تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation No. 580 on the organization, functioning and tasks of the Milk Experts Council

صدر في 2006-08-23 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
لائحة
المنظمة
European Union
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Food and nutrition
الكلمات المفتاحية
institution, milk/dairy products, governance

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. VENDIM Nr. 580, datë 23.8.2006 PËR ORGANIZIMIN, FUNKSIONIMIN, STRUKTURËN DHE DETYRAT E KËSHILLIT TË EKSPERTËVE TË QUMËSHTIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30 të ligjit nr.9441, datë 11.11.2005 “Për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe të produkteve me bazë qumështi”, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Këshilli i Ekspertëve të Qumështit është organ këshillimor i Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjtes së Konsumatorit për problemet e prodhimit, të përpunimit, tregtimit dhe kontrollit të qumështit e të produkteve me bazë qumështi. 2. Ky këshill përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët: 3 përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; 1 përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë; 2 përfaqësues të Institutit të Sigurisë Ushqimroe dhe Veterinare; 1 përfaqësues i Institutit të Shëndetit Publik; 1 përfaqësues i Universitetit Bujqësor, Tiranë; 1 përfaqësues i ADAMA-së; 1 përfaqësues nga prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit; 1 përfaqësues nga shoqata “Për mbrojtjen e konsumatorit”. 3. Anëtarët, pasi propozohen nga institucionet dhe organizatat e përmendura në pikën 2 të këtij vendimi, miratohen nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, i cili emëron edhe kryetarin e këtij këshilli. Kryetari dhe anëtarët emërohen për një periudhë 4-vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje. 4. Këshilli mblidhet një herë në 4 muaj, me njoftim të kryetarit. Për raste të veçanta, kur vlerësohet nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, këshilli mund të mblidhet në çdo kohë. 5. Për pjesëmarrje në mbledhjet e këshillit, kryetari dhe anëtarët shpërblehen me 5000 (pesë mijë) lekë, për çdo mbledhje. Shpenzimet të mbulohen nga buxhetet vjetore të institucioneve përkatëse. 6. Detyrat kryesore të Këshillit të Ekspertëve të Qumështit janë: a) Jep mendime për politikat që rregullojnë fushën e prodhimit, të përpunimit dhe kontrollit të qumështit e të produkteve me bazë qumështi; b) Jep mendime për programet afatgjata të zhvillimit të kësaj fushe; c) Jep mendime për bashkërendimin e veprimtarisë ndërmjet hallkave kryesore të prodhimit, përpunimit, tregtimit dhe kontrollit, të parashikuara në ligj, si dhe ndërmjet strukturave të pushtetit, qendror e vendor; ç) Sugjeron hartimin dhe rishikimin e akteve nënligjore, të urdhëresave dhe rregulloreve, që dalin në zbatim të ligjit nr.9441, datë 11.11.2005 dhe i shqyrton ato para dërgimit për miratim në organet përkatëse; d) Mban lidhje me Autoritetin Shqiptar (të Kontrollit) të Ushqimit, Autoritetin Veterinar, Këshillin e Blegtorisë dhe bashkërendon punën, në funksion të problemeve që dalin; dh) Jep mendim për modifikimin e shtesave në prodhimin e qumështit apo të produkteve me bazë qumështi, në përshtatje me përparimet në shkencë e teknologji; e) Jep mendime për zgjedhjen e një ose dy laboratorëve të referimit kombëtar, për analizat e vlerësimit të qumështit dhe të produkteve me bazë qumështi dhe mban lidhje me to; ë) Jep mendime për unifikimin e metodave zyrtare të testimit laboratorik, që duhet të përdoren për përcaktimin e kufijve të sigurisë, cilësisë dhe përbërjes së qumështit e të produkteve me bazë qumështi; f) Bashkërendon punën me organet shkencore, informative, edukative dhe arsimore, për cilësinë dhe sigurinë e produkteve me bazë qumështi. 7. Ngarkohen të gjitha institucionet e përmendura në pikën 2 të këtij vendimi, për zbatimin e vendimit. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha

Regulation No. 580 on the organization, functioning and tasks of the Milk Experts Council · Nelum