تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation No. 678 of 2006 amending Regulation No. 289 of 2006 on the organization and functioning of the Agency of Legalisation, Urbanisation, and Integration of Informal Zones/Construction (ALUIIZC)

صدر في 2006-10-04 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
لائحة
المنظمة
European Union
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Land and soil
الكلمات المفتاحية
land-use planning, urban land, institution, governance

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. [Printo] [Google Translate] VENDIM N.678, datë 4.10.2006 PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.289, DATË 17.5.2006 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE "PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË LEGALIZIMIT, URBANIZIMIT DHE INTEGRIMIT TË ZONAVE/NDËRTIMEVE INFORMALE (ALUIZNI)" Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 46 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", me propozimin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në vendimin nr.289, datë 17.5.2006 të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime: 1. Shkronjat "a", "b" e "c" të pikës 5, ndryshohen, si më poshtë vijon: "a) Drejtorinë e legalizimit, të kompensimit dhe urbanizimit, përgjegjëse për zbatimin teknik të procesit të legalizimit, përfshi procesin e kompensimit të pronave private, që preken nga ky ligj, si dhe procesin e urbanizimit të ndërtimeve pa leje në vendbanimet informale, zonat informale dhe në territore të tjera. b) Drejtorinë e hartografisë, teknologjisë së informacionit dhe regjistrimit fillestar të ndërtimeve pa leje, përgjegjëse për përgatitjen e bazës materiale hartografike, të nevojshme, për zbatimin e teknologjisë së informacionit, në funksion të krijimit dhe administrimit të bazës së të dhënave, për evidentimin dhe përgatitjen e dokumentacionit, si dhe unifikimin e procedurave përkatëse, për regjistrimin e truallit dhe të ndërtimit pa leje. c) Drejtorinë e burimeve njerëzore, të çështjeve juridike dhe shërbimeve mbështetëse, në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë së ALUIZNI-t.". 2. Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon: "7. Personeli i ALUIZNI-t duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil, dhe kërkesat e veçanta, që përcaktohen nga Drejtori i Përgjithshëm i kësaj agjencie. Marrëdhëniet e punës rregullohen me ligjin nr.7971, datë 12.7.1995 "Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar.". 3. Pika 9 ndryshohet, si më poshtë vijon: "9. Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të kësaj agjencie.". 4. Pika 15 ndryshohet, si më poshtë vijon: "15. Ngarkohen Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, prefektët dhe Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t për zbatimin e këtij vendimi.". Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Copyright 2015 - www.ligjet.org Page 1 of 1Ligjet.org - Për disa ndryshime në vendimin nr. 289, datë 17.05.2006 të Këshillit të Minis... 5/5/2015http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:678:04.10.2006

Regulation No. 678 of 2006 amending Regulation No. 289 of 2006 on the organization and functioning of the Agency of Legalisation, Urbanisation, and Integration of Informal Zones/Construction (ALUIIZC) · Nelum