تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation No. 544 amending Regulation No. 72 of 2001 on plant protection products

صدر في 2002-11-07 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
لائحة
المنظمة
European Union
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Cultivated plants
الكلمات المفتاحية
pesticides, internal trade, international trade, authorization/permit, plant protection
الفئات
*, agriculture

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. V E N D I M Nr. 544, datë 7.11.2002 PËR DISA NDRYSHIME NË RREGULLOREN “PRODUKTET E MBROJTJES SË BIMËVE”, MIRATUAR ME VENDIMIN NR. 72, DATË 15.2.2001 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 50 të ligjit nr. 7662, datë 19.1.1993 “Për shërbimin e mbrojtjes së bimëve”, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Në rregulloren “Produktet e mbrojtjes së bimëve”, miratuar me vendimin nr. 72, datë 15.2.2001 të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime: 1. Në nenin 13 të rregullores: a) shkronja “b” pika 1 ndryshon si më poshtë vijon: “b. Lënda aktive është e regjistruar në njërin nga shtetet anëtare të KE-së, SHBA-së, Japonisë, Kanadasë.”. b) Pika 3 ndryshon si më poshtë vijon: “3. KSHRPMB-ja i propozon Ministrit ndryshimin ose anulimin e një vendimi të regjistrimit, në përputhje me vendimet e mëtejshme të Komunitetit Europian për këtë lëndë aktive.”. 2. Në nenin 72, pika 2 ndryshon si më poshtë vijon: “2. Vlera e shpenzimeve administrative është: a) Për PMB-të, lënda aktive e cila është e përfshirë në aneksin 1 të direktivës 91/414 EEC,150 000 lekë;b) Për PMB-të me lëndë aktive të re150 000 lekë; c) Për PMB-të me lëndë aktive të vjetër100 000 lekë; ç) Për PMB-të e njëjta me ato të regjistruarat 50 000 lekë; d) Për përsëritjen e regjistrimit 100 000 lekë; dh)Për autorizimin e përkohshëm të PMB-së 50 000 lekë; e) Për ndryshimet në etiketën e PMB-ve 30 000 lekë; ë) Për ndryshimin e mbajtësit të dokumentit të regjistrimit të PMB-së 30 000 lekë; 20 për qind e vlerës së shpenzimeve të mësipërme paguhet nga aplikanti menjëherë me depozitimin e kërkesës për shërbimet administrative, të përmendura në këtë pikë, ndërsa pjesa tjetër pas kryerjes së shërbimit.”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Fatos Nano

Regulation No. 544 amending Regulation No. 72 of 2001 on plant protection products · Nelum