تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation No. 719 date 20.10.2011 on the creation, organization, and functioning of the Department of Fishery and Aquaculture Services, Saranda

صدر في 2011-10-20 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

research.laws.repealedOn

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
لائحة
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Fisheries and aquaculture
الكلمات المفتاحية
institution, governance

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. [Printo] [Google Translate] VENDIM Nr.719, datë 20.10.2011 PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E DREJTORISË SË SHËRBIMEVE TË MIDHJES DHE PESHKIMIT, SARANDË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10 të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave", me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shkrirjen e Ndërmarrjes së Rritjes së Midhjes e Zënies së Peshkut, me qendër në Sarandë, e krijuar me vendimin nr.152, datë 8.4.1992 të Komitetit Ekzekutiv të rrethit Sarandë. 2. Krijimin e Drejtorisë së Shërbimeve të Midhjes dhe Peshkimit, si institucion publik me qendër në Sarandë, në varësi të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. 3. Drejtoria e Shërbimeve të Midhjes dhe Peshkimit drejtohet nga drejtori, i cili emërohet nga Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. 4. Rekrutimi i punonjësve të Drejtorisë së Shërbimeve të Midhjes dhe Peshkimit bëhet sipas procedurave të përcaktuara në Kodin e Punës. 5. Drejtoria e Shërbimeve të Midhjes dhe Peshkimit ka këto detyra: a) Menaxhimin e Qendrës dhe Impianteve të Midhjes, në Sarandë; b) Menaxhimin e porteve dhe qendrave të peshkimit në të gjithë territorin e vendit; c) Menaxhimin e ekonomive të rasateve të peshkut, në Zvezdë, Korçë dhe të rasateve të koranit, në Lin, Pogradec; ç) Grumbullimin e të dhënave statistikore të prodhimit të peshkut dhe molusqeve, si dhe të të dhënave social-ekonomike. 6. Drejtoria e Shërbimeve të Midhjes dhe Peshkimit harton rregulloren e vet të funksionimit, ku përcaktohen të drejtat, detyrat dhe përshkrimet e vendit të punës së çdo funksioni në këtë drejtori. Rregullorja miratohet nga Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. 7. Veprimtaria e Drejtorisë së Shërbimeve të Midhjes dhe Peshkimit të financohet nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. 8. Struktura dhe organika e kësaj drejtorie miratohen me urdhër të Kryeministrit, me propozim të Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. 9. Ngarkohet Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për ndjekjen e procedurave në QKR, për çregjistrimin si person juridik të Ndërmarrjes së Rritjes së Midhjes e Zënies së Peshkut, me qendër në Sarandë. 10. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Copyright 2015 - www.ligjet.org Page 1 of 1Ligjet.org - Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Shërbimeve të Mi... 5/19/2015http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:719:20.10.2011

Regulation No. 719 date 20.10.2011 on the creation, organization, and functioning of the Department of Fishery and Aquaculture Services, Saranda · Nelum