Regulation No. 807 on the transfer of rights of use of caves
صدر في 2003-12-04 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- المنظمة
- European Union
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Land and soil
- الكلمات المفتاحية
- right of use, authorization/permit
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
VENDIM Nr.807, datë 4.12.2003 PËR RREGULLAT E DHËNIES NË PËRDORIM TË SHPELLAVE Në mbështetje të pikës 2 të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8 pika 4 dhe 33 të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 "Për zonat e mbrojtura", me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Përcaktimin e rregullave për dhënien në përdorim të shpellave për t'u vizituar, për qëllime shkencore, ekologjike, kulturore, historike, turistike, kurative, didaktike e fetare, duke u kujdesur që të mos dëmtohen vlerat e tyre. 1. Shpellat mund të jepen në përdorim vetëm pasi të jenë përgatitur për veprimtaritë e përmendura në pikën 2 të këtij vendimi. 2. Përgatitja e shpellës për përdorim bëhet veçmas për secilën prej tyre dhe nënkupton ndërhyrjet e veprimet mbrojtëse e restauruese, ngritjen e infrastrukturës, sistemet e kalimit, të ndriçimit, të kullimit të ujërave e të ventilimit, krijimin e mjediseve muzeale të njeriut të shpellave e të kafshëve të hershme. 3. Përgatitja e shpellës për përdorim bëhet sipas një projekti, që ka parasysh karakteristikat dhe përbërësit individualë të çdo shpelle. Ky projekt miratohet nga Ministri i Mjedisit, në bashkëpunim me Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit, me Drejtorinë e Përgjithshme të Pyjeve e Kullotave, me institutet shkencore përkatëse dhe me OJF-të e specializuara. 4. Projekti zbatohet nga subjekte publike ose private, që do të përzgjidhen sipas procedurave të tenderimit dhe që veprojnë nën mbikëqyrjen e agjencive rajonale të mjedisit, të administratës së zonës së mbrojtur dhe të strukturave përkatëse të turizmit e të pushtetit vendor. 5. Një shpellë mund të jepet në përdorim kur: a) është shpallur monument natyror; b) institutet kërkimore-shkencore përkatëse kanë dhënë me shkrim deklaratën se ka përfunduar eksplorimi dhe studimi i saj; c) ka përfunduar përgatitja e saj për t'u dhënë në përdorim; ç) Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit e me Drejtorinë e Përgjithshme të Pyjeve e Kullotave, e kanë shpallur atë në listën e shpellave që mund të jepen në përdorim, pas klasifikimit të bërë nga komisioni i posaçëm. 6. Për t'u pajisur me leje mjedisore për përdorimin e shpellës, subjekti publik ose privat përgatit këto dokumente: a) kërkesën për t'u pajisur me leje mjedisore për përdorimin e shpellës, drejtuar Ministrisë së Mjedisit; b) fotokopjen e noterizuar të vendimit të gjykatës që e ka regjistruar si person fizik ose juridik dhe dokumentacionin e nevojshëm nga organet tatimore dhe gjyqësore për mospasje të detyrimeve ndaj tyre; c) përshkrimin e hollësishëm të veprimtarisë që do të ushtrojë në shpellë; ç) deklaratën personale, me anën e së cilës deklaron se siguron mbrojtjen e vlerave të shpellës, mirëmbajtjen e saj, me shpenzimet e veta, ruajtjen e mikroklimës, të regjimit ujor, të ekosistemeve, të tipareve gjeologjike dhe gjeomorfologjike, të gjetjeve paleontologjike e arkeologjike dhe të gjallesave. 7. Leja mjedisore miratohet nga Ministri i Mjedisit, i cili përcakton kushtet dhe rrethanat për përdorimin e shpellës dhe synon ruajtjen e gjendjes natyrore dhe të vlerave të saj. Leja mjedisore është e vlefshme për tre vjet, por mund të përtërihet edhe pas këtij afati. 8. Personi fizik ose juridik, që merr në përdorim një shpellë, paguan tarifën vjetore të përdorimit të saj, e cila përbëhet nga pjesa fikse prej 200 000 lekësh dhe pjesa e lëvizshme, që përfaqëson një të dhjetën e shpenzimeve të bëra për përgatitjen për dhënien për përdorim të saj. Tarifa derdhet në llogarinë e komunës ku ndodhet shpella dhe përdoret për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit që ka në juridiksion. 9. Personi fizik ose juridik, që merr leje për përdorimin e shpellës, lidh kontratë me komunën ku ndodhet ajo. Në kontratë përcaktohen koha e përdorimit dhe detyrimet e palëve, sipas kërkesave të Kodit Civil, të këtij vendimi dhe të kushteve të përcaktuara në lejen mjedisore. 10. Kur shpella që do të jepet në përdorim ndodhet në një territor pronë private, përgatitja dhe shpallja e saj për t'u dhënë në përdorim bëhen në marrëveshje me pronarin e tokës ku ndodhet shpella. Në këtë rast, është pronari i pari që mund të marrë shpellën në përdorim, me kusht që të zbatojë kërkesat e këtij vendimi. 11. Subjekti publik ose privat, që ka marrë në përdorim një shpellë, nuk mund t'ia japë atë një personi tjetër ose të ndryshojë destinacionin e përdorimit. 12. Inspektorati i Mjedisit dhe administrata përkatëse e zonës së mbrojtur kontrollojnë përdorimin e shpellës, në përputhje me kërkesat e ligjit "Për zonat e mbrojtura" dhe me kushtet e përcaktuara në lejen mjedisore. 13. Kur Inspektorati i Mjedisit ose administrata përkatëse e zonës së mbrojtur vëren se përdorimi rrezikon shpellën dhe vlerat e saj, merr masa dhe ndëshkon përdoruesin, në përputhje me legjislacionin mjedisor në fuqi. Kur Inspektorati i Mjedisit vëren dëmtime të shpellës, mbyll veprimtarinë, duke ia hequr përdoruesit lejen e përdorimit të shpellës, si dhe urdhëron pagimin e shpenzimeve për riparimin e dëmeve. 14. Ndaj vendimit të Inspektoratit të Mjedisit, përdoruesi mund të ankohet te Ministri i Mjedisit, sipas afateve të përcaktuara në Kodin e Procedurave Administrative. Ndaj vendimit të Ministrit të Mjedisit apo dhe në rastet kur ky i fundit nuk është përgjigjur në afatin e përcaktuar në Kodin e Procedurave Administrative mund të bëhet ankim gjyqësor, sipas ligjeve në fuqi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Fatos Nano