Regulation No. 640 proclaiming the Shebenik- Jabllanice natural ecosystem as protected area
صدر في 2008-05-21 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- المنظمة
- European Union
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Wild species and ecosystems
- الكلمات المفتاحية
- protected area, ecosystem conservation
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
VENDIM Nr.640, datë 21.5.2008 PËR SHPALLJEN “PARK KOMBËTAR” TË EKOSISTEMIT NATYROR SHEBENIK JABLLANICË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 1, shkronja “b”, 6 e 13 të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shpalljen “Park Kombëtar” të ekosistemit natyror Shebenik-Jabllanicë, sipas përcaktimeve të bëra në hartën, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Kufijtë e këtij “Parku Kombëtar” janë, si më poshtë vijon: a) Veri: Pika e takimit të rrugës automobilistike Librazhd-Steblevë, me rrugën Librazhd-Dorëzi, me koordinata 4441509.41L/4564276.59V, ura e lumit Rapun, pranë fshatit Zagosht, shkalla e Lunikut, fshati Llanga, Fushë Studa. Kufiri verior ndjek rrugën e fshatit Borovë, në kuotën 887 m, përroin e Zallit të Klenjës, ndërpret rrugën automobilistike Steblevë-Klenjë, në kuotat 1328 m, 1462 m, 1484 m, 1654 m, 1778 m, pika kufitare, me kuota 1980 m (Shkëmbi i Shqipes) (4 460 524.30 L/4 580 064.18V). b) Lindje: Kuota 1980.0 m (Shkëmbi i Shqipes), me koordinata 4 460 524.30L/4 580 064.18V, vijon përgjatë kufirit shtetëror, në kuotat 2071 m, Maja e Radacit (2081 m), 2069 m, Qafa e Kruqit, 2132 m, Shpella e Ariut, 2030 m, Qafa e Kokelit (1883 m), 1922 m, 1948 m (Maja Reti Kurorës), 2020 m (Maja “Varri Marikës”), 2133 m (Maja e Kallkanit), 2189 m, 1709 m, 1611 m, 1594 m, Qafa Rinas 1404 m, me koordinata 4 465 215.85L/4 553 644.62V. c) Jug: Kuota 1404 m, me koordinata 4 465 215.85L/4 553 644.62V, ndjek kurrizin dhe rrugën për këmbësorë, në drejtim te Qafa e Policës, në kuotën 1366 m (Maja Kyqi Mjet), kalon te Qafa e Gjashtë Lisave, ndjek rrugën për këmbësorë dhe me kuotat 1379 m, 1376 m (Maja e Skurës), me koordinata 449 513.84L/4 553 516.22V. ç) Perëndim: Kuota 1376.3 m (Maja e Skurës), me koordinata 449 513.84L/4 553 516.22V) zbret kurrizin, ndërpret lumin e Bushtricës, vijon në kuotat 1147 m, 1054 m (Maja e Trestenikut), 1143 m (Maja “Varri i Plakës”), 1063 m, ndjek rrugën për këmbësorë për në fshatin Bozgarë-Kokrevë, në kuotën 783 m, ndërpret përroin e Hotolishtit, ngjitet kurrizit, në kuotat 767 m, 744 m, 1100 m, 505 m, 916 m, kalon përgjatë rrugës Dorëzi-Librazhd, deri te pika e takimit me rrugën automobilistike Librazhd-Steblevë, me koordinata 4 441 509.41L/4 564 276.59V. 3. “Parku Kombëtar” Shebenik-Jabllanicë ka një sipërfaqe të përgjithshme 33 927,66 (tridhjetë e tre mijë e nëntëqind e njëzet e shtatë presje gjashtëdhjetë e gjashtë) ha, ku pjesën kryesore të territorit e zënë sipërfaqet pyjore, të ndjekura nga sipërfaqet kullosore, bujqësore, joprodhuese, shkëmbore dhe sipërfaqe troje, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 4. “Parku Kombëtar” Shebenik-Jabllanicë ndahet në katër nënzona ruajtjeje e administrimi, si më poshtë vijon: a) Zona qendrore, me sipërfaqe 14 046 ha, e shënuar në hartë me “ZQ”, përfshin habitatet kryesore natyrore. Ajo përcaktohet si zonë me vlera të larta për natyrën dhe biodiversitetin dhe në të zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, që siguron një territor të pashqetësuar. b) Zona e përdorimit të qëndrueshëm, me sipërfaqe 5 253 ha, e shënuar në hartë me “ZPQ”, përfshihen habitate, pyjore e kullosore, pothuajse natyrore, përreth zonës qendrore, për të cilën ajo shërben si zonë buferike. Në këtë zonë lejohen veprimtari ekonomike sezonale (si kullotja, grumbullimi i bimëve mjekësore, prodhimeve të dyta të pyllit), të cilat nuk cenojnë integritetin ekologjik të ekosistemit dhe ushtrohen vetëm me leje mjedisore. Në zonën e përdorimit të qëndrueshëm zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes. c) Zona rekreative, me sipërfaqe 2209 ha, e shënuar në hartë me “ZR”, përbën zonën me mundësi rekreative, në natyrë të hapur, në përputhje me funksionet e zonës së mbrojtur, vlerat ekologjike, të peizazhit dhe vlerat, turistike e kulturore. Në këtë zonë përfshihen pjesët pyjore, kullotat, livadhet dhe tokat bujqësore në Letë, Fushë Studë e Steblevë. Në zonën rekreative zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes. ç) Zonat e përdorimit tradicional, me sipërfaqe 12 420 ha, e shënuar në hartë me “ZPT”, është zonë ku mundësohet vazhdimi i veprimtarive, tradicionale dhe ekonomike, e ku mund të ushtrohen veprimtari të reja, vetëm me lejet mjedisore dhe, për rastet e trashëgimisë kulturore me leje të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe të shërbimit arkeologjik. Zona përfshihen territoret bujqësore, ujore e pyjore, rreth qendrave të banuara, kryesisht të përdorura nga banorët. Në zonën e përdorimit tradicional zbatohet shkalla e katërt e mbrojtjes. 5. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe ministritë e tjera të linjës, në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore, me institucionet kërkimore-shkencore, me përfaqësuesit e biznesit dhe të pronarëve privatë, brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, hartojnë planin e menaxhimit të këtij parku kombëtar. 6. Administrata ekzistuese e zonës së mbrojtur kryen funksionet e administratës së “Parkut Kombëtar” Shebenik-Jabllnicë. 7. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe organet përkatëse të qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha