse References of applicable conservation and management measures Llojet Species Kodi i produktit Product code Zona dhe data e zënies Catch area(s) and date Pesha e gjallë e vlerësuar (kg) Estimated live weight (kg) Pesha e vlerësuar e zbarkuar (kg) Estimated weight to be landed (kg) Pesha e verifikuar e zbarkuar (aty ku nevojitet ) Verified weight landed (kg) where appropriate Emri i kapitenit të anijes së peshkimit – Firma- Vula Name of master of fishing vessel-Signature-Seal: 6. Deklarata e transferimit në det. Emri i kapitenit të anijes. Declaration of transhipment at sea Name of master of fishing vessel Firma dhe data Signature and date Data e transbordimit/ zona/ pozicioni. Transhipment date/area/position Pesha e vlerësuar (kg) Estimated weight (kg) Kapiteni i anijes marrëse Master of receiving vessel Firma Signature Emri i anijes Vessel name Sinjali i thirrjes Call sign Numri IMO (nëse ka) IMO/ Lloyds number (if issued) 7. Autorizimet e transferimit brenda një porti Transhipment authorisation within a port area Emri Name Autoriteti Authority Firma Signature Adresa Address Tel. Tel. Porti zbarkimit Port of landing Data e zbarkimit Date of landing Vula Seal (Stamp) 8.Emri dhe adresa e eksportuesit Name and address of exporter Firma Signature Data Date Vula Seal 9. Miratimi i autoritetit të shtetit flamur: Flag State authority validation: Emri/ titulli Name/title Firma Signature Data Date Vula Seal (stamp) 10. Detajet e transportit (shiko shtojcën II/a) Transport details (see Appendix) 11. Deklarata e importuesit- Importer declaration Emri dhe adresa e importuesit Name and address of importer Firma Signature Data Date Vula Seal Kodi produktit CN Product CN code Dokumenta sipas pikes 1 dhe 2 te nenit 6, rregullore 9 Documents under article 14(1), (2) of Regulation (EC) No. 1005/2008 Referenca References 12. Autoriteti i kontrollit të importit Import control-authority Vendi Place Importim i autorizuar(*) Importation authorized (*) Importim i pezulluar (*) Importation suspended (*) Kërkesë verifikimi – data Verification requested –date Deklarimi i doganës (n.q.s. lëshohet) Customs declaration (if issued) Numri Number Data Date Vendi Place (*) Shënohet aty ku nevojitet SHTOJCA II/a Detajet e transportit 1. Shteti Eksportues Country of exportation Porti/aeroporti/pikë tjetër nisje Port/airport/other place of departure 2. Nënshkrimi i Eksportuesit Exporter signature Emri dhe flamuri i anijes Vessel name and flag Numri i fluturimit/numri i faturës ajrore Flight number/airway bill number Numri i Regjistrimit dhe kombësia që ka kamioni Truck nationality and registration number Numri i faturës hekurudhore Railway bill number Dokumente të tjera transporti Other transport document Numri (at) i (e) kontejnerit (ave) Container number(s) Lista bashkangjitur List attached Emri Name Adresa Address Nënshkrimi Signature SHTOJCA III CERTIFIKATË E RIEKSPORTIT E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË REPUBLIC OF ALBANIA RE-EXPORT CERTIFICATE Numri i certifikatës Certificate number Data Date Shteti i origjinës Origin state Përshkrimi i produktit të rieksportuar Description of re-exported product Pesha (kg) Weight (kg) Llojet Speciet Kodi i Produktit Product Code Mbetja nga sasia totale e deklaruar në certifikatën e zënies Balance from total quantity declared in the catch certificate Emri i rieksportuesit Name of re-exporter Adresa Address Firma Signature Data Date Autoriteti Authority Emri/Titulli Name/Title Firma Signature Data Date Vula Seal/stamp Kontrolli i rieksportit Re-export control Vendi Place Rieksport i autorizuar(*) Re-export authorized Verifikim i kërkuar Verification requested Deklaratë e rieksportit numër date Re-export declaration number and date (*) shëno sipas rastit SHTOJCA IV Unë konfirmoj se produktet e peshkimit e përpunuara….(përshkrimi i produktit dhe kodi i Nomenklaturës së Kombinuar)… janë siguruar nga zënie të importuara sipas certifikatës(ave) të mëposhtme: Numri i certifikatës së zënies Emri(at) dhe Flamuri(ët) e anijes(ve) Data e vlefshmërisë Përshkrimi i zënieve Pesha totale e zbarkuar (kg) Zëniet e përpunuara (kg) Produkti peshkor i përpunuar (kg) Emri dhe adresa e qendrës së përpunimit . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . Emri dhe adresa e eksportuesit (nëse është e ndryshme nga ajo e qendrës) . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . Numri i aprovimit i qendrës së përpunimit . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . Numri dhe data e certifikatës veterinare . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . Personi përgjegjës i qendrës së përpunimit: Nënshkrimi: Data: Vendi: Miratimi nga autoriteti kompetent . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . Zyrtari: Nënshkrimi dhe Vula: Data: Vendi: SHTOJCA V PERIUDHA E PARAQITJES TË CERTIFIKATËS SË ZËNIEVE PËR DËRGESAT E PARASHIKUARA NË NENIN 7 Afati katër orë para mbërritjes në territorin e Komunitetit Evropian Dërgesat e produkteve peshkore që mbërrijnë në komunitet me rrugë ajrore Afati dy orë para mbërritjes në territorin e Komunitetit Evropian Dërgesat e produkteve peshkore që mbërrijnë në komunitet me rrugë tokësore Afati katër orë para mbërritjes në territorin e Komunitetit Evropian Dërgesat e produkteve peshkore që mbërrij 1 Rregullorja transpozon pjesërisht Rregulloren Nr. 1005 e 29 shtator 2008 Për ngritjen e një sistemi komunitar për parandalimin, dekurajimin dhe eliminimin e peshkimit ilegal, të parregulluar e të paraportuar dhe Rregulloren Nr. 1010 te datës 22 tetor 2009 për hartimin e rregullave të detajuara për zbatimin e Rregullores (EC) nr. 1005/2008 Për ngritjen e një sistemi komunitar për parandalimin, dekurajimin dhe eliminimin e peshkimit ilegal, të parregulluar e të paraportuar.

Regulation No.9 dated 25.1.2010 establishing a system for the prevention and elimination of the illegal, unregulated and unreported fishing · Nelum