تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation no. 641 date 1.10.2014 approving the rules of procedure for the export of solid waste and transit of non-dangerous solid waste

صدر في 2014-10-01 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
لائحة
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Waste and hazardous substances
الكلمات المفتاحية
waste disposal, waste management, transboundary movement of waste, transport/storage

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. VENDIM Nr. 641, datë 1.10.2014 PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR EKSPORTIN E MBETJEVE DHE KALIMIN TRANSIT TË MBETJEVE JO TË RREZIKSHME E TË MBETJEVE INERTE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 50 e 51, të ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Qëllimi i këtij vendimi është mbrojtja, ruajtja dhe përmirësimi i cilësisë së mjedisit, si dhe mbrojtja e shëndetit publik, përmes minimizimit të ndikimeve negative nga eksporti i mbetjeve dhe kalimi transit i mbetjeve jo të rrezikshme apo i mbetjeve inerte. Objekt i këtij vendimi janë të gjitha llojet e mbetjeve, të cilat janë objekt i ligjit nr. 10463/2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar. 2. Ky vendim rregullon procedurat e: a) qarkullimit ndërkufitar të eksportit të mbetjeve lidhur me origjinën, destinacionin dhe rrugën e transportit që do të ndjekin mbetjet nga origjina deri në destinacionin përfundimtar dhe llojin e trajtimit që do t’u bëhet mbetjeve në destinacion; b) kalimit transit të mbetjeve jo të rrezikshme ose inerte lidhur me origjinën, destinacionin dhe rrugën e transportit që do të ndjekin mbetjet nga origjina deri në destinacionin përfundimtar. 3. Termat e përdorur në këtë vendim kanë të njëjtin kuptim me termat e përdorur në ligjin nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, ndërsa me termat e mëposhtëm nënkuptohet: a)“Autoritet kompetent i dërgimit”, autoriteti kompetent për territorin nga i cili është planifikuar të niset transferta ose është nisur; b)“Autoritet kompetent i destinacionit”, autoriteti kompetent për territorin në të cilin transferta është planifikuar ose po kryhet; c)“Autoritet kompetent i transitit”, autoriteti kompetent për çdo vend, përveç autoritetit kompetent të dërgimit apo destinacionit, përmes të cilit transferta është planifikuar ose kryhet; ç) “Vend i daljes”, çdo vend nga i cili është planifikuar të niset transferta e mbetjeve ose është nisur; d) “Vend i destinacionit”, çdo vend në të cilin transferta e mbetjeve është planifikuar ose bëhet për rikuperim apo asgjësim; dh) “Vend transit”, çdo vend, përveç vendit të daljes ose destinacionit, përmes të cilit transferta e mbetjeve është planifikuar ose kryhet. 4. Ky vendim zbatohet për llojet e mbetjeve sipas: a) vendimit nr. 99, datë 18.2.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Katalogut Shqiptar të Mbetjeve”, të ndryshuar; b) kodit përkatës të listës së Konventës së Bazelit në përputhje me ligjin nr. 8216, datë 13.5.1997, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Bazelit për kontrollin e lëvizjeve ndërkufitare të mbetjeve të rrezikshme dhe asgjësimin e tyre”; c) Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave doganore në fuqi. 5. Ministri përgjegjës për mjedisin jep autorizim për personat që kërkojnë: a) të eksportojnë mbetje; b) të transitojnë mbetje jo të rrezikshme ose inerte. 6. I nënshtrohen procedurës së njoftimit dhe miratimit paraprak duke plotësuar aneksin 1, bashkëlidhur këtij vendimi, personat që kërkojnë të eksportojnë: a) mbetje të rrezikshme për qëllim asgjësimi ose rikuperimi; b) mbetje jo të rrezikshme që destinohen për qëllim asgjësimi. 7. Për t’u pajisur me autorizim për eksportin e mbetjeve sipas përcaktimit në pikën 6, të këtij vendimi, personi përgatit dhe dorëzon në ministrinë përgjegjëse për mjedisin dokumentet e mëposhtme: a) Kërkesën, në të cilën shprehen qartë: të dhënat personale (emri i personit fizik dhe/ose juridik); një përshkrim i mbetjeve që do të eksportohen, ku të përcaktohen lloji dhe sasia e mbetjeve, vendi i origjinës së mbetjeve, vendi i importit dhe vendet e kalimit transit; mjetet e transportit të mbetjeve të rrezikshme të pajisura me certifikatën e miratimit të mjetit, sipas ADR-së, në zbatim të ligjit nr. 118/2012, datë 13.12.2012, “Për transportin e mallrave të rrezikshme”, nëse këto mbetje përfshihen në aneksin A të ADR-së; mënyra e paketimit dhe/ose ambalazhimit dhe etiketimit të mbetjeve. b) Kopjen e regjistrimit në Qendrën Kombë-tare të Regjistrimit (QKR) për objektin e veprim tarisë. c) Kopjen e lejes së mjedisit të tipit A, B ose C, sipas përcaktimit në ligjin nr. 10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar. ç)Kopjen e licencës III.2.B, sipas vendimit nr. 538, datë 26.5.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet QKL-së dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, të ndryshuar. d) Kopjen e noterizuar të përkthimit në gjuhën shqipe të kontratës së lidhur midis personit që eksporton dhe personit që merr në dorëzim mbetjet për menaxhimin e integruar të tyre. dh) Formularin e plotësuar, sipas aneksit 1 bashkëlidhur këtij vendimi. e) Faturën e garancisë financiare apo sigurimit ekuivalent, sipas përcaktimit në pikën 20, të këtij vendimi. ë)Faturën (mandat-arkëtimi) që provon se ka paguar tarifën e shërbimit në llogarinë bankare të Ministrisë, në shumën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë, e cila është e pakthyeshme. 8. Kontrata, sipas shkronjës “d”, të pikës 7, e lidhur midis personit që eksporton mbetjet dhe personit që i merr në dorëzim mbetjet për t’i menaxhuar, duhet të jetë efektive që nga aplikimi për autorizimin për eksport deri në përfundim të vlefshmërisë së autorizimit për të gjithë kohë zgjatjen e transfertave të mbetjeve. 9. Ministria njofton në rrugë zyrtare autoritetin kompetent të destinacionit dhe autoritetin/et kompetent/e të transitit në momentin e marrjes së kërkesës për eksport të mbetjeve sipas pikës 7, të këtij vendimi. 10. Njoftimi bëhet në formë shkresore dhe një kopje e skanuar i dërgohet edhe në rrugë elektronike autoritetit kompetent të destinacionit dhe autoritetit/eve të transitit. 11. Afati i shqyrtimit të dokumentacionit për dhënien e autorizimit, sipas pikës 7, të këtij vendimi, është 20 (njëzet) ditë pune nga data e marrjes së kërkesës. Ministria mund t’i kërkojë personit plotësim të dokumentacionit. Në këtë rast, afati për plotësimin e dokumentacionit nuk përllogaritet në afatin prej 20 (njëzet) ditësh pune. Afati mund të zgjatet deri në 60 (gjashtëdhjetë) ditë në varësi të marrjes së konfirmimeve nga autoritetet kompetente të destinacionit dhe/ose të transitit. 12. Ministri jep autorizimin për eksport të mbetjeve të rrezikshme për qëllim asgjësimi ose rikuperimi dhe të mbetjeve jo të rrezikshme që destinohen për qëllim asgjësimi, pasi të jetë marrë pëlqimi me shkrim nga autoriteti/et kompetent/e i destinacionit dhe/ose i transitit. Në rast se autoriteti kompetent i vendit të transitit nuk përgjigjet brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga data e marrjes së njoftimit, ministri jep autorizimin. 13. Në rastin e eksportit të mbetjeve për qëllime asgjësimi, asgjësuesi njofton ministrinë për marrjen nga ana e tij në kohën e duhur të mbetjeve në fjalë për kryerjen e asgjësimit, siç specifikohet në dokumentin e njoftimit dhe dokumentet e lëvizjes, sipas anekseve 1 dhe 2, të këtij vendimi, për çdo transfertë. Në qoftë se ministria nuk merr njoftimin brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e daljes nga pika doganore e Republikës së Shqipërisë, njofton me shkrim autoritetin përkatës të vendit të importit. 14. Komunikimi midis ministrisë dhe autoriteteve kompetente të destinacionit dhe të transitit bëhet në gjuhë të pranueshme nga autoriteti kompetent i destinacionit. Në çdo rast, gjuha e përdorur është ajo angleze. 15. Përjashtohen nga procedura e njoftimit dhe pranimit paraprak personat që kërkojnë të eksportojnë mbetje jo të rrezikshme për qëllim rikuperimi në sasi mbi 20 kg. 16. Për t’u pajisur me autorizim për eksportin e mbetjeve sipas përcaktimit në pikën 15, të këtij vendimi, personi përgatit dhe dorëzon në ministrinë përgjegjëse për mjedisin dokumentet e mëposhtme: a) Kërkesën, në të cilën shprehen qartë: të dhënat personale (emri i personit fizik dhe/ose juridik); një përshkrim i mbetjeve që do të eksportohen ku të përcaktohen lloji dhe sasia e mbetjeve, vendi i origjinës së mbetjeve, vendi I importit dhe vendet e kalimit transit; mjetet e transportit të mbetjeve; mënyra e paketimit dhe/ose ambalazhimit dhe etiketimit të mbetjeve. b) Kopjen e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) për objektin e veprimtarisë. c) Kopjen e lejes së mjedisit të tipit A, B ose C, sipas përcaktimit në ligjin nr. 10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar. ç)Kopjen e licencës III.2.B, sipas vendimit nr. 538, datë 26.5.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet QKL-së dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, të ndryshuar. d) Kopjen e noterizuar të përkthimit në gjuhën shqipe të kontratës së lidhur midis personit që eksporton dhe personit që merr në dorëzim mbetjet për menaxhimin e integruar të tyre. dh)Formularin e plotësuar, sipas aneksit 3 bashkëlidhur këtij vendimi. e) Kopjen e noterizuar të përkthimit në gjuhën shqipe të lejes/autorizimit/licencës lëshuar nga autoriteti kompetent i destinacionit që provon se personi që merr në dorëzim mbetjet ushtron ligjërisht në vendin e tij veprimtarinë për të cilën kryhet transferta, siç përcaktohet në kontratën midis palëve. ë) Faturën e garancisë financiare apo sigurimit ekuivalent, sipas përcaktimit në pikën 20, të këtij vendimi. f) Faturën (mandat-arkëtimi) që provon se ka paguar tarifën e shërbimit në llogarinë bankare të Ministrisë, në shumën 20 000 (njëzet mijë) lekë, e cila është e pakthyeshme. 17. Kontrata, sipas shkronjës “d”, të pikës 16, të këtij vendimi, e lidhur midis personit që eksporton mbetjet dhe personit që i merr në dorëzim mbetjet për rikuperimin, duhet të jetë efektive që nga aplikimi për autorizimin për eksport deri në përfundim të vlefshmërisë së autorizimit për të gjithë kohëzgjatjen e transfertave të mbetjeve. 18. Afati i shqyrtimit të dokumentacionit për dhënien e autorizimit, sipas pikës 16, të këtij vendimi, është 20 (njëzet) ditë pune nga data e marrjes së kërkesës. Ministria mund t’i kërkojë personit plotësim të dokumentacionit. Në këtë rast, afati për plotësimin e dokumentacionit nuk përllogaritet në afatin prej 20 (njëzet) ditësh. 19. Personi, që kërkon të pajiset me autorizim për eksport të mbetjeve, vendos një garanci financiare në një prej bankave në territorin e Republikës së Shqipërisë ose një sigurim ekuivalent në një prej kompanive të sigurimit që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Shqipërisë. Garancia financiare apo sigurimi ekuivalent është për llogari të ministrisë përgjegjëse për mjedisin për periudhën e vlefshmërisë së autorizimit për eksport. 20. Garancia financiare ka për qëllim të mbulojë shpenzimet që dalin në rastet kur një transfertë e mbetjeve nuk përfundon siç parashikohet në autorizimin për eksport apo në rastet kur sjell ndotje a dëmtim të mjedisit dhe/ose shëndetit të njerëzve gjatë eksportit nga vendi i daljes deri në vendin e destinacionit, duke mbuluar: a) kostot e transportit; b) kostot e rikuperimit ose asgjësimit, përfshirë çdo operacion të nevojshëm të përkohshëm; c) kostot për ruajtjen e tyre për 90 (nëntëdhjetë) ditë. 21. Vlera e garancisë financiare ose sigurimit ekuivalent përllogaritet në bazë të vlerës së kontratës. 22. Për transfertat e mbetjeve që kanë për qëllim kryerjen e analizave laboratorike për të vlerësuar karakteristikat e tyre fizike ose kimike ose për të përcaktuar përshtatshmërinë e tyre për operacione rikuperimi ose asgjësimi, në një sasi deri në 25 kg, personi plotëson anekset 2 dhe 3 bashkëlidhur këtij vendimi dhe ia paraqet degës doganore të daljes. 23. Personi që eksporton mbetje ruan të dhënat për çdo ngarkesë që eksportohet: a) 1 (një) vit nga data e përfundimit të afatit të autorizimit për eksportin e mbetjeve jo të rrezikshme për qëllim rikuperimi; b) 3 (tre) vjet nga data e përfundimit të afatit të autorizimit për eksportin e mbetjeve të rrezikshme për qëllim asgjësimi ose rikuperimi dhe eksportin e mbetjeve jo të rrezikshme që destinohen për qëllim asgjësimi. 24. Të dhënat e ruajtura sipas pikës 23, të këtij vendimi, raportohen në ministri çdo 6 (gjashtë) muaj gjatë afatit të autorizimit. Këto të dhëna raportohen edhe në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe/ose Inspektoratin Shtetëror për Mjedisin, Pyjet dhe Ujërat me kërkesën e tyre me shkrim. Ministria krijon bazën e të dhënave për eksportin dhe transitin e mbetjeve. 25. Personi, që kërkon të pajiset me autorizim për kalimin transit të mbetjeve jo të rrezikshme dhe mbetjeve inerte nëpër territorin e Republikës së Shqipërisë, përgatit dhe dorëzon në ministrinë përgjegjëse për mjedisin dokumentet e mëposhtme: a) Kërkesën, në të cilën shprehen qartë të dhënat personale dhe juridike të kërkuesit dhe bëhet një përshkrim i shkurtër i mbetjeve që do të transitohen, ku të përcaktohen lloji, sasia, vendi ku e merr, pika kufitare e hyrjes dhe daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë, shtetet nëpër të cilat do të kalojë, mjeti me të cilin do të transportojë mbetjet. b) Kopjen e përkthyer dhe të noterizuar në gjuhën shqipe të kontratës së lidhur midis personit që eksporton dhe personit që merr në dorëzim mbetjet për menaxhimin e integruar të tyre. c) Formularin e plotësuar, sipas aneksit 3 bashkëlidhur këtij vendimi. ç)Faturën (mandat-arkëtimi) që provon se ka paguar tarifën e shërbimit në llogarinë bankare të Ministrisë, në shumën 20 000 (njëzet mijë) lekë, e cila është e pakthyeshme. 26. Afati për shqyrtimin e kërkesës dhe doku-mentacionit për kalimin transit të mbetjeve jo të rrezikshme dhe mbetjeve inerte është 30 (tridhjetë) ditë kalendarike. 27. Formulari në aneksin 2 bashkëlidhur këtij vendimi plotësohet për çdo transfertë të kryer nga personi që: a) është pajisur me autorizim për eksportin e mbetjeve; b) është pajisur me autorizim për kalimin transit të mbetjeve jo të rrezikshme ose mbetjeve inerte. 28. Një kopje (e skanuar) e formularit, sipas aneksit 2 bashkëlidhur këtij vendimi, dërgohet për çdo transfertë në rrugë elektronike në adresën zyrtare në ministrinë përgjegjëse për mjedisin brenda 5 (pesë) ditëve pune: a) nga dega doganore e daljes, për eksportin e mbetjeve; b) nga dega doganore e hyrjes dhe nga dega doganore e daljes, për kalimin transit të mbetjeve. 29. Autorizimi është i vlefshëm për një afat kohor deri në 1 (një) vit nga data e lëshimit për: a) eksportin e mbetjeve; b) transitimin e mbetjeve jo të rrezikshme apo mbetjeve inerte. 30. Në raste të refuzimit të kërkesës për pajisje me autorizimin për eksportin e mbetjeve dhe kalimin transit të mbetjeve jo të rrezikshme apo mbetjeve inerte, personi mund të ankohet në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative. 31. Ministria përgjegjëse për mjedisin mban regjistër të veçantë për kërkesat për autorizim për eksport të mbetjeve apo kalimin transit të mbetjeve jo të rrezikshme apo inerte. Formati i regjistrit e mënyra e administrimit të tij miratohen me urdhër të ministrit. Ministri miraton me urdhër modelin e autorizimit për eksport të mbetjeve apo kalimit transit të mbetjeve jo të rrezikshme apo inerte. 32. Çdo autorizim mban një kod të veçantë shifror i cili fillon me siglën AL. Kodi është i ndryshëm për çdo autorizim të dhënë, fillon të rinumërohet çdo fillim viti kalendarik dhe nuk përsëritet. Kodi përbëhet nga 3 (tre) numra dhe viti kur lëshohet autorizimi i ministrit, sipas modelit në aneksin 4 bashkëlidhur këtij vendimi. 33. Tarifat që paguhen në zbatim të këtij vendimi derdhen në buxhetin e shtetit. 34. Mosrespektimi i kushteve dhe kërkesave të parashikuara në këtë vendim kur nuk përbën vepër penale, përbën kundërvajtje administrative, siç parashikohet në nenin 62, të ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar. 35. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, rregullorja e ministrit të Mjedisit nr. 4, datë 15.10.2003, “Për kërkimin, shqyrtimin dhe miratimin e lejeve të eksportimit dhe të kalimit transit të mbetjeve”, shfuqizohet. 36. Ngarkohen ministria përgjegjëse për mjedisin, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, degët doganore, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Inspektorati Shtetëror për Mjedisin, Pyjet dhe Ujërat për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama ANEKSI 1 Dokumenti i njoftimit paraprak për transferta/lëvizje ndërkufitare të mbetjeve Lista e shkurtimeve dhe kodeve të përdorura në dokumentin e lëvizjes

Regulation no. 641 date 1.10.2014 approving the rules of procedure for the export of solid waste and transit of non-dangerous solid waste · Nelum